|
| Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional Fri Feb 18, 2011 12:37 pm | |
| Muzika e ndërthurur me një tekst a poezi të bukur ca më shumë ka magjinë e saj që të merr me vete dhe të fton në orbitën e saj, kështu ajo hyn në skutat e shpirtit dhe çdokush bëhet satelit apo pre i saj. Jeta kalon. Vitet zënë vend në trungun e drurëve që motohen. Mbarë bota e formave vjetërohet e përtërihet. Vetëm muzika s’ka moshë, s’njeh pleqëri. Ajo është e pavdekshme. Muzika është det i brendshëm, thellësia e shpirtit. Në sajë të saj arratisen si kope resh ditët përvëluese e me ngrica, ditët e dhimbshme që i dëbon shqetësimi. Ndërsa … muzika nuk njeh fund. Ajo “jeton” jashtë e brenda botës. Muzika është botë më vete. Muzikë, ti je mike e pandarë, drita jote hënore është e ëmbël e njerëzit rendin drejt teje dhe thithin në gjoksin tënd erën joshëse të qumështit të ëndrrës! Muzika është përtej së keqes. Ajo është tej, përtej së mirës, së bukurës, së madhërishmes. Kush ngre folenë tek ti rron jashtë telasheve të kohës. Muzika të bën të qetë, të fortë, të fal lumturi, largon trishtimin, të bën ëndërrues, të bën me krahë, të deh, të jep shëndet, të gëzon, të zgjat jetën. Vjen një ditë dhe… jeta e njeriut këputet, por arti i madh e i bukur, arti sublim i muzikës vazhdon të rrojë. Muzika veç lind, rritet e zhvillohet. Lum kush e dashuron e i përkushtohet asaj. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional Fri Feb 18, 2011 12:38 pm | |
| Është nevojshmeri që në kushtet e një lëvizje të tillë dhe kulmi të tillë të sinkronizohet poezia (teksti) me muzikën , pasi falë lirshmërisë së të krijuarit, tashmë, flasim për Shqipërinë, por nuk përjashtojmë edhe vendet afër nesh, që tekste poetike mund të bëjë kushdo, veçse të shtrijë ca shtresa vargëzimesh, të cilat s’thonë asnjë dhe korrja poetike edhe muzika janë të vlagëta, pa sensi e nevojshëm. Kanë dalë në arenë vjershërimi shumë poetë të talentuar, ndaj kërkohet një bashkëpunim i zellshëm, i kërkuar, me gjetje, fantazi, plot imazh për të paraqitur vepra muzikore të lartësuara. Jo pa qëllim trajtuam këtë kumt për muzikën dhe lidhësinë me poetikën nga fakti që poetja Enrieta Sina në krijimtarinë e saj poetike ka realizuar një bashkëpunim të frytshëm me muzikën , për rreth 40 tekste kënge të krijuara prej saj në veprimtari të ndryshme muzikore, por kulmi i saj arriti me tekstin “Pyes lotin’’ kompozuar nga kompozitori Valentin Veizi dhe kënduar nga këngëtarja e talentuar Elsa Lila në Festivalin e këngës në Radio Televizion në vitin 1996, këngë kjo e cila fitoi Çmimin e parë në këtë festival. Për të arritur në këtë lartësi duhet një kombinacion harmonik midis forcës poetike të poetit, melodisë së kompozitorit dhe interpretimit virtuoz të këngëtarit (këngëtares). Dhe një harmonizimi tillë u shpreh pikërisht tek kjo këngë e prezantuar. Enrieta me këtë tekst tregoi vlerat e saj poetike, ndjenjëzimin, përcjelljen e mesazhit dinamik dhe paraqitjen e reales.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional Fri Feb 18, 2011 12:40 pm | |
|
INTERVISTË ME ENRIETA SINËN Pjesa e parë Zonja Enrieta, keni kaq vjet që merreni aktivisht me krijimtari në gjini të ndryshme, publicistikë, botime të gazetës dhe revista letrare për fëmijë si dhe me veprimtari shoqërore. Një veprimtari e gjerë, plot nerv, kërkim, lodhje. Për të arritur që pjesëmarrësit në këtë auditor të realizojnë një njohje sa më konkrete për ju do të dëshiroja t’ju drejtoja disa pyetje. Duke bërë një kontrast me të kaluarën shkurtimisht do të doja t’i përgjigjeshit pyetjes: 1. Çfarë vini re në atë që rrejdh, pas ndryshimit të konceptit dhe fushat ku ju protagonistoni? E kam fjalën për lëvizjet poetike, për prozën , median e shkruar dhe atë vizive… 2. Si mund ta përkufizoni lirikën tuaj: Lirikë e shpirtit tuaj apo lirikë e vjelur nga protagoniste të tjera dhe e brujtur në magjen e kreaturës suaj? 3. Sa ndikon në poezinë tuaj çasti, syri i menduar, malli, puthja, premtimi, loti, falja, mesazhi, trëndafili, mos mbajtja e fjalës, tradhtia? 4. Proza është bashëkudhëtare e përhershme juaj, a ka ndonjë “marrëdhënie kontraktuale” me poezinë. 5. Ju jeni një femër që, herë pas here tentoni me sukses, jo vetëm në krijimtari poezi, prozë, por edhe në gazetën që ju drejtoni dhe botoni, të zbuloni anë të pazbuluara të femrës, por edhe të mashkullit. Gazeta “Horoskopi” është një gazetë ndjenje, mësimi, kurioziteti, provuese e inteligjencës, e dëshiruar dhe e lexuar edhe këtu në Gjirokastër. Nga analiza që i keni bërë këtij fakti të çmuar, ku e bazoni suksesin e saj ?
Pjesa e dytë Pyetje në lëmin e këngës 1. A mund të na thoni sesi u zbulua që ju kishit një krijimtari me trajtesë të veçantë? 2. A mund të sillni ndërmend tekstin e këngës së parë që keni shkruar? 3. Teksti i këngës "Pyes lotin" kënduar nga Elsa Lila, cilësohet e përkufizohet si një tekst i goditur. 4. Dy anët e medaljes: “Një kritikë, një meritë për tekstet që shkruhen sot dhe këngët, të cilat konkurrojnë në Festivalet e Këngës, “Kënga magjike” , “Top Fest” e tjera. Cili është mendimi i Enrieta Sinës për këtë çështje? Pyetje të veçanta 1. Udhëtimi juaj gazetaresk 2. Cili shkrimtar ju tërheq më shumë? 3. Cila ka qenë dita më e bukur që mbani mënd deri tani? 4. Hobi juaj? 5. Cila është ngjyra që ju pëlqen, kë veti dhe cilësi dhe virtyt çmoni te njerëzit? 6. Cili është idoli juaj në letërsi, në gazetari dhe në muzikë? 7. Ç’pjesë të jetës suaj zë Familja, Shoqëria? Diçka për familjen tuaj. Përgatitur nga publicist Astrit Reçka
Filmoi veprimtarinw dhe e dha në stacione televizive : I. Buçpapaj Në TV Shqiptar Enrieta Sina propagandoi veprimtarinë e zhvilluar në dy qytetet e Shqipërisë Gjirokastër dhe Përmet. Në këto veprimtai merrte pjesë Presidenti i Lidhjes poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani dhe Sekretari i përgjithshëm i saj Agron Shele
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional | |
| |
| | | | Poetja ENRIETA SINA Rrugëtim Pegasi Interancional | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |