Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: KRISTAQ F. SHABANI AKTOR " GISHTMEZI"parabolë Thu Apr 27, 2023 2:17 am | |
| AKTOR " GISHTMEZI" parabolë me gjashtë goditje... * Në amfiteatrin antik hyri, papritur, aktori i quajtur "Gisht i mezit", produkt i dalë nga galeri tipash të larme në shesh... me banderola "lajlulesh"..., Situatën rrokopujë, si " vullkan" monstrouz, e ndezi... Çfarë lave me ngjyrime të ndritshme, por të dyshuara që në mitra!... Ky operacion"çezarian" shtoi autikët"... Arsimkulturimit iu thye copash shtati... "Mund të ngjitesh në Malnajë dhe përsëprapthi" shprehej dikur Hamalli... Skenë sarkastike në parmakë prodhues "miell druri"... Duhej ky gisht simbolik, në këtë demokratizim atipik, si gjeturi shprese, simbolin "V" dy gishtrinjsh përqeshi... Asqë pritej rënia e tillë, kaq e beftë e simbolit gisht mbi tredekadash... Simboli "V" humbet skeptrin, froni i thyhet... Ç'natë e zezë për simbolin somnambul! Gjestikulacionet shprehëse të ecjes, flasin kodifikisht.. "Gishti i mezit", aktor i padiskutueshëm në " ngulje", ka lidhje me horoskopin e fatit të nesërm të skenë- paradave bajate meskine... Se me çfarë " shenjë zoodikale" ka lidhje , ende nuk dihet... Katërvjetshi ardhës , sipas "aktorit gisht", do të jetë "Perandori e Utopive"... * U sulën portalet, mediat vizive, të hulumtojnë " madhështinë e "Gisht mezit" të ngritur "përpjetë"; pyetjet retorike nga frerët u lëshuan të harbuara... vetëm efekti i " Gisht mezit" në pozicion të ngulur dihet nga fillesa e jetës... * "Kot mos e nxirr shpatën nga milli, pa lavdi mos e fut..." porosiste " muzhikët" Taras Bulba... * Ç' mu kujtua sonte, në këtë ditë të thyerjes së prillit 2023, Epaminonda i Eleutrës, babai i Manovrës, Sulmin ballas e përqeshi dhe me gjithë "pëllëmbën" e dorës, kundërshtarit ia " nguli" vetë mitin e dorës... * Qysh atëhere kundërshtari nuk ngrihet dot në këmbë nga dhimbja... * Natëzeza korbrron në koma.. Agu kërkon përpjekjadë të agojë... Pak diell zgjimi, tableta e shërimit... 26 prill 2023
| |
|