Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU Empty
MesazhTitulli: "ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU   "ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU EmptyThu Dec 31, 2020 2:44 am

ÇMIMI I PEGASIANËVE
LIDHJA NDËRKOMBËTARE E POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE "PEGASI" ALBANIA", përkatësisht AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE, më paska dhënë titullin e lartë pegasian: “PERSONALITET I SHQUAR I VITIT 2020" për veprën ALBANOLOGJIA - PERIUDHA, AUTORË DHE VEPRA, Prishtinë, 2020.
Shpesh, në bisedë e sipër u them miqve se, në këto vite përmbysjesh të vlerave institucione, asnjë çmim nuk na bënë të lumtur, sikur asnjë fyerje nuk na bënë të skuqemi!
Por, Pegasianët, brenda së cilëve bashkohen e komunikojnë krijues, studiues e dashamirës të kulturës shqiptare dhe botërore, duke i përditësuar aktivitetet brenda tyre në hapësirën kombëtare dhe madje jashtë saj, te gjuhët dhe kulturat e tjera në hapësirën planetare, me vlerësimet e tyre sikur të bëjnë të ndjehesh mirë. Me kujdesin e tyre të përhershëm ata të mbushin me vullnet e dashuri për punë të tjera, i bindur se në këtë vend e në këtë kohë dikush të dëshiron një ditë të mbarë, një fundjavë pushimi të merituar dhe një Vit të Ri me një sukses të dëshiruar!
I tillë është Pegasiani i vërtetë, krijuesi, poeti, prozatori e intelektuali i pazakonshëm i kësaj mbitoke shqiptare z. Kristaq F. Shabani, i cili çdo ditë të zgjon me një ‘mirëmëngjes pune’ e të përshëndet me një ‘natë ëndrrash qiellore’, që reflekton mbi arritjet e secilit anëtarë dhe mbi arsyen e botimit, ribotimit e madje përkthimit të asaj që ka shkruar edhe në ndonjërën prej gjuhëve globale.
Cili institucion publik sot kujdeset për arritjet e secilit anëtar, për perspektivën kombëtare e ndërkombëtare të secilit krijues, për afrimin e anëtarëve të organizatës nën ombrellën e përbashkët të shkrimtarëve nga hapësira kombëtare, europiane dhe botërore, sikur vepron Z.Kristaq F. Shabani?
Cili institucion përgjegjës sot kujdesët për hapërimin intelektual e shkencor, të secilit shkrimtarë, studiues, artistë e krijues me të cilin ndërton Piramidën Pegasiane nën ombrellën universale të saj?
Cili institucion përgjegjës në jetën tonë shkencore e ridimensionon ndërkombëtarisht krijimtarinë letrare, artistike e shkencore të anëtarëve të saj, si Pegasi dhe drejtuesi i saj Z. Kristaq F. Shabani.
Nëse është kështu atëherë është e natyrshme t’i gëzohemi edhe këtij çmimi, si dhe të ndjehemi të nderuar e të respektuar nga vlerësimi i institucionit që e drejton.
Faleminderit, Pegasianë!
Faleminderit ,Z. Kristaq!
Begzad Baliu, Prishtinë, më 29. 12. 2020
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Begzad Baliu ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR
»  Atë Antonio Belushi" nga Myrvete & Begzad Baliu, Prishtinë
» Begzad Baliu DISKUTIMET PËR STANDARDIN DHE PERCEPTIMI I TYRE
» NJEREZ TE SHPErTHIMEVE TE MEDHA, Prof. Assoc Begzad Balliu
» Çmimi, refuzimi dhe arsyetimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: