|
| Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! | |
|
+8detektivi Driniiiii Lumo xhema Gjeta 9 petritkola ...... Atdhetari 12 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Fri Aug 10, 2012 7:54 pm | |
| Athetari ndegjoje live Ti punon ne gazeten BOTA SOT? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Sat Aug 11, 2012 2:17 am | |
| Para dhe gjatë luftes në Kosovë ekzistonte bindja e përgjithëshme qytetare së pas perfundimit të luftës Kosova do të ecën më hapa të shpejtë përpara; së gjërat do ta marrin të mbarën, do të rritet dashuria në mes të njerëzve, do të shtohet humanizmi e solidariteti ndërqytetar, do të ketë rimëkëmbje e zhvillim ekonomik të vendit,...e çka jo tjetër. Të bindur në këto gjëra që s'ndodhën asnjëhere në Kosovë, shumë nga mërgimtarët e viteve të '90-ta, qoftë azilkërkues apo më statut të rregulluar të emigrantit, i lanë ato vendet e bukura, ja kthyen shpinën luksit të përëndimit për tu kthyer në atdheun e tyre të shënjtë-Kosovën e lirë e të pavarur, për të rifilluar jetën në shtetin e tyre të ri. Në fillim vullneti e shpresat e të riatdhesuarve në vendin e tyre të lindjes ishin shumë të mëdha, ngase pritnin zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës,...por më kalimin e viteve shpresat filluan të zbehën nga zhvillimet e papritura e të pa dëshiruara si pasojë e futjes së kulturave të huaja në vendin tonë, e për më tepër nga qasja e gabuar e qeverisjës së vendit, sidomos pas shpalljës së pavarësisë e tutje. Qasja egoiste për përfitime materiale e "historike", fillimisht u shfaq nga grupe të caktuara më tendencën e përfitimit moral e material nga lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së, nga rezistenca e qëndresa heroike e popullit të Kosovës, më qëllimin e marrjës së primatit të çlirimtarëve e shpëtimtarëve të vendit ! Kjo dukuri fillimisht u shfaq më ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të vazhduar më ndërtimin e komplekseve memoriale, ndërtimin e shesheve e rrugëve,... te veshura në pllaka mërmeri, granit e gurë të çmueshëm, varësisht prej fuqisë politike e "ekonomike" të "bosëve" partiak. Madhështia e këtyre komplekseve e shesheve dallon jo për nga madhështia e të rënëve, por nga "madhështia" e liderëve partiak, nga e cila varijon edhe kostoja e komplekseve dhe shesheve, duke filluar nga dhjetëra mijëra euro, në qindra mijëra e deri në miliona euro. Ndodhë kjo në Kosovën e varfër, në vendin e vetëm në rajon ku qytetarët nuk gezojnë nga shteti sigurime shëndetësore, ku pensionistet marrin vetëm nga 45-75 euro në muaj, ku mbi 50 % të popullatës janë të pa punë,...ku rroga mesatare e atyre që punojnë në ketë vend nuk arrin as në 200 euro në muaj. E gjithë kjo "mrekulli" ndodhë para syve të të gjithëve, dhe askush nuk i jep llogari askujt,...për të mos u bërë asnjëhere transparente kostoja reale e këtyre investimeve të parakohëshme (pa nevojshme), për të mbetë në heshtje miliona euro përfitime të liderëve që projektojnë këto investime jo profitabile për qytetarët e vendit. Në të gjitha vendet ku kanë ndodhur luftërat çlirimtare, ekziston një memorial i lirisë për të gjithë të rënët, dhe vetëm një ditë e dëshmorëve, por jo dhjetëra e qindra sosh çfare janë sot në Kosovë. Ndodhë kështu sepse Kosova nuk e ka një ditë te çlirimit siq e kan të gjitha vendet e botës. E ka një ditë të "paqës" sa për ti vënë në pikëpyetje 364 ditët tjera të vitit; janë ditë robërie apo lirie, janë ditë të zhgënjimit apo ditë të shpresës për një të ardhme më të mirë ?, janë ditë pritje apo ankthi për të nesërmën e pasigurtë ? Ndarja e përçarja në mes liderëve partiak e grupeve të caktuara është reflektuar edhe në ndarjën e dëshmorëve të lirisë, në ndarje rajonale, në dëshmorë të; Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Gollakut, Pashtrikut, Rugovës, e kështu më radhë deri të ndarjet partiake, në dëshmorë të; PDK-së, AAK-së, LDK-së,...apo vetëvendosjës ? Një ndarje e tillë e dëshmorëve e martirëve të lirisë është më tepër së fyerje që ju bëhet atyre që ranë në altarin e lirisë, të cilët ranë jo si anëtarë të kësaj apo asaj partie politike, as pse ishin të këtij apo atij regjioni, por pse ishin patriot e liridashës të vërtetë të atdheut të tyre, për të cilin dhanë më të shtrënjëtën-jetën e tyre. Sot në Kosovë janë më qindra, ndoshta edhe mijëra familje të dëshmorëve që janë lënë në harresë të plotë nga shteti i tyre,... të zhytur thellë në varfëri të skajshme, më thyerje të mëdha shpirtërore nga denigrimi social e politik. Shumë nga luftetarët e djeshëm, sot luftojnë për ekzistencë, duke punuar si hamallë rrugëve të kryeqytetit e gjithë Kosovës për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijet e tyre. Si pasojë e kësaj viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e vetëvrasjeve të ish çlirimtarëve, veprimtarëve e aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare të shkaktuara nga thyerjet e mëdha shpirtërore e çasja e gabuar e qeverisjës së vendit nga paslufta e tutje e sidomos pas shpalljës së pavarësisë. E rëndë dhe e papërballueshme është për luftëtarët, invalidët e veteranët, veprimtarët e aktivistët të mbetur në varfëri, kur i shofin kolegët e tyre të deridjeshëm (të luftës e të paqës) të shëndrruar në milonera mbrënda natës,...më biznese të shumta, më shtëpia të mëdha e shumë luksoze, më vetura nga më të shtrënjëtat e më privilegje të shumta që ua garanton ky shtet, i cili për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë!!!
Florim Zeqa
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Sun Aug 12, 2012 2:33 pm | |
| Von po na del gjumi o driniii moti ja kam terhjeq verejtjen se kushe jemi e kushe na udheheq. U ba vone shume vone jemi ne gjumin me te rene si popull e si Intelektuel. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Mon Aug 13, 2012 2:15 am | |
| Ajka e mafias politiko-ekonomike është Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano.
Interviste e Murat Jasharit(vellaut te Komandant Kumanoves) ne Presheva Jone.
Presheva Jone: I nderur Jashari, fillimisht, meqë sivjet në tokat etnike shqiptare po kremtohet 100 vjetori i pavarësisë, si i ka gjetur shqiptarët ky përvjetor…apo kush është më i cliruar e kush më i okupuar…?
Murat JASHARI: Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë londineze, shqiptarët në njëfarë forme mund të mendojnë, shprehen, të shahen ndërvete, të flasin e të pjellin shqip, por të pavarur e të lirë në të gjithë hapësirën shqiptare nuk janë. Shqipëra është e okupuar nga biznesmenët e ish-UDB jugosllave, BIA-s serbe, DBK-së maqedonase dhe Asfaltia-s greke, falë kryeministrit dhe sojit të tij që janë në pushtet. Pra, paraja e bën apo e dirigjon politikën!
Kosova ka problemet e saj. As pavarësi as republikë, e edhe po që se është kjo e fundit, është në kuadër të Serbisë, dhe po lëngon nga decentralizimi (kantonizimi) e deri te shkëputja, e e zbulimit të emrit gjeografik të pasluftës, Veriu i Mitrovicës. Opozita e Kosovës është në ankth se po ndahet ajo pjesë e 22 % të territorit të Kosovës, kurse pushtetarët po mundohen ta bindin opozitën e popullin se ky fakt tashmë është i kryer, vetëm se nuk po krijohen rrethanat për t’u ulur e për ta nënshkruar ndarjen, siç u ul Hashim Thaçi, gjenerali Mike Jackson e Agim Çeku për çarmatosjen e UÇK-së.
Trojet e Kosovës kanë pehlivanë -politikanë. Po, kanë edhe edhe në bashkëqeverisje. Por, populli është dyfish i pushtuar. Nga pushtuesit sllavë si dhe nga partitë në bashkëqeverisje.
Kanë të drejtë pushtetarët e të gjitha niveleve që ta festojnë „pavarësinë“. Madje i kanë edhe kamerat e televizioneve shtetërore e atyre private ngado që shkojnë e lëvizin, sikur tupanxhiu në dasëm që i shkon te këmbët e horaxhisë për t’i bërë lajka për t’i dhënë ndonjë lekë.
E populli e ka hallin e mbijetesës. E këta pehlivanët-politikanë e kanë katandisur popullin duke ua ulë moralin, nëpërkëmbur dinjitetin e krenarinë.
Presheva Jone: Mbi një decenie nga clirimi i Kosovës dhe katër vjet nga shpallja e pamvarësisë, mendoni se Kosova sot është në rrugë të mbarë të shtetësisë së saj…?
Murat JASHARI: Më e pushtuar sesa pas luftës „çlirimtare“. Kosova kurrë më e pushtuar që nga koha e kryeministrit serb Pashiq, nuk ka qenë. Pushtetarët nuk janë të pushtuar se nuk kanë as dinjitet e krenari, e mos të flasim për emër e ftyrë. Këto dy të fundit kaherë i kanë humbur, apo fare nuk i kanë pasur. Kosova me këta pushtetarë dita ditës po zhytet nën thundrën e Serbisë. Për pavarësi, as që bëhet fjalë.
Edhe për ta vjedhur buxhetin e shtetit që bëhet nga taksat e qytetarëve duhet t’i pyesin ndërkombëtarët. Pra edhe për të vjedhur nuk janë të lirë. Me decentralizim kanë krijuar rrethana e kushte për kantonizimin e vendit ndërsa serbët të krijojnë një shtet brenda „shtetit“. Targat e veturave RKS e kanë kuptimin Republika e Kosovës nën Serbi.
Presheva Jone: Deshëm s’deshëm ta pranojme, aktualisht Veriu i Mitrovicës është i okupuar, dmth nen Serbi. meqë atje nuk valon flamuri as i Kosoves e as ai shqiptar. Sa herë ofrohen zgjedhjet në Kosovë, cdo lider apo parti rrahë gjoks e premton se ne do ta bashkojmë veriun, por atje vazhdon të këndohet e njëjta këngë si në kohen e Kralevinës (“ko to kaze, ko to laze da Serbija mala..” ) nga cetnikët e Pasicit e Drazhes e Milosevicit…? Për këtë cenim integriteti, sipas jush, kush është fajtor përvec Serbisë? Mendoni se faj kanë edhe ndërkombëtarët dhe Qeveria e Kosovës…?
Murat JASHARI: Veriu i Mitrovicës, apo 22% e tokës shqiptare shkoi! S’ka forcë që ta ndalë! Këto deklarata të kryeministrit Thaçi janë vetëm blofe. Atë pjesë të Kosovës e kanë shitur kaherë Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Hashim Thaçi me ndërmjetësuesin, mësuesin Fatos Nano. Si dola prej burgut, në javën e parë të vitit 2000 më erdhën për vizitë Kadri Veseli, Adem Grabovci e Bilall Sherifi. I erdhi rendi muhabetit për Veriun e Kosovës. Unë ua propozova një plan të sigurtë se si mirret ai vend. Në atë kohë në atë pjesë kanë qenë 12 lokale kafeterie. U thashë: «Siguroni 240 kg dinamit, në katër dhe i sigurojmë edhe 20 trima nga 10 kg dinamit e pështellim trupit. Ramushit i themi që t’i bëje gati 2000 ushtarë lirie dhe atë pjesë le ta rrethojë në tri anë, vetëm një shteg t’ua lëmë narkomanëve, çetnikëve e mercenarëve sa për të ikur. Ne, 24, dy nga dy nëpër ato lokale po flijohemi për atë pjesë që ia vlen.»
Vizitorët e mi u bindën se unë isha serioz dhe si rrjedhojë menjëherë u zverdhën e më vonë edhe u skuqën. Më vonë, kur shkova në Kosovë, më 14 janar 2000, e kuptova pse vizitorëve të mi u kishte ndërruar surrati. Ata kishin pasur plane të tjera. Mendjen, shpirtin e zemrën i kishin pasur te pushteti e bizneset!
Presheva Jone: Letrat tuaja serike, me të kaluarën e të tashmen, me luftën e lavdishme të UCK-së në Kosovë, Maqedoni e gjetiu, kishin jehonë të madhe dhe u lexuan me mjaft interesim të madh..ku më së shpeshti në to keni përmendur emrat si : Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Menduh Thaci, Azem Syla, etj…Këta persona sa mund ta çojnë Kosovën përpara ?
Murat JASHARI: Letrat e mija të shenjta janë për ta sqaruar rininë e popullin shqiptar se kujt ia ka dhënë votën. Me këta ish-shokët as në xhenetin Ferdez nuk do të kisha shkuar, se edhe aty ta bëjnë ndonjë dredhi për interes të vetin. Ajka e mafias politiko-ekonomike është Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano. Këta që i përmenda nuk kanë lënë të zezë pa ia bërë popullit. E kanë lënë popullin në varfëri të skajshme duke u thirrur në luftën çlirimtare, duke vrarë veprimtarë e intelektualë që kanë punuar tërë jetën për atdheun si dhe e kanë katandisur vendin deri në këtë pikë sa jemi bërë për gjynah! Sa i perket Bardhyl Mahmutit, i vetmi magjister ne LPK..synim kryesor i mafias se Drejtorise politike ka qene ta djegin e shkrumojne si personalitet ate i cili kombtarisht ishte i formuar, si shume te tjere qe i kane kompremtua.
Presheva Jone: Po cili është mendimi juaj për Ramush Haradinajn? A mendoni se një ditë do të jetë President i Kosovës ?
Murat JASHARI: R amush Haradinaj ishte për luftë. Për këtë ka dhënë shumë argumente se ka potencial për ta mobilizuar dhe organizuar rininë e popullin. Edhe për 100 ditë qeverie, ka dalë i suksesshëm! Për kryetar të Republikës së Kosovës duhet provuar! Më mirë Ramushin e kisha lënë si Kryeministër, por jo me keqpërdorë me buxhetin e shtetit siç po bën kryeministri aktual, Hashim Thaçi! Ramushit I bie më mirë që të shkojë tek Albini në Vetëvendosje bashkë me ish ushtarët e lirisë dhe të qëndrojë sa më larg personave që kanë pasur lidhje miqësie e biznesi me Arkana e serbë të Millosheviçit, Sheshelit, Nikoliçit e Daçiçit. Ta ruajë emrin e fytyrën, se pasuria shkon e vjen po nuk të futë në histori. E populli për Ramushin dhe shumë të tjerë, që kanë mbetur akoma me pak emër e fytyrë ka hapur një fletë të historisë dhe me zor do t’i fusim në histori, se shkoi lufta çlirimtare. Po denigrohet! Nga pushtetarët po cilësohet si konflikt! Me sjelljet tona e denigrojmë apo i mbrojmë të shenjtat Emblema e luftërat e lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare!
Presheva Jone: Përqarje ka edhe për kreun e shtetit të Kosovës.Presidentja aktuale Jahjaga, sikur Tita nuk e lëshon postin e presidentes. A mendoni se Jahjaga ka lënë mbrapa integrimet dhe njohjet e Kosovës?!
Murat JASHARI: Se ka përçarje në udhëheqje të shtetit, në presidencë e Qeveri shihet qartë. Këto dy kategori si dhe pushteti lokal lidhen e përafrohen në një fenomen, në tenderomani. Po që se nuk është kjo sëmundje patologjike te pehlivanët-politikanë, ma merr mendja se nuk do të kishim as zgjedhje lokale e qendrore. Të gjithë, pa përjashtim, koha ka qenë dëshmitare, se të gjithë vrapojnë për pushtet për tu pasuruar brenda natës. Le të më tregojë ndonjë pushtetar që ka plaçkitur buxhetin e shtetit dhe një familjes së dëshmorëve ia ka rregulluar shtëpinë e banimit???!!! Pra të gjithë vërshojnë me çdo çmim për të ardhur në pushtet pa shtet! Presidentja Jahjaga njëherit duhet të integrohet në vetveten dhe ta njohë veten si presidente e të gjithë banorëve të Kosovës. Mos të anojë për asnjë subjekt, por të jetë unifikuese e spektrit politik, aq sa mundet. Presidentja nuk ka kredibilitet presidencial të formimit psiqik, intelektual dhe fizik. Veç me topat e Hitlerit mund të largohet Jahjaga nga ai post. Se ashtu edhe është bërë Presidente! Me zarfë më!!! Deri aty e kanë sjellë punën «dhëheqësit» e popullit apo pushtetarët pa pushtet! Jahajaga, Kosovën nuk mund ta integrojë në vetë Kosovën. Kufijtë e Kosovës janë bërë «hyn e dil Isuf Qamil»!
Presheva Jone: Po Albin Kurti që po ia turbullon ujin shpeshherë Qeverisë,dhe aty këtu rrotullon kamionët e shqiptarëve e dhjetëra kamionë të rusëve përplot me “mallra” futen për serbët e Kosovës dhe nuk i rrotullon askush ata?
Murat JASHARI: Albin Kurti dhe Lëvizja legale –LPK, kjo e fundit shumë dinake dhe shumë frikacake, duhet pushtetarëve pa pushtet me ua gërditë jetën dhe mos me u dhënë ajër të Kosovës me thithë! Lëvizja VV duhet t’i përdorë të gjitha format për t’i larguar nga pushteti këta horra, kodosha e dilinxhinjë, frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu. Mundësisht edhe nga toka e shenjtë shqiptare duhet larguar!
Presheva Jone: Mendoni se është koha e vetëdijësimit të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik? Mendoni se shqiptarët në Ballkan do t’i shpëtojë vetëm bashkimi kombëtar? A pritën lëvizje, strategji të reja në Kosovë qofshin ato edhe protesta gjithë popullore brenda e jashtë saj .?!
Murat JASHARI: Shpëtimi i rinisë së artë dhe popullit shqiptar liridashës është nga vetëvetja! Në muajin e shenjtë të shqiptarëve, pra në Nëntor t’i marrin llosat dhe horrat, kodoshat e dilinxhinjtë, pehlivanë-politikanë e t’i përzënë nga Kosova, pra nga toka e shenjtë shqiptare. Vetëm organizimi i mirëfilltë i tri kategorive të dala nga luftërat “çlirimtare”, nga rinia e artë dhe populli shqiptar liridashës hiqet nënshtrimi. Rikthehet dinjiteti dhe krenaria, të cilat gjatë këtyre 12 vjetëve na kanë katandisur nëntokë! Të bëjmë organizim të mirëfilltë kundër horrave, kodoshave dhe dilinxhinjve, e faktorin e jashtëm, apo ndërkombëtarët t’i vëmë para aktit të kryer. Parulla, apo kërkesa e parë në ballë me Flamurin Kombëtar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë londineze duhet të jetë:
- DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR!
- LARG NGA TOKA E SHENJTË SHQIPTARE, PUSHTETARË TË SHITUR PËR TË HUAJT!
- BIJTË E BIJAT TANË KANË LUFTUAR PËR T’U ÇLIRUAR!
- LIRIA NA TAKON EDHE NEVE POPULLIT E JO VETËM JUVE!
- JU PUSHTETARË SHKONI TE PADRONËT TUAJ, KËTU NUK KENI VEND!
- E SHENJTA TOKË NUK PRANON TË SHKILET NGA ZULLUMQARËT!
- VETERANËT E TRI LUFTËRAVE JANË NJË!
- FAMILJET E DËSHMORËVE DHE INVALIDËT E KËTYRE TRI LUFTËRAVE T’I BASHKOHEN ORGANIZATËS SË VETERANËVE!
- DËSHMORËT DHE INVALIDËT ISHIN BASHKËLUFTETARË TË VETERANËVE, KËTA MORALISHT E SHPIRTËRISHT JANË TË OBLIGUAR TË INTERESOHEN PËR KËTO DY KATEGORI!
- Ktheni tokat e grabitura!
- Ktheni në arkë të shtetit paratë e grabitura!
- Villat e blloqet familjeve të dëshmorëve!
- Posta, Trepça, KEK-u e uzinat janë të popullit!
- Duam arsim cilësor për fëmijët tanë në të gjitha nivelet!
- Duam shëndetësi të shëndoshë!
- Prevalla është e popullit dhe jo e horrave!
- Brezovica është e popullit e jo e Kodoshave!
- Poshtë dilinxhijtë!
- Poshtë frymorët me dy këmbë, me surrat njeriu!
- Rroftë rinia jonë e artë!
- Rroftë populli shqiptar liridashës!
(preshevajone.com) __________________ | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Aug 14, 2012 1:38 pm | |
| shum mir po krejt e besushme per kta persona me lart permendur qe jan kriminel ok ne rregul po besojm, ama si nuk ka kush apo spo dojn dhe pse po i mbrojn dhe kush nuk flet per te bemat e ktyre tjerve qe ju sherbyen pre Tites e deri te Milloshi me ren dhe s´thot gje, dhe nuk dalin me deshmi edhe per kta kriminela njejt si kta me lart. kjo me bezdis met te verte,esht qudi....! | |
| | | mujota V.I.P
Numri i postimeve : 219 Age : 29 Vendi : Mollopolc Registration date : 13/06/2011
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Sat Aug 18, 2012 3:50 pm | |
| Kush eshte zgjuar i pari ne mengjes..... | |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Sun Sep 02, 2012 5:53 pm | |
| O ti Atdhetar
A nuk ke frige qe i shpalle keta luftetar çlirimtar kriminela ?
Keta ndoshta patriota nuk kan vrare,se ishin betue se do i bashkojne trojet shqiptare
Edhe ky fare Bllaca e ndegjova sa shume po e lavdojke VetVendosjen,dhe me sa e ndegjova i thote çka ta merr mendja a do te fitojn se jan ba azgena ? Veshet e mi e kuptuan keshtu ndoshta po gaboj .
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Sun Sep 02, 2012 7:07 pm | |
| AK:Dosja penale e Berishës, gati për 100- vjetor 1 Lajmi i Fundit e Dielë, Shtator 2nd, 2012
Posteri i AK-se
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi tha sot se me rastin e 100 vjetroit të shpalljes së Pavarësisë, do të përgatisë dosjen penale që i përket kryeministrit, Sali Berisha, për siç tha ajo, krimet e kryera nga 1997 deri në marveshjen për dorëzimin e teritorit të kanalit Korfuzit pjesërisht në favor të shtetit grek.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka thirrur sot departamentin Juridik me juristët dhe ekspertët e ligjit për të komunikuar nisjen e fushatës “FYTYRAT E KRIMIT”.
”Parlamenti i ri KuqeZi si dhe qeverija e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca KuqeZi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha”- tha Spahiu.
Më tej, Spahiu shtoi se, është në moralin e një shoqërie që jo vetëm të vlerësoj heronjtë dhe rilindasit por edhe të ndëshkoj tradhëtarët e kombit apo ata që kryejnë krime.
“Shteti dhe shoqëria shqiptare nuk do kenë stabilitet nëse nuk do vendosim një shtet të hekurt ligjor nëpërmjet ndëshkimit të qeveriterve që kanë kryer krime, ky është respekti më i madh që ne mund të kemi për historinë dhe integritetin e vendit. Shqipëria ka nevoj të aplikoj për modelin kroat që dërgoj në bankon e të akuzuarve ish kryeministrin Sanader si precedent besimi për t’iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”.- tha ai.
Kjo nismë e Aleancës Kuq e Zi do të vazhdojë të zbatohet për për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që ka kryer vepra penale.
Veprat penale të kryra nga kryeministri, Sali Berisha sipas Aleancës Kuq e Zi
Neni 208 i Kodit Penal Dorëzimi i Territorit Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbedhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 210 i Kodit Penal Marrëveshja për Dorëzim Territori Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”
Sa popull inert jem se kem dert se me dekada na udheqin tradhtart matrapaz, se kuptoj ket mentalitet,kur injuron vetvetetn.( te jesh apo te mos jesh) dhe te mos bej pershtypje ky problem as nji pik, vetum duhet te jesh i smuar potologjik | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Sun Sep 02, 2012 7:57 pm | |
| sala moti dihet se ka qen tradhtare pasi qe miqet i ka ne serbi dhe gruan serbe Sllobodanka ne liri. Ky shiti shqiperine fazliqit mishkoviqit grekeve se sipas porosise se serbise punon. deri te na del gjumi neve shqiperia shkoje. Po edhe kosova eshte peng i hajnave krimineleve dhe bashkpunetoreve serbe. maqedonia bujanovci e presheva vaj halli per keta shqiptare gjumash e servvile. | |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Mon Sep 03, 2012 12:58 am | |
| ma ngadale se Saliu a dhenderr i Rexhep Balidemes gruaja Rabije Nje patriot nga mali zi dhe ka vdek para nje viti ne shba qe thuani se rrjedhe nga Milica kete nuk e di veq pastaj ne pleqni nese eshte martue me Milicen.Edhe kashta tershanes ngrehet kur ska tjeter.
Djali tij eshte Naimi,Nderimi dhe Kujtimin te gjithe te shkolluar ne frymen patriotike
| |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Mon Sep 03, 2012 1:27 am | |
| detektivo po neqoftese bota njerezore pakurrizore i perkrah tradhetaret,ti zotri nese deshiron te jeton si keta qe i perqesh e i shan duhet ta lozish lojen e shumfishte si keta,per ta arritur qellimin ne cakun e duhur. Me te shajtura as ti as une kurr nuk kemi me ngrere ne kosove e as ne shqiperi.
Ketu ka te beje me rendin e ri shoqeror,o deshte o nuk deshte te shkon koka vella
Po deshten nderkombetaret keta e kan ne dore jo vetem trojet shqiptare por tere rruzullin toksor Perendia eshte ne gjithesi dhe e pergjone ate Ndersa keta nderkombetaret e zevendoin ne toke Kote bejna llafe neper internete Si doin dhe veproin edhe brirat po te na dalin nuk mundemi me ndryshue gjera. Bashimi behet me dredhira duke ua plotesue deshirat nderkometareve e permes disa zbrastesirave nese kemi aftesi psiqike te na japin te drejten e bashkimit kombetar Ndoshta keta udbasha qe i kemi ne qeveri kan diçka ne dijeni qe te veproin keshtu sepse vete as keta nuk veproin siq u teket se i qesin nogdaun Po e zem tye po ta japi qeverisjen mbi shqiptar,a do je ne gjendje ta qesish ne binare qeshtjen shqiptare ?A kupton gjuhen e nderkombetareve o deputet ? E din se ne fillim ishin te gjithe shqiptaret ne partin e nanes jugosllavi dhe Rugova e krijoi LDK a me tregon se cili shqiptar nuk ka qen ne biren e Rugoves? Cili shqiptar ka pasur mundesi te punsohet ne kosove pa qen antar i komitetit. Po cili komandant i uçk nuk ka qen i shkolluar ne Armaten e jugosllavis ?Agim Qeku ,Naim Maloku ,Abeja,e tjere spo i ceku !Hajt bre bac se kerkund nuk jemi.Pa u bashkue ne sofren e ketyre e me loz lojen e plakave si ta nuk mundemi me arrite kurgja keshtu ka me na shkue edhe nja mij vite dhe kena me vdek neper evropen e dhime. Keta qeveritar nga mitet po krijoin legjenda e komandanta legjendar pa ushtar Po ku ke pare qe komandanti te vdesi ne lufte pa ushtar ?Vetem shqiptaret dine keso marrina te bejene. More detektivo Pa u shkollue ne serbi as me luftue per bashkim kombetar nuk je i pershtatshem moralo politik . Bashkimi e din kur behet ? Kur ti e te tjeret ndiejn dhembje kur nje shqiptar eshte duke vuajtur per jetese. Ti je ne gjermani,dhe po ti ndodhe diç nje shtetasit gjerman diku,shteti ,qeveria gjermane intervenon dhe e nxjerr nga kriza per te mos vdesi. E qeveritaret shqiptar jo qe nuk te ndihmoin,por as femive nuk u japin shprese per te jetue. Ata shqiptar qe shiten patriota nuk ka gje prej tyre. Zjarri nuk shuket me fjale,pos me uje Tradhetaret nuk frigohen nga fjalet,sepse jan te specializuar me ta ngjite tradhetin dhe i nxisin tjeret me te vra si tradhetar.Ndofta u lodhe lales !
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Mon Sep 03, 2012 9:47 am | |
| Shefqet pajtohem plotesishte me ty po duhet te them se nderkombetaret po perkrahin tradhtaret si ne kosove ashtu edhe ne trojet tjera. Sepse ne jemi i vetem popull ne bote qe jemi servil. keta politikanet tone i kane duart me gjak e me hajni prane tyre i kan afrue bandat e kriminelet. Bota te huajte keta i kan ne dore dhe keta jan shitur punojne qka tju thojne te huajte. Po nuk punuan i futin ne biruc. Po pas tradhtise apet ne funde do te shkojne ne biruc po per kombin po behet vone. Ahmet Zogu e hesat pasha ishin tradhtare po bota i perkrahi i perkrahi serbia po edhe qytetaret shqiptare ,pi perkrahe edhe sote politika tradhtaret. Duhet te bashkohen te gjithe patriotet atdhetaret e nejmende sepse sote patriote po na shiten edhe tradhtaret duhet dallueketa njerez. Ne shqiptaret me shekuj skena fitue sepse politiken e kan udheheq tradhtaret e luften e kane bere patriotet. Zjarri nuk shuhet me fjale po shuhet me uje ,po mos ti qitshe uje ai vazhdon. Pra duhet uje me kohe tju qitet o vella. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Sep 04, 2012 2:28 am | |
| @shefqet Nuk di ku e pa qe i bera luftaret shqiptare Kriminel ?! Per keta ne pushtet qe jane , PO , them , edhe nuk kam frige aspak , dhe jo vetem aq , por shume dyshoj qe jane vegla te UDB es ! Ndryshe ska si behet ,as tjeter emer ska si t'iu ipet ktyre vrasesve.. nuk ka ekzistuar ne asnje komb tjeter te vriten heronjte e nje populli pas lufte , dhe kurre mos te pergjigjen para drejtesise . Kete vetem nje i verber nuk e shef ! | |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Sep 04, 2012 10:55 am | |
| Atdhetar
Kam vetem nje pyetje per ju ?
A dinit ju apo dikush tjeter qe ,kur e rrethuan Adem Jasharin ushtria qetniko nashk me shqipfolesat,a kishte Adem Jashai ndonje nga ushtaret e UçK-es.KUsh ja kishte largue ushtaret ?Adem Jasharit e kam fjalen e jo serbeve !Dhe komandanti legjendar nuk lufton ,por jep urdhera nga shtabi kryesor. Nese nuk e keni dite kete ja u tregova rregullen .Jemi bere popull interesant,veqnte nga njerezia.
Kush eshte burr e nuk frigohet,ketu duhet thene te verteten. Dhe kam shprese per "Bashkim ne Shtet Shqiptar" Duhet grushtshtet serbia nuk eshte fator pse jemi tradhetar Fishta;vetem pyka e shqiptarit i coptoi shqiptaret | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Oct 09, 2012 9:00 pm | |
| @shefqet Edhe une e kisha te njejten pyetje ? | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Oct 09, 2012 9:01 pm | |
| IDENTIFIKOHEN VRASËSIT E XHEMAJL MUSTAFËS?Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t'i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet ta bëjë arrestimin e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës në kushte anonimiteti. Ndërkaq këtë gjë nuk e ka përgënjeshtruar as EUELX'i. Zyrtarja për informim e Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Bardha Azari, ka sqaruar përmes telefonit se krejt çka kanë për të thënë organet e ndjekjes "është se janë duke hetuar rastin". Klan Kosova kontaktoi edhe familjarët e Mustafës, të cilët thanë se nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë. Pak ditë më herët prokurorët e EULEX'it u takuan me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Në këtë takim, sipas liderit të LDK'së, është diskutuar m'u mbi vrasjet politike të pasluftës, për të cilën vetë Mustafa bëri thirrje që të ndriçohen. Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë. Ndërsa ky akt cilësohet si nder më të rëndit pas luftës. http://gazetaexpress.com/?cid=1%2C15%2C93838 | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Oct 09, 2012 10:02 pm | |
| Një deputet dhe një polic të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Xhemajl Mustafës
Për vrasjen e Xhemajl Mustafës dyshohen dy persona.
Njëri është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëri polic ndërkaq sipas Klan Kosovës ata pritet që të arrestohen së shpejti.
Klan Kosova thotë se i di emrin e të akuzuarve por që nuk do të flasin derisa të ndodh arrestimi.
Identifikohen vrasësit e Xhemajl Mustafës?
Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t'i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet ta bëjë arrestimin e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës në kushte anonimiteti. Ndërkaq këtë gjë nuk e ka përgënjeshtruar as EUELX'i.
Zyrtarja për informim e Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Bardha Azari, ka sqaruar përmes telefonit se krejt çka kanë për të thënë organet e ndjekjes "është se janë duke hetuar rastin".
Klan Kosova kontaktoi edhe familjarët e Mustafës, të cilët thanë se nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë.
Pak ditë më herët prokurorët e EULEX'it u takuan me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Në këtë takim, sipas liderit të LDK'së, është diskutuar m'u mbi vrasjet politike të pasluftës, për të cilën vetë Mustafa bëri thirrje që të ndriçohen.
Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë. Ndërsa ky akt cilësohet si nder më të rëndit pas luftës. http://almakos.com/index.php?news=12809 | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Thu Oct 11, 2012 7:41 pm | |
| Deputeti i cili e vrav xh.mustafen qenka ne radhet e vetvendosjes,ew ew personi ne fjal esht vra ne vitin 2000,ndersa VV esht formu cavite masandej.
Edhe me then te drejten spom bezdis fare ky problem se as te nja spo del se esht vra per atdhe,nese po net ta vertetojn, ne se jo ateher po del esht vra per bigjoz. Pra mafi e kullume te dy part,mos te nalen kurr vrafshin veten me dor te vet,e mos i qesin kujt pun e zahmet me u flliq ne kta lesha. | |
| | | Deme Dashi Fillestar/e
Numri i postimeve : 4 Age : 70 Vendi : Peje Registration date : 10/09/2012
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Wed Oct 17, 2012 10:59 pm | |
| E pergzoj tv Mitrovicen qe u jep hapsin njerzve te persekutuar nga sherbetoret e krimineleve qe jan ne gjendje te bajn gjitheqka vetem e vetem te mbesin ne pushtet , ''lakmia per para eshte rraja e te gjitha te keqiave''pra te till eshte kjo lloj specje qe po qeverisin sot.Enver Hoxha ka ba shum vrasje por gjyqet ja u ka organizu,me deshmi te rreme por pa gjyq nuk i ka vra,varret ja u ka zhduk por pergjegjsin e ka marr pushteti,kta njerz po dalin katila barabar me serb. | |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Thu Oct 18, 2012 10:49 am | |
| Ne kete storje flitet se si komandantet e uçke i kan lan vete te luftojne çlirimtaret e vete ikur neper skuta
https://www.youtube.com/watch?v=ltIiJVebaR4 | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Fri Oct 19, 2012 12:22 am | |
| Aiiiiiiiiiii Shefqet po me dhimbet koha qe e kqyra ket storje qe paske sjell. Eshte nje gje qe nuk ka peshore qe peshon ajo eshte merita e njeriut si per te mir ashtu edhe per te keq. E verteta vonon por del ne shesh, e kjo per komandanta nuk esht dicka e re Shefqet Hoxha. | |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Fri Oct 19, 2012 12:02 pm | |
| SKANDALOZE: KADRI VESELI, NË ZVICËR - BIZNESMEN ME SHTETËSI SERBE!
(Pashtriku.org, 20. 09. 2012) - Mësohet se, ish'shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, në Zvicër ka në bashkëpronësi një kompani që merret me tregtinë e kompjuterëve me emrin: "FK Computer GmbH". Dhe këtë kompani Veseli e ka të regjistruar si shtetas i Serbisë, edhe pse dihet mirëfilli që Zvicra e ka pranuar Republikën e Kosovës si shtet, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 Shkurt 2008.
Në faqen zyrtare "moneyhouse.ch" ku prezentohen kompanitë e ndryshme private, pasqyrohen të dhëna (për vitin 2009) për Kadri Veselin dhe Fisnik Cukajn si bashkëpronarë të "FK Computer GmbH" me nënshtetësi serbe! Kjo nënkupton se, K.Veseli dhe F.Cukaj këtë biznes në Zvicër e kanë hapur si shtetas të Republikës së Serbisë, e jo si shtetas të Republikës së Kosovës.
Kadri Veseli http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=763 ..................................................................
Në vijim lexoni të dhënat zyrtare të "FK Computer GmbH" në pronësi të K.Veslit dhe F.Cukajt të regjistruar në regjistrin zvicëran të bizneseve: ........................... Tan shqiptaret spiuna e tradhetar te kombit dhe vetevetes Ku ne bote nuk ka kesi pis mileti qe lypin qi edhe te vdekurit. Sepse; qe nga fillimi i kemi perkrahur pa rezerve ! Ne vrasjen e xhemajlit po del llapjani Driton Zh.Dhe Skender Krasniqi .........................................................................................
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Mon Oct 22, 2012 10:58 pm | |
| Shefqet lejt kta debila se na shkoj jeta tue ijav njeh bizniset e tyre e na vet askundi,surullatemi naper mergim sepse kso tipa e disa te mahershem e kta te tashtit kan ra e na kan pru ktu ku jem e na kan shkep ne per bot.
Lirisht mun ta quajsh popullin shqiptar popull,refugjaté,kta po din shka bajn po ne spo dim kem met udhve te botes pa busull...! | |
| | | shefqet Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 43 Vendi : drenice Registration date : 18/11/2009
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! Tue Oct 23, 2012 10:17 am | |
| Kush ka njohur se kush kan qen rojet ne burgun e Kleqkes ne qershor e Korrik te vitit 1998 ?
Shukri Buja ne emisioni parrotulla na tha se Veriu nuk na vyne,na ka ik qysh moti,sepse veriu kurr nuk ka qen i Kosoves. Ky udbash i poshter | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! | |
| |
| | | | Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |