Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptySun Dec 14, 2008 3:00 pm

UJËVARA E FIKSIMEVE TË MOSHËS:fla:



Përherë më shkarrëzehet përsysh

një ujëvarë flokësh,

ujëvarë ndjenjash

e fjalësh.

Zbret ajo e papërmbajtur

si një adoleshente

prej shkallësh.

Herë ledhatare e ëmbëlshore

Herë e ngrysur dhe lënguese

Herë me ftohtësi bore…

Përmban ujëvara brenda rrymës

tërësinë e viteve të mia,

të papërfshira

nga ylberësia

Më së shpeshti sillet e pamotivuar

turret vrulltas

mbi vetullat

e qerpikët e mi

të moshuar.

Përmban ajo në vetvete

tërë torbën e plotuar me fiksime:

Mallin për vendlindje

Pasionin për dije,

Xhelozinë për rininë

e tejshkuar

përzier me dhimbjet

dhe cdo etje,

ku është endur dhe endet

Hyjnesha e mendimit dhe ndjenjave:

DASHURIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptySun Dec 14, 2008 3:04 pm







UJËVARAT E FIKSIMEVE TË MOSHËS:fla:



Përherë më shkarrëzehen përsysh

ujëvara flokësh,

ujëvara ndjenjash

e fjalësh.

Zbresin ajo tëe papërmbajtura

si adoleshente

prej shkallësh.

Herë ledhatare e ëmbëlshore

Herë të ngrysura dhe lënguese

Herë me ftohtësi bore…

Përmbajnë ujëvarat brenda rrymës

tërësinë e viteve të mia,

të papërfshira

nga ylberësia

Më së shpeshti përshfaqen

me ngut të pamotivuar.

Turren vrulltas

mbi vetullat

e qerpikët e mi

të moshuar.

Përmbajnë ato në vetvete

tërë torbën e plotuar me fiksime:

Mallin për vendlindje

Pasionin për dije,

Xhelozinë për rininë

e tejshkuar

përzier me dhimbjet

dhe cdo etje,

ku janë endur dhe enden:

Jetimi i jetës, njohja e botës, përjetësia

Mbi ballin e latuar -

Hyjnesha e mendimit dhe ndjenjave:

DASHURIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: Re: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptySun Dec 14, 2008 3:05 pm

Jam ndier në ecajaket e jetës, dhe synimi se si bëhesha për cdo ditë me moshë, më riktheu te ndjehem e re kjo poezi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: vVARGJE EMBELSHORE   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptySun Dec 14, 2008 6:28 pm

I. VARGJE ËMBËLSHORE

(Buqetë lirikash mbi motivet e isopolifonisë)





Ç’KEMI THËNËkiss

E STËRTHËNË?!



A mban mend, hënëz e ngrënë,

Ç’kemi thënë

e stërthënë?



Sy ndër sy ndenjëm parmbrëmë,

Ç’kemi thënë

e stërthënë?



Përmbi bar te molla tëndë

Ç’kemi thënë

e stërthënë?



Folëm pak edhe diç bëmë…

Ç’kemi thënë

e stërthënë?



Na spërkatën zogjt’ me këngë.

Ç’kemi thënë

e stërthënë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:00 pm

DEHUR NGA BUKURIA



Brenda kopshtrave të mia

Sulet vrap ujët nga vija.

Ç’i përdredh degët hardhia!

Luleplot vishet kajsia.

Dehur-o nga bukuria.

Refreni: (pas çdo vargu)

Rrituni, rrush e kajsi,

Kokrraplot me ëmbëlsi

Për mua dhe miqt’ e mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:02 pm

GUDULISJET



Vashë me fustan të bardhë,

Fap me sy, çëk – me qepallë.

Gudu-gudu-gudulia

Prush i ndez ndjenjat e mia.



Ku gjen më bukur, moj mike

Nat’ e dit’ me gudulisje!

Gudu-gudu-gudulia

Prush i ndez ndjenjat e mia.



Një gudulisje nën dorë

Ma jep me gishtin e hollë.

Gudu-gudu-gudulia

Prush i ndez ndjenjat e mia.



Me gudulisjet në injë

Sytë tanë vetëtijnë.

Gudu-gudu-gudulia

Prush i ndez ndjenjat e mia.



Le kur gudulis në buzë

Me buzët e tua shpuzë!

Gudu-gudu-gudulia

Prush i ndez ndjenjat e mia.



Vitet vinë edhe ikin.

Gudulisjet ndezin shpirtin.

Gudu-gudu-gudulia

Prush i ndez ndjenjat e mia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:03 pm

PËRKËDHELITË



Dhelet e përkëdhelitë

Gosti janë për të rinjtë.

Kalon koha kili-vili…

S’i kursen këngët bilbili.

Kili-vili ikin orët…

S’njohin të velur rinorët.

Me kilikosje, përkdhelje

Edhe pleqtë s’kanë velje.

Ku ka mëri dhe urrejtje

Shteron jet’ e kësaj jete.

Me gaz e përkëdheli

Kalon shpirti mrekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:06 pm

VOGËLUSHES💋



Sumbull e kësaj mëhalle,

vogëlane, vogëlane,

sumbullesha bukurane!



Para meje hapin ndale!

vogëlane, vogëlane,

sumbullesha bukurane!



Mos u ngut, ec me ngadale!

vogëlane, vogëlane,

sumbullesha bukurane!



Eja tek unë përfare.

vogëlane, vogëlane,

sumbullesha bukurane!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:07 pm

TESPIET:shock:



Duke ndenjur ndënë hije,

Rri e numëroj tespiet.

Tejembanë syt’ i shpie.

Stepem prej një bukurie.

Shpejt më njohu bukuria:

Lastarja nga Zagoria…

Sikur m’u kthye rinia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:09 pm

Ç’U BËRE, MOJ DJALËRI?Twisted Evil



Sa shoh veten në pasqyrë,

Sepse ,mbetem si i ngrirë.

Më tremb çdo rrudhë e çdo thinjë.

Mbetem me duart në injë.

Rri e fërkoj ndonjë brinjë.

Pres i ngeshëm pleqërinë.

Ku ta gjej prapë rininë?

Ç’u bëre, moj djalëri?

Vetëm shpirtin kam si ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:11 pm

PILIVESA:idea:



Dole herët në mëngjes,

Ç’ke moj pili-pilivesë?!

S’lave dot as syt’ e zes.

Ç’ke moj pili-pilivesë?!

Nuk i the një fjalë Nënesë.

Ç’ke moj pili-pilivesë?!

Shkove në ledh të bahçesë.

Ç’ke moj pili-pilivesë?!

Atje të priste një shpresë…

Ç’ke moj pili-pilivesë?!

Bukuroshit i dhe besë…

Ç’ke moj pili-pilivesë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:12 pm

KËMBËMBARI:!:



Kur komshiu u martua,

isha një fëmijë i shtruar.



Në mushkën e nuses flokverdhë

Më rrotulluan tri herë.



Më zgjodhën si këmbëmbarë,

që të bënte nusja djalë.



Këmba ime mirë ngjiti:

Tre djelmosha nusja rriti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:16 pm





EJA, THËLLËZË E DËLLËNJËS!flower



Malin zbret, mbushur me këngë,

Krahëshkruara thëllëzë

Eja, thëllëzë e dëllënjës,

Të dy tok t’ia marrim këngës!



Të pres te pjergulla tëndë,

Te kolltuku bojgështënjë.

Eja, thëllëzë e dëllënjës,

Të dy tok t’ia marrim këngës!



Të gëzuar ç’ma ke zënë,

Ma rrëmben shpirtin të tërë.

Eja, thëllëzë e dëllënjës,

Të dy tok t’ia marrim këngës!



Edhe zogjtë t’i mësojmë

Thëllëzorçen mos harrojnë.

Eja, thëllëzë e dëllënjës,

Të dy tok t’ia marrim këngës!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:18 pm

SA PO MË LODH!



Mike, sa më lodhe mua,Twisted Evil

Duke të thënë: “Të dua!”

Ti amo dhe s’agapas!

Unë të flas e ti s’më qas.





Ta dish, sa të dua unë,

Nuk do më lodhje kaq shumë.

Ti amo dhe s’agapas!

Unë të flas e ti s’më qas.





Mos më lër si të zalisur.

Thuaj: “Po!”, moj gjoksstolisur!

Ti amo dhe s’agapas!

Unë të flas e ti s’më qas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:23 pm

SHTEG PËR DASHURI



CJAPI:“Ftujake, pse m’u mërzite?

Unë të ndolla, ti më ike…

Syndërsy fjalët përplasen

Cjap larani me ftujaken.



FTUJA:“Cjap, o cjap vetullkafenjtë,

Mos m’u sul me brirë përpjetë!

Syndërsy fjalët përplasen

Cjap larani me ftujaken.



CJAPI:“Brirët janë lezeti ynë.

Me ta mbrojmë dashurinë.

Syndërsy fjalët përplasen

Cjap larani me ftujaken.



FTUJA:“Cjap laran, ç’e merr me vrap?

Nuk më kap dot me inat.

Syndërsy fjalët përplasen

Cjap larani me ftujaken.



CJAPI:“Lëri nazet, moj ftujake!

Të pres të më vish pasdarke!

Syndërsy fjalët përplasen

Cjap larani me ftujaken.



Shënim: Me këte poezi pershëndes forumistët e “Bashkimi Kombëtar”! (AUTORI)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:25 pm

URATA DHE SOPATA:lol:



Një këng’ e vjetër ç’na thotë,

Për një prift me leshrat – okë?

Merrte rrugën për korie.

Mblidh e ha lajthi nën hije.

Tutje-tëhu syt i vërviste.

Na pa një sopat nazike.

Sapo u kthye në fshat.

Rrotull seç iu mblodhën gratë:

“Na kthe sopatën, uratë!”

Që t’ua kthente, kujt i humbi,

Diç kërkonte Toto-lumi…

“Në doni, t’u jap naxhaken,

Më jepni buzën dhe faqen.”

“Ç’na kërkon, more i marrë,

Kur ne kemi burrat tanë?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:27 pm



E PËRPIKTË NË TAKIME👽



Sot të dua, mikja ime

Të përpiktë në takime.



Ta thashë troç që në fejesë:

“Lyp nga vetja korrektesë.





Nëse njëri-tjetrin duam,

Ta nderojm’ kohën e çmuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:28 pm





MARRIM KËNGË THËLLËZORE:twisted:



Djali:“Brodha malet rrëzë më rrëzë,

Sa të gjeta ty, thëllëzë!



Të dy:

“Thëllëza dhe thëllëzari

Ritur-o me ujë mali

Marrim këngë thëllëzore

Rethuar nga lule bore.



Vajza:

“Thëllëzar, me ç’të njoh unë,

Bukur do plekset kjo punë…



Djali:

“Do të t’mbaj thëllëz e borës

Si në pëllëmbë të dorës.



Vajza:

“Thëllëzar, sa t’më kesh mua,

S’do lëmë dallgë pa kaluar.



Djali:

“Me merak do rrisim zogjtë

Shëndetmirë, krahëfortë.



Vajza:

“Të pandarë na do jeta

Në t’përpjeta, tatëpjeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 1:33 pm

KËRTHINJA:face:



Sa të pashë, ma dehe synë,

kërthinjë e mira kërthinjë!



Në zemër më paske hyrë

kërthinjë e mira kërthinjë!



Për ty nisa gjuetinë.

kërthinjë e mira kërthinjë!



Kalova brinja, shkëmbinjë,

kërthinjë e mira kërthinjë!



Seç të gjeta në lëndinë.

kërthinjë e mira kërthinjë!



U takuam me dëshirë.

kërthinjë e mira kërthinjë!



Hapëm shteg për dashurinë.

kërthinjë e mira kërthinjë!



Syt’ e duart na djersinë.

kërthinjë e mira kërthinjë!



Buzët seç na farfurinë.

kërthinjë e mira kërthinjë!



Për dasmën gjetëm ujdinë…

kërthinjë e mira kërthinjë!



(UA DEDIKOJ SOFRES dhe BETONIT kete kenge isopolifonike (Autori)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: Re: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 10:04 pm

Faleminderit Jorgo Telo për përshendetjen tuaj plot poetizëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 11:09 pm

DASHURI QIELLORE



Dy re zënë dorë për dore…

Dashuri krejt qiellore.



Ngjajnë retë si në garë,

Sa të zbrazen nga një barrë…



Njëra re që qe ezmerkë

Shiun nisi tatëpjetë.



Reja tjetër – lozonjare

Mashkull qe o shterpë fare.



Është verë, verë e nxehtë.

Mbetëm ne me syt’ përpjetë.



Nuk shikojmë fresk e shi,

Po s’bënë retë dashuri!...



Dhe zërin ngritëm përpjetë.

Me gjith’ shpirt uruam retë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 11:15 pm



SHYTË, MOJ, ME VATHË NË GRYKË!Exclamation



Shytë, moj, me vathë në grykë,

hëm e urtë

edhe shytë!



Sa me qejf i ke shkëmbinjtë!

hëm e urtë

edhe shytë!



I gjakos kërcinjt’ përditë.

hëm e urtë

edhe shytë!



Ki kujdes e ruaj gjinjtë!

hëm e urtë

edhe shytë!



Duan ushqyer kërtinjtë.

hëm e urtë

edhe shytë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 11:24 pm

II - AKSIONI“BLIC” (Novelë)



Mbarimi i Botërorit 2002 bëri që departamentet e TVSH-së si televizion publik ta intensifikonin punën lidhur me transmetimin e emisioneve të shtyra...

Isha duke ndjekur transmetimin e ritransmetimin e një rubrike me mjaft interes për teleshikuesit. Ishte një bisedë e hapur në studio. Në thelb të saj ishte figura e forcave të mbrojtjes së rendit.

Gazetarja përshfaqej me përvojë dhe mjaft e përgatitur. Po e drejtonte bisedën në konturet që ishin më interesante… Kapte hallka që përbënin e përbëjnë ende themeloren në veprimtarinë e një shteti demokratik të brishtë. Koincidoi që ajo bisedë të organizohej në një nga ditët e para të korrikut. Në kërthizën e stinës së verës vapa të bezdis kudo që të gjendesh.

Drejtues kryesorë të policisë, këshilltarë e specialistë, të nxitur me kurajë e kopetencë nga gazetarja, hodhën dritë në një mori problemesh, me të cilët ndeshet përditë jeta e veprimtaria e gjiththkujt.

Po e ndiqja me kërshëri e tejet i përqendruar bashkëbisedimin. U kontradiktova paksa me time shoqe. Ajo rrekej të ndiqte një film serial që po e jepte një tjetër kanal televiziv. Nejse, ramë në ujdi. Ndoqëm bisedën në studio... Ta dija, që do rijepej të nesërmen, nuk do ta ndërprisja shikimin e filmit prej bashkëshortes.

Ridëgjimi i opinioneve, konstatimeve dhe shpjegimeve, që u trajtuan gjatë bisedës, më dhanë mundësinë ta krijoja dhe vetë një mendim më të qartë e më të plotë për rolin, funksionimin dhe figurën tërësore të uniformave blu...Veçanërisht më irrituan statistikat: rënia në krye të detyrës e mbi 200 policëve në një hark jo të gjatë kohor..

Dhe... meditimet morën krahë... Pyetjet retorike nuk rreshtnin në trurin tim: Pse, disa arrijnë gjer në caqet e martirizimit e disa shndërrohen në harbutë, lypsarë e mosditi?!... Pse shumica e ngrenë lart figurën e institucionit ku shërbejnë e disa i vënë “minat” rolit fisnik që u është besuar si përfaqësues themelorë të mbrojtjes së ligjshmërisë?!...

Meditimet m’u pështjelluan, kur kujtova, ç’më kish treguar një shok fëmijërie... Ishte një ndodhi, që kish të bënte me moralin e disa policëve, të cilët ishin degdisur në një krahinë malore për një “shërbim special”...

VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 11:26 pm

Në orët e shtyra të mbasditeve të gushtit, apo dhe në cilëndo pragmbremje, kur freskohej paksa, të rinjtë e paktë të mbetur në fshat, kryesisht shkollarë të rikthyer, në një orar të krijuar në njëfarëlloj norme të pashkruar mblidheshin tok. Me një fërshëllimë sinjalizuese, nisur nga njëri cep i fshatit, gjendeshin si me komandë tek fusha e improvizuar e futbollit, krejt të hareshëm e të gatshëm, për t’u “përleshur” keqas...

Atë mbasdite, meqë në qiell po bridhnin ca re arrakate, të mbërrijtura kushedi se nga, i detyroi të rinjtë, ta nisnin lojën më parë se zakonisht, thuajse që pas ngrënies së drekës. E kishin bërë traditë, që të loznin me orë të tëra, pa e ndier lodhjen. E me se të merreshin tjetër, veç punëve të rëndomta të ditës pa kurrfarë fitimi?...

Le të frynte, le të vesonte, apo le të kishte fusha edhe rreth pesë gisht borë, rituali i përditshëm nuk lihej kurrë pasdore.



Gaqi është një dashamirës e protagonist shumëvjeçar i futbollit. Edhe pse krejt i pamundur fizikisht, me tepër vullnet dhe i tejrrokur nga pafuqia, u ngjit tek fusha, ku po loznin djemtë. I prirë nga pasioni i hershëm, dëshironte t’i kundronte nga afër të rinjtë e të rikthente në fletët e kujtesës vitet kur lozte vetë...

Nëpër ish-arën djerrinë, gjysmë të blertë e gjysmë zhavorrishte, ai dalloi si vraponin pas një topi të arnuar djem nga mosha dhjetë gjer në rreth 45-vjeçarë; midis të cilëve edhe nga ata që para pesë vjetësh i kish “shokë” skuadre…U ul me delikatesë të imponuar mbi një gur-shkemb zgjebarak të ngritur rreth një pëllëmbë nga rrafshi i fushës. Ai shkemb të kujtonte kreshtën e ndonjë ajsbergu. Pjesën dërrmuese e kish nën dhe. Martinelët, jo vetëm që s’kishin mundur ta nxirrnin, por asqë kishin mundur, t’ia latonin sadopak kreshtën. Rrije mbi të e t’i vriste ashpërisht të ndënjurat.

Si u rehatua pakëz, Gaqi iu përkushtua i tëri vrojtimit të luginës joshëse për relievin aq të përthyer, sa e bënte fantazinë me krahë… Mandej kthehej e ndiqte lojën. Po luhej me shumë pasion e sedër prej djelmoshave të palodhur, kur ishin me top nëpër këmbë... Herë-herë i fliste me afrimitet njërit apo tjetrit në emër, për t’u pozicionuar më mirë. Dikujt për të saktësuar pasin. Tjetrit për të zhvilluar lojë më kolektive e me radhë...

E ndërkohë që kryente një mirëkomunikim të ndërsjelltë me ta, kridhej tejet në kënaqësi. Asisoj ishte duke harruar “kusuret” shëndetësore, që kish përsipër. Entuziazmohej sidomos, kur vërente ndonjë manovrator të mirë të topit, apo ndonjë shuter të saktë kundrejt portës së sajuar vetëm me dy “shtylla” lisi anësore. Horizontalja u mungonte të dy portave. Kushedi pse i kish rrëmbyer ndonjë makut mediokër, që e kish harruar rininë e vet apo që s’dinte se ç’ishte topi dhe futbolli. Dhe mungesa e traversës shkaktonte shpesh “grindje”mes shokësh, të cilët e përllogarisnin të qenurit gol apo jo sipas shtatlartësisë së portierit; ndaj dhe synohej të merrej në skuadër portieri më shtatshkurtër... Mjaftonte të ishte i guximshëm, për t’u vërvitur nëpër këmbët e kundërshtarëve, por edhe i shpejtë e i papërtuar, për të marrë topin kur degdisej lëndinave dhe ledheve plot ferra, që qarkonin atë copë pjerrinë të përshtatur nga vetë të rinjtë në terren futbolli Pa asnjë përkrahje nga ekonomia a pushteti u sajua ajo fushë.

VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: AKSIONI "BLIC" (Novele nga Jorgo Telo)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Dec 15, 2008 11:28 pm



Nuk ndoqi Gaqi veçse pjesën e parë të lojës. Si për “inat” të tij, filloi të frynte veriu me shumë fresk e disi i furishëm. Apo nuk ishte fusha në një pozitë dominuese të fshatit! Atje edhe era mesatare ta merrte topin e ta “fluturonte” harcave. “Eh, ç’është ky vend për të ngritur një mulli me erë! Lëre pastaj të ndërtoje ndonjë paisje për të të kthyer energjinë e erës në energji elektrike! Mirëpo njerëzit s’e kanë mendjen për kësi gjërash. Të tjera mendime kanë… Të shtrydhnin trutë shkencëtarët patra e pasnobelistë për paqen, shëndetin e bollëkun ekonomik njerëzor, kjo botë do koishte tjetër pamje e ngasjet djallëzore do ishin venitur natyrshëm… - meditonte ato minuta Gaqi.

Nga era e fortë që shungullonte te sheshi ì Rripës kish raste që ta rrëmbente topin e ta linte lojën në mes.Topi mund të gjendej pas disa ditësh kërkimi kolektiv diku në ledhet xhungël të kopshtrave të Gaqit.

Gaqi u detyrua ta mbante ca minuta kapelen në dorë dhe ta linte “sehirin”në fillim të pjesës së dytë. Jo pak i mërzitur bëri largesën e ngadaltë i mbajtur fort mbi bastunin, që ia kishin sjellë nga Athina. Duke u futur në fshat, bëri një ndalesë (si zakonisht) tek shtëpia e xhaxhait të vet. Po bisedonte shkoqur me xhaxhanë dhe hallën. Halla po parapërgatiste barbunjat për gjellën e darkës. Ndërçast hyri brenda portës, duke dihatur njeri nga nipërit shtatgjatë të asaj shtëpie. Foli sakaqherë pa kurrfarë takti:

- Sandrin dhe Gjinon erdhën dhe i morën ata të policisë.

- Me ne gjete të bësh shaka?! - foli e para halla V. e “helmuar”gjatë jetës me uniformat blu...

Për një çast kohor Gaqi mbeti si i shtangur e i hutuar krejt. Si e mblodhi veten, u hodhi një vështrim pyetës xhaxhait dhe hallës. Në fytyrën e hallës V. u vizatua sakaq një zverdhje e beftë e irrituese nga ato fjalë plot mister që sapo përcolli një nga nipërit... Xhaxhai sikur nuk e prishi terezinë. Pandiesia e xhaxhait e tkurri më tepër shpirtin mjaft të ndjeshëm, të shpejtmekshëm e të acaruar të Gaqit.

Iu duk se ai veri i ftohtë dhe i pazakontë për stinë vere, po hynte si me patëkeq edhe në atë korridor të hapur të asaj shtëpie, ndërtuar rreth para tridhjetë e kusur vjetësh..

Një këndez tahmaqar po rendte gjysmëfluturmthi nëpër oborrin tërë jeshillëk pas dy-tri pulave të frikuara. Gjeli i dufshëm po i detyronte pulat në atë çast të padëshiruar, të strukeshin nëpër shkarpa e ferra, duke kapërcyer me zor gardhet e shumtë.

- Ç’punë kanë zotërinjtë policë me Sandrin dhe Gjinon? - foli nëpër tym Gaqi.

Ndërkohë mendoi: “Ç’po ndodh, vallë, me djemtë tanë? Ku gjenden tani?”

- Ku janë tani? - shprehu me zë atë çka po mendonte.

- Tek mesi i fshatit është një makinë e mbuluar, - u përgjigj djaloshi që sapo kish përcjellë atë lajm-përvëlim për Gaqin...

- Kushedi, ç’kanë ndonjë “hall”dhe ata, - ndërhyri i qetë xhaxhai i Gaqit. - Le të bëjnë punën e tyre... ç’u var qillon!

- Punën e tyre me djemtë tanë, xhaxha?! - gati klithi Gaqi. - Ç’na thënke!

Kacabujtë sa venin e po i shtoheshin në kokë. Zemra filloi t’i rrihte, duke mos e përfillur fare ritmin normal.

- Nuk kanë asnjë punë ata me djemtë, - u nxeh sakaq Gaqi dhe, si mori bastunin, zbriti me shumë kujdes dy-tri shkallët, që çonin direkt në sheshin e shtruar bukur me çimento. Duke mbyllur kanatin e portës prej nga po dilte, ktheu kryet përanash.Vuri re se nuk po e ndiqte kush nga të afërmit. Nuk po shoqërohej as nga nipi që sapo i vuri në dije…Ai po bluante brenda vetes shkakun e shqetësimit që po i kapërthente krejt qenien.

Kaloi me goxha zor një copë rrugë të kalldremtë, me frikën e mosrrëzimit. Vazhdoi drejt qendrës së fshatit. Një qen rrugaç, sa e pa Gaqin me bastun, iu sul me të lehura kërcënuese. Në përpjekje për t’u vetëmbrojur, përpak desh ra përtokë Duke u hepuar paksa, iu dha e u mbajt tek një shtyllë elektrike atje pranë. Drithërima në shpirtin e vrarë iu shumëfishua...

VAZHDON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: Re: UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)   UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UJEVARA E FIKSIMEVE TE MOSHES (Krijimtari nga Jorgo S. TELO)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Esse nga Jorgo S. TELO
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI (Nga Jorgo S. TELO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: