Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Të mbijetuarit e cunamit i përkujtuan xhamitë që qëndruan Sat Dec 27, 2014 9:41 am | |
| Të mbijetuarit e cunamit i përkujtuan xhamitë që qëndruan Kur një cunam i fuqishëm shkatërroi këtë qytet indonezian 10 vjet më parë, strukturat që qëndruan në këmbë, pa u shkatërruar, në shumë lagje ishin xhamitë. Për qindra njërëz që kanë gjetur strehim brenda mureve të xhamive, ku shumë vetë shpëtuan jetën brenda tyre, kjo nuk është harruar dhe për shumë njerëz ishte një përvojë, sprovë që ka forcuar besimin e tyre. Shumë të mbijetuar besojnë se xhamitë u kursyen nga ndërhyrja Hyjnore. "Kjo është për shkak se xhamia është shtëpia e All-llahut, krijues i një cunami të tillë. Ajo, xhamia, është e mbrojtur ", tha Ahmad Xhunejdi, një i mbijetuar i cili shpëtojë në Xhaminë e Madhe Bejturrahman, një xhami historike në qytet, më e madhja, me mure të bardha, me shtatë kupola, me minare 35 metra të gjatë, njoftoi Agjencia A.Press. Xhamia, e ndërtuar nga kolonizatorët holandezë në vitin 1881, ishte praktikisht e pa dëmtuar më 26 dhjetor 2004, kur cunami, i cili shkatërroi qytetin dhe mbyti më shumë se 230.000 njerëz, prej dhjetëra kombeve, përreth Oqeanit Indian. Si një 18-vjeçar, Reza Nasir gjeti strehim nga fatkeqësia duke u ngjitur mbi një nga kupolat e zeza të Xhaminë së Madhe. Nga atje, ai pa përmbytjen e qytetit nga valët e Oqeanit, jashtë mureve të xhamisë, dhe duke lënë qindra trupa të mbytur në oborr. Ai kurrë nuk kishte parë kaq shumë kufoma. Kjo ishte dita që ai filloi të lutej pesë herë në ditë, të falte namazin rrugullisht, një nga shtyllat e Islamit. "Unë ndjehem se m’u dhurua një rast i dytë për të jetuar, pasi mbijetova nga cunami", tha Nasir. "Unë jam mirënjohës. Ajo krijoi një moment për mua për të ndryshuar për të qenë më i mirë. " Shumë banorë të Aceh-it, provinca më mbizotëruese muslimane në të gjithë Indonezinë, e shikuan katastrofën nga cunami si ndëshkim për mungesën e tyre të përkushtimit ndaj Zotit. Cunami, faktikisht, na ka bërë shumë më të devotshëm, tha Faisal Ali, një autoritet fetar i shquar. "Cunami i nxiti banorët e Acehit të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për besimin e tyre," tha Hoxha Fejsal Ali. Mirza Irvansiah, një ekspert i arkitekturës, nga Banda Aseh, i Universiteti Shtetëror Syiah Kuala, tha se të paktën 27 xhami në qytet i mbijetuan cunamit, të vetmet ndërtesa në lagjet e tyre që nuk u shkatërruan. Fotografitë e strukturave, të xhamive që qëndronin në këmbë në mes të shkatërrimeve qarkulluan në internet pas fatkeqësisë, që shumica qëndresën, mbijetesën e tyre e quante një mrekulli, tha ai.
Burimi: IQNA News Pëtktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë =====================================================
| |
|