Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Tipikja në një filllesë poetike premtuese",persiatje per v

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Tipikja në një  filllesë poetike premtuese",persiatje per v Empty
MesazhTitulli: "Tipikja në një filllesë poetike premtuese",persiatje per v   "Tipikja në një  filllesë poetike premtuese",persiatje per v EmptyWed Nov 03, 2021 9:32 pm

Syve të tu: Krojet e bjeshkëve të mia…



"Tipikja në një filllesë poetike premtuese",persiatje per vellimin poetik " Vrullim bisqesh"i autores Bukuri Buçpapaj

Nga Prof. Kristaq F. Shabani IWA, ABI, AOM

Hyrësi
Shpeshherë, flitet për talentin, i cili konceptohet si veti natyrore e veçantë që ka një njeri për ta rrokur e përvetësuar diçka shpejt e lehtë, dhunti e aftësi për të bërë diçka shumë mirë e në mënyrë krijuese; pra një zotësi e veçantë, e cila e shquan një njeri në një fushë të caktuar.
Në shumëplanshmërinë jetësore shpesh theksohet dhe raporti i tij me punën, ndaj shprehet: “ Një herë talent e dhjetë herë punë”… Përkufizime të tilla, nga përvoja e tyre talentore, kanë dhënë Gëtja dhe Gorki e tjerë.
Në praktikën e përditshme sillen shumë shembuj të të talentuarve , por në këta shembuj ka dhe falsitet të shumtë.
Jo pa qëllim, e bëra këtë hyrësi, pasi të përcaktosh një të talentuar, në një fushë të caktuar, ka disa parametra tipikë përcaktues. Në letërsi dhe në art duhet të bëhet kujdes në këtë vlerësim.
Krijuesja Bukurie Buçpapa shfaqet para lexuesve me një vëllim të ri të titulluar intrigueshëm: ” Vrullojnë bisqet”. Parafytyroni një kurorë të porsaformuar, e cila, krahas rritjes së trungut të saj, si rrjedhojë e kujdesit natyror dhe njerëzor, formon kurorën me degët e saj, pastaj degëzat, të cilat sythojë dhe nga këto sythe, sipas cikleve vegjetative, shpërthejnë bisqe e lule. Kjo ndërvaret dhe nga sinoptika kohore dhe shpirtërore. Bisqet kërkojnë të shtojnë kurorën dhe lulet e shumta në numër, një pjesë e tyre shumë e vogël në përqindje, realizojnë suksesshëm frutëzimin e tyre.
E shprehur figurativisht: letërsia bashkëkohore sot qëmton të talentuarit, të cilët, të cilat realizojnë gjetje, sjellin prurje dhe luftojnë për të krijuar individualitetin origjinal.

I. Duhet theksuar që, në fillesë, se, krijuesja hedh hapa të reja në krijimtarinë e saj, duke bërë një analitikë të vëllimeve të mëpërparshme, shfaqet më e përqëndruar, më kërkuese ndaj vetes, më pasurore në fjalësin e saj figurativ, duke shmangur fjalët e përditshmërisë e duke kërkuar e tentuar në fjalë të figuruara; është treguar vullnetmirë në tematikë, duke shmangur një trajtshmërinë tematike e duke u përqëndruar vetveten vetëm në një drejtim që sot haset, duke u “dredhur e përdredhur” vetëm në temë dashurore, erotike, të cilat krijojnë prani dhe mërziti. Vërehet kombinacioni tematik, i ndërlidhur në krijimet e saj, ku është prezent lirizmi dhe epizmi.

II. Konceptualiteti kompozicional

Duke këndvështruar kompozicionin e këtij vëllimi ka diçka karakteristike në konturimin e tij. Faktikisht titulli intrigues ka përsjellë një kompozicion risi: Prolog bisqesh: “Në botë universi” I.Pasthirrmat e shpirtit tim… II. Mozaik III. Histori jetësh, flenë të “heshtura”… Epilog ….“Muza në rrugëtim”.
Kjo mënyrë kompozimi tregon, parasëgjithash, një qartësi dhe një shtrirje të menduar.
Çdo kapitull i këtij vëllimi ka apogjeun (kulmin) e vet me krijim më përfaqësues, por ruhet vijueshmëria e shpërthesës së bisqeve dhe prurjes tematike e karakterit liriko-epik, duke mos vendosur vijë ndarëse.
Është e nevojshme të përmendim, në rast se, në vëllimet e mëpërparshme ka dhe degëzime që, sa shpërthejnë janë apatikë, jo rezistentë dhe thahen shpejt, apo krijime, të cilat u ngjajnë “luleve” të rëna, në këtë vëllim, falë dhe funksionimit të nevojshëm duetik : autor – redaktor, ka një panoramë të re shpalosëse, ku krijimet rakitike, prolikse janë shmangur, madje, kjo ka ardhur si rrjedhojë e hedhjes së hapave në drejtim të teknikës, metodologjisë, kërkesës për ngjyrim e figurim, eliminimi i fjalëve të përditshmërisë si dhe shmangie në total të lidhësave “parazitare” apo të foljeve ndihmëse. Gjithashtu, autorja ka luftuar për pasurimin e fjalësit të saj kreativ me fjalë të reja, të ngjyruara, madje, dhe me përdorim efikas të zvogëlimthit dhe të eliminimit të metodës rrefyese .

III. Figurimi, fjalësi, fabula, rima, prezenca e vargut të lirë, por i tonalizuar, i theksuar dhe me prezencë të çekiçit “pneumatik” ka sjellë, në përmbajtjen e këtij vëllimi, dukuri e vlerësime, trajtime me një këndvështrim më frymëmarrës poetik, duke kërkuar pjekurinë dhe duke lënë pas krijimin pa nerv e të “njomë”.
Në këtë kontekst duhet të përmendim rolin redaktorial, i cili nuk vërehet efektiv në vëllimet e botuara të krijueseve apo krijuesve, ku mjaftohen vetëm me vendosjen e emrit, duke e shfanitur e meitizuar këtë proces të nevojshëm.
Ilustrimi i këtij përfundimi: Shprehësitë e figuruara, të cilat tregojnë edhe punën kërkimore për të “gjuajtur” figurën “ poetike : “Si re blu e dalë pas shiut; Më bëj vend në mallin tënd,/ Një skutë te zemra jote; Jam dehur pa pirë,Ti je arsyeja.; Botën në duar, tashmë, ke zbritur; Syve të tu: Krojet e bjeshkëve të mia; Nata iku, u mortua në sfond…; Lejomë, të vij në krojet e lotëve të tu,…; Sytë e mi ndezur si yje; Në poezinë time/ përplot ndjenjë…,/ bie buzëmbrëmja me “dallgë”; Sonte hënëzove /edhe në syçkat e mia; Lejomë, të vij në krojet e lotëve të tu; Shikimi i yt më dehu pa pirë; Fletëve të rëna në vargëz,/ Ta thur këngën e lotit” e tjerë e tregojnë më së miri parashtrimin tonë të mëlartëm .
Kur figura, figurimi, shprehësia figurative ka prezencë poezia është e ndjeshme, me frymëmarrje e pa ”kiste”, “parazitarë”, por të deh me “prurjen” e saj dhe me shigjetat e saj ndjenjësore , e cila tregon se krijuesja është nisur në një rrugë të mbarë .

IV. Çdo krijues apo krijuese është në kërkim të “Mjeteve” stilistike në poetikë.
Kur ka kombinim të epiteteve, metaforave, personifikimit, aliteracionit, krahasimit (similitudës) vëren krijime me ndjenjë. Në këtë rrugëtim ecën dhe Bukuria, duke befasuar me krijime të tilla, të cilat duhet t’i kërkojë dhe t’i gjejë në të gjithë krijimtarinë e saj dhe të punojë me “daltë”, duke iu rikthyer disa herë krijimeve për të realizuar mirë synimet.
Zbriti vetëm pak orë/ pas perëndimit,/buzëmbrëmja errësuar; Sfondit: muzikë gjinkallash; (Simfoninë sapo ka filluar)./Sa mrekulli,/kjo buzëmbrëmje e natës!; Si pulëbardhë syshkruar në dete… (Drejt meje, erdhe....).
Po të jesh i /e vëmendshme në leximin e këtij figuracioni sheh një dritë të brendshme, e cila, sikundërse u shprehëm më lart, duhet evidentohet si “përvojë”kreative , por duhet edhe të pasurohet.

V. Prezenca tematike
Në krijimtarinë e Bukuries është prezent dita e nata, agu, mëngjesi, buzëmbrëmja , Dielli, Qielli e Hëna, Ylberet e Zanat, Vendlindja e bukur e Tropojës, Valbona me kaltërsi të çuditshme, por vetë Shqipëria, Kosova, Rugova. Prezente një galeri e madhe personazhesh. Prezent relievi, sinoptika kohore, tradita, kënga, veshja, dasma, lidhësia midis të rinjve, e djeshmja, e sotmja, gazmendi, hidhëresa, ligjërimi, elegjia, harta e Planeteve, e Botës shpirtërore, por edhe menaliteti, zakonet, tundimi, kujtesa, emigrimi e mërgimi; lulet, kurorat, miqësia, të cilat sillen nëpërmjet këndvështrimit vetjak, nëpërmjet monologimit, dialogimit poetik e tjerë.
“Pikante “ :
Bardhësia e tij/ Vello e kthyer në zi.; E paveshur,/ në trupin tim të tharë….; Elegjinë e shpirtit /në pore shpirti shkruar! ; Çfarë ke sy, /gjumë s’paske? Si bukuroshja e fjetur,/ në gjumë të thellë,/ Pret një princ të kaltërt/ të vijë, të të zgjojë; Me një shami harrese /Kohën ke mbuluar,/ me mall? Ç’sonatë vjeshte / vargshkruar!…; Sot po flas/ me gjuhën e luleve erëmirë.; Dashuria më e madhe, /dashuri e nënës,/Ndaj, ti ia merr /dhe bukurinë/ vetë hënës…;Të kapesh pas një shprese a në ëndërr,/besoj se shpirti yt/ rinohet nga ego e vjetër.

Veçim

Në krijimet e Bukuries veçohen krijimet poetike: “Në botë universi”, “Lejomë…”, “Kohë e bukur”, “Dialog”, “Përqafuar me hënëzën…”, “Bukuri shpirti në disa kohë”, “Sonatë vjeshte…” , “Oj, e bukura e nënës, …”, “Gjuhë lulesh” e tjerë.

Perifrazimi i autores:
“Çdo pikë e presje më shndërrohet lot,…”. Ky perifrazim në ardhmërinë do të marrë trajtë e kumbim tjetër, në kahje progresiviteti dhe në gjendje emocionale gazmendi…
Autorja e këtij vëllimi është e ndërgjegjshme se duhet shumë punë e vullnetshme për të arritur atje, ku e ka synimin. Ajo e ka të qartë se rrugëtimi në poetikë, e sidomos në poetikën e përkorë, është shumë i gjatë dhe i vështirë…
I urojmë suksese në rrugëtimin e nisur!…

Gjirokastër , Albania tetor 2021


Poezi shkëputur nga vëllimi poetik “VRULLOJNW BISQET”

BUKURI BUÇPAPAJ


Në botë universi


Si re blu e dalë pas shiut,
Zbrite me dashuri ëngjëlli,
Ashtu, lumturisht, trokitur
Me shkëlqimin e ylberit.

Dhe, nëse, fshihesh pas reve,
Do të të kërkoja, gjithsesi, ti e di,…
Në agonin e atyre netëve,
Më shfaqesh, o unë fatlumja ..
( si një Perëndi).

Flatërova drejt teje i përmalluar,
Duart i zgjata si rreze dielli,
Embëlsisht, ashtu të përqafuar,
Zbritur në botën e një universi.

Nëse, më vjen,
gjithmonë, e tillë,
Mos perëndoftë,
kurrë, i arti diell!



Lejomë…

Më bëj vend
në mallin tënd,
Një skutë
te zemra jote.
Mos më largo mua
për askënd,
Se ti, qenke lulebukur
e kësaj bote!

Lejomë të vij
në “ato” ëndrrat e tua,
ndërthurur bukur…
Magjishëm të hapëroj
në ëndërrime,
e tej lumtun…
Të vij si tik - taku
i orës te zemra,
se të dua.
Të trokas
me forcën më sublime
dhe të hyj , oh, brenda,
sërish me ëndrra!…

Lejomë,
mos ma ndalo,
s’ke të drejtë
të ndalësh kureshtjen ,
mallin tim të përvëluem.
Për ty
jam Bota,
Universi ,
Dielli e Hëna!
Je pjesë e shpirtit tim,
sa të kem frymë, jetë.
Perëndeshëz bukurie,
Vashëz, të ka ba nana!

Lejomë, të vij
në krojet e lotëve të tu,
T’i fshij me duart e mia
që më dridhen…
Lejomë me shpirt
të them “të du”,
E në përqafimin tënd
të kridhem e ngazëllyer…






Kohë e bukur

Jam dehur pa pirë,
Ti je arsyeja.

U çmenda pa qenë e tillë ,
vetë je çmenduri.

Më “budallepse”, bukuri,
s’ dija nga shkoja ...

Ah, si të bëka
kjo e shkreta dashuri!

Mes sekuencave të saj,
ti ndihesh gjallë,
Botën në duar,
tashmë, ke zbritur .
Një minutë
mos ta shohësh
ndien mall.
Ç’konfuzion ndienjash
pa zë,
si i “mitur”…

Shpirti shpirtin
kërkoka në harrim,
Zemra zemrën
pranë dëshiron ta ketë.
Pëshpëritje gjaku
damarëve në flakëzim,
Bashkuar
në një frymëmarrje
e do përjetë.

Në një ajri dashurore
“hipnotizuar”,
Jo s’do të dish,
nëse je gjykuar,
gabimisht.

Ah, kohë e bukur ,
kohë e dashuruar!
Përse s’jeton me ne,
kështu, përjetësisht?!

Sa pa faj vjen,
si fëmi i padjallëzuar,
E aq shpejt
shuhesh, fatkeqësisht.

Ku qenka “termi”
isha i dashuruar?

Ndoshta,
s’jemi dashur, pastërtisht?…

Ah, dashuria rinore,
e paharruar…,
skalitur e gdhendur
shpirtrave tanë
dashurisht !

Bukuritë e vashëzave të vendit tim ...

Natyrë të qetë
reflekton, vashë,
Pamja jote
e pranveruar,
ç’u dalldisa,
kur të pashë!
Ngjaj
me detin e trazuar.

Shikimi i yt
më dehu pa pirë,
Buzëqeshja jote
aq diellore.
Truptëri molisur,
i mpirë,
Prej ditës,
kur të pashë lulebore.

Sytë e tu në të shkruar,
të jeshiltë,
Trupi i yt selvi
e belkëputur,
me atë bluzën
veshur të përhimtë…
Vrapimthi, drejt meje,
si flutur.

Ah, sa do të doja
të të kisha, o sybukur!

Erdha prej mërgimit,
përmalluar,
Detin hapëruar
skaj më skaj,
E me ty jam
i dashuruar.
Mendjen e “mori”
bukuria e saj.





Dashuria…..

Eh, si qenkërka
Dashuria,
si lule e rritur
me kujdes,
Nëse, s’ ujitet
nga lumturia,
Dalngadalë ,
ajo veç vdes.

Shikime të zjarrta,
të pasionuara,
Duar dridhëse
nga emocioni,
Rrahje zemre
me tik-take
të pandaluara,
Në oaze parajse
lumturojuni.

Mbështetur
në gjoks dashuror,
Për ty, asgjë
s’ka më rëndësi,
Në kokë “vizatuar”
nga i madhi piktor,
Fytyrë e dashurisë
penelit rri.

Kapluar nga epshi
tepër i zjarrtë,
Mbi qenien
dehur plotësisht…
Thua: “Kurrë, mos u ndaltë…
E pse të mos zgjatë ,
kjo magji, përjetësisht!”

Oh, m’i kishte munguar
Vargut,
madje, edhe shpirtit !
Le të lindë
me mëngjeset e agut,
Në çdo kohë,
në çdo stinë të vitit:
Dashuria,
Oksigjeni i njeriut…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Tipikja në një filllesë poetike premtuese",persiatje per v
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Persiatje:" Vrullim bisqesh"i autores Bukuri Buçpapa
» KRIJUESE TË REJA , RUDINAT POETIKE TË TROPOJËS,ASJA MULGECI
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Magneti i një treve poetike- Tropoja
» Antologji Poetike Korsi e Hapur 1 viti 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: