|
| Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë | |
| | Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë Tue May 05, 2009 1:08 pm | |
| Duke lexuar librin monografi“Rizah Rexhep Selaci”të autorit kosovar Asllan Istrefi kushtuar familjes së shqiponjave të lirisë së Shalës së Bajgorës(Mitrovicë),fisit ndër më brilantët nga shpirti liridashës,sakrificat e jashtezakonshme dhe rezistenca sistematike e një brezi kushtrimtarësh që lindën dhe u rritën përmes vdekjes në emër të lirisë së trojeve të veta nga hordhitë serbomadhe gjatë gjysmës së parë të shekullit që mbyllëm, më i padrejti,më tragjiku dhe më i përgjakshmi për kombin shqiptar,mbetesh i mahnitshëm për vlerat njohëse të librit,si portretizuesi brilant i familjeve,fiseve dhe individëve të spikatur,ku shndrit si shembëlltyra e qëndresës ajo e djaloshit kosovar,shqiponjës së gjallë të lirisë Rizah Rexhep Selacit.
Kështu libri në fjalë arrin të kompensojë një nga faqet e shkëputura nga kalendari i lavdishëm i historisë sonë,në limitet e vetmohimit të pashoq,ai i fisit të Islamëve si dhe të gjithë atyre që s’kursyen asgjë në mbështetje të çetës së tyre heroike duke rrezikuar edhe jetën e familjeve të tyre,si komponente substanciale e përpjekjes së kombit shqiptar për të qenë i lirë dhe dinjitoz në pjesën e vet të diellit
Faqe të tëra të librit autori ia dedikon përshkrimit të qëndresës ,përpjekjeve dhe sakrificave të nacionalistëve të tillë si; Selim Vidishiqi,Shaban Aziz Musa,të cilët sëbashku me Rizah Selacin përbënin rrethin më të ngushtë të aksionit nacionalist të çetës së Ahmet Selacit,mbrojtësit të kufirit kombëtar,pushkët e të cilit jehuan deri në Durrës dhe Vlorë, jehu i tyre bëri që familja Islami të njihet edhe jashtë kornizave kombëtare. . | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë Tue May 05, 2009 1:09 pm | |
| Gjithë respekt dhe konsideratë kujtohen figura të tilla si Ukshin Kovaçica,Haradin Vidishiqi,Beslim Bajgora,Tafil Murat Selaci si luftëtarët më të zotë dhe prijës në betejat e viteve më të hershme.Nga ana tjetër autori evidenton me ngrohtësi, me fjalë dhe shprehje të zgjedhura; Haki Haxhi Kaqanollin,Isuf Haxhi Cërnushen,etj.etj.të cilët nuk kursyen as bukën e gojës,as veshjet e trupit të vet,as rehatinë e familjve të ryre,as ditët e vështira mes të ftohtit të madh për të krijuar strehë,veshmbathje dhe sofër me gjithë ç’patën për Ahmet Selacin dhe çetën e tij.
Kurse, duke u shprehur po për këto virtyte të larta të shpirtit dhe të sakrificës totale për Ahmet Selacin e bashkëluftetarët e tij, autori Shatrollët e Murgullës i vlerëson si emblemë e besës dhe e trimërisë.Me fjalët më të gjetura A.Istrefi përshkruan edhe gjithë rrethin e miqve e dashamirëve,të cilëve u kërkojmë mirëkuptim që s’i përmendim të gjithë nominalisht,ku dallon Bajram Shahinin e Kovaçicës dhe Latif Latifin e Pollatës që ngushllonin me shumë dhimbje dhe respekt familjen kreshnike të Selacëve për gjakun e derdhur edhe atëhere kur hijet kobzeza të OZN-as ndalonin rreptësisht çdo vizitë dhe komunikim me familjen e tyre si pjesë e rezistencës ndaj masakrave sllavokomuniste mbi popullin e Shalës së Bajgorës si në mbarë Kosovën-
Përmes një gjuhë të zgjedhur; sa të argumentit e të hulumtimit shkencor,po aq gjuhën e reportazhit apo atë të metaforave, epiteteve dhe shkallëzimeve të goditura, A.Istrefi sjell para lexuesit gjithë sakrificën njerëzore të një krahine,apo të një populli si ai Shalës së Bajgorës apo Kosovës ku spikat shembulli i shkëlqyer i rezistencës për liri i fisit të Islamëve kreshnikë si dhe e bijave heroina e burrënesha, me zemër të madhe ,të shquara për qëndresën morale deri në madhështi, si Hafizja,nëna e heroit të librit apo bashkëshortja e tij, Fatimja, shpirti i të cilave shndrit në faqet e kësaj monografie, si shpirti i altruizmit ektrem në emër të jetës,të dashurisë për njeriun si shprehje e dashurisë për lirinë.e trojeve shqiptare.duke dëshmuar se liria, ADN-ja e nj­ë populli të civilizuar,ka qenë kurdoherë palca e dinjitetit dhe thelbi i vetekzistencës sonë si komb.para së cilës miti i qendresës ka qenë “privilegji’i një populli mbarë, pa dallim bindjeje politike,besimi,apo seksi. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë Tue May 05, 2009 1:10 pm | |
| Duke sjellë në ekranin e kujtesës sonë maskaradën serbosllave përmes detajesh të tilla si: Reforma Agrare {1919},zgjedhjet kobzeza {1923},shkatërrimi i Xhamisë së Sahatit,masakrat e herëpashershme mbi shqiptarët ,synimi për të fshirë emrin shqiptar në Kosovë përmes instrumentëve të tillë si;“Shoqata për mbrojtjen e të Drejtave të Myslimanëve”dhe fletushkës“Hak”,djegia e 138 shtëpive apo internimi në kampin e përqëndrimit në Nish të 600 familjeve,Konventa Jugosllave-Turke{1938},”Elaboratet mbi Shqipërinë”{ Vasa Çubrilloviçit 1937,1944, të Ivo Vukotiçit dhe Ivo Andriçit }që synonin të eleminojnë çdo përpjekje të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre të pavarur ,siç shprehej I.Vukotiçi , ,nën flamujt e hipokrizisë makabre të “Vëllazërim-Bashkimit”,Thembra e Akilit,të të cilit ishte shfrytëzimi kriminal i pasurive te”Trepçës”dhe Fushë-Kosovës .
Ky do të ishte “prologu”mizor që do të ndizte shpirtin liridashës të Rizahut të ri duke e bërë të rrjeshtohet me çetën e Ahmet Selacit krahas Mehmet Selacit,Imer Selacit,Ajet Selacit, Mulla Mustafait,Isuf dhe Faik Boletinit,gjak i gjakut të Garibaldit të Ballkanit, Isa Boletinit ,në krah të të cilit do të vriteshin nga forcat e errëta malazeze në vitin 1915 edhe Rexhep e Mahmut Selaci.( babai dhe xhaxhai i Rezahut)
Autori i librit përmes epitetesh dhe metaforash të goditura portretizon fllakadanin e lirisë Rizah Selacin,djaloshin e fisit të Islamëve,të cilët ,edhe pse të përndjekur hap pas hapi nga UDB-ja dhe OZN-ja jugosllave apo instrumentet e tyre ,mjerisht me raste edhe ndonjë shqiptar i marrosur nga entuziazmi sllavokomunist i “Vllazërim-Bashkimit”,nuk kursyen asgjë duke falur jetën e tyre,në emër të jetës në liri të Kosovës… me emrin e Shqipërisë,nënës sonë të përbashkët, që vuan ndarjen makabre brenda trupit të saj,tretur e copëtuar,rrethuar me vetvehten,edhe pse me humanizmin e saj të pashoq gjatë gjithë historisë,siç shprehet studiuesi i shquar francez Mateus Aref , mbushi humnerat e Evropës plakë.
“ Shtathedhur,shpatullgjërë,me fytyrë vezake.Me një ecje serbes e me ato lëvizje harmonike që hijeshonte rrugën.Lis i fortë me rrënjë në tokën e vet,para të cilit njeriu dehej dhe dëfrehej kur e shikonte tek po ecte .Shtyllë dhe verigë e rezistencës popullore,që çdo njeri e konsideronte pjesë të trupit të tij,apo pjesë e trupit të madh që quhet komb”-ky ishte Rizah Rexhep Selaci në përshkrimin mjeshtëror të autorit të librit, Asllan Istrefit……… | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë Tue May 05, 2009 1:10 pm | |
| Kjo pamje madhështore prej pllaje ,kjo hijeshi e pashoqe prej gjaku dhe shpirti, lexuesit i ofrohet e ngrohtë,njerëzore dhe e pashoqe prej autorit,njerit ndër ata që do të nderohet prej bashkatdhetarëve të vet si pjesë e UÇK-ës së lavdishme, falë veprës së cilës shndrit këto ditë të lavdishme të historisë sonë moderne Dita e Shumëpritur prej mbi një shekulli: Pavarësia e Kosovës… - për të cilën fali gjakun e vet edhe Rizah Selaci,fisi i lavdishëm i Islamëve të lirisë- Ёshtë pikërisht ky profil që na sjell në mendje thënien brilante të Pauzanias për pellazgët hyjnorë të origjinës sonë;
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu..Burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij, që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit”.
Vlerësim sentencial që lexohet po kaq i plotë në bukurinë fizike dhe shpirtërore të Islamëve,çka shpaloset mrekullisht edhe në fotoalbumin që shoqëron këtë libër kaq elegant,ku hijeshon si pak kush Rizahu,djaloshi në moshën më të bukur të jetës së tij, i cili do të privohej edhe nga ëndrrat e jetës pranverë të moshës ,në emër të jetës në liri.për t’u rrjeshtuar kështu në krah të nacionalistëve të vendosur shqiptarë selacianë si;Rexhepi,Mahmuti,Ahmeti,Mehmeti,Ajeti, dhe Imeri,për të mbetur kështu në Lagjen e të Mëdhenjve të Historisë sonë Kombëtare, si lisat e mëdhenj që u bën ballë periudhave të stuhishme.po aq si pjesë e Partisë Nacional Demokrate Shqiptare të cilën sllavokomunistët e konsideronin si”eshalonin e tretë të institucionit të fuqishëm kombëtar shqiptar”.
Shpeshherë mes nesh jemi të prirur të keqkuptohemi brenda vehtes.Kjo ngjet sepse,pritat e pabesitë e çetnikëve klasikë dhe modernë kanë qenë në thelb të njëjta në synimet e tyre ogurzeza për të instaluar perde frontesh ,shikime nga frengjitë të njëri-tjetrit mes nesh,duke abuzuar me fatin tonë tragjik si komb.Kjo taktikë e vjetër sa vetë njerëzimi i është servirur racës sonë nga Perandoria Romake deri tek ajo Sovjetike,që nga epoka e lavdishme e Ilirisë deri tek epoka e ndritur e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare,kur ne me dinjitet arritëm të kapim sensin e së Ardhmes duke u bërë pjesë e koalicionit antifashist botëror që udhëhiqej nga SHBA,BRSS dhe Anglia.
Edhe pse nacionalistët shqiptarë nuk i shpëtuan sindromit të kolaboracionizmit {ku u gjendën edhe figura madhore të panteonit kombëtar si E.Koliqi,M.Frashëri etj.}duhet theksuar që kolaboracionizmi shqiptar nuk qe identik me atë evropian.Kjo ,sepse kolaboracioniastët tanë qenë dhe mbeten gurthemele të identitetit tonë me shembullin e tyre të ndritur që në momentin historik të Shpalljes së Pavarësisë,në krah të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.Megjithatë ,ata mjerisht,siç pohon pr.dr.Kristo Frashëri, do të preokupoheshin pas antikomunizmit kur“nuk duhej”. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë Tue May 05, 2009 1:11 pm | |
| Ndryshe kur prioritet i koalicionit progresist, evroatlantik, antifashist ishte shkatërrimi i bishës nazifashiste. Kjo jo faktit se këtë e kërkonte Kominterni,por këtë e kërkonin vendet e demokracive më të zhvilluara të Perëndimit si: SHBA dhe Anglia etj.,të cilat nuk i pranonin kurrësesi kufinjtë e rinj që ofronte nazifashizmi mes shteteve.
Kuptohet sa e ndjeshme,sa e lehtë dhe e “justifikueshme”bëhej rrëshqitja në krah të nazifashizmit në klimën e dhunës shoviniste serbosllave në Kosovë. kur viheshin përballë një fuqie tjetër që“u garantonte” Shqipërinë Etnike,shpëtimin nga kjo skllavëri moderne,heqjen e kësaj zgjedhe mesjetare,makabre nga jeta e tyre. Sa e brishtë dhe tragjike bëhej rezistenca ndaj kthetrave të kësaj euforie!.
Në këtë vështrim,në ditët tona të Posthistorisë,të postideologjisë dhe të postfronteve, çdo zvarritje ndarjesh vjen krejt anakronike dhe e pajustifikueshme brenda nesh, kur kemi aq nevojë për njeri- tjetrin.në kuadrin e Integrimi të Madh, të cilin nuk mund ta kapim si realitet, në se nuk realizojmë me dinjitet integrimin brenda vehtes..Kur Fuqi të Mëdha si Franca dhe Gjermania pas 150 vjetësh lufte mes vedi, aktualisht të bashkuar, janë lokomotiva e Evropës së Re ç’duhet të bëjmë ne, shqiptarët ,të tharë një shekull të komunikojmë të lirë brenda vehtes??
Pa tjetër, të pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi,konstruktivisht,në emër të së ardhmes sonë të përbashkët në hapësirat e Evropës së Re,larg çdo kompleski modern,në nderim të atij gjaku që u derdh për këto ditë të Kosovës së Pavarur,shtet Sovran,,falë kredos madhështore të bijëve të saj si Rizahu që ashtu syçelur para pushkatimit ,në shkurt 1947,do të deklaronte solemnisht: “Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë!”.
Kontributi nacionalist i Mahmut dhe Rexhep Selacit në krah të Isa Boletinit apo e shqiponjave të tilla si Mehmet Selaci,Ahmet Selaci,Rizah Selaci,Ajet dhe Imer Selaci të cilët syshqyerëve serbë me kokarda dhe pesëcepësh,thikave të tyre ,mitrolozave e granathedhesve u dolën krahahpur që nga 1935-1947 do të përbënte brezin e katërt të selacëve që do të flijoheshin në altarin e lirisë- thekson autori. Me shumë dinjitet.pjesë e kësaj qendrëse janë edhe Hafizja,nëna e Rizahut ,e cila, kur forcat e errëta të OZN-as vrasin poshtërsisht Rizahun, mundi ndjenjat e amësisë dhe mori fuqinë e trojeve-kulla.Mblodhi fëmijët dhe gratë e veja duke i mësuar deri në vdekje të mbahen krenarë për baballarët e tyre,të punojnë e të mos kërkojnë të presin prej askujt. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë Tue May 05, 2009 1:11 pm | |
| Po kështu hijeshon me dinjitetin e saj të qëndresë morale edhe Fatimja,bashkëshortja e Rizahut.
Ndoshta autori duke portretizuar këto dy burrënesha do të dëshmojë qëndresen totale të një populli martir- fal solidaritetit , humanizmit dhe stoicizmit tonë të mrekullueshëm, në emër të jetës në liri ,çka ua dëshirojmë,larg çdo kompleksi, në jetë të jetëve edhe fqinjëve tanë tradicionalë, që mjerisht vazhdojnë të mbeten të prangosur brenda vehtes duke mos kuptuar se kush ushqen urrejtjen dhe shtypjen ndaj lirisë së tjetrit, ka shtypur më sëpari lirinë e vet.
Fatimja bluante gjithçka në kokë- thekson autori.Vetëm ajo e dinte amanetin e Rizahut para ekzekutorëve sllavokomunistë serbë;”Për Allahun ruami fëmijët’-. i pati thënë Rizahu në ndarje.Thonë se ndarjet gjithmonë janë të dhimbshme dhe si të tilla shkaktojnë plagë shpirti.,por ato janë po aq edhe madhështore kur mbi to hidhen themelet e dashurisë për të Ardhmen në liri të brezave.
Amaneti i Rizahut sot shndrit me dinjitet në hapësirën e Kosovës së lirë ,e Ardhmja dhe e Nesërmja e së cilës kërkon në çdo kohë e në çdo hap të historisë nderimin e gjakut të rënë përpara të cilit obligimi i një populli është të përulet me dinjitet dhe krenari.
Në këtë panteon nderi rrjeshtohet pa asnjë dilemë edhe gjaku i ndritur i Islamëve të Shalës së Bajgorës dhe veçmas i shqiponjës së lirisë, Rizah Rexhep Selacit ,gjaku i derdhur në Masakrën e Reçakut,gjaku i Legjendës së Qëndresës,Adem Jasharit që tronditi botën me përmasat e tij , gjaku i trimave të UÇK-ës së lavdishme si prologu madhështor i Kosovës së ditëve tona,Shtet i Pavarur dhe Sovran.. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë | |
| |
| | | | Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |