|
| E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. | |
| | Autori | Mesazh |
---|
alnert85 Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 36 Vendi : italy Registration date : 08/06/2011
| Titulli: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Sat Jun 18, 2011 10:49 pm | |
| E ardhura e shqiperise eshte bashkimi europian; kush eshte jashte BEse eshte popull i humbur. Konkurrenca globale po behet gjithnje e me e forte. SHBA nuk eshte me i vetmi shtet ne bote qe ben ligjin. Shfaqja ne skenen globale e BRIK (Brazil, Indi, Rusi dhe sidomos Kine) po ben nje konkurrence te madhe perendimit. Rritja ekonomike, financiare dhe politike e ketyre shteteve kane bere qe perendimi te gjendet ne situaten qe eshte sot; me Greqine qe rrezikon falimentimin, me europen qe nuk di si ti zgjidh problemet me borxhet publike edhe vete SHBAne qe ka nje borxh publik me se te larte. Kohet qe do te vijne nuk jane te bukura per kontinentin europian. Te gjithe popujt e kontinenteve te tjere po mundohen te lidhen sa me shume me ato popuj qe jane te ngjashem me njeritjerin nga ana kulturore dhe etnike per ti bere balle te ardhemes. Atehere mendoj se dhe shqiptaret nuk kane rrugezgjidhje tjeter pervecese integrimit ne bashkimin europian. Perndryshe mbijetesa jone si kulture por edhe si individ eshte ne rrezik. Shqipetaret jane europian edhe me shume se disa popuj te tjere qe sot jane ne BE, para pak ditesh lexova se Kroacia do te hyje ne BE ne 2013, çfare kemi ne shqiptaret me pak…
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Sun Jun 19, 2011 1:34 pm | |
| E ardhmja e shqipris esht e vetmja alternativ, dhe ajo esht pra KONTINENT ne vete...! | |
| | | mujota V.I.P
Numri i postimeve : 219 Age : 29 Vendi : Mollopolc Registration date : 13/06/2011
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Sun Jun 19, 2011 1:52 pm | |
| E ardhmja e Kosoves edhe Shqiperis eshte bashkimi.......e pastaj vjen BE....e bla bla bla cka jane ato tjerat ku e di une......duhet mu kane bashke se per qeta kena luftu si popull nder shekuj...... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Mon Jun 20, 2011 12:54 pm | |
| as kosova as shqiperia as shqiptaret ne maqedoni e presheve nuk kane te ardhme derisa te na udheheqin djemt e titos e serbise derisa na udheheqin kriminel e bandit ,hajna e matrapez te ndryshem qe nashiten patriota me batery ,e paskan luftue disa per serbi naj nderrun komb e flamur ,identitet e histori tere jeten kena me pas koken nen serbi | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jun 21, 2011 12:39 pm | |
| Gashi: Roli i BE-së i dëmshëm për Kosovën Krenar Gashi
Krenar Gashi 19.06.2011 Edona Peci “Bashkimi Evropian, në vend se të vë trysni mbi Beogradin zyrtar që gjërat të kryhen sa më shpejt dhe më pas të vihet te ato çështje ku me të vërtetë mund të kishte një dialog dhe marrëveshje eventuale, po i shtyn përpara këto çështje, që Serbia në sytë e botës të dalë si pala më konstruktive në dialog”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Krenar Gashi. Ai theksoi rëndësinë që BE-ja ta kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë në këtë mekanizëm me zgjidhjen e status quo-së në veri të Kosovës dhe me çështjen e Kosovës në përgjithësi.
RADIO EVROPA E LIRË Zoti Gashi, Prishtina dhe Beogradi kanë paralajmëruar që gjatë këtij viti do të arrijnë marrëveshjet e para në dialogun ndërmjet tyre. Si mendoni që do të duken këto marrëveshje dhe sa janë gjasat që këto të implementohen në terren?
KRENAR GASHI Po, sikur gjithë procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, deri më tani edhe çështja e marrëveshjes, është diçka që nuk dihet për publikun e gjerë, sepse ky dialog është përcjellë me një jo-transparencë sa i përket çështjeve që janë diskutuar, agjendës së mëtejme dhe mënyrës se si do të arrihet marrëveshja.
Nga ajo që shihet, që është hipotetike vërehet, që nuk do të ketë ndonjë marrëveshje të shkruar mes tri palëve, por palët do të merren vesh me Bashkimin Evropian për obligimet e tyre karshi këtij dialogu dhe kësisoji do të zotohen se këto obligime do t’i zbatojnë në mënyrë të njëanshme.
RADIPO EVROPA E LIRË A ka gjasë që BE-ja ka përgatitur tashmë marrëveshje të cilat vetëm do të pranohen nga palët? A e ka rolin e tillë BE në këtë proces?
KRENAR GASHI Roli i BE-së ka qenë shumë i dëmshëm për Kosovën qysh prej fillimit. Kjo më së shumti reflektohet te ndasia e BE-së, sa i përket sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, dhe kjo ndasi është 22 me 5, pasi që 5 vende të BE-së nuk na kanë njohur.
Kësisoji qysh prej fillimit në tavolinën e bisedimeve, janë sjellë çështje për të cilat Kosova nuk mund të jetë palë nënshkruese, të cilat janë çështje të cilat Serbia i ka për obligim t’i kryejë karshi Kosovës.
Njëra nga to është çështja e regjistrit civil, që është vjedhur nga Kosova në vitin ‘99 duke e shkelur kështu edhe Marrëveshjen Tekniko- Ushtarake të Kumanovës, por edhe rezolutën 1244. BE, në vend që të vë trysni mbi Beogradin zyrtar, që këto gjëra të kryhen më shpejtë, dhe më pas të vihet tema te çështjet ku me të vërtetë do të mund të kishte dialog dhe marrëveshje eventuale, po i shtyn përpara, në mënyrë që Serbia në sytë e botës të dalë si pala konstruktive në këtë dialog.
Serbia të dalë ajo, e cila na i kthen regjistrat civilë dhe librat kadastralë, ajo që na i lejon fluturimet për në Prishtinë dhe prej Prishtinës, që ta përdorim hapësirën e saj ajrore.
Kjo gjë është absurde, dhe ka qenë një absurditet i llojit të vet gjatë këtyre 11 vjetëve të qeverisjes ndërkombëtare, në një mënyrë, të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË Këto çështje cilësohen të jenë praktike ose teknike nga BE-ja, dhe nga të dy palët. Mirëpo që nga fillimi i dialogut në skenën politike në Beograd është përmendur ndarja e Kosovës. Është ky një opsion i mundshëm?
KRENAR GASHI BE nuk ka një politikë apo një strategji sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ata e dinë vetëm se ky duhet të jetë një proces ku të dy palët, eventualisht, do të merren vesh për diçka. Dhe kjo e vë Kosovën në një pozitë shumë të jo-favorshme.
Kjo për shkak të këtyre 5 vendeve të cilat nuk na njohin, ne nuk kemi mundur që me BE-në ta shtyjmë një agjendë tonën përpara apo një politikë tonën përpara.
Politika dominante në procesin e dialogut ka qenë politika e Serbisë, e cila nuk është e njëtrajtshme por e shumëtrajtshme.
Përderisa në njërën anë zoti Stefanoviq ulet dhe dialogon me zonjën Tahiri në Bruksel, ministri i jashtëm Vuk Jeremiq, lobon kundër njohjes së Kosovës.
Përderisa Boris Tadiq, bën akrobacione tjera politike që kanë të bëjnë më qasjen territoriale në Ballkan, në një mënyrë, duke përkrahur referendumin e Serbisë në Bosnje, dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, del si i pavarur me një ide të kahmotshme të Serbisë për ndarje të Kosovës.
Kësisoji, Serbia, apo politika e Serbisë në dialog karshi Kosovës dhe BE-së, është e shumëfishtë, në mënyrë që t’i shikojnë të gjitha mundësitë dhe në fund ata t’i mbajnë të gjitha letrat hapur për ta vazhduar destabilitetin, të cilin po e forcojnë edhe më tej përmes strukturave të tyre paralele.
Mendoj se gabimi më i madh i BE-së ka qenë që ta lejojë Serbinë të sillet në këtë mënyrë, dhe ta shpërblejë, sepse Serbia nuk qenka e keqe, sepse ajo paska një qasje konstruktive, përderisa kjo qasje është e shumëfishtë dhe në fakt është destruktive.
Sa i përket idesë së ndarjes, është një ide e kamotshme, dhe kjo është vulosur si politikë e Serbisë qysh prej zgjedhjeve të fundit në Kosovë, ku qëndrimi i Beogradit zyrtar, ka qenë shumë i qartë, që serbët në veri nuk guxojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës.
Me këtë presidenti Tadiq, dhe Qeveria e Serbisë, kanë dashur ta thellojnë një kontrast mes serbëve në veri dhe serbëve në jug. Jo në një formë, që të kenë apetit për territor, tani për tani të paktën jo, por më shumë që ta mbajnë këtë opsion të hapur.
Përderisa ky opsion është i hapur, ne mbesim në konflikt të ngrirë dhe mbesim larg vëmendjes së faktorëve tjerë stabilizues, mbesim larg edhe zhvillimit ekonomik, sepse me këtë ekonomi që e kemi, pa investime nga jashtë, dhe me këtë status quo nuk do të kemi asnjëherë investime nga jashtë.
RADIO EVROPA E LIRË Zyrtarët amerikanë së fundi e theksuan rëndësinë që Beogradi zyrtar të kushtëzohet për zgjidhjen e kësaj status quo-je nga ana e Bashkimit Evropian. Do të thotë me anëtarësim të plotë në BE. Mendoni se BE-ja mund ta bëjë një kushtëzim të tillë?
KRENAR GASHI Unë besoj se iniciativa duhet të vijë nga ana kosovare, përmes miqve tanë, shteteve mike përbrenda BE-së, dhe përmes këtyre shteteve të thuhet qartë që të deklarohet edhe publikisht qëndrimi i BE-së, që Kosova duhet të jetë një lloj kushti për Serbinë përpara se ata ta përmbushin agjendën e tyre evropiane.
Jashtë çështjeve zyrtare në Bruksel thuhet kjo gjë, por asnjëherë nuk është thënë nga ndonjë diplomat i lartë i këtyre vendeve mike, të cilët sigurisht që e besojnë një gjë të tillë, sepse tek e fundit është shumë e qartë se Kosova duhet të jetë kusht për Serbinë, për rrugën e saj drejt BE-së.
Mirëpo, për shkak të problemeve që ne i kemi edhe me vendet mike si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve tona që i kemi marrë karshi BE-së, këto shtete mike e kanë një qëndrim indiferent ndaj kësaj pune.
Ato janë duke u munduar që ta ruajnë unitetin përbrenda BE-së dhe gjithë çështjen e integrimit të Serbisë dhe Kosovës në BE, ta çojnë deri në zgjidhjen e ndonjë marrëveshjeje.
Kjo zgjidhje do të thoshte që Kosova e Serbia, menjëherë të nënshkruajnë marrëveshjet drejt anëtarësimit në BE në mënyrë që as njëra e as tjetra, të mos e pengojnë njëra tjetrën në këtë proces.
Me këtë lloj qasje, Bashkimi Evropian po mundohet ta ruajë unitetin e brendshëm sa i përket Kosovës, dhe kjo ne nuk na konvenon.
Ne do të na konvenonte natyrisht nëse do të bëhej presion mbi Beogradin dhe presion mbi këto 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën në mënyrë që të kemi një zë, dhe një qëndrim të BE-së.
RADIO EVROPA E LIRË I përmendët kushtet apo kriteret të cilat duhet t’i përmbushë Kosova në rrugën e integrimit në BE. Sundimi i ligjit është njëri nga këto dhe vlerësohet të jetë mjaft shqetësues në Kosovë. Sa në fakt shihet tani, në prag të draftit të parë të raportit të progresit, një vullnet i shtuar te pala kosovare për të bërë ndryshime në këtë drejtim?
KRENAR GASHI Problemi qenësor me sundimin e ligjit në Kosovë është pikërisht mungesa e vullnetit politik për të ndryshuar gjërat.
Gjatë gjithë punës tonë kërkimore me institutin KIPRED vazhdimisht kemi thënë dhe kemi rekomanduar se duhet forcuar tri institucionet kryesore të sundimit të ligjit, gjegjësisht policinë, hetuesinë në polici, prokurorinë dhe gjykatat dhe jo të vihet me ide tjera me akrobacione politike të formimit të institucioneve të veçanta apo të Prokurorisë Speciale të task forcës speciale për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dy çështjet kryesore ku ne kemi ngelur mbrapa sa i përket sundimit të ligjit.
Megjithatë, përkundër mungesës të vullnetit politik dhe përkundër një angazhimi të institucioneve të Kosovës për të vepruar në sferën e sundimit të ligjit diçka veç ka nisur të punohet në atë drejtim, konkretisht me hyrjen në fuqi të Ligjit për Gjykatat, i cili reformon gjithë sistemin gjyqësor dhe i cili në një mënyrë i barazon gjyqtarët dhe prokurorët sa i përket pagave dhe benificioneve me zyrtarët e ekzekutivit dhe legjislativit.
Në të njëjtën kohë është shumë e rëndësishme të thuhet se kur vjen puna te lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, një barrë të madhe për situatën aktuale e bart edhe vetë misioni i BE-së në Kosovë, i cili në këto dy fusha, ku ka kompetenca ekskluzive që të merret me to, ka çaluar mjaft shumë.
Ne kemi nxjerrë disa statistika të cilat na i ka dhënë vetë ky mision dhe ka dalë se performanca e gjyqtarëve të këtij misioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë e dobët.
Mesatarisht për këto dy vjet një gjyqtar i EULEX-it brenda një viti ka zgjidhur vetëm 0.17 raste të korrupsionit dhe vetëm 0.07 raste të krimit të organizuar, gjegjësisht kanë qenë vetëm disa verdikte sa i përket krimit të organizuar.
Kur vjen tetori vjen Raporti i Progresit dhe Komisioni Evropian e ka shumë të vështirë ta analizojë punën tonë dhe të institucioneve tona sa i përket sundimit të ligjit, sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pikërisht për shkak të involvimit të drejtpërdrejtë të misionit të EULEX-it në këtë drejtim.
Megjithatë, ajo që mund të bëhet është që të bëhet presion tek Bashkimi Evropian, që ky mision të jetë i lirë nga interferimet politike, të jetë i lirë nga ndasia politike përbrenda Bashkimit Evropian sa i përket statusit të Kosovës dhe ta trajtojë të gjithë territorin e Kosovës njësoj duke punuar në sundimin e ligjit si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jun 21, 2011 12:43 pm | |
| Ndarja e BE eshte kukulla e politikes reale qe ndjek kjo bashkesi kunder Shqiptareve.!Nese keni lexuar intervisten e ambasadorit Franceze per antarsimin e Serbise aty duket largepamesia e diplomacise europiane kur ashte ne pyetje Kosova dhe antarsimi i Serbise ne BE.Zoteriu Fitou citon se duhet gjetur nje formule ne BE qe nuk do ti jep te drejte Serbise qe ti vej veto antarsimit te Kosoves ne BE. flitet per nje te ardhme te larget per Kosoven dhe nje te afert per Serbine ne BE. . BE-ja nuk eshte union me kushtezime dhe me ekipe te vendeve Elite dhe atyre te rangut te dyte . Sikur te ishte ashtu atehere pse nuk kushtezohet Greqia Spanja Rumania e Qiproja dhe Sllovakia ? Keto shtete jane arma me te cilen luftohen te drejtat themelore te Kosovareve dhe eshte njera fytyre e diplomacise se Bashkimit Europiane . Kurse fytyra e dyte e diplomacise se BE-s jane shtetet qe e kane pranuar Kosoven shtet dhe sillen si demokrate dhe te mire e te pergjegjshem, derisa mbrapa galerive politike dhe ne Bruksel kur bashkohen e bejne nje bashkesi teresore te quajtur BE e cila eshte e bashkuar ne dem te Kosoves. Dhe kerkesa e pakices me deshiren e shumices e deshirojne nje Serbi ne kete bashkesi ,pa mare parasysh qendrimin racist te shtetit Serbe qe ka ndaj shoqerise Kosovare dhe shtetit te Kosoves. Gjuha diplomatike mund te thot shume por gjuha e zemres se BE-s tregon se Serbia eshte afer unionit pa kushtezime per kete shtet dhe do te jete nje nga shtetet qe do te ndryshoj BE-n ne menyre shume radikale dhe fundamentale. BE-ja do te jete nje Union i bashkuar Kristiano-Ortodox ku per fatin e keq te popullit Shqiptare do te jete veshtire qe me mentalitetin e qeverive Shqiperi-- Kosove dhe popullit ne pergjithesi te zihet hapi i civilizimit dhe logjikes se shendóshe qe shteti duhet te ece para e jo partia apo ideologjia totalitare e komuniste qe heret a vone do te sjellin anarkine ne te dy shtetet Shqiptare. Kurse Europa me politiken e saje Serbise do ti ofroje qe te hyje ne bashkejetese me BE-n
ky esht mendim i imi ndaj ktyre shkerdhatave.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jun 21, 2011 7:02 pm | |
| ska te ardhme me salen e meten e ristanin keta vendin e kane ne burg | |
| | | mujota V.I.P
Numri i postimeve : 219 Age : 29 Vendi : Mollopolc Registration date : 13/06/2011
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jun 21, 2011 9:06 pm | |
| E po askush nuk thot qe e meriton kete......!!!Te gjithe thojne qe jane njerz te drejt qe e meritojn karriken dhe mbi te gjithe qe punojn per te ardhmen e popullit.......!!! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jun 28, 2011 10:30 am | |
| budalla kurre sthote se eshte budall po budalla njifet me punet e veta as psikopati nuk thote se eshte psikopat po gjestet e tija tregojne se eshte psikopat.
Levizja per shpetimin Kombetare | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jun 28, 2011 3:05 pm | |
| Kuqezi: Një komb, një pasaportë Shpërndaje4 11:57 / 28.06.2011 "Është e turpshme që një shqiptar i Kosoves pajiset me pasaportë serbe brenda tre ditësh, ndërsa nuk i mundësohet marrja e pasaportës shqiptare", tha Aleanca Kuq e Zi.
Aleanca Kuqezi merr një tjetër inisiativë nën moton “Një komb një pasaportë”. Nëpërmjet kësaj nisme Aleanca Kuqezi i kërkon parlamentit ndryshimin e “menjëhershëm” të Kushtetutës së vitit 1998 në dispozitat për dhënien e shtetësisë shqiptare dhe “kërkon me forcë” dhënien e pasaportave shqiptare çdo qytetari me origjinë dhe kombësi shqiptare kudo që jeton në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Greqi, Serbi apo ne diasporë.
“Eshtë detyrim i shtetit ame te pajise me pasaporta shqiptare, çdo qytetar që jeton brenda dhe jashtë kufijve, të cilët kanë kombësinë shqiptare, ashtu siç veprojnë grekët me homogjenët, serbët me shqiptarët e Kosovës, Bullgaria me maqedonasit, vende të cilat janë dhe anëtare të Bashkimit Europian.”, thuhet në një njoftim të AK-së, të cituar nga BW.
Nisma u prezantua të martën para parlamentit, ku mbështetës të Aleancës Kuqezi ishin mbledhur për të protestuar kundër miratimit me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare.
"Është e turpshme që një shqiptar i Kosoves pajiset me pashaportë serbe brenda tre ditësh, ndërsa nuk i mundësohet marrja e pasaportës shqiptare", nënvizohet në njoftimin për shtyp.
Hapat që do të ndërmerren për të mundësuar pajisjen me pasaporte shqiptare të çdo bashkombësi janë nënshkrimi i nje peticioni në çdo trevë shqiptare, kërkesa për ndryshime kushtetuese, dhe regjimi te ri juridik për marrjen dhe lënien e shtetësisë shqiptare, respektimi i standarteve te Brukselit për pasaportat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke mos u dhënë të drejtën e votës./Telegrafi/
| |
| | | alnert85 Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 36 Vendi : italy Registration date : 08/06/2011
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Tue Jul 05, 2011 9:16 pm | |
| Po jam dakort me "aleancen kuq e zi" qe merr iniciativa te tilla. Sidoqofte kto duhet te merreshin nga institucionet dhe nga vete popullata shqipetare, po mesa shoh nacionalizmi shqipetar nuk eshte aq i madh sa ai i fqinjeve "armiqeve" tane. Megjithate, po, eshte e drejte qe ne rradhe te pare vjene bashkimi kombetar dhe pastaj BE... Restoja eshte thjeshte nje panorame e botes se sotme, ajo cka na rrethon, vetem shqipetaret mund te bejne te miren e Shqiperise e asnje tjeter. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Wed Jul 13, 2011 12:30 am | |
| JO FEDERATES SLLAVE; RUSI,SERBI, MACEDONI...PO KONFEDERATES SHQIPTARE KOSOV, SHQIPERI, ALBOILIRID-TERE MACEDONIA+CAMERI, MALSI E MADHE, SANXHAK, TOPLIC..HAP I FUNDIT APO PROQESI I KOMPLETUAR SHKRIRJE NE NJI SHTET TE VETEM SHQIPER | |
| | | Ann@ Anëtar
Numri i postimeve : 204 Age : 36 Vendi : Large nga toka:) Registration date : 20/04/2011
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Fri Jul 15, 2011 2:11 pm | |
| Bashkimi Kombetar duhet te jete ne zemrate e te gjitheve per te arriture kjo!!!
E jo te flitet kaq lirshem fjala ''Bashkimi Kombetar nuk do te ndodhe kurr'' | |
| | | mujota V.I.P
Numri i postimeve : 219 Age : 29 Vendi : Mollopolc Registration date : 13/06/2011
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Fri Jul 15, 2011 8:12 pm | |
| E po ketu eshte problem qe njerzit nuk jane edhe aq te motivuar per kete te ashtuquajturin"Bashkim Kombetra"!!! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Mon Jul 18, 2011 12:17 pm | |
| DIKUSH PO MUNDOHET TA NDALOJË ORËN SHQIPTARE PËRGJITHMONË! Publikuar më 18 korrik, 2011 në orën 01:10 ( Para 9 orë e 56 minutave ) Besnik Prishtina | Opinion | Rrit madhësinë e shkronjave PAS FALSIFIKIMIT TË ZGJEDHJEVE U FALSIFIKUA EDHE REGJISTRIMI I POPULLSISË!
Sikur falsifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Kosovë, edhe falsifikimi i regjistrimit të popullsisë është diktuar nga sundimi diktatorial totalitar i Brukselit, pas të cilave përpjekje qëndrojnë planet antishqiptare të Moskës, Athinës dhe Beogradit.
Fjala është për një komplot ndërkombëtar të Aleancës së Boshtit anti-Amerikan në Evropë kundër shqiptarëve, si miqë më të sigurt të Amerikanëve në kontinentin e Evropës që jemi. Kur jemi te SHBA të themi se në kohën e fundit Brukseli po investon shumë në ndryshimin e qëndrimit zyrtar të SHBA ndaj shqiptarëve, përmes disa zyrtarëve të korruptuar nga BE-ja, të cilët po shkelin parimet themelore të diplomacisë amerikane, duke u përzierë në çështjet kushtetuare të Kosovës, si dikur diktatorët sovjetikë. Ne shqiptarët jemi miqë të sinqertë të SHBA dhe kemi të drejtë t'ua themi publikisht të vërtetën autoriteteve shtetërore të SHBA kur zyrtarët e tyre bëjnë gabime në dëmin e fatit të popullit tonë, duke shkelur rëndë mbi interesat tona jetike, sepse vetëm kështu ruhet miqësia mes neve. Kush shkel mbi interesat tona vitale nacionale, nuk na duhet fare dhe nuk është më mik i yni fare! Çka mendojnë ata! Të na nënshtrojnë nën Serbi prap, të na i nxjerrin sytë dhe ne të ju themi “mirë e keni”, edhe kur qëndrimi i tyre personal nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të SHBA?! Ne e dimë se kemi të bëjmë me qëndrime personale, prandaj ne nuk e ngarkojmë SHBA me përgjegjësinë personale të ndonjë individi të pa përgjegjshëm!
5 pika që përbëjnë kushtet thelbore dhe platformën e çfarëdo fillimi të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës!
Zotëri Thomas Countryman, bëri gabim kur e mbështeti BE dhe bisedimet e dhunshme mes Kosovës e Serbisë: 1) Pa u përgjigjur Serbia për krimet e veta; 2) Pa u kompozuar dëmet e luftës dhe pa i kthye kufijtë real; 3) Pa i thirr në përgjegjësi kriminelët e luftës; 4) Pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe 5) Pa kërkuar falje prej shqiptarëve për krimet e bëra për 133 vitet e kaluara!
Këto 5 pika përbëjnë kushtet dhe platformën e çfarëdo fillimi të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës!
Zotëri Thomas Countryman, bëri gabim kur e mbështeti Ambasadorin Dell në gabimet e përsëritura të tij, sepse duhet të dihet se është e pa lejueshme sjellja prej diktatorit e Ambasadorit Dell në Kosovë. Ambasadori Dell po e shkel rendin kushtetuar dhe po bën presion të vazhdueshëm ndaj institucioneve vendore për shkeljen e Kushtetutës dhe për nxitjen e përçarjeve mes shokëve të luftës, pa arsye të vërteta. Kjo nuk e nderon as atë, as Zotëri Thomas Countryman dhe as SHBA, sepse jemi të bindur se edhe ata kurrë nuk do të pranonin t'i bënin këto veprime kundër SHBA, siç po kërkojnë ata nga liderët vendorë të veprohet kundër interesave të vendit të vet.
A ka prioritet më shumë se zbatimi i sundimit të ligjeve në tërësinë territoriale edhe në veri, apo ka prioritet më shumë marrja me individë të caktuar në Prishtinë?
Pse deri me tani, qe 12 vite, nuk ishin kaq energjik në zgjedhjen e çështjes vitale të veriut të Kosovës dhe në burgosjen e vrasësve serbë, siç po kërkojnë energjikisht që t´i mundësohet EULEX-it t'i burgosë komandantët e UÇK-së pas të cilave kërkesa qëndron Beogradi? Veprimet e EULEX-it nuk kanë lidhej me zbatimin e sundimit të ligjeve, por me prapavijë eliminuese politike të individëve të caktuar dhe me nxitjen e trazirave në mes të shqiptarëve. Pyeteni EULEX-in pse nuk po e zbaton sundimin e ligjit në veri!? A ka prioritet më shumë zbatimi i sundimit të ligjeve në tërësinë territoriale edhe në veri, apo me individë të caktuar në Prishtinë? Të urdhëron EULEX-i dhe të siguron tersin territoriale të Kosovës, ndërsa pastaj të kërkon nga institucionet vendore te merren me njerëzit në brendësi të Kosovës, për të cilët ka dyshime për keqpërdorime financiare dhe për të cilët po ashtu vlen barazia para ligjit!
Çka fshihet pas numrit të stërmadhuar të votuesve dhe numrit të stërzvogëluar të banorëve?
Numri i stërmadhuar i votuesve në Dhjetorin 2010 dëshmon synimin që me vota të falsifikuara të mbahen këto struktura mafioze në pushtet, ndërsa numri i stërzvogëluar i banorëve në Prill 2011 dëshmon më së miri se ka programe në Bruksel për zvogëlimin real të popullsisë dhe për ndryshimin e strukturës nacionale në vendin tonë, në rrugë të dhunshme! Konkretisht Brukseli i ka udhëzuar vasalët e vet rural vendor që numrin e banorëve shqiptarë ta stërzvogëlojnë, jo vetëm duke e përjashtuar gjysmën e popullit që jeton dhe punon përkohësisht në diasporë, por edhe krejt familjet në vendin tonë që e kanë dike jashtë vendit, të mos regjistrohen fare, sikur “nuk janë në Kosovë”. Sepse në Bruksel e kanë programuar që posa të hiqen vizat edhe 1 milion shqiptarë të Kosovës do të shpërndahen nëpër Botë me qëllim të fundit që nga Kosova një etnike të realizohet projekti “MULTIETNIK”, përmes një gjenocidi të organizuar kudër shqiptarëve me këto metoda mafioze.
Atë që sllavët e grekët nuk e arritën qe 133 vite me gjenocid klasik, duke i vrarë e asimiluar me dhunë shqiptarët, Brukseli po synon ta arrin me terror social e politik, duke e shkatërruar ekonomin tonë nacionale dhe duke e bër jetën e pa mundur ekonomike për shumicën e shqiptarëve brenda atdheut të vet, përmes një grushti banditësh të korruptuar vasal vendor. Për këto arsye u privatizuan dhe u shkatërruan ndërmarrjet ekonomike nacionale duke u mbyll me qindra mija vende pune! U shkatërrua infrastruktura shëndetësore, arsimore, u stimulua kriminaliteti e anarkia etj. për të nxit te rinia mosbesimin në çfarëdo perspektive për jetë dhe që të bindet ajo që si rrugëdalje të vetme ta sheh ikjen nga atdheu për në perëndim, përgjithmonë.
Si po përgatitet shpërndarja dhe demolimi i kombit Shqiptar në praktikë?
Shpërndarja dhe demolimi i kombit Shqiptar ka filluar të realizohet, sistematikisht nga viti 1990 nga ana e Brukselit, me Projektin e Athinës, për zhdukjen e shtetësisë Shqiptare në tërësi, dhe edhe ky falsifikim i regjistrimit të popullsisë është në këtë funksion.
Pra, numri final i falsifikuar i regjistrimit të popullsisë i publikuar, nuk është numri real, por është numri i DËSHIRUAR i banorëve, që do të mbetet kur të hiqen vizat. Prandaj Prishtina, që realisht ka mbi gjysmë milioni banorë, me regjistrimin e falsifikuar të popullsisë “ka vetëm dyqindmijë banorë”! Kjo ka ndodhur sipas këshillave mafioze të Brukselit, ku liderëve të korruptuar rural vasal në Kosovë, ju thuhet që të deklarojnë se: kanë tri herë me shumë pasuri se sa realisht kan në fillim të mandatit, sepse në fund të mandatit edhe do ta kenë atë pasuri që nuk e kanë në fillim! Natyrisht duke vjedhur! Kjo bëhet që në fund të mandatit të mos pyetet nga opinioni sa kah ju erdhi e tërë kjo pasuri – sepse ata atë e kanë deklaruar akoma pa e pas atë! Edhe regjistrimi i falsifikuar i popullsisë, me këto shifra minore, bëhet me po këto motive!
Shqiptarëve do të ju hapen rrugët për ta braktis atdheun e vet, ndërsa koloni të reja sllave do te dynden drejt tokave shqiptare për t'u realizuar PROJEKTI gjenocidal i Brukselit i quajtur “Kosovo multietnik projekt”! Kjo nuk është hera e pare që tentohet te zhduket kombi Shqiptar si dhe aspiratat e tij për një shtet të bashkuar. Por sigurisht se është hera e fundit! Kësaj radhe për shqiptarët po shtrohet pyetja hamletiane: “...ME QEN OSE MOS ME QENË...”!
Dikush po mundohet ta ndalojë orën shqiptare përgjithmonë! Por, ne shqiptarët sikur që i kemi bindur në të kaluarën kemi me i bind edhe tani armiqtë tanë dhe aleatët e tyre, se përpjekjet e Perandorisë Globaliste të BE dhe ajo vet kanë me përfunduar në mbeturinat e historisë, pranë Perandorive Bizantine, Romake, Osmane dhe sllavo-Sovjetike. Bashkimi i Kombit Shqiptar brenda një shteti është i pa ndalshëm!” Shqipëria do të bëhet dhe ju nuk do të arrini ta largoni SHBA nga Evropa, për ta regjeneruar sërish nazizmin e fashizmin tuaj të zi!
RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR! RROFTË FLAMURI I SAJ NË BALL ME TË MADHIN ADEM DEMAÇIN!
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Sat Jul 23, 2011 4:38 pm | |
| Krushka e tij = Milica Shoku = Fallzic, shok i Jeremicit Nafte = Arakanit ne 1990'at. Detin = Grekut, vec Edi rama e pshtoj EU = Na largoj nga Europa me hajni Rregjistrimin e popullsise= Sic deshti Greku.
Berisha: Bashkimi, nuk është më interes i shqiptarëve
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Sun Jul 24, 2011 3:55 pm | |
| Sali Berisha: Ideja e bashkimit kombëtar, nga njerëz spekulantë ”Spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij”.
Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare, e hedhur në media nga organizata dhe personalitete të veçantë, është komentuar sot dhe nga kryeministri Sali Berisha në mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me tone të ashpra, Berisha ka deklaruar se përçuesit e kësaj ideje duhet të kenë parasysh se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet kombit është integrimi në Bashkimin Evropian.
“Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimit, duhet të kenë parasysh se interesi më i mirë i shqiptarëve është Europa e bashkuar. Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë. Integrimi i tyre në BE është, përveç tjerash, edhe mënyra e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare”, tha Berisha.
Por, në mënyrë direkte kreu i qeverisë shqiptare ka komentuar edhe personat që kanë hedhur këtë ide. Ai ka deklaruar se ata janë spekulantë dhe kanë mungesë identiteti shqiptar. Sipas tij, koha kërkon që politikanët dhe njerëzit të mendojnë në një mënyrë më të gjerë.
“U ndala në këtë moment, sepse spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Europa është transparente”, tha Berisha.
Komentet e kreut të mazhorancës kanë ardhur pas deklaratave të lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi”. http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=129261
Kjo nuk na pelqeu ! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Sun Aug 07, 2011 12:25 am | |
| Faktet ( sod)
Serbia 2010 GDP purchasing power parity. $80.1 billion (2010 est.) GDP - per capita (PPP): $10,900 (2010 est.) Albania GDP purchasing power parity. $23.86 billion (2010 est.) GDP - per capita (PPP): $8,000 (2010 est.) Kosova GDP purchasing power parity. $11.51 billion (2009 est.) GDP - per capita (PPP): $6,600 (2010 est.) Serbia ka nje GDP purchasing pover parity: te pakten $45 bilion mbi ate te Shqiperise dhe Kosoves se kombinuar. Edhe mirqenja e Serbise eshte $10,900 kundrejt Shqiperi dhe Kosove e kombinuar vetem $7,400. Ekonomikisht Shqiperia dhe Kosova jane 2 here me te dobet se Serbija. Nga ana tjeter Serbija ka nje shtet te qendrueshem politikisht me nje qeverri qe sundon mbi rregullin e ligjit me nje polici te mbeshtetur nga Ushtria Serbe. Se fundi Putin I dha nje kredi Serbise prej $10 miliard per modernizimin e ushterise me paisje ultramoderne perfshi sistemet S-300. Dy bazat ushtarake ajo Ruso – Serbe ne Nish dhe Baza Jug ne Bujanovac deshmojne per qellime agresive grabitqare te Aksit ushtarak Paris-Beograd-Moske ne Ballkan. Shqiperia dhe Kosova nuk kane Ushteri jane te infiltruar nga agjenturat e huaja qe kontrollojne Policine dhe sundojne me qeverri kuislinge te zgjedhura nga parti fantazma. Shqiperia dhe Kosova jane te paqendrueshme politikisht, dhe nuk kane mundesi te zhvillojne nje program politik-ekonomik indipendent. Te dy keta kombe klasifikohen si shtete te deshtuara qe nuk jane ne gjendje te krijojne dhe te qeverrisin nje komb. Faktikisht Shqiperia Jug-Lindore eshte Greqi, banoret kane ndryshuar emrat dhe kombesine nga Shqiptare ne Greke. Pensionistave Greqia i paguan 350 Euro ne muaj pension, flasin Greqisht, i edukojne femijet ne shkolla Greqisht, nuk njohin Flamurin Shqiptar por ate Grek. Eshte ceshtje kohe kur Shqiperia Juglindore me nje referendum do te deklarohet Greqi. Faktikisht Kosova Veriut ose Sektori Famekeq Francez eshte Serbi. Kosovaret jane debuar dhe jane zevendesuar me kolone Serb. Kufiri Kosove Serbi nuk egziston dhe 30% e territorit Kosovar eshte nen legjislacionin Serb ata kane shkolla, spitale, polici , dhe organe judiciare Serbe. E verteta eshte me e zeze se sa mundohen te na e servirin disa….
Nese shkohet keshtu si deri me tani nji ndarje e mbrenshme e kosoves,pra esht nji rrezik i madh,se dot na shkatrrojn nga mbrenda, dhe sdot vlen asgje ,at qe ne pretendojm ne se nese ndahet kosova dot ndahet Mali zi Maqedoni,Geqia.ky dizajn vlen veq per shqiptart, esht shum rrezik, duhet nji qevirisje e re qe ta ben nji rrotacizem komlet te rrethanave te tanishme, me rrethana te reja ne favor tonin,per ndryshe,kta far kuajt e tashtit te gjit jan nonsens, apsolut,n´gjitha aspektet.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. Mon Aug 08, 2011 2:29 pm | |
| O Xhemo ,ju ka thene xhiti se me 2012 2013 Jugun e shqiperise do te shpallin referendum greket dhe do e marrin me paq,sepse ata e kane nen kontrolle ate edhe tashe e Sal sllobodanka si ha palla se eshte mik i tyre dhe i serbise. Kurse shkoderen do ta marrin serbet me referendum. E ne keta ,,patriota me bateri" leshojne komunikata boshe te thata e pasunohen per veti duke mashtrue te mashtruarit se e berem kete e berem ate e bethen ne vend. 3000 vjet nen sundimin e te huajve dhe kurre sjena mbushe mend.dhe kurre liri skena me pas me keto mend qe kemi. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. | |
| |
| | | | E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |