Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!

Shko poshtë 
+10
Pirro i Epirit
che
eri M
Leka i Madh
rrebelja
Albea
Euridika
Beton
besa-bese
Sofra
14 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyWed Sep 24, 2008 2:31 pm

Eva... jane 2 arsye qe jan fshire postet Very Happy 1. eshte per arsye se kane qen jasht rregullave, 2. kemi pasur nje problem ne server edhe per nje dite qa jene bere poste jane fshire te gjitha Very Happy Respekt...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyWed Sep 24, 2008 2:42 pm

Re: Njoftime
nga riki30 prej Mon 22 Sep 2008 - 16:31

Pershendetje anetar te nderuar , ju njoftojme se shkrimet qe jan ber 24 oret e fundit prej dje ne mengjes deri sot ne mengjes kan humbur te gjitha problemi qendron tek forumotion , skemi mar pergjigje akoma ndaj nuk e dim a do te mund ti kthejme por paraprakisht kerkojm falje shpresojm mos te ndodhin me gjera te tilla .
Shpresojme te na mirekuptoni me respekt Stafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyWed Sep 24, 2008 3:34 pm

Faleminderit Vrana! Jane gjera qe ndodhin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyWed Sep 24, 2008 3:37 pm

Teme shume e mire dhe e domosdoshme!
Gjuha është një nga elementet bazë të formimit të një kombi. Pa gjuhë nuk ka zhvillim ekonomik e social, politik e kulturor.
Naim Frashëri, 100 vjet më parë, bënte thirrje për të mësuar me përkushtim gjuhën amtare. Ai këshillonte që shqiptarët mund të lexojnë edhe gjuhë të huaja, por shqipen ta kenë “gjuhë zonjë”.
Mirëpo, kjo këshillë e të madhit Naim, thuajse është harruar. Duke e përzier gjuhën me qindra e mijëra fjalë të huaja, gati e kemi bastarduar atë. Të mos harrojmë që gjuha jonë është shumë e pasur dhe nga më të vjetrat në Evropë. Janë gjetur dokumente për të folurën e saj, që nga viti 1280 dhe në vitin 1462 është gjetur dhe gjuha e shkruar, siç është Formula e Pagëzimit, edhe pse deri tani ne kemi njohur vetëm “Mesharin” e Gjon Buzukut. Të tjerë autorë bëjnë fjalë për gjetjen e elementeve të gjuhës shqipe para erës së re. Mbase vlen të citojmë edhe një tjetër këshillë të Naim Frashërit, i cili thotë në mënyrë kritike dhe me dashuri: “Shqip të flisni përherë/ Thjesht dhe të papërzierë...”
Ka vite që në të folurën dhe të shkruarën e gjuhës shqipe nuk respektohen rregullat e saj dhe kanë hyrë qindra fjalë të huaja, numri i të cilave është aq i madh, sa mund ta dëmtojë dhe degjenerojë shumë shpejt gjuhën tonë, në një kohë që ajo është aq e pasur sa nuk ka aspak nevojë për të huazuar nga gjuhë të tjera. Në fakt janë ato gjuhë që kanë huazuar nga shqipja dhe shumë fjalë të tyre edhe sot mund të shpjegohen vetëm me gjuhën tonë. Për këtë ka dhjetëra studime të gjuhëtarëve shqiptarë, gjermanë, anglezë, italianë, spanjollë e të tjerë.
Sot, në Shqipëri, flitet një gjuhë e përzier, diku shqip dhe anglisht bashkë. Përzier me to kërkojnë një vend të madh edhe italishtja apo greqishtja. Shumë fjalë të huaja janë kaq shumë të përdorshme sa është e vështirë të dalin nga skema e të folurës dhe të shkruarës. Të gjithë ne, mjaft prej tyre i kemi bërë pronë të jetës së përditshme.
Por punët nuk zgjidhen me fjalë të njërit dhe të tjetrit nga ne. Këtu duhet të veprojë ligji. Do të ishte normale që të bëhej një ligj për gjuhësinë dhe të kërkohej me çdo kusht që në televizione, radio dhe gazeta të mos flitet dhe të mos shkruhet asnjë fjalë e huaj. Madje, të ketë dhe masa ndëshkuese. E njëjta gjë duhet thënë edhe për emërtimet e dyqaneve. Të paktën 80 për qind e emërtimeve janë në gjuhë të huaj. Emra qytetesh, njerëzish, lumenjsh, a ku di unë, nga të katër anët e botës. Dhe askush nuk merakoset. Vetëm një ligj mund ta zgjidhte këtë problem. Por ky ligj kërkon përkushtim, në radhë të parë, të gjuhëtarëve, të cilët të ndërgjegjësojnë politikën për një domosdoshmëri të tillë. Madje, do të ishte normale të kthehej në një debat dite. Televizionet do të bënin mirë të thërrisnin në studio gjuhëtarë, gazetarë, politikanë, ligjvënës, bashkiakë etj, dhe të debatohej me ditë kjo temë. Është nga temat më të rëndësishme të ditës dhe jetës sonë, nga temat madhore të kombit shqiptar. Nuk është për t’u çuditur, madje do të ishte një mrekulli sikur ndonjë ditë të zakonshme vere apo vjeshte të shihnim edhe një protestë akademikësh, mësuesish dhe nxënësish para ndërtesave qeveritare për të rritur presionin ndaj shtetit, i cili të marrë masa të shpejta për të përmirësuar gjendjen në drejtim të gjuhës amtare, të folur dhe të shkruar.

Mund ta mbyll me nje thenie te Konices: “Më jepni një gjuhë të bukur e të punuar, t’ju jap një komb të qytetëruar!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyWed Sep 24, 2008 5:51 pm

riki30 te falenderoj per njoftimin, edhe pse une nuk kam shkruar me ate date,...
por une kam shkruar nja dy dite me heret, dhe nuk i shoh postimet e mia dhe te te tjereve... kerkoj shpjegim...

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyWed Sep 24, 2008 10:33 pm

Eva0506 shkruajti:
Faleminderit Vrana! Jane gjera qe ndodhin.

Gjithashtu nje falenderim per ty, edhe me vjen shume mire qe po hasim ne nje mirekuptim te tille Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyThu Sep 25, 2008 3:50 pm

Po, bëhen gabime artografike dhe ajo nuk është shumë shqetsuese, ndonse më mirë do të ishte të mos bëheshin fare.
Megjithate, të gjithë nuk mund të jenë gjuhëtarë profesionistë dhe deri-diku iu falet ndonse intelektualët e profileve të ndryshme, para profesionit të tyre si jurist, ekonomist, historian e tj, do të duhej të njihnin gjuhen amtare.
Për më keq, tek ne perdoren shumë barbarizma të cilat kanë mbetur si pasojë e pushtimeve të gjata nga pushtues të ndryshëm por ato ka mundësi dhe do të duhej eliminuar me vetëm pak kujdes dhe mund.
Një kontribut të çmueshëm kësaj i ka dhënë edhe krijuesi Selman Vokshi me publikimin e tij artistik në formë të poezisë
e cila nuk do të ishte e pa dobi dhe interes sikur të moësohej nëpër shkollat tona duke pasur parasysh se disa barbarizma perdoren jo vetëm nga nxënësit.
Sa për ilustrim, unë këtu, paraprakisht duke falenderuar zotëriun Selman Vokshi e me shpresë se i nderuari Selman nuk do të ma merr se e kam vjedhur punimin e tij pa lejen e tij, po e postoj edhe atë poezi me dëshirë që sadopak të ndikojë tek shkruesit e ndryshëm jo vetëm këtu në forum.

TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA
Selman Vokshi
Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë
Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime.

Për ju prindër shqiptarë,
Për ju nxënës shkollarë,
Kosovare e kosovarë,
Shkrova këtë poezi,
Me të vetmen porosi:
“Shqipen tonë të mrekulluar,
të dashur e të praruar,
sa më parë për ta liruar,
prej shkinishtës së tepruar,
që aq shumë e ka kapluar,
që më nuk duhet duruar,
pa pasur aspak nevojë,
për çdo ditë po e zëmë me gojë.”


Pse dërzhavë e jo shtet?!
Pse zavodë e jo ent?!
Pse strujë e jo korrent?!
Pse kaish kur ai është rrip?!
Pse opshtinë e jo komunë?!
Pse vilushkë e jo pirun?!
Pse gollub e jo pëllumb?!
Pse tost e jo brumë?!
Pse rekë kur ai është lumë?!
Pse porez e jo tatim?!
Pse nagradë e jo shpërblim?!
Pse reshenje e jo vendim?!
E pse i thoni frizhider?
Kur ai është frigorifer.
Të flasim shqipen pa gabime
Kjo është porosia ime.
Pse sobë e jo dhomë?!
Kur e kemi shprehjen tonë?!
Pse gumë e jo gomë?!
Pse stanicë e jo stacion?!
Pse upravlaç e jo timon?!
Pse penzi e jo pension?!
Pse mast e jo yndyrë?!
Pse stub e jo shtyllë?!
Pse pivë e jo birrë?!
Kur tingëllon shumë më mirë?!
Pse carinë jo doganë?!
Pse zadrugë e jo kooperativë?!
Pse halinë e jo fustan?!
Pse pasosh e jo pasaportë?!
Po pse shargarepë e jo karrotë?!

Për të folur shqipen mirë
Duhet pasur shumë dëshirë.


Pse krevet e jo shtrat?!
Pse stomak e jo bark?!
Pse plloçë e jo pllakë?!
Pse grealicë e jo nxehëse?!
Pse pod e jo dysheme?!
Pse bubrek e jo veshkë?!
Pse breske e jo pjeshkë?!
Pse praznik e jo festë?!
Pse dnevnik e jo ditar?!
Pse konop e jo litar?!
Pse bollnicë jo spital
Pse vazduh e jo ajër?!
Pse zejtin e jo vaj?!
Pse poziv e jo ftesë?!
Pse stan e jo banesë?!

Prandaj ta flasim me dëshirë,
Gjuhen tonë shumë të mirë,
Se ky fjalor i mallkuar
Pa nevojë i huazuar
Shqipen tonë e ka dëmtuar.
Ky fjalor i çoroditur,
Shqipen tonë e ka tronditur.
Shqipja jonë është shumë e pasur,
Është e ëmbël, është e dashur,
Është gjuhë e moderuar,
Është krejtësisht e njësuar,
Është në botë e respektuar.
Këtë kurrë s’duhet harruar.
Prandaj të flasim me dinjitet,
Me përkushtim e me vullnet.
Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
Të flasim pastër siç e do ky vend.
Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
Ne se kemi aspak vështirë,
Që shqipen tonë ta flasim mirë.
Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 EmptyThu Sep 25, 2008 4:02 pm

Poashtu një kontribut kësaj çështjeje i ka dhënë edhe poeti i mirënjohur drenicas Hali Xani me poezinë e tij si vijon e të cilit gjithashtu i lutem qe të mos më hidhërohet pse pa lejen e tij po i postoj shkrimet që ai ka bërë.

Hali Xani :
Të flasim pa sllavizma

E zgjata pak këtë poezi
Le të jetë kjo porosi
Për nxënës, prindër e arsimtarë
Se gjuha jonë është sikur ar
Ka plot fjalë-margaritarë
Këto sllavizma t`i harrojmë
Nga e folmja t`i mënjanojmë
Kjo porosi nuk është e sotit
Kemi amanet prej burrave të motit
PRA:
Pse ulicë e jo rrugicë
Pse jo poç po sijalicë
Pse jo rimorkio po prikolicë
Pse jo shpojës po bushalicë
Pse vodovod e jo ujësjellës
Përse branë e jo ujëmbledhës
Përse shina jo binarë
Pse çuvar e jo rojtar
Pse jo ndeshje po sudar
Pse ostallë jo tavolinë
Pse okolinë e jo rrethinë
Pse granicë e jo kufi
Pse majstor e jo zanatli
Thua tabëll e jo tabak, burrë
Përse thua zid e s`thua mur
Pse prezore jo dritare
Thua zheg e vapë është fare
Përse, përse o lum daja
Në vend shkuja, thua promaja
Përse vallë soka të themi
Fjalën lëngje kur e kemi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!   Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bastardimi i Gjuhës Shqipe me fjalë të huaja, Përse !!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
» Përvjetori i "Alfabetares së gjuhës shqipe"...
» Fjale dykuptimshme
» Maqedoni miraton perdorimin zyrtar te gjuhes Shqipe
» GJENDJA DHE PERSPEKTIVA E GJUHËS SHQIPE NË PERIUDHËN POSTGLO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: