Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:25 am

Epilog
tregim
Ai lindi princ. Jetonte mes bollëkut dhe nuk e kishte për gjë të realizonte çdo dëshirë… Dashuronte një vajzë, e cila dëshirën e saj për të bërë seks dhe fëmijë, e shfrytëzoi për t’i hedhur grepin, sikundërse bën çdo femër për të realizuar ambicjet e saj.
Ishte, pikërisht ajo, që e shtyu për të vrarë babanë dhe kështu u shpall mbret dhe më vonë perandor.
Nuk e njihte vuajtjen dhe s’e kishte për gjë, që, me një lëvizje të dorës, të varroste miliona. Teksa shijonin jetën, krejt në mënyrë të pazakontë dhe të pavetëdijshme, ranë në kontakt me arsyen, një tezë kjo, të cilën e donin vetëm për vete dhe nuk donin ta trashëgonin.
Të ushqyer prej energjisë, kur mbretëresha ra në barrë me arsyen, ndjenjë kjo, që lindi përmes evoluimit të jetës, të verbuar prej xhelozisë së panatyrshme, e këshilluan që të gjithë që ta hiqte, ta dështonte, të shtyrë dhe prej faktit se nuk përfitonin gjë nga kjo trashëgimi.
-Cili do të jetë boshti, rreth të cilit do të orientohet kjo arsye, kur dihet që universi është energji seksuale? - pyesin ata.
- Energjinë seksuale të tyre ta pasqyrojmë në televizor, kompjuter, si boshtin kryesor të kohës të shndërruar në dritë, - u përgjigj mbreti. - Këta do të jenë Drita e Universit…, një përvojë me tipare të të bukura, të cilën do ta udhëheqim.
Kur e kishte vrarë babanë, ai e kishte mallkuar dhe, këtij mallkimi, i trëmbej tani.
Vrasja e kësaj enrgjie, e cila është dhe kuptimi i jetës përbën katastrofë.
-Ia kushtova jetën një ideali të rremë, - mendoi.
-Po nëse ky ideal është i rremë, çfarë është e vërtetë te njeriu, që, megjithëse, ka bërë miliarda vjet evolucion, gjithësesi, mendon të eci përpara. Kjo komedi vë në lojë egon seksuale.
Një jetë pa halle vë në plan të parë seksin, i cili nxit urrejtjen.
Njeriu rend drejt dashurisë, pa marrë parasysh turpin dhe nderin.
Një zemër e përvëluar nga urrejtja që sjell plagosja prej vdekjes, e cila nuk gjen rrugëdalje dhe zbrazet mbi të pafajshmit. Të trondit kjo urrejtje e akumuluar, e cila rrjedh prej një jete të bekuar.
Rinia e sotme e njeh si diktaturën dhe demokracinë dhe e kupton të ardhmen, nëpërmjet këtyre dy modeleve.
Në këtë lojë është e ardhmja e brezit të ri.
Nëse del një produkt i ri bujqësor që lufton sëmundjet, të jep shëndet dhe të bën të fuqishëm, do të lulëzojë dhe egoja, si rezultat dhe vrasja. Duke ditur se kjo ego trashëgohet dhe kërkon perspektivë, pasi të shkatërrojë çdo sistem, ajo do të rrëzohet edhe vetë.
Ndaj, nëpërmjet një operacioni të kujdesshëm, kjo ego duhet udhëhequr.
Duke ditur që ata, që vijnë në pushtet janë gjithmonë barkthatë dhe plot ideale, ky është shansi i vazhdimësisë.
Marrja përsipër e funksioneve të vrimës së zezë, në mënyrë që bërthama e së mirës, të lëshojë filiza, ia ndryshon karakterin vetë vrimës së zezë si dhe hedh platformën e së resë, në prag vigjilje të një sistemi të drejtë.
Njeriu mëson me pikësynimin e vetëm për t’u martuar. Vdes vetë, gruaja, fëmijët, vepra ngelet si udhërrëfyese për brezat. Ajo që në të gjallë ishte në plan të dytë, në një plan afatgjatë, del në plan të parë.
Përbuzja ndaj diktaturës dhe demokracisë, prej egos mashkullore lind inspirimin, i cili, nga marrëdhënia me këto të fundit, njihet me arsyen, si rrugëzgjidhje. Një përgjigje si kjo që kërkon rrugëdalje lirinë e vërtetë .
Lëvizja për art e shkencë është një lëvizje që orientohet drejt domosdoshmërisë, gjë që s’ka bërë vaki në historinë njerëzore dhe që e ka zanafillën te rilindja, në mesjetë.
Lëvizje kjo, që temperamentit të lartë, i bashkëngjit, koefiçentin e inteligjencës që përfaqëson mendimin me perspektivë realiatetin.
Kur je në fund të jetës, energjitë bien, bëhesh më i arsyeshëm dhe me asnjë mënyrë nuk do t’i shqitesh punës, e cila, në fund të fundit , është jetë. Alternativë kjo për të harruar vdekjen.
Egoja e tërbuar prej mercenari që, për t’u takuar, ndeshet me atë që lufton për drejtësi, gjatë kësaj lufte ndërgjegjësohet dhe jep dorëheqjen.

Epilog
Një ditë dhjetori, kur moti u ftoh maksimalisht, i erdhi nipi bashkë me mamanë për vizitë. Teksa kërkonte të zbulonte gjithçka në shtëpi, duke ardhur vërdallë nipi, mendoi: “ Si ishte jeta, koha, atëherë, kur unë nuk kisha ardhur ende në këtë botë, por edhe në këtë shtëpi, pronë e gjyshit të babait”.
-Këtë pyetje ia kam bërë dhe unë vetes, - foli me vete Perëndia, - shumë kohë më pëpara, kur aktorë ishin të tjerë individë.
Pikërisht atëherë, u distancua nga jeta dhe rrëshqiti në prehërin e arsyes. Konkurroi në Akademinë e Arteve për skulpturë, por nuk fitoi, shkas ky që e shtyu në botën e artit. Autodidakt arriti të krijojë skulpturën e jetës një virgjëreshë, së cilës nga buzët i rridhte ujë, që i lagte trupin e zhveshur dhe të hijshëm.
Lindur nga truri, ai kishte derdhur gjithë arsyen te kjo skulpturë dhe e ndjente që ajo kishte nevojë për ngrohtësi. Vinin dhe vizitonin nga të katër anët e botës duke e pasur zili arsyen, që e karakterizonte vullnetin e saj.
Si skulptori dhe krijesa e tij, kishin rënë në boshllëk, rezultat ky i arsyes dhe një natë pranvere ai e përdhunoi krijesën. Kjo skulpturë përfaqësonte arsyen në kopshtin e tij dhe ai, tashmë, e kishte një plan.
U lagën të dy prej ujit pranveror dhe skulptura, pas puthjeve të para, përqafimeve të ngrohta, filloi të qante duke prekur ëndrrën.
U shpërngul nga kopshti, në shtratin martesor, sepse kishte ngelur shtatzanë. Pavarësisht prej dhunës së seksit, që të dy, besonin se karakteri i foshnjës do të ishte: “Arsyeja”.
Skulptura i tha bashkëshortit: “Ëndrra më e madhe e mermerit të virgjër ishte realizuar dhe kjo martesë le të shërbente si rrugëdalje. Rrugëzgjidhje për të ardhmen”.
Gjithë ky univers ka qenë i përmbledhur në një pikë të vetme gjatë “Big- Bengut”. I nxitur nga kjo pikërisht, atëherë, kur prej ngrohtësisë dhe epshit avullonte uji mbi lëkurë, i bëri një fotografi arsyes në embrion.
Të vetmit dëshmitarë të kësaj tragjedie, komedie, por edhe drame të arsyes janë: Materia dhe Energjia e Errët.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:25 am


Fati i farës pjellore

skicë
Teksa, izolonte tarracën e pallatit, ku banonte, ra tërmet. Bashkë me televizorin, librat, fotografitë, bluzat e bukura, jorganët, puntorët që punonin sipër, u gjendën të gjithë në themele.
“U realizua profecia, tani në moshën 47 vjeçare,” - mendoi.
Kishte një jetë që luftonte dhe, tanimë, fundi tejet i hidhur.
Te këto pallate kishte ardhur fëmijë. Iu kujtua vetja, kur luante nëpër këto avlli, fare pranë vendit, ku gjendej tashmë i shtrirë.
“Vallë, u varros ajo kohë...,” -mendoi.
Nuk e vrau mendjen për funeralin që do të behej, por e dorëzoi jetën e tij, një formalitet, tashmë tepër i thjeshtë. Për më tepër i urrente dhe spitalet.
Cikli i jetës sime u mbyll, por e çuditshme është se, prapë errësohet, përsëri ngrohet, ftohet koha.
Gjatë kohës që është krijuar planeti tokë, në galaktika të tjera janë krijuar yje ose planete.
Asnjëri prej tyre, nuk ka statusin e jetës, gjë që dëshmon se firma e Materies dhe Energjisë së Errët është këtu...
Supernova e një ylli është e barazvlefshme dhe e ngjashme me pikën kulminante të përplasjes së dy galaktikave. Pas supernovës së yllit dhe përplasjes së Galaktikave, ngjizet brezi i ri i yjeve. Përplasja e Galaktikave është një farë “Bing- Bengu”.
Kur vjen në pushtet me teza idealiste, detyrohesh të jesh bamirës. Këtu ndeshesh me sfidën:
“Ç‘kuptim ka të bësh mirë, kur është verbëri?”
Zgjidhja e këtij ekuacioni është dhe rrugëdalja. Kur zotëron energji, ajo pasqyrohet në sy, rrezaton fuqi dhe është e pavetëdijshme.
Sistemi i së Mirës të çon drejt greminës dhe e gjitha kjo, kur do që të ndreqësh botën.
Koha mund të të rrëzojë, por e rëndësishme është fjala e arsyes. Ndoshta planeti tokë mendon:
“Gjithë ajo ç’kam qenë, është tranferuar dhe, nëse lufta që është nisur, më shkatërron egon. Ka gjasa që kjo dhunë të lindë arsyen. Njeriu e ka urrejtjen në gjak dhe kur është i pushtuar, ai do të urrejë pushtuesin, kur çlirohet, urrejtja shpërthen kundër gjitonit, vartësit, vetvetes, urren të keqen, duke marrë rolin e të mirit dhe vazhdon këtë mision edhe kur rolet ndërrohen, derisa konsumohesh. Nëse e pret një pemë me sharrë, ajo lëshon nga poshtë, lind filiza që i shndërron në trungje, duke shprehur një dëshirë të papërmbajtur për të jetuar, materializuar, në një egoizëm shumë të fuqishëm. I mungon sistemi cerebral, egziston mënyra e shumimit plus kësaj fara është e mirë. Kur zotëron njohuri fillestare nga agronomia, e di se një man të egër, nëse e sharton, me anë të një operacioni, me një man të bardhë, të kuq apo të zi, ai i jep frute. Përfundimi i këtij operacioni përcakton, ndoshta fatin dhe të ardhmen e universit...
Këtë monolog e vazhdoi “Materia e Errët”:
“Punova me ngulm, durim për hir të çështjes Jezu K. Dhe si përfundim, e shkatërrova, duke provokuar evolucion. Dihet që lideri e deformon masën, qoftë ky dhe populist. Heroi këkon vizion, të ndryshojë, në plan të pare, vetveten, si kushti kryesor për të ecur përpara dhe pastaj shoqërinë.
Atëherë, kur burokracia kërkon perspektivë, kur qëllimi bëhet martesa, e cila varet nga një vend pune i mirë apo llogari e sigurt bankare, lufta është në prag. Ky është dhe bekim”.

Fëmija e dytë

Skicë
Tani, që ëndrrat e rinisë i kishin vdekur, ndjente neveri. Megjithëse jetonte, zemrën e kishte të thyer. Jetë pa ndjenja. Por arriti objektiva të tjera, të cilat, nëse i krahasojmë me ëndrrat e para, përçojnë energji pozitive. Nuk e përfytyronte dot, më parë, të arrinte deri këtu. Priste që këto ëndrra të merrnin formë.
Ndihej i pezmatuar nga kjo humbje e dyfishtë. Dëshmimtar dhe dëshmor, njëkohësisht. Gjatë rinisë kishte idhuj, të cilët, tashmë, kishin vdekur, por vepra e tyre ndriçnote. I paracaktuar prej fatit, ishte i vetmi që mund të depertonte kaq thellë. Nuk gjente rrugëdalje, ndaj filloi të pinte pije alkoolike.
Bota, njerëzit, i dukeshin të qeshur, me perspektivë. Por mëngjesin tjetër, kur bëhej esëll e pushtonte pesimizmi. Pija, tragjedia nxit revoltën. Dëmtimi, që të sjell goditja, të bën realist.
Dihet që librat fetarë thonë se është “trinitet”: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë”. Përsëri mbeten dy.
“Toka, - mendoi, - ka dy pole dhe, pavarësisht, se doktoratura ime “Udhëtimi drejt vetvetes”, nënkupton tri femrat e jetës, ato mbeten përsëri dy.
Femra është një krijesë biologjike, ka dy vrima, të fton për seks, ose ta mohon këtë të drejtë, ose i nënshtrohet dhunës.
Vrimat e femrës janë një përbindësh i vërtetë, njëlloj si vrima e zezë në qendër të Galaktikës.
Energji negative + Energji pozitive = zero. Ky është projekti që, si mashkulli dhe femra, të shkollohen. Kemi diellin, tokën, por edhe hënën.
Nuk e kuptoi sa fjeti, por, kur u zgjua, e ndjeu që s’ishte në shtëpinë e tij. Madje, as në planetin e tij. Në gjysmëkllapi iu drejtua Zotit:
- Mendimi është sakrificë, rruga kjo që të çon në udhëkryq. Këtu do të mundohem të kap simbolin.
- Si mund të mbetesh inspirim edhe këtu? - e pyeti Zoti. - Të ngritën dhe më pas të shkatërruan.
- Do të përpiqem të jem në shërbim të dritës, nuk jam Satanai. Nuk jam pushtues dhe nuk dua të fitoj gjë.
- Revolucionin seksual e ka në dorë Andromeda, -ia ktheu Zoti.
- Spermatozoidi “xx”, që është femër dhe “xy “ që është mashkull e shkatërron bishtin, kur sulmon vezën. Si veza e femrës dhe bishti i spermatozoidit përbëhen prej ”mitokondrisë”. Mbetet hipotezë, por veza e Andromedit nuk duhet krijuar prej “mitokondrisë”.
Në shqip fjala “mbesë” ka kupimin “mbetesh në besë”.
Kur je i pavetëdijshëm, mëson instiktivisht, akumulon përvojë, e cila të hyn në punë, pikërisht atëherë, kur ndërgjegjësoshesh.
Si mund të ketë perspektivë një botë e ndërgjegjshme, që kërcënohet nga përmbysja, kthimi në origjinë?
-Ky është trupi im që do të jepet për ju, - deklaroi Jezu Krishti.
Një muaj, pas daljes së izraelitëve nga Egjipti, festuan Pashkën, ardhjen e pranverës. Kuptimi i parë i fjalës “pashkë” në shqip është “paska për të ngrënë”.
Kuptimi i dytë është: “Pashë kë”, pra ”Kë pashë”. Dallova Zotin.
Librat fetarë thonë se Jezu Krishti është më i fortë se Satanai, por për Pashkë, pas dyzetë ditësh kreshmë, ne ushqehemi me mish, duke e shqyer.
Në librat fetarë Jezui identifikohet si “qengji”. Perëndia është i ngandalshëm në zëmërim, i paanashëm dhe i drejtë.
Fjala greke “krisi”, nga e ka prejardhjen dhe mbiemri “Krisht”, do të thotë arsyetim, gjykim.
Nuk kërkoj gjë, jam i kënaqur nga jeta dhe pres vdekjen, në mënyrë të qetë dhe paqësore. Ndjehej i plotësuar. Një pritje e gjatë jashtë çdo logjike, ku analizon vetveten e shoqëruar me sëmundje, e kthen interesin në dashuri, duke urryer të keqen.
Pas vdekjes së burrit, vdekja e të parëlindurit përbën katastrofë të pazëvendësueshme.
Kur të afrohet vdekja, reagon, nuk dëshiron të bëhesh viktimë, por, kur e mendon në thellësi, bie në përfundimin se, nuk ia vlen të luftosh.
Megjithatë, një ndërhyrje midis së sotmes, e cila ka ëndrra për të ardhmen, duke kthyer kokën nga e shkuara, është një farë rrugëzgjidhje.
Durimi të bën burrë.










Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:26 am

Flauti

Eksperimentonte me energjinë njerëzore, të cilën donte ta kontrollonte me pikësynimin për ta drejtuar. Si armik i sistemit, krejt i shkëputur nga shoqëria, vuri në veprim trurin. Transferoi në muzeumin e qytetit gjithë skulpturat. I veshi me rroba të shtrenjta, me syze, kapele dhe luajti në flaut këngë dashurie për ta.
Skulpturave u dolën lot, u emocionuan, u ngjallën dhe kërcyen të mallëngjyera nga jeta e re. Me instrumenta në duar ato krjonin perspektivë.
Në bulevardin e ri, afër muzeumit u ngrit një bordello dhe një dyqan mishi, i cili punësoi gjithë kasapët.
Fjala “burrdello” zbërthehet “del burrë, pra “hyn djalë dhe del burrë”.
U përmbys regjimi dhe muzeu u kthye në kafene. Gjithmonë të palodhur: Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, hapën kurse për të kualifikuar të rinjtë, për të mësuar zanat. Kështu muzeu u kthye në katedrale.
“Po nuk u dashuruan të rinjtë, këtë kauzë, - mendoi, -kjo katedrale do të shndërrohet në azil pleqsh”.
Duke e parandierë këtë rrezik krijoi manastiret, kolegjet fetare. Koha evoluoi dhe katedralja po shkonte drejt shkatërrimit.
Ministria e Kulturës akordoi një fond shtesë dhe e ktheu në Kinostudio.

Monumentet e mermerta, më në fund ishin ngjallur.

Plasi lufta dhe Kinostudioja u ktheu në kazermë.
Ëndrra e një sundimtari është: Të nënshtrojë egon e njerëzimit, për të përfituar pushtet të përjetshëm. I gjithë ky aksion bëhet në emër të së drejtës, e cila as që ekziston.
Problemi është se sundimtari ka vetinë e papërsëritshme të një udhëheqësi, strategu që ka të drejtë, pavarësisht se këtë të fundit s’e ndesh gjëkundi. Alternativat e kësaj ndërtese janë dy: Rikthimi në identitet ose qorrsokaku.
Në gjumë shohim ëndrra dhe, kur zgjohemi, dallojmë ëndrrën nga e vërteta, të cilat dublohen janë në rotacion dhe ndryshim.
Çfarë është ëndërr vallë dhe çfarë reale, kur gjithçka është relative.
Këto munumente, ende të pabalsamosura, sakrifikuan për hir të së ardhmes së brezit të ri, arsyes dhe lumturisë, që është ëndrra e çdo prindi. Gjatë një pritje vrasëse, ku dashuria ndrydhet, duke akumuluar urrejtje që çlirohet, energjia e verbër shndërrohet në arsye.
Kur skulptura e Lirisë të mos jetë e skllavëruar prej absurdit, do të ketë si përkrenare kurorën e Arsyes.
Lufta, paqja, tragjedia, komedia, dashuria, vuajtja, e vërteta, gënjeshtra, dhuna, idealizmi janë të mpiksura te lëvizja inspiruese e aktorit, e cila, nëpërmjet mprehtësisë seksuale, deklaron arsyen.
Kinostudioja është shkenca mbi të ardhmen e njeriut.
Universi është një shprehje gjeografike në trurin tonë. Për sa kohë do të ekzistojë truri i njeriut, universi do të ketë kuptim.
Mos vallë jam dhe unë një shprehje gjeografike?
Koha është virtuale, unë jam një shprehje gjeografike, atëherë e vërteta absolute është letra ose një flesh, që përmbledh gjithë universin.
Veten time e dalloj në pasqyrë, por ajo, që e vërteton qenien time, është djali im, i cili është dhe vazhdimësia .
Kur vazhdimësia të përputhet me arsyen, atëhere do të kemi rezultat.
Ka ardhur moment i së vërtetës: Materializimi i Kohës, nëpërmjet operacionit të ringjalljes, rilindjes.









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:26 am

Fundi i ëndrrës
Skicë
- Mbeti në varreza, - iu drejtua bashkëbisedueses për gjitonen.
- Kë do të marri? - ia ktheu ajo.
Vërtet s’kaloi viti dhe të lartpërmendurës i vdiq djali.
Nëse s’heq dorë nga zia, në kohën e duhur, i hap derën mortit.
Kodi zhvillimit, arsyeja , e vërteta, dhuna , e drejta është thjesht fjala “djali”.
Por, kjo perspektivë nuk është pafundësisht e trashëgueshme. Karakteri i shkretëtirës është të jesh përbindësh…
Iu kujtua zakoni i mbretëreshës te bletët, e cila, kur e kupton që lind mbretëreshë, e mbyt. Zakon ky i trashëguar edhe te supernova e një ylli, e cila, gjithashtu, shërben edhe si lindje yjesh të rinj…
“Me sa duket, - mendoi- S’ bëhem dot burrë që të vras veten”.
Megjithatë, nuk mund të thuash se s’luftova për perspektivë, mungesë e së cilës, të trondit.
Por perspektivën e marrin brezat e rinj, ata janë e ardhmja.
Veprat e këtij universi janë madhështore, por kjo përmbajtje ka për të humbur kuptimin; është dialektike.
Dashuria të bën kurjoz, të shtyn për të jetuar dhe pasioni i dytë që është Arsyeja, mund t’i japi kuptim jetës.
Dalja e një produkti të ri bujqësor, që stimulon mendimin, pa qenë i nevojshëm, kalvari i vujatjeve dhe kriza e vdekjes është vetë jeta.
Çast i rotacionit të së mirës, moment ky i përjetshëm.
Ky eksperiment dëshmon për materializimin e pasionit të mendimit. Platforma e hiçit përballë tempullit të mendimit.
Kjo ëndërr nuk vdes kurrë, është e pavdekshme. E gjithë kjo për të fshehur dështimin.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:26 am

Heronjtë

Tregim
Pas një meditimi të gjatë, gjashtë vjet pas martese, deklaroi se, do të ngrinte një maternitet privat. Që të gjithë menduan se ishte çmendur. Ngriti institucionin e virgjëreshave, vejushave dhe murgeshave, ndërkohë që hapi dhe shtëpitë publike për shtresën populiste.
Teksa vizitoi, një ditë, maternitetin me foshnja , mendoi:
” Ata, tani, kanë nevojë për dashuri që të rriten , por, nëse nuk i udhëheq, do të shqyejnë njëri-tjetrin”.
Vendosi që të ndërhynte, duke injektuar vuajtjen, deri në atë pikë, saqë jeta të takohet dhe të puthë vdekjen.
Ky takim ndryshon rrjedhën e ardhshme të jetës.
Duke u nisur nga ky mendim Vejusha, Virgjëresha dhe Murgesha shkuan për ta takuar.
“Përse të vishemi me rroba të zeza, që në këtë moshë? Duam që ta gëzojmë jetën. Kemi mbetur kallogre,” - folën njëzëri ato.
“Keni dy rrugë, - u përgjegj ftohtë, - ose të arratiseni me dashnorin, ose të kapërceni vetveten, dëshirat egoiste, dhe të krijoni një sistem vlerash, i cili kërkon sakrificë. Seksi, dashuria përcaktojnë personalitetin. Ose do t’ia kushtosh jetën seksit , ose do të mbash përgjegjësi,” - e mbylli diskutimin.
Fëmijët, të cilët ishin energji pozitive, nuk u jepte asgjë, fakt ky që i shtynte ata të kërkonin , të vepronin.
Fjalës shqipe “natë”, nëse i heq gërmën “n”, bëhet “Atë”, pra “materie e errët”.
“Përpara vdekjes, bëhesh si fëmijë, - mendoi,- ndaj duhet të përballosh, me sukses, sa je gjallë, proces ky evolutiv”.
Donte ta zëvendësonte instiktin, me intuitën, pse jo dhe arsyen.
Fëmijët janë lindja e dritës, kalimi nga hiçi në inspirim dhe, nga kjo e fundit, në domosdoshmëri. Të gjithë luftëtarë të së drejtës që japin jetën për liri dhe një botë më të mirë. Udhëheqës largpamës që para interesit personal, vendosin atë të përgjithshëm, të cilët kanë për objektiv zhvillimin. Ajo që të gjithë ata e kanë si ëndërr është një jetë, në paqe dhe lumturi. Kur objektivi arrihet lehtë, është e natyrshme që, edhe ta shpërfillësh, ta humbasësh kollaj.
Në këtë moment, pllakos kriza, e cila është rezultante e qorrsokakut, ku edhe hidhen themelet e idealit. Kur interesi personal përputhet me të përgjithshmin, do të thotë se është arritur harmonia, vetëdija që janë pararendëse të ndërgjegjes, e cila është egocentrike.
Kur e mira kërcënohet prej superprodhimit, fuqinë e merr Ligji i Luftës së të Kundërtave, ku e keqja shkatërron dhe barazpeshon të mirën. Ekuilibër ky, që vendoset me dhunë, sepse yjet janë të tillë.
Iu kujtua zakoni i bletëve, ku punëtoret i mbytin meshkujt dhe mendoi se, nëse nuk e shkatërron këtë instikt, do ta pësonte dhe vetë.
Kjo armiqësi të çon në një shkatërrim të dyanshëm, të cilin e shmang vetëm ilaçi i dashurisë. Energjia që zotëroj ka për hobi pragmatizmin, ndërkohë, që një tis i mbështjell tiparet me hirin e të përjetshmes.
Kjo është prona e së Vërtetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:27 am

Hija e ëndrrës

Tregim
Hëngri bukë, tha natën e mirë dhe ra për të fjetur. Dikur punonte në ndërtim dhe, kur kalonte pranë pallateve, tashmë të harruara, ndiente kënaqësi. Përsëri dikur udhëtonte shumë. Dikur Zoti i kishte thënë se do të jetonte 47 vjeç, nuk do të martohej dhe , pasi t’i vdiste pasioni, do të rilindte arsyen.
Lufta e të kundërave ekziston dhe brenda një ylli; midis masës dhe gravitetit, madje ajo ekziston dhe midis vrimave të zeza.
U sëmur, sëmundje kjo, që shërbeu për një analizë të gjatë, të thellë që kaloi, më vonë, në katarsis që shkaktoi egon, interesin, instiktin, të cilët vdiqën ditë për ditë, dalngadalë, siatematikisht dhe afatgjatë. Nuk i interesonte më asgjë. Jetë e pakuptimtë, vallë çfarë është e shenjtë në të.
Më pas kotësinë mundi ta luftonte me ëndrrat.
Prej një kohe, shumë të gjatë, vështronte malin përballë. Dëborën që e mbulonte dhe pastaj shkrinte, shiun që binte në të, mjegullën e bardhë që daravitej ngadalë, rrezet e diellit që pasqyroheshin aty dhe dhe uljen e temperaturës.
Aq thellë ka depertuar thika në kockë, saqë kundërshtimi personal është shkatërruar, një detyrim ky, obligim ndaj së vërtetës. Nëse nuk e deklaron të vërtetën, atëherë do të mbjellësh urrejtjen, në fillim me pavetëdije, pastaj me vetëdije.
Nëse vret edhe do të vritesh, por midis, atëherë, kur shijon lirinë, fuqinë, perspektivën, të gjitha këto janë afatshkurtër që çel vrasja. Ana tjetër janë karakteristikat e shënjtit, një sfidë kjo ndaj energjisë negative me objektiv për ta luftuar, mundur. Duke harxhuar, konsumuar, përditë këto dëshira, ato vdesin dalngadalë. Edhe po shpërthyen, s’e shmangin dot fundin, i cili është i afërt dhe kështu çlirohesh, dorëzohesh.
Ditën që mbushi 47 vjeç fitoi llotarinë kombëtare
“Mesa duket, - mendoi, - Zoti po tallet me mua. Ç‘më duhen tani një milionë dollarë?”
Kur vëmendjen e ke të përqëndruar në një objekt material, nënvetëdija punon për idealen. Vjen momenti që materializmi rrënohet dhe idealja merr status, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pashmangshme.
Ishin këto ëndrra që i detyruan shokët dhe miqtë, pas vdekjes, për të ngritur një monument, i cili mbretëronte mes një parku tepër të qetë.
Tashmë ëndrrat të materializuara në statujë, bënin hije, nën diell.
- Të kërkon ndërgjegjen, - iu drejtua statuja Zotit , - dhe unë nuk u martova. Vallë, kjo një vlerë? Ky ishte kuptimi i jetës, pritja e asgjësë?
Idealet e mëdha vënë në diskutim mbijetesën dhe prodhojnë destabilitet. Mashkullin që udhëhiqet nga instiktet kafshërore e vrasin dhe pushtetin e merr femra, e cila funksionon më mirë në një botë të qytetëruar.
Zoti nuk foli, thjesht ruajti qetësinë, por enigmatik tha:
- Ti mendon se ke të drejtë? Nëse mashkulli s’e kupton këtë evolucion, s’e shfrytëzon këtë evolucion, s’e shfrytëzon këtë mundësi, ka për të mbetur i pazhvilluar përjetësisht. Kjo dëshirë për ndryshim është e vërteta, kauzë për hir të së cilës të braktisin të gjithë për momentin, por që i shërben së ardhmes.
- Kaosi, në vetvete, është një shkatërrim i brendshëm që i kundërpërgjigjet një shkatërrim i jashtshëm, - foli statuja. – Produkti i kësaj lufte jam unë. Siç e sheh skrapi ka marrë formë.
- Përpiqu të mos shndërrohesh në një vrimë të zezë, - ia ktheu Zoti.
- Për këtë shkak më flijove, më bëre shembull. Nëse i heqim gërmën “i” fjalës “isan” që është turqisht dhe që dihet se çfarë është, mbetet “san”, që sipas anglishtes do të thotë ”i biri”, “djali”. Në italisht, po kjo fjalë, përdoret për të ndërtuar emrin e një shenjti” san Pjetro.
- Universi identifikohet lehtësisht me një krijesë seksuale dhe është njëkohësisht një farë “isan”, apo “san”, - mbajti këtë ligjëratë të gjatë statuja.
- Ky është një qëllim i madh. Autori i kësaj skulpture ka për profesion sinqeritetin dhe është amator në art. Është diçka madhështore, të duash të jetosh, të bësh fëmijë, të kesh fuqi vendimmarrëse, që do të thotë se jeta nuk u shpenzua kot, një kundërpeshë kjo kundër vlerës negative të kohës. Mendoj për tentativën e pjesëmarrjes së arsyes në jetë, - vazhdoi Zoti, - një vaksinë, e cila më detyroi të mbërrija deri këtu, sepse gjithçka në Univers, natyrë është energji seksuale.
- Me sa po shoh pengu i të ardhmes jam unë, - foli statuja.
- Ke një gjitone aty, që pasi hëngri burrin e parë, hëngri dhe të dytin, tani ka zënë dashnor, plus kësaj ka dhe fëmijë.
- Por ajo s’ka të ardhme… si mund të ketë perspektivë dikush që është në fund të hierarkisë shoqërore? Jeta është krim, pasioni dhe e përditshmja furnizohet me këtë material. E mbaj mend gruan në fjalë dhe ajo ka qenë zonjë e vërtetë. Humbja e arsyes, logjikës e shpërfytyroi, u shndërrua në një robinjë të seksit dhe doli jashtë kontrollit. Këto krime ndodhin me emër të egos, perspektivës, e cila mbetet një iluzion.
- S’ka arsye që ta mbrosh atë, sepse ajo është fundërrinë dhe ti nuk je maskara. E thotë dhe Bibla që kush është shurdh dhe i verbër, s’ka për të ndryshuar kurrë. Kush ka sy për të kuptuar thelbin, nënshkruan ndërgjegjen. Aty, ku të pëlcet koka, t’i gjete çelsin e zgjidhjes.
- Në fakt zgjidhja e vërtetë ndodhet në duart e një Krijuesi inteligjent, - mbylli bisedën statuja, duke shtuar: “Që të dy jemi bashkëvuajtës. Gjithë tiparet e atij pasioni të fuqishëm seksual të tjetërsuar në idenë e një jete të përjetshme, ishin farkëtuar tek ajo statujë, duke përmbledhur me një dëshirë të shfrenuar për ndryshim e mpiksur, kjo me një sistem të brendshëm ekzistencialist.
Mendoi të ngrinte një teatër, ku të pasqyronte këtë skulpturë dhe vetë të bëhej regjisor.
Skulptura më e rëndësishme në univers me dekor, mizaskenë, skenografi të paharrueshme që ia vlen të fotografohet. Humbja e këtij spektaktli apo e kësaj fotografie është katastrofë.
Lot të trishtuar, kristale të dhimbjes që vrojtojnë të vërtetën e aktorit Kohë, duke u bërë njësh në një ikje pa kthim dhe në një rrebeshi shiu të papërmbajtshëm. Vjen një moment që mallkon jetën dhe i thërret vdekjes të të marrë. Nëse s’vdes, në këtë moment, bëhesh projekti për një jetë më të mirë dhe kjo përvojë i shërben së ardhmes. Prindërit inteligjentë janë pasqyrë e fëmijëve inteligjentë, të cilët përfitojnë nga gabimet nëpërmjet librave, teknologjisë, pa harruar faktin që të mos dalin nga vetëvetja.
- Kam një pyetje të fundit, naive, - i foli statuja:
“A ekziston e reja?”
- Vetëm, kur shkatërrohet egoja, arrihet te logjika një udhëtim ky në vetvete që përbën komedi.
Ishte një përgjigje e vakët e thatë, vetëm një fjali që e preu në mes bashkëbisedimin, por që kundër vullnetit e vazhdoi: “E kundërta e komedisë është vuajtja dhe ne prindërit jemi të lumtur, kur shohim fëmijë që mësojnë matematikë, filozofi, arkitekturë, teknologji, një bashkim, ky i formës me përmbajtjen, një evolucion i Arsyes”.
- Si mund të ekzistoj duke qenë në pozita harmonie me shoqërinë dhe pa shkatërruar të ardhmen time, ashtu dhe atë të miqve apo armiqve të mi?
- Kjo është përjetësia dhe realisht është e pamundur.
Ne vëzhgojmë, dëgjojmë, nuhasim dhe ushqehemi, shqisa këto që janë të lidhura me trurin. Këto tipare vlejnë për t’u orientuar dhe janë në funksion të strategjisë së shumimit. Truri e merr frymëzimin nga seksi. Koka e njeriut është e rrumbullakët, sikurse forma e yllit. Kur qëllimet e jetës realizohen i përvishesh të ngrënit, tipar ky që skalitet në fytyrë dhe trup, duke humbur mprehtësinë.
Jashtëqitja e njeriut dëshmon të ardhmen e universit, tregon, sesi do të katandiset ai dalngadalë.
Që të gjitha produktet bujqësore në planet janë kopjimi i organeve seksuale, ndërkohë që çdo fabrikë në tokë është kompjuterizuar.
Njeriu me anë të veprimeve të tij kërkon të ketë akses për jetën e sa më shumë individëve. Nën maskën e një udhëheqësi, fakt ky që i shkakton kënaqësi, lumturi, duke patur pushtet ai ushtron dhunë, shkatërron.
Nëse ky individ i nënshtrohet vuajtjes, e cila e shtyn drejt studimit të thellë autodidakt, ç’përftohet?

Evolucioni i arsyes nuk ka të bëjë me pushtimin, por me ndërgjegjen. Ky është një projekt inspirimi, i cili pa ndërhyrjen e të Plotfuqishmit, shndërrohet në thellësisht kritik, për të mos thënë i pamundur.
Mrekullia e evolucionit është koordinimi i fuqisë me arsyen, duke hedhur kandidaturën e vazhdimësisë.
Kodi i kuptimit të universit, gjithë materies, nyja lidhëse me idealen është bota virtuale. Nëse e vërteta është virtuale, atëherë kjo energji seksuale, çfarë është?
Në këtë udhëtim drejt asgjëkundit përplasja e jetës me vdekjen është mundësia, alternative e vetme e ngjizjes së dritës.
A e pranon evolucioni naivitetin, ëndrrën?
Idetë më të mëdha, ngjizen në epoka naiviteti dhe kanë zgjidhje pragmatiste. Vetëm për hir të një ideali të madh duhen varrosur vargonjtë e robërisë, duke çliruar ëndrrën e jetës. Kjo e vërtetë duket, si e përjetshme, aksion ky i së ardhmes që ka për rezultante arsyen. Vetëm duke njohur këtë përvojë, mund të shpëtohet kjo elitë.
Nëse kjo e vërtetë virtuale, përvojë shëmbet, harrohet është dëm kolosal.
Pasioni i dytë është një rrugëzgjidhje.

Epilog

Dalloi fotografinë e prindërve të tij, ditën e dasmës. Ditën më të bukur të jetës, me siguri e kishin patur zili, gojët e liga dhe thashethemet i kanë përgojuar.
Kur martesa e tyre kish marrë fund, me siguri babai kishte kërkuar të martohej dhe një herë.
Gjithë ato produkte bujqësore, blektorale u bënë sebep i ndërtimit të një brezi të ri, një bote të dhunshme me vrasje, ku mbizotëronte ideja e seksit, trashëgimi kjo, që një ditë do të kërcënohej nga zhdukja, por që si kundërpeshë donte t’i kundërvinte projektin e arsyes, ëndrrës, sakrificës.
Shpiku diktaturën, e cila prej shumimit të verbër, u shkatërrua. Pastaj pushtetin e mori demokracia që u shoqërua me rritje ekonomike. Për të shmangur gabimet e diktaturës ia pllakosi kriza ekonomike. Dashuria e parë ishte e krahasueshme me diktaturën. Nuk bëjnë dot pa njëri - tjetrin, janë të varuar, ndërkohë që kur ndjenja konsumohet dhe turpërohesh, duke u braktisur. Kjo dashuri është domosdoshmëri dhe lind në kohë krize. Është e fuqishme, e shëndetshme, njëkohësisht energji pozitive, por që përfundon në lot.
Mirësi kjo që konfirmon faktin se nuk ecet përpara, pa u rafinuar.
E urrente instiktin seksual që të shtynte të shkatërroje për të ndërtuar dhe pavarësisht se e dinte që tigrat, arinjtë, peshkaqenët, të cilët janë në krye të zinxhirit ushqimor, i sulmojnë të vegjëlit e femrave, për ta nxitur atë të çiftohet sërish, e ngjashme kjo teori me sulmin e galaktikës së ”Andromedës” ndaj “Udhës së Qumështit”, mendoi që gjithë përvojën e tij ta vinte në shërbim, të së ardhmes, duke dhënë një kontribut, sado modest. Por ana tjetër e medaljes, flet qartë se kjo dhunë është e dobishme për shmangien e qorrsokakut.
Me të vjetrën s’mund të pajtohesh, kështu do të përqafosh përçarjen që sjell e reja duke kontribuar që kjo e fundit të mos pushtohet nga metastazat e së vjetrës.
Forma e diktaturës dhe e demokracisë, si njohje për përmbajtjen e së vjetrës dhe zhdukjen e saj. Një operacion që mund të emërohet si “Fundi i marrëzisë”.
E kuptoi, më në fund, pse lëbyren sytë.
Është një proces i natyrshëm. Që të mbijetojë dashuria duhet të lindi intuita, e cila është vazhdimësia e instiktit, që në terma njerëzorë përkthehet me daljen e një kulture të re bujqësore. Me shkatërrimin e urrejtjes ndërton, një herë e mirë të mirën, pa qenë i detyruar të rikthehesh përsëri pas. Rrjedha e historisë së evolucionit deklarohet e ndryshuar. Nuk mund të nënvlerësohet mbinjeriu, si projekti më i madh dhe i fuqishëm, ku jeta dhe revolucioni i të cilit, i shërben së ardhmes, si aktori kryesor i Kohës së qytetërimit, nën mbrojtjen që në shah ekziston si perfeksion: Mbret - oficer- ushtar.
Përpara kësaj dhune Energjia e Errët është dorëzuar. Si fillim e ka pëlqyer, por tani e urren. Mesa duket pret fundin fatal të Materies së Errët. A do të ndahet ajo, pas vdekjes së këtij të fundit?
Drita e pavetëdijes, si vlera e vërtetë e Kohës me perspektivë Vetëdijen.

Dielli lëshonte një përvëlim të thatë, të ashpër që binte në zbrazëti. Era frynte si e marrë, gjithashtu në zbrazëti.
Dikush luante një muzikë me skenë vdekje, hakmarrje apo dashurie të thellë, ku spikaste ndjenja e një vërtetësie të njomë, e cila transmetonte të transformuar një zbraztësirë të njëanshme, në një imazh që të çarmatoste, të linte pa frymë.
Inkurajim, entuziazëm, energji, imagjinatë janë karakteri udhëheqës që të shtyn për të ndërtuar.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:27 am

Horizont pasionesh

Skicë
- Ke shfaqur pretendime se po lufton për një ideal të rremë, se do të ishte mirë të kishe bërë shkollën për snajper dhe të ishe bërë vrasës, - i thotë Zoti.
- Haloperidoli që po pi mëngjes, drekë, darkë po më shtyn drejt vetvrasjes. Të jesh i arsyeshëm, gjë që arrihet nëpërmjet sëmundjeve dhe ilaçeve, të çon drejt vetëvrasjes. Dihet që veten e vret një individ i arsyeshëm dhe jo budallai, - ia ktheu Jezu K. Zotit- Vazhdimësia e arsyes është vdekja.
- Njeriu është krijesa ime dhe bëj çfarë të dua me të. Dua që arsyeja të përhapet në çdo skaj që drita ta mundi errësirën dhe kjo është ëndrra ime më e madhe, - i tha Zoti.
-Arsyeja nuk përbën pasion, ajo është vetë vdekja. Vuajtja është jashtë jetës, - ia ktheu Jezu K.
- Pasioni i arsyes është vetë urrejtja e mbarsur me dijen, - ia ktheu Zoti. - Sytë i kam te bezi i ri, ai që, ndërkohë, po rritet.
- Bibla e cila është: “Fjala e Perëndisë së gjallë” thotë:
“ Se do të shërohen të gjithë të sëmurët. Ata, që do të jetojnë, do të hanë me lugë të florinjtë”.
Përhapja e këtij lajmi, ngritja e shkollave dhe kongrekacioneve, sipas kësaj ideje, është një luftë që duhet fituar, - foli Jezu K.
-Çështja është që Jeta të fitojë mbi vdekjen, - tha Zoti.- Të puthësh vdekjen për të gjetur të vërtetën, një mision ky, në kufijtë e të pamundurës. Me qenë se arsyeja s’ka të ardhme, e vetmja e vërtetë është puthja e vdekjes.
Nga ana tjetër që të zhvillohet arsyeja duhet të vdesi egoja. Ndërkohë që universi shkon drejt asgjëkundit, ndërtimi i planetit tokë dhe racës njerëzore është një ecje kundër rrymës , e cila dëshmon se duhet luftuar deri në fund, duke mos u dorëzuar. Kjo luftë të mëson të ecësh përpara, duke krijuar një bagazh përvoje. Edhe atëherë, kur të gjithë i ke kundër, alternativa e shpresës nuk ekziston, duhet luftuar. Cila nga këto dy rrugë mund të cilësohet, vallë, si çmenduri?
A mund të krijohet një ekuilibër mes vdekjes dhe jetës?
E ardhmja e sëmundjes është spitali, ndërsa snajperi ka perspektivën që të jep vrasja. Sidoqoftë, logjika mbetet ëndërr. A ka pasur një shkak në ndërtimin e Universit që mund ta quajmë “domosdoshmëri” dhe pse ekzistoj unë?
Ndoshta e gjithë kjo histori ishte plotësimi i një amaneti.
Varjanti i dytë se mbretëresha te bletët e mbyt mbretëreshën e sapolindur është ky: Kur të rritet ajo, prindërit do të jenë të vdekur, fakt ky, që e vërteton vdekja e Materies dhe e Energjisë së Errët.
Fëmija është dhuratë që materializohet, pa e kuptuar, vrasja e së cilit që në pelena është urrejtja ndaj së mirës dhe që më vonë do të shndërrohet në hakmarrje të pashmangshme, kundrejt prindërve.
- Luftova për të ardhme, me egoizëm të pashoq, - mendoi vrima e zezë, tashmë pa shpëtim. - Ta heq qafe dhe trashëgimtaren time, kështu sigurohem, qetësohem që të ardhme nuk ka. Kur të vdes unë, të vdesin të gjithë. Ky është dhe plotkuptimi i fjalës “vrima e zezë, botkuptimi i saj. Por jeta, mesa duket, është një *****ë, e cila ka nevojë të gënjejë veten, duke qenë se është skaji tjetër i Energjisë së Errët.
- Drita e verbër, Energjia e Errët e verbër, njeriu i verbër, dashuria e verbër. Kush ka sy, mos vallë vdekja?
- Kjo vrasje shlyen borxhin e jetës. Ndoshta ky është kodi i pazbuluar i një vrasje të egër, të verbër, të dhunshme dhe të pakuptimtë, të cilën e ke në gen dhe që shpjegon thelbin e universit, por edhe të njeriut.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:27 am

Hormoni i moralit

Skicë
-Përse qan? – e pyeti të dashurën e vet, pas gjashtë vjet martese dhe në mungesë të një fëmije.
- Jemi të varfër, si në testosteron dhe në estrogjen, ndërkohë që një hormon i arsyes mungon, - iu përgjegj ajo.
- Mendon se çështjen e këtij hormoni, po e shqyrton dhe vetë Zoti, si përkrahje e së resë, në dëm të së vjetrës?- e pyeti ai.
- Dalja e këtij hormoni të ri është bukuria e përjetshme, e cila i kryen kohës një operacion që kryqëzon vdekjen, - i tha ajo një përgjigje të zgjuar dhe, pa kuptuar, u skuq e turpëruar, ndonëse, pa asnjë shkak.
E vetëdijshme që fytyra iu mbush me gjak, ajo tha:
- Nuk e di se çfarë reaksion kimik ndodhi, se çfarë hormoni u çlirua, këtë moment.
- Ti do të thuash se, nëse bëjmë një fëmijë, kemi thikën pas shpine? Urata e Zotit do të bjerë mbi të , - ia ktheu ai.
- Ndoshta , - përsëriti ajo.- Lotët, që personifikojnë të drejtën, do të na thahen. Do të jemi aleatë në rrugën e mëkatit, ndërkohë që e drejta është shterpë.
- Emocion përbën dhe përsosmëria, - foli ai.
- Do të ndahemi, - ia ktheu ajo, ose mund të gjesh shemër, një alternativë, kjo e urrejtshme.
- Mendon se ky fëmijë do të vendosi për të ardhmen, për të drejtën dhe të gabuarën?- e pyeti ai.
- Sigurisht, por jo pa ndihmën tonë, - ia ktheu ajo.- Ky fëmijë do të jetë pasuri e universit.
- Dihet, që Perëndia e ka mallkuar tokën, si rezultat i mos bindjes së njeriut.
- Është e drejtë biologjike e kësaj fëmije të kërkojë trashëgimtarët e vet, të cilët do të rendin pas lirisë, pavarësisë dhe rrugëve të lehta, që të çojnë drejt asgjëkundit, qorrsokakut.
Testosteroni është hormoni i burrërisë dhe jo i moralit.
Testosteroni edhe estrogjeni nuk kanë të bëjnë me zgjuarsinë.
*
Morën një qen të fuqishëm, të cilit i ndriste qimja. E ushqenin me mish, duke i stimuluar kështu hormone të rrezikshme.
- Ç‘e ushqen me mish?- i tha bashkëshortes. - E merr një qen, e rreh, ai kupton se nuk shpëton dot dhe të hidhet. Zgjidhja është sporti, i cili të jep mprehtësi seksuale.
- Ti mendon se ai e ka kuptuar që ne po i mohojmë ndërzimin, ndërkohë që ushqehet me pikësynimin për të shtuar racën dhe kjo shkakton krizë? Si egërsirë, që është, shikoja jashtëqitjen, i del me majë, duket se çfarë karakteri ka.
- Gjatë “Bing- Bengut” është ndarë qeliza, duke nxjerrë, si fuqi botërore, Universin. Dalja e “Udhës së Qumështit” ka nxjerrë në dritë hormonin e “oksitocinës”, që çlirohet te femra, pas lindjes.
“Andromeda” do të ushqehet me “Udhën e Qumështit”, me pikësynimin për të çliruar një hormon të ri, - tha ajo, paparunë flakë.
- Mendon se jemi pika nevralgjike mes dritës dhe errësirës?- pyeti ai.
- Jo. Vë bast që Energjia e Errët mendon se “S’ka kuptim të bësh mirë, gjë që nuk do ta thosha për Zotin. Gjithësesi nuk ka asnjë mundësi që një zemër njerëzore të jetë e përjetshme.
Që të mos prekesh dhe të shpërthesh në lot, duhet të mësohesh me përvojën eshtrave, gjakut të derdhur dhe mishit të grirë.
Qenia biologjike ka një raport me kohën e kupton të ardhmen fakt ky, që përbën evolucion.
Të kesh një raport me kohën, do të thotë të dashurosh, të bësh fëmijë, gjë që e vjetra nuk e kupton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:28 am

Ikja e orës

Gjithçka po shkon drejt një fundi të pashmangshëm.
Histori kjo që filloi shumë kohë përpara.
Atëherë, kisha ëndrra dhe tipare prej idealisti. Por shndërrimi qenka i pamëshirshëm. Tani jam kthyer në një varrezë të idealeve të dikurshme.
Mesa duket, ky dështim ishte i pashmangshëm, çfarëdo rruge që të ndiqja.
Dikur, kam qenë fëmijë dhe naiv dhe, me sa duket, dikush kishte nevojë për naivitetin tim. Shpeshherë, kujtoj datat më të rëndësishme të jetës, gjë që s’do të thotë asgjë, sepse të gjithë kanë data, madje të mpiksura edhe në fotografi dhe celuloid.
Teksa udhëtonte me autobus, drejt kryeqytetit, vështroi orën.
“Ikën autobuzi, - mendoi, - ikën ora, e cila është në vartësi të lëvizjes së planetit. Gjithashtu, ky i fundit, është në vartësi të gravitetit të diellit, që lëviz në Galaktikë, e cila lëviz në Univers, i cili gjithashtu lëviz drejt asgjëkundit.
Në ç’stinë, vallë, është Universi: pranverë, verë, vjeshtë apo dimër?
Pavarësisht kësaj, universi është i dënuar në një fund të pashmangshëm.
Që të kuptoj, nëse pas këtij universi, do të krijohet një i ri, shtroj pyetjen e pashmangshme: “Ta zëmë se do të ketë univers të ri, a do të krijohet përsëri planet “Tokë” në të?” Nuk mund të anashkalohet një fakt i tillë.
Planeti “Tokë” gëlon nga jeta, ka evolucion, gjë që i jep një status të veçantë.
Pak të ngjarë ka të ketë përsëri një planet të ngjashëm, gjë që të lë të kuptosh se s’ka më Univers.
Pavarësisht kësaj, asgjë nuk më pengon të jetoj jetën që më ka mbetur,”- mendoi.
Pra kisha ëndrra, të cilat i materializova në një shtëpi, ku dhe do të vdes.
Por gjithë këto vite, m’u kultivuan edhe ëndrra”.
“Pa ekuivok,… - u përgjigj. -Ëndrra vazhdon”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:28 am

I paangazhuari

skicë
- Hajde, të pimë ndonjë kafe, se u bë keq, - i foli dikush, të cilin nuk e mbante mend , ku e kishte parë.
- Lere, se do ta pi vetëm , - ia ktheu.
U fut në një klub dhe u ul përpara televizorit.
Gazetari po fliste për zonën 60: “Dushk”, në Lushnjë. Fitore e thellë e socialistëve.
Kaq u desh dhe porositi një dopjo raki… Pas dhjetë minutash, porositi edhe një tjetër. Edhe një tjetër dhe u bë tapë.
Në emër të moralit, pushteti në fuqi po e shkatërronte.
Dikush, që po hante picë, aty pranë, shfryu bulçinjtë, duke spërkatur me thërrime bashkëbiseduesit dhe thirri me sa zë që kishte, duke u ngritur me hov nga karrikja: “Fitore!”.
Ky zë, me britmën “Fitore!”, iu ngul si thikë e dyfishtë në zemër.
Ishte i paangazhuar. Shërbimet sekrete i kishin hapur dosjen dhe, sa herë që kalonte përpara godinës së tyre, kruante gurmazin, me gjithë shpirt, dhe pështynte.
Heroi, në kohë paqe, rri në kafene. Nuk ka kushte që ai të gjejë të vërtetën, ndaj edhe lëshohet te pija…
Gjithmonë i vetmuar, i palodhur për të bërë të mirën, priste një fat më të mirë.
I pëlqente të debatonte shpesh me kamarierin dhe banakierin e lokalit për të mirën.
Si për inat, sa më entuziast tregohej, aq më shumë e plagoste fati.
U bë me syza dhe paterica.
Duke pirë kafenë, kujtonte dhe kohën e shkuar: Fejesën, martesën, lindjen e fëmijëve, gjithë rreziqet që kishte kaluar. Pavarësisht se lufta për drejtësi të turbullon mendjen, ajo ngre peshë zemrat e njerëzve, ngjall shpresën, e cila ka vdekur…
Atëherë, ishte i angazhuar. Gjithë ditën e kalonte në aktivitet.
Te klubi, afër spitalit, aty, ku shpesh ishte dehur dhe tani pinte kafenë, i ra dhe infrakti.
Në një ditë pranvere me shi, e përcollën në varreza.
Ishte një ditë e zakonshme.
Sa ishte gjallë, donte që çështja të mbyllej. Nuk donte që të bëhej figurë publike.
E mira, që kishte predikuar gjithë jetën, u materializua me një monument, ndërsa trupin ia varrosën në varrezat e dëshmorëve. Por nuk zgjati shumë.
Trupin e çvarrosën dhe e varrosën në varrezat publike, ndërsa monumentin ia rrëzuan.
Shumë sy u përlotën atë ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:28 am

Ylli i mëngjesit
tregim

Kur lindi dita në mëngjes, mori aparatin fotografik dhe doli.
Fjalës “lindi”mendoi, nëse i heq germën “l”, bëhet “Indi”. Doli dielli dhe gjithë perspektiva e rrugës pa njerëz, u fiksua në film.
Ndërkaq, fëmijët e kopshteve, çerdheve shkollave, të shoqëruara nga prindërit, adoleshentët, studentët, po shkonin drejt kopshteve, shkollave dhe universiteteve.
- Ç‘bëhej një herë këtu, ç’bëhej, - po thoshte një pronar supermarketi.- S’priste puna punën, paraja lumë. Çdo vit po bëhet më keq.
Në krye të rrugës, ndodhej zyra e funeraleve, nga ku kalonte kortezhi për në varreza.
Befas, rruga u mbush plot qytetarë, që diskutonin me zjarr. Kishte ndeshje në stadium. Fjala “masakër” me “maskara” është e përafërt… Dhe vërtet, pas ndeshjes, tifozët e kthyen në një masakër të vërtetë. Viktimat shtriheshin kudo, nëpër rrugë.
Ja arriti policia dhe gjysmat i shoqëron në komisariat, gjysmat në spital.
Dikush shkonte në gjyq për pronën, dikush në aeroport. Një veturë goditi me fuqi, dhunë, bankomatin e një banke, me qëllimin për ta grabitur.
Një stuhi, që nisi, papritur, i lagu monumentet që dëgjonin muzikë. Manekinët hapën ombrellat… Telekronisti i TVSH po filmonte gjithçka, madje, dhe atë që po fotografonte.
Një grup të rinjsh, plot entuziazëm përbuzës, që buronte nga fuqia ekstreme e muskujve, po ecnin në formacion ushtarak.
Furgonët, që vinin nga fshatrat, i mbushën rrugët me njerëz.
- Që të gjitha ata që sorrollaten te kjo rrugë, kanë në shtëpi një njeri që gatuan, një tjetër që punon, ndërsa personi në fjalë, rri kafeneve.
Filloi të fiksonte, në aparat, fytyrat që hynin në dyqane për të blerë dhe dalloi se kjo lëvizje ishte afatshkurtër dhe e verbër, qoftë duke e krahasuar atë me madhështinë e planetit, apo dhe rrugët e qyteteve të tjerë.
Kishte aty një dëshirë për t’u kapur, forcuar sa më shumë, e cila dukej sheshit që kishte tipare seksuale.
Kjo rrugë kishte kaluar momente të mjerueshme, ishte rikonstruktuar dhe, tashmë, përbënte krenarinë e qytetit.
Hyri në një dyqan, i cili nuk binte shumë në sy, që s’ishte fare luksoz.
Kishte një jetë që qepte te ky rrobaqepës dhe, para një jave, kishte porositur dy palë pantallona.
- A ke menduar për një trashëgimtar - e pyeti, - që ta trashëgojë këtë art?
- Mua ma mësoi babai. Ishte i persekutuar dhe, me këtë zanat, me ndershmëri rrita fëmijët, u martova, - ia ktheu rrobaqepësi. – Kam tre vajza. Të tria të martuara dhe, asnjëra prej tyre, nuk e ka këtë zanat.
- Mba mend të më thuash, si u ndërtua kjo rrugë?- pyeti fotografi.- Cila është historia e saj?
- E mbaj mend mirë se, atëherë, më arrestuan babanë. Ishte diktaturë dhe vendi po ziente. Komiteti Ekzekutiv, bashkia e sotme, mori një fond, të cilin e përdori për ndërtimin e saj. Të rinjtë kishin energji, ishin të fuqishëm dhe, duke ndërtuar këtë rrugë, morën lekë, me të cilat u martuan.
Ky brez që shkatërroi diktaturën, tashmë është i rrëzuar, e ka harxhuar energjinë, duke qenë i paaftë të mendojë për një trashëgimtar, - ia ktheu rrobaqepësi. - Është i konsumuar, korruptuar; bëjnë një xhirro në mëngjes dhe darkë, nuk gjejnë dot një rrugëdalje dhe flenë gjumë në shtëpi. Kjo rrugë emërtohet tashmë “Demokracia”.
Kaosi, hiperaktiviteti, shteron energjinë, ndërkohë që intuita është më racionale.
- Si do të bëj unë, kur të vdesësh ti?- i tha fotografi. – Të rinjtë nuk dinë dhe, me sa duket, thelbi i jetës është “ndërtimi i së Mirës”.
Kadare thotë se fjala “ilion” është turqisht, por shpjegohet në shqip ”ylli jonë”.
Në lashtësi, ka pasur nevojë për orientim. Por, nëse ikën nga planeti ynë dhe shkon diku, do të jetë një yll tjetër për orientim.
Në këtë kohë, kur gjithçka po shkon drejt asgjëkundit, gjithë njerëzimi, universi, ka nevojë për një udhërrëfyes.
Naim Frashëri ka thënë: “ Kur mbi dhe’ nuk kishte asnjë komb tjetër, Shqipëria ishte!”
Jo pak herë, gjatë historisë sonë, duke u paraqitur si komb mysliman, jemi kërcënuar prej kristianizmit me zhbërje.
Por nuk e mohojmë dot faktin që, klani i myslimanëve ishte klasifikuar si më patrioti.
Emri “Albania”, ashtu siç na quajnë, e ka prejardhjen nga fjala “agim”.
Atëherë, kur nuk je i aftë ta justifikosh emrin që mban, ai humbet dhe atë ta vendosin të tjerët, sipas protagonizmit në histori apo performancës aktuale.
Si çdo gjë me tepricë,edhe gota e mbushur plot do të derdhet dhe rreziku është në prag.
Në shqip ekziston mallkimi: “T’u shoftë emri!” Sipas shqipes, shpjegohen shumë emra kombesh, ndërkohë që, emri ynë, po shkon drejt zhdukjes dhe Shqipëria ndodhet në udhëkryq.
Rilindasi Pashko Vasa ka thënë: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria!”
Të rinjtë duhet të mësohen të godasin në fund, t’i përgjigjen së keqes me të njëjtën monedhë, pikërisht, atëherë, kur ajo fuqizohet më shumë.
Sulmi frontal të shoqërohet nga një goditje sistematike dhe afatgjatë. Ndërhyrje kjo që bëhet, pikërisht, atëherë, kur shterrojnë energjitë. Historia shkruan me gërma të arta fillimin, sa për fundin, i cili përkufizohet si dështim, duhet menduar mirë, për të shmanguar katastrofën.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Universin. Vrimat e zeza janë vajza të Energjisë së Errët dhe ndërtimi i planetit “Tokë”, e cila është po edhe ajo vajzë e bukur, mesa duket ka qenë domodsosmëri.
Femra është më ndryshe nga mashkulli. Ajo lind. Një femër e bukur, pjellore, ka zemër të mirë. Kjo përmendore e së Mirës mund të përsosi Botën.
Fatkeqësisht, ky shpirt prishet, korruptohet, kërkon të hapet, të shumohet, zakone këto, që shoqërohen me një të qeshur të turpshme.
Por e tillë është shoqëria. Anëtari i shoqërisë kërkon të pasurohet, nuk ka ideale dhe ka si interes korrupsionin, një farë motori, që shtyn përpara rrotën e historisë, këtu duhet një ndërhyrje nëpërmjet një operacioni të kujdesshëm.
Lufta mes të qenit njeri dhe ingranazh, për hir të perspektivës.
Lotët janë thellësisht egoistë dhe prodhohen atëherë, kur preken interesat vetjake.
Kur jeta personale koicidon me tragjedinë e dikujt tjetër, mund të themi se kështu nis kuptimi i së vërtetës dhe lotët që rrjedhin janë testament. Një luftë kjo, që bëhet që njeriu të jetë vetvetja.
Mendimin e mbyt dhuna, dhe dhuna, që të ringrihet, i nevojitet arsyeja.
Mesa duket ligjin e bëjmë ne dhe jo Zoti.
Njerëzimi duhet të ecë, sipas 10 urdhëresave që Zoti i deklaroi Moisiut.













Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:29 am

Jashtë teme
skicë
- Më do ?- pyeti të dashurën.
- Provokim është ky? Ti e di që të dua, - iu përgjegj ajo.
- Jemi të rinj, nën varësinë e seksit, dhe dihet që ky i fundit lind dashurinë, - i tha ai.
- Mos harro se ishte dashuri me shikim të parë, - foli ajo dhe shtoi: - Kishim të dy interes.
U ulën të dy të pinin një kafe jashtë qytetit.
- Shiko atë çiftin e qenve, - i foli të dashurës,- duket që kanë afeksion për njëri – tjetrin. Siç duket, bëjnë seks dhe instikti i dashurisë i bën që të ndihen mirë.
Mjaftoi një pakënaqësi e vogël, qejfmbetje nga partnerët dhe të dy qentë filluan të grijnë dhe të shqyejnë njëri – tjetrin.
- Njëlloj si ne të dy, zihemi, pështyhemi, pastaj duhemi, - ia ktheu ajo.
Pa e kuptuar filloi ta urrejë të dashurin dhe , si për çudi, ai u shëndosh, i doli barku, i ranë flokët, u bë me syze. Urrejtja kishte ushqim.
Fakti që me të mirën, të bukurën, dëshiron të kryesh seks anal, do të thotë se ndjenja ka aleat besnik mëkatin.
Kur i del fati të mirës, e shikon si gjarprin e shtëpisë, ndërkohë që gjarpri i vërtetë duhet kërkuar tjetërkund.
Xhelozia , zilia të sëmurin dhe sjellin katarsis në të dy polet.
Femra e virgjër e kërkon organin seksual të madh dhe kështu nis rruga e lirisë.
Pasi konsumohet dashuria , të cilën mund ta shënojmë me + (plus), nis urrejtja, që pa frikë, ka shenjën – (minus).
Kur të konsiderojnë të gjithë një copë lecke me urrejtje të çliruar prej përbuzjes kolektive, vihet vlera = (barazim).
Maria Magdalena, e cila njihet si prostitutë, por, njëkohësisht dhe dishepulle e Jezu Krishtit, i lau këmbët këtij të fundit me aromën më të shtrenjtë që kishte, pa pasur kurrfarë interesi dhe duke i dhënë kështu gjithë pasurinë e saj.
Maria Magdalenës i janë kushtuar shumë këngë , libra dhe filma.
- Që të ndërgjegjësohet kjo dashuri e veshur bukur, shtrenjtë dhe thjesht, duhet lejuar kalimi, - foli ai. – Fiton përvojë nga krahasimi.
Në mirëkuptim u ndanë.
- Pasardhësit e pellazgëve quheshin “ilirë”, fjalë , e cila zbërthehet “i lirë”, do të jetosh, do të jesh i lirë, por edhe do të vdesësh i shkatërruar.
Ditën që energjia do t’i përkushtohet lirisë, do të të udhëheqë Monumenti i Verbërisë drejt qorrsokakut.
Kjo teoremë nuk i përket më popullit tonë, por gjithë njerëzimit.
Fjala greke “mbrostar” zbërthehet “mbro starin” , ku “star”, sipas anglishtes, quhet “ylli”, pra mbro “përparimin” ashtu sikundërse përkthehet në shqip, - e mbylli bisedën ajo.
Në Shqipëri ekziston një fshat i tillë me emrin “Mbrostar”.
Në kohën e Skënderbeut quheshim “arbër”, e cila zbërthet “ar bëri”.
Emri “shqiptar”, ashtu siç e qujamë veten, në kohën e sotme, e ka prejardhjen nga fjala “shqiponjë”, e cila zbërthehet si “ si shqipe ri”.
Më së fundi, ata u ndanë, ajo pati një lidhje të dytë, ndërsa ai u mbyll në botën e tij.
Po këta sy që lëbyren prej epshit, kaluan momente të fuqishme emocionale, duke u mbushur me lot.
Zoti ka qenë një terminator dhe, nuk është e largët dita, që lotët e burrit të tronditin ndërgjegjen e tij.
Mashtrim+ Goditje= Drejtësi ose
Seks+ Vrasje= Drejtësi.
*
Filloi të pinte dhe mori një qen si shoqërues.
Qeni i përket familjes së ujqërve, të cilët e kanë trurin 30% më të madh se të qenit, fakt ky që shpjegon besnikërinë.
Një natë me suferinë dhe shi, piu aq shumë pije alkolike, sa filloi të rrihte qenin pa mëshirë.
I ulëriste te rrëza e veshit:
- Më do ti mua, më do?- dhe e qëllonte verbalisht, duke çliruar gjithë dufin.
Të dy ishin bërë qull.
“Njëherë e shmanga krimin, tani është e pamundur, - mendoi gjakftohtë. – Liria, që po jetojmë sot, nuk është e verbër, pavarësisht se po shkojmë drejt qorrsokakut, sepse në themel është arsyeja e diktaturës, e cila përbën dhe pasardhësen e demokracisë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:29 am

KOHA E URREJTJES

Ora 14.45 e ditës. Verë . E premte.
Sa të premte, si kjo, kam kaluar?
E megjithatë, asnjë kuptim.
Kam gjitonë, kushërinj, miq, të cilët i takoj që prej 20 vjetësh. Diskutojmë për familjen dhe për ato që na shqetësojnë, duke pretenduar një jetë më të mirë. Kjo është jeta e njeriut tjetër, që, gjithsesi, mbetet e huaj.
Kur ndodh ndonjë vdekje, dhëmbshuria tre ditë zgjat.
U martova, jetova ëndrrën e dashurisë, por përsëri mbetem egocentrik. Ndoshta, dhe për 20 vjet të tjerë, do të vazhdojë e njëjta histori, ku e përditshmja, pasi të lodh, të çon drejt vdekjes.
Kur isha i vogël, kisha gjiton një plak. Ai ishte plak, kur unë u bëra adoleshent. Gjithashtu, ai vazhdonte të ishte plak edhe kur u martova dhe u bëra me fëmijë, derisa, kur mbusha 40 vjeç, vdiq.
Në këtë moment, ndoshta jam nën vëzhgim dhe jeta ime shërben si pikë reference për dikë.
Vallë kjo ishte ëndrra e jetës? Vetëm, kur të vjen fundi, tregohesh i sinqertë, qoftë me vetveten, qoftë me shoqërinë.
Por, sidoqoftë, jeta vazhdon dhe këto ideale janë të pavdekshme.

Në këtë kohë, bota zbardh, u çkombëtarizua prej diellit; ngjyrat u zhdukën dhe gjithçka u vesh në një kontrast bardhë e zi.
I vetmi kuptim i jetës është e mira, e cila nuk ka sens, sepse shërben si ushqim për të keqen.
Pas këtij handikapi, e keqja zbukurohet dhe duhet shkruar kushtetuta e së mirës. Moment ky i pashmangshëm, të cilin nuk e injoron dot. Në momentin që gjithçka shkon keq, bota udhëhiqet nga e mira, ndërsa, kur e mira ka pushtuar çdo skaj qeveris doktrina e shkatërrimit. Nëse jetoj deri në fund të botës, ajo e universit ç’kujtim ka?
Heronjtë kanë jetë të shkurtër, ndërsa të jetosh gjatë, do të thotë të jetosh së gjalli vdekjen e veprës tënde.
Nëse, më kërcënohet jeta, unë do të reagoj me të gjitha instiktet për të mbijetuar.
Por jam në kurth, sepse kam një vdekje të ngadaltë. Vdekja ime s’është gjë, por pa botën, ku jetojmë, universin, jeta, pa trashëguar stafetën, është tragjike.
Cila ështe e ardhmja?
Pushteti frymëzohet nga urrejtja, atëherë, kur idealet përballen me një numër, ekstremisht në rritje, të rrymave të ndryshme.
Por a mund ta fitojë urrejtja këtë luftë, kur dashuria është një forcë që qëndron mbi çdo vullnet. Duhet të humbasësh në të gjitha frontet krysore të jetës që të luftosh për gjithçka, duke u bërë kështu idealist. Nëse, në kohën e urrejtjes, përhapet dija, atëherë e ardhmja e gënjeshtërt sfidohet prej së drejtës.
Ideja e këtij investimi madhështor përbën arsyen e vetme të vazhdimësisë, ndryshe jeta vetmimtare është diçka idiote dhe qesharake me perspektivë: asgjëkundin.
E ardhmja është një nocion abstrakt, sepse as e tashmja, nuk është e sigurt.
Tiparet e momentit janë të miratuara te çdo fytyrë. Vetëm drita e një dashurie të përjetshme mund të mbijetojë, një rezistencë pozitive, kjo e aftë ta shmangë këtë shkatërrim. Vullneti për rrugëzgjidhje bazohet te sakrifica. Pavarësisht, se jeta shumë herë ndodhet nën perimetrin e vdekjes, ky kompromis, me të mirën, të bën optimist.
Në një kohë, kur as e mira, as e keqja nuk kanë perspektivë, kjo luftë e brendshme sjell zhvillim.
Ndoshta mënyra e fjalës “identitet” është “ide” ose “Eden “ , pra
“ Kopshti i Edenit”.
Fjala “ide” shpjegohet në shqip dhe zbërthehet “ I dhe jetë”, pra “Ide e jetës”, ku lidhësja “dhe”, përveç kuptimit të parë “mori” ka dhe kuptimin “tokë”.
Fjala “besë”, në shqip, zbërthehet në formë primitive “ zë be”. Pas pjesës “be “ ka të ngjarë të vijë nga hebraisht, ku paraqitet si “bet” dhe është e pranishme në fjalët “beton’” “diabet” dhe “betohem”.
“Bethel” në hebraisht do të thotë “Shtëpia e Zotit”.
Që klasa e artistëve të mos jetë përjetësisht nën këtë doktrinë, duhet që, kjo e fundit, të njohë këtë kastë intelektualësh dhe kështu do të forcohet ndërgjegja, ndërkohë që dhunën s’ke pse e përdor, sepse e keqja është e mundur.
Ulërima e gjakut shërben si trampolinë që të çon nga gënjeshtra drejt arsyes, qetësisë, lirisë dhe paqes.











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:29 am

RRUGA QË S’TË KTHEN MË

Sa afronte stina e dasmave dhe bashkia miratoi një plan të ri urbanistik, që qyteti të zhvillohej në fushë.
U ndërtua bulevardi kryesor dhe, në të dyja krahët e tij institucione, si: bankat, spitali, pallate, farmacitë, lulishte, gjykata, prokuroria, dyqane, teatri, policia, kisha, klube, restorante, univesiteti, burgu dhe, në fund të tij, varrezat dhe aeroporti.
Arjanit, në moshën 21 vjeçare, iu mohua e drejta e studimit. Nuk u dekurajua dhe i pëlqente të mendonte se ishte skllav i lirisë. Ai dinte se, ligjet e atyre që tashmë ishin në varreza mbizotëronin në jetën e përditshme. Pas gjithë këtyre telasheve vështron përpara dhe mbështjell me mospërfillje gjithçka, por është gjithmonë dikush që s’harron.
- Duhet të iki, sa më shpejt, këtej, - mendoi Arjani, duke lënë pas mosmirënjohjen. - Dyert e këtyre institucioneve janë të mbyllura për mua. Jam në hasmëri me këtë pushtet. Dhe, vërtet, të gjitha ruheshin me policë. Këtu të gjithë më konsiderojnë si armik, një rrugëtim me problem ky.
Kaloi shumë kohë me këtë monotoni, derisa, në këtë rrugë, u hap një konsullatë. Aplikoi për vizë dhe, ditën që do të ikte, bleu dhe një aparat fotografik. E ndiente që po nisej në një rrugë nga ku nuk do të kthehej më, ndaj shtrëngonte në duar aparatin fotografik. Donte ta dokumentonte të ardhmen. Sapo u nis avioni, ra në gjumë të thellë. Midis reve, iu bë se në sediljen, përkrah, u ul një plak.
- E ndiej që ky fat ishte i paracaktuar, - iu drejtua Arjanit. – Pse gjithë kjo urrejtje?
-Ti do të kesh tagër ta trashëgosh arsyen, - iu përgjigj plaku. - Mos u mërzit.
- Unë zgjodha rrugën e letërsisë, por nuk e di sa real është ky projekt, që, në fakt, është rruga e së vërtetës. Dola në përfundim se edhe liria është një një farë skllavërie.
Në këtë qytet m’u shkatërrua e shkuara. Ç’të ardhme mund të kem unë?- foli plot dëshpërim Arjani, - kur e vërteta, arsyeja, e drejta, shkatërrohen prej etjes së verbër për shumim.
- Ky drejtim është i duhuri, gjendet gjithmonë një hap përpara, shmang pikëpyetjen dhe pikëçuditësen në fund të epilogut, të cilat s’janë gjë tjetër, veç miopi.
- Ky aksion i përgjithshëm mbizotërohet nga e mira. Gjithashtu ato që na bashkojnë janë më të shumta, se ato që na ndjejnë. Të dyja këto janë një arsye pse ngrihesh në mëngjes, - shtoi plaku.
- Si lindja, si vdekja, që të dyja janë jashtë kontrollit , ndërkohë që të zotërosh energji, do të thotë që të jesh dhe i dhunshëm.
- Kur jeta e humbet kuptimin, humbet dhe ekuilibrin. Megjithëse jam dëshmitar i shumë vdekjeve, kjo e vërtetë, më shtyu të jetoj, duke më frymëzuar. Gjithashtu, si bir i denjë i këtij universi që rrotullohet rreth vetes dhe unë, duke kryer xhirron në bulevard, çdo ditë, deri në fund, kthehesha në shtëpi, - foli Arjani.
- Tani s’je më i dobishëm këtu, - iu përgjigj plaku, duke shtuar, - se ta jetosh jetën për ato ideale që luftove ti, është i vetmi kuptim i jetës.
- Ku vemi kështu ?- pyeti Arjani
- Drejt shpresës, - foli plaku në mënyrë enigmatike, gati- gati, si i dehur dhe shtoi, pas një grimase të shkurtër:
“Duke kërkuar paqen. Ky udhëtim epik është rruga e mbijetesës.
- Duke jetuar çdo ditë, në këtë qytet, pata përshtypjen e gabuar të pafundësisë, por s’qenka kështu! Dhe kjo masë e papritur vjen në një moment triumfi, - foli, pa u menduar shumë, duke i vënë pikë bisedës Arjani.

















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:30 am

Krijesa inteligjente

Tregim
Vëllai ishte martuar katër herë, kishte tetë fëmijë dhe akoma s’ishte ngopur. Ndërkohë, që ai ishte 45 vjeç, ndonëse mosha i kishte shkuar disi,në mëdyshje për t’u martuar apo jo, me probleme psikologjike, kishte fiksuar një shprehje të vëllait, që ia përsëriste shpesh, ashtu sikundërse atë moment:
“Jeta është e rreme dhe instikti seksual të bën shumë egoist”.
“Ndoshta, e ke kuptuar pse u sëmura?” – ia ktheu përgjigjen me një pyetje vëllai.
“Po,- iu përgjigj vëllai, - ishte një goditje që shkaktoi neurozë, e cila injektoi vetmi dhe mospjesëmarrje, që, në koordinim me aktivitetin e jetës, sjell reflektim, zbulim të së vërtetës, ndërtim të së ardhmes dhe shmangie të qesharakes. Për këtë luftove, apo jo?” – e mbylli ligjëratën i vëllai.
“Këtë sistem u mundova ta përmbys, duke shmangur boshllëkun, hiçin, të cilat kanë perspektivë dhe zëvendësuar ato me ndëgjegjen. Nëse, je frymëzim për brezat që vinë duhet të kontribuosh me veprën e jetës. Jeta nuk më bën përshtypje, kështu që do të luftoj për të drejtën.
“Kërkesat e tua në jetë ishin modeste. Mirë ty të vlen kjo sakrificë që, pavarësisht, se të la të pamartuar, po tjetërkujt sa i vlen, sepse dihet se në ç’botë jetojmë,” - ia ktheu i vëllai.
“ Me sa duket, ata që s’kanë aspirata, janë dhe protagonistët kryesorë. Nuk ishte zgjedhje, isha i paracaktuar,” - ia mbylli bisedën të vëllait.
“Nëse, do të ishe martuar, do të ishe futur në qorrsokak. Egoja nuk ka logjikë. Cilado vajzë të marrësh, do të sëmuresh nga neveria dhe do t’i dorëzohesh epshit. Nëse nuk përqëndrohesh te fëmija, martesa është investim i kotë dhe ndarja e sigurt. Operacion vërtetësie ndaj egos, në shërbim të protagonizmit, - u dorëzua , më në fund, i vëllai. – Veç kësaj të jesh shtëpiake dhe monogame, lufton neverinë. Një raport i ekuilibruar me vetveten, në mënyrë që të mos humbasësh vlerat”.
“Sa ekziston egoja, do të ekzistojë edhe vrasja, me këtë dua të them, se çdo të behet me vrasjen po të rrafshohet kjo ego?
Që të bësh të mirën sisematikisht dhe afatgjatë ngrihet, si kundërpeshë, egoja, e keqja, e cila është e lindur dhe e verbër. Në këtë kontakt harxhohet urrejtja, së cilës i injekohet dashuri.
Askush nuk kërkon të jetë i mire me të gjithë, të jetë perfekt, por, kur të pllakos fatkeqësia në jetë, përbën shkak të lindi e drejta, e cila duhet çuar deri në fund. Sikundërse njeriu që futet për para dhe interes në një lidhje dashurie, e cila evolon dhe pastaj është gati të shkojë deri në vdekje.
Unë bëj fajtor Zotin, Zoti më bën fajtor mua dhe më sëmur, por problemi është se sa jetëgjatë do të jetë e mira?
Dihet që sistemi i vrasjes lind të mirën që ka perspektivë të keqen, ndaj duhet që ta njohësh këtë të fundit për të krijuar një stabilitet të së parës, duke hedhur kështu themelet. Ndaj, nëse Zoti të dërgon një fatkeqësi duhet ta mirëpresësh me largpamësi.
Lulëzimi i egos në diktaturë që vjen si rezultat i mirëqenies pa njohur vuajtjen, materializohet në një botë të egër e prirur të shkatërrojë gjithçka, meqënëse e ardhmja është asgjëkundi.
Në krye të hierarkisë ndodhet një diktator, i cili përpiqet që, me anë të artit dhe të teknologjisë, të vendosi një ekuilibër që lufton dhunën, operacion ky që ndryshon karakterin me brumin e së vërtetës.
Është e kotë t’i bësh moral atij që është i brumosur me të keqen, të cilin, vetëm me anë të inkurajimit në rrugën e tij, do të vijë dita që do t’i kuptojë gabimet dhe të bëjë kthesën.
Zhvillimi vjen nga kontradiktat midis elitave dhe bëhen pronë e popullit, kur rrafshohen individualitetet. Brezat që vinë e shtyjnë përpara rrotën e historisë. Duke dashur që të martohen dhe të trashëgojnë stafetën, plus kësaj punojnë, krijojnë.
Shkronja” A” e alfabetit, që përbëhet prej dy pingulesh, të cilat i japin dorën njëra- tjetrës, tregon se “Alfa” dhe “Beta”, dy gërmat e para, përmbledhin në vetvete gjithë pasardhësit. Fjala “ Alfabet” vjen nga greqishtja dhe germa “B” që është e dyta simbolizon gruan shtatzanë.
Harku i parë i germës “B” simbolizon gjoksin, ndërsa harku i dytë barkun. Bibla thotë: “Unë jam alfa dhe omega”.
Kur për një kohë të gjatë vëzhgon të njëjtat gjëra dhe vetë je në ndryshim, nuk i zë më besë asaj që sheh. Duke qenë i tërhequr nga jeta dhe duke pasur, si pikësynim caktimin e së vërtetës, vetëm atëherë nuk të turbullon e tashmja, që do të thotë se atë që e fiton lehtë, po aq lehtë e humbet. Vetëm në demokraci revolucioni seksual, bëhet realisht pronë e njeriut, që do të thotë se poligamia duhet të gjejnë si rezultante të nesërmen e artë.
Energjitë seksuale, që i nënshtrohen varfërisë, përbëjnë instikt, të cilat evolojnë në intelekt, energji pozitive, vetëm nëpërmjet mirëqenies që ka për zanafillë kalvarin e krizës. Energjia seksuale, si koncentrim i natyrës së Univesit, e shprehur në planetin tokë.
Evolucioni është në krahun e të rinjve për hir të energjive seksuale të tyre dhe do të anashkalojë baballarët, të cilët aspirojnë një botë të arsyeshme. Në fund të fundit, edhe të rinjtë do të bëhen baballarë një ditë dhe kur fundi bëhet një perspektivë e zymtë, tregon një të ardhme pa të rinj dhe pa baballarë.
Jetonte me mamanë, e cila një këmbë e kishte në varr. Kishte shpresën që Zoti ta miklonte dhe ta linte të jetonte të paktën edhe 10 vjet të tjerë.
E dëgjonte korridoreve të shtëpisë, tek këndonte këngën e marrëzisë netëve, kur s’e zinte gjumi dhe tek mallkonte pareshtur ditëve të gjata. Ishte plakë e vuajtur që e kishte humbur përfundimisht. Ndërsa dashuria i ishte konsumuar plus kësaj kishte një ego shumë të fuqishme dhe cinizëm që po e çonte drejt vetëshkatërrimit të sigurt.
Urrejtja është shqetësim i vazhdueshëm ankth, mosgjetje vendi, mungesë qetësie e përhershme, një farë ferri.
- Kjo urrejtje është natyrale dhe duhet shlyer.
Dhe nuk vonoi tragjedia.
Motrës i vdiq vajza, njëkohësisht kjo me vdekjen e mamasë; vëllai u sëmur rëndë, vetë tentoi të presë damarët dhe u shtrua në spital.
Me sa duket, e vërteta dhëmb dhe është ilaçi i vetëm kundër urrejtjes, e cila kurrsesi nuk duhet marrë kaq personale.
Si djalë i familjes dhe trajner i shpresës, pa perspektivë që e kalonte jetën në mjerim, nën dhunë, i vetmuar, por protagonist që urrejtjen e mbjellur e përdor si energji pozitive, atëherë kur epoka e pesimizmit, errësirës mbretëron, përbënte një akt trashëgimie egoje.
Ligji i ndërtimit për të shkatërruar dhe shkatërrimit për të ndërtuar, nuk e njeh të drejtën e trashëgimisë, e cila kërkon pareshtur me vetmohim të luftojë kaosin dhe komedinë, duke tejkaluar kështu momentin psikologjik që fal Arsyeja dhe që ka kundërpërgjigje shkollën, si testim kryesor, i cili ka për armik të vjetrën dhe të keqen.
Ishin disanaurët, por nga ata s’ngeli asnjë.
Pema gjeanologjike, nga do të lindnin gjitarët, shpëtoi dhe u krijua njeriu, i cili do të shkatërrohet për hir të një Planeti tjetër, që, sipas gjasave do të jetë komedi.
Planeti ynë është tragjedi dhe këtë e kupton nga rezultati e dy kafshëve që përpiqen të ushqehen me njëra - tjetrën, duke u gjakosur.
Si tragjedia dhe komedia nuk mohojnë dot shpresën, në një univers pa perspektivë.
Dihet që të shkruash një komedi, do të përdorësh, në mënyrë të hollë ironinë, alegorinë, sarkazmën dhe satirën.
Si do të jetë aktori dhe cili do të jetë raporti që ai do të ketë me ndërgjegjen?
Sa do të përshkruhet nga besa, fundi i lumtur dhe mundësia e dytë?
Fjalët “komedi”, “komode”, “komoditet” kanë rrënjë të njëjtën.
Kërkesa e njeriut për komoditet të pafundme e bën atë qesharak.
Njëkohësisht, ky është dhe revolucioni i Arsyes. Kur mprehtësia seksuale humbet, ajo trashëgohet plus përvojën.
E mesmja e artë, frymëzimi i lirisë, burrëria, mprehtësia e së drejtës, janë aspiratat e së ardhmes, të cilat kërkojnë vendosmëri që trajektoren e një jete me gabime e pret një perspektivë ideale. Kontrolli i kësaj të drejte, të bën të papërmbajtshëm.
Nën këtë binom prindër-fëmijë, në këto kushte e këto situate, arsyeja bëhet serioze, fiton status, i shpëton qorrsokakut, nëpërmjet supermacisë së prindërve që shërben si frymëzim për brezat. Fëmijët kanë ego, s’janë dakort me baballarët, ndaj duhet të evolojnë.
Kjo ego duhet të përqafojë frymëmarrjen e qetë të lirisë.
Njohja e Arsyes ndodh vetëm, nëse njihet Patenta e Baballarëve.
Vetëm atëherë, kur të ketë evolucion të Arsyes, jeta do të jetohet në mënyrë të tillë që, kur të kthesh kokën pas, të mos pendohesh.
Pas tragjedisë, komedia është domosdoshmëri .
Problemi është se përmasat e tragjedisë nuk mund të përcillen kurrë me komedi, ndaj thellësia e papërsëritshme e kësaj tragjedi- komedie prek themelet.
Kur ke të ardhme, kalon momente të papërgjegjshme e jep lehtësisht jetën, pa u menduar dhe kështu fitojnë brezat, ndërsa,kur s’ke perspektivë dhe vdekja të mëshiron, kështu mund të fitosh.

*
Nëse jetën nuk ia kushton seksit, atëherë energjia seksuale shndërrohet në inteligjencë që i shërben njerëzimit, e shkruar kjo në tipare shprehëse të një dashurie të sinqertë që shkëlqen.
Energjia seksuale që mbizotëron në Univers, i bindet ligjit të Luftës së të Kundërtave.
Kjo energji seksuale, nese nuk vihet nën fre, është në aktivitet të plotë, të shëndetshëm, pa sëmundje me ligjin e Luftës së të Kundërtave të niveluar me të drejtën e një trashëgimtari të mohuar, në kushtet e mungesës të së ardhmes, rezulton katastrofë.
Kjo energji seksuale e shfrenuar dëshmon për krizë mendimi.
Lufta bëhet, kur një sistem, një ideal, atëherë, kur numri i popullsisë kalon çdo cak dhe duke shfrytëzuar karakterin luftarak të individit, vë në shërbim të tij, duke dëshmuar kështu një sakrificë të kotë. Të rinjve u ndizet gjaku, arsye kjo për të qenë të verbër dhe për të luftuar për ide pragmatiste, ndërsa baballarët luftojnë për një botë më të mirë, për idealen dhe për këtë përdorin fëmijët, të cilët udhëhiqen nga intuita, ndaj duhet të kenë akses në këtë fushë, duke vënë, kësisoj, në shërbim përvojën tyre. Kështu mund të shohësh larg dhe e vërteta, sinqeriteti, mirënjohja, si shtylla, ku mbështetet dashuria, rezultojnë pozitive për një jetë të suksesshme me baza solide për të ardhmen. Është provuar dashuria, urrejtja, të mësuarit nga vuajtja, vallë kush e ka fjalën përfundimtare?
Njëfarësoj ego e trashëguar në dy plane, si përvojë nëpërmjet geneve dhe artit të teknologjisë.
Lindja e ndjenjës , emocionit dhe dashurisë, udhëtim ky që sfumon realitetin e zbrazët, i cili, nga ana tjetër, është në ndryshim. Kjo histori është botëkuptimi i pritjes, kur lidhja për interes, instikti seksual modifikohen.
Sa larg mund të shkohet kështu misi dy realiteteve?
Seksi, dhuna, diktatura, drita tregojnë që ndërgjegja nuk ekziaston.
Liria, pavarësia, kujtimet, revolucioni seksual shndërrohen në iluzion.
Toka i bindet ciklit natë- ditë, ku nata ka funksioin e çlodhjes së trurit, ndërkohë që gjatë Bing- Bengut, nuk ka ekzistuar një sistem cerebral.
Atëherë, çfarë është reale e vërtetë?
Fuqinë e ka djali, një histori që provohet dhe tani pas 13 miliardë vjet e gjysmë .
Njeriu flë 7- 9 orë në 24 orë për të çlodhur trurin, që, pavarësisht kësaj, punon dhe në gjumë.
Të hapësh parantezën se në Univers është dikush që flë në moment të caktuara, është thjesht e pamundur.
Koha ka lindur nga seksi dhe atëherë, kur ajo do të përqafojë dashurinë e vërtetë do të marrë kuptim absolut.
Kohën e kam në testikuj.
Graviteti, elektromagneciteti, forcat e fuqishme dhe forcat e dobta bërthamore të koordinuara, sinkronizuara që në origjinë, si pasion seksual, që gjithsesi transmeton informacion, i cili ka evoluar në formën e trurit.
Elementët kimikë ndjekin një rregull natyror numerik, i cili shprehet në shumëllojshmëri llojesh, kodesh, të lidhura ngushtë, në mënyrë të ndërsjelltë me njëra - tjetrën, që përjashton mundësinë e një sistemi cerebral, gjë që duket te përpjekja e verbër për mbijetesë.
Gjithçka ndodhet në zemrën e një ylli , ne i trashëgojmë me anë të seksit .
Ashtu, sikundërse hëna ka luajtur një rol të moderuar midis diellit dhe tokës, dhe universi ka patur një rol stabilizues midis Energjisë së Errët dhe Materies së Errët. Sikur thelbi i dijes të mos jetë kaq i brishtë, të mos frymëzohet nga mprehtësia seksuale, atëherë është momenti që të promovohet Arsyeja.
Kjo të lë të kuptosh atë se kjo ndërgjegje nuk duhet përmbysur.
Fitorja e logjikës mbi urrejtjen është beteja që do të përcaktojë të ardhmen.
Atë që e vret ndërgjegja, perëndia e ndihmon shumë.
Që të të shkëlqejnë sytë dhe pas një kohe të gjatë martese, do të thotë se ëndrrat nuk kanë vdekur ende, fakt ky që tregon se zotëron të mesmen e artë dhe ndjenjën e përgjegjësisë që shmang qesharaken, pa harruar shqetësimet e jetës, gjithashtu një farë rinie impulsive, energji që sjell ideali e mbrujtur kjo në karakter. Ky Univers ka fytyrën e Energjisë së Errët, së cilës duhet t’i kushtosh jetën.
Si përfundim Zoti le të bëjë sa të mundë.
Nëse luftën me qorrsokakun nuk e fiton mendimi, dritë në fund të tunelit s’ka për të patur.

Nëse universi një ditë evolon dhe bëhet me perspektive, ai do të përfaqësohet nga një kulturë e re bujqësore.
Diktatura, që përshkruhet fund e krye nga ndërgjegja, është e përjetshme.
Kjo diktaturë është e lidhur ngushtë me revolucionin seksual, ku mustaqet e burrit, dhuna, temperamenti i tij, nuk hyjnë në punë. E ardhmja ka të bëjë me modofikimin e evolucionit, ku zhvillimi nuk lind nga kaosi, por nga rregulli.
Shumë breza kanë vdekur në errësirë se mundësia nuk ka ekzistuar, ndërsa vetëm tani ekzistojnë kushtet.
Planeti aljen në Galaktikën “Udha e Qumështit” është historia e Universit, tashmë e shkruar dhe e shndërruar në elektron të lirë, ndërsa në Planetin Tokë është shkruar historia e Energjisë së Errët dhe e Materies së Errët, po pas bashkimit të “Adromedës” me “Udhën e Qumështuit”, historia e kujt do të jetë?
Që të tria këto Planete i përshkruan filli i kuq i evolucionit të universit dhe Energjisë dhe Materies së Errët.
Fjalës “ylber”, nëse i shton një “d” përpara, bëhet “dylber”, të cilin po ta zbërthejmë bëhet “Yll- dele” pra, po je i fuqishëm në një botë, ku mungojnë femrat, dihet se çfarë ndodh.
Në Amerikë ekzistojnë sporte të rënda si keçi dhe boksi me individë të fuqishëm, të cilët, sigurisht, përveç gruas, kërkojnë të dashur dhe dylber.
Jupiteri dhe Saturni kanë secili mbi gjashtëdhjetë satelitë.
Ëndrra për një botë më të mirë përfundon, sepse zakonet e prindërve i trashëgojnë dhe fëmijët. Kështu hidhet një ide se si do të jetë e ardhmja.
Ndoshta pingiuini perandor, që rrit vezën, simbolizon Materien e Errët, në një përpjekje për trashëgimi.
Te sistemi ynë diellor shfaqet historia e Universit në miniaturë, ku veçanërisht Jupiteri është një univers i vogël. Historia është e qartë nga Jupiteri, Saturni te planeti Tokë.
E sigurt është se në sistemin e ardhshëm diellor, do të ketë evolucion të Materies, Energjisë së Errët dhe varësi nga ndërtimi i yllit.
Që të shpallet ndërgjegja, ka nevojë për evolucionin e bletëve, ku mbretëresha bën qumësht për të ushqyer larvat dhe ka statusin e pjellorisë. Nëse bletës do t’I trashëgohej statusi i pjellorisë, kjo të provokonte një kompleksitet krejt të ri frutash që, të ndërthuruara njëra me tjetrën, do të nxisnin risinë e seksit të saj, por edhe mjaltin tashmë të modifikuar.
Oktapodi ka tre tru dhe një sistem nervor të shpërndarë në tentakula.
Ne mendohemi dhe veprojmë, ndërsa Zoti rri, bën seks dhe ushtron dhunë për fëmijët e tij.
Dy fjalët greke “qirija” dhe “qirjaqi”, ku e para përkthehet “zonja” dhe e dyta “ e diel” , shpjegohen shqip.
E para do të thotë “bëj seks me zonjën”, ndërsa e dyta tregon faktin se botën , pasi e krijoi, bëri përsëri seks me zonjën , pra ditën e pushimit.
Bota u krijua për shtatë ditë, po aq ditë sa ka dhe java.
Kriza prodhon guximin dhe përqafimin e dijes. Dashuria që vjen në formë graduale, sistematike dhe afatgjatë, mund ta ndryshojë këtë sistem. Ky ligj mund të kryqëzojë vdekjen dhe vetëm skena e këtij teatri do ta modifikojë, duke e shndërruar virtualen në të vërtetë. Duke pasur të fotografuar të ardhmen mund të ecësh me përpikmëri përpara.
Përvoja, stërvitja, shmangin gabimin që të kushton jetën dhe të udhëheqin drejt mbijetesës. Materia e Errët ishte bërë tërë sy e veshë.
- Seç më hahet një gjë e mirë,- e dëgjonte Energjinë e Errët, të thoshte këto fjalë .
- Hap frigorifeerin, ha ç’të duash, - i thosh dashnori.
- Po, se ç’më hahet, një gjë e mirë,- vazhdonte të ngulmonte Energjia e Errët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:30 am

Shqiponja

Tregim
Ishte një rrugë, në të cilën, kur mësonte në gjimnaz bënte vrap në mëngjes.
Kur mbaroi gjimnazin, u fut në punë në një firmë ndërtimi dhe tashmë energjitë i harxhonte për të ndërtuar: spitalin, bankat, restorante, kafene, butikë, supermarkete, universite, shtëpi publike, komplekse pallatesh, tatimet, stadiumin, pallatin e sportit, burgun, komisariatin e policisë, gjykatën, prokurorinë, noterinë, avokatinë, bashkinë, hotele, internet – kafe, parqe dhe lulishte dhe aeroportin, në zgjatim përfundimtar të saj.
Pronari i firmës nuk kishte fëmijë dhe firmën e trashëgoi ai .
Bëri një plan të ri urbanistik, ku mendoi të kthehej aty, ku kishte nisur tek arsyeja, ndaj hodhi hipotezën e ndërtimit të një katedraleje dhe shkatërrimit të gjithçkaje, që kishte ndërtuar më parë, si punëtor. Amaneti i një brezi të tërë ishte:
Të mos prishet rruga, me nostalgji kujtonin pritje - përcjellje, lot dhe përfytyronin jetën e dytë të saj.
Aty ishin dashuruar, kishin përcjellë njerëz për në varreza, personalisht kishte refuzuar ofertën për të shkuar në kryeqytet, kishte blerë rroba me vlerën e kujtimeve dhe tani prishja e saj e hutonte, i dukej e krahasueshme me sakrifikimin e një kurbani.
U ndezën debate të forta dhe retorikë e ashpër.
Si do të jetë kjo postrrugë në të ardhmen?
-Do të lindin fëmijë , do të marrin nuse, do të varrosim të moshuarit.
Kur po ndërtohej ujësjellësi i ri, kishte ndodhur një aksident me vdekje në punë dhe kryetekniku kishte përfunduar në burg. Siç duket rruga kërkonte të flijojë diçka. Mbi punëtorin, kur u varros u hodh baltë dhe dhe’.
Të rinjtë, të nxitur nga lëvizja e popullsisë, dëshira për t’u martuar, çështjet ekonomike ishin në kundërshtim me nostalgjikët e brezit të vjetër, të cilët ishin simpatizantë të së shkuarës dhe jetonin me kujtime, donin t’ia përcillnin edhe brezit të ri mesazhin e tyre njerëzor.
Me sa duket që të dy brezat nuk e kuptonin të ardhmen.
Dramat, më të mëdha të qytetit, ishin zhvilluar te kjo rrugë.
Brenga, halle, vuajtje, përgjërime, sëmundje, dhunë, mall ndjenjë, ndarje nga më të ndryshmet, kishin dëgjuar gurët e saj. Të braktiste gjithçka, duke ikur jashtë shtetit, për t’u martuar.
- Nëse kthej kokën pas, s’kam për të ecur kurrë përpara, – mendoi.
Njëlloj, si dashurinë e vjetër, nuk e braktiste dot këtë rrugë.
Të paktën tani e kuptoi se, nëse nuk je i lumtur, kur je i ri, s’ke për të qenë kurrë.
Në fillim është mjaltë, pastaj bëhet reçel, po pastaj bëhet m.., pra një kthim në origjinë. Nëse mposhtet ky kthim pas, sepse kjo ego të shkatërron themelet , ka mundësi suksesi.
Nga kjo luftë e drejtë, dola i humbur dhe jetën ia kam borxjh idealit.
Në fakt femra dashurohet me burrat dhe jo me idealin.
Kush vallë e mendonte kështu?
Gjithsesi, i pëlqente akoma, ashtu i përhumbur, të udhëtonte në këtë rrugë që tashmë mund ta portretizohej, si e humbur në kujtesë.
Kur flet, ulëret dhe s’të dëgjon njeri, ai që s’ka veshë, përfundon në burg dhe rolet këmbehen.
Pasi e ndërtoi katedralen dhe falimentoi.
U hodh baltë, gurë, çimento e llaç mbi veprën e tij, por, ndërkaq, dhe ai evoloi. Mendoi se duhej ta fotografonte gjithë këtë, para se ta prishte dhe ta ruante këtë të fundit, si dokument, duke e ditur se, pa të, nuk mund të ecet përpara.
Ju kujtua historia e Perandorit që pyeti:
- Sa e madhe është Perandoria ime?
Përgjigja ishte vrasëse:
- Dy metra dhe’!
Gjithashtu u kujtua se në flamur Kombi i tij kishte një shpend, shqiponjën, e cila, jo rastësisht ka dy koka, një simbol, ky që kurrsesi nuk duhet monopolizuar.
- Po e lë pikërisht aty, ku e kam nisur, - mendoi. – Po kjo katedrale a do të prishet,- vazhdoi me ndershmëri dhe sinqeritet mendimet e mëposhtme.
Ra në depresion dhe ia kushtoi jetën fesë, ku gjeti një ritëm të ri.
Në këtë raport të ri me Zotin, nuk e ndjente veten vetëm. Për hir të kësaj miqësie, mbolli një shelg lotues, në kujtim të vuajtjeve që kishte kaluar.
Tek vëzhgonte kopshtin, rreth katedrales, mendoi ta shfrytëzonte përvojën e tij për të ndrequr, ndaj u fut si përgjegjës i punëtorëve në Ndërmarjen Komunale.
Dalloi një “mëllagë” të shkatërruar që kishte çelur një filiz. Ç‘ishte e shkatërruar e shkuli dhe filizin më të shëndoshë e la gjallë, duke bërë kështu diferencën.
-Ç’do kërkojë ky filiz i dobët që i pinin jetën gjithë ato shushunja?- mendoi.
-Të shumohet , -u përgjigj, po vetë,- do të kërkojë të mbushë gjithë parkun, deri sa të përsëritet e njëjta praktikë.
Kjo mëllagë, ka egon e një burri me mustaqe, që ndihet i turbulluar e me gjak të ndezur përpara femrës, i cili pasi shuhet edhe qetësohet .
Fatkeqësia është se që të dy nuk e njohin fundin që i pret .
Si të bësh mirë, si keq, fundi është i njëjtë.
-Kush ka, do shumë , - iu kujtuan fjalët e mençura të një plaku që kishte gjiton.
Një çift me dallëndyshe, në këndet e katedrales, në të njëjtën mënyrë se si Zoti kishte ndërtuar tokën, po ndërtonte një fole.
Fjala ” Fole” ka rrënjë të njëjtë me fjalën “foli”.
Ky çift i bukur dallëndyshesh e kuptonte, më së miri, domethënien e rrugës.
Dëgjonte shumë muzikë dhe gatuante a thua se revolucionin e ndryshimit e kishte harruar.
Njëherë në mëngjes dhe njëherë në mbasdite, kryente një vajtje- ardhje te bulevardi i ri, një rinovim i ngjashëm me taktikën e seksit , punës dhe ritualin e të ngrënit, mendim ky që i vinte, kur futej në të thella.
Ndoshta kjo ishte edhe zanafilla e së resë.
Evolucion është të vëzhguarit, dalja e një produkti të ri për t’u ushqyer, kërkesa e vazhdueshme për të renë, lindja, dhe të gjitha këto, zhvillohen në kohë krize, gjë kjo që të mëson shumë.
Patentën e vrasjes duhet ta ketë dikush që njeh thellësisht të mirën dhe të keqen.
Eksplorimi i dijes nga brezat, një rrugë ndoshta e panjohur, që kërkon udhëheqje, por këtu qëndron dhe e bukura, tek strategjia e shtigjeve të reja që përfshin përuljen ekstreme.
Përsosje race me durim që njeh të drejtën e trashëgimisë së kombeve, si pasuria më e madhe në univers.
Seksi, në këtë laborator, rijetëzon kompleksitetin e Arsyes.
Tek lapidari i dëshmorëve, rënë në luftën për liri, një adoleshente e veshur me xhinse të grisura, bluzë të bardhë dhe me një kapele nga hapësira e së cilës kishte nxjerrë flokët, vuri një tufë me lule.
Lapidari kishte qëndruar gjithmonë aty dhe në kohë të ndryshme kishte parë emrat e dëshmorëve të gdhendur në gurin e përjetshëm…
Drita që ndriçonte skulpturën e gdhendur me mermer të dëshmorit, zbërthente gjithë kuptimin e jetës.
Kur të vjen vdekja një nga keqardhjet më të mëdha të jetës , është fakti që nuk e sheh më këtë dritë.
Dritë do të thotë edhe zgjuarsi.
Fjalën “zgjuarsi” e përdorim edhe kur zgjohemi nga gjumi.
- Kjo rrugë është teatri i së ardhmes dhe një mundësi për universin.
Që të zhvillohesh dhe të jesh i drejtë, janë dy gjëra të kundërta, që nuk përputhen.
Pa qenë i drejtë, nuk e sheh dot fundin. Siguria e së ardhmes varet nga rregulli.
Vetëm nga këndvështrimi i zhvillimit dallohet e drejta, e cila, kur është në pushtet, dashurohet me zhvillimin.
Perspektiva lind nga përplasja e këtyre dy rrymave. Kur gjen punë, punon për familjen , fëmijët dhe kur dikush e tepron, në këtë fushë, thua:
“Mu sikur e ushqej unë”.
Nuk të lë testosteroni që të jesh largpamës.
“Na rëndohen fëmijët tanë, - thonë, – kur kërkojnë pjatën e dytë me gjellë”.
Në fakt që të gjithë jetojnë nën mëshirën e Zotit, motoja e të cilit është:
“Ku hanë tre , hanë edhe katër “.
Humbja e besimit në Zot, sjell kohë të humbur, zhgënjim, kosto për të ardhmen dhe shumë probleme të tjera. Besim ky që duhet rifituar.
Ky është themeli që krijon stabilitet. Mendja është natyrë e koncentruar dhe pasqyrimi mund të mos pajtohet me realitetin, të gjejë gjithashtu një rrugëzgjidhje, por është e pafuqishme dhe nuk krahasohet me Krijuesin, i cili vëzhgon.
Kjo është energjia seksuale e ndërthuruar me punën që rrjedh nga energjia e trurit.
Ekuilibri dhe fitorja e energjisë së trurit ndërmjet artit, teknologjisë, do të nënshkruajë perspektivën.
Ky është shkaku pse ndërtojmë, punojmë, shkruajmë. Nisur nga ky bulevard, kontrollin e universit le ta marrë fuqia e trurit.
Nëse, seksi nuk udhëhiqet nga testosteroni, fëmijët që lindin do të jenë inspirim dhe rezultati do të jetë fitorja e dashurisë, Arsyes.
Kur egoizmi të izolohet, rruga e brezit të ri, do të jetë e lirë dhe do të nderohen fëmijë e baballarë. Urë miqësie, ku lotët shkatërrojnë urrejtjen, me synimin për të ndërtuar bërthamën e kështjellës.
Me siguri që kjo spermë shënon shpresën, ndryshon të ardhmen.
Vjen një moment që e vërteta shkatërrohet dhe bëhet luftë. Kjo luftë, që e pason, të ketë, si pikësynim largpamës, të vërtetën, ku heronjtë janë dëshmorë që kundërshtojnë të keqen. E vetmja mundësi kjo që justifikon rindërtimin.
Por ç’do të bëhet me të vërtetën, kur evolucion të arsyes nuk ka?
Duhet ndërhyrja e “Dorës së Zotit”.










Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:30 am

Kthesa
skicë

“Dobiç” quhet ai jetim, i cili ia del mbanë me pisllëqe, mashtrime, pabesira, poshtërsira.
Fjala” dobiç” përdoret edhe për një fëmijë të zgjuar, por, nëse me zgjuarsi, nëkuptojmë fjalën e mësipërme!?
E kalon jetën mes mjaltit dhe qumështit, martohesh me një vajzë të mirë, bën një jetë të izoluar, sepse, në fund të fundit, e di që nuk e ndryshon dot atë; vishesh bukur, ke fëmijë të bukur, ushqehesh mirë, gatuan gjellë të shijshme, gjë që të diferencon me njerëzit, me të cilët ruan një farë etike.
Kërkon të ndryshosh botën, nëse mbetesh pa u martuar, ruan të paprishur të mirën në vetvete, ke pretendimin për një botë më të mirë për fëmijët dhe nuk dorëzohesh deri në fund.
Psikologjia e burrit me mustaqe është : “Po jeb i mirë, je budalla!”
Mesa duket, historia e popullit tonë do të shërbejë si pikë kthese në historinë botërore. Vlerësimi i monogamisë, përkushtimi ndaj famljes e shëron deformimin e urrejtjes, zilinë, ligësinë.
“Te kush të mbështetemi, - pyeti Presidenti i vendit Kryeministrin, - te Zoti apo shërbimet sekrete, të cilat na informojnë se fqinjët po komplotojnë ndaj nesh?
-Nëse, besa është shkelur, do të ketë pasoja, - ia ktheu Kryeministri. - Ne e dinim veten komb jetim, por Zoti na ka përkrahur. Kjo do të thotë që nuk duhet të kthehemi në komb “dobiç” ose “bir kurve”. Drejtësinë e Kombit tonë e shpjegon pikërisht vetmia. Kontributi i popullit tonë për kujtesë, vërtetësi, sinqeritet është mbresalënës dhe i paharrueshëm. Historia e njerëzimit ka treguar se të gjitha figurat e mëdha që kanë vrarë e kanë bërë këtë gjest, në emër të arsyes, në kundërshtim kjo me vrasjen nga përbindshat në natyrë, e cila i bindet zinxhirit ushqimor.
Roli i protagonistit të zhvesh nga edukata dhe përputhet me garancinë e grabitqarëve në natyrë.
A është kjo fitorja historike e së Mirës ndaj së Keqes?
Kjo ishte dhe goditja e bërë në fund. Një e vërtetë, që mund të mos vinte kurrë.
Fakti që, kjo goditje është ruajtur për në fund, është një farë kundërpërgjigje për të reaguar me plumb ndaj dështimit që vjen, po në fund.
E keqja e ruan kohën për të goditur në fund.
Në fund bëhet dhe krahasimi që bën dallimin mes të Mirës dhe së Keqes, por edhe pikënisja e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:31 am

Bomba

skicë
Bibla pretendon një botë të sinqertë, ku loti materializohet në kristal. Karakteri i Materies dhe Energjisë së Errët është i egër dhe krejt në kundërshtim me biblën. Kënaqësia e seksit është vdekjeprurëse dhe dëshmon se misioni mbaroi.
Ky akt seksual prodhon vrasës të lindur, përbindsha.
Cili është drejtimi i duhur, përbindshi apo sinqeriteti?
Bukuria nënkupton talent që, gjatë kalvarit të vuajtjeve, kthehet në shëmti, e cila përmban përvojë dhe kapacitet.
Dashuria e ngritur në sistem është martesa. Nëse do ta shkatërrosh ndjenjën, martohu dhe urrejtja është e pashmangshme.
Martesa ndeshet me urrejtjen, e cila pëson fatin e dashurisë: E ngrë në sistem që ta rrëzosh dhe kështu dashuria dhe urrejtja çlirohen, duke shterrur.
Xhelozia, urrejtja të shtyjnë drejt qorrsokakut dhe, si kundërpeshë, është sëmundja. Ana tjetër e medaljes është se pa u çliruar kjo energji nuk ecet përpara.
Seksi është një rrugë qorre, por edhe njëfarë shpëtimi dhe vetëm aparati fotografik shërben për të fiksuar perspektivën.
As Energjia e Errët nuk ka patur sy dhe as vrimat e zeza nuk kanë. Tek syri i njeriut deshifrohen të gjitha ngjyrat.
Kemi të bëjmë me një univers të verbër, të shurdhët, madhështor, por edhe dritëshkurtër.
Seksi të hap sytë.
Uragani, që ndodh në tokë, tregon më së miri se si është formuar Materia dhe Energjia e Errët nga Asgjëja.
Sipas librave fetare, del qartë se Satana- gjarpri është organi seksual, shkaktari i qorrsokakut i vekjes, të cilat burojnë nga mëkati.
Jeta është diçka e pisët .
Ç‘kuptim ka të lahesh e të vishesh bukur, kur në bark ke 2kg jashtëqitje!
Ligji në demokraci në themel është monopol që përbën një diktaturë, e cila kontrollon verbërinë, qorrsokakun.
Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi po shkruajnë historinë me gërma të arta dhe organi i policisë, i cili, pavarësisht se e vesh këtë rrobë për t’u martuar, ushqyer, lindur, po kryen një punë me rëndësi primare.
Energjia e verbër ka të ardhme entropinë, e cila lind arsyen.
“Andromeda” që do t’i bëjë puç, domosdoshmërisë dhe lirisë është e verbër dhe në krizë.
Por edhe ne që kemi njohuri, jemi të dështuar.
Vrasja nën përkrenaren e Mjekut , Gjykatësit, Berberit dhe Rrobaqepësit, që janë edhe profesionet e një bote të qytetëruar sjell bashkim. Në këtë katërshe mungon kuzhinieri, i cili është dhe “ndreqësi” i vërtetë.
Vrasja në lashtësi tolerohej, ndërsa tani është monopol.
Bomba “Big – Bengut” e ka shtyrë Zotin të vetëkrijojë sytë dhe veshët, sepse si origjinë, si Materie nuk i ka patur këto dy tipare.
I nxitur prej një dashurie të sinqertë Ai, ndoshta do të krijojë një produkt të ri bujqësor.











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:31 am

Loja e shahut

Vapë. Korrik. Një qershi, që ndodhej pranë shtëpisë, i nënshtrohej një ere, e cila i përkëdhelte gjethet. Ndodhej nën pushtetin e qetësisë, një gjendje shpirtërore kjo, të cilën ia jepte hija.
Atë moment, trokiti fqinji, me kutinë e shahut në dorë.
- Bëjmë një lojë shah, - iu drejtua ai.
- Mirë, - foli Ariani.
Hapën kutinë, rregulluan gurët.
- Kam në plan të bëhem bletërritës, - foli Ariani.
- Profesion interesant, - tha fqinji. - Bleta është energji pozitive.
- Mbretëresha është personazhi kryesor, - foli Ariani- që, nëse heq një paralele, është e krahasueshme me Energjinë e Errët.
- Dëshmitarët e Jehovait po predikojnë në të gjithë Botën se po jetojmë ditët e fundit.- foli fqinji, duke shtuar. - se, pas këtij sistemi, do të vijë Mbretëria e Perëndisë , ku mbreti do të jetë Jezu Krishti.
- Shah - Mat! – foli, këtë moment, Ariani.
- Fitove, - foli fqinji, duke hequr një paralele për Mbretin, të cilin, mund ta krahasosh, fare mirë, me Materien e Errët, ndërkohë që lojtari më i rëndësishëm është Mbretëresha.
- Unversi po zgjerohet me shpejtësi, fakt ky, që tregon se fundi është afër, madje edhe loja e shahut përfundon pa Mbretin.
- Kam frikë, - foli fqinji, - se, organizimi i një lufte për shkatërrim të Universit, ka pasoja të pakthyeshme, ndërkohë që vazhdimësia, si e kundërt, është një status prej protagonisti që ruhet dhe ngelet në përjetësi. Shumë krijesa ngordhin, pasi sigurojnë trashëgiminë, fakt ky që bie në kundërshtim me fatin e Universit.
- Nesër do të të qeras me një birrë, - vazhdoi Ariani, se fqinji, në atë çast, u ngrit.
- Mirë, - u përgjigj ai, miqësisht dhe, instiktivisht, shtoi: “ A nuk të duket qesharake dhe naive që lufton për një kauzë të tillë, sidoqoftë që është e drejtë?
- Jo, - u përgjigj ftohtë, qetë dhe qartazi Ariani, – duhet të ishte dikush. Fati më zgjodhi mua.
Fqinji, papritur, u bë therës dhe këmbëngulës:
- A nuk është kotësi t’ia kushtosh jetën një ideali të tillë?
- Jo, dokushdo do të ishte në lartësinë e kësaj detyre, - foli shkurt Ariani. - Gjithsesi, ky është një moment krenarie. Përpara se të gjykosh duhet të mendohesh shumë. Në fund të fundit, përballë absurdit, të ardhmes kaotike, unë vura platformën e arsyes, - përfundoi ai.
- Ti je i çmendur! – Me sa duket fqinji, s’donte të tërhiqej lehtë.
- Pa këto ideale jeta është çmenduri. - i mbylli derën, para syve, Ariani.
- Kështu, siç e ke nisur, do ta vrasësh veten, - e mbylli bisedën fqinji, këtë herë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:31 am

PASQYRA VRASTARE

“ Sa e bukur që jam” - mendoi, duke vështruar veten në pasqyrë.
Ishte e dashuruar me imazhin e vet. Kur je i lumtur, momenti ikën, pa e kuptuar, ndërkohë që mendimet, ia kushton së ardhmes. Dashuronte, si e marrë jetën. Energjia pozitive e shndërruar në eksperiencë nostalgjike, është lumturi. Nuk e mendonte dot veten, në një realitet, pa pasqyrën. E kishte si shoqe. Pasqyra i jepte fuqi, energji pozitive. Megjithëse, po merrte rrugën e viktimës. Nuk e dinte se ajo copë xhami kishte për ta shkatërruar. Megjithatë, gëzohet, kur më sheh, por çfarë do të bëjë pa mua. Një ditë do të plakej dhe ajo copë qelqi do t’i thoshte të vërtetën.
- S’jam dritëshkurtër, – komentoi këtë kumt të pasqyrës.
Atëherë, ajo copë qelqi nuk do t’i duhej më, do të kishte kujtime të shndërruara në plagë. Nganjëherë, kur kujtonte rininë qante, që ta prekte. Kur të vdiste ajo copë qelqi, do të filmonte, rregjistronte me këmbëngulje vdekjen e saj dhe, atëherë, vajmedet. Pasqyrë vdekjeje, gjithçka e kotë. Por vdekja e saj do të shkatërronte dhe pasqyrën. Kë do të rrënonte pastaj? Një vit pas zisë, fëmijët me shpresën e marrë të ringjalljes, porositën një statujë të artë dhe i ndërtuan një tempull. Dihet që ari është i pashkatërrueshëm dhe asaj i rrezatonte vështrimin bashkë me trupin një dritë të pëlhurtë floriri, ashtu siç e mbajnë mend të gjithë në ditët më të mira. Monument i përhershëm që përhapte dashuri në formë arome.
Ç‘kuptim ka koha para saj? Për një periudhë të gjatë admiruan njëra – tjetrën, pa e ditur që shikonin vetveten. Një ditë pasqyra do të thyhej në 400 copa dhe, pas këtij karshillëku, ndoshta, do të jetë fundi i gjithçkaje. Copë qelqi e thyeshme dashurie që nuk u shndërrua dot kurrë në kujtesë. Tingëllimi i thyerjes në hapësirën e shurdhët. Triumfi dhe shtatërrimi i “unit”.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:32 am

LULEDIELLI

skicë
Dalloi një vajzë të bukur në rrugë dhe i vetmi mendim që i erdhi ishte ta ndalonte.
Iu afrua, e preku butë, lehtë dhe ëmbël, duke transmetuar emocion.
- Do të bisedojmë?
- Këtu, në mes të rrugës? - iu përgjigj ajo. - Nëse do, hajde në shtëpi, - ia ktheu dhe u largua.
- Atëherë, të pimë një kafe.
- Jo, - ishte përgjigja e saj.
Mori mamanë dhe u nis për te shtëpia e vajzës. Pasi shkëmbyen fjalët e para, kandidatja për vjerrë iu përgjigj.
- Gjej punë, të ta jap vajzën…
Pasi gjeti punë dhe u martua, në mëngjes shkonte në punë, punonte tetë orë, kthehej në shtëpi dhe lahej; hante bukë dhe natën bënte dashuri. E njëjta gjë dhe të nesërmen.
Ju kujtua tabloja “Luledielli” e Vinsent Van Gogut. Nëse janë konsumuar nga njerëzit, janë shndërruar në energji, jashtëqitje ose spermë, e cila ka depërtuar në trupin e një femre me mundësinë që, pas nëntë muajsh, të lindi një fëmijë. Nëse s’janë konsumuar nga njerëzit, ato janë kalbur, ndërhohë që Van Gogu i ka dhënë përjetësinë.
Po ҫ’kujtim tjetër kemi nga ajo kohë? Ndërtohej, shkatërrohej dhe punohej.
E gjithë kjo pasuri ka falimentuar. Por puna është si miti i Sizifit, që kërkonte të ngrinte një gur majë malit dhe, kur ia arrrinte qëllimit, guri rrokullisej poshtë. E njëjta gjë ditën tjetër. E vendosi: “Do të bëj grevë urie, s’do bëhem lugat”.
Fjala “Lugat” ka kuptimin “Luga e babait”. Marksi ka thënë: “Personazhet e historisë paraqiten dy herë, një herë në formën e tragjedisë, një herë të komedisë”. Kjo teoremë vlen edhe për universin. Që vazhdimësia të marri formën e superjetës, duhet shpëtuar kjo trashëgimi. Nëse kërkon të zhdukësh jetën, ajo do të mbrohet prej një përbindëshi, të cilin nuk e kundërshton dot, sepse dihet që njeriu është egoist. Ky përbindësh është Zoti.
Në italisht fjala “sole” që do të thotë “diell” dhe fjala “solo” që do të thotë “i vetëm” kanë rrënjë të njëjtë. Me siguri dielli mendon: “ Jetë është kjo që bëj”. Por vazhdoi mendimin, pa u ligështuar se: “Kështu bëj dikë të lumtur, pa përmendur specifikisht tokën”.
Sidoqoftë, pa qenë gruaja e lumtur, s’ka të ardhme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:32 am

Mallëngjimi
skicë
Kur ishte 22 vjeç mendoi të martohej dhe kështu u nis jashtë shtetit.
Por nuk kaluan as 10 muaj, kur u kthye i sëmurë nga nervat.
Sëmundjet nervore përbëjnë një sfidë me vetveten, qoftë edhe për faktin e përballimit me vetminë.
Kur hyri në 38 vjeç, u sëmur me diabet, një sëmundje kjo me shkatërrim të ngadaltë, ashtu si vetë jeta.
Kur hyri në 43 vjeç, ia pllakosën yndyrnat, tensioni dhe paraliza faciale, të cilat vunë një vulë të pashlyeshme, të pashmangshme në jetën e tij, pa rikthim.
Veç këtyre edhe nga sytë nuk shikonte mirë.
Një ditë prej ditësh, ktheu kokën pas dhe pyeti : “Pse gjithë kjo?- Kjo botë udhëhiqet nga e keqja, e cila sjell zhvillim, ”- u përgjigj po vetë.
- E keqja e merr pushtetin me dhunë dhe rrëzohet, po nga dhuna, ndërkohë që e mira, vëllazëria, barazia të japin një liri, e cila të shndërron në diktator, të aftë për të shkatërruar gjithçka, - e mbylli vazhdueshmërinë e mendimit.
I pashpresë, duke pritur përditë vdekjen, pëshpëriti:
“ Që të gjithë njerëzit që kanë vdekur , nuk e kanë dashur një gjë të tillë.
Njeriu është i pangopur me jetë. Po, nëse të gjithë do të jetonin, do të ishte katastrofë.
Të ndërtosh për të shkatërruar dhe të shkatërrosh për të ndërtuar është një formulë që paralajmëron hiçin.
Ndoshta është njëfarë ekuilibri i përkohshëm.
Jeta mes lëbyrjes së syve dhe mallëngjimit.
Krimet më të egra kryhen në emër të së mirës…
E keqja është një stimul që të nxit për të jetuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:32 am

Mandarina
skicë
Aty nga fundi i shkurtit, dielli bëhet më i fortë; në rrugë ka më shumë pluhur dhe pranvera është në prag.
- Ka mandarina? - pyeti ai shitsen ambulante.
- Mandarina, tani në nëntor prapë, - u përgjigj shitsja.
Arsyeja, që më bën akoma të dal, vazhdimisht, nga shtëpia, është se ndihem bosh dhe kjo inerci më mbush.
“Universi, - mendoi, - është një tezë pragmatiste”.
A do të ketë perspektivë harresa e egos, për hir të idealit?
Atëherë, kur ideali do t’i nënshtrohet ligjit të pragmatizmit, duke u paraqitur si fuqi ndryshimi, nën modelin e Domosdoshmërisë, pa frikë mund të mendosh se i ka ardhur ora për në skenë. Ditën që s’do të ketë më luftë të brendshme, s’do të ketë më as armiq.
Duke qenë se në një plan afatgjatë egoja do të ndeshet me idealin dhe fitorja e saj është qorrsokak, fuqinë e merr ideali.
Nëse, kërkon të shkatërrosh armikun, jepi atij pushtet, prit derisa te konsumohet prej një mijë e një arsyeve dhe pastaj jepi grushtin përfundimtar.
E urrente jetën e vet, por, në një çast meditimi, mendoi:
“Edhe po të kisha një jetë tjetër, njësoj do ta urreja, ndoshta për të njëjtat arsye që i pëlqej tani.
Ndaj duhet bërë diçka për idealen”.
Kjo ëndërr, ndoshta, është e aftë t’i rezistojë dhe vdekjes.
A mund të shmanget kjo luftë?
E pashmangshmja nuk mund të shmanget.
Luftë për vlera që gjthnjë më shumë, po harrohen në ditët e sotme.
Vazhdimësia e jetës me karakteristikat e paqes shpirtërore.
Ky është një përfundim logjik, por a është i gabuar?
Sidoqoftë është një rrugëzgjidhje.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:33 am

Maska e sinqeritetit

Tregim
Jashtë ishte pranverë. Ajër i kthjellët, sytha që çelin; kudo ringjallje.
Mori në telefon vëllanë e madh:
- Vdiq babai, eja!
Vëllai me nuse erdhi pas gjysmë ore. E veshën dhe e vendosën në mes të dhomës, por ngeleshin pa vendosur protezat e dhëmbëve.
I mori të dyja vëllai im madh, dhe, pasi vendosi të poshtmen, vuri dhe të lartmen…
Mirëpo buza e sipërme i ngeli mbi dhëmbë dhe dukej sikur qeshte. Tashmë, ai ishte i paaftë për të ndryshuar qoftë dhe diçka fare të vogël.
Mundi i jetës së shkuar dëm, ishte shkrirë përjetësisht në atë të qeshur.
I vdekuri po tallet me ne. Jo për arsye komerciale, por donte ta fotografonte këtë të qeshur. Pavarësisht kësaj, mendoi:
“Dhjetë mijë dollarë fiton me këtë fotografi”.
E qeshura të linte pa fjalë. Tani s’kërkonte asgjë, thjesht po shqyhej gazit dhe ishte një ëngjëll.
Kjo maskë ishte e sinqertë. Nuk kishte më ironi, alegori, sarkazëm dhe vërtetësi, se sa kjo buzëqeshje. Kishte punuar një jetë të tërë: ishte martuar, ishte bërë me fëmijë, ishte drobitur për t’i rritur; kishte varrosur edhe prindërit dhe ja, ku po mbyllte ciklin, me një buzëqeshje vrasëse.
Ndërkohë, plasi një e qeshur nga të gjallët. Ishte e e çuditshme, por e vërtetë.
Ndoshta kjo vdekje kishte kënaqur një ego të sëmurë. Nënteksti i kësaj të qeshure ishte:
“Sa mirë që ra tek i vdekuri dhe jo tek unë vdekja”.
Në të vërtetë, kishte të drejtë plotësisht ta gëzonte jetën.
“S’ka mort pa gaz dhe gaz pa lot, ”- iu kujtua kjo shprehje, që nuk e mbante mend, ku e kishte dëgjuar.
Bëri një kafe të fortë e të rëndë pa sheqer, për të mbledhur veten.
E vuri kafenë në tavolinën, ku ishte telefoni, ora, fotografia e martesës, tavlla e duhanit, paqeta, çakmaku, një qiri i ndezur, një vazo lulesh dhe ca ilaçe. U impresionua nga drita e qiriut, që i ndriçonte të gjitha dhe mori aparatin fotografik.
Tik - taku i orës ikte pareshtur, duke u ndier më i gjallë se kurrë në dhomë. Momentet më të rëndësishme të jetës së njeriut ishin aty.
Maskë sinqeriteti e përjetshme = qiri = asgjë.
U kthye nga ana tjetër e dhomës dhe çfarë kishte fotografuar plus aparat e dalloi si një fotografi të madhe, në pasqyrën përkarshi.
Sytë i shfaqnin një ngarkesë drite emocionante të përzier me forcë të brendshme të butë shpirtërore, që korrigjohej nga një perde kthjelltësie, realizimi të papërmbajtur.
Emocion i mpiksur që shkëlqen në formën e një force paqësore.
Ata sy dëshmonin siguri, krijonin një vetëmbrojtje që ta fal vetëm dashuria… Mishërimi i harmonisë së përjetshme.
“Me sa duket, - mendoi, - Zoti ka për të më thirrë në takim.
Arma e së ardhmes për të fiksuar këtë madhështi, është aparati fotografik.
Rrugët janë dy: “Projektet madhështore për të ardhmen”, të cilët janë inspirim dhe “Doktrina e shkatërrimit”, sepse, nëse s’ndodh, do të vdes dhe vetë.
Po u zbatua rruga e parë do të ndërtohet një shoqëri e drejtë, por si pasojë e kësaj është e pashmangshme rruga e dytë. Ashtu, sikurse një autostradë ka dy rrugë vajtje dhe ardhje edhe këto dy rrugë mund të ecin bashkë.
Dielli është shumë herë më i fuqishëm se toka, gjë që vërtetohet me mashkullin, gruaja e të cilit bie shumë më shpejt se ai.
Krejt e kundërta ndodh me universin. Energjia e Errët është shumë herë më e fuqishme se Materia e Errët
Gjetja e partnerit të jetës është një nga objektivat kryesore të jetës.
Kur jeton për të realizuar ëndrra të mëdha dhe, në fund, pllakos vdekja, pa frikë, mund të quhet si “Gjama e burrave”, ritual ky, që njihet në veriun e Shqipërisë dhe në shumë popuj të vjetër të Botës. Dhimbja besa, tmerri, sinqeriteti janë aty me predispozitën për t’i çuar deri në fund plot sakrificë, deri në vdekje. Diçka thelbësore mbetet përjetësisht në kujtesë dhe që, kurrsesi, s’e harron dot. Është e magjishme.
A do ta ndërgjegjësojë kjo përmbysje Energjinë e Errët? Ndoshta, kjo është mënyra e vetme. Meqënëse, gjithçka varet nga Energjia e Errët, mund të gjendet një zgjidhje emergjente, tranzicioni.
Gjithsesi kjo mbetet hipotezë, por, në se e lidh me alternativën e një universi të ri, i cili, patjetër, do të kalojë nga Duart e Energjisë së Errët, bëhet disi i besueshëm.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyMon May 10, 2021 11:33 am

Ndal urrejtjes…

skicë
Ishte shumë e bukur, aspak inteligjente, një shkak i mjaftueshëm ky, për të akumuluar urrejtje.
Ata, që e respektonin, i përbuzte sepse, thellë – thellë në vetvete, e ndjente se kush ishte. Dhe e kundërta e kësaj teoreme: Ata, që e përbuznin në mënyrë të pavetëdijshme, i respektonte, për hir të inferioritetit dhe mungesës së përvojës. Gjithsesi, jeta e saj ishte bekim, shkak i mjaftueshëm ky për të urryer.
Mendonte gjithmonë për më mirë, më lart, si e verbër që ishte.
Duke parë këtë urrejtje Zoti e la të çalë.
Po ky defekt e la pa martuar dhe, në vend që të shërohej nga urrejtja, u fut në një udhë pa krye.
Që të gjitha gjestet, veprimet i mbulonte me një buzëqeshje, por, përbrenda, ziente.
Urrejtja e saj u kthye në një problem.
Po ta pickoje, nuk i dilte gjak, por helm.
Gjithë urrejtja e botës, tashmë e justifikuar, ra mbi të , ndërkohë, që ajo donte që këtë urrejtje ta pranonte edhe bota.
Të merrte barazimin, ndoshta dhe fitoren.
Por kishte dhe keqardhje, sidomos, kur shihte dikë, që kishte pasur fatin e saj.
Këtu filloi kthesa.
“Bëje zemrën të gjërë,” - thoshte, megjithës atë e kishte të zezë, vrer.
Donte të gjente një rrugëdalje në jetën e saj, një shpëtim dhe filloi të lexonte pa pushim, duke reduktuar ndjeshëm daljet nga shtëpia.
Filloi të gatuante për njerëzit e dashur; pa e kuptuar u bë inteligjente.
Diktatura ka ideale të mëdha, por që kanë një fund fatal , tragjik.
Këto ideale i ka dhe demokracia.
Të luftosh natën e diktaturës dhe demokracisë me idealin e së vërtetës. Shpeshherë, recitonte nën zë vargjet e Henrik Hajnes:
“Dhe vitet shkojnë dhe vinë,
Hyn jeta në varr të saj,
Po, kurrë, s’humbet dashuria
Që në zemër unë mbaj”.
Mendonte se ligësia njerëzore, dashakeqësia, edhe, nëse ngriheshin në sistem, nuk do të arrinin, kurrsesi, ta cënonin sadopak, por, me kalimin e kohës, e ndjente veten të rrënuar, të dorëzuar.
Fakti që e urrejmë diktaturën dhe dashurojmë lirinë është varësi nga egoja seksuale.
Të luftosh në demokraci që ideali të mundi të keqen, ia shton jetën lirisë.Tha të vërtetën dhe u dënua me turp.
Në prag të vdekjes, e kuptoi se kishte gjetur një rrugëdalje për brezat dhe jeta nuk i kishte shkuar dëm.
Mposhti urrejtjen duke e çliruar deri në pikën e fundit dhe e përqafoi ëndrrën, dashurinë.
Mbesa e saj kishte një vajzë dhe qëllimi i saj i vetëm ishte ta rriste, ta martonte, trashëgonte.
Ajo nuk donte t’ia dinte për dijen, mendimin. E kishte si dritën e syve…
Besa është themeluar mbi fjalën e nderit. Por koha nxjer në sipërfaqe maskarenjtë, të cilët e trashëgojnë.
Kjo besë e përbërë prej egos, dhunës është në kundërshtim absolut me fjalën e nderit.
Vendosja e së drejtës të shtyn drejt hakmarrjes.
Në një farë mënyre, dalja e një fuqie të re është e barazvlerëshme me ndarjen e qelizës.
Kjo është dhe ripërtëritje e besës.
“Derisa e vërteta nuk ekziston, -mendonte, - fuqinë e kanë thashethemet. Kush do ta fitojë luftën e vërteta apo thashethemet?”
Përjetoi dramën e fuqishme të egos dhe rënies së saj; të verbërisë dhe të së vërtetës.
Liria e vërtetë ka ortakëri 50% diktaturën.
Për të shmangur të keqen, ndërhyet gjithmonë, kur është mirë. Kjo ego e verbër, e sëmurë të çon drejt një vdekje të sigurt, të tmerrshme, ndaj duhet operuar.
Që të gjithë luftojnë të jenë të parët. Por, i pari, njëshi, gjithmonë rrëzohet dhe egoja bëhet pengesë për t’i dalluar gjërat drejt. Ç‘bëhet me të fundit, i cili jeton për mbijetesë?
Identiteti, besa e sfidon vdekjen, egon, e cila mund të mposhtet duke mësuar.

Luftë për ëndrrat, shpresën, sepse, në fund të fundit, dhe i fundit përballet me fundin e tmerrshëm.
Ky libër është pasqyra, e cila ndihmon të njohësh vetveten.
Mesa duket, universi është një lëvizje qorre, ku diktatura, demokracia, koha janë përjetësisht të humbura dhe shansi i madh po troket në derë.
Ndërkohë, që Perëndia e kishte një plan për mua, unë zgjodha një rrugë qorre, shkak ky që u mbulova me turp
Për hir të kullës së fildishtë, doja t’i braktisja të gjithë. Që të gjitha germat e alfabetit, të cilat i shqipton goja, janë diçka ideale. Ato materializohen vetëm, kur hidhen në letër.
Si mund të ruhet kjo pasuri? A mund të shndërrohet dashuria në biznes?
Karakteri i parajsës me siguri është : Naivitet, romantizëm , besë.
Vetëm mendimi, dashuria e vërtetë e shndërron urrejtjen në ndërgjegje!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» Ardian Dedi "MBIJETESA E ËNDRRËS"
» ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: