Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR   Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR EmptySun Apr 28, 2013 4:37 am

Begzad Baliu
ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR
(Shembulli i romanit të Rexhep Qosjes “Vdekja më vjen prej syve të tillë”)

Hyrje

Letërsinë shqipe në përgjithësi dhe romani në veçanti kanë përcjellë veçori letrare, historike e estetike, siç janë: ideja, gjuha, dimensioni kohor dhe simbolik, funksioni artistik, struktura e toponimeve dhe e leksikut etj. Me mënyrën e organizimit, me temat që ka trajtuar, me dimensionin kohor që ka përfshirë, romani shqiptar, në një mënyrë apo në një tjetër, ka arritur të përfshijë brenda tij një spektër të larmishëm personazhesh për nga emërtimi dhe për nga përmbajtja historike, si dhe një strukturë të gjerë personazhesh për nga shtrirja hapësinore.
Në këtë aspekt, veçanti të theksuara kanë shënuar disa krijues, si: Jakov Xoxe, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Zejnullah Rrahmani etj. Historianët dhe kritikët e letërsisë, etnografët dhe folkloristët, historianët dhe gjuhëtarët i kanë vënë re veçoritë historiko-letrare, estetike, etnografike, përkatësisht historike dhe gjuhësore të personazheve të veprave të tyre dhe u janë qasur atyre sipas interesave të fushave të studimit .

Onomaturgu i përkushtuar
Autori i romanit “Vdekja me vjen prej syve të tillë”, Rexhep Qosja, është një nga krijuesit e rrallë, që ka shfrytëzuar mundësitë që përmes onomastikës (sidomos antroponimisë) të arrijë efekte estetike, të krijojë një galeri personazhesh dhe të sugjerojë përmes tyre një botë po ashtu komplekse dhe sugjestive. Ai tregon prirje prej onomaturgu të vëmendshëm kur shënjon dhe shënon në detaje ambientin ku zhvillohet ngjarja, cilësitë e individëve dhe nofkat zbunuese me të cilat i emërton të gjithë personazhet. Personazhet e romanit të tij, pothuajse pa përjashtim, kanë nyje të paravendosur, karakteristikë kjo e traditës sonë popullore, prej të cilave autori arrin efekt të dyfishtë: onomastike dhe leksikore njëkohësisht.
Në prozë dhe në dramë – ka thënë në një intervistë Rexhep Qosja, “gratë (si dhe meshkujt) mendojnë, flasin, sillen, veprojnë vetë, varësisht prej rrethanave jetësore, varësisht prej situatave konkrete” . Ndërsa kryeperso¬na¬zhi i prozës “Laneti”, që këtu del në rolin e narratorit, duke shpjeguar mënyrën e shkrimit të tij, thotë: “shënoj emrat dhe mbiemrat e protagoni¬stëve, profesionet e tyre, lidhjet familjare ose shoqërore, tiparet themelore të kara-kterit, emrat e vendlindjeve dhe të vendeve, qyteteve e fshatrave ku janë gjetur si dhe fundin e çdonjërit prej tyre”. Tashmë është i ditur edhe mendimi i kritikës se pikërisht disa nga personazhet bëjnë lidhjet kryesore ndërmjet “trembë¬dhjetë tregimeve që mund të bëjnë një roman”.
Trembëdhjetë tregimeve që përbëjnë strukturën e romanit “Vdekja me vjen prej syve të tillë” iu prin proza “Legjenda”. Prej toponimeve krijohet parafytyrimi i një mjedisi (vendba¬nimi) më shumë bregdetar: Lumi i Mullenjave, Bjeshka e Pashës, Shpella e Harapit, Varret e Thesarit etj. Gjithashtu, kjo është e vetmja prozë ku dominon toponimia krahas antroponi-misë dhe patroni¬misë. Në këtë vepër nuk ka personazhe (as sipas motivit e as sipas etimiologjisë) të ndërtuar mbi motive fetare, kombë¬tare, historike e krahinore, siç është e zakonshme t’i gjejmë shumë emërtime të tilla në romanin shqiptar. Përveçse në “Legjendat”, antroponimet ose patronimet e botës kryesisht bregdetare (nga mitologjia, legje¬ndat, përrallat etj.), janë të pranishme edhe në prozat e tjera, sado që roli i tyre është kryesisht i tipit simbolik dhe paradigma e motivimit të tyre nuk është formale, por semantike: Aliu i Erosit, Daci i Katanollit, Kallakanxha, Seferi i Kallkanit etj. Siç mund të shihet, përveçse në rastin e Kallakanxhes, në të gjitha rastet tjera motivi deno¬mi¬nues me bazë në paradigmën mitologjike, legje¬ndare ose të përrallës, shfaqet në antroponime që mëto¬jnë të kenë funksionin e patronimit.

Transparenca onomastike
Brenda romanit dhe sidomos në kuadër të temave që trajtohen në prozat e veçanta, shumë personazhe, me sjelljen e tyre, vetetimolo¬gji¬zohen si antroponime dhe patronime dhe vetë¬sh¬pjegohen si verbalizime, ndërsa një numër tjetër i tyre zbërthehen edhe nga vetë autori:
- Për Trashen thuhet se: “Emri që kishte u përgjigjej jashtëzakonisht mirë vijave të jashtme aq sa edhe cilësive të saj shpirtërore: ishte e trashë, si thesi i mbushur miell; i kishte këmbët si shtylla e Teqes së Madhe; i kishte llërët më të trasha se qafa e buallicës së Makes; i kishte vithet e gjera, si të mushkës së Ramizit të Nurës; i kishte cicat e mëdha si të lopës së Canit të Kastratit” ;
- për Xhaferin e Nallbanit thuhet se “punonte shalaxhi” ;
- për Arifin e Hamallit thuhet së është i “fortë si demat e Aqifit të Kasapit”;
- për Arifin e Tëhuajzimit thuhet se ishte “njeri i sëmurë prej nervave”, pra ishte njeri i tëhuajzuar, i rrënuar nga dhuna pushtetare;
- për Rudinën thuhet se ishte e pjellshme si toka e Kosovës. Pra, si tokë e butë, shih emërtimin e deles Rudë, pastaj mikrotoponimin Rudinë, për lëndinën që ka bar të imët dhe të përshtatshëm për kullotjen e deleve. Krahaso këtu edhe vajzë, rudë – e heshtur, kokulur, e urtë si dele etj.;
- për Pulecin e Kurtit thuhet se i kishte “krahët e lëshuar, të varur,…. Duart e shkurta, trashalluqe, si copa cungu dhe barkun e rrumbullakët”. Përcaktuesi formal dhe filologjik i vogëlsisë së tij është edhe prapashtesa –ec;
- për Nadi Sitaxhiun thuhet se ishte “zejtar që punonte kalanica” .;
- për Skeren e Vidhaxhiut thuhet se ishte i prirur për të shikuar vithe;
- për Shake Dashjen thuhet se ishte “vejusha e molisur, që gjithmonë e ka pasur shtëpinë kopleraj” ;
- për Maculen e Dushes thuhet se i lyente flokët me brilant;
- për Malin e Kelmendit thuhet se ishte kelmendas;
- për Shadanin e Merakut se ishte merakli;
Po kështu mund të thuhet edhe për personazhet e tjera, përkatësisht për antropo¬nimet dhe sidomos për patronimet e tyre:
- Aqifi i Kasapit tregon zejen me të cilën është marrë prindi i tij;
- Miranda është vajzë e qetë, që “lëmonte flokët e një kukulle”;
- Asllani i Qorrit ishte i prirur të merrej me politikë. Patronimi me të cilin cilësohet është i tipit hipokoristik;
- Teki Nallbani është nallban ose mbathës i kuajve, “punonte shalëxhi” .
- Hajdini i Mëhallës së Qylit ishte njeri trutapë ose i zbrazët (qyl), siç shprehet populli dhe autori etj.
Rrafshi semasiologjik i onomastikonit
Një numër tjetër i personazheve vetëshpje¬gohen më për së afërmi përmes patronimeve të tyre, që në të vërtetë janë toponime ose mikroto¬ponime të antroponimizuara.
Në qoftë se për lexuesin e zakonshëm, leximi i emrave të personazheve, sidomos i patronimeve, percepto¬het si vlerë përcaktuese, për njohësit e onomastikës shqiptare, patroni¬met e tilla përcaktojnë prejardhjen familjare, qytetare apo krahinore të tyre: Metalia e Batushës (fshati Batushë – Gjakovë); Aqifi i Dukagjinit (krahinë etnografike e Kosovës); Pajaziti i Shkodrës (qytet); Musliu i Kapeshnikut (Kapeshnicë, lagje në periferi të Pejës); Durmishi i Pezës (fshati në mes të Tiranës dhe Durrësit); Masari i Rugovës (krahinë etnografike); Telalli i Pllanës (fshatra shqiptare në sanxhakun e Nishit deri më 1878) dhe patronim i shpeshtë në Kosovë; Mahalla e Hodumit (në dokumentet – kadastrat turke gjenden të shënuara shpesh oikonime të tipit: Mëhalla e Hodumit, Mehalla e Vejushkave e të Vejanave dhe numri i banorëve të tyre etj.). Gjithsesi, njohësi i mirë i onomastikës shqiptare dhe shpesh edhe lexuesi i thjeshtë i këtij romani, duke lexuar emrin e mbiemrin e personazhit, Ajshja e Zeçanit, do të kujtojë apriori një Ajshe të ardhur nga një fshat - Zveçani, duke lexuar Telallin e Pasjaçes do të kujtojë apriori ose një patronim formal ose toponimin Pasjak (katund në perëndim të Gjilanit); duke lexuar Muslin e Kape¬shnikut, autori do të kujtojë lagjen e Kapeshnicës në Pejë dhe do të vërejë sigurisht se si përcaktori i mikrotoponimit Rruga e Keçekollit është patro¬ni¬mizuar nga oikonimi Këçekollë (katund në rrethin e Prishtinës).
Në disa pjesë të tekstit, prania e onomastik¬ës (antroponimisë dhe patronimisë) del aq e theksuar, saqë personazhet në një farë mase bëhen jo vetëm pjesë konstituive e funksionit dhe e strukturës së veprës, por krijohet bindja se këto personazhe, me emrat dhe mbiemrat që mbajnë, nuk kanë funksion tjetër, përveçse të zgjerojnë funksio¬nin emocional përmes rrafshit fonetik, leksikor e stilistik. Në këtë mënyrë, antroponimet dhe toponimet e sidomos patronimet e tilla, synojnë të bëhen gjuha poetike e kësaj proze. Natyrisht, emërtimet e tilla të personazheve kanë funksione dhe domethënie të caktuara: ato, në shikim të parë përballë situatave në të cilat paraqiten, shpjegojnë gjendjen shpirtërore të persona¬zheve, botëku¬ptimin e tyre, karakterin vetjak, vetitë fizike, morale, psikolo¬gjike, ëndrrat dhe realitetin, prirjet mendore dhe synimet largvajtëse, prejardhjen krahinore, qytetare ose familjare, statusin shoqëror etj. Ata shfaqen në vepër si në skenën e teatrit: si hiena, si statuja, si botë kulturore, si bashkësi politike etj., me funksione që nga proza në prozë plotësojnë imazhe, mjedise dhe qasje autentike, nëpër të cilat udhëton imagjinata e autorit.
Siç mund të shihet, jo për shkaqe formale e aq më pak historike, por para së gjithash për shkaqe simbolike, autori krijon edhe trajta të ndryshme të emërtimeve duke antroponimizuar leksikun, duke patronimizuar antroponi-met dhe toponimet dhe duke i zbunuar ato veç e veç, përmes këmbimeve të rregullta fonetike e morfologjike, që kryesisht nuk dalin jashtë normave gramatikore të sistemit të gjuhës shqipe. Kuptohet, asnjëherë kjo nuk është e rastit, sado formal të duket motivi denominues antroponi¬mik ose patroni¬mik i demiurgut, në këtë rast i autorit të romanit. Në këtë mënyrë, përmes simbolikës së emërtimit të persona¬zheve, autori sintetizon karakterin e klaneve politike, shprehitë e grupeve kulturore e shkencore dhe pamjen feudale të tyre në jetën e një qyteti, i cili sigurisht, për shkak të tyre dhe për shkaqe të tjera si këto, është emërtuar Vajzan, që po të verbalizohet, merr kuptimin e qytetit që ka zënë vajin, që në formulimin leksikor del si një kompozitë e ngurosur nga shprehjet: Vaj me zë, që siç thotë edhe vetë autori, Rexhep Qosja, në një intervistë: “...është vepra në të cilën jeta shikohet me sytë e dhembjes”.
Si paraqiten këto raporte ndërmjet leksikut që ngrihet në shkallën e nocioneve e simboleve dhe leksikut të antropono¬mizuar. Një strukturë e pasur dhe e ndërtuar mbi “paradigma përmbajtjesore e semantike”, është arritur në tregimin “Horostati”, në të cilën Astriti paraqet “kod” më vete, pra, paraqet kodin esencial (X), ndërsa personazhet e tjera rreth tij, sipas funksionit artistik dhe zgjedhjes linguistike (përveç Xhezairit të Gjikës), paraqesin kodin e përbashkët formal (x1, x2, x3, x4, x5, përkatësisht X = x1 + x2 + x3 + x4 + x5). Në anën tjetër qëndron kodi esencial i Xhezairit të Gjikës (Y), por edhe pse ai është i vetmuar (Y=Y’), ndaj tij personazhet e kodit që janë x1, x2, x3, x4, x5 sillen edhe flasin veç e veç duke plotësuar mendimin e kodit (personazhit) esencial Y.
Kjo do të thotë se Xhezairi i Gjikës (Y) me konceptet e tij (të mirën, të madhërishmen, të moralshmen etj.), vetvetiu në mënyrë simbolike u kundërvihet koncepteve të X-it (x1 të së keqes, x2 të së shëmtuarës, x3 të dhunës, x4 - urrejtjes etj.), që x-i i paraqitur përmes personazheve me emra simbolikë, prej nga edhe mund të krijohen relacionet ekuivalente: x1=x1’, x2=x2’, x3=x3’, x4=x4’, (….)xn=xn’.
Në këtë rast, Astriti është qendra, fjala e parë, është spektër konceptual, por bartësit e mendimeve të tij janë antroponimizuar dhe këtu janë personazhet e tipit antropo¬zoomorfik dhe zbunues, që e rrethojnë Astritin: Dashi, Ujku, Meli, Besniku, Kajmaku dhe Galani, ndërsa Xhezairi i Gjikës, bëhet drejtpërdrejt rrezatim i kuptimeve dhe koncepteve morale e estetike, përmes të cilave dialogon me konceptet e “antroponimizuara” të Astritit.
Kështu, në prozën e estetizuar të Rexhep Qosjes, në të cilën antroponimet dhe patronimet paraqesin vlera filolo¬gjike dhe koncepte estetike e etike njëkohësisht, Dashi (kokëfo¬rtësinë), Ujku (forcën), Besniku (besnikë¬rinë), Kajmaku (lakminë), Galani (të zezën) etj., mund të ndërtohen lidhje (marrëdhënie) të plota ndërmjet Xhezairit të Gjikës (Y) dhe Astritit (X) sipas kësaj skeme:

X1 = Y1’
X2 = Y2’
X X3 = Y3’ Y
X4 = Y4’
X5 = Y5’

Në këtë aspekt, sistemin më kompleks, por të parë nga rrafshe të tjera simbolike, gjuhësore, historike e fetare e përbën Danjolli i Sherkës. Këtë element të rëndë¬sishëm e ka vënë re më parë edhe kritiku Hasan Mekuli, i cili ka shkruar: “(...)Figura fantastike e djallit, Lanetit, nënkupton edhe të keqen më të thellë…. Ai është Danjoll Sherka, i cili, i marrë brenda suazave të ngushta të emrit që ka, e që është një emër i zakonshëm, shqiptar, mbase mund të ketë kuptimin e vet “origjinal”. ë…] Mirëpo ai, megjithatë, do të mund të ishte ndonjë Dane, Danillo, Danço, David, Dino, Deus ose Diabolo etj., dhe ta ketë edhe emrin dhe mbiemrin të lidhur me rrënjën sherr, si Serka ose me ndonjë “rrënjë” tjetër me kuptim të urryer”.
Le t’i shohim vetëm disa rrafshe kombëtare, gjuhë¬sore, mitologjike, legjendare, fetare, historike pa u ndalur në analizë, mbi të cilat do të mund të mbështesim antropo¬nimin Danjoll, që për rrënjë të shqipes do të mund të kishte antroponimin me prejardhje orientale Ramadan:
I. Ramadan
II. Dan
III. Danush
IV. Danjoll
V. Dane, Danillo, Danço, David, Dino, Deus, Diabolo etj.
VI. Ibilis, Juda, Firaun
VII. Xhahil, Katil
VIII. Djall, Dreq
IX. Danaj etj.

I kësaj radhe është edhe mbiemri i Danjollit, që me rrënjën “sherr”- siç thotë Hasan Mekuli – vetëm e zgjeron dhe e përforcon individualitetin e tij:
I. Danjolli i Serkës
II. Sherkë (oikonim në roman)
III. Sherkë-a (antroponim i gjinisë femërore)
IV. Sherr-i (fjalë e gjinisë mashkullore).

Çështje të strukturës gjuhësore të toponimeve, antroponimeve dhe patronimeve
I mbështetur në rrënjën e fjalës dhe në kuptimin e saj, si edhe në nyjën cilësuese mashkullore, Danjolli do të duhej të quhej Danjolli i Sherkut, pra, të patronimizohej toponimi i gjinisë femërore, por autori mëse njëherë ndryshon gjininë gjatë antroponimizimit e sidomos gjatë patronimizimit të fjalëve ose toponimeve të ndryshme: Ajshja e Dreshit në vend të Ajsha e Dreshajve; Fanusha e Lelit në vend të Fanushes së Lejlasë; Rruga e Keçekollit në vend të Rrugës së Keçekollës etj., si në rastin e Binakut të Kusarajve. Pra, gjinia e antroponimeve dhe sidomos e patronimeve nuk varet nga semantika e patronimeve ose “seksi i vetave në shqyrtim – siç thotë Andre Martineja, - por nga gjinia e fjalëve” , në këtë rast të onomave.
Me poliseminë filologjike dhe letrare që ngërthen, Danjolli i Sherkës, i përgjigjet më së miri përkufizimit të simbolit që jep Erih Fromi, i cili mbase edhe për Danjollin do të thoshte: “...ai përfaqëson një gjë dhe paraqet diçka tjetër”. Kështu, kryepersonazhi Xhezairi i Gjikës, është individ i kompletuar me të gjitha dimensionet, sipas lëndës përmbajtjesore – gjuhësore dhe sipas tipizimit letrar.
Me qëllim të krijimit të situatave të veçanta, sforcimin e semantikës së patronimeve, zbunimin e tyre etj., autori, gjatë emërtimit të personazheve, përdor edhe disa fonema me qëllime efekti, të cilat marrin edhe funksione filolo¬gjike - historike:
- xh : gj, Xhezairi i Gjikës
- th: dh, Skera Vidhaxhiu, njeri i prirur për të shikuar vithe (po të mos e kishte këtë shpjegim, në aspektin gjuhësor, etimologjia e këtij patronimi do të kërkohej te fitonimi Vith-i (Ulmus):
- e : a, Maxhiti : Mexhiti
- o : e, Borishë : Berishë
- s : sh, Sahit : Shahit
- ç : k, Çoçoja : Keçkoja
- h : j, Rrospihes : Rrospijes etj.
Nga shembujt e radhitur më lart, të cilët i ka krijuar autori, apo nga variantet e tyre, shihet se pjesa më e madhe kanë funksion semantik të trajtave dialektore të saj, ndërsa disa këmbime e barazime të tjera bëhen sipas motiveve letrare e estetike, prandaj, për këtë arsye dalin jashtë normave gramatikore të gjuhës shqipe. Ky është një mekanizëm gjuhësor, që zbret, siç do të thoshte Zherar Zheneti, prej rrafshit simbolik të fjalëve, në rrafshin simbolik të fonemave.
Nga aspekti gjuhësor do parë edhe ndërtimi i disa antropo¬ni¬meve e patronimeve (që në fjalorin onomastik të shqi¬pes hyjnë në grupin e antroponimeve e patronimeve zbunuese (përkë¬dhe¬lëse e përbuzëse), si: (H)aqifi i Xhemajl Abazit, Cani (Hasani), Asllani i Kastratit), Mëhalla e (Ab)dylit, Ceni (Hyseni) i Plepollit, Musliu i Gjym(shytit), Rin(ushi) i Abazit etj.
Pjesa më e madhe e patronimeve me të cilat cilësohet veprimtaria profesionale e personazheve përfu¬ndo¬jnë me prapa¬shte¬sën turke –xhi: Samarxhiu, Kalla¬jxhiu, Vidhaxhiu, Qeleshexhiu, Sitaxhiu, ose edhe mikrotoponimi Rruga e Zhgunaxhinjve etj. Se sa i rëndësishëm është funksioni i kësaj prapashtese, dhe në çfarë përmasash shfaqet, dëshmon edhe teksti i mëposhtëm i nxjerrë nga romani:
- me prapashtesën -xhi: “hama¬xhi¬njtë, gështe¬¬nja¬xhi¬njtë, tatlixhinjtë, sharraxhinjtë, kaca¬¬xhi¬njtë, stura¬¬xhinjtë, sheqe¬rxhinjtë, kitë¬rxhinjtë, kapto-rxhinjtë, plan¬ca¬¬¬xhinjtë, zorra¬xhi¬njtë, tabakxhinjtë, teneqexhinjtë, kalla-jxhinjtë, jorganxhinjtë, zhguna¬xhinjtë, furraxhi¬njtë, arpa¬¬xhi¬kxhinjtë, tupanxhinjtë, telallaxhinjtë, briska¬xhi¬njtë, leshe¬¬¬xhinjtë, mufte¬xhinjtë, gaga-xhinjtë, jelekxhi¬njtë, mulli¬¬¬xhinjtë, papu¬çe¬xhinjtë, kundraxhinjtë, ashçi-xhinjtë, kafe¬xhi¬njtë, leblebi¬xhinjtë”.
- me prapashtesën –olli: Keqekolli, Pushkolli, Kasa¬polli, Plepolli, Karakolli, Farolli, ose edhe patro¬ni¬met familjare Zhugolli, Tapqolli etj.
Në ndërtimin e antroponimeve dhe sidomos patro¬ni¬¬meve, parashtesa më e pranishme është ajo e ndikimit oriental kara-: Karakolli, Kara¬hudra, Karaha-sani, Karahodra etj.
Me rëndësi janë edhe sistemet antroponimike të ndërtuara shpesh edhe në familjet tona si: Adimi, Kujtimi, Vetimi, ose Albani dhe Asllani, efekti i të cilëve lidhet me prapashtesën e përbashkët, parashtesën apo madje edhe vetëm me një fonemë përfaqësuese.
Ndryshe nga patronimet që janë mjaft të shënjuara fonetikisht dhe morfologjikisht (parashtesa dhe prapa¬shtesa), antroponimet dalin kryesisht me parashtesën –ush, me të cilën, në fjalorin antroponimik të shqipes, janë të shënuara si patronime të tipit zbunues (përkëdhelës): Rinush-i, Fanush-ja, Skarmush –i etj. Te antroponimi i fundit bie në sy, përveç prapashtesës –ush, që është e rregullt, edhe rrënja e fjalës që është më shumë një shpërfy¬tyrim i individit (në këtë rast hajnit), që pështillet e çpështillet si karkaleci për të gjetur vrimën e për të futur dorën, prandaj edhe prania në fillim e tingujve s dhe k bëhet për të përforcuar vlerën tingëllore në fillim të antroponimit që përfundon me prapashtesën zbunuese -ush. Një pjesë e antroponimeve nuk është vështirë të çetimologjizohen vetvetiu nga cilësimet që përmbajnë si patronime, ndërsa këto janë vënë kryesisht në mbështetje të vlerave sema-ntike leksikore që kemi: Bardhyli i Pilingjurkes, Kapllani i Rrospihes, Lec Paçarizi, Shake Dashja, Macula i Dushës, Fanushja e Mashes, Kujtimi i Tarakut, Agimi i Prushit etj.
Një funksion të tillë kanë edhe patronimet me bazë motivuese në botën bimore dhe shtazore: Bidajeti i Gjelit, Xhemajli i Dushkut, Xhevati i Kënduesit, Xhevati i Pulës, Hasani i Tarakut, Masari i Hudrës, Agimi i Karahudrës, Bujupi i Patkajve, Ymeri i Këpurdhës, Afijetja e Dashit, Mazllumi i Qershisë etj. Cilësitë e personazheve autori i shpreh edhe përmes antropo¬nimeve kur mungojnë patro¬nimet: Dashi, Ujku, Galani etj.
Le të shohim si e ndërton mendimin e tij autori përmes narratorit edhe me anë të antroponimeve e patronimeve të tyre: “Duhet të them, meqë lexuesit me siguri i intereson identiteti i plotë i personazheve të mia, se këmbët, duart, sytë, kokat dhe zërat i përbëjnë këto pesë karaktere: Misini i Muratit, Mahiri i Qefserit, Danjolli i Sherkës, Syla i Pupovcit dhe Kadriu i Lajlasë”.
(E përgatitur për lexim në "POLEART PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA , TIRANE 12, 19-23 PRILL 2013. KUDO PO PUNOHET ME INTESIVITET PER REALIZIMIN E VEPRIMTARISE PERMASTIVE "POLEART PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA , TIRANE 12, 19-23 PRILL 2013"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU
» Begzad Baliu DISKUTIMET PËR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE
»  Atë Antonio Belushi" nga Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinë
» “ Pegasi , shkrimtari dhe gjinia e romanit”
» IAPWA Pegasi FIRST IT WAS YOU THEN CAME OBAMA byBegzad Baliu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: