Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nga veriu i KOSOVES nis ribashkimi i SHQIPERISE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Nga veriu i  KOSOVES nis ribashkimi i SHQIPERISE Empty
MesazhTitulli: Nga veriu i KOSOVES nis ribashkimi i SHQIPERISE   Nga veriu i  KOSOVES nis ribashkimi i SHQIPERISE EmptyFri Aug 08, 2008 3:04 pm

Që nga largimi i ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova, Beogradi ka ndjekur taktikën e krijimit të enklavav serbe në territorin e udhëhequr nga ndërkombëtarët të UNMIK-KFOR-it.

Kjo është plaga më e përgjakur, më e rëndë që e ka trashëguar Kosova edhe në ditët e "pavarësisë".

Çuditërisht", pakoja Ahtisaari – dokumenti ligjerues i kësaj "pavarësie të mbikëqyrur", nga një anë legjitimon shkëputjen juridike formale të Kosovës nga Serbia, kurse nga ana tjetër "fut sherin" e një entiteti serb të konsoliduar, të tipit Republikë Srbska.

Jo vetëm që shpik "komuna serbe" të reja, artificialisht duke ndryshuar demografinë e komunave në favor të minoritetit serb, por edhe i lidh "horizontalisht" mes tyre dhe "vertikalisht" me Beogradin. Pra, pakoja Ahtisaari me një dorë u jep shqiptarëve një copë të vogël "berxholli", me një dorë tjetër u merr një ka të tërë!!!

Qëllimi i kësaj pakoje është sabotimi de facto i shkëputjes formale juridike të Kosovës nga Beogradi, krijimi i një Bosnjeje :"kosovare" dhe, në fund, ndarja e pjesës së rikolonizuar nga serbët për bashkangjitjen e saj me Serbinë. Del në pah edhe një efekt tjetër negativ, se me realizimin e kësaj "Republike Srbska" brenda Kosovës po izolohen shqiptarët nga Lugina e Preshevës ne një "det serb". Pasojat janë të llogaritura për të çuar në fund edhe asimilimi i shqiptarëve, jo vetëm në trojet nën sundim të Beogradit të Kosovës Lindore, por edhe të atyre fshatrave shqiptare që u futen ne rreth.

Procesi i forcimit të entitetit serb në Kosovë është në rrjedhje e sipër, në ofanzivë të theksuar më anë të krijimit të parlamentit serb të veriut të Kosovës.

Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse institucionet vendore të Kosovës do të mbanin qendrim të rreptë. Jo vetëm në nivel deklarativ, por edhe praktik ndaj strukturave paralele serbe, duke mos toleruar asnjë veprim sfidues të politikanëve serbë dhe paraushtarakëve të tyre në terren, Jo vetëm se kjo nuk ka ndodhur, por zotërinjtë e "instutucioneve vendore" po i "përkdhelin" veprimet ndarëse serbe, sepse kanë nënshkruar zbatimin shkronje për shkronje të pakos Ahtisaari. Ata nuk reaguan kurrë ndaj valëvitjeve ogurzeza të flamurit serb në enklavat serbe, por momentin e ngritjes së flamurit shqiptar dhe këndimit të Himnit kombëtar shqiptar me rastin e "festës së çlirimit" e cilësuan si "shkelje të Kushtetutës së Kosovës"! (urojmë me këtë rast edhe që këtë lloj "gabimi teknik", siç e motivoi kuvendi komunal i Pejës të përsëritet në çdo ind të Kosovës së Shqipërisë!) Sepse shumica e këtyre politikanëve nuk kanë asgjë kundër rikolonizimit të Kosovës nga Serbia, qoftë edhe të një gjysme të saj, me veprimet e tyre po e ndihmojnë Serbinë dhe politikën e saj në Kosovë kundër çdo gjëje shqiptare dhe çdo udhë komunikimi me Shqipërinë. Jo pa arsye, edhe deputeti i minoritetit "egjiptas" në parlamentin e Kosovës akuzoi qeverinë (në një seancë të caktuar të Kuvendit të Kosovës, e zhvilluar në muajin prill) se e ka shëndrruar "ministrinë për kthim dhe minoritete" në "ministrinë për bashkim-vëllazërimin me serbët", sepse të gjitha projektet u përkushtohen e të gjitha parat u vërshohen për përforcimin e statusit "decentralizues" të serbëve nga Kosova. Shpallja e Parlamentit të serbëve në veri të Kosovës është akti pasqyrues i mosveprimit (vetsabotimit) të shkëputjes formale juridike të Kosovës nga ana e politikanëve të institucioneve vendore.

Ata janë e do të mbeten të dështuar.
Sepse vendimmarrja në Kosovë, ashtu si në Shqipërinë e viteve të para pas shpalljes së pavarësisë (28 nëntor 1912) po i takon dikujt tjetër.

Ata janë dhe do të mbeten të dështuar.
Sepse krekosen se e sollën "dallëndyshen e pavarësisë", por kur ajo dukej që shumë kohë se është vetëm një sorrë pa pendla, që e rjepin jo vetëm UNMIK-EULEX-i, por edhe Beogradi dhe Shkupi.

Ata janë dhe do të mbeten të dështuar.
Sepse nuk janë në gjendje të mbrojnë aspak integritetin territorial të Kosovës – brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës. Jo vetëm në rastin e entitetit serb, por edhe në rastin e "vijes së demarkacionit të kufirit" me IRJM-në, politika e tyre e hollë, "elastike", në frymën e "dialogut dhe bashkëpunimit rajonal", institucionet e Kosovës po bijnë në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e popullit.
Euforia e "shpalljes së pavarësisë" do të zbutet dhe populli do të kuptojë se sharlatanë të shumtë po e mashtrojnë për ta mbyllur gojen. Sepse, ashtu siç ka pohuar Departamenti i Shtetit në raportin e vet të këtij viti , mes popullit shqiptar dhe institucioneve të tij ka një "greminë të thellë". Sado që përpiqen ta maskojnë me lule festive, gremina nuk është shuar. Dhe të kenë kujdes të gjithë politikanët vendorë, mos të bijnë vet në atë gropë që e kanë krijuar, sepse janë duke luajtur me fatin e popullit shqiptar, duke ia premtuar një "pavarësi" në varësi, një liri në robëri dhe pushtim neokolonial në mes telave me gjemba të kontrolluara dhe legjitimuara nga UNMIK-u.

E dimë qartë se sllavët shpiknin ndarjen e Kosovës sipas parimit "sulmi është mbrojtja më e mirë", kurse ndërkombëtarët veprojnë në raport me trojet shqiptare vetëm për të ruajtur ekuilibrin e forcave midis tyre. Dikur në Vlorë sundoi italiani, në Korçë francezi, në Shkodër, serbi. Sot në Kosovë sundon tërë bota… Lufta e Vlorës dëboi italianin, frikësoi të tjerët… Shtrohet pyetja logjike: çfarë masash duhen marrë për të dëbuar sundimin serb mbi veriun e Kosovës dhe për të frikësuar aleatët e tij antishqiptarë?!
Këto masa nuk duhen vonuar, por mbi të gjitha kërkohet të krijohet një mekanizëm koordinues i të gjitha forcave atdhetare mbarëshqiptare, në formë të një Asambleje Kombëtare, që të merr këto vendime, vendime me karakter të prerë, të detyrueshme në zbatim për të gjithë shqiptarët, për çlirimin, dekolonizimin dhe ribashkimin e Shqipërisë. Pra, efekti i tij nuk duhet thjesht të ketë fuqinë e një thesi kashte me pleshta, por shumë më shumë, sepse legjitimimi i tij do të jetë dhenë prej popullit shqiptar anëmbanë Shqipërisë Etnike.
Nëse Tiranën e konsiderojmë Piemontin e Shqipërisë Etnike, ku duhet të ndërtohen natyrshëm organizmat e ardhshme të Shqipërisë së Bashkuar, Mitrovicën duhet ta konsiderojmë Vlorën e trojeve të robëruara shqiptare, prej nga ka për të lindur dielli shpërndarës i lirisë, me rreze në të gjitha drejtimet e krahinave të pushtuara nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë. Sulmit me sulm i përgjigjet, katërciperisht me prishjen e balancës strategjike në favor të kombit shqiptar. Ribashkimi i Shqipërisë nis nga Veriu i Kosovës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nga veriu i KOSOVES nis ribashkimi i SHQIPERISE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dallimi mes shqiptarit te Shqiperise mes atij te Kosoves
» Veriu i Kosoves merret veç me luftë
» Te votojm per Bashkim Kombetar - Levizja per Bashkim
» E ardhura e Shqiperise, sigurisht dhe e Kosoves.
» Gjakun Kosovës,jetën Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: