Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!" Empty
MesazhTitulli: Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"   Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!" EmptyMon Jun 27, 2011 4:13 pm


Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"

Në pjesët të jashtme të mureve të këtyre xhamive nga autorë, tani për tani të panjohur, janë shkruar grafite kërcënuese "Do t'ju kryqëzojmë", kurse në derën hyrëse janë vizatuar kryqe. Kjo dukuri nuk e shqetëson policinë e Manastirit

E hënë 27 Qershor 2011

Provokimet në baza fetare, por edhe etnike ndaj shqiptarëve të Manastirit nga ana e huliganëve s'kanë të ndalë. Nuk kaloi shumë kohë që nga provokimi i fundit në mars të këtij viti kur në shumë objekte fetare islame u paraqitën grafitet kërcënuese, autorët e të cilëve kurrë nuk u identifikuan nga policia, sërish në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë dhe të enjte, në sipërfaqet e jashtme të mureve të Xhamisë Isakie, nga grupe të panjohura vandalësh është shkruar grafiti "Do t`ju kryqëzojmë", kurse në derë janë vizatuar kryqe.

"Nuk zgjati as tre muaj nga grafitet serike në objektet fetare myslimane, kur shumë objekte ishin mbuluar me kryqe dhe grafite kërcënuese, ndodhi që mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes në fokus të vandalistëve të gjendet edhe xhamia e locuar më qendër të qytetit", thotë myftiu i Myftinisë së Manastirit, Pllumi Veliu. Sekretari i Myftinisë, Orhan Demiri, i indinjuar thellë nga veprimet e këtilla, shton se që në momentin kur i konstatuam grafitet e lajmëruam policinë për rastin të papëlqyeshëm, të cilët na premtuan se do të ndërmarrin aktivitete për zbulimin e autorëve. Policia e Manastirit pranon faktin se ka pranuar intervenimin e Myftinisë së Manastirit dhe se ka dalë në terren dhe ka konstatuar ekzistimin e grafiteve.

"Ekipi ynë doli në terren dhe konstatoi vërtetësinë e ekzistimit të grafiteve, dhe tani është formuluar edhe procesverbali nga vendngjarja", thotë zëdhënësi SPB të Manastirit, Gjoko Strezovski. I pyetur se si do të reagojnë ndaj veprimeve të këtilla që kohëve të fundit janë shpeshtuar, ai thotë se do të ndërmerren masat e duhura, duke u arsyetuar se nuk bëhet fjalë për dukuri shqetësuese.

"Ne do të vazhdojmë gjurmimet tona deri në zbulimin e kryerësve, por kisha thënë se s'është punë për t`u shqetësuar ngase kryerësit janë fëmijë të vegjël", theksoi Strezovski, duke lënë të nënkuptohet se është vështirë të zbulohen. Në ndërkohë, sekretari i Myftinisë, Orhan Demiri, informon se grafite të ngjashme janë shkruar edhe në muret e Xhamisë Hamza Beu, që do të thotë se paralelisht me grupin vandal që ka vepruar në Xhaminë Isakie, ka vepruar edhe grupi i dytë që ka shkruar grafitet në xhaminë Hamza Beu.

"Grafite të ngjashme me ato të Xhamisë Isakie ka konstatuar edhe imami i xhamisë Hamza Beu, Vebi Klenja, i cili i ka vërejtur kur ka shkuar ta falë namazin", shprehet Demiri. Veprimet e shpeshtuara kërcënuese, në masë të madhe kanë ndikuar edhe në disponimin jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjithë muslimanëve pa dallim përkatësie etnike. Edhe më shumë i brengos fakti se ndaj kësaj dukurie indiferentë qëndrojnë edhe organet kompetente për mbrojtjen e atyre pak shqiptarëve të mbetur në Manastir.

Ndërkaq, befason edhe fakti tjetër se si mund të heshtën rastet e këtilla edhe nga Enti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ngase këto objekte begatojnë qytetin e Manastirit dhe joshin grupe të shumta turistësh, për të parë arkitekturën unikale të shumë objekteve fetare e kulturore islame. /koha/




Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!" Empty
MesazhTitulli: Re: Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"   Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!" EmptyMon Jun 27, 2011 9:23 pm

net jav kthejn edhe kta te tonit pra dot ju bejm mugjaaidina, tanve dhe dhe u kry....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Grafite në xhamitë e Manastirit: "Do t'ju kryqëzojmë!"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhamitë në Gjermani i hapën dyert për të gjithë
» Të mbijetuarit e cunamit i përkujtuan xhamitë që qëndruan
» KONGRESI I MANASTIRIT
» KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT
» Kontributi i kerçovarëve per Kongresin e Manastirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: