Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIJUESE TË REJA , RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS,ASJA MULGECI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KRIJUESE TË REJA , RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS,ASJA MULGECI Empty
MesazhTitulli: KRIJUESE TË REJA , RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS,ASJA MULGECI   KRIJUESE TË REJA , RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS,ASJA MULGECI EmptySat Feb 29, 2020 3:46 am

KRIJUESE TË REJA
NGA RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS
Poezia e Asja Mulgecit është e thjeshtë, por me plot ndjenjë dhe me thelb...
Ajo transmeton mesazhe te adhmëria, depërton në botë shpirtërore. Kërkon të thotë fjalën e saj në poezinë lirike sociale, duke paraqitur konceptet e saj, e vetëdijshme se do të ndikojë te lexuesit e saj , duke përcjellë larminë tematike dhe guximin për të ndryshuar…
Atë që realizon poezia e ndierë, nuk e realizon dot asnjë “leksion”, sado i fortë të jetë ai…
Botë e shpalosur me vargje , qe nesër do të dinamizohen më shumë.

1. Ç’refren i ëmbël, o Njeri!

Lëri të ikin të gjithë,
mbaj pranë vetes,
atë që të ngjit në shpirt,…
Shpirtin dorëzoja zemrës,
vetëm kështu
pranë do të kesh:
Gjithë Perënditë,
Atë, që zgjoi te ty si tërmet
..ndjenjën,
për të cilën erdhëm në jetë.
Zoti na krijoi në këtë botë,
të japim dhe marrim dashuri,
(Ç’refren i ëmbël, o Njeri!)
Ndryshe, jemi rëndesë e kotë,
thjesht përkufizohemi: Fatzinj!!

2. Nuk dua të pi…

Mos më hidh më,
s'dua të pi,
se mjaft jam dehur nga ty,
asnjë pikë s'kisha pirë,
e dehur isha,
gjakëngrirë…
Në damar më gurgullon
një si rrokëllimë uji
që udhëvaret shpateve,
lag krahët maleve…
Asgjë s’ doja të pija ,
se dehur isha nga dashuria,
(më keq se nga rakia).
Aahh..., sikur,
sikur të më dilte kjo dehje,
të kthjellohesha,
si mbas një pije të pashije ,
të dilja e bridhja
njëherë fushave e lirë,
nga kjo robëri në liri…;
t’i hapja krahët diellit,
nën mbretëri Qielli,
të dehesha në pafundësi
nga kjo ndjesi,
jo më nga ty…
Ndaj dhe s’dua më të pi,
më duket,
sikur do të më lërë shijen e hidhur,
e lënë nga ty,
mëkatar bëhesh me njerëz të tillë,
duke menduar,
të hysh, brenda tyre,
si diell!..

3* Ç’burim i pandalshëm!

Duhet buzëqesh sot,
të ndjehesh mirë nesër,
se nesër, s'dihet në ke arsye ,
rrokullimë e jetës të merr me vete ,
mbase të shpie rrugës pa krye …
dhe:
Çfarë kishe sot, s'e ke më nesër,
ndaj qeshu dhe jeto me gjallëri ,
sikur të ishte e fundit herë,
Këndo, sikur askush s'të dëgjon,
se jeta s'të hap dy herë një derë!

Mos anashkalo buzëqeshjen,
të kënguarën e ëmbël
asnjëherë...
Jepu atë që u takon, jepu vlerë,
janë pasuri e shpirtit tënd;
gëzoju në të gjithë hapësirën,
atyre që sot i ke,
s’i dihet, mbase neser,
këtu, në këtë gjendje, më nuk je!...
Ç’burim i pandalshëm!
S’ vdes kurrë, jo një zemër,
Një “fjalë” kuptimplote
e mbushur përplot dashuri,…
Nektarin e përjetësisë,
ka injektuar në damarë,
Edhe atëherë,
kur trupi ka “dorëzuar: shpirtin,
zemra pulson akoma ngadalë ,
Ndjenjën e mban jetës gjallë
nga shpresa dhe dashuria për ty,
*
Forcëjetën ka marrë,
prej kësaj dashurie të rrallë!
Ç’burim i pandalshëm!
Sa bukur, qenka , o shpirt!


4. Fshirë, tashmë, nga kujtesa…

E shoh, e ndjej,
s'ke gjë për të thënë,
asqë mund të të vë faj…
Kaq ishte mundësia jote,
e pakapërcyera,
kurrsesi , në të tilla gjendje,
s’mendohet të kapërcehet:
Stekë e lartë (imja)…
E hedh shikimin shkurtrin,
në të afërmen distancë ,
të verbohen sytë…,
të pamësuarit me dritë…
(U përpoqa t’i ndriçoja,por….)
*
Lëviz mekanikisht,
Fjalët i nxjerr pa reshtur,
Duke i belbëzuar,
si pa fre ,…
vret e pret,
askund s’e di ku të mund të ndalesh .
E shoh, s’ di ç’ thuash …
Kur i jep pakuptim gjuhës,
shndërrohesh në thatësirë,
Asqë mund ta kuptosh dhe vetë,
se gjithçka mendon e thua,
barazpeshuar,
me një curril uji,
derdhur në det,
ndërsa unë, kam se ç' flas,
e përmbushur jam,
durimit tim i vjen fundi…
Për gjithçka ti sajon
e fjalëkotat zbraz,
e kupton, ta them troç:
Ndotin ajrin tim,…
ndaj gulçoj e klithmoj,
sa s’ mbushem dot me frymë…

5. “Lastari” i venitur
fshirë, tashmë nga kujtesa…
*
Pyes veten:
“Vallë, pse s'e mora vesh kurrë,
mendjen tënde të ngatërruar,
ti, as s'më thua?
Idiotësia jote,
ngatërruar keqas në mua,
vërtitej e përpëlitej…
Ti “lastar” i venitur,
në gjelbërimin tim,
humbi të drejtën e mbijetesës,
s’ gjeti dot ushqim,…
S’mund, jo s’mund,
T’i përshtatej tipit tim shumëngjyor.
E vetëdijshme,
ndaj, s'më vjen aspak keq,
përpjekje e mia për të ndryshuar ty,
mbetën nga vetë prej tej në mesrrugë…
E ç’nuk bëra për ty,
të rrugëtoje në rrugë të mbarë,
për dreq, çdo gjë e mirë imja,
u hodh në kotësirë!…
*
Ballëlart eci
e mbushur me jetë,
teksa, frymëmarr
tërësisht veshur
me të gjelbëra…
“Lastari” i venitur
fshirë, tashmë nga kujtesa…



6. Në “humbje” krenare u ndjeva e lumtur....

Askurrë s’e kam menduar
gjunjëzimin në jetë,
para e përballë asgjēje,
Asqë mendoja këtë gjendje ,
por e “pabesa” depërtoi në shpirt ,
jetëfikurës m’i ndezi rrezeshpresë…
U harlisa, u rrëzova përtokë ,
asgjë tjetër, në atë çast sublim,
s' solla ndërmend,…
e gjeta veten mbërthyer,
gjunjëzuar keq,
s'mu lëndua aspak krenaria,
e mora të mirseardhur,
si bekim nga Perëndia ,
i bëra vendëz në zemër,si të tillë,
u ndjeva në krah të botës…
Në brendësi thellë,
më çelën mijëra trëndafila,
U mbusha shpejtësisht plot diell,
u dorëzova e vetëdijshme bukurisht.
Më mundi gjunjëzimi, dhe, aq bukur,
Në “humbje” krenare u ndjeva e lumtur....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
KRIJUESE TË REJA , RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS,ASJA MULGECI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË
» Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Magneti i një treve poetike- Tropoja
» "Tipikja në një filllesë poetike premtuese",persiatje per v

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: