|
| LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" Tue Mar 29, 2011 10:45 pm | |
| KËRCËNIMI I AMEBËS Fragment nga romani në proces i autorit i bazuar mbi skicime të jetuari
Unë e njoha vrasësen time…. Lus që dhe ju ta njihni ose të njihni vrasësin (vrasësen) tuaj
nga Didian Shtatori 1. SHFAQURIA E AMEBAVE
Erdhi në portën e shtëpisë, trokiti me “hap” të rëndë, më falni me dorë të rëndë në portën e blinduar timen… Dola, kur ç’të shoh: bullafiqen e Pallatit tim 57 L. Dh . M’u kujtua në atë çast Adelina Balashi me komedinë e saj të pallatit. Fizionomia e saj kishte lëvizur krejtësisht nga vendi. Ishte spostuar në Lindje, por pa natyralitet lindje dielli. Vëreva menjëherë një lajthitje dinamike lëvizëse në hemisferate saj trunore…, e cila shprehet vetëm në psikopatitë apo lajthitëritë ekstreme! Filloi të çirrej autoritarishëm përpara derës sime… Dera e blinduar dëgjonte dhe qeshte me lajthitërinë e L.DH. “Merre qetë, shtruar “ - dëgjova një zë të njohur, i cili më fliste me këshillim aktiv te veshi im i djathtë , i shquar për të dëgjuarit aktiv,... S’i shpëton asgjë… Bën pronë dhe thashethemnajat më të mëdha të thashethemxhinjve më perfektë, në lidhje me personazhin “UNË”... E kuptova ishte zëri i Derës sime të blinduar... Bullafiqja fliste marramendas dhe marrarendas dhe ca cikla të minifemërores të ashpërsuar dhe të fizionomisë të humbur të femrës desh m’u përplasën në fytyrë, por si perëndishëm dora e Derës së blinduar më mbrojti me ngjyrimin e saj të kadifejtë fytyrën time dhe më shpëtoi nga këto cikla të padurueshme...sëmundjane, që pastaj kërkonin terapi drite eliminimi... Me një qetësi prezente unë po e dëgjoja marrinë e ngritur në shkallinën më të lartë... E pashë në sy dhe dallova një urrejtje madhore: sytë po i nxirrnin xixëllimë të egra urrejtjeje. Sa keq, kur deformohet një qenie që e ka emrin femër!... E pashë Universin e saj në këtë rast të rrëzuar... M’u duk kontrukti i saj me këmbë dhe ndërtim rëror, tek shfytyrohej plotësisht në hemisfera, konture... Kishte ikur nga qenia e saj femërore. Flisja në atë çast me një “rërë”, ku dhe algat kishin bërë punën e tyre pushtuese… Papritur pashë ca pjesëza ... Dallova ameba, ameba të vogla… Kisha respekt të pamat për AMEBAT, sepse më kujtonin profesorin tim të biologjisë, kur shpjegonte protozoarët dhe shumëqelizorët… Pale pastaj buburrecat e Kolorados, i prezantonte me një prezantim sfilimi dhe një ton impulsiv dëgjimi. “Ej, kujdes, mos hash ndonjë shpullë amebe, “- më këshilloi prapë Dera e Blinduar me tre çelësa sigurie... Sa shumë ameba po vrojtoja në mikroskop … Më dukej sikur isha në një laborator biologjik... Ameba e parë çuditërisht foli me rrokje në gjuhën time… me një të folur të memectë dhe nxori rrokje që unë e kuptova me njëherë “semantikën” e tyre…: “Me mu…a do … ke… sh ke..q….!” Ameba e dytë shtoi pas të parës: “ Je…ta jo…te është në f..i…ll te pe.. r..i..t… Kishte filluar një kërcënim i madh amebash (një bombardim ekzistent) “ Di…je mirë, - filloi kërcënimin Ameba e tretë..., se me ka...lla...sh do të... vri…tesh..” Në atë çast kërcënimi parafytyrova automatikun model 56, tip arme interesante, që bredh aq lirshëm botën dhe përdoret kudo... edhe është aktiv dhe në vendin tim... Ia njihja çdo të dhënë teknike të tij në perfeksion… Isha marrë gjithë jetën me atë dhe me shkollat në kohën e sistemit monist... Po më kërcënonte Ameba dhe me kë me “Automatikun model 56”, i cili dhe sikur të drejtohej në drejtimin tim do ta kthente kokën (tytën) nga përdoruesi i tij!… Kështu ka ndodhur me të gjitha kërcënimet ndaj meje… Por amebat e L.Dh ishin shumë të vendosura, pavarësisht nga shpërbërja e konturit L.Dh. Metastazat e vrasjes po më afroheshin jo tinas, por ballas… Ameba e tretë kishte ngjeshur në mesin e saj hollak një paketë… E kuptova. Kjo ishte ameba kamikaze që sakrifikon veten për të hedhur në erë të tjerët… Kësaj do t’i kushtoja pak kujdes, s’e s’dihej, mund të sillte fatalitet ikje , mosekzistencë… Eh, Lamtumirë jetë, lamtumirë projekte të së ardhmes, lamtumirë njerëz të mirë të të dy gjinive bukurore, lamtumirë Kongrese, Simpoziume, Konferenca,... !… Vdekjen s’e prisja në këtë kohë,... Po më vjen nga një Amebë… Po nxirrte dhëmbët kërcënimi dhe, papritmas, shpërtheu Ameba, e cila ishte stërvitur larg, larg nga vendi im, diku në vendet e kontinetit tjetër… “S…h…u…m..ë i k.a…pa..r..d..is..ur je t…i q…ë nu…k t..ë ka nj/e/r/i n…ë h…e…e…e s…aa….pp (këtu doli nga tingulli dhe gjuha jepte e merrej me tinguj, por…). E… d..i t…i s…e ç’….mun…(këtu ngatërroi tingullin “d’ me “t”) t...ë t...ë b.....ë....j ... u...n..ë?” - dhe m’u afrua pranë.... Ndjeva një aromë kutërbimi të keq. Ameba sot s’e kishte vështruar veten.. Ishte çuar shpejt e shpejt nga shtrati dhe s’i kishte bërë as kafenë e mëngjesit si zakonisht AMEBES së Zezë (mashkullore)..., prandaj ai sa herë kalon në rrugë vetëm gëlbazon vetveten dhe qesh duke përsjellë histori të venitura... Qesh si i budallepsur...Eh, kohë! Më ranë të gjitha librat mbi kokë, fakultetet, të gjitha redaktimet, kumtet, shkrimet e mia, çmimet, titujt, miqtë , shokët, kudo nëpër kontinente dhe më impulsuan të veproj... Thashë me vete “Hiqu gjeni ti...sa të duash... Ka thënë mirë K.-të. Këndo këngë vjershërimi ti!...Ndihmo dhe humanizo… Fol për letërsi paradoksale, numerike, fol për modernizëm, për futurizëm, hermetizëm…, surealizëm, gjetje të reja… Kërcënimi po të vjen nga një amebë kamikaze… “… Unë dëgjova i qetë belbëzimin dhe kërcënimin kamikaz dhe u interesova për Amebën kamikaze, t’i mësoja përvojën, duke i thënë : “Të lutem, o amebë kamikaze, si do të jetë vrasja ime?”(Edhe unë sikur i lutesha hënës në këtë teatralitet të stisur zbulues Mallkova në atë çast përgatitjen time profesionale të mundur “nocaut” në tapet!). “E me…një…..herë….shm…e. S’….do …..ke….sh ko…hë as të për…. sh…ë nd…e.. te… sh me…. të A..fër…m..i.. e t…u, “- më foli prerë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" Tue Mar 29, 2011 10:45 pm | |
| 2. LUTËSI AMEBËS KAMIKAZE U ktheva drejt një “lutësie” diplomatike ndaj Amebës kamikaze: “Të lutem, o Amebë, më le sa të paguaj Dritat, se e kanë ngatërruar keq ata te OSSH, kanë tre muaj që s’na kanë ardhur faturat, se shtohet kamata… Me le të paguaj një libër që kam në shtëpi botuese në botim … Është kushedi i sajti; më le të përshëndetem me miqtë dhe mikeshat e mia, kudo ku ndodhen në qytete e shtete, në forume e facebook, në qytetin tim, të cilin e dua aq shumë, me lagjen, me pallatin që shkoj aq mirë…. Tani do të më marrësh jetën, kur ky qytet mezi pret veprimtari letrare dhe historike, kur çmimet janë shtuar katër e pesëfish në ushqimet e përditshme, kur ne të zgjuarve edhe nëse jemi me shkollë dhe me tituj shkencor, nuk na dëgjohet fjala dhe në punë s’na vë njeri, se nuk u shkojmë sipas oreksve që kanë disa “sulltanate “ të rinj, ata që merren me korrupsion, kremastim, prostituim, helmim të bradhë dhe vënë të gjithë ju “që u shërbeni”... Të lutem…, o Amebë kamikaze, ti një shkollë të vogël ke dhe mua të më rrojnë të mëdhatë…Shokët, shoqet dhe miqtë e mi kanë marrë “mërgimoren”. Të lutem, mos të vritemi sot, se shtojmë kronikat e zeza... Vetëm këto ditë sa u aksidentuan dhe ikën nga jeta; vetëm këto ditë sa u vranë njeri me tjetrin, sa u hodhën nga Pallatet, sa u mbytën, sa u varën, sa u hodhën nga urat për motive të dobta, për kushte jetese… Lermë të marr shtimin e pensionit në maj a në korrik, lermë të fitoj pronën time, që ende s’më ka dalë e ligjshme, lermë të vendos autoritetin që të mos më hapen pakot me libra, apo letrat, që më vijnë kaq shumë përditshëm…. Të lutem, lermë të votoj dhe njëherë më 8 maj 2011, të shoh rezultatin e zgjedhjeve të drejta… Lermë të futem në Evropë me të dy këmbët… Lermë...të shikoj të konkretizuar dëshirën time të madhe të shprehur te “VILARËT E VERDHË”... “ * “Mjaft! Oh, ç’paske qejf ti! …” u hodh Ameba e gjashtë... “ Do ta mbyllësh atë gojë, se jemi ne që vendosim këtu... TI DO TË VDESËSH... PIKË”. E pashë tek e vuri pikën mbi “i” . I-ja po lëkundej nga pesha e rëndë e vrasjes sime. Më donte “i: -ja mua. Ia thoshte syri i saj. “J….o……j……o, - tha prerë Ameba kamikaze L.DH,- n...u...k t..ë jap kohë…. Un…ë do t…ë vr…i t e m v e t ë… e do të të in…t..e r…e ..s..so..h..em…”. Në atë çast u hodh Ameba e shtatë , e cila filloi të flasë rrjedhshëm: “Ik, motër, mjafton kërcënimi yt dhe lerna ne të tjerave të realizojmë këtë vrasje.. Ne do ta vrasim dhe fundja do të futemi në burg, do të na dënojnë 25 vjet…. Në burg do të sillemi mirë, do të na fali Presidenti dhe do të dalim… Ky do të jetë nën dhe , ne mbi dhe... “E vras unë me silenciator, shkrepje pa zhurmë dhe ky e ha… Kush do ta marrë vesh…” ‘Mos u mërzit se e parandaloj unë këtë, - tha Dera e blinduar në veshin tim...- Leri të zbulojnë panet etyre strategjike”. Kemi dhe metoda të tjera tha ameba e TETË “I futim një shiringë me helm dhe na merr të keqen...ky njeri që nuk e di që sot të zotët nuk duhet të jenë me shkollë, se shkolla paguhet nën dorë. Mjafton të kesh para dhe ia hedh... Nuk mbaj mend se ishin 100 Ameba kërcënuese por mbaj të tridhjete e tretën dhe të nentëdhjetë e nëtën e cila të punonte të nëntëdhjetë e nëntat. “Dëgjo ti... edhe po s’i realizuam kështu me këto metoda do të të thithim gjalkun qe ke në trup më shiringë komplet dhe ti do të fikesh...” “Unë jam më e ashpra,” - tha Ameba e NËNTËDHJETË E NËNTË,- Do të të heqim trurin dhe do të të lëmë vetëm trup… Hahaha vetëm trup…”. Një thenie që më pëlqeu. Trurin pastaj do ta luante ndonjë pjesë tjetër e trupit dhe unë do të futesha në librin e madh Gines… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" Tue Mar 29, 2011 10:46 pm | |
| * Pasi mbaruan të gjitha Amebat së foluri, njëqindshe e plotë, u rikonturua trupi amebian I L.DH fqinjës budallaqe të pallatit tim: “Kështu do ta pësosh ti , do ta shikosh… do të të vras, do të të vras… Me kallash apo me lëndë eksplozive, apo … Do të hedh në erë…” dhe duke ngjitur shkallët, ku ai trup kishte ndërruar pjesët: truri kishte zënë vendin e të ndenjurave, ndërsa të ndenjurat, të cilat unë në përgjithësi i quaj figurativisht “alpe” , por në këtë rast ishin 200% të ndenjura, kishn fituar deri në vrasjen time të drejtën e trurit dhe të atij të rrëzuar nga pushteti… Nazizmi ishte ulur këmbëkryq… U nxeva në këtë moment. Doja të përdorja ndonjë të fortë, por thashë përsëri i qetë: “Ik, tani , s’e nuk merrem me Koroboçkat e Gogolit që u varen qyrrat si lëng kastraveci”… L.Dh me trupin e rënduar u ngjit nëpër shkallë , krejtësisht e deformuar me kërcënimin: “Do të të vras… Doooooo tëëë të vras…” Kanibalizmi i saj ekstrem u shfaq i nazistuar... Në dyert e apartamenteve kishin dalë zonjat që ndiqnin skenën, kush më hsumë dhe kush më pak shkollë se L.DH. Burrat kishin shkuar te kafenetë o të pinin një kafeos etë lozninm ekartra, domino, një çikë shah apo të hidhnin një rromuz e të merreshin me ndonjë thashethemnajë : “Si përfundoi historia e asaj , e këtij apo eatij...”.. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" Tue Mar 29, 2011 10:47 pm | |
| Ndjeva dorën e Derës së blinduar q ëmë përqafojë... Pastaj puthjene nimfave që kishin zëvendësuar sakaq amebat e frikshme dhe llafazane...
Dritimi i ngjarjes Kronikani shkroi më vonë: Cili ishte shkaku që ndodhi ky zbulim i madh i vrasëses së Didian Shtatorit? Një natë më parë Didian Shtatori kishte kapur duke përgjuar në derën e Blinduar të shtëpisë së tij me vesh të vendosur te vrima e çelësit të sipërm të saj të bijën juriste M. Dh të tërësisë Amebore L.DH dhe të nesërmen në mëngjes i tha: “Përsërite dhe një herë atë përgjiim antiligjor në derën time..pa do të shikosh se si do të reagoj...” dhe, si shkas i këtij veprimi, Bullafiqja e kapardisur u shfaq me tërësi formati eliminimi në prag të derës... Kjo çështje iu relatua dhe Policisë së Shtetit në vendin, ku banon Didiani... Kanë kaluar qysh atëherë disa ditë dhe L.DH vazhdon kërcënimin ndaj bashkëshortes së Didianit.
Kanë kaluar nga kërcënimi plot 55 ditë dhe jeta e Didianit është në fije të perit... Ende s’ka ndodhur ndonjë gjë. Policia e ndjek çështjen... Ende nuk është fanitur automatiku, lënda eksplozive, shiringa, selenciatori, transplantimi ideor...Por një ditë do të shfaqen... Didiani tani e njeh vrasësen e tij të shfaqur... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" | |
| |
| | | | LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS" | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |