Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:02 pm

Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm
Reportazh
Voltiza Duro, gazetari- komunikim

Jam e emocionuar tek përcjell lajmet e ndritshme që vijnë për Shqipërinë.
Lajmi i një dite më parë
7 Nëntor 2010
Agjensitë e lajmeve dhe media e shkruar shpërndan lajmin:
“Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian do t’i hapë sot dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës drejt vendeve të zonës Shengen.
Ky lajm historik për Shqipërinë, të cilës iu deshën 19 vjet të kapërcenin barrierat dhe historinë e eksodit të 1991-shit me hapjen e ambasadave, është përcjellë në të gjitha agjencitë e huaja të lajmeve. Mësohet gjithashtu se edhe vendet që votuan kundër rezolutës për heqjen e vizave në Parlamentin Europian nuk mund ta bllokojnë më marrjen e vendimit përfundimtar në Këshillin e Ministrave të BE-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:03 pm

Për agjencinë e lajmeve ANSA, burime diplomatike bëjnë me dije se marrëveshja është arritur dhe dyshimet e hedhura nga vende si Franca apo Holanda duket se janë tejkaluar. Ne shpresojmë në arritjen e konsensusit në mënyrë unanime, bëjnë të ditur burimet diplomatike nga Brukseli, megjithatë një vend i vetëm nuk mund ta bllokojë vendimin që do të merret me shumicë të kualifikuar.

Pas këtij vendimi, i cili do të duhet të botohet më së pari në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë. Megjithatë, vendet e Bashkimit Europian, të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen, kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:04 pm

Po cilat do të jenë disa nga rregullat apo “kushtëzimet” e lëvizjes së shqiptarëve dhe boshnjakëve përfitues?


Liria me vizat do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës Shengen, përveç Britanisë dhe Irlandës. Komisioni i BE-së i ka kërkuar Tiranës zyrtare dhe Sarajevës zyrtare t’ua bëjnë të qartë qytetarëve të tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrim në BE, pas problemeve që u përball Europa me azilkërkuesit e Maqedonisë vitin e kaluar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:05 pm

”Suksesi” i mirëpritur

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian pritet të votojnë sot në shumicë pro heqjes së vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se vendimi i marrë në Parlamentin Europian do të adaptohet me shumicë votash nga përfaqësuesit e qeverive të BE-së, që janë edhe hallka e fundit vendimmarrëse në këtë drejtim. “Vendimi do të hyjë në fuqi pak para Krishtlindjeve”, citoi një ditë më parë gazeta “Eu Observer”.

Një ditë më parë, kjo gazetë përcolli skepticizmin e Francës, e cila mban një qëndrim të rezervuar ndaj vendimit ku ministri i saj i Brendshëm duhet të votojë dhe arsyeja lidhet vetëm me shkakun e emigracionit të pakontrolluar.

Po kështu, edhe Holanda është treguar kritike, duke e vendosur theksin te mungesa e reformave, cilësia e demokracisë, por edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar. Por vendimi për Shqipërinë dhe Bosnjën nuk do të vihet në dyshim për aq kohë sa vendimi do të merret me shumicë votash.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:05 pm

A ekzistojnë kritika për Shqipërinë?

Pavarësisht një vendimi pozitiv për vizat, progres-raporti i vitit 2010 ka përcjellë kritika për Shqipërinë dhe duhet nënvizuar se ai është një dokument i përbashkët i BE-së. Më real është shqetësimi që pason hyrjen në fuqi të lëvizjes së lirë, për të cilat BE-ja do të testojë edhe prirjen e qytetarëve shqiptarë.

Në mjaft deklarime dhe qëndrime, por edhe në fushatën e nisur nga qeveria shqiptare, opinioni po përpunohet me idenë se heqja e vizave nuk jep të drejtën e një qëndrimi të pakufizuar në hapësirën Shengen.
*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:05 pm

Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave me Shqipërinë
UPDATE- Eurodeputetët konfirmuan me vullnet të përbashkët se Shqipëria ka plotësuar kushtet e udhërrëfyesit si dhe tre kriteret shtesë të Komisionit Evropian. Me plot 538 vota pro dhe vetëm 47 kundër, bëjnë që projekti të kalojë me sukses drejt Këshillit të Ministrave
S’ka surpriza. Qytetarët shqiptarë do udhëtojnë të lirë në vendet e “Schengen”-it evropian brenda vitit 2010-ë. Me 538 vota ‘pro’ dhe vetëm 47 kundër, bënë që Parlamenti Evropian të kalojë me sukses raportin për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje- Hercegovinës. Në fjalën e saj para votimit eurodeputetja Fajon i ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të saj që të votojnë ‘pro’ heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen pasi të dyja këto vende i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e KE-së për heqjen e vizave. Pas orëve të tëra diskutimesh, europarlamentarët hodhën në votim draftin, duke e miratuar atë me shumicë dërrmuese. Pas votës unike në PE, pritet që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në datat 8-9 Nëntor, të aprovojë përfundimisht liberalizimin e vizave Shqipëri-BE…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:06 pm


Shpërthim urimesh të shqiptarëve (Marrë sipas thënies së tyre):
“Më në fund edhe për ne u hap drita jeshile. Urime per popullin shqiptar që mbas shumë e shumë vitesh vuajtje e persekutim arriti ëndrrën. Këtë liri e lëvizje, që na e dha bota ta dimë ta shfrytëzojmë për të mirë.…
Urime edhe politikës shqiptare për këtë arritje!
*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:07 pm

“Ndien vërtetë kënaqësi, kur dëgjon një lajm të tillë…Edhe pse është vetëm fillimi i asaj rruge, që pretendojmë….”
*
Po çfarë deklaroi Kryeministri i Shqipërisë në këtë ditë të shënuar?
Berisha: Liberalizimi i vizave - vendim historik

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vlerësuar si “ditë historike”, vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë.

“Ndjej krenari në këtë ditë historike”, tha Berisha dhe shtoi se “ky vendim është edhe kurora më e ndritur e përpjekjeve për integrim evropian të kombit, që dy dekada më parë ishte kombi më i izoluar dhe më i vetmuar”.

Më tutje, në konferencën e sotme për shtyp në Tiranë, kryeministri Berisha, theksoi se “ky vendim është edhe votëbesimi më i fuqishëm dhe suprem i përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të BE-së, ndaj reformave të suksesshme nga qeveria shqiptare”.

Sipas tij, ky vendim u mor “nga lufta zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:07 pm

Po lideri I opozitës Edi Rama?
Rama: Liberalizimi i vizave – kënaqësi e rrallë për shqiptarët

Lideri opozitar në Shqipëri, Edi Rama, ditën e sotme e ka vlerësuar si një “ditë të rrallë për kënaqësinë që u sjell shqiptarëve”, vendimi i Parlamentit Evropian për ta mbështetur Shqipërinë në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vota e Parlamentit Evropian për liberalizimin e viziave i hap dyert e Evropës për çdo qytetar të këtij vendi dhe lajmëron fundin e peripecive 20 vjeçare të shqiptarëve, për një leje lëvizjeje në Evropë”, tha Edi Rama, sot në Tiranë.

Lideri i Partisë Socialioste opozitare, ka shprehur mirënjohje të veçant për socialisten evropiane, Tanja Fajon, duke thënë se “e kreu me zotësi e pasion detyrën”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Berisha, për liberalizimin e vizave, ai theksoi se “për paradën e kryeministrit nuk dëshiroj të bëj asnjë koment në respekt të shqiptarëve pa dallim bindjesh e përkatësish politike”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:08 pm

Së fundi , pas shumë e shumë përpjekjesh madhore, pas një kalvari të gjatë, u konkretizua një fitore e madhe: Ra “Mbretëria e Vizave”… ”Një Mbretëri e rëndë dhe e lodhshme për shqiptarët ëndërrues me një startim demokratik drejt Evropës… Një Mbretërim I rëndë I pritjes së gjatë të liberalizimit të vizave… Një mbretërim I rëndë i moskontaktit ballëpërballë të familjarëve , të ndasive të prindërve nga fëmijët e tyre të emigruar pas ngjarjeve të korrikut të vitit ’90, ku shqiptarët thyen “klonet” e telave me gjemba, dhe bumerangun e madh të shkëputjes nga Evropa dhe bota… U shua me ketë lajm vendimtar një epokë e lotimit pas “Emigrimit të Madh shqiptar: të viteve ’90… U shfaq në ekrane televizivë nga prestigjiozët jashtë vendit dhe brenda vendit si dhe në median e shkruar ky rast epokal dhe ky triumf shqiptar… , triumf I shqiponjave të etura për liri fjale, për liri veprimi, për diskutim përballë për të treguar dhe dijen shqiptare drejtpërdrejt…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:09 pm

Një fund për diskriminimin dhe ndarjen! Një fund i gëzuar për dritën dhe diellizimin, një realizim kontakti me Botën aq të sharë, aq të nëpërkëmbur nga politikat e kohës së ikur…, të perënduar dhe të pakthyeshme, pasi mentaliteti i së resë është rritur dhe ajo po buis nga sythet e saj lulnaja të ndritshme dhe ylberore. Një “ hijezim i madh “ u perëndua dhe mbi Malin më të lartë shqiptar lindi një Diell i madh i plotë, sinonim i një epoke të re, pa dallesa, pa dallime, pa racizëm, vërshimit drejt një civilizimi e qytetërimi modern…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:09 pm

*
Sa u desh për të arritur në “Mbretërinë e bukur të lëvizjes së lirë” në Evropën e madhërishme… U kapërcyen me punë të mirëfilltë diplomatike dhe realizme shumë detyra të vëna, shumë kushtëzime, të cilat u konkretizuan me hapjen e rrugëve të moderuara… Ditën e 8 Nëntorit nga sytë e bukur të shqiptarëve të çdo moshe u shkëput një lot I madh.. Këtë herë ishte një lot i madh gëzimi, i cili rridhte nga sy të qeshur. Qeshte nëna për këtë lajm ogurmirë , motra, vëllai, fëmijët, që nuk njihnin të afërtit e tyre të zemrës, të larguar në emigrim të detyruar… Fund ndarjes së detyruar!… Shqiptarët kishin dalë në det të hapur… Evropa kishte pranuar në gjirin e saj shqiptarët, këta banorë të kahershëm të saj, të ndarë nga peripecitë, nga copëtimet, nga kthesat politike dhe kishte dhënë shansin e madh… të njehësimit .
*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:10 pm

E ndiej veten të gëzuar në tej kulm. Bashkohem me njerëzit që demonstrojnë gazmimin e madh. Është një gazmim i natyrshëm i buruar nga shpirtra të bukur, por që kanë kaluar “odisera dhimbjeje”.. . Shpirtra që kurrë nuk u gëzuan. Dhe në këtë panoramë gazmore me mendjen time kthehem në retrospektivë: Sa jetë u sakrifikuan në një sakrilegj të pandalshëm! Sa njerëz humbën jetën në një përpjekje për t’u shkëputur nga vendi i tyre i dashur për një jetesë sa më të mirë, për një ndryshim të madh… Sa njerëz ndërmorën akte sakrifice për të mbijetuar, por që përfunduan në fund të detit, në hone dhe njerëzit e afërm nuk dinin ku të vendosnin një tufë lulesh të freskëta për kujtimin e tyre. I hidhnin në det në këtë “memorial të nderimit”, që gjithmonë është i dallgëzuar, lotëshumtë; i hodhën lulet në humnerat e përpjekjes në rrugëtimin drejt një vendi fqinj… Sa sakrifica dhe nderim i humbur në tym…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:13 pm

*
Eci mes kalimtarëve gazmorë. Kryefjala e ditës së sotme është vetëm ajo fitore e madhe, ai urim i madh për këtë fitore… Më shfaqen në sytë e mi ato pamje madhështore të një ndeshje ndërkombëtare në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në ditët epara të tetorit, ku një banderolë e madhe me portretin enjë parlamentare evropiane shndriste nga fjalët falenderuese të nëj populli : “Faleminderit Tanja Fajon!…”. Një falenderim emblematic për një parlamentare që u përpoq aq shumëpër Shqipërinë , për popullin e saj. Populli ynë gjithmonë e ka shprehur dashurinë dhe sinqeritetine tij .
Makina me flamurë kombëtarë lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit dhe boritë e makinave gjëmojnë duke përcjellë këtë lajm të madh historik. Eja këtu, o buzëqeshje e shpirtit të lirë, të lëvizjes së lirë…
Të gjithë sot janë të bashkuar në festim. Më kumbojnë në vesh këngët më të bukura të Atdheut tim… Papritmas i afrohem një grupi të madh studentor. Njëri prej syresh, një djalë i bukur, ezmer, u thotë shokëve dhe shqoqeve të veta: ‘”Së fundi, ja fituam… Kjo lëvizje e lirë do të përjetohet më mirë se nga kushdo nga ne që jemi të rinj, që do të na hapet perspektiva e madhe…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  EmptySat Dec 18, 2010 9:16 pm

“ Tashmë do të themi se, dikur shqiptarët nuk lëviznin dot pa viza, ndërsa tani janë të lirë të lëvizin…”. hidhet një studente tjetër.
Unë jam pas tyre dhe ndjek bisedën e tyre, e cila shpreh botën e tyre dhe reagimin e madhe, pas këtij vendimi të madh.
“Tani ne duhet të mendojmë, pas përfundimit me sukses të Universitetit të vijojmë me kurse specilizmi …”- shton një studente e veshur shik.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty
MesazhTitulli: Re: Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO    Shumëpritshmëria  e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shumëpritshmëria e një lajmi të gëzueshëm nga VOLTIZA DURO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Përralle nga e kaluara " Pegasi Voltiza Duro
» LAJM I GËZUESHËM PËR PEGAISTËT
» Poezi nga Shqiponja Duro

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: