Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:44 pm

FIGURA E FEMRËS NË DISA ROMANE TË SHKRIMTAREVE TË SOTME

Rezyme: Në kumtesën time do të trajtoj vendin, individualitetin dhe tërësinë e tipareve të jashtme dhe të vetive shpirtërore të personazheve femra në disa romane të botuara pas vitit 1990 nga autore femra. Më gjerësisht do të ndalem te romanet e shkrimtareve Elvira Dones, Flutura Açka dhe Behare Rexhepi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:44 pm

Romani sh
qiptar ashtu si edhe gjinitë a llojet e tjera të letërsisë shqipe ka periudhat, temat e mëdha, përfaqësuesit, si dhe veprat kryesore të tij. Ndonëse në fillimet e tij ai nuk përmbledh ato vlera që përfaqësojnë, bie fjala poezia, në periudhën e romantizmit, a të periudhës së letërsisë realiste, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, romani jo vetëm arrin majat e tij të përsosmërisë artistike, po bëhet edhe përfaqësues letrar i kohës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:44 pm

Nëse në periudhën e parë, romantizmin, shkruhet vetëm simbolikisht prej dy shkrimtarëve të kohës, në periudhën e dytë ai shkruhet prej më shumë shkrimtarëve, por as nga aspekti tematik, as nga aspekti vëllimor e as nga vlerat estetike ai nuk tejkalon disa nga gjinitë e tjera letrare; ndërkohë që në periudhën e letërsisë bashkëkohore romani shkruhet prej pothuajse të gjithë shkrimtarëve më të mirë të kohës, shquhet në aspektin vëllimor mjaft shumë dhe brenda tij realizohen vlera artistike dhe estetike përfaqësuese për gjithë letërsinë e kohës. Kështu, romani shfaqet dhe vazhdon me temën sentimentale, zgjerohet me temën historiko-realiste dhe arrin majat e tij si roman modern dhe postmodern. Edhe tema jonë: figura e femrës në disa romane të shkrimtareve të sotme, sikur e përvijon këtë linjë me sukses. Fitnetja e Sami Frashërit (periudha e romantizmit), Dija e Haki Stërmillit (periudha e realizmit), Plaka Nicë e Kadaresë dhe sidomos Vita e Jakov Xoxës (socrealizmi), si dhe Trashja e Rexhep Qosjes (postmodernizmi), shënojnë njëkohësisht edhe personazhet e veçanta të tyre, përkatësisht figurat femra dhe personazhet përfaqësuese të këtyre periudhave të krijimtarisë letrare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:45 pm

Por, a janë vetëm këto personazhe, përkatësisht figura femrash, të realizuara në letërsinë shqipe gjatë epokave të ndryshme letrare, tipike për një tipologji të tyre brenda romanit shqiptar? Sigurisht jo! Janë pikërisht shkrimtaret femra, ato që kanë sjellë figura, tipa, karaktere jashtëzakonisht të pasura shpirtrash të brendshëm personazhesh dhe pamjesh të jashtme, të cilat nuk janë realizuar nga shkrimtarë të mëparshëm dhe të tashëm. Tashmë nuk mund të flitet vetëm për shkrimtarë të mëdhenj a të vegjël, por edhe për shkrimtarë të njërës apo tjetrës gjini. Tashmë është e natyrshme të flitet për ndjenja dhe guxim shkrimtaresh për të sjellë një subjektivizëm të lehtë në krijimtarinë e tyre, meqë rrafshi i rrëfimit, kërkimit dhe realizimit të tyre qëndron pikërisht te kjo qasje. Sado sentimentale dhe me ndikim të ketë qenë Dija e Haki Stërmillit, sado lirike të duket Vita e Jakov Xoxës dhe sado epiko-lirike të duket Diana e Kadaresë, është ndjenja, perceptimi i brendshëm edhe si përjetim, që natyrshëm lidhet me karakteret e personazheve femra, me karakteristikat e veprës dhe me krijimin e veçantë të stilit të autoreve femra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:45 pm

Romanet e sjella për shqyrtim Yjet nuk vishen kështu, Vetmi gruaje dhe Në kërkim të dashurisë, janë botuar në të njëjtën kohë, pas viteve ’90.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:46 pm

* * *
Romani i shkrimtares Elvira Dones Yjet nuk vishen kështu është njëri prej vëllimeve që e ka popullarizuar në mënyrë të veçantë krijimtarinë e saj letrare. Ndonëse i gjithë prodhimi i saj letrar trajton dhembjen, tragjedinë individuale si shprehje kolektive e popullit të saj, vdekjen si çlirim nga shndërrimi i brendshëm, skllavërinë dhe torturat si shpërblim për lirinë e munguar, përmbysjet shpirtërore si paralajmërim të vdekjes së parakohshme, prostitucionin modern si trashëgimi universale etj., ndoshta pikërisht pse vepra e fundit, më shumë se secila prej tyre përfaqëson tërësinë e trashëgimisë etno-psikologjike të Trilogjisë së dhimbjes që ka fituar simpatinë e lexuesit dhe kritikës njëkohësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:46 pm

Në shikim të parë tema e romanit të saj është një paraqitje skematike e gjithë asaj që ka ndodhur në Shqipërinë postkomuniste: largimi masiv i popullsisë në drejtim të Greqisë e Italisë dhe fati i keq që i pret, krahas shpresave të mëdha që u besonin. Autorja e romanit, duke shfrytëzuar mjeshtërinë e saj jo të zakonshme në fushë të artit dramatik, fillimisht përmbys kohën, duke e vendosur një tejkohë mes jetës dhe përtej saj, brenda së cilës rrëfen narratori dhe personazhi i saj kryesor njëkohësisht. Ajo rrëfen të sotmen si për të demitizuar të kaluarën, për të mos thënë rrëfen për të sotmen e trishtuar përmes së kaluarës tragjike njëkohësisht, duke e vënë paralelen e tyre dhe duke e vënë në mëdyshje lexuesin, nëse rrëfen të kaluarën për të bartur temën nëpër kohë, apo rrëfen të sotmen për ta përplotësuar të kaluarën. Në sytë e të sotmes tragjikja e saj është reale dhe e tejkohëshme, ndërsa në ndërdijen e së djeshmes e kaluara duket fiktive. Ndonëse autorja në fillim të romanit tërheq vërejtjen për ngjashmëritë e mundshme (një formulë kjo e zakonshme në roman përgjithësisht), në të vërtetë ajo sikur do të na thotë të kundërtën: se ngjashmëritë nuk janë veçse pjesë të atyre që dihen pas krijimit të arketipave: varrosja e syve dhe varrosja e ditarit, sa letrare po aq dhe të mundshme si dramacitetit në rrugën e drogës dhe prostitucionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:46 pm

Në romanin e shkrimtares Elvira Dones, kritikët dhe lexuesit e përkushtuar nuk e kanë pasur vështirë të veçojnë tri paradigma etnografike dhe mitologjike shqiptare: udhëtimin e të gjallit me të vdekurin, simotrën mitologjike varrosjen e syve dhe versionin modern të saj varrosjen e ditarit. Në të vërtetë, gjedhet e tilla të paradigmave etnografike dhe mitologjike janë vënë re dhe janë përdorur edhe nga autorë të tjerë (si Kadare, Ridvan Dibra etj.), por asnjëri prej tyre nuk ka arritur t’i asimilojë dhe t’iu japë përmasat letrare që ju ka dhënë Elvira Dones në veprën e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:46 pm

Përbërësi i parë është rrafshi i dokumentit, që i prin rrafshit mitologjik: kriminelët vrasin njërën prej prostitutave shqiptare dhe për të treguar fuqinë e tyre para kolegeve protestuese të saj, ata ia nxjerrin sytë, që më tej marrin karakter simbolik: fshehjen e së vërtetës në kuptimin universal të asaj që ndodh me prostitutat shqiptare dhe me krimin e organizuar me qenie të gjalla në përgjithësi. Pra, ndonëse nxjerrja e syve në shikim të parë është një fakt, varrosja e tyre, më shumë se një dëshmi është vetë fakti dhe simbolika e asaj së vërtete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:47 pm

Përbërësi i dytë është rrafshi i paradigmës mitologjike. Personazhi i saj nuk e ka misionin që kishte Konstantini (në prozën popullor dhe në prozën letrare) për të treguar të vërtetën për besën e premtuar, përkundrazi, personazhi i saj Leila, e ka për mision për të treguar fshehtësinë e asaj që ka ndodhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:47 pm

Përbërësi i tretë është rrafshi i dokumentit krejtësisht real, pa përmasën mitologjike dhe simbolike të asaj që ka ndodhur me fatin e femrës shqiptare, në një moment të jashtëzakonshëm të shoqërisë shqiptare, siç është varrosja e ditarit të Leilasë nga prindërit e saj. Me këtë akt mëkatet ndërmjet së keqes ndahen edhe me një përbërës tjetër: fshehjen e së vërtetës edhe nga prindërit, si akt tradicional i ruajtjes së pastërtisë familjare, apo si pasojë e vazhdimësisë dhe e fshehjes së krimit të organizuar nga majat më të larta të shtetit, ku dilema: a na tradhtoi atdheu apo e tradhtuam ne atë, është vetëm një pyetje retorike pa asnjë funksion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:47 pm

* * *
Flutura Açka vjen në prozën shqiptare në mënyrë të zakonshme, përmes poezisë, sikur kanë ardhur pothuajse të gjithë shkrimtarët tanë, por mënyra se si e ka transformuar krijimtarinë e saj nga njëri lloj letrar në tjetrin, për të thënë saktësisht, mënyra se si e ka rindërtuar njërin pas tjetrit është e pazakonshme, jo vetëm në letërsinë tonë, por ndoshta edhe në letërsinë bashkëkohore përgjithësisht. Poezia, si edhe proza e saj, janë të veshura me po ato pamje e motive, dhe sidomos personazhe a figura grash, të cilat prej lexuesit perceptohen varësisht prej përmasës së shkallës kulturore të marrësit. Fjala është për ata përbërës strukturorë të poezisë dhe të prozës së saj, sikur janë motivet, narratori, sintaksa e gjuhës dhe dramat shpirtërore të personazheve, të cilat përshkojnë sa prozën po aq edhe poezinë. Në kërkimin tonë për figurën e gruas në romanin bashkëkohor, proza, përkatësisht romanet e shkrimtares Flutura Açka, mbase më shumë se cilado prej formave të tjera të shkrimit të saj, përmbushin disa parametra përgjithësisht të munguara të personazhit grua në letrat shqipe. Nuk e kemi fjalën thjesht vetëm për realizimin estetik të prozës së saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:47 pm

Fjalën e kemi për disa aspekte të veçanta të komunikimit të saj, përkatësisht të personazheve të veprës, me realen dhe irealen.
Flutura Açka me veprën e saj provon që romanin shqiptar ta pasurojë jo vetëm me përvojën identitare, po në njëfarë mënyre edhe me përvojën e huaj, prandaj edhe kritika e ka vlerësuar si një roman me temë mikse. Një rrëfim në shikim të parë mjaft i njohur dhe një mesazh po kaq formal. Një grua vret një grua tjetër me qëllim të mbrojtjes së dashurisë së saj, e megjithatë jeta nuk e bën të lumtur, por vajza e saj ka një fat tjetër: ajo gjen njeriun e jetës, i cili e bën të lumtur. Në këtë rrjedhë pranojmë mesazhin se jo çdo dashuri përfundon me dashuri dhe jo çdo e keqe bartet nga brezi në brez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:47 pm

Në këtë mënyrë roman, përgjithësisht, është bërë shkrirja e subjektit nga nacionalja në rajonalen (ballkaniken), nga nacionalja në evropianen dhe madje në universalen. Romani i saj, përkatësisht personazhet e saj ndonëse kanë identitet, në të shumtën e rasteve nuk mendojnë, nuk ndjejnë dhe madje as nuk veprojnë si personazhet femra të letërsisë shqipe, të cilat jemi mësuar t’i krijojmë dhe t’i lexojmë. Në frymëzimin e tyre, në sjelljen e tyre dhe në botën e tyre shpirtërore ka të tjerë faktorë që ndërhyjnë dhe i bëjnë të pranueshëm për lexuesin. Si të tilla, ato nuk janë të veshura me pamjen etnografike, as shpirtërore as materiale të etnitetit shqiptar, por më shumë me përvojën dhe ambientin evropian që i rrethon, prandaj mund të thuhet se ato edhe ashtu realizohen si bashkim i koloriteve euro-ballkanike të tyre. Kjo është arsyeja pse mund të thuhet se në romanin e Flutura Açkës, Vetmi gruaje, personazhi i gjinisë realizohet në mënyrë mjaft origjinale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:48 pm

* * *
Romani Në kërkim të dashurisë, i autores Behare Rexhepi është ndërtuar pikërisht mbi ato koncepte letrare të cilat i kemi njohur që më parë, por sigurisht është plotësuar edhe me përvoja të reja të këtij tipi të shkrimit romanor, me personazhe e struktura të reja ndërtimi e rrëfimi, të cilat e bëjnë esencën formësore dhe përmbajtësore të këtij romani. Derisa në njërën anë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:48 pm

mungon pesimizmi i papërmbajtur, veçori kjo e prozave të mëhershme të këtij lloji (Lulja e kujtimit, Gremina e dashurisë, Sikur t'isha djalë, Dashuria e një maturanti etj), në këtë tekst letrar është mjaft i pranishëm sentimentalizmi aq sa edhe optimizmi, si një formë e zhvillimit të situatave të brendshme narrative. Ky roman është përpjekje që përmes një fabule, jo shumë të zakonshme, të sjellë artistikisht atë që e bënë përditshmërinë e një gjenerate gjimnazistësh të qytetit të Prizrenit me të gjitha preokupimet e tyre: gjinore, të dashurisë, mësimit, drogës e kriminalizimit, të jetuar nga një brez adoleshentësh të sotëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:49 pm

Besa, një vajzë e urtë dhe e bukur si zana, nxënëse e gjimnazit, dashurohet pothuajse rastësisht në sytë e Agronit, gjithashtu një gjimnazist i urtë dhe i sjellshëm i këtij qyteti. Është një rrugë e gjatë e kërkimit fiktiv deri në realitet artistik. Si zakonisht në këso situatash, përballë dashurisë, në këtë meskohë, gjithsesi dalin demonët dhe me këtë lloj të shkrimit narratori na sjell disa shtresime të mendësisë femërore dhe të sjelljes së brezit të ri në një shoqëri të posadalë nga lufta. Besa e ardhur nga një mes shoqëror i qëndrueshëm, bëhet peng i një shikimi të rastit, i një dashurie fiktive, ndërsa Agimi, gjithashtu i ardhur nga një shoqëri rurale, fal gjendjes së mirë materiale bëhet qerthull i së keqes, ndonëse edhe vetë bie viktimë e saj. Në shpirtin e Besës nga rastësia ndërtohet ëndrra e dashurisë së përjetshme, ndërsa në mendjen e Agimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:49 pm

shpërthen shthurja dhe jopërmbajtja e një rinie në tranzicion, e cila jetën e saj e ndërton mbi dy paradigma: interesin dhe pasurinë. Krahas tyre, ndërtohen edhe personazhe të tjera jo më pak të rëndësishme, që sjellin individualitete dhe shumësi refleksionesh, si: Shpresa, Agroni, Zana etj. Dashuria dhe kërkimi i dashurisë është esenca e ekzistencës së qenies, prandaj guximi edhe i femrës sonë për ta kërkuar këtë esencë të shpirtësisë pa u përkulur para vështirësive është ekzistenca e këtij romani, e cila del intencë për të provuar prapë, disa herë këtë kërkim, pa kompleksin e reflektimit të jashtëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:49 pm

* * *

Ndonëse janë të një periudhe letrare, përkatësisht të tri romanet në shqyrtim janë botuar në të njëjtën kohë, romani i shkrimtares Elvira Dones Yjet nuk vishen kështu, romani i Flutura Açkës Vetmi gruaje dhe romani i shkrimtares Behare Rexhepi Në kërkim të dashurisë, sikur janë shkruar për të identifikuar gjithë përmasën estetike të kërkesave të kësaj periudhe, prandaj jo rastësisht janë përzgjedhur për këtë kumtesë. Në të vërtetë, pranë tyre ose në vend të tyre mund të përzgjidhnim edhe shkrimtare, përkatësisht prozatore apo romansiere të tjera, të cilat po në këto përmasa e kanë ndërtuar figurën e gruas shqiptare. Në vend të romanit të shkrimtares Elvira Dones mund të përzgjidhnim fatin e përdhunuar të femrës shqiptare gjatë luftës së Kosovës te romani i shkrimtares Shefkije Islamaj, Mos më thuaj se më ke parë ëndërr, dhe të mos ndjenim më pak dhimbje; në vend të romanit të shkrimtares Flutura Açka, Vetmi gruaje, mund të përzgjidhnim romanin e Mira Meksit, Porfida – Ballo në Versailles, dhe të mos
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu EmptySun Aug 05, 2012 9:50 pm

humbnim asgjë në konceptin estetik të vlerësimit të romanit të gjinisë; në vend të romanit të Behare Rexhepit, Në kërkim të dashurisë, ne mund të përzgjidhnim një nga romanet e Brunilda Zllamit, dhe të mos humbnim asgjë nga interesimi për të lexuar një nga ato romane me temë sentimentale, të cilat i kemi lexuar dhe vlerësuar me emocionet e rinisë së hershme, pa u shqetësuar për realizimin letrar e artistik.
Pavarësisht nga grupi i parë apo i dytë, vlerësimet respektivisht tipologjia e personazhit të gruas në romanin e botuar viteve të fundit nuk do të humbte asgjë nga struktura letrare, artistike, përmbajtësore, emocionale, estetike dhe shpirtërore e historike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





 FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu    FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FIGURA E FEMRËS...ne disa romane ngaMyrvete Dreshaj – Baliu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU
» Shtatè romane ne dy vjetè tè autorit Bektash bizhga
» Begzad Baliu DISKUTIMET PËR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE
»  Atë Antonio Belushi" nga Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinë
» Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: