Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyFri Apr 04, 2008 9:37 pm

Sipas zhvillimit edhe Muza - muza e gojtarisë, e të folurit bukur, elokuenca, jo vetëm në jetën e përditëshme, në institucione, në komunikim, e aq ma tepër në forume, nuk është ajo që ka qenë dikur !
Pavarësisht prej kushteve, prej botëkuptimit ajo të shpeshtë ose është nëpërkëmbur, dmth. është injoruar, e të shpeshtën është shtypur! Për këtë arsye do të përpiqem të sjell prirjet që sipas gjasave muza e gojtarisë sa dhe si është kultivuar në mjedisin tonë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyFri Apr 04, 2008 9:37 pm

Të gjithëve u ka rënë të dëgjojnë diskutime : politike, juridike, sociologjike... nëpër sesione, simpoziume shkencore !

Përqëndroni vëmendjen të zbërtheni esencën e diskutimeve që brëndapërbrenda përmbajnë polemika!
Edhe tek shkrimtarët, edhe tek artistët, edhe të gjitha shtresat e shoqërisë diskutimet kanë një qëllim, një mision ! Por janë të arsyeshme atëherë kur janë të kuptueshme !

Parashtroj dilemën : Cilin nivel të komunikimit përdorin sot radiot, televizionet, gazetat, por, edhe forumet ku ne përpiqemi të sjellim ide me kënvështrime meditimesh! Çka u mundon? Ç'ka kanë të re ? ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyFri Apr 04, 2008 9:38 pm

Nuk është i vogël numri i njerëzve të jetës sonë krijuese ! Edhe në shkencë, edhe në kulturë edhe në informim ! Në përgjithësi, në jetën shoqërore politike ky numër është i madh ! Ndërsa interesimi është jo i pëlqyer me atë që ne arrijmë të konstatojmë !
Në krahasim me numrin e madh të shqiptarëve, dhe me numrin e madh të njerëzve krijues, sa është numri i atyre që e flasin dmth. sa është numri i njerëzve që kanë muzë të bukur ! Si flasin elita politike, parlamentarët, ministrat, drejtorët, ...

Përse kemi mungesë të cilësisë së lartë të gojtarisë së kultivuar ? Si ta kultivojmë atë ?

Bie fjala, është kjo një e keqe e madhe e mesit tonë që kultivon thënie të pakapshme, që shqipton mendime pa strukturë logjike, që përjashton mundësinë e kultivimit modern të gramatikës dhe stilistikës gjuhësore.

Pra nëse fjalës oratori shqip i thonë gojtari, këtu kuptojmë prirjen e të folurit të gjatë, të bukur dhe elokuent, por edhe të folurin e logjkëshëm dhe të kuptueshëm me gojë.

Njeriu është krijesa që ndryshon për nga dhurata që iu dha të flasë! Por, të flasë logjikshëm, të dijë vetë çka thotë, dhe atë që e thotë të pajtohen dhe ta kuptojnë të tjerit ! Bile, t'i detyrojë t'i thonë siç i tha Luigji XV , Kardinal Masionit se :

''Sa herë ju dëgjoj Ju, jam i pakënaqur me veten"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyFri Apr 04, 2008 9:39 pm

Nëse prirja e gojtarisë është shprehje e elokuencës, aftësisë së vrojtimit dhe kulturës gjuhësore është e kuptueshme pse krijuesit, sidomos shkrimtarët mund të jenë gojtarë të mirë.

Egziston Nnjë bindje naive se krijuesit nuk janë gojtarë të mirë dhe se prirja e gojtarisë i stolis më tepër njerëzit e tribunave se sa njerëzit e kabineteve !

Është trillim ia tyre që as me gojë e as me shkrim mund të shprehen bukur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyFri Apr 04, 2008 9:39 pm

Bie fjala, Fan Noli, mund të radhitet në çdo antologji të gojtarisë dhe të qëndrojë përballë gojëtarëve të mëdhenj!

Gojtaria është një prirje që dikush ma pak e dikush ma shumë e ka të zhvilluar, por më në fund si edhe çdo virtyt tjetër, prapë ajo është një prej aftësisve të rralla, që me punë, me kujdes, mund të mësohet dhe të përvetësohet.

Njeriu që flet me kujdes, që flet rrjedhshëm, që e ka mendimin e logjikshëm, që zgjedh fjalën më të qëlluar për ta shprehur idenë e tij, me një fjalë njeriu që flet bukur në vendet publike sikundër janë tubimet, konferencat, sesionet, simpoziumet, ... dhe mediumet , radioja dhe televizioni, në të cilat ma tepër se me shkrim, flitet me gojë, ai njeri i dëshmon këto veti themelore : kulturën, qëndrimin dhe respektin ndaj auditorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptySun Apr 06, 2008 10:37 pm

eri M shkruajti:
Sipas zhvillimit edhe Muza - muza e gojtarisë, e të folurit bukur, elokuenca, jo vetëm në jetën e përditëshme, në institucione, në komunikim, e aq ma tepër në forume, nuk është ajo që ka qenë dikur !
Pavarësisht prej kushteve, prej botëkuptimit ajo të shpeshtë ose është nëpërkëmbur, dmth. është injoruar, e të shpeshtën është shtypur! Për këtë arsye do të përpiqem të sjell prirjet që sipas gjasave muza e gojtarisë sa dhe si është kultivuar në mjedisin tonë !

eri M, keni rrumbullakësuar një esencë të domosdoshme pa të cilën nuk mundemi të mbesim!

Është një e vërtetë e madhe se në përditshmërinë tonë gjithçka mund të dëgjosh! Ndërsa në forume, gjithçka shkruhet!

Për të pasur një kualitet duhet të krijojmë shprehi të lexojmë vlera të vërteta letrare. Bile, të komunikojmë me shprehitë dhe mësimet e kritikëve letrar!

Deri diku gjuha komunikuese të irriton se si bëhet. Por, duke qenë në nismën e mbarë, të përpiqemi të krijojmë vlera që i qëndrojnë kohës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptySun Apr 06, 2008 11:45 pm

eri M shkruajti:

Të gjithëve u ka rënë të dëgjojnë diskutime : politike, juridike, sociologjike... nëpër sesione, simpoziume shkencore !

Përqëndroni vëmendjen të zbërtheni esencën e diskutimeve që brëndapërbrenda përmbajnë polemika!
Edhe tek shkrimtarët, edhe tek artistët, edhe të gjitha shtresat e shoqërisë diskutimet kanë një qëllim, një mision ! Por janë të arsyeshme atëherë kur janë të kuptueshme !

Parashtroj dilemën : Cilin nivel të komunikimit përdorin sot radiot, televizionet, gazetat, por, edhe forumet ku ne përpiqemi të sjellim ide me kënvështrime meditimesh! Çka u mundon? Ç'ka kanë të re ? ...

Unë të përshëndes eri M ! Ndërsa, për temën na takon të kyçemi sepse sa më shpejt të ndalemi në pikëqëndrimet e duhura do të eliminojmë të metat!
Radioja dhe televizionet si mediume, atypëraty mund t'i kapërcejnë dobësitë. Edhepse, si në dukje, në theksimin e fjalëve, në mbarshtirimin e fjalive, duhet të kenë kujdes!
Gazetat, dhe forumet , veçmas, duhet të ikin nga ngarkesat që sjellin fyerje. Gjuha dhe shkrimi, gjegjësisht drejtshkrimi është i domosdoshëm të bëhet drejt. Sepse, është çështje që mund të rrezatojë disponime të këqia tek lexuesit, sidomos tek ata që merren me nivelin ma të lartë se sa leximi.
Ne duhet ta kemi parasysh se forumet në botë janë shndërruar në tribuna institucionale të pasura me informata nga çdo lëmi e diturive.

Pra përshëndetje eri M.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyMon Apr 07, 2008 1:59 am

eri M shkruajti:

Të gjithëve u ka rënë të dëgjojnë diskutime : politike, juridike, sociologjike... nëpër sesione, simpoziume shkencore !

Përqëndroni vëmendjen të zbërtheni esencën e diskutimeve që brëndapërbrenda përmbajnë polemika!
Edhe tek shkrimtarët, edhe tek artistët, edhe të gjitha shtresat e shoqërisë diskutimet kanë një qëllim, një mision ! Por janë të arsyeshme atëherë kur janë të kuptueshme !

Parashtroj dilemën : Cilin nivel të komunikimit përdorin sot radiot, televizionet, gazetat, por, edhe forumet ku ne përpiqemi të sjellim ide me kënvështrime meditimesh! Çka u mundon? Ç'ka kanë të re ? ...

Përgëzime për temën eri M.

Sa i përket dilemës që e ke unë po mundohem shkurt të shkruaj pak rreshta.
Sa i përket nivelit që e përdorin për komunikim radiot, televizionet, gazetat unë mendojë se lehtë duhet të thellohen njerzit e ta hulumtojnë se kush është pas tyre, kush e financon psh një radio apo televizion ose një gazetë.
Pikrisht një bosht organizativ i gjithë kombit tonë që na mungon kemi ardhur deri tek kjo gjendje si kombëtare, shpirtrore po ashtu edhe organizative, sepse një bosht apo nuje e tillë organizative do ti eliminonte të gjitha këto mos marrveshje mbrenda shiptare...
Boshti që do të duhej të ishte mbrenda kombit tonë do të duhej bërë punën në prapavi dhe të ishte e formuar nga akademikët tanë dhe politikanët e shkolluarë, e cila do të mirrte vendimet bashkarisht në secilën lëmi të jetës shqiptare si politike, ekonomike, kulturore, univerzitare etj etj...

Një mungesë e tillë u len hapsirë secilit të mirren e të përhapin në popull fjalë të liga ...

Sa i përket pyetjes në lidhje me forumet, këtu ka individ të cilët futen me mendime të caktuara dhe në dobi të caktuara si politike, poetike, historike në dobi të kombit por edhe në dëm të kombit duke sjell mendime në dobi të fqinjëve tanë.

Ka nëpër forume të cilët futen të na përulin krenarinë duke e mveshur ate me mburrje, këte e bëjnë me qëllime të caktuara që në vazhdim të na i përulin edhe heronjtë të cilët janë krenaria e një kombi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar

Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË EmptyMon Apr 07, 2008 9:21 pm

eri M shkruajti:

Nuk është i vogël numri i njerëzve të jetës sonë krijuese ! Edhe në shkencë, edhe në kulturë edhe në informim ! Në përgjithësi, në jetën shoqërore politike ky numër është i madh ! Ndërsa interesimi është jo i pëlqyer me atë që ne arrijmë të konstatojmë !
Në krahasim me numrin e madh të shqiptarëve, dhe me numrin e madh të njerëzve krijues, sa është numri i atyre që e flasin dmth. sa është numri i njerëzve që kanë muzë të bukur ! Si flasin elita politike, parlamentarët, ministrat, drejtorët, ...

Përse kemi mungesë të cilësisë së lartë të gojtarisë së kultivuar ? Si ta kultivojmë atë ?

Sërish më duhet të përqëndrohem në këto linja të prekjes së çështjes! Nuk e di përse nuk duan apo u ikin forumistët të japin mendime për këto fenomene!

Jeta krijuese ndër shqiptarët vërtet nuk është e vogël. Ajo ka shtrirje dhe gjërësi në domethënie. Por, duhet ta zbulojmë ! Duhet t'i rrekemi dhe të vlerësojmë të gjithë atë kapital të anashkaluar. Sot, duhet ma tepër se kurrë, të merremi me zbërthimin e motiveve,jo të krijojmë aversione dhe hamendje, se ky ishte kështu, dhe ai ishte ashtu.

Jam me mendimin që edhe në këtë forum të ndahen ata që kanë prirje për vlerësimin e drejtë dhe për gojtarinë që del nga postimet. Bie fjala, jo çdo fjali korrespondon me rregullat se si duhet të shkruhet! Duke i pasur këto kritere, do të plotësohet edhe tema e eri M , e cila, nëse njëherë u keqpërdor nga ca supermoderatore, dhe u vlerësua me fshirje e mospërfillje në postime, është koha që atij sensi përçudnues t'i vijë fundi. Dhe, të fillojmë të zbërthejmë temat që nese do të mburremi përse u munduam por krijuam diçka, se sa të shtërngojmë e rrudhim krahët se ja e paskeshim shkuar kot atë kohë të nevojshme !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty
MesazhTitulli: Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË   MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: