Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:42 am

Pas vdekjes

Skicë

“Nuk më intereson jeta, - mendoi Skënderbeu, tashmë plak. - Gjatë gjithë kohës e pashë jetën si një mjet shkatërrimi të së keqes, me idenë për ta trashëguar, mision ky që justifikon jetën, Dallova ndryshimin që sjell jeta dhe pikën e pakthyeshme drejt vdekjes . 25 vjet zgjati rezistenca historike ndaj Perandorisë më të fuqishme të kohës, asaj otomane.
Atëherë, pse ekzistenca ime është diçka qesharake dhe në kundërshtim me ëndrrën e jetës sime?
Nuk vdiqa përpara shumë kohësh, por mbetet një borxh që duhet shlyer.
Nëse, sa je gjallë, të ngrënë statuja, pas vdekjes t’i rrëzojnë dhe në se sa je i gjallë të tallin, pas vdekjes të ngrënë monumentin. Kjo teoremë rrëzohet, kur filli i idealit lidh luftën me vazhdimësinë pas vdekjes.
Megjithatë, nuk vdiqa përpara se të mbaroja atë që ishte paracaktuar për jetën time, që do të thotë se vepra do të rezistojë në shekuj.
Pas 500 vjetësh, Skenderbeu mendoi: “ Sikur të isha gjallë akoma, që të gjithë do të talleshin me mua. Tani ka rënë Perandoria Otomane, kështjellat e Shqipërisë janë rrënuar, unë kam vdekur dhe ideali, që mbolla në atdheun tim, është përjetësuar në këngë, rapsodi, legjenda.
Si Aleksandri i Maqedonisë edhe Jezu Krishti, që të dy kanë jetuar vetëm 33 vjet, ndërsa vepra e tyre jeton ende dhe sot.
Nëse do të kisha jetuar në këtë kohë, energjitë e mia do të ishin drejtuar drejt shkencës, boksimit, ose si shkrimtar”.
Kur epshi seksual konsumohet, bie në krizë dhe futesh në rrugë të gabuar.
Nëse epshi kryqëzohet me arsyen, gjen një motiv për të jetuar, fiton vetveten, një çelës për të mbajtur gjallë interesin.
Gjithë pjesa e dukshme e materies është profesion i dytë.
Profesioni i parë mbetet seksi dhe vrasja. Duke ditur se përbindëshit prehistorikë janë zhdukur, përsa kohë akoma do të mbretërojë peshkaqeni?
“Mëkati nuk mbulohet dot me gjethe fiku,”- një shpehje kjo që tregon se logjikën e mbyt dhuna.
Ky libër është një testament që, pa frikë, mund të etikohet si një “shkrim në mur” ose “mesazh në shishe”
“Mesazhi në shishe” apo “shkrimet në mur”, zakonisht bëhen nga njerëz në udhëkryq.
Kush ndeshet më shumë me padrejtësitë, kush e lufton më shumë të keqen: Drejtuesit apo populli?
Drejtuesi, kur është shërbyes i popullit, fiton statusin e Udhëheqësit .
Që të luftosh të keqen duhet të ndeshesh me padrejtësinë.
Peshkaqeni ka statusin e një grabitqari, ashtu sikundërse dhe gjarpri, i cili edhe “dashuron”, por gjithashtu ka dhe helm.
Ky fakt njihet edhe në bibël.
Si t’ia shtypësh kokën gjarprit, kur të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak, jemi nga një çikë gjarprinj. I njëjti material që bëhet spermë, bëhet jashtëqitje edhe djersë.
Që të gdhëndet ky material, duhet strategjia e “mishit për top”.
Në themel të moralit, të së mirës, të së bukurës, të së vërtetës qëndron vrasja.
Vrasja, e cila është energji negative, është kundërpërgjigja më e mirë që argumenton se, e keqja luftohet me të keqe.
Kjo luftë, në dy plane, ndaj dy poleve negative të së keqes e bën të mirën realitet, drejton energjinë.
Bota do të jetë e heronjve, jetimëve dhe e njerëzve të thjeshtë.
Pasuria e vërtetë shtrihet në dy rrafshe, atë material dhe atë ideal, të cilët i bashkon dashuria.
Delegimi i kredencialeve nga stomaku te truri, nëpërmjet operacionit të dashurisë dhe një produkti të ri bujqësor.
Mesa duket jeta është diçka e tillë: “Një luftë e gjarprit me dashurinë”.
Përputhja e dhunës me logjikën është vepra më e madhe e burrit.
Trajektorja:
Bukuri- Shëmti- Burrëri.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:42 am

Violonçeli
tregim
“Kënga polifonike po shkon drejt injorimit, “- fliste spikeri në radio me vetbesim dhe me siguri.
E dëgjoi këtë fjali, kur po rrinte shtrirë dhe i lodhur.
E dinte se kënga polifonike kërkonte largësi dhe verbazi e kuptoi se spikeri kishte të drejtë.
Nga dritarja, e lënë hapur, vinin zëra të ndryshëm këngëtarësh anonimë.
“Herë me pare, herë pa pare,
Osman Aga…”.
Ose :
“ Sapo dola nga spitali,
Përsëri çalova…
Përsëri, do të thonë se unë
Jam topalle”.
E kuptoi dhe e vuri re që këto këngë nuk kishin asnjë vlerë dhe ishin të kënduara në zhargon.
Atij i pëlqente muzika e lehtë me puthje, përqafime, përcjellje që po lulëzonte, ndërsa kënga polifonike i dukej jashtë mode.
Në fund të fundit, ai e dinte se jetonte nën diktaturë dhe këto vargje këngësh, qoftë me zhargon, qoftë të lehta apo polifonike, ishin të natyrshme. Por edhe demokracia ishte në prag. Karakterin e popullit shqiptar e tregon, më së miri, forma dhe përmbajtja e këngës polifonike, e cila pasqyron thelbin e drejtë të tij.
Mbasdite të vagullta me këngëtarë të muzikës së lehtë, tashmë të vdekur, iu kujtuan në një kohë tjetër.
Pas 30 vjetësh mbretërimi të muzikës së lehtë edhe kjo e fundit po shkonte drejt injorimit.
“Më puthe atë natë,
M’u fute në shtrat”.
Pas 30 vjetësh mbretërimi të muzikës së lehtë, ajo po shkonte drejt injorimit edhe kënga popullore përsëri ishte në krizë.
Megjithatë, te kënga popullore poetët popullorë nuk i këndonin egos, por heronjve, akt ky që e bën atë të përjetshme, me aftësinë për t’u ringjallur dhe me perspektivë.
Tani e kuptonte më së miri domosdoshmërinë e këngës popullore dhe kishte nevojë për lirikën, epikën e saj.
Kjo këngë p0lifonike e ka shoqëruar popullin tonë në shekuj, është trashëguar gojë më gojë. Kjo vuajtje ose ky gëzim i pasqyruar në të, s’ka të bëjë fare me zhargonin e kohës së sotme të lirisë, medias , tv, kompjuterit.
Kur atdheun tënd e dashuron deri në marrëzi, pa e kuptuar edhe e gropos, ndaj duhen kompromiset.
Ndërkaq planeti po shkonte me shpejtësi skëterre drejt një lufte botërore, ku shkatërrimi i vlerave, të vërtetave, të së drejtës, arsyes, dashurisë, ndërgjegjes, ishte në modë, duke i dhuruar kënaqësi egos së burrit me mustaqe, i cili kërkon gjak.
E vetmja e drejtë dhe e vërtetë, në këtë botë, është “stomaku”.
Stomaku sjell edhe revolucionin e fundit, atë të dijes të mendimit.
Arsyeja, e drejta, e vërteta janë thjesht zbavitje, një shaka.
U rrëzua domosdoshmëria, liria, në emër të etjes së shfrenuar për seks dhe, me sa duket, për të vazhduar, duhet një ideal që e rigjen te lufta, e cila e rikrijon atë, megjithëse ky moral s’ka ekzistuar kurrë.
Një veprim i tillë është i dhunshëm, nuk mund të përkufizohet si energji pozitive apo negative, sepse është i verbër.
Kultura, diktatura, demokracia, ndërgjegjja, idealja, të turbullojnë mendjen.
Fakti që, vrima e zezë e “Andromedës” e prirur nga kanibalizmi do të ushqehet me vrimën e zezë të “Udhës së Qumështit”, tregon qartazi se, te Energjia e Errët, ka ekzistuar Lufta e të Kundërtave.
Sipas historisë së tokës, nëse hapim një parantezë, mund të vërtetojmë se: një dhjetori është datëlindja e Energjisë së Errët . Mesa duket, Energjia e Errët është krijuar nga Asgjëja.
Dihet që femra do nëntë muaj për të lindur dhe fjala “nëntor” në shqip zbërthehet “nëntë orë”. Veç kësaj “nën” dhe nënë” është e njëjta gjë.
Materia e bardhë ka qenë krejtësisht informale, nuk ka nevojë të ushqehet, por ka shërbyer si ushqim, pra si një farë rrugëdalje.
Ka të ngjarë që, Materia e bardhë të ketë ekzistuar para Energjisë së Errët, e cila u krijua si nevojë, por edhe nga kriza. Ajo, ndoshta, u krijua nga nevoja si bashkëjetuese, por edhe vrasëse, njëkohësisht udhëheqëse… Sigurisht që Materia përbënte rrezik. Liria e dritës nënkuptonte dhunë. Asgjëja, si duket, lindi dy binjake: ”Materien” dhe “Energjinë e Errët” dhe quhet “Asgjë” dhe quhet “asgjë”, sepse u boshatis, fakt ky që do të ndjekë më vonë edhe Materien dhe Energjinë e Errët, por edhe vetë universin. Gjithçka po shkon drejt origjinës.
Nëse i qëndrojmë besnik akoma verdiktit të “Big Bengut”, nënvizojmë se “Materia e bardhë” ka pësuar supernovë. Në shqip fjala “burim” zbërthehet “burri im”.
Bibla thotë se, më i madhi, më i fuqishmi, do të rrëzohet nga shpata. Dihet se këtij ligji të padukshëm saktifice, vetmohues, por tashmë një domosdoshmëri, i është vënë në funksion gjithë universi.
“Materia e bardhë” dhe “Energjia e errët” kanë njohur sensin e vetshkatërrimit, duke iu nënshtruar përspektivës së ndërgjegjes dhe rikthyer në shërbëtorë të saj.
Sikundërse duket regjisor është urrejtja ndaj së keqes…
Pavarësisht kësaj , kjo mund të jetë dhe rruga e gabuar. Po kush është e vërteta dhuna apo lotët?
Lotët janë mjeti i garancisë drejt së vërtetës dhe vlerës. Një rrugë kjo që të bën burrë, një farë kuptimi me themel dhe rrënjësori i jetës së ekzistencës.
Në këto kushte reagimi i së drejtës nga i pavetëdijshëm shndërrohet në absolute.
E vërteta e përjetshme e një brezi të humbur që ka për trashëgimi ëndrrën.
Lufta e të Vërtetës me hiçin që prodhon trupin e Ndërgjegjes me lotët e burrit, të cilat shpërthejnë si shatërvan.
Atëherë, kur universi të jetë kthyer në asgjë, ndoshta Zoti do të luajë në violonçel muzikë funebre.
Mesa duket, ëndrra për të bërë fëmijë është një mjet që të mban gjallë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:43 am

Femra fatale

skicë
Në moshën 16 vjeçare, kur ra në dashuri, nuk dinte se çfarë ishte ajo.
Ishte një vajzë katër vjet më e madhe dhe ledhatoheshin, përkëdheleshin me orë të tëra. Kur ndaheshin, mendonin vetëm për njëri - tjetrin, ndërsa, kur ishin bashkë, nuk e kuptonin ritmin e kohës. Thjesht, ishin të lumtur. Kur ai mbaroi shkollën e mesme, ajo mbaroi të lartën dhe që të dy mendonin të martoheshin. Në shtëpi kishte dy vëllezër të tjerë më të mëdhenj dhe përveç mamasë, askush nuk e priti mirë këtë lajm.
Duke e shtyrë përditë martesën, vajza i dërgoi haber: “Ose, kërkomë, ose marr një tjetër!”
Familja nuk i ktheu përgjigje dhe, së fundi, vajza u martua. E ftoi në dasmë, ku ai si naiv, i dashuruar, i papërvojë, piu pa masë, e zuri vera dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në moshën 26 vjeçare, ra përsëri në dashuri, diçka e natyrshme kjo, sepse vajza të mira ka plot, por, edhe për faktin, se ishte vetëm.
Mendoi se kjo ishte femra e jetës dhe, se pas saj, s’kishte të tjera.
Fatkeqësisht, u sëmur dhe ajo nuk e braktisi. Edhe koha kishte ndryshuar, nuk ishte ajo para dhjetë viteve, ku siguria, idealizmi ishin zëvendësuar nga pasuria, lekët.
Vuante për shkak të sëmundjes, ndaj gjithçka në jetë e shikonte turbull, të zhvlerësuar, shkak që i ringjallte dashurinë e parë. Vajza, kur e kuptoi që akoma mendonte për dashurinë e parë, u bë xheloze. Filluan kapriçot, grindjet dhe si përfundim u ndanë.
Krejt i shkëputur nga jeta, meditonte përditë mbi dashuritë e humbura, dhe kështu për një kohë të gjatë. Vazhdonte vuajtja që sjell vetmia.
Nuk mendonte se do t’i rrihte mendja prapë për ndonjë vajzë, por, kur fati i paraqiti dashurinë e tretë, së cilës donte t’i vërsulej.
Të gjithë e dinin që ishte i sëmurë. Kishte një biznes privat që, çuditërisht, shkonte mirë dhe, pavarësisht, se jetonte me mamanë, kërkesat për martesë shkonin me rritje.
Kishte shumë kërkesa, por ai nuk donte. Nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, por, kur mamaja i vdiq, asnjëra prej vajzave nuk e pranoi martesën.
Ishte mpleksur keq. Në heshtje ato qanin.
Ishte një moment, kur njeriu kërkon qetësi, dashuri, ndërtimin e familjes.
Krejtësisht i vetëm, i mbetur fillikat, pa një këshillë, zgjodhi femrën fatale.
Ajo nuk i gatuante; kafen e pinte gjithmonë me shoqet jashtë dhe, duke e parë që ai s’donte t’ia prishte, e vinte të lante rrobat. Kur e shihte që ai s’kishte lekë, e çonte në klube të shtrenjta, për ta sikletuar.
Nga vetë mosha, që kishte, i trëmbej një ndarjeje, por përditë e shihte që kjo ishte e pamundur. I tërbuar i tha:
” Nëse partneres apo bashkëshortit nuk ia del dot, duhet që t’i ulesh, sepse rrugëdalje nuk ka dhe unë të jam ulur”.
“Kërkon të vesh në përdorim logjikën? Unë të urrej, ndaj dhe u martova me ty që të të shkatërroj. Ç‘ kujton se do të të bëj hyzmet”- ia ktheu ajo.
“Fjalët janë të tepërta. Nëse nuk më do, shakara me të tilla gjera, nuk bëhen, ”-i foli ai.
Duke vajtuar për dashuritë e humbura, vetminë qe e priste, mallkoi jetën e tij dhe donte të merrte një automatik për t’i vrarë të gjithë.
Humbi torruan dhe përfundoi në moshë të re në një azil, ku mendoi të kalonte ditët e mbetuara.
“Ku vajti dita e djeshme, e pardjeshme?” – pyeti veten në azile. -Pas një viti ato ditë do të vinë përsëri, por unë nuk do të jem i njëjti dhe pyetjen e mësipërme do ta bëjë dikush tjetër”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:43 am

Vlera shpirtërore

tregim
Në atdhe po zienin zërat barbarë, ndaj dhe e braktisi. Në mërgim ajo u njoh me një djalë të mirë nga familje pasur. Pasi u njohën u dashuruan, nisën bashkëjetesën. U kurorëzuan pas pesë vjetësh me një fëmijë dhe u martuan. Burri e mbante si nikoqire: gatuante, vishej bukur dhe mbante vajzën. Nuk patën shansin e një fëmije të dytë dhe jetën ia kushtuan rritjes së vajzës. Familja e sakrifikoi. Kur vajza u rrit, e privuar pas jetës familjare, siç ishte, shprehu dëshirën për t’u bërë një fotografi.
Krejt e pavetëdijshme, nuk e fshehu dot shushatjen dhe një buzëqeshje shablone e trishtuar me një mospërputhje shpirtërore me shprehjen e tipareve, pishmallëk i një vendimi të vjetër, tepër të nxituar, i marrë në varësi të gjendjes ekonomike, iu vizatua hirshëm në fytyrë.
Ajo buzëqeshje, e vjedhur prej aparatit fotografik, fliste të vërtetën.
Mendimet e shprehura në buzëqeshje, e kishin tradhtuar. Nga ajo shtirje buronte një vuajtje e thellë e pashpjegueshme. I mungonte atdheu dhe silueta e një mashkulli që ta përfaqësonte atë. Duhej të kishte emigruar me një shok, ta kishte nisur gjithçka nga zeroja dhe kështu, pas kaq kohësh, do të provonte edhe mirënjohje, edhe dashurinë e vërtetë. Kjo buzëqeshje deklaron boshllëkun që të jep mungesa e atdheut.
Vlerat materiale, që gëzonte, nuk i përgjigjeshin një vlere shpirtërore të besueshme, ndaj atë fotografi donte ta zhdukte, griste.
“Si ta fsheh këtë maskë, ku ngërçi i një jete të kotë shfaqet lakuriq?”
Është e paharrueshme për tërë jetën.
Iu prish gjaku, në atë moment, iu bë ujë dhe vështrimi i ngjante një vampireje.
E kuptoi që ishte në prag të humbjes së gjithçkaje dhe u mbyll në vetvete, tepër e hidhëruar.
Që të bësh një jetë të qetë, duhet të arrish diçka.
Kur gabon edhe distancohesh, duke mësuar kështu edhe të mirën.
Energjia negative të nxit të bësh të keqen, një rrugëdalje kjo drejt së mirës. Kur vlerat materiale mbysin sinqeritetin e jetës në dëm të vlerave shpirtërore, atëherë ato i hedh.
Një rezultante, krejt e kundërt me të mësipërmen, i kishte ndodhur, kur kishte emigruar. Atëherë, ishte vlera shpirtërore, në superioritet të plotë mbi vlerat materiale. Konsumimi i vlerave shpirtërore, të cilat materializohen në vlera reale.
Kishte dikur një shok, me të cilin, duke harruar vetveten, luftonin për të drejtën plot sakrificë, vetmohim dhe sytë u shkëlqenin që nga larg, nga e mira. Kishte ëndrra të mëdha.
“Mos vallë jam brez i humbur?” –pyeti veten.
Padyshim, që jeta, universi, është udhëkryq, por, mbi të gjitha qëndron vlera shpirtërore.
Kur bie lumturia, kotësia ndryshe përkthehet në vlerë shpirtërore.
Shndërrimi i kohës në vlerë shpirtërore dhe, ndoshta, e materializuar në një skupturë.
Energji + Dije=Ndërgjegje
Dalja e një produkti të ri bujqësor, i cili ngjall dhe shndërron në kimi dashurinë e vdekur.
Kur nuk mendohesh më vdes.
“Si do të bëjmë, kur të vdesim,
as do të hamë e as do të dhj….”.
Këto dy vargje përfaqësojnë një nga më të vërtetat themelore dhe thelbësore të jetës. Kjo e vërtetë nuk shprehet në televizion.
Cila vallë është e vërtetë?
Banja apo televizori.
Kur të mos mbetet më asgjë për atë shurdhëri, verbëri, duhet të luhet muzikë. Një muzikë që shpon si turjelë dhe grin si makinë mishi. Muzikë dëshpëruese e asgjësë, përzier me vrasje, vdekje, eshtra dhe gjak… Asgjë kjo që të mëson të përballesh me boshllëkun e jetës.
Ke urrejtje për vrasjen dhe ata që vrasin, por kur të jepet mundësia, bëhesh vrasës edhe më i ndyrë. Dhe e gjitha kjo, thjesht, për të shpëtuar kokën. Kishte kaq kohë që jetonte me sot, me nesër, një rrugë kjo që e kishte udhëhequr drejt shpresave, ëndrrave të rinisë, të cilat i kishte rigjetur, po sa për të ardhmen…..?!
Ditën e fundit të punës, para se të dilte në pension, e kuptoi kotësinë e jetës dhe të punës. Qau me ngashërim. Vitet e fundit vinte në punë me inerci, sa për t’u dukur.
Fjala “lumë “ në shqip ka rrënjë të njëjtë me “lumturi” që do të thotë se toka është e lumtur që, në damarët e saj, rrjedh ujë.
Vlera e vërtetë shpirtërore mbetet familja, fëmijët dhe nëse pavetëdija, neveria, urrejtja zëvendësohen me sinqeritetin, të vërtetën, vetëm në sajë të një produkti bujqësor, që ndryshimin e jetës e shndërron në stanjacionin e arsyes, ku kryerja e kërkesave të përditshme, plotëson nevojat shpirtërore në maksimumin dhe e ardhmja, e shkuara janë thjesht e tashmja.
Fjala “qiri” përkufizon “diellin”, por edhe Zotin dhe fakti që, Zoti e merr farën nga Galaktika për të krijuar, tregon se ky “qiri” është shuar tashmë.
Vlera më e madhe shpirtërore në univers është njeriu. Si materie i përkasim Galaktikës, e cila, dikur, ka qenë fëmijë dhe, më vonë, është rritur, ndërsa si ëndërr, shpresë, ndërgjegje i përkasim Zotit, i cili nuk ushqehet, është i përjetshëm, i pavdekshëm. Vrimat e zeza të galaktikave janë riprodhuar njëkohësisht me materien, sipas skemës së njëjtë të vetkrijimit të Materies, Energjisë së Errët dhe universit.
Lindja e dritës në planetin tokë bëhet më 21 dhjetor dhe në harkun e tri ditëve, deri më 25 dhjetor dielli është si i përgjumur.








Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:43 am

VRASJA

skicë
Teksa interpretonte në skenë duke shfrytëzuar gjithë bagazhin profesional të mësuar në shkollën e aktrimit, pyeti veten:
“Kush jam unë? Dihet që aktori zgjidhet sipas karakterit”.
Kishte për rol një personazh simpatik me trup të bukur, shtresë e mesme, ndërkohë që ai ishte shtresë e varfër e ushqyer keq dhe me trup të shëmtuar. Rrinte me mjekwr, lahej një herë në javë, ishte i sëmurë dhe bazën e mësimeve që kishte marrë si fëmijë, adoleshent dhe si i ri, atëherë, kur ishte plot energji dhe punonte me shpresë, pa u lodhur e shfrytëzonte tani.
Megjithatë, pyetjes iu përgjigj:
“Jam një fëmijë i Zotit .
Gjithë ky zhvillim i njeriut në fushën e artit dhe teknologjisë, ka ndikuar edhe te kafshët, të cilat kanë evoluar, jo pak.
Zoti më sheh si rrugëzgjidhje, rrugëdalje, - mendoi, – por a do jem unë në lartësinë e një heroi?”
U desh një rastësi, por që nuk ishte kështu, pavarësisht se u konsiderua e tillë që ta vrisnin dhe vdiq.
Nga kjo vdekje, Zoti u tërbua dhe nuk dinte ҫ’të bënte. E kuptoi që kjo vrasje ishte mjet presioni. Me vuajtje i pohoi vetes se, tashmë, rrugëdaljen duhet ta kërkonte diku tjetër. Ndoshta, mund të gjente një zgjidhje të përkohshme, sa për momentin, të provokonte një rrugëzgjidhje.
- Do të bëj një fëmijë tjetër, për të dalë nga ky tranzicion.
Atëherë, me sy të errur, e kuptoi se ajo vrasje ishte me porosi, për ta shtyrë atë për të gjetur një rrugëzgjidhje, që do të vendosej e gjitha mbi testamentin e lënë shkruar. Hallet e familjes, tani, do të binin mbi të dhe e dinte që tek individi, në fjalë, ishte investuar.
“Kisha respekt për të, - foli me vete Zoti, - luftonte me drejtësi”.
Me sa duket, ky identitet i dyfishtë kishte qëllim të caktuar: Vetëm, duke qenë i pamëshirshëm, mund të gjesh një rrugëdalje.
Nga lufta ndërmjet këtyre dy identiteteve ndërtohet perspektiva. Atë energji që e harxhon në një akt seksual, harxhoje për të ndërtuar, shpikur. Luftoi që gënjeshtrat t’i kthejë në të vërteta.
Flladi i së ardhmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:44 am

Zemër e shqetësuar dhe plot tallaze

skicë
I erdhën fëmijët për vizitë. Asnjë prej tyre nuk e kishte me gruan, e cila militonte, tashmë, në krahun e tij. Ata nuk dyshonin tek ai. Ishin pjellorë, dashuronin, bënin fëmijë. Ndërsa ai, po bënte dokumentat për botën tjetër, fakt ky që i nxiste zilinë. Të gjithë e mendonin si lider dhe ai, me dashamirësi, askujt nuk ia prishte, por zemrën e kishte të zezë. Për të siguruar pushtet të përjetshëm kishte ngritur ideologjinë e së drejtës, të cilën e kishte shfrytëzuar për të shkatërruar egon e fëmijve. Po ku ta dinte që, megjithëse, i paralajmëruar, se njëri prej fëmijve, me një drejtësi naïve, do ta sulmonte me argumentat që kishte më shumë për zemër, por që kurrë nuk i kishte marrë seriozisht, apo besuar edhe do ta poshtëronte.
Ndërkaq, fëmija i sapopërmendur ishte në udhëkryq i vetëm, pa përkrahje dhe i braktisur. Familja nuk e donte dhe i duhej të luftonte për dashurinë.
Ndërsa po plakej ai edhe sëmurej, mësonte akoma më shumë nga jeta dhe bëhej më i mirë.
Kishte bërë shumë gjynahe në jetë dhe tani që gruaja ia kishte falur të tëra, tepër i penduar me ndërgjegje në pëllëmbë të dorës, jetën ia kishte kushtuar asaj. A ishte vonë për një fillim të ri?
Vetëm Zoti mund t’i përgjigjej kësaj pyetje. Por Zotit, këtë moment, iu kujtua supernova e yllit.
E ç’mund t’i bënte ai asaj? Derisa një mashkull, gjatë aktit seksual, harxhon 250 milionë spermatozoidë, entropia, liria është domosdoshmëri dhe jo ç’rregullim. Kriza ushqen zgjidhjen e problemit, gjetjen pa kushte dhe me ngulm të rrugëzgjidhjes.
Nëse, ka mirëqënie është e pashmangshme katastrofa, e cila sjell rrëzimin e nomeklaturës së vjetër dhe zëvendësimin e saj me të renë, duke e shkatërruar atë në emër të egos dhe ndërtuar, po në emër të saj. Duke i paraprirë shkatërrimit të kësaj egoje, a mund të ketë të ardhme gënjeshtra e parajsës?
Sidoqoftë, e keqja më e madhe është shmangur, dhe një model është rindërtuar.
Pas shumë vuajtjesh, gjeti një punë si kamarier.
Në një sipërfaqe prej 500 m2 kryente 20 km në ditë.
Një pijanec, që i vinte përditë në klub, e pyeti:
- Përse mundohesh kaq shumë?
– Edhe ti kështu ke bërë, – ia ktheu. - Gjysmën e jetës e ke kaluar në punë ditën, gjysmën tjetër në punë natën.
– E shoh që gëzon, – ia ktheu pijaneci,- por, kur të gjesh shpirtin binjak, do të mërzitet dhe do të kërkosh tjetër. Pastaj do të zgjedhësh midis të dyjave.Martohu tani, - vazhdoi mendimin pijaneci, - se kur të vesh, sa unë, s’ka për t’u mbushur mendja; ke për t’u kthyer në eremit, do të dashurosh të drejtën, sepse rrugëdalje s’ka”.
Ishte, pikërisht, kjo mbyllje rruge që e shtynte për të ecur përpara.
Atëherë, iu kujtua se për punën e martesës, ishte zënë me babanë. Fjala “qiri” e perifrazonte, më së miri, personalitetin e tij, që do të thoshte:
“Bëj seks dhe digjesh si qiri”.
Ndërsa fjala “kokë” perifrazonte më së miri babanë dhe, me sa dukej, asnjëri prej tyre nuk ishte maskara.
“Unë, – mendoi, – mbështetem te seksi, ndërsa babai tek energjia e trurit dhe, që të dyja, këto alternativa për ta kthyer botën në parajsë, për ta ndrequr”.
Që ta ketë udhëheqjen “koka”, është një mundësi e sinqertë në dy plane, atë familjar dhe atë shoqëror. Gjithsesi, kjo parantezë mbetet ëndrra më e madhe dhe e papërsëritshme.
I thoshte, ngahera, mamaja që: “Mallkimi i babait të zë. Përpiqu t’i marrësh bekimin”.
Derisa fuqinë ta ketë djali, arsyeja do të jetë komedi, gjë që kjo zëvendësohet nga energjia e trurit, e cila materializohet me Parajsën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:44 am

POLI I TRETË
skicë

Ishtë mesnatë, kur po kthehej në shtëpi. Te hyrja, përpara portës, dalloi një prostitutë.
Nuk u mendua gjatë dhe bëri pazar të leverdisshëm me të.
Gjatë seksit, e trajtoi sikur të ishte copë mishi. Për hir të parave, që do të merrte, ajo s’bëri zë.
Edhe populli nuk ka perspektivë, gjithashtu edhe universi. Karakterin e ke për një numër të caktuar personash, për masën popullore, hyn në fuqi maska.
Në njëfarë mënyre, ky ligj është deklarim i sigurt i vdekjes të së vërtetës.
Si populli sovran, ashtu edhe universi, konsiderohet copë mishi.
Nëse, bën diҫka për popullin, nuk bëhesh kurrë superfuqi, sepse, kur e merr fuqinë populli, shkatërrimi është i sigurt.
Lindja e rrymave të ndryshme filozofike shoqëruar me revolucion industrial tregon se baza e ripërtëritjes ekziston dhe në qendër të sistemit duhet vënë njeriu, e mira.
Një shtet i fuqishëm investon tek idealja.
Universi është policentrik. Planetet “Jupiter” dhe “Saturn” janë shumë të bukur, ashtu sikurse tigri dhe, po aq të pavetëdijshëm, sa ai.
Toka është planeti i tretë i sistemit diellor dhe, në njëfarë mënyre, poli i tretë.
Edhe universi është njëfarë poli i tretë që ka ndikim mbi Energjinë e Errët dhe Materien Errët.
Prostituta ndërkohë i tha: “Natën e mirë” dhe ai e kuptoi se, tashmë, ajo po shkonte drejt vdekjes së saj.
Të nesërmen ajo mund të mos gdhihej.
- Po a ka perspektivë poli i tretë? – pyeti veten.
Dikur përpiqej të përjetsonte, nëpërmjet fotografisë, kohën, me një aparat të thjeshtë mekanik.
Populli sovran është i ndjeshëm ndaj së drejtës, për sa kohë mbetet popull.
Udhëheqsit e përçajnë popullin për hir të idealeve.
Nis gjithmonë me vogëlsira, të cilat, siç dihet, ndërtojnë ndërmarrjet e mëdha. Dhuna sjell arsyen, e cila rrëzohet dhe pasohet nga një dhunë e pakuptimtë. Përplasja mes metodës diktatoriale dhe metodës së lirisë për të arritur tek arsyeja.
Metoda e diktaturës kërkon të vendosi arsyen me dhunë, por që rrëzohet, si rezultat i brishtësisë të së mirës dhe dhunës të së keqes.
Metoda e lirisë, si më e moderuar, ka në thelb një demokraci të pakufizuar për monopolet dhe diktaturë për shumicën e popullit, i cili, gënjehet nga zhvillimi, i bindet ligjit që e mashtron me rritjen ekonomike.
Ndërsa arsyeja mbetet një ëndërr dhe është vazhdimësi, ndërgjegje. Mbiemri i Materies së Errët dhe Energjisë së Errët është i njëjtë.
Është e kuptueshme që dashuria e përjetshme të jetë Drita.
Poli i tretë është poli i jetës.
Ky trekëndësh tani është një problem matematik, i cili mund të gjejë një rrugëzgjidhje. Frymëmarrja e lirisë, pavarësia, është fare pranë, fare afër, ndoshta, një hap larg.
Nëse Energjia e Errët do të kërkojë të bëjë një vajzë me dashnorin, Materia e Errët do ta godasë, duke e shfarosur.
Kësisoj Energjia e Errët do të dojë ta shtrijë, njëherë e mire, Materien e Errët.
Mundësinë e një dashurie të dytë, e cila përbën evolucion e ka patjetër Energjia e Errët.
Fëmijët janë rrugëzgjidhje dhe kjo mundësi është këtu.
Te këta të rinj testosteroni shndërrohet në energji pozitive.
Entropia, liria kanë lindur se është parashikuar shumimi i verbër. Ato janë edhe burimi i së keqes.
Kur humbet një dashuri, atëherë ia kupton vlerën dhe ia bën hallall, punët e shtëpisë. Ky aksion përbën përsosmëri.
- Sigurisht, s’dua ta prish me të.
Kur kjo trajektore mendimi, të mos jetë komedi, atëherë mund të shpresohet vërtet.
Me sa duket zhvillimi, ka një kosto tepër shqetësuese: Humbjen e nderit.
- Po pasojat për të ardhmen?
Apo mos vallë do të fajësohet viktima?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 EmptyMon May 10, 2021 11:44 am

Zgjerimi

Skicë
Sekreti i një jete, pa nerva, është një rini e suksesshme, e cila rrezaton përgjatë gjithë gjalljes energji.
Ky është dhe një kusht që, kur martesa të ezaurohet, të mos kthehet në një vrimë të zezë.
Duke orientuar energjitë e njeriut drejt sportit që, në një farë mënyre, zëvendëson luftën, drejt ndërtimit, nëpërmjet dijes, mendimit, vjen epoka e paqes dhe suksesit, e cila shkatërrohet prej energjisë luftarake të një brezi të ri.
Fjalës “burrë” në shqip, nëse i heq germën “b” bëhet “urë”.
Shtetet e fuqishme, liderët e fuqishëm prodhojnë supernovë…
Impresioni i rinisë të ofron mbështetje që të orienton gjatë gjithë jetës.
Energjinë, të cilën e shpenzon për të ndërtuar një armë të fuqishme shkatërruese, përdore për art, apo për të shkruar një libër.
Kush i shërben më shumë të ardhmes arma apo libri?
Miliona vite evolucion e kanë farkëtuar trurin e njeriut në varësi të ligjeve të universit, duke shkruar aty të gjitha sekretet.
Njeriu kërkon të jetojë sa më shumë të mundet, të bëjë fëmijë dhe të zgjerohet.
Aq shumë sa është hapur universi nuk mund të mbajë më Energjia e Errët. Zgjerim me piksynimin për të jetuar një ditë më shumë.
Ndërkaq, nga rrethana që nuk dihen, qeliza e trupit të njeriut prodhon kancerin, që rritet njëlloj, si universi, në mënyrë të pakontrolluar.
Që të gjitha yjet, planetet në univers kanë bërthamë, ashtu sikurse qeliza, e cila riprodhohet sipas një modeli femëror.
Ka kancer mashkull dhe femër.
Ashtu , sikundërse në trupin e njeriut qelizat nuk ndalen më, edhe universi do ta ndalë zgjerimin.
Alienët nuk kanë stomak, pankreas dhe, mbi të gjitha, gjëndër tiroide dhe hipofizë, që nëse, në këtë rast, përdorim greqishten me fjalën “prosfora”, e cila përkthehet “ sipërmarrje në zhvillim”, merr përgjegjësinë e zhvillimit trupor te njeriu.
Kjo do të thotë se “posfora” te planeti i “Adromedës” do të jetë një produkt bujqësor.
Racën e përsos burri.
-Erdhi koha që të bëjmë djalin e pleqërisë, - foli Materia e Errët.
-Moti i dashurisë na ka ikur me kohë dhe fëmija e fundit duhet më shumë, -ia ktheu Energjia e Errët.
-Ka shumë kultura që të parëlindurin e duan më shumë, - tha Materia e Errët, - duke iu referuar pellazgëve,këtij kombi. Rrënja e fjalës “pellazg” vjen prej fjalës “pellg”, duke i referuar detit “Adriatik” dhe “ Jon”
I mërzitur nga përjetimi i aktit të fundit të komedisë në univers, fëmija e fundit luste rrethanat e fatit dhe kushtet që të vdiste.
Nuk i duroi dot vuajtjet e vdekjes, ndaj i porositi familjarët t’i vinin pistoletën kokës.
-Një veprim i tillë është fatkeqësi e brezave, sepse, në këtë moment, e humbet logjikën, - iu përgjigjën.
“Më hëngri zilia dhe cmira, “ – mendoi në grahmat e fundit.
I tonditur Zoti, vetëm atëherë, e kuptoi se duhej të ndërhynte, por, realisht, ishte vonë.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi   Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicë
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI "E papërsëritshmja" tregim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: