Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 cikël poetik nga Hysen Këqiku

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:23 pm

1.

O lumth
asnjëherë nuk bëre
udhëtim të shlirshëm
prore nëpër përplasje
me stërkala shkapërderdhur

i mbshtjellë
me freskinë
e mjegullës
së strukur
në perëndim të yjeve


nga vrojtimi
i përditshmërisë
do të ta fal
o lumth
me stërkala loti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:24 pm

Rrugës
për në kalvar
tok me ofshamën
e renkimeve
të sofërzbraztëve
pëshpëritë pareshtur
për ngarkesën që bartë
me kërcëllimat e dhëmbëve
nga acari dimërgjatë
bart dhe vetëm bart
rënkimin e dhembjeve
e unë të kundroj
po e di
domosdonë e dhembjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:25 pm

Ti o lumth
udhëtimin mos e ndal
se më nuk do të jesh lumë
e unë do të ta këndoj apokalipsën
mua më ke bashkëudhëtar
me rënkime e stërkala

e di vetëm ti
e kupton dhe e flet
gjuhën time
me përcëllimat
e acarit veror

në ty shuajta etjen
në valëzat e pushimeve të rrafshta
të përkëdhela dhe tok me ty
në fushë të bardhë derdha stërkala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:25 pm

Rënkimet të mbesin

prapa meje

prapa meje

o lumth

i rënkimeve të largimit



ti nuk lodhesh



për këtë po të lus

ec

dhe mos ke drojë

nga mundimet

për në golgotë



ti çan brigje

e unë i çalë



nuk mund të të ndjek



ti çanë brigje

e unë memec

nuk më del përshëndetja



ti çel rrugë

e unë kërkoj shtegun

të të ndjek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:26 pm

Ti o lumth

]çel rrugë

i lagur fare

nga loti yt



ec deri në cakun

e pafundësisë



unë bashkëudhëtari yt

t’i dëgjoj

rënkimet

për idilën



lumthi

i kujtimeve

të bulëzuara

pranverave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:27 pm

.



Thatësia

mos rëntë në ty

o lumth



në ty

Ylberat e njomin ngjyrën

pas shiut



në ty

e shuan etjen e dashurisë

shtegëtari i etur



në ty

bilbili miklon

me sqepin

pendë

për pentagram



në ty

dreri me drenushën

spërkatin

kurorën

deri në fund

të këngës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:28 pm

E di dhe të ankoj

lagesh me lotin tënd

se nuk mund të kthehesh

për t’iu shtrirë

shtratit

me trupin tënd

e bëre

aq të përshtatshëm

të të mos dëgjohet

rënkima

e ndarjes

nga rrapët

pjekur e djegur



ti o lumth

ec

dhe pas

lë pastërti



bredh

edhe nëpër bukuri

të akullta



me vërshima

trotuareve pastron

gjurmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:29 pm

Këndellje

fushës

e sëmurë nga thatësia



ke kokëdhembje

prandaj

në ecje

trupi të avullon



ec o lumth

ec pash burimin

që nuk t’shterron

ec

dhe në ecje

bëhu një

me degët

që të ndjekin



futi thellë

mu në zemër

le t’i fshijnë

djersët e largimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:30 pm

T’i dëgjoj

pëshpëritjet

me dënesje

nga vaji i djeshëm

nën hijen e rëndë

të zezëresë



ec dhe pastroji

me kthjelltësinë tënde



mos i harro

grafitet ogure

të katër esistëve

bredharakë



as llavërimat

as skërmitjet

e dhembëve

brejtës

të brejtësve

që në brerje

brejtën

ditët tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:31 pm

Bëmirës

i bëmirësive

ec pash ofshamat

e baladave

të ruajtura

nga thellësia e mbamendjes

njomi

me freskinë

tënde

ngarendjet pas dritës

të humbur kaherë



mos e ndal atë hap

se m’ndalet ora në dorë

e rrapave të tretur

baladave

do t’u shuhet

romanca

e unë

o lumth

mbetem pa pasqyrë

se shoh dot veten

në vijat e ballit

as shtegun

nga hyra

as nga duhet dalur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:32 pm

Po të pyes

o lumth

çka t’i bëj vetes

i mbetur

diku

vetëm

krejtësisht i vetëm

me pëshpëritjet e pafundme

të Velia Glauas

në bredhje amshimi

për një relikt

të përlotur

ti në shtratin tënd

unë pranë teje

kaprroz[1]

anemik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:33 pm

Sa herë u futa

në ty

o lumth

dikush lëshoi

ushunjëza



dhe po të mos

pëlcitnin

nga gjaku im

i thithur

do t’kishte

ushunjëza

për tërë gjakun

e gjaqeve

të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:34 pm

Nuk e di

o lumth

aortë e vendit tim

nga më vjen

një mendim

të të rrëfej

diçka



le të kalërojë

me rrjedhën tënde

se kush u la



në ty

në shi

njollat u mbetën

të pashlyera

në histori



barte me vete

deri në pafundësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:34 pm

Çka të të rrëfej

o lumth

me rrudha

në këtë pikë

të gjerë

të kësaj bote

të vogël

aq të vogël

e të ronitur



me lecka

këndëve shpërndarë

si fustani i (Sy)Monikës

nga trillimkeqët

ogurzi

mendjeprishur

nga një dashuri

e barabartë me urrejtjen

me helm nepërke

shtrirë mjerisht

në rrafshin mesmaleve

Mjellmat për t’i helmosur

Për syrin e (Sy) Monikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:36 pm

E gjora

bredharake

dorë më dorë

shtigjeve pa shteg

murale

syverbër



përballë altarit

me kryq orto....



ku u fsheh korbi

sqepgërryer

i syrit

me shikim të largët

përtej maleve

me ngricë

nga vapa përcëlluese

e ditëve

të bjerra

shtigjeve pa shteg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku EmptySat Sep 13, 2008 4:37 pm

16

E gjora

bredharake

dorë më dorë

shtigjeve pa shteg

murale

syverbër



përballë altarit

me kryq orto....



ku u fsheh korbi

sqepgërryer

i syrit

me shikim të largët

përtej maleve

me ngricë

nga vapa përcëlluese

e ditëve

të bjerra

shtigjeve pa shteg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty
MesazhTitulli: Re: cikël poetik nga Hysen Këqiku   cikël poetik nga Hysen Këqiku Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
cikël poetik nga Hysen Këqiku
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)
» Prelud poetik nga poeti Kristaq Th. Gushi
» "NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ
» "Gjurmë e së kaluarës" vëllim poetik nga Shejmond Pacarada

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: