Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Lida Bashllari : Cikël poetik “IMAZHI I NDJENJËS” Sun Sep 03, 2017 2:31 am | |
| Dy fjalë shprehëse për ciklin… Jo pa qëllim përzgjodhëm shtatë krijime, për të personifikuar e tipizuar javën kreative.
Tehu: lirik Këndvështrimi : racional Përdorimi i forcës meditative e rrjedhuar nga realja dhe fantazia... Arkitekturimi : solid Syri: vëzhgues Krijuesja Lida Bashllari, nëpërmjet aftësisë së saj dhe përdorimit të fjalën së menduar mire, pasqyron realitetin e ndjenjës, “grish” fenomene jetësore, logjikon fenomene dhe mban qendrim... Përjetimi në këtë cikël: i kudondodhur. Krijimi është spontan, pra buron nga "gurra" e spontaneitetit dhe shpreh, në mënyrë të temperuar, botën shpirtërore të krijueses tipike , e cila e këndvështron ngjarjen, ndodhinë, në plane , të cilat të tjerat kanë vështirësi këndvështrimi, qëmtimi... Përcaktimet klasifikuese për gruan janë të përcaktuara qartë dhe shumë prej përcaktimeve kanë dhe figura ndritëse... Qëndrimi i krijueses ndaj provës, protagonistit është tërësisht i prerë dhe rreptësia e saj është e përligjur dhe shpeshherë e përkorë... Retorizmi te ky cikël shquhet dhe, vetë krijuesja, me ndërgjegje dhe nën ndërgjegje, jep zgjidhje . Dueti : “Unë dhe Ti” është prezent në këtë cikël dhe, madje, është shoqërues në debat figurativ, ku UNI i krijueses është i fuqishëm dhe zbërthues. Idilika në këtë cikël "feston" të provuarën , të fituarën , impulson magjiken... Në krijimet e sak Lida i jep parësi imazhit, duke e lëvizur atë me gjallëri dhe me pasqyrë reflektuese... Në kontekstin e substratit lirik, poezia e poetes Lidë është e kuptueshme dhe precipiton lehtësisht në botën shpirtërore, por një kohësisht ndez “flake” në zemër, në shpirt dhe rrëzëllin sytë energjikisht... Natyrisht poezia kërkon mendime të thella , rritje të figurave, të fjalëve të figuruara, simboleve të ndritshme për të formuar "kurorën lidiane ", në një material produkt kreativ- libër.. Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
2 shtator 2017
Lida Bashllari Cikël poetik “IMAZHI I NDJENJËS” 1. Nuk kam kohë Nuk kam kohë as të flas as të dëgjoj, nuk kam kohë , Sonte dua të harroj, nuk kam kohë ... Se këto fjalë më lodhen tepër, më kupto... Mbete histori e vjetër, ik ti ,shko , s’kam më kohë... Ëndërrova me sy hapur, te një ndjenjë që s’më përkiste... Dhe shpresova e besova një gënjeshtër që më vriste ... Porse dot nuk e pranoja dhe vazhdoja të të doja .. Koha ikte, por unë s’shkoja dhe pse veten e lëndoja .... Tashmë dua kohën time , shumë të fala , s’të mjafton?! Boll kërkove, tepër dhashë , pse po bën, sikur harron? Nuk kam kohë të flas më tepër, tashmë m’u mbarua fjala.. Ik, shumë larg nga jeta ime , më kthe kohën që të fala...! 2. Sa vlen një grua … Një grua e mirë të bën njeri, Një grua e keqe të shkatërron, Një grua e mirë të fal mirësi, Një grua e mirë jetën të ndryshon... Një grua ka vlerën e një diamanti, Një grua është tempull mrekullie, ... Një gruaje mund t'i falesh si shenjt, Veç tek ajo gjen aromë dlirësie ... Ndaj, Zoti krijoi një grua, Për të zbutur egërsinë e një burri ... Gruaja, kjo ikonë bukurie, Ardhmëria e një jete e vazhdimësie … 3. E hidhur gënjeshtra S‘ vazhdohet një lidhje dashurie me gënjeshtra, Asnjëherë, s’ ka jetë, një e tillë ... Krejt papritur, teksa përballesh nga e vërteta, Ndoshta, as vetja, s'të pëlqen , As ajo, që doje, s'të duket më e mirë . Më mirë, të pranosh realitetin e hidhur, Se gënjeshtrën të besosh vazhdimisht ... Nëse, zemrën s'do ta helmosh , Fort, ta mbash lidhur E ndjenjën ta kryqëzosh, si një Krisht... E hidhur genjeshtra, shpirtin të helmon Të bën të besosh të pavërtetën ... E vështirë për t'ia dalë, ndjenja s'mbijeton, Genjeshtra e ka mbytur për gjithë jetën … 4. Ndjenjë gënjeshtare ... Më thuaj ti shkakun... Pse ke ikur nga unë ?! Të besoj te heshtja … S'më ke dashur “kaq” shumë ... Më emociono... Te shpirti ngadalë .. Të besoj të vërtetën … (Heshtja flet me fjalë ...). Më prek dhe më thuaj, Më të voglën arsye, Se, pastaj, do të iki, Kurrë, për të mos u kthyer... Më thuaj, te lutem: “Pse nuk jemi bashkë ?!” Mospërfillja flet: Ti kurre s'më kë dashtë... S'më ke dashur “shumë...”, Ndaj, nuk je tek unë ... S'më ke dashur fare... Ndjenjë gënjeshtare! 5. Falmë një ëndërr… Yll i bukur , Falmë një ëndërr nga ato të qiellit ... Nga ato që heshtin, Deri në përjetësi, Nga ato me Ëngjëj, Që të ulen prehërit, kanë veç një imazh E quhen “Dashuri…”. 6. Kur loti ... Kur loti nga syri pikoi Dhe rrugën mori te ti ... Zemra rrahjet ndaloi, S'mund, të jetonte, pa dashuri . Pa ty, kuptim s'kish jeta, Ëndrrat në mes u këputën ... Besova, sa dhemb e vërteta Dëshira, shpresa shpejt humbën …! 7. Imazhi i dashurisë U deshëm…, por bashkë nuk jemi… Por, ndjenja jonë, kishte gjithçka të vërtetë … Është “Imazhi i Dashurisë” e zgjatur kaq vjet e do të zgjaste, sërish, një jetë!
| |
|