Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pavarsia e Kosoves

Shko poshtë 
+70
kasapi
rrimtaf
xhiti
gjergji
detektivi
Driniiiii
Xili
E_Bukura
rroni
blerim krrqa
Poeti
nikchee
Melyssa
Ago Muji
eri M
Ademi85
Eva0506
Guximi
stabili
tom sojer
Fjona
Nezir Myrta
feneri
anila
istogalia
Shqipo_
voglushja
Argent
Parapsikologu
MUHAMETII
Kushtrimi86
Martina
Pirro i Epirit
njonidrenica
Orfe@
cristal
murturi
xhavo_
smaka
gjakushi
d_maksutaj
Leka i Madh
Ani
Albea
GocPejone
vjollca
zani&zana
prizreni73
Albin thaqi
musa_gl
zeriatdheut
Euridika
NetSerseri
schumi
meli
STUPCAT
petritkola
besa-bese
dibranja
Hana
shpendi
genta
Sofra
shaban cakolli
Anna
Riki30
Kosovarja
azzurra
Sy kaltri
Beton
74 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyMon Mar 03, 2008 6:23 am

SHQIPTARVE

Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë
U kemi ra
Trup, mishra e kocka me helm e vrer
Na kanë la
Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas
Na kanë heqë
Në shpirt e në zemër petka të zeza
Na kanë veshë

Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar
Të thyera nejtë
Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta
Jonë e shenjtë
Katilët me maska rreth e rrotull nesh
Me fytyrën e djallit
Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim
Nga gropë e zjarrit

Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë
Masakrohen me orgji
Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën
Nëpër serbosllavi
Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu
Përpiqej të mbajë jetën
Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë
Një copë Dielli gjetën

O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet
Gjatë na shëlbove
Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite
E nuk na shpagove
Kado që erdhi e keqja, futë e shemër
Te ne bëri fole
GJERGJ e ADEM çdo shekull, Perëndi
Pse s munden me lé.


Martin Çuni - Antoni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyMon Mar 03, 2008 3:25 pm

Dy shkrime nga Arjan Cani! Disi kontradiktore dhe te pamenduara!



1.Po mua përse më vjen keq për shqiptarët e Maqedonisë...!

Arian Çani

Kur mendoj tani pas fitores së pavarësisë nga Kosova se sa keq duhet të ndjehen shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë ende të ndarë nga pjesa e tjetër e kombit…!!! Këtë ndjesi pata duke lexuar një shkrim të analistit të njohur shqiptar Kim Mehmeti, pak ditë më parë, në një të përditshme që botohet në Maqedoni ...Ja se çfarë shkruante Kimi pak para se: “Pushtetarët e Maqedonisë i ngjajnë një grupi adoleshentësh të papërgjegjshëm, të cilëve nëse nuk ua merr topin me kohë, i thyejnë të gjithë xhamat e dritareve të shtëpive në lagjen ku lozin. E të cilët rëndom luajnë futboll nëpër rrugica, ku nuk u frikësohen pronarëve të shtëpive përreth, siç bëjnë pushtetarët aktualë të Maqedonisë, të cilët thuajse dy vite luajnë me ndjenjat e shqiptarëve të këtushëm, duke harruar se ndjesitë e një kolektiviteti nuk janë xham dritareje, që mund ta zëvendësosh te xhamaxhiu i qytetit. Pra, luajnë me ndjesitë e shqiptarëve të këtushëm, mbase duke bërë parallogaritje politike të gabuara në afat të gjatë, por të sakta sa u përket rrethanave aktuale: se tani, kur vendoset ardhmëria e Kosovës, shqiptarët e këtushëm nuk kanë rrugë tjetër, përpos të durojnë këtë përbuzje që ua bën Gruevski me pushtetarët e tij. Kjo ia shton Gruevskit popullaritetin tek etniteti maqedonas, por njëkohësisht i demaskon pushtetarët shqiptarë të PDSH-së në qeverinë e tij, si të etshëm për pushtet e të papërgjegjshëm ndaj popullit që e përfaqësojnë. Gjë, pra, që gjithashtu e shpalos edhe pamundësinë e opozitës shqiptare, që në këto rrethana të mbrojë dinjitetshëm votën shumicë të shqiptarëve të këtushëm…”.

Ky ishte vetëm një paragraf nga analiza e Kim Mehmetit, e cila më pëlqeu shumë, sepse denonconte përçarjen e faktorit shqiptar në Maqedoni dhe bënte thirrje për bashkim. Ka të drejtë Kimi. Sepse kur mendoj që shqiptarët e Maqedonisë janë më të shumtë në numër se vetë malazezët. Po, po. Mali i Zi u bë shtet i pavarur me 600 mijë vetë, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë janë 800 mijë dhe ende jetojnë nën administrimin e Shkupit. Unë për vete, nuk e kuptoj këtë. Më duket totalisht e padrejtë. Aq më tepër tani që Kosova u shpall dhe u njoh gjerësisht si shtet i pavarur, nuk kuptoj ende se çfarë pritet që edhe territori ku jetojnë 800 mijë shqiptarët e Maqedonisë të bëjë të njëjtën gjë.

Jo, më tha dikush, se maqedonasit nuk janë njësoj me serbët dhe situata nuk është e njëjtë me atë të Kosovës… Po ç’lidhje ka kjo? Askush nuk pretendon të krahasojë serbët me maqedonasit, pasi përveç të tjerave, këta të fundit janë bullgarë. Ajo që na intereson neve këtej, është që shqiptarët të krijojnë republikat e tyre në Ballkan deri sa të krijojmë një ditë Shqipërinë e Madhe.

Pa le se sa u gëzuan shqiptarët e Maqedonisë në 18 shkurt kur Kosova shpalli pavarësinë, por pa le se sa bosh u ndjenë të nesërmen kur e panë sërish veten në një shtet tjetër që nuk ka lidhje me ta. Aq më tepër kur ata, pra shqiptarët, kanë arritur me luftën dhe përpjekjet e tyre të fitojnë disa të drejta në nivel qendror dhe lokal. Ata kanë dhe flamurin e tyre, d.m.th tonin, i cili është gjithandej në qytetet dhe fshatrat ku jetojnë. Le pastaj kur mendon që janë aq shumë. 800 mijë vetë janë aq sa askush nuk ka bythë që t’i pengojë të jetojnë më vete dhe të shpallin pavarësinë e tyre. Pa le pastaj kur mendon që Maqedonia vetë është një shtet i çuditshëm, një thuajse shtet, ku mjafton njëra etni të kërkojë shkëputjen dhe gjithçka mbaron. Ndaj më vjen aq inat që udhëheqësit shqiptarë të Maqedonisë nuk po bëhen në një mendje dhe t’i japin zgjidhje kësaj pune.



2. Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët…!

• Arian ÇANI


Kur mendoj se sa keq do ndjehesha sikur papritur të mësoja se Dropulli në Jug të Shqipërisë do të shpallte pavarësinë dhe do të ndahej përfundimisht nga vendi im… Kur e mendoj për një çast, dridhem i gjithi. Sepse them me vete: po tani ç'i mbeti më këtij vendi. Janë mbledhur bashkë gjithë më të fortët e botës dhe ...po luajnë e tallen me ne në këtë farë feje. Se nuk është puna që na iku një pjesë territori. Në fund të fundit, nuk është puna se mua më lidhte ndonjë gjë me ato treva (fjala që bie se në të vërtetë unë kam lidhje të forta me Dropullin), por fakti që po na pallojnë kështu në sy të gjithë botës dhe ne që nuk kemi asnjë mundësi ta bllokojmë këtë copëtim… Kjo është dramë e madhe, do t'i thosha vetes. Dhe jam i bindur që të njëjtën ndjesi do të kishin shumica e banorëve që nuk do jetonin në Dropull.

Se jo për ndonjë gjë, por unë si qytetar i thjeshtë që banoj në kryeqytet apo diku vërdallë nëpër Shqipëri, nuk do t'i hyja fare diskutimit nëse do të kishin apo jo të drejtë banorët e Dropullit atje në Jug të ndaheshin nga pjesa tjetër e vendit dhe të shpallnin pavarësinë e njëanshme. Jo. jo. As nuk do të merresha fare me të tilla histori. Sepse që kur kam lindur, më kanë mësuar natyrshëm në familje, shkollë e kudo se Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë nga Vermoshi në Konispol. Sepse që kur kam qenë i vogël i kam shëtitur ato treva për qejfin tim, duke kaluar pushimet për vite me radhë në detin e paparë të Jugut… Ndërsa tani që po kap të dyzetat, të më thoshin se pasnesër, e diel 17 shkurt 2008, Dropulli i sipërm dhe i Poshtëm do të shpallë pavarësinë, sigurisht që do të më dukej vetja një vemje e poshtëruar. Sa keq do të ndjehesha…
Se mirë që historia nuk është treguar aspak bujare me ne, duke na ndarë e copëtuar disa herë, por të paktën mos të na merrte tani në 2008-ën, një nga copat më të mira dhe më të pasura të vendit, Jugun. Dhe mirë që ata njerëz atje duan të jetojnë të ndarë, por që shumica e shteteve të kësaj bote, të mbështeste Dropullin dhe të na trajtonte ne si ca të egër që nuk kemi ditur të respektojmë të drejtat e tyre, kjo do të më dukej e papranueshme dhe e padrejtë. Unë për vete vdes për minoritarët dhe më lidhin aq shumë kujtime me ato treva, ndonëse ekzistenca e tyre nuk interferon fare prej vitesh në jetën time. E megjithatë, sa keq do të isha sikur ato fshatra aq të mirë që flasin greqisht të ndaheshin përfundimisht nga ky territor që për vite me radhë ka qenë i përbashkët...
Kjo që po të rrëfeja më sipër nuk ishte veçse një trill i imi, një moment fantazie. Thjesht për të kuptuar më shumë tjetrin, të huajin, atë që ndoshta e konsiderojmë ende "armik".

Kur isha i vogël më kanë mësuar se jeta është e padrejtë për njërën palë. Dhe është e drejtë për palën tjetër. Pasnesër është e diel, data 17 shkurt 2008. Ata do të festojnë, do të këndojnë, do të pijnë dhe do të dehen nga gëzimi i pavarësisë (së kushtëzuar). Sepse duke filluar nga e hëna, ata do të kenë flamurin e tyre, institucionet e tyre, korrupsionin e tyre. Sa mirë për kosovarët, por sa keq për serbët…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyThu Mar 06, 2008 3:31 pm

Wednesday, 05 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Kur pashë për herë të parë flamurin e ri të Kosovës, ku paraqitet harta e Kosovës në ngjyrë të verdhë, në një sfond blu, kjo, edhe për shkak të formës që ka harta e Kosovës, më bëri asosacion me një pulë të fërguar, sipas asaj shprehjes së famshme që dikur një ministër izraelit ka thënë për një shtet të mundshëm palestinez.Në vitin 1996, ministri i izraelit i informacionit, David Ben-Illam, i pyetur nga gazetarët nëse mund të krijohej një shtet, në territoret që Izraeli u kishte lëshuar palestinezëve, u përgjigj: «Ata mund ta quajnë atë shtet nëse, duan, ose mund ta quajnë zog pule të fërguar». Kosova është pikërisht një shtet-«pulë e fërguar» në furrën e gjeopolitikës, ashtu siç është me territorin e cunguar-juridiksioni i qeverisë së Kosovës efektivisht shtrihet në jo më shumë se 83% të territorit të Kosovës prej 10.887 kilometrash katrore, duke qenë nën kontrollin e Serbisë pjesa veriore e Kosovës. Epigrami i shtetit të Kosovës sot është: 9000 kilometra katrore, 2.1 milion banorë, 95% shqiptarë, shtet i kyçur në tokë, pa dalje në det (landlocked), me një ekonomi të botës së tretë, madje jo të nivelit të ekonomive të mira të botës së tretë, pa titull legal ndërkombëtar, me një Serbi-dhelpër në kufi që pret rastin ta gllabërojë «pulën e fërguar». Flamuri i Kosovës sikur është bërë për të ushqyer revanshin e Serbisë, duke i kujtuar asaj turpin e saj nacional, për atë që e lëshoi Kosovën, dhe ende e ka lënë atë në duart e të tjerëve. Flamuri me simbolin e ngjashëm me «pulën e fërguar», sikur i kujton Serbisë se ajo ka bërë «Chicken out» në Kosovë. «Chicken out» është ajo proverba angleze që tregon dikë që tërhiqet i trembur në përballjen me dikë tjetër. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duket se është i kënaqur që ta quajë shtet «pulën e fërguar», mjaft që ajo është tashmë në «tryezën» e tij dhe ai po e shijon. Kjo u kuptua kur Thaçi në seancën e Kuvendit për shpalljen e pavarësisë së Kosovë, në fillim nuk e përmendi fare Rugovën (a thua kishte frigohej se mos ai çohej nga varri dhe ia merrte «pulën e fërguar»), pastaj kur e qortuan për këtë dhe u sigurua se «pula e fërguar» ishte e tija, më në fund u bind ta përmendte emrin e të vdekurit të madh, të bezdisshëm. «Bac u kry!» A thua Baca Adem Jashari luftoi e u vra për këtë «pulë të pjekur». Tash çka pret Thaçi, që Baca të çohet e t’ i thotë: Të bëftë mirë! Shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e kanë bërë këtë gjë me justifikimin se Kosova është një rast i veçantë. Unë kam bindjen se ato vende europianoperëndimore që e kanë njohur Kosovën, veç Britanisë së Madhe, e kanë bërë këtë gjë, për të evituar që SHBA të gjenin një justifikim për të avancuar në bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, duke e ndaluar këtë gjë, së paku përkohësisht. Është e habitshme që Bashkimi Europian nuk ka një qëndrim të përbashkët për pavarësinë e Kosovës, e megjithatë ka marrë përsipër të administrojë Kosovën që ka shpallur pavarësinë. Por, rast i veçantë nuk është Kosova, por kombi shqiptar. Për këtë mjaft të shikosh shifrat e territorit dhe të popullsisë të shteteve-kombe në Ballkan, përreth Shqipërisë. Edhe pas ndarjes së Kosovës nga Serbia, 7. 5 milion banorë të Republikës së Serbisë, nga të cilët, sipas regjistrimit zyrtar serbë janë 6.2 milion ose 82%, kanë një shtet me 77.474 kilometra katrore. Në Greqi 11 milion banorë- në letër të gjithë me nacionalitet grek, se Greqia nuk i njeh minoritetet- kanë 131.990 kilometra katrore. Në Bullgari, 7.6 milion banorë, nga të cilët 83.9 %, ose 6.3 milion janë bullgarë, sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë, kanë 110.910 kilometra katrore. Në Malin e Zi, 620.000 banorë kanë 13. 812 kilometra katrore, dhe nga këta vetëm 43.16%, ose 267.669, janë deklaruar si të etnisë malazeze, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2003. Ndërsa 3.5 milion milionë banorë të Republikës së Shqipërisë sot, nga të cilët 97% shqiptarë kanë 28748 kilometra katrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyThu Mar 06, 2008 3:32 pm

Në Republikën e Shqipërisë nuk bëhet fjalë për minoritete konsistente joshqiptare, por për «minoritete» shqiptare të ardhur nga përtej kufirit, si rezultat i spastrimit etnik të serbëve dhe grekëve, shqiptarët e Kosovës të ardhur në vitet 1913-1935 dhe çamët e ardhur në fund të Luftës së Dytë Botërore. Jo më pak se 20% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë sot përbëhet nga shqiptarë të tillë. Është e qartë se ka një asimetri të madhe në raportin territor-popullsi, mes shqiptarëve dhe nacioneve (kombeve fqinje), sa i përket shtetit kryesor të kombit. Edhe pjesët e e mbetura jashtë vendit-amë të kombeve fqinje kanë shtete konsistente, në krahasim me shqiptarët. 1.4 milion serbët që jetojnë në Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, kanë 24.875 kilometra katrore. Serbët e Republika Serpska të Bosnjë-Herzegovinës përbëjnë 96% të popullsisë së Republika Srpska, praktikisht aq sa shqiptarët në Kosovë. Në vitin 1991, në territorin që sot mbulon Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës, vetëm 54% e banorëve ishin serbë, ndërsa realiteti i sotëm demografik është rezultat i spastrimit etnik. Në Qipro, gjysmë milioni grekë, kanë 5896 kilometra katrore të ishullit të ndarë. Në Maqedoni, 1.3 milion maqedono-bullgarë, dominojnë në një shtet me 25.713 milion kilometra katrore, ku ata zënë sipas regjistrimit zyrtar, 64% të popullsisë. Ndërsa 2 milion shqiptarë të Kosovës, kanë vetëm 9 mijë kilometra katrore, në Kosovën praktikisht të ndarë! Sot rreth shtatë milion shqiptarë janë të ndarë në gjashtë shtete: Republika e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, Greqi. Është e qartë se kombi shqiptar është në pozitën më të pafavorshme, nga pikëpamja e shtetformimit, duke qenë. Dhe që të arrihet deri këtu kanë influencuar shumë kombet fqinje që janë përpjekur t’ i zhdukin shqiptarët, dhe ta ndajnë mes shteteve të tyre, territorin e banuar nga shqiptarët. Për këtë arsye ai përbën një rast të veçantë dhe do të ishte gjëja më e natyrshme që shqiptarët në dy anët e kufirit të kërkojnë bashkimin e territoreve të banuar prej tyre me Republikën e Shqipërisë. Në këto rrethana, shtetformimi i nacionit (kombit) shqiptar duhet trajtuar si një rast i veçantë nga qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes. Miti i «Shqipërisë së Madhe» është një nonsens. Nëse me Republikën e Shqipërisë që ka 28748 kilometra katrore, do të bashkohen Republika e Kosovës që sot efektivisht ka 9 mijë kilometra katrore (Kosova mund të kompensohet me Luginën e Preshevës me rreth 1300 kilometra katrore, ose ndërkombëtarët mund ta neutralizojnë separatizmin serb në pjesën veriore të Kosovës), gjithashtu dhe territori i banuar nga shqiptarë në Maqedoni, me rreth 8 mijë kilometra katrore, gjithashtu dhe territori i banuar nga shqiptarë në Malin e Zi, me rreth 2000 kilometra katrore, atëherë do të dalë një shtet shqiptar me rreth 50 mijë kilometra katrore., dhe me rreth 6.5 milion banorë. Nëse Shqipëria me 50 mijë kilometra katrore dhe me rreth 6.5 milion banorë quhet «Shqipëri e Madhe», kur ajo është më e vogël si territor dhe si popullsi, se të gjithë shtetet-kombe fqinje të rajonit, si Serbia, Greqia, Bullgaria, edhe ashtu siç janë sot, atëherë këtu kemi të bëjmë jo thjesht me një absurditet, por me një prapamendim të keq. Atëherë kemi të bëjmë me mospranimin historik të ekzistencës së nacionit (kombit) shqiptar dhe të shtetit shqiptar, në çfardo kufijsh që të jetë ai, nga ana e fqinjëve sllavë dhe grekë. Në sallonet e diplomacisë ndërkombëtare, i pari projekt për një shtet të madh ballkanik, që u bë fakt i kryer, duke sjellë tension të madh ndërkombëtar, ishte «Bullgaria e Madhe», e krijuar nga Rusia me Traktatin e Shën Stefanit. Bullgaria e Shën Stefanit ishte vërtet Bullgari e Madhe, se kishte dalje të gjerë në Egje, dhe kufiri i saj perëndimor ishte Drini i Zi, duke hyrë kufiri i saj jugperëndimor deri në zonën e Korçës. Atëherë kufinjtë e Bullgarisë u tkurrën me presionin e Britanisë së Madhe në Traktatin e Berlinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyThu Mar 06, 2008 3:32 pm

Në ndërkohë ekzistonin projektet e Serbisë së Madhe, që synonte të zgjerohej në Bosnjë dhe Herzegovinë, Maqedoni dhe në hapësirën shqiptare, për të siguruar dalje në Adriatik, dhe i Greqisë së Madhe, që synonte të aneksonte Shqipërinë e Jugut dhe të zgjerohej në bregdetin lindor të Egjeut, si dhe në Dardanele. Në Konferencën e Londrës, në 1912-1913, u projektet e Serbisë së Madhe dhe të Greqisë së Madhe, në dëm të shqiptarëve. Një dokument ndërkombëtar ku u sanksionuan Serbia e Madhe dhe Greqia e Madhe ishte Traktati i fshehtë i Londrës, i vitit 1915, ku këto vende zgjeroheshin edhe në dëm të shqiptarëve. Pas Luftës së Parë Botërore, me Traktatin e Versajës dhe Traktatin e Sevrës, u realizuan praktikisht projekti i Serbisë së Madhe me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, të dominuar nga serbët, si dhe i Greqisë të Madhe, të zgjeruar në bregdetin lindor të Egjeut. Në këtë kohë ndërhyrja e SHBA evitoi që në Serbinë e Madhe të përfshiheshin dhe territore të gjera të Shqipërisë Veriore, dhe në Greqinë e Madhe të përfshiheshin territore të gjera të Shqipërisë së Jugut, siç u përcaktua në marrëveshjet paraprake mes fuqive të mëdha. Italia fashiste, me grandiozitetin e vet musolinian, për t’ u krijuar shqiptarëve përshtypjen se fashizmi po u jepte madhështi, gjeti emërtimin «Shqipëria e Madhe» për shtetin e bashkuar shqiptar të kontrolluar nga Italia, që krijoi me Marrëveshjen e Vienës të vitit 1941. Ky ishte një cilësim absurd se shteti i bashkuar shqiptar i vitit 1941, kishte një territor prej vetëm 40.500 kilometrash katrore, duke qenë se me Shqipërinë e vitit 1913, u bashkuan vetëm diçka më shumë se 11 mijë kilometra katrore, nga territori i ish mbretërisë jugosllave. Duke Kjo u përdor megjithatë nga fqinjët për të etiketuar dhe projektin nacional shqiptar të shtetformimit me cilësimin pezhorativ «Shqipëri e Madhe». Dhe të mendosh që ky cilësim në sens përkeqësues përdorej nga fqinjët që, jo një herë kishin bërë fakt të kryer një Serbi të Madhe sa tre-katër herë territori i Shqipërisë së vitit 1941, apo një Greqi të Madhe sa shtatë-tetë herë territori i Shqipërisë së vitit 1941 (kujtoni invazionin grek deri pranë Ankarasë, në Luftën Greko-Turke pas Luftës së Parë Botërore), apo edhe një Bullgari të Madhe, sa katër pesë herë territori i Shqipërisë në 1878 dhe 1941. Dhe të mendosh se nocionin «Shqipëria e Madhe» e kanë bërë të vetin ata kombe fqinje, shtetet e të cilëve jo një herë kanë bërë marrëveshje për të ndarë territoret e banuar nga shqiptarë, duke përfshirë dhe shtetin shqiptar, si dhe duke i spastruar këto territore nga shqiptarët që i quajnë mbetje osmane. Duke dhënë alarmin nga rreziku i «Shqipërisë së Madhe» grekët dhe serbët tradhtojnë mospranimin nga ana e tyre të ekzistencës së kombit shqiptar dhe të shtetit shqiptar të 1813, pa folur për shtetin e ri të Kosovës. Gjithashtu tradhtojnë dhe synimin kriminal për të eliminuar nacionin shqiptar në Republikën e Shqipërisë, atë të Kosovës dhe në territoret shqiptare në vendet e tjera fqinje, duke i ndarë ato mes vedi. Argumenti kryesor që duhet të kenë shqiptarët në dy anët e kufirit, për të kërkuar zyrtarisht në qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, është pikërisht alarmi i ekzagjeruar që bëjnë fqinjët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, për rrezikun e së ashtuquajturës «Shqipëri e Madhe». Ky alarm i fqinjëve nuk mund të argumentohet me rrezikun se Shqipëria e bashkuar, me shumësi muslimane do të bëhet një bastion i terrorizmit islamik në Ballkan. Nëse treguan ndonjë gjë situatat e vështira që kaluan shqiptarët në dy anët e kufirit, në dekadat e fundit, duke përfshirë dhe luftar, kjo është mungesa e ndjenjës së fortë fetare islame tek shqiptarët. Me gjithë ato të këqija që u bënë serbët shqiptarëve, së paku që nga viti 1981, dhe më tutje, duke u kulmuar me genocidin e viteve 1998-1999, nëse shqiptarët e Kosovës do të kishin një ndjenjë të thellë islamike, do të kishin nxjerrë së paku nja dyqind kamikazë kundër serbëve, sipas shembullit të palestinezëve. Të njëjtën gjë do të kishin bërë edhe shqiptarët e Maqedonisë në luftën e vitit 2001. Me terrorin që ushtruan sllavo-maqedonët vitin e kaluar në një fshat shqiptar në Maqedoni, dhe me videot-horror që u publikuan ku tregohej keqtrajtimi i shqiptarëve, edhe shqiptarët e Maqedonisë për të cilët është krijuar miti se janë më të islamizuarit ndër shqiptarët, do të kishin nxjerrë nja 300 kamikazë, që do t’ u kishin futur tmerrin sllavo-maqedonëve. Por, edhe të ashtuquajturit besimtarë radikalë islamikë në Shqipëri, në vitin 1998, kur këtu filloi gjuetia e radikalëve islamikë, duke u marrë dhe femrat me kokën e mbuluar me shami në furgonat e policisë, gjoja për verifikim, do të kishin dalë nja njëqind kamikazë shqiptarë nga ata djemtë me mjekra të gjatë dhe me pantallona të shkurtra, vëllezërit dhe burrat e atyre femrave. Në 1998, qeveria shqiptare, me justifikimin e gjuetisë ndaj radikalëve islamikë të ardhur në Shqipëri nga vendet arabe, zbatoi një skenar të nxitjes së terrorizmit islamik në Shqipëri, tek vetë besimtarët muslimanë shqiptarë, në mënyrë që të sabotohej ndërhyrja e pritshme ushtarake e NATO kundër Serbisë. Ky episod i errët, i bërë nën hundën e CIA-s së drejtuar atëherë nga greku Tenet, madje dhe me bashkëfajësinë e saj, ende nuk është sqaruar. E vërteta është se në 1998, në kohën e luftës në Kosovë, dhe në prag të ndërhyrjes ushtarake të NATO kundër Serbisë, muslimanët praktikantë shqiptarë u provokuan për të bërë atentate terroriste kamikaze kundër institucioneve shqiptare. Fakti që kjo nuk ndodhi, megjithatë flet shumë për atë se sa e thellë është ndjenja fetare tek muslimanët praktikantë shqiptarë, posaçërisht tek të rinjtë. Siç thotë Paul Johnson, në histori kanë rëndësi jo vetëm gjërat që ndodhin, por dhe ato që nuk ndodhin. Tashmë është e qartë se Islami shqiptar është vetëm një rudiment, edhe tek praktikantët e tij. Tashmë që fuqitë kryesore perëndimore e kanë pranuar Kosovën si një rast të veçantë, ato nuk mund të mos e pranojnë edhe nacionin shqiptar si një rast i veçantë shtetformimi, që nuk duhet penguar të bashkohet në një shtet të vetëm. Me këtë gjë duhet të pajtohen dhe ato forca në Republikën e Shqipërisë që kanë qenë tradicionalisht refraktare ndaj bashkimit për shkak të prishjes së balancave krahinore që induktohen në politikë dhe në pushtet. Derisa bashkimi do të jetë dhe një interes gjeopolitik dhe gjeostrategjik i SHBA, këto forca duhet ta dinë se do të paguajnë një çmim të madh nëse tentojnë të reagojnë ndaj bashkimit. Unë në dy libra jam munduar t’ u tregoj nga një pikëpamje e ndryshme nga ajo tradicionale e këtyre forcave, se cili do të jetë skenari i rastit më të keq, nëse i kundërvihen seriozisht bashkimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyThu Mar 06, 2008 7:03 pm



PROFESORI IM DHE KUSHTETUTA E RE E KOSOVËS


(Letër e hapur profesorit tim të nderuar, prof. dr. Fatmir Fehmiut, aktualisht njërit prej anëtarëve të Komisionit për përpilimin e Draft Kushtetutës së Republikës së Kosovës)

I nderuari profesori im, Fatmir Fehmiu!

Nuk e di se sa do t’ju kujtohem, profesor, më 1979, unë kamë qenë student i vitit të dytë në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Atëbotë, në mesin e pedagogëve të shquar dhe të respektuar nga ana e ne studentëve, keni qenë edhe ju, mësimdhënësi i drejtës kushtetuese. Kjo konsideratë e veçantë ndaj personalitetit tuaj, nuk ishte vetëm si rezultat i ligjërimit nga ju të një lënde të ngushtë profesionale sikur është e drejta kushtetuese, por, ndërlidhej edhe me gjenezën e prejardhjes suaj nga një familje e shquar dhe me traditë të madhe atdhetare. I motivuar në mes tjerash edhe nga këto qëllime, si një student i pasionuar në profesion, atëbotë, vendosa që ta punoj një seminar mu nga kjo lëndë. Temën e seminarit e përzgjodhëm së bashku: “Barazia nacionale sipas Kushtetutës së KSA të Kosovës”. Menjëherë u angazhove me pasion dhe përqendrim të shtuar në këtë drejtim. Para se ta merrja dritën e gjelbër për promovim publik të seminarit para studentëve, fillimisht duhej që një kopje të përfunduar t’ju dozoja juve për vlerësim. Ashtu edhe veprova. T’ju them sinqerisht, edhe në këtë fazë të verifikimit formal, nuk prisja nga ju ndonjë vërejtje, meqë, për shumë çështje didaktike dhe përmbajtjesore të seminarit, paraprakisht disa herë kishim pasur konsulta të ndërsjella.
Pasi që, me padurim e prisja caktimin edhe formal të datës së prezantimit publik të seminarit, nuk u befasova fare kur një ditë kolegët më njoftuan se duhej t’ju paraqitem urgjentisht. Menjëherë u gjeta në kabinetin tuaj. Për befasinë time, posa hyra brenda, as një as dy, ju filluat të më bombardoni me rrebesh fjalësh qortuese: A je në mend? Çfarë ke shkruar kështu në seminar?...donë ta marrësh veten në qafë?...ku ke par ti se sot në botë mund të ekzistojnë dy shtete shqiptare?...Kosova është e pamundur të bëhet Republikë e shtatë e Federatës Jugosllave...etj.
“De facto”, në seminar çdo gjë ishte në rregull, përveç dy faqeve kontestuese ku unë me vendosmëri mbroja tezën se, niveli më i lartë i realizimit të barazisë nacionale në këtë hapësirë multietnike, mund të arrihet vetëm nëse Kosova do ta gëzonte statusin e Republikës së shtatë të Federatës Jugosllave .
Gjatë debati tejet të nxehtë që u zhvillua atëbotë në mes nesh, na u deshën dy orë insistime dhe bindje të pandërprera. Më në fund, pranova kushtin e juaj të dytë: heqjen e pasuseve nga seminari ku si mundësi përmendej kjo tezë. Desha, apo s’desha, isha i detyruar të veproj ashtu, meqë kushti i parë qe edhe më i ashpër për mua: anulimi i seminarit në tërësi, me rrezik që më vonë t’i barti edhe pasojat e mundshme negative gjatë provimit përfundimtar vlerësues nga kjo lëndë.
Por, e tërë kjo “mesele”, nuk do të kishte edhe aq rrëndësi të madhe, sikur ju, sot, pas sa e sa viteve, të mos jeni anëtarë i Komisionit për përpilimin e Draftit Kushtetutës të po kësaj Republike të Kosovës, për të cilën, dikur na bindnit se kurrë nuk mund të arrihet.
E shikoni pra profesor, seminari im të cilit dikur me dhunë ia hoqët disa faqe politikisht të papranuara, sot, vetë ju po ja hartoni kushtetutën e po kësaj Republike të Kosovës.
Kur, pas shumë viteve, këtë çështje e analizoj si paevitueshmëri evolutive e bindjeve tona, aspak nuk ju zë fajtor për këtë paradoks kohor të qëndrimeve.
Edhe unë ma nuk jam ai student i dikurshëm që Kosovën e shija si Republikë. Bile-bile, pranoj se as nuk dita t’i gëzohem aq kësaj pavarësie që posa na erdhi.
Po, po, profesor! Edhe unë kam evoluar!
Ju, nga një fanatik i dikurshëm për pamundësinë e ndryshimit të statusit ekzistues të Kosovës, nga Krahina Autonome Socialiste në kuadrin e Serbisë, në Republikë të Kosovës, sot jeni një partizan i mu kësaj Republike të Kosovës, duke dhënë plus edhe kontributin tuaj të drejtpërdrejtë si ekspert në përpilimin e kushtetutës së saj.
Nga ana tjetër, unë prej një ithtari të dikurshëm disident për statusin politikë të Kosovës Republikë, sot kam evoluar kah nevoja e patjetërsueshme e realizimit të synimit tonë historik si popull për BASHKIM KOMBËTAR.
Por, si duket, edhe sot nuk po më lini rahat profesor. Sepse, ju në at Draftin e juaj të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, askund as që na përmendni neve shqiptarëve si popull, ndërsa, nga ana tjetër, sikur për inat timin, në kapitullin I, nenin 1 dhe pikën 3 të po këtij Drafti, decidivisht tentoni që ta pengoni edhe realizimin demokratik të këtij synimi: shprehjen e lirë të vullnetit si popull t’i bashkohemi shtetit tonë amë Shqipërisë.
Dhe, për fund, me plotë përgjegjësi po ju garantoj profesor: Edhe përpos këso far drafteve, thuaja kushtetuese, që po na i servoni si propozim, ky synim i popullit tonë për Bashkim Kombëtar do të realizohet patjetër dikur. Por, kësaj here, kur të vjen kjo ditë madhore, sigurisht se ju ma nuk do të jeni në mesin e atyre ekspertëve juridik që do ta kurorëzojnë edhe formalisht këtë akt.
Të jemi të sinqertë, profesor! Krahasuar me hamendësimet e gjeneratës tonë të frustuar në mes patriotizmit etik dhe servilizmit faktik, kuadrot e raja që po na vijnë, përveç edukatës së pastër atdhetare dhe dijës profesionale, janë të armatosur edhe me guximin e madh politik Mu ata pra, në të ardhmen, do të jenë ekspertët e mirëfilltë, që pa kurrfarë ndikime nga të tjerët, juridikisht dhe në mënyrë lakonike, do ta materializojnë këtë synim tonë përfundimtar si komb
Duhet të krenohemi me ta, a po, profesor?!!

Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyThu Mar 06, 2008 8:34 pm

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Marlboro_logo

Kjo pavarsi mendoj se don shume pune,puna e pavarsis se kosoves eshte si nje pako e Cigarve ku shofim se shkruan Marlboro,por ne te nuk kemi njohuri se ç'ka ta japin nga nje dita me dite e te helmojne,me kohen mendoj se kancerin ne mushkri kane me na e ngjite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyFri Mar 07, 2008 7:35 am

Ne po punojme dhe dite te mira do te vine. Vetem mos u ngopni me lugen e zbrazet. Vigjilent te jemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyFri Mar 07, 2008 12:48 pm

nuk ka shum komente ketu ,dihet qe kjo pavarsi gjon drejt bashkimit ,kombetar keshtu as gje nuk arrihet per nji dite ,nji eshte me rendesi qe qizmja e shkaut u hoqe edhe ajo sdo te kethehet kurr,serrbija e ka humbur kosoven do ta shikoj vetem ne prralla ,dhe per ne eshte nji fitore kjo qe eshte arritur ,duhet tash te jeni me te pergjendruar tek vllezrit qe jetojn ne kosoven lindore .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptySun Mar 09, 2008 12:16 am

Plani serb B apo pavarsia e Kosoves.


Shqiptare te corroditur
Ne kohen kur qeveria Berisha qysh ne diten e pare nepermjet ministrit te jashtem Besnik Mustafaj filloi ofensiven diplomatike per shitur planin serb per Kosoven, shqiptaret u corren, u hodhen, u grisen, peshtyne, shane te revoltuar per kete tradheti. Kundershtoin planin serb. Kundershtonin pavarsine e kushtezuar per Kosoven. Kundershtonin planin B serb per Kosoven.




Me daten 17 Shkurt 2008 kur pavarsia e kushtezuar serbe per Kosoven per te cilen me perkushtim punoi Berisha dhe Mustafaj u be realitet shqiptaret u hodhen, bertiten , u corren, brohoriten te gezuar per te, per pavarsine e kushtezuar ose planin B serb per Kosoven!!!
Plani A

Natyrisht palni A i serbise ishte dhe eshte mbajtja e okupuar e Kosoves, spastrami etnik ose asimilimi teresor i popullise shqiptare. Kjo do te ishte ideale pasi eshte edhe nje praktik efektive e aplikuar nga greko-fabariotet ne jugun e Shqiperise. Ne kete menyre Serbia do te zgjidhte nje here e mire problemin jugor te tokave te grabitura prej saj ne shekuj. Kjo do te qe ideale edhe per Greqine pasi do te ishte me e lehete objektivi per ti likujduar perfundimisht ne bashkrendim me serbet edhe shqiptaret e Shqiperise nga harta boterore. Kjo nuk ndodhi per momentin ndaj Serbia aplikoi me shume sukses planin B, qe ne fakt eshte edhe nje plan greko-fanariot.
Plani serbo-grek B

Por ja qe plani A eshte i paralizueshem ne kushtet e sotme ndaj serbo-grekt aplikuan me sukses planin B.
Ne se shqiptaret do te kene mundesi te bashkohen kjo do te beje te mundur qe nepermjet fuqizimit te vendosin ne jete te drejtate e tyre qe jane grabitur historikisht nga serbet dhe greko-fanariotet. Ne se bashkimi ndodh do te thote se ate qe ke marre padrejtesisht ta kthesh dhe kjo me me cdo kusht nuk duhet te ndodhi… Por ne se elefantin (shqiptaret e bashkuar) nuk mundesh ta hashe te gjithin me-njehere coptmi, dhe kullufitja e copave te vogla eshte zgjidhja. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh me shqiptaret edhe sot e kesaj dite. Pavarsia e kushtezuar per Kosoven qe ju gezuan shqiptaret, pra eshte nje kompromis nderkombetar ne kurriz te shqiptareve. Vertet qe Kosova u largua nga Serbia por ajo u largua edhe nga Shqiperia. Simbolika (flamuri) kosovar i imponuar vetem nga tre veta eshte nje domethenie e madhe. Dhe jo vetem kjo por edhe gjestet e Shqiperise per tu larguar nga vetvetja tregojne per te zezen qe i pret shqiptaret qe kerkojne e te ruajn idenditetin e tyre dhe punojne per kombin e vet. A nuk u betua Presidenti i Shqiperise per nje flamur joshqiptar? A nuk e ndroi shqiponjen Kryeministri i Shqiperise? A mendoni se keto kane ndodhur ashtu kote, rastesisht...?
Ne se nuk veprojme zhdukja na pret. Premtimet boshe dhe asfiksimi deri sa mos te kemi fuqi te luajme kemben eshte taktika. Perse si ne Shqiperi dhe Kosove varferia jane te tejskashme? A mendoni se eshte rastesi? Jo ai eshte nje kalkulim i huaj i realizuar me sukses nga veglat shqiptare. Eshte nje kalkulim, qe te detyrar nga buka e femijes te pranojme cdo lloj pacavure qe na e paraqisin si flamur. Nga nevoja te themi se jemi sllav, grek… vec pakez buke per vocerraket tane. Sic po vene punet e afert do te jete dita kur do te luhet filmi " I fundit i Shqiptareve". Kjo na pret, kjo eshte finalja jone ne se nuk veprojme.
Mbeshtetni forcat patriotike. Mbeshteni personat qe hapur dalin ne mbrojtje te Atdheut dhe idenditetit shquptar. Kundershtoni me se te mundni me se te mundni sahanlepirsat shqiptar.
Ne se nuk keni mundesi te kundershtoni aktivisht pasi ashtu ju kane katandisur, bojkotoni proceset e shtirura politike.
Asnje te mos dale ne votime.




Petrit Kola


Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptySun Mar 09, 2008 1:22 am

Ne se ithtaret e pavarsise se sotme gjysmake jane dakort me kete status, atehere i duhet kerkuar falje Besnik Mustafes qe kerkoi te njejten gje. Ai Besnik Mustafaj kerkoi pavarsi te kushtezuar dhe shumica e shqiptareve ju hodhe ne gryke dhe e quajti tradhetar. Ne se jeni dakort me kete status kerkojini te falur Besnik Mustafes per ofendimet qe i bete.
E KEQJA NA KA ARDHE NGA JASHTE NEPERMJET SAHANLEPIRASEVE SHQIPTAR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptySun Mar 09, 2008 1:41 am

Intervistė ekskluzive e Xhavit Morinės dhėnė gazetės Express tė Prishtinės


I kėrkon 30 burra

Deri mė tash ka bėrė katėr luftėra nė rajon. Plani i afėrt i tij ėshtė mbledhja e tridhjetė vetave, nėse ėshtė nevoja, edhe pėr luftė. Ai beson se janė bėrė shumė padrejtėsi nė kėtė vend, por edhe nė Maqedoni. Nė mėnyrė tė veēantė pėrgjegjės bėn Ali Ahmetin e BDI-sė.
Thotė se nuk ka tė bėjė asgjė me shėrbimet sekrete. Xhavit Morina, njėri nga shtatė tė arrtisurit nga burgu i Dubravės, flet pėr Express.

I fshehur diku në njërin nga katër brezat kufitarë, Xhavit Morina tregon se nuk e ka ndërmend të largohet nga rajoni i Ballkanit. Morina është njëri nga shtatë të arratisurit disa ditë më parë nga burgu i Dubravës.
Në bisedë telefonike për Express, Morina rrëfen në pika të shkurtra historinë e jetës së tij. Për gjithçka që i ka ndodhur, ai përgjegjës bën edhe Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së në Maqedoni. i shumëkërkuari Morina, i akuzuar edhe për terrorizëm, tregon edhe për mënyrën e arratisjes, planet e tij dhe padrejtësitë që ai pretendon se i janë bërë nga sistemi i drejtësisë në vend. Aktualisht nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Express: Si jeni me shëndet?
Xhavit Morina:Mirë, faleminderit, shumë mirë.

Express: A jeni krejt bashkë?
Xhavit Morina: Jo krejt, por gati krejt. Jemi në mungesë të dyve.

Express: Fatoni (Faton Hajrizi) ka thënë se është i plagosur?
Xhavit Morina:Unë nuk jam me të dhe as me atë Bashën (Burim Basha).

Express: A jeni brenda Kosovës?
Xhavit Morina: Jemi në kufi gati.

Express: E keni ndërmend të dorëzoheni?
Xhavit Morina: Vallahi, unë jo. Edhe këta shokët kanë thënë jo, e më shumë nuk di. Ne çka jemi të pestët, jo.

Express: A do të largohesh nga Kosova?
Xhavit Morina:Mendoj që jo. Në Ballkan do të rri, por ku, nuk jam i sigurtë.

Express: A mund të bësh ballë të kthehesh edhe një herë në burg dhe t'i dorëzohesh drejtësisë?
Xhavit Morina: Por, këtu nuk ka drejtësi.

Express:Përveç dënimit që keni, cfarë ka qenë tjetër në burg aq rëndë që iu ka shtyrë të arratiseni?
Xhavit Morina: Paj, unë po flas për vete. Unë prej fillimit kam qenë i kidnapuar. Këto akuza që i kam pasur, kanë qenë vetëm një arsye të më mbajnë në burg, sepse mua m'i kanë ndryshuar akuzat, për katër vjet e gjysmë sa kam qenë në burg. Herë më kanë akuzuar për vrasje, e herë për AKSH, e tash në kohën e fundit, më kanë dënuar me 12 vjet burg. Por këto kanë qenë vetëm arsyetim i kidnapimit, pra arsye që unë të rri në burg.

Express: Në intervistë, para dy ditësh,me Fatonin,ai tha se jeni krejt bashkë. Pse jeni ndarë?
Xhavit Morina: Po, ne jemi ndarë se ai Fatoni dhe Basha kanë qëlluar rastësisht. Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me ta. Kanë qëlluar rastësisht në grup. Këta dy dhe një i Prishtinës, kanë qëlluar rastësisht.

Express: Për sa kohe keni përgatitur arratisjen?
Xhavit Morina: Krejt kemi bërë rreth dy javë.

Express:Flitet se ju keni korruptuar gardianë nga brenda burgut. Çfarë ka të vërtetë?
Xhavit Morina: Jo, jo. Këto janë rrenë krejt. Por është një gjë shumë e vërtetë. Më shumë këta gardianët brenda që nuk kanë pasur armë kanë rezistu sesa ata jashtë që kanë pasë edhe armë. Ata jashtë asnjë fishek nuk e kanë shkrepë. A këta gardianët brenda, edhe pse ne e kishim armën në dorë, ngajshin me na kapë.

Express: A është vështirë të jetosh si i arratisur?
Xhavit Morina: Për mua, jo.

Express: Pse?
Xhavit Morina: Se unë jam mësuar me këtë lloj jete. Jam mësuar të rri në bodrume e male, për mua nuk është vështirë. Unë nuk e kam vështirë.

Express: Keni për të ngrënë?
Xhavit Morina: I kemi të gjitha. Popullata po na ndihmon.

Express:Me urdhër të kujt besoni se jeni arrestuar ju?
Xhavit Morina:Po, më shumë ka të bëjë këtu KFOR-i amerikan. Në gjykatë më kanë thënë se unë kam nga KFOR-i një fletarrest.

Express: Këta thonë se ti je terrorist?
Xhavit Morina: As ëndërr nuk e kam parë terrorizmin. Nuk është e vërtetë.

Express: A i ke bërë të gjitha ato vepra për të cilat ngarkohesh?
Xhavit Morina: Jo, bre vëlla, jo. Me i pas bërë këto vepra, këta nuk kishin mundur të më shtijnë në dorë të gjallë. Këtu është çështja për ta mbrojtur BDI-në, (Bashkimin Demokratik për Integrim), Alinë e Maqedonisë.

Express: Po mendoni Ali Ahmetin?
Xhavit Morina: Po.

Express: E çfarë ka lidhje në këtë rast Ali Ahmeti me ju?
Xhavit Morina: Mendimi im është se kur është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, unë jam pas përla me Alinë.

Express:Ti nuk e ke pranuar atë mërrëveshje?
Xhavit Morina: Jo, nuk e kam pranuar. Unë jam pas përla dhe kam pasur një bisedë me të në shtëpi të Hysni Shaqirit, atij deputetit. Ai e shtroi një darkë. I thashë se kjo luftë është tradhtuar dhe i tregova se në rast se ta kanë imponuar me e tradhtu luftën, tregona, kemi ende ushtarë dhe mundemi me e vazhdu.

Express: Sipas jush, Ali Ahmeti ju ka tradhtuar?
Xhavit Morina:Po, bile ndër sy i pata thënë se lufta këtu është tradhtuar dhe në rast se këtë ta kanë imponuar shërbimi sekret gjerman apo amerikan që të tradhtosh, tregona atëherë, ne i ke-mi ende ushtarët në pika, mund të vazhdojmë luftën dhe nuk ka problem. Por, ai u bë arrogant dhe dy shokë të tjerë dhe na tha se kush je ti me na dhënë këshilla neve.

Express: Pra, ti beson se Ali Ahmeti ka gisht në rastin tënd?
Xhavit Morina: Po, se ky dëshmitari i Prizrenit, njëfarë Sami Xhezairi ose komandant Hoxha, ai e ka përmendur në gjyq, kur e ka vetë gjykata se përse ke ardhë ti, kush të ka shtyrë, ai tha se më ka dërguar Ali Ahmeti për tek unë në bisedime. Ai e ka përmendur Alinë dhe unë kam dëgjuar përmes avokatit se Alia ka dhënë dëshminë në fillim ndaj meje, para tri vjetëve, por e ka tërhequr dhe dëshminë e ka dhënë në emër të partisë dhe jo në emër të tij personal. Kështu që, në rast se i ecën puna mirë, mbijeton, e në rast se i ecën puna keq, thotë se kështu partia më ka thënë, si partizan, më shkurt, edhe e ka tërhequr deklaratën.

Express: Ti beson se aktakuza jote është e montuar?
Xhavit Morina: Po, de. Këtë e kanë bërë që të mbrohet Ali Ahmeti. Partia e tij, BDI-ja e ka bërë që të mbrohet Aliu, sepse ajo ka qenë në funskion. Pra, unë kam dëgjuar se ka qenë për detyrë të më mbajnë mua që në qoftë se Aliu humb në zgjedhje atje, të lëshojnë fletë arrest për të më përdorur mua si dëshmitar ndaj tij.

Express:Por,tash Ali Ahmeti nuk është më në pushtet?
Xhavit Morina: Jo, jo, nuk ka humbur ende. Ai ka njëfar autoriteti.

Express:Por, ai nuk është më në pushtet?
Xhavit Morina: E di, por si kryetar partie që është, ai ende e ka imunitetin që e përdor.

Express: Tash je në arrati. A do të takohesh me Ali Ahmetin?
Xhavit Morina: Po, dëshirë kam pasur të takohem me të, por njëherë disa punë të mia nëse mund t'i kryej. Duhet të takohem si me këtë dëshmitarin, këtë patriotin nga Prizreni, ashtu edhe me Aliun.

Express: Çka i kishe thënë Ali Ahmetit, sikur ta takonit,meqë atë e konsideroni përgjegjës kryesor për situatën tënde ku ndodheni tash?
Xhavit Morina: Aliut i kisha thënë të ma paguajë burgun e mbajtur me para. Me ato para atyre tre dëshmorëve, t'ua ndërtoj varret dhe familjeve të tyre t'iu jap. Ata dëshmorët janë dy nga Maqedonia dhe njëri nga Kosova. Edhe ai me i qitë njerëzit se kush i ka mbytur. Pra, ai t'i tregojë njerëzit.

Express: Isha në fshatin tuaj disa ditë më parë.Njërëzit thoshin se kanë respekt për ju. Pse ju respektojnë?
Xhavit Morina: Paj, besoj se kam kontribuar për këtë popull. I kam bërë tri luftëra këtu dhe një tjetër në Bosnjë. Katër luftëra i kam bërë. Edhe kurrë nuk kam shikuar ta shfrytëzoj rastin e luftës. Emrin tim kurrë nuk kam shikuar të shfrytëzoj sikurse që e kanë bërë të tjerët. Edhe pse dikush ka pasur dëshmorë dhe më vjen keq për ta, që në emër të atyre dëshmorëve, ata i shfrytëzojnë emrat e tyre për gjithçka që bëjnë. Kanë hyrë në politikë dhe uzurpime kanë bërë. Unë nuk i kam shikuar këto. Mendoj se këto kanë ndikuar që unë kam respekt.

Express: Sa kohë keni mbajtur burg?
Xhavit Morina: Katër vjet e gjysmë.

Express: Edhe sa ke pasur që t'i mbash?
Xhavit Morina: I kam pasur edhe nja shtatë e diçka. Njëherë më kanë dënuar 13 vjet, por ma kanë rrëzuar lëndën, m'i kanë hequr vrasjet dhe pastaj m'i kanë lënë 12 vjet.

Express: Pra, aktakuza të është ndërruar shpesh?
Xhavit Morina: Po, po. Aktakuza është ndërruar non stop. Mua më kanë akuzuar në Maqedoni dhe e kam kërkuar fletë arrestin e atij shteti. Por, këtu gjyqi më ka thënë se nuk ka fletë arrest prej Maqedonisë, edhe pse ngjarja ka ndodhur në Maqedoni. Këta më kanë thënë se KFOR-i ka lëshuar fletë arrest. Këtë ma kanë thënë në gjykatë. Unë kam kërkuar që të shkoj në Maqedoni, që të gjykohem, por nuk më kanë dërguar. Duan t'i fshehin krimet, sepse unë kam dëgjuar se aty janë mbytur pesë dhe jo tre persona. Ata dy brenda që janë mbytur, këta nuk i kanë treguar.

Express: A mund ta sqaroni për çfarë rasti e keni fjalën?
Xhavit Morina: E kam fjalën për rastin kur është sulmuar shtabi i Ali Ahmetit. Mua më kanë akuzuar se i kam vrarë tre veta aty. Por, dy këta nuk i kanë treguar. Unë për këtë në burg kam marrë vesh, sepse më kanë treguar njërëzit që kanë pasur lidhje më të mëdha.

Express: Nga këto që thoni, del se ju keni kontribuar shumë. Jeni zhgënjyer nga ky vend?
Xhavit Morina: Unë zhgënjehem derisa t'i gjej tridhjetë veta. Sa nuk i gjej tridhjetë veta, unë zhgënjehem. Tridhjetë, më tepër nuk më duhen.

Express: Si po mendon tridhjetë veta, të luftosh?
Xhavit Morina: Po, nëse është nevoja. Nëse i gjej tridhjetë veta, unë do të ngujohem diku në Kosovë.

Express: Beson se mund t'i gjesh shpejt këta persona?
Xhavit Morina: Po, nuk e di për Zotin.

Express: Mediat në Maqedoni thonë se juve shtatë personave ju kanë liruar me qëllim që, nëse Kosova nuk e fiton pavarësinë, ju ta filloni luftën?
Xhavit Morina: Jo, jo, jo. Kjo ikje e jona ka qenë spontane. Nuk kemi pasur lidhje me jashtë. Gjithashtu, as për shërbime të huaja nuk punojmë, as për tonin nuk kemi punuar, e lëre më për të huajat.

Express: Pra, ju nuk punoni për askënd?
Xhavit Morina: Jo, jo, jo, ne nuk punojmë për askënd. Njerëzit mund të thonë çka të duan, por nuk ka asgjë. Në Dubravë të jesh me ndonjë parti, ke diçka shanse.

Express: Cila nga partitë është më e fuqishme brenda burgut?
Xhavit Morina: Jo, asnjëra nuk është, por parti ka aty.

Express: Zyrtarët thonë se në burg ka kushte të mira dhe nuk maltretohen njerëzit. Si është gjendja?
Xhavit Morina: Në pavijonin një, kur kemi qenë në kohën e fundit, i kanë përmirësuar kushtet. Por, në pjesët tjera të blloqeve të burgut, ka pasur maltretime. Ka blloqe ku njerëzve edhe ua kanë thyer brinjtë dhe i kanë prishur. Por, bllokun tonë e kanë kontrolluar të huajt dhe tanët dhe kështu që nuk kanë mundur të reagojnë as të huajt as tanët.

Express: A ke menduar ndonjëherë për të ardhmen tënde?
Xhavit Morina: Unë vetëm për këtë çështje nuk jam martuar asnjëherë. Unë e kam paramenduar vetëm të kem një punë të thjeshtë, të punoj dhe t'i shoh punët e mia. Unë mendova se këto luftra mbaruan, por tash më qitën në mal prapë. Unë kam qenë më parë në Perëndim, e kam pasur një punë. E kam lënë në Itali banesën time, të cilën ende e kam, jam ndarë edhe me femrën time italiane. Të gjitha këto i kam bërë për çështje të Kosovës. Sapo u bëra gati të kthehem dhe isha duke i rregulluar disa punë të mia, këta më arrestuan dhe për pesë minuta policia më ka kidnapuar. Dhe sapo më kanë sjellë këtu, amerikanët ma kënë vënë thesin në kokë dhe më kanë mbajtur një muaj e gjysmë. Në gjyq atë një muaj e gjysmë as që ma kanë përmendur që kam qenë në burg në Bonsteel, vetën në Dubravë dhe Mitrovicë.

Express: Ti thua se nuk je kriminel dhe terrorist. Çfarë iu thua njerëzve që besojnë se ti je terrorist dhe kriminel?
Xhavit Morina: Porosia ime është që t'iu kthehet besimi në vetvete, të besojnë në Zot, të kenë mëshirë ndaj njëri-tjetrit. Kjo është e para, e pas saj lidhen krejt çështjet tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptySun Mar 09, 2008 2:28 am

Sofra te falemenderoi per keta informata;

Express: Këta thonë se ti je terrorist?
Xhavit Morina: As ëndërr nuk e kam parë terrorizmin. Nuk është e vërtetë.


Edhe te mbrojshe pragun e shtepis tende sote te bejen terorist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptySun Mar 09, 2008 7:15 am

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇIN, PËR REVISTËN – ALBANIA TODAY /SHQIPËRIA SOT
07.03.2008:


Intervestoi: Kristina Rasi

1. Së pari dua të di si jeni me shëndet dhe si e ndieni veten në “Kosovën e pavarur”?

A.D.- Me shëndet jam shumë mirë edhe pse Kosova ende nuk është e pavarur.



2. Çka mendoni ju për këtë “pavarësi” të Kosovës. Është kjo ëndërra e shqiptarëve e pritur me shekuj? Është ky amaneti i dëshmorëve të lirisë, apo është vetëm edhe një mashtrim i radhës?


A.D.- Shpallja e pavarësisë qe vetëm fillimi i procesit drejt pavarësimit të Kosovës. Ëndrra e shqiptarëve ishte çlirimi e bashkimi kombëtar, mirëpo për të sendërtuar këtë dëshirë të madhe popullit tonë i mungoi kapaciteti i nevojshëm. Pas kësaj ëndërre e dëshire të madhe filluam të vepronim e të punonim për sendërtimin e një ëndrre më të vogël – pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, as kësaj here nuk patëm kapacitet të mjaftueshëm që ta fitonim vetë, me forcat tona, lirinë tonë të plotë. Ndonëse një pjesë e popullsisë që mori anën e UÇK-së u përpoq e u flijua pa kursim, megjithkëtë nuk arritëm që të liroheshim vetë, sepse pjesa më e madhe e popullsisë mori anën e atyre që predikonin durim e pritje të pafund dhe mosflijim! Prandaj, në fund u detyruam që të kërkonim edhe mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Kështuqë si rezultantë e këtij bashkëpunimi me faktorët e jashtëm sot kemi këtë Kosovë me pavarësi të shpallur, por me një realitet që është ende larg nga pavarësisa.




3. I nderuari bacë, pas shpalljes së pavarësisë, ka dalur sllogani “BAC, U KRY”! Kjo nënkupton idenë se i drejtohet legjendarit Adem Jashari. Çka mendoni ju – a u krye me këtë shpallje çështja e Kosovës?


A.D.- Jo. Ky është vetëm hapi i parë drejt pavarësisë. Ata që lektisin për kolltuqe e fshehin këtë të vërtetë. Sllogani objektiv do të duhej të ishte: BAC, U NIS!



4. Ju keni qenë Përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë dhe keni qenë bashkëpunëtor i Adem Jasharit. A mund të na thoni se çfarë do të thoshte Komandanti legjendar për këtë lloj pavarësie?


A.D.- Unë kam qenë bashkëpuntor i heroit tonë Adem Jashari vetëm përmes ndërmjetësimit të Rexhep Ukë Drenicës, nga Zabeli i Ulët. Po të ishte gjallë Adem Jashari do të na porosiste që të mos ndalemi në gjysmë të rrugës…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyTue Mar 11, 2008 9:22 pm

Kjo 'pavaresi' qe mori dhene tani eshte nje hic hici. Nje assgje fare. Ndonje qejfli qe akoma si ka dale ekstaza dhe seshte bere akoma esell do vrenjtej ne cehre me fjalet e mia. Por dijemi ama,
se kjo fare 'pavaresie' zhele u be pas pasur trohe sovraniteti. E kur s'patem dhe vazhdojme te mos kemi sovranitet, si mund te jemi te pavarur?

E keni lexuar deklarataen e pavaresise? Ose deklaraten e varesise - sic do ta quante Timoti Garton Ash nje gazetar i shquar prej Los Angelosit. I teri ky pergamene turpi eshte mbsushur me obligacione e haraqe politike e askund ndonje liri te mirefillte, cka te perkutjon se eshte traktat i te mundurit.

Por pikerisht edhe eshte traktat i te mundurit. Lexojeni e rilexojeni ate! Askund nuk permendet shkeputja nga Serbia. Askund per be. Pra meqe Kosova nuk u shkeput nga Serbia, ajo iu bashkangjit Serbise ne nje trajte konfederimi asimetrik.

Pra, Levizja Vetevendosje! per te saten here e ka parashkikuar me mendjemprehtesi kete. A nuk thoshte se Kosoven do ta fusin ne konfederate asimetrike me Serbine? Dhe a nuk doli ashtu?

Lexojeni pershembull ne wikipedia. Aty shkruhet Kosova ka status te pavarur 'de facto' de juro jo.

Dhe Kosova mjerisht as de facto nuk eshte e pavarur, meqe misioni i peshtire i EULEX eshte prezent ne Kosove dhe si i tille mohon vetevendosjen e brendshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyTue Mar 11, 2008 9:25 pm

Sot e ndëgjova se rezoluta 1244 nuk është ndryshuar fare, tash dal nga dal del boja demagogjike por nuk tregojnë të gjitha menjëhere se gufon populli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyWed Mar 12, 2008 12:45 am

Me respekt per te gjith forumistat qe japin mendimet e tyre,i pershendes.desha te shkruaj pak per pavaresin apo edhe si lexova me lart varesine.
Mendimi im eshte se pavaresia e Kosoves ka ardhur me debimin e sundimit serb nga Kosova.Pra kjo pavaresi e shpallur para disa diteve eshte pavaresi nga serbia e varesi nga fuqia e botes-Amerikes.
Me respekt per Sofren e Betonin por ju pyes juve dhe te gjithe forumistet:si ka qen mundesia qe te mos ishim te mvarur nga fuqia boterore e te ishim te pamvarur nga serbia?!
A eshte Pamvaresi apo nuk eshte nuk e di por LIRI sigurisht se po.
Kur nis ndertimin e shtepise sakrifikon Kurban,pastaj cel temelin,vazhdon me murosje...e per te mbaruar shtepine duhet e tere jeta sepse nuk ndertohet menjeher,por ngadal sepse nuk kryhen punt kurr te gjitha.
Dhe plotesisht pajtohem me Betonin BAC U NIS.
U nise shum me heret dhe ja tash ne jemi ata qe duhet vene kulmin shtetit me te coptuar ne bote,por ama me pune.
Pershendetje nga:


Shpendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyWed Mar 12, 2008 1:20 am

Me respekt per Sofren e Betonin por ju pyes juve dhe te gjithe
forumistet:si ka qen mundesia qe te mos ishim te mvarur nga fuqia
boterore e te ishim te pamvarur nga serbia?!


Shpendi je ne adresse te gabuar, edhe pse e dine mire kujt duhet te bere kete pytje;
Pyetja i shtrohet Ibrahim Rugoves qe e masakroj popullin,nuk pati aftesi te organizohet si Kroacia edhe pse kohe ka patur shumeeeeeeeeeeeeeeeee.qe mos ta jem i teper ne pergjigje shpresoi qe edhe antaret e tjer te shprehin mendimet e veta.

Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyWed Mar 12, 2008 1:42 am

Beton sa punon aq edhe fiton ne sa jemi munduar aq edhe kemi fituar.
Pse Rugova eshte fajtor per pavaresin qe u u shpall???
Ka shum Rugova tek Shqiptart,ngapak po e kuptoj rugoven pse nuk ka dasht lufte,sepse ne shum mir e dim sa populli yne iu pergjigj kushtrimit te lirise.
Pra sa kena luftuar aq edhe kena pavaresi,e fajin nuk duhet t'i leme askujt por vetem vetvetes.
Beton sa i perket pyetjes shum ne adrese te duhur kam drejtuar sepse sa pash une ju dhe sofra jeni ne forum,e rugova nuk eshte se po te ish edhe aj hhhhhhh?!
Pershendetje



Shpendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyWed Mar 12, 2008 2:27 am

Beton sa punon aq edhe fiton ne sa jemi munduar aq edhe kemi fituar.

Ha ha ha shpendi kurre mire e dime,se (5 dite ne jave eshte e catuar puna tek ku jetoi dhe punoi une)me thuaj po dy dite sa ti bejem qef vetes kemi mundesi te punojm apo jo???
do te thote qe nuk pajtohem me ate qe thua sa punon aq edhe fiton,mbi te gjitha kurre populli te jep voten te kryshe nje detyr duhet bile bile edhe naten ta bejsh dite.(jashte jetes civile jashte vetvetes)


Pse Rugova eshte fajtor per pavaresin qe u u shpall???
Ka shum Rugova tek Shqiptart,ngapak po e kuptoj rugoven pse nuk ka dasht lufte,sepse ne shum mir e dim sa populli yne iu pergjigj kushtrimit te lirise.


Shpeni eshte se nuk jemi nje populle i vogel por jemi nje kombi madhe ja pse eshte fajtor,popullsia e kroacis eshte tashe (2008 4 e gjys banor) kurse populli shqiptar me shume se 7 Milion, flasim per vitet e 90 e jo vitet e 80 kurre gjithe kombi jone i ka patur kufit hapur te bejem ç'mos per lirin tone.
Por,rugova ne biliotek kishte hasur tek libri i MAHATMA GHANDIT edhe ne gjume flenke me kete liber Pazifizem,duke menduar se kjo liber ja sjell lirin,jo jo shpendi.!!

Pra sa kena luftuar aq edhe kena pavaresi,e fajin nuk duhet t'i leme askujt por vetem vetvetes.

Une,personalishte nuk pajtohem me kete ne detyren qe mer duhet lodhje per te patur fakte besim populli e nuk eshte fajtore populli sote por fajtor eshte udheheqsi.

Nje thenje thuhet;
Nese e dine veten qe nuk je per Babe mos u bene.


Beton sa i perket pyetjes shum ne adrese te duhur kam drejtuar sepse sa pash une ju dhe sofra jeni ne forum,e rugova nuk eshte se po te ish edhe aj hhhhhhh?!
Pershendetje


Do te organizoj nje Party tek vari ku te gjithe kemi ty bejem edhe rugoves keta pyetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyWed Mar 12, 2008 3:19 am

Shpendi po të ishte unifikuar Fronti politiko-ushtarak nuk do të kishte pas nevojë të intervenonte NATO fare, por ishte unifikuar vetëm frontiushtarak, kurse marveshja e cila ishte bërë edhe për ate politik nuk u respektua nga udhëheqja e UÇK-ës.

Pos tjerash ishte taktika e luftës e gabuar, lufta e koncentruar vetëm në Kosovë e jo edhe në Maqedoni dhe luginën e preshevës edhe kto janë një gabim tjetër.

Pos tjerash ishte edhe pacifizmi si rrymë antikombëtare e cila e pengoi më së shumti çështjen tonë kombëtare.

Gabimet e radhës ishin edhe pas luftës kur kreu popitikë i Kosovës pranoi decentralizimin, multietniciteti etj etj....


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Oct 23, 2008 3:48 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyFri Mar 14, 2008 3:01 pm

Kosova, 4 lojtarë në garë për pushtet

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Vetons

Analizë nga Veton Surroi

Një hendek ligjor dhe pushteti ekziston në Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Evropës. Ekzistojnë disa lojtarë aktualisht në fushë dhe që të gjithë garojnë për mandat, të cilët shpeshherë kontradiktojnë njëri-tjetrin. Duke njohur legjislacionin që vjen si derivat nga pakoja e Ahtisarit në një mënyrë të shpejtë, autoritetet e Kosovës kanë ndërtuar një rregull të ri ligjor, të bazuar në shpalljen e pavarësisë. UNMIK-u është ende në Kosovë nën Rezolutën 1244, me një mandat superior sa i përket vendimmarrjes. Ndërkohë, Bashkimi Evropian është mandatuar brenda Rezolutës 1244 që të mbikëqyrë implementimin e pavarësisë së Kosovës, e nga ana tjetër, janë autoritetet e Beogradit, të cilat kanë marrë kontroll të drejtpërdrejtë mbi ato që janë kamufluar deri tani si “institucione paralele”. Nuk ka shtet funksional dhe me pushtet në ato vende që kanë 4 qeverisje në të njëjtën kohë. Kjo gjë u vërtetua më së miri në rastin e Kosovës, kur UNMIK-u dhe institucionet kosovare kishin pushtet të dyfishtë. Kjo gjë nuk mund të kapërcehet kaq shpejt. Interpretimi i rregullit ligjor dhe tendosja e pushtetit do të jenë pjesë e një debati intensiv në muajt që do të vijnë. Serbia e ka kuptuar këtë gjë dhe ka nisur një garë për të krijuar realitete të reja. Brenda tri javësh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i mbështetur nga Moska, Beogradi nisi ndërtimin e një realiteti funksional dhe bazën ligjore që mohon legjitimitetin dhe ligjshmërinë e shtetit të ri. Serbia e ka bërë këtë gjë në zonat e banuara prej serbëve, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Objektivi i menjëhershëm i autoriteteve serbe është që të krijojnë të paktën dy forma administrimi në Kosovë. Administrata e parë do të jetë nën institucionet e Republikës së Kosovës, e mbikëqyrur nga ICR/EULEX. Në rastin e dytë, administrata do të drejtohet nga “institucionet paralele serbe”, nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut. Veç kësaj, kjo administratë e dyfishtë do të transferohet në luftën për ligjshmërinë ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, duke mbajtur UNMIK-un si përfaqësues ndërkombëtar të saj për ato shtete që e nuk e njohin pavarësinë. NATO-ja e ka kuptuar më së miri këtë situatë. Misioni i Aleancës është kuptuar nga të gjithë: të ruajë integritetin territorial të Kosovës, duke ruajtur kufijtë e saj. Por NATO-ja dhe lojtarët e tjerë e dinë se Aleanca e Atlantikut të Veriut mund të mbrojë Kosovën nga jashtë, por jo nga marrëdhëniet që vendosen brenda saj. Ajo që po përjetojmë është një “ndarje e butë” apo e “zgjatur e Kosovës”. Një ndarje faktike e Kosovës do të ishte një gjenerator negativ për të dyja shoqëritë: atë shqiptare dhe atë serbe. Do të absorbonte energjitë ekonomike dhe politike, veçanërisht në Kosovë, e cila duhet të konsolidohet si një shtet i pavarur. Por ndarja reale e Kosovës ngrihet tani si një tregues i politikës evropiane. Për herë të parë në historinë e saj, Evropa ka ndërmarrë kompetenca të forta dhe pa precedentë për vendosjen e misionit të saj të ri në Kosovë. Nëse misioni i BE-së nuk mund të aplikohet në të gjithë territorin e Kosovës, sepse de fakto pengohet nga Serbia, atëherë do të jetë një veprim i Serbisë kundër BE-së. Dhe nëse ndodh kështu, siç dhe u vërtetua gjatë javëve të fundit, ndërsa prezenca e BE-së në veri të Kosovës hasi vështirësi, atëherë deklaratat e njërës palë apo tjetrës në Serbi do të kenë një rol të parëndësishëm: demokracia në Serbi mund të matet me dëshirën e Serbisë për të pranuar punën e BE-së për mbikëqyrjen e pavarësisë dhe implementimin e planit “Ahtisari”. Nga ana tjetër, nëse paketa e diplomatit finlandez është obligatore për shqiptarët, por jo për serbët, atëherë këto obligime do të rrënohen nga përbrenda. Kështu do të rrënohen edhe politikat evropiane të vendosura në bazë të rekomandimeve të ish- presidentit finlandez. Nëse situata aktuale vazhdon, nëse Evropa nuk i jep përgjigje të forta Serbisë, do të ketë një boshllëk në politikat e përbashkëta evropiane përballë aktiviteteve të Serbisë dhe do të bëhet e nevojshme që SHBA-të të ndërhyjnë për të përcaktuar kufijtë e Serbisë. Nga ana tjetër, nëse Kosova vazhdon të mbajë këtë ritëm të njohjes nga vendet e Botës së Tretë, atëherë rreziku i legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të ri do të rrezikojë gjithashtu politikën e jashtme evropiane, e cila solli “shpalljen e koordinuar të pavarësisë”. Këto dy shtylla që rrezikojnë Kosovën nga brenda dhe jashtë janë pjesë e politikave të koordinuara serbo-ruse. Por ato nuk kërcënojnë vetëm Kosovën, por edhe kredibilitetin evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyFri Mar 14, 2008 11:37 pm

Petrit analizë e mirë këte që i ofrove forumit. Shpresojë që ta lexojnë edhe forumistët e tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptySat Mar 15, 2008 4:03 am

Personlishte gjithe shkrimet e kolapetritit i lexoi se sjell fakte shume domethense ne Forum prandaj ju keshilloj te gjitheve antareve te lexoni keta shkrime qe sjell kolapetriti.


Respekt per kolapetritin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 EmptyWed Mar 19, 2008 1:04 am

Kah po shkon Kosova?

Borxhi i vjetër i Evropës dhe gjynahet e reja të saj


Ditën kur Parlamenti i Kosovës po e shpallte Pavarsinë e Kosovës kur shqiptarët kudo që ishin po kremtonin me bujë, unë po mendoja për shumë gjëra politike të reja e të vjetra. Nën ndikimin e emocioneve që më kishin kapluar dhe po dridhesha si asnjëherë më parë në jetën time, mendja më shkoi te Evropa. Po, pikërisht te Evropa dhe vendimet e saja të padrejta ndaj popullit tim gjatë rrjedhave historike, që popullit tim i kushtuan shumë gjak e mund. Po mendoja në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, me 1912 nga Ismail Qemali. Po mendoja se si ajo shpallje u jetësua vetëm për gjysmën e Shqipërisë, sepse gjysma tjetër mbeti e pushtuar dhe jashtë shtetit shqiptar me bekimin e Evropës. Në ato momente mu kujtua një miku im gjerman i cili është kryeredaktor në një të përditshme lokale në qytetin ku jetoj unë dhe i cili gjatë luftës në Kosovë, gjersa NATO kishte nisur të bombardonte caqet serbe më kishte thënë: “Ne po e lajmë borxhin tonë ndaj shqiptarëve sepse ne evropianët ju kemi bërë shumë padrejtësi, por po druaj se nuk do ta ndreqim edhe gabimin që e kemi bërë, copëtimin e shqiptarëve”.

Atëherë nuk kisha shumë kohë të mendoja për atë që po më thoshte miku im sepse populli im po e përjetonte epokën e terrorit, djegies, depërtimit, vrasjeve masive. Ishte koha të veproja dhe të trokitsha në çdo derë të hapur të gazetave e revistave por edhe të gjitha mediave në përgjithësi, për ta bërë sa më të prekshme atë që po i ndodhte popullit tim, sepse për shumë evropianë ishte e pakapshme ajo që po ndodhte në Kosovë. Veç sa isha kthyer nga Shqipëria ku me vete kisha sjell disa foto të njerëzve që po prisnin në radhë për të marr bukën të cilat i kisha shkrepur krejt spontanisht, ku shihej qartë përmasa e tragjedisë nga deportimi i dhunshëm që po i bëhej shqiptarëve të cilat miku im i kishte botuar pa asnjë hezitim në ballin e gazetës së tij duke më thënë se: “ky është kulmi i turpit për ne evropianët që e lejuam Millosheviqin të arrijë deri këtu”.

Duke e ditur gjendjen në të cilën gjendej populli im nuk kisha kurajo t’i përgjigjesha mikut tim në atë që po thoshte. E dija se për atë që fliste miku im ne shqiptarët e kishim ndjerë thellë në lëkurën tonë dhe po e paguanim një çmim tepër të lartë njerëzor. E dija se ishte koha kur na duhej ndihma e Evropës më shumë se kurrë pa të cilën populli im do të vuante pafundësisht nga terrori i çetnikëve serbë, andaj mu desh të përmbahem, të hesht. Nuk desha t’i hapë plagët e vjetra sepse plagët e reja që po na shkaktonte shteti serb ishin të rënda, shumë të rënda, sa që vdekja për shumë njerëz të mbetur në duart e zeza të çetnikëve serbë ishte privilegj për të shpëtuar nga torturat çnjerëzore që po ushtroheshin mbi ta. Pas dëbimit të forcave serbe dhe hyrjes së NATO-së në Kosovë miku im më morri në telefon duke shprehur shqetësimin e tij, lidhur siç tha ai me dëbimin masiv të serbëve nga Kosova. Jo, i thashë, miku im, kjo kurrsesi nuk mund të barazohet me dëbimin e shqiptarëve nga forcat serbe. Ka ndonjë rast kur janë sulmuar serbët por mos harro mik, sepse pas gjithë asaj tragjedie që kanë pasur njerëzit mund edhe të humbin arsyen por të siguroj se populli im nuk do të bije kurrë në pozita të tilla sa të vrasë njerëz të pafajshëm, sepse ky nuk ishte dhe nuk është zakoni i popullit shqiptar, për më shumë nuk kemi kohë për gjëra të tilla, sepse për ditë po hapim varre për t’i varrosur njerëzit dhe po kërkojmë gjithandej të zhdukurit tanë. Po mundohemi të ngrihemi përsëri në këmbë nga ky tmerr fashist i Serbisë. Ke parasysh miku im, që politika e Serbisë gjithmonë i ka përdorur serbët në Kosovë për interesat e saja meskine dhe kjo që po ndodh tani është e përgatitur nga Beogradi për të bërë show politik para botës, se ja kush janë shqiptarët.

Duke u ndarë i kënaqur nga mendimin im sepse ai si duket kishte pritur se unë do t’i thosha se mirë po bëjnë shqiptarët, më tha : Kujdes se koha për ju shqiptarët ka ardhur, mos u merrni me gjëra të kota që mund të ju kushtojnë por shfrytëzoni rastin historik për ta bërë Shqipërinë. Mbeta i habitur nga kjo që tha miku im sepse nga askush nuk flitej për bërjen e Shqipërisë dhe se kjo nuk ishte as në agjendën e politikës shqiptare e as të vetë bashkësisë ndërkombëtare, e cila ato ditë kishte marrë administrimin e Kosovës, ndonëse e dija se ishte ëndrra e krejt shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë. Sot kur kujtoj fjalët e mikut tim gjerman më bien në mend dy gjera: E para se Evropa e kreu borxhin e vet duke na shpëtuar nga vdekja dhe shfarosja serbe, por ajo nuk e korrigjoi gabimin e vjetër por vazhdoi të hynë në gjynahe te reja me shqiptarët. E dyta, se politika shqiptare në të dyja anët nuk u angazhua për bërjen e Shqipërisë. Evropa në ato parimet e Grupit të Kontaktit të hartuara nga shtetet më të fuqishme evropiane ku ishte edhe SHBA-ja dhe Rusia popullit shqiptar i ndaloi bashkimin në një shtet të vetëm dhe kjo bëhet me të njëjtat arsyetime sikurse edhe atëherë kur na coptuan, duhet të ruhen ekuilibret e politikës botërore, duhet të bëhet kështu për hirë të Rusisë dhe të Serbisë ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Pavarsia e Kosoves   Pavarsia e Kosoves - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pavarsia e Kosoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 11, 12, 13  Next
 Similar topics
-
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» Flamuri i Kosovës
» Ndarja e Kosoves...
» Historia e Kosovës
» Historia e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: