|
| "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:39 am | |
| “Përrallë nga e kaluara” një film i regjisorit Dhimitër Anagnosti Nga Voltiza Duro Një hyrësi e nevojshme për njohjen e komedisë së lidhjes
“Përrallë nga e kaluara” një film i regjisorit Dhimitër Anagnosti, i realizuar mjeshtërisht në vitin 1987, i cili bazohet mbi subjektin e novelës çajupiane “Katërmbëdhjetë vjeç dhendër”. Në formën e tij paraqitëse është një trajtesë risi e filmëzuar me në një interpretim real dhe të ngjyruar të aktorëve shqiptarë, të cilët sjellin në trajtën e një “përrallëzimi” fragmente jetësore të jetës -një superkomikë të ndjeshme, ku protagonistë të një lidhje martesore Marigo (Elvira Diamanti) dhe Gjino (Admir Sorra)… I konceptuar në trajtesë dhe në një realitet të dukshëm ekzistues të lidhjes martesore me diferencë të madhe moshe me një dialog dhe rrëfenjë dinamike…, filmi tërheq vëmendjen për dëndësinë e tij të veprimit. Një realitet ky i dhimbshëm: një djalë 14 vjeçarr i parritur ende për të arritur natyrisht në moshën martesore, martohet me një vajzë të rritur. Në këtë film del në pah pra Marigoja një vajzë e detyruar për t’u martuar me një djalë të vogël. Nëpërmjet një grotesku dhe një teatraliteti të dimensionit tepër komik Gjinoja merr me naivitetin e tij një detyrim në ” shndërrim të një burri të zotë” për të merituar këtë martesë të detyruar … Mjedisi për rreth, ambjenti, personifikon me radhë njerëzit e afërt, të cilët interpretojnë rolet e tyre në këtë ”përrallë”, duke sjellë galeri tipash të krahinës nga është vjelë ky subjekt. Vangjeli (Robert Ndrenika) dhe Tana (Hajrie Rondo) sjellin psikologjinë ekzistuese të martesës me këtë diferencë moshe, ku vetëm dhëndri Gjino, pavarësisht nga mosha e tij e vogël duhet të pozojë dhe të aktrojë rolin e një burri të vërtetë. Një komedi kjo e një padrejtësie të madhe shoqërore, ku të dy protagonistët në këtë martesë , janë viktima të forta shoqërore.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:40 am | |
| Refleksionet e protagonistëve Marigoja mbushet me mllef për këtë ngjasi dhe gjithë bota e saj psikologjike drejtohet e rrotullohet me veprimet e saj ndaj kësaj lidhjeje, gjoja të respektueshme prej saj dhe me qëndrimine saj të jashtëm kërkon të bindë për këtë qëndrim të saj. Ajo në të gjithë këtë kompleks përrallë sajon me intuitën e saj veprime plot mllef, inat dhe kundërvepron me intuitë ndaj gjithë atij rrethi shoqëror e familjar, që sajoi këtë lidhje martesore, veprime te menduara kundërvepruese për t’u hakmarrë ndaj kësaj moslirësie zgjedhjeje dhe prangimi të detyruar. Ajo, gjoja respekton lidhjen me Gjinon e saj, duke e konsideruar burrin e saj të “ligjëruar”, por kërkon lumturinë dhe dashurinë e vërtetë me të dashurinë e saj (interpretuar nga Xhevdet Ferri). Në këtë galeri tipash komikë personazhesh aktron dhe trazohet një fshat i tërë në jetën e tij shoqërore dhe në ekzistencën zakonore. Gjinoja lot rolin e një burri të rritur para kohe në bazë të instruksionit nënë – baba, ku rolin parësor e luan nëna, e cila mundohet ta psikologjizojë në veprimet e tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:40 am | |
| Rrjedhimet filmike të realizuara mjeshtërisht nën kujdesin regjisorial Psikologjia e personazheve te “Përralla nga e kaluara” vjen nëpërmjet të afërmëve të vajzës dhe djalit (prindërve të Gjinos), por edhe nënës së Marigosë (interpretuar nga Mimika Luca). Vetë personazhet e tjerë të filmit si Prifti (Xhemil Tagani) Maliqi (Zef Mosi) apo gruaja thashethemnajë Kote (Mira Minga), plaku i sertë (Birçe Hasko) e tjerë, pasqyrojnë përfaqësuesit tipikë dhe interpretues kryesorë në proceset sociale dhe jetësore të një fshati, ku fjala e tyre herë peshon e here sëmbon, herë godet e herë ironizon, herë transmeton dhe herë ruhet, por e mbështjellë kjo me një sarkazëm goditës dhe përhapës në ambient. Regjisori ka ditur që, nëpërmjet këtyre personazheve, të pasqyrojë në sekuencat e gjithë filmit këtë dramë jetësore, ku shkëqen komedia e saj, e ndërlidhur kjo me një rekuizitë (veshje) tipike të trevës së autorit, në të cilat tregohet veshja karakteristike në momente të përditshme, në ceremoni martesore apo në ceremoni të tjera fetare... Prezencën e gjendjes shoqërore, të klasës që u përkasin personazhet regjisori , skenografi e realizojnë edhe nëpërmjet veshjes duke dhënë tablo të forta jetësore si dhe të skenave dhe mizaskenave kundërvepruese... Kështu veshjet e familjarëve të Marigose janë të arnuara dhe tepër të thjeshta. Kjo justifikohet edhe me fjalësin e pikëlluar të nënës së saj: ” Po jemi të varfër moj, fukarenj... Edhe tani që doli fati nuk do t’i...” . Këto frazime të saj janë shoqëruar me një muzikë dëshpëruese në sfond , të realizuar mjeshtërisht edhe në tërsinë e filmit nga kompozitori i talentuar Limos Dizdari. Nga ana tjetër tregojnë varfërinë e tejskajshme që kishte pllakosur në shumicën e familjeve shqiptare të asaj kohe. Fati i vajzës atëhere nuk predispozonte pra lumturinë, por një jetë të mundimshme, pa dashuri, e krijuar si e tillë në emër të forcës së zakonit, që shkatërronte në mijëra pjesë botën e thyeshme femërore.
Martesa n ë traditën zakonore ”Përralla nga e kaluara” përcillet me një aftësi realizuese e plot dramatizëm nga kohët e kaluara, duke tipizuar realitete të hidhura, gjymtime e fenomene sociale. Ky film nëpërmjet një gjuhë plot ngjyrim shpalos fytyrën e lidhjeve zakonore jo normale të një realiteti të hidhur, ku vajzat e klasës së ulët shoqërore (të varfër) janë të detyruara edhe nga familja e tyre e nga zakonet të martohen me djem të klasës së pasur në moshë më të vogël se e tyre. Regjizori i filmit, Dhimiter Anagnosti, qysh në titullin e filmit paralajmëron shikuesin se kjo përrallë që vjen nga e kaluara e largët do të trondisë botën e sotme, pasi vorbullat e problemeve, më pak ose më shumë prezente, të minimizuara ose të maksimizuara janë prezente, pra të pranishme në çfarëdolloj epoke , periudhe, shoqerie. Në kete film problemi kryesor që sherben si zanafille e konflikteve të metejshme ështe martesa e djalit 14 vjeçar,Gjino me Marigone, një vajzë e rritur në moshe, që dashuron trimin.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:41 am | |
| Prezenca e një ironizmi therës dhe mesazhet e dhëna
Mbizotërimi i një drame të tillë, ku lot e kryefjalëzon ironia therëse deri në sarkazëm sipërore, nëpërmejt së cilës realizohet në film një kritikë e ashpër ndaj shoqërisë së asaj kohe, por edhe ndaj fenomeneve apo mbetjeve zakonore edhe të periudhës së sotme. Mbetje të kësaj ”lodre martesore” janë të pranishme në jetën edhe të sotme, detyruar kjo nga shkaqet ekonomike, ndoshta me precipitime të vogla, pra minimizime fenomeni në një kohë moderne (bashkëkohore). Pra bashkëudhëtarja e këtyre fenomeve tërheq vëmendjen për këtë fenomen të së kaluarës së largët e realizuar mjeshtërisht regjisorialisht dhe aktrisht në formën e një ”rrëfenje përrallë” reale, duke dhënë mesazhe për ndërgjergjësim në eliminimin e këtyre fenomeneve.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:41 am | |
| Motivet shtytëse të krijimit të lidhjes Në qendër të përrallës pra vihet motivet shtytëse të kësaj lidhje: interesat familjare dypalëshe. Dy qëndrimet e motivuara të lidhjes: varfëria e prindërve të vajzës, të cilët nëpërmjet kësaj lidhje realizojnë një ngritje në status shoqëror, duke nëpërkëmbur nga ana tjetër dëshirat e vajzës, detyrim pra, jashtë dëshirës të saj për të lidhur jetën dhe duke vepruar me forcë ligji i zakonit, i cili kishte karakter të detyruarit, një fat i vendosur nga dëshira e prindërve, që me këtë pikësynim nuk merrnin parasysh krijimin e”robinës” dhe nënshtrimin femëror si dhe superioritetin e burrit , apo moshën,... Mjafton vetëm realizimi i këtyre pikësynimeve . Nga ana tjetër qëndronin prindërit e djalit të pasur, të cilat kishin të drejtën e kërkimit, të zgjedhjes së vajzës, që do të martohej me djalin e tyre, dhe protagoniste në këtë ndërmarrje kishte në këtë rast nëna e Gjinos, Tana , e cila një nga kërkesat e saj esenciale ishte që vajza të ishte punëtore, të kryente punët e shtëpisë në një vrojtim të rreptë të saj për të ruajtur nderin. Këtu hapej rruga e një nënshtrimi permanent të nuses, të femrës së kundruar, të udhëzuar dhe të vrojtuar gjatë gjithë kohës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:41 am | |
| Një zgjerim i qëndrimit të Tanës dhe i psikologjisë së femrës që përfaqëson në film Qëndrimi i Tanës ishte sipas një moduli dhe kodi që i shkonte për shtat asaj dhe që shpaloset nëpërmjet sekuencave filmike që nga bisedat me Vangjelin për të gjetur një nuse duke përdorur qëmtimin e deri te skenat e shtatzanisë së shtirrur të Marigosë dhe burrërimit të Gjionos (skena e jastëkut) e tjerë. Një dramë që kalon me peripeci të bukura dhe komike. Preokupimi i Tanës: kërkesa me ngulm një nuse që t’i bënte punët e shtëpisë. Pikërisht në këtë pjesë del në pah një tjetër problem i mprehtë që prek pjesën më të brishtë të një shoqërie, femrën. Është e trishtueshme të shikosh nënshtrimin që përjeton femra dhe vuajtjen, si pasojë e tij. Ajo trajtohej si një mjet për të rritur fëmijët e të shndërrimit të saj në një shërbëtore që kryente punët e shtëpisë. Tana, e ëma e Gjinos, kërkonte të hiqte barrën nga supet, duke sakrifikuar të birin e duke e pjekur para kohe atë fëmijë, duke e shndërruar e rritur shpejt si burrë, duke sajuar shumë veprime tej moshës së tij. Pra, stafeta e nënshtrimit dhe pabarazisë gjinore kalon nga një brez në një tjetër, duke hedhë rrënjët e saj e duke sjellë veç mohim total të të drejtave e lirive të femrës. Kjo padrejtësi përforcohet akoma më shumë gjatë sekuencave të ndryshme në film, ku gratë janë të detyruara të të përballojnë punë të tilla si: prerja druve, ngarkesa në krahë, mbjellja e arave, apo punë të tjera që mund të kryhen vetëm nga meshkujt. Gjithashtu atyre u mohohet e drejta e fjalës dhe e gjithë kjo çon në një lodhje të rëndë fizike e shpirtërore. Fjalët e Vangjelit: ”Jemi ne të mirë, pa janë të mira gratë”, tregojnë akoma më shumë indiferentizmin e meshkujve shqiptarë, të cilët, të fshehur nën petkun e zakonit, iu marin femrave lirinë dita –ditës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:42 am | |
| Disa nga problemet e veçanta që janë vënë në optikë të punës regjisoriale Së pari tregohet prezenca e nje pushteti, i cili shtiret sikur zbatohet ligji, kurse në realitet është një pushtet ku ”këndon” korruptimi. Një shembëlltyrë e këtij pushteti është përfaqësuesi i tij Maliqi, i cili përdor frazën e mbetur si ilustrim: ”Ligjin e bën Maliqi” që nënkupton më së miri se Maliqi bën atë çka dëshiron ai dhe shtiret sikur zbaton me rreptësi ligjin... Fytyrëzimi i personazhit prift del me fjalët gjoja profetike dhe të thëna nga mendja e perëndisë, duke e quajtur veten si njeriu i Perëndisë në tokë..., duke aluduar fuqishëm në thëniet dhe në veprimet e tij . Në këtë kontekst është dhe thënia e tij: ”Pa vënë dorën në plagë , nuk besoj...” Prifti, si njeri i besuar, kërkon rrëfimin e individit për të larë mëkatet , por edhe për të përftuar në veprime. Marigoja në kontekstin e veçantë vepron me zgjuarsinë e një femre të lënduar, që do të marri hak dhe veprimet e saj në film jepen shumë bukur, duke treguar reagimet e saj të studiuara , tërheqje të vëmëndjes me lajkat e shtirjet, duke ironizuar me shkathtësi veprimi e mendimi këtë lëmsh jetësor dhe përbuzës... duke lartësuar protestën e kundërveprimit. Mjedisi kundërvepron dhe merr nëpër gojë, siç e ka zakon, duke përfolur veprimet dhe duke transmetuar me fanatizëm këtë lidhje. Filmi jep me sekuenca të bukur zakone të mira të popullit tonë si zakoni i lyerjes me mjaltë, zakoni i bukës, i fëmijës e tjerë, po kështu edhe traditën e këngës etë valles popullore. Në këtë kontekst filmi ”Përrallë nga e kaluara” kryen një mision të madh për zgjim dhe jep mesazhe të mëdha për bërjen e një kujdesi të madh për të flakur zakone nëpërkëmbëse të personalitetit, sidomos të femrës e duke realizuar kështu misionin e tij filmik me sukses.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro Mon Feb 28, 2011 11:42 am | |
| Interpretimi i aktorëve : i bukur dhe mbushamendës... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro | |
| |
| | | | "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |