Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:09 pm

Poema e odave të Eposit “ Male”...
nga Kristaq F. Shabani

Hyrje në odën e parë të Halilit

“Tuk, tuk, hape ...
Jam unë, fanitu,
si dikur , kur flakërije” .
E magjikshme përfanitje
në gji qiejsh...
Ngre sytë, kundroj Diellin,
Malet duket, sikur kërkojnë
me kokëngritjen e tyre:
Qiellin, pa lutje,
të më “kufizojnë“ hapësirën,
duke menduar,
se janë protagonistë
të gjithçkaje sjellëse të mirë...,
apo të lënduar,
sikur e mira prej tyre,
me gurgullimë ka buruar ...,
si gurra,
Po njerëzit ?!
Malet, jo s’thinjen...
Shkundin borën...
Malet s’i përthyejnë gjunjët ,
krenojnë kurorën,
përqeshin orët e “rrethimit“,
lirojnë orë lirie...,
agojnë zbardhëllimin...
dritojnë nur nusërie...
Në skenën qiellore,
shfaqen në aktrim
Yjet e Kryengritjeve
kujtesë e madhe e Kohëve...
Lart kokët!
Gurrë, rrepe, gurrë, rrepe,
simbiozë trimërie,
Dritë, dritë, vetëm dritë
kërkojnë dhe vetë Hijet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:10 pm

Pa njerëzit e Tokës ,
s’bëjnë dot vetëm dhe malet,
me ta “Dymale“ të pamposhtur!...
Thërras në odë kujtesën,
Thërras Kapedanët ,
Të shkrepen Mirësitë, Trimëritë,...
Shkrep historia dafinë
e kryetrimave,
stoli jataganësh...
në garavitje kohësh...
Ndriçim Sy-Ylli
Në lulesë jargavanësh ...
Kalendarët e viteve, të shekujve ,
nxjerrin kryet me hijeshinë e tyre
hedhin valle katakombesh...
të kërcyera
në partitura këngësh dhe ligjesh...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:10 pm

Fshijnë lotët e ngrirë Mëmat,
Krenimi ngrë “staturat“...
Kujtesa lartëson STATUJAT...
Krisen dhe thyhen pushtimet...
E keqja, e prerë në mes,
si fletë e venitur jargavadë ...,
e pashpirtë
klith e ligjëron vetveten
me ëndërr kokëkthyer,
varur në çengel
kryemalesh e pathyer,
në uturimën e vuajtje-
masakrës së kobshme...
Sakrilegj mbajtës mend diturie...
Ej, jemi Male !
Krenari e përbotshme!
Ej , jemi dy male ,
kurrë të pamarrshme...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:11 pm

Hyrje në odën e dytë

“Tuk , tuk,” troket portë e Odës...
Në lule interviste zgjat kokën...
Ngrihet vërtik fjalia e parë në vringëllimë:
“Sa dinë malet,
askush s’di për Tokën!...
Ç’ tringëllimë!
Ç‘tru paskërkan malet,
Çfarë sy!
Ç’ kujtim kanë malet,
asqë mund të mendohet
për miliona e miliarda njerëz...
Si i qajnë ata hallet! ....
Ç‘dëgjim në timpane!...
Ç‘valle hedhin malet,
instruktojnë njerëzit valltarë ...”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:11 pm

Në krye të valles labe
Një Kryegrua...,
një Kryetrime lastonjë ...,
Jep e merr me një ”kokojkë”...
E fshehta e forcës së tyre ,
si portal i drituar,
drejtuar lartësisë...,
shpërthejnë në truall fëmijtë...
Një zë i njohur, buçimë,
thërret përjetësisë,
shpërndan mjegullën e mjerë...

Ej , këngë Majë Picari,
këngë Majë Krahu!
Melodion Halil Picari,
e krenar në këngë
E dëgjon një krahinë e tërë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:12 pm

Pastaj lëshohet
një ligjërim graror,
me nuancë të fortë lab “trimëror”:
“E zeza, shoqe, ç’na gjeti,
Mbeti Shqipëria e shkretë,
Ngrihi, të vdekur, nga varri
Se erdhi prapë behari...
Ngrehu, o Çelo Picari,
Jalla, mos të qastë varri!
Ngrehu, të bëhesh i pari!
Ngrehu , o Gjolekë bilbili,
të të ndritë shpata
e nxjerrë nga milli!...

Për liri prapë dili.
Ngrihi, se vendi lëngon,
Dhe Abdyli u kërkon”.
Dhe ai që lindi dje rënkon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:12 pm

(Ligjërimi, ngrihet vetë,
hopa në këmbë,
Halil Bilaj “shkrep”,
përsëri një këngë ...
Ia merr këngës,
Iso mbajnë malet ,
nga supet e tyre,
trimëritë “varen”....)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:13 pm

***
(Ç’kronikanë,
në kuptimin gërmimor,
mposhtin hijet
frikën e stërmunduar,
Malet ndjejnë dhimbje pak në ijet! )
Kushtrim trimëror
Mbi Mal të Picarit,
mbi Mal të Pusit,
diamant i beharit...
Bien ylberët harkuar
Tokin kokojka,
Fusha trëndelinash...
Epokadë trimash...
Mbi fytyra njerëzish
kurora dafinash...
Qielli shfaq Plejadë eposësh ...

Lulet trimërore ,
s’njohin stinë në mbirje,
dafinëzohet trimëria,
lulëzim si drita,
teatralizojnë beteja...,
aktrueshëm në lëndina.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:13 pm

(Mos ndoshta,
më quajnë mua Poetin,
në rrugë të pakrye,
në këtë çast,
kur poetizoj,
kur diçka përflas
për Njerëzit dhe për Malet?!
Rrëfim simbolik ,
a krahasim shpirtgjerë
plot hiperbolikë!
Trimëri e vargut
s’ndalet!)

Shkëlqejnë sytë
mbi e nën qeprikë...
Në ekran qielli
shpalosen historitë,
Xhamadanët labe,
hedhin valle vërtik...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:14 pm

Rrëfejnë moçërisht,
për çdo ndodhi,
për çdo jetësi e jetësim,
për çdo detaj…
rrëfejnë për trimëritë
e papërkuljet lavdi,
(kanë të drejtë, s’kanë faj)
për sytë e pafrikuar
“Mëngjese me dritë”,
për bëmat e të parëve,
të pasardhësve të tyre,
përfytyrojnë të nesërmen...
teksa shkrep dritë ...
Dritet katërvargëshi
i patriotit Butka:
“Në kohën e pleqërisë,
Më zunë hallet e rënda
Për punë të Shqipërisë,
s’u bë, si më ka, kishte ënda”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:14 pm

Hyrje në odën e tretë:

“Tuk , tuk,... “
troket portë e odës së tretë.
Ç‘trokimë e bukur,
por dhe ç’tringllima!...
Nga partiturë dielli,
lind feniks -dita ...

Ç’parashikues janë malet...!
Thua, se kanë shtat të lartë?!
Thua se truri i tyre,
gjithçka përpika,
të krijohet nesër,
sërish dita?!
Sa të mençuruar
qenkërkan malet!...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:14 pm

Përcjellin kobe,
trimëri, gjëma,
vajtime, frikëra,
thyerje, lutësi.
A mund ta durojë
dhimbjen Mëma?
A mund ta durojë
pushtimin Toka?
“Tuk, tuk” hap,...”.
Gazmohet oda,
teksa mërgimtarët,
si valltarë e këngëtarë
vijnë....te porta...

Në regjistrin e tyre
madhor të fjalëve
shkruar me alfabet malesh ,
fije e për pe,
gjithçka tronditje njerëzimi,
çdo gjë vetëtitur “vetëtimë”,
ngritur kryet në hapësirë …
Vezullimi....

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:15 pm

Hyrje në odën e katërt finale të Halilit

“Tuk , tuk hape...”
Rrëfejnë për poetë dhe kryetrimat,
trasmetojnë këngët e thurura
dhe këndimin tip “birbilenjsh”,
Ku je Marko Korona ,
thurrës i vargjeve koronë
për ata që s’u përulën kurrë,...,
sfiduan dhe sfidojnë ...
Ku je Halil Picari,
këndo, sa të tundet
shpirti,
zemra,
mali!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:15 pm

Të rinjtë qendisën këngë për dasmat,
dhëndurët dhe nuset e bukura,
si hëna pesëmbëdhjetshe,
si flutura,
për elegjitë e ndërtuara
me fjalë dhe lot,
aty përkundrejt trimërive
varreve të të ikurve
të ikurave të shpirtit,
me krenari përplot ,
Kryqe dhe lot, kryqe dhe lot...
Ç’elegji njerëzore!
Ç’qëndresë e fortësuar nga Natyra1…
Shkëlqen e ndrit Pasqyra...
Kur do të rimblidhen përsëri lastonjat,
fluturat, birbilenjtë,
Pëpjekësit e mëdhenj për Mëmëdhenë,
kur përsëri Labëria
do të ndrijë Historinë?
E Nesërmja do të flatërijë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  EmptySun Nov 26, 2017 6:15 pm

*
Rrëfimi i maleve ndalet diku.
Rrëfejnë ngjarjet të katër Odat,
si katër akte...
të një Drame të madhe
Sa e rëndë është skuqja ...
Në epoka...
Sa e bukur është Liria
E ardhur nga Heroizmat Kryezonja...

Dhe Halili sjell ndërmend gjithë jetën
I Mençuri e ka përmendur :
“Jeta më e bukur,
binjake me ngjyrën e gjelbër!”

Gjirokastër, tetor 2017
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty
MesazhTitulli: Re: "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani    "Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Poema e odave të Eposit“ Male”... nga Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI
»  Përndritje e Universit të Ri... Nga Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: