Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shko poshtë 
+9
Femi Halimi
fatlum
Medalim
arberia
xhiti
xhema
BashKom
Driniiiii
Atdhetari
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 14  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:41 pm

Njgeles i duken pak 3 shqiptar te vdekur , per ate nuk mjaftojne as 13.000 !

Cito :
Ngjela: Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne
Ngjela: Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi ka bere apel dje per ngritjen e popullit ne kembe. "Neser te gjithe ne kembe, kjo eshte nje lufte e rende. Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne per ta fituar betejen", ka qene deklarata e ashper e Ngjeles. Sipas tij, vrasja e tre personave ne demonstrate eshte nje prej ngjarjeve me te renda ne historine e vendit dhe se qytetaret duhet te ngrihen ne kembe per te nderuar kujtimin e deshmoreve. Deklarata e kreut te PDL u be mbremjen e djeshme, gjate vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin Ushtarak. "Dhjetera te plagosur dhe tre te vrare. Eshte masakra me e madhe ne historine e Shqiperise. U them shqiptareve te gjithe ne kembe per te respektuar deshmoret. Nga te kater anet kane qelluar me snajpera. Ne funeral te gjithe te respektojme viktimat dhe te ngrihemi ne kembe", tha dje Ngjela. Nese deklarata e lidereve te tjere te opozites kane qene me te moderuara, duke kerkuar gjetjen e fajtoreve per vrasjen e tre personave, Ngjela ka bere serish apel per te ngritur popullin ne kembe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:42 pm

Shkrimin që nuk do të doja ta shkruaj
25-01-2011 / Nga Ekrem Kryeziu (dramaturg)


Inteligjencia post festum!

Duke i shikuar në televizionet shqiptare dhe ato gjithëbotërore grupet e çakërdisura se si me shkopinj të gjatë, hunj dhe shufra të metalit e sulmonin policinë që mbronte institucionet, në ninëzën e mendjes mu ngjallën pamjet e turmave serbe, të orkestruara nga krimineli i luftës Millosheviqi

Dhe ndodhi në Tiranë 21 janari. I egër, i dhunshëm, i përgjakshëm, pjesëtari së cilës kurrë nuk do të doja të isha, edhe pse jam edhe unë shqiptar, si të gjithë ata që ulërinin në sheshin para kryeministrisë. Çfarë tash? A mjafton të kënaqemi me këtë konstatim dhe, të mbështjellë me mospërfilljen intelektuale ndaj të vjellave të plebsit të cilit ne, intelektualët, nuk i takojmë, t’i presim reprizat e happening-ëve të këtillë?
Duke i shikuar në televizionet shqiptare dhe ato gjithëbotërore grupet e çakërdisura se si me shkopinj të gjatë, hunj dhe shufra të metalit e sulmonin policinë që mbronte institucionet, në ninëzën e mendjes mu ngjallën pamjet e turmave serbe, të orkestruara nga krimineli i luftës Millosheviqi. Këto falanga të udhëhequra nga ky ish-komunisti tentonin dhe për një dekadë të tërë dhe ia dolën të shkelnin çdo gjë që atyre nuk u shkonte për hatër. Atëherë, në Serbi, mëkëmbësit e Millosheviqit e shpikën togfjalëshin arsyetues “Ndodhi populli”. Kur “ndodh” populli, gjegjësisht, turma, atëherë të mos habitem çfarë lënë pas vete ky stamped popullor. Kur demat marrin turr, dihet çfarë ngel pas. “Demat” e Millosheviqit e kallen Ballkanin duke lënë pas qytete të rrënuara dhe viktima të panumërta. Hiç disa emra të njohur të cilët emigruan, pjesa dërmuese e inteligjencies serbe po heshtte po si në kohën kur u ngrit Hitleri.
Më 21 janar në sheshet e Tiranës mu duk se, fatkeqësisht, “ndodhi populli”. Millosheviqi e kalli Ballkanin, uroj që dirigjenti “ndodhje të popullit” në sheshet e Tiranës të mos e kallë Shqipërinë si në të kaluarën.
Dirigjenti i kësaj “Ndodhjeje”, skuadronet sulmuese të së cilës ishin paguar, një ditë para erupsionit, ishte arsyetuar se ai nuk përgjigjet për atë që mund të ndodhë nesër (!). Inteligjencia shqiptare, jo të gjithë, pas këtyre ngjarjeve tragjike e ngrehu zërin. Vonë! Post festum!
Nuk dua të mendoj se diçka gjenetikisht nuk është në rregull me ne. Nuk dua të mendoj se po na përsëritet historia ku ka shembuj se më me dëshirë kemi rrënuar se që kemi ndërtuar. Nuk pajtohem me këtë mendim. Ky reflektim është atavizëm të cilin pushtuesi është munduar të na ngulit në mendje bindjen se ne jemi shkatërrimtarë.
Inteligjencia është ajo që, me dritën e mendjes, duhet ta ndriçojë epokën që e jeton. Të jetë paraprijëse, jo në bisht të ngjarjeve. Heshtja e inteligjencies është me pasoja që vështirë riparohen. Kjo që ndodhi më 21 janar, që kurrë nuk do të doja të përsëritet më, i ka rrënjët pikërisht në heshtjen dhe konformizmin e inteligjencies shqiptare. 21 janari 2011 është vetëm maja e ajsbergut që rrezikon ta ngrijë edhe një herë botën shqiptare. Është fillim i finales së artikulimeve ogurzeze. Dhënia e çelësit të Tiranës, Goran Bregoviçit të birit të gjeneralit të ushtrisë jugosllave, e cila prej 1945-1999 ishte ekzekutore e shqiptarëve të Kosovës, Goran Bregoviçit, kompozitorit të filmave të Kusturices, kanakarit të Millosheviqit, i cili në Pallatin e Kongreseve të Enver Hoxhës i këndonte Kallashnikovit dhe, për çudi, publiku tiranas m’i ngjasonte turmës së mpirë që në trans duartrokiste. Edhe sot e kësaj dite ndjej dhembje për ta, siç më dhimbsen edhe të shkretet e manipuluar të këtij 21 janari të zi.
Edhe për njërën palë edhe për tjetrën do të them siç thoshte Krishti “O Zot falja mëkatet se nuk dinë çka bëjnë”. Izolimi i gjatë komunist i ka shkatërruar në rrënjë, prandaj çfarë do që i ofrohet nga jashtë e pranon si vlerë.
Nëse nuk e fajësoj publikun në “koncertin” e Bregoviçit, nuk e fajësoj as në “koncertin” e 21 janarit. Fajtori kryesor i këtyre dy “koncerteve”, prej të cilëve ky i dyti ishte i përgjakshëm, është ai që dëshiron të ngritët mbi kufoma të pafajshmëve për të ardhur në pushtet.
Si shqiptar që jam dhe që e di kush është Bregoviçi, ky jugosllav i mykur, po kam frikë se nuk po e di se kush është ideatori i këtyre dy evenimenteve. Nuk do të doja të them se një shqiptar mund të veprojë kështu kundër të shtetit të vet. Ç’e do duhet të pajtohem me realitetin. S’është e rastit që dejmaraku Bregoviq, i cili haparitej në karrigen e tij në skenë dhe si në kafenetë serbe nga të cilat skuadronet vrastare të ushtrisë së babait të tij niseshin drejt fshatrave dhe qyteteve të Kosovës, i këndonte kallashnikovit. Kur dikush ia lë livadhin e pambrojtur demat e Millosheviqit mund ta kullosin sa të duan.
Si atëherë edhe tash inteligjencia shqiptare fatkeqësisht heshti. Heshtjet e tilla në kohën kur duhet të flitet po na kushtojnë dhe do të na kushtojnë shumë.
Heshtja e inteligjencies shqiptare ndaj akuzuesit të “Rrugës së kombit” duke e quajtur këtë lidhje gjaku kombëtar si “Rrugë të asgjëkundit”, “Rrugë të kotit”, u pasua me një prononcim të çuditshëm në njërin televizion kombëtar shqiptar kur një analist i paguar, fatkeqësisht, edhe ai bir komunisti, të cilin po ai regjim të cilit me devotshmëri i kishte shërbyer e kishte burgosur, i akuzon ideatorët e “Rrugë së kombit” si shkatërrues të ambientit.
Pjesë të ajsbergut të 21 janarit janë edhe tentativat që, disa qarqe intelektuale të Shqipërisë synojnë t’i rremojnë themelet e gjuhës së njësuar. Heshtje pas heshtjes dhe një Zot e di kur do të ndalet orteku rrënues.
Një vëlla imi që është sa pjesë e Kosovës aq e Shqipërisë dhe e botës ma tha një anekdotë popullore që nuk e kisha dëgjuar më parë: “Nëse një shtëpi e ka një të çmendur, të gjithë anëtaret e asaj shtëpie vuajnë, pos të çmendurit”.
Mos t’i rrënojmë rrugët mbi të cilat ishte dashur të ecim drejt botës së qytetëruar. Në këtë rrugëtim nuk do të na ndihmojnë as urrejtja as falangat zjarrvënëse.
Detyrë e Inteligjencies është që të çmendurit të mos i lihet flaka në dorë se ai lehtësisht mund ta kallë shtëpinë.
Shqipëria është shtëpi e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë ata dhe për këtë arsye e ndiej për detyrë që ta mbroj nga të gjitha ata që synojnë ta përbaltin nderin e Shqipërisë Euroatlantike, Shqipërisë të cilës iu hapen dyert e Evropës, Shqipërisë me ekonomi në rritje. Kjo Shqipëri për herë të parë në historinë njëshekullore si shtet po arrin të jetë mbështetëse e denjë në luftën diplomatike të Kosovës për forcimin e pavarësisë. Shqipëria e fortë, siç është, do të jetë krah i djathtë i Kosovës drejt përballimit me sulmet dhe planet djallëzore sllavo-bizantine, kësaj radhe të shestuara nga Dick Marty me shokë. Tentim dobësimi i pavarësisë së Kosovës edhe kësaj radhe sikur po ndodh në pajtueshmëri me forcat shkatërrimtare, të cilat nuk po reshtin t’i vënë nënkëmbëzën Shqipërisë, e cila nuk ka qenë kurrë më mirë se sot.
Shqetësimi im nuk ka fund dhe do të doja që ky shqetësim, që nuk do të doja të ishte vetëm imi, të artikulohet në mënyrë të theksuar edhe nga inteligjencia shqiptare dhe të drejtohet kundër ajsbergut që po synon ta akullzojë Shqipërinë dhe me të edhe të gjithë shqiptarët.
Uroj që ta duam Shqipërinë dhe të mos e kemi për turp që këtë ta themi hapur dhe më shpesh.
Është kohë koha që të gjithë të dalim, “Te sheshi, te sheshi o burra”... Jo të mbarsur me urrejtje, por me dashuri, se dashuria e shkrin edhe ajsbergun më të madh. Të mos harrojmë se të gjithë jemi shqiptarë, jo kosovarë, jo përmetarë, jo labë, jo jugorë, a veriorë, por të gjithë shqiptarë.
Po të mendojmë dhe veprojmë kështu, kurrë nuk do të përsëriten 21 janari dhe marritë e tjera gjakatare. Inteligjencia nuk duhet të heshtë, nëse do të jetojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:44 pm

Ekskluzive nga Athina/Demonstrata e 21 Janarit, reaksion puçist, me bashkëpunimin e celulave terroristo-politike greke
25-01-2011 / Nga Leonard Quku


Demonstrata e dhunshme e Partisë Socialiste, s’ishte kurrsesi e rastësishme, por të fshehura nën rrogozin e një skenari të zi që zbarkoi në Tiranë me kontigjentin më të errët kriminal. Kështu, Edi Rama dhe PS paskan menduar më së miri për 21 Janarin. Paskan menduar për shumë më tepër sesa thjesht një protestë, apo tubim në shenjë pakënaqësie ndaj politikave të qeverisë. Deri këtu jemi plotësisht në rregull dhe s’kemi asnjë kundërshtim. Por, çfarë ndodhi pasditen e 21 Janarit? Përveç një dite të ftohtë, tipike të mesit të dimrit, ajo ditë u nxi e tera, u nxi nga shkopinjtë, trarët, gurët, pllakat e trotuareve, bombat molotov, që vërsuleshin mbi kokat e policëve dhe punonjësve të gardës, si dhe nga makina e mbushur me tritol që u lëshua drejt mureve rrethuese të Kryeministrisë. Gjithçka flasim për një skenar virtuoz, të mirë organizuar dhe mbi të gjitha fantazist. Edi Rama, i cili ishte menduar se do dirigjonte një protestë paqësore dhe larg reagimeve vulgare, para se të braktiste turmën për restorantin e ngrohtë të Fidelit, i ndau detyrat deputetëve socialistë të cilët më pas ia përcollën eksponentëve që udhëhiqnin klanet e veçuara të krimit të organizuar, për të nisur mësymjen kundër Policisë së Shtetit, për të nisur mësymjen kundër institucioneve legjitime. Një emigrant shqiptar në Athinë, na shkruan me shqetësim në komentet e videos së publikuar nga gazeta 55 online, ku flitet për protestën e dhunshme, se e gjithë kjo ka qenë një reprezalje me zanafillë në Athinë. Emigranti, i cili gëzon të drejtën e anonimatit në këtë rast, është ftuar përmes rrjetit social Facebook, në një takim diku në periferi të Athinës. Ai na shpjegon se si në atë salle u shpalos platforma për demonstratat e dhunshme në Tiranë, të cilat ishin planifikuar më 21 Janar. Ishin ftuar të gjithë emigrantët, edhe ata që ishin pa letra, pasi çuditërisht autoritete greke u kishin garantuar hyrje-dalje-n...Gjë e rrallë kjo, për të mos thënë se s’njohim ndonjë precedent të tillë tolerimi dhe qytetarie ndaj emigrantëve shqiptarë nga autoritetet greke. Por, pikërisht pas kësaj maske fshihej i gjithë reaksioni. Në bashkëpunim me celula nacionaliste greke, të cilat paskan influence deri në Qeverinë e vendit fqinj, PS e degës Athinë me urdhër të Edi Rames, rekrutoi prej më shumë se 30 shtetasish shqiptarë, për t’i vënë flakën Shqipërisë. Arsyeja? Gjithnjë sipas burimeve të emigrantit shqiptar, sepse Greqia është mërzitur fort nga fakti që Shqipëria renditet për këtë vit në top 10 vendet e globit që duhet të vizitohen gjatë 2011-ës... Konflikti i interesit për turizmin dhe bukuritë përrallore të Shqipërisë, bënë që celulat terroristo-politike greke, të mendojnë prishjen e imazhit të vendit tonë. Dhe për arritjen e këtij qëllimi vulgar dhe monstruoz, gjetën një karikaturë apatride, Edvin Kristaq Ramën.



Emigranti/Kohët e fundit më erdhi në rrjetin social Facebook një e-mail nga një organizatë shqiptare në Athinë (dyshohet për degën e PS-së, Athinë) si i ftuar në një mbledhje. Shkova sipas adresës që më kishin dërguar dhe nuk u identifikova se portat ishin të hapur. Në atë mbledhje u diskutua platforma e demonstratës së 21 Janarit dhe se për këtë kërkoheshin vullnetar për të marrë pjesë në këtë tubim. Aty ishin rreth 30 veta. Me sa kuptova, shumica e tyre njiheshin me njëri-tjetrin (ky s’ishte takimi i parë që zhvillohej)... Pasi u prezantua platforma e demonstratave (të dhunshme), ai që pranonte të shkonte duhej të paraqiste pasaportën. S’kishte probleme në rast të mungesës së dokumenteve, pasi dalja dhe hyrja në Greqi ishte një proces i siguruar nga organizatorët e demonstratës. Duhet të firmosje një fletë, çdo fletë kishte nga 6 deri në 11 emra. U largova i dëshpëruar nga ajo mbledhje, sepse fillimisht mendova se ishte për çështje pune. Shqipëria, është shpallur për këtë vit një ndër vendet më të preferuara të botës, përsa i përket turizmit...Ky fakt tërbon grekët. Është hera e parë që bëhet një gjë e tillë në Shqipëri. Demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekët dhe 21 Janari është organizuar nga grekët. Unë personalisht isha i sigurt se në këtë demonstratë do kishte të mjaft të lënduar... do kishte të vdekur. Ajo që më bëri të mendohem ishte se ne emigrantët këtu në Greqi, në vend që të ngrihemi për të drejtat tona shkojmë dhe njollosim vendin tonë të dashur...Turp të na vijë. Larg partive!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:47 pm

Po mir MEDALIM po nbaz te gjitha shkrimeve ne aspektin global po del se jan kapur dy toborret te kunderta Greko-Serb net bahen copa, vjen nji forc tjeter jav merr,dy perlahen treti fiton....!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:49 pm

Sali Berisha me perkrahesit e tije
i cili ne pushtet erdhe me vjedhjen e votave dhe me finacimin e miqeve te serbise mikut te vet fazliq Mishkoviq dhe te grekeve
qe qellimi i tyre eshte te kallet shqiperia si me 1997
ku me ndihme e carqeve greke serbe shkaterroi shqiperin
Ky shan FanNolin Azem bejten Ismajl Qemajlin e te gjitha figurat shqiptare qe formuan shetin shqiptare
kurse ngrit Permendore tradhtareve te atdheut Ahmet Zogut e shume tradhtareve tjere te emruar nga Pashiqi serbe
Pra ,shqiptaroserbet perkrahin pa nderperere gjeleatin shqiptare serbe sali berishen ,sa here qe forcohet shqiperia
keta kane vetem nje qellim shkaterrimin e shtetit shqiptare me ndihmen e vellezerve te tyre serbe e grek.
Po tradhtaret do gjene vendin e vete shume shpejte ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:50 pm

http://www.gazeta55.al/fotolajm/88181berishamepolicinYzeiraj.jpg



Berisha: Ndaj puçistëve, zbatim të rreptë të ligjit- s’do tolerohet asnjë akt dhune
25-01-2011 / Gazeta 55


Kryeministri Berisha takon gjeneralët, i shpreh konsideratat më të larta efektivit të Policisë, Amarildo Yzeir, i cili mbrojti flamurin e hedhur si leckë në tokë nga demonstruesit e dhunshëm të opozitës



Kryeministri Berisha e akuzoi opozitën se me pretekstin se zgjedhjet ishin manipuluar kërkoi që me demonstratën e 21 janarit të rrëzonte qeverinë legjitime. Në një takim me gjeneralët e Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes kryeministri Berisha bëri sërish përgjegjës kreun e PS-së Rama për demonstratën e dhunshme të 21 janarit. “Rama gjeti si pretekst zgjedhjet për të ardhur në zgjidhjen finale atë të demonstratës theksoi Berisha duke shtuar edhe njëherë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin nga më të mirat dhe më transparentet. Gjithashtu Berisha duke iu referuar sërish demonstratës së dhunshme theksoi se çdo opozita kishte paguar elementët të veçantë për të shkaktuar trazirat dhe për të marrë pushtetin me dhunë. “Për 5 orë një kryeministër i zgjedhur nga populli rrethohet në detyrë nga grupe kriminelësh, trafikantësh që të gjithë të paguar. Ata ishin të stërvitur javë më parë dhe kishin plan të hollësishëm sulmi”- u shpreh kryeministri Berisha duke shtuar se dyshohet se kishte edhe të infiltruar edhe nga ndonjë vend tjetër. Kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka përmendur dhe disa nga urdhrat që sipas tij kishin marrë demonstruesit për marrjen e kryeministrisë të cilat kishin ardhur nga godina përballë kryeministrisë ku qëndronin drejtuesit e opozitës dhe organizonin sulm. “Sulm, ecni, futini brenda, mos kini frikë, mos u trembni nga krismat se janë fishek manovër, mos u tërhiqni, mos u tërhiqni. Tu çojmë kallash se porta u hap”- tha Berisha duke cituar disa prej urdhrave të drejtuesve të opozitës. Gjithashtu Berisha ka shtuar më tej se do vazhdojë të mbrojë institucionet, duke theksuar se nuk do të lejojë vazhdimin e “puçit”.



Berisha: Mirënjohje policit që ngriti flamurin e hedhur nga një bandit si leckë



Efektivi i Forcave Speciale FNSH 712, Amarildo Yzeri është polici që u fiksua në sytë e mijëra shqiptarëve duke ngritur flamurin ditën e demonstratës, kur një prej protestuesve e hodhi në këmbët e policëve. Ai i ka dorëzuar sot Kryeministrit Sali Berisha, flamurin kombëtar, duke u shprehur se ai flamur i dha forcë për të qëndruar. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar më pas se Amarildo: “U bë simboli më i shkëlqyer i mbrojtjes të rendit kushtetues, i institucioneve kushtetuese të vendit. Në një moment të caktuar një horr, një rrugaç, një bandit, që flamurin kombëtar e kishte për leckë, e vërviti atë tek këmbët e policëve. “Amarildo e mori flamurin dhe e ngriti”- ka deklaruar kryeministri, duke shprehur mirënjohjen për efektivin e Repartit të Forcave Speciale. “Flamuri i kombit nuk mund të ishte kurrë një leckë që të flakej. Flamuri i kombit shqiptar, është flamuri i më i bukur, por edhe flamuri kombëtar shtetëror më i vjetër në Europë. Është flamuri kombëtar, në qelizat e të cilit prehen martirët e kombit, që nga koha e Skënderbeut deri më sot. Në të prehen të gjitha ata që kanë luftuar për liri dhe dinjitet njerëzor si dhe të ata që luftuan për liri të Kosovës”- ka nënvizuar kryeministri Sali Berisha. Kryeministri tha se ky është flamuri që në dallim nga kombet e tjera, edhe himnin e kombit e ka të qëndisur rreth tij dhe betimi solemn e ka mbi të. Kryeministri ka përgëzuar afektivin e gardës Amarildo Yzeiri për gjestin dhe kurajën. Më pas vetë, efektivi i specialeve FNSH, jo pa emocion ka deklaruar se kur ka ngritur flamurin ka marrë më forcë ai dhe shokët. “Për këtë flamur jemi betuar. Unë personalisht e kam për ndër . Atë ditë që e pashë që e hodhën para këmbëve të mia, e preka shumë. Ndaj e ngrita se thashë do më japë forcë. Ai flamur na dha kurajë për të qëndruar sa më shumë”- tha Amarildo Yzeiri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 5:58 pm

Shikoni se deri ku ka arrit degjenerimi kanibalist envero-stalinian!
Po a vihet dore ne nje femen, femi !!!!
Kete muned ta bejen vetem nje race e poshter qe ska fjale per ta pershkeru ne asenje fjalor!
Shyqyr qe sot ashete koha e internetit e tekenologjis moderne, per ndryshe kohet e erreta te diketatoreve kishen mujt akoma me depertu ne mendjet e popullit me ane te prpogandes felliqet. Sot shifet nga qielli degjenerimi i djajeve te kuq.

Shikojeni me kujdes se cfare muned te bene nje i terbu pa asenje fare ndjenje njerzore! Kete race te ndyte e kem peshqesh nga shkiet.



..per te gjithe ata qe dyshonin !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 8:02 pm

Po te shiqojme ashtu te gjithe ne shqiperi flasin greqishte dhe serbishte
po edhe ne kosove te hgjithe politiakent flasin serbishte dhe Anglishte
Sipas jush te gjithe qenkan Anglez dhe serbe e grek
Te dijeshe gjuhet e huaja eshte kapital..
Gjuha ste bene serbe as grek as Anglez,po komunikon me te..
A vetem po mundohesh me qdo kushte te thuhet e verteta e jote
Ku se njef politiken dhe historine e politikaneve ,apo sja kana e verteta njeqind arsye i gjani
po njerez me mendje te shendoshe nuk perkrahin Sale Serbin
mjafton falja e detit grekeve dhe heqja e figurave kombetare dhe zevendesimi me ato tradhtare
mjafton qe eshte dhenderr serbe dhe ka mik fazliqin MIshkoviqin dhe ka fale gjysmen e Tiranes ketyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Jan 25, 2011 8:02 pm

Pse Berisha kërkon të fshehë vrasjet?
nga Andi Bushati

24.01.2011, ora 10:23

Kryeministri Berisha ka mëtuar edhe njëherë të bëjë edhe gjykatësin edhe prokurorin, duke dashur t�i japë drejtimin që kërkon ai hetimit të vrasjeve para Kryeministrisë. Ashtu sikurse ka bërë gjithnjë, me ngjarje që rrezikojnë të trondisin pushtetin e tij, ashtu siç ka bërë dikur me Gërdecin, kur këmbënguli se faji është i ushtarakëve dhe jo i strukturave politike, ashtu siç bëri së afërmi me kasetën e përgjimit Meta- Prifti, duke thënë se ajo është e manipuluar, po në të njëjtën mënyrë Berisha u soll edhe këtë herë. Vetëm tre-katër orë pas ngjarjes, kur ende policia nuk ish shprehur për praninë e armëve midis protestuesve, por vetëm për gurë dhe mjete të forta, ai foli jo vetëm për protestues të armatosur, por shkoi edhe më tej. Ai i vuri fajin opozitës se i kish shkaktuar ajo të trija viktimat.

Skenari që kërkonte të impononte Berisha ishte i qartë. Edi Rama dhe të tijtë donin me çdo kusht rrëmujë dhe trazira. Qenë ata që provokuan të parët. Qenë ata që provokuan përplasjen. Dhe pasi nuk ia arritën, përballë një policie të përmbajtur, i vranë vetë pasuesit e tyre, për të shkaktuar pështjellim.

Ky skenar sado fantoçmendurak të duket, zë vend në një shoqëri pjesërisht antiopozitare si kjo e jona. A nuk thoshin dikur edhe të majtët në pushtet se Azem Hajdarin e kish vrarë vetë Sali Berisha? A nuk pretendonin, ata, se po i njëjti njeri kërkonte që Pjetër Arbnori të vdiste në grevën e urisë së vitit 1998, për të fituar kapital politik? Të njëjtët njerëz ishin të prirur edhe këtë herë që ta besonin këtë variant, për sa kohë ai i shërbente pushtetit.

Askush prej tyre nuk vriste mendjen e nuk shqetësonte ndërgjegjen për të pyetur: pse e thotë këtë Kryeministri. Ku e dinte ai, para policisë, që protestuesit ishin të armatosur? Ku e dinte ai nga ish qëlluar dhe kush e kish bërë këtë? Nga e dinte ai, edhe nëse ishin goditur nga afër, që në turmë nuk kishte provokatorë dhe njerëz të vënë me kast?

Por, falë Zotit, këto pyetje ishin të panevojshme. Se ndryshe nga një dekadë më parë, kur për protestat e opozitës mund të thoje ç�të doje, sot prania e dhjetëra kamerave, transmetimi në kohë reale i imazheve qoftë dhe me celular, ekzistenca e një morie stacionesh televizive, pra të gjitha këto bashkë e bëjnë të pamundur gënjeshtrën e politikanëve.

Kështu ndodhi edhe me versionin që Berisha kërkoi t�i japë ngjarjeve vetëm pak orë pas përfundimit të tyre. Menjëherë pas këtyre deklaratave, �News 24� nxori në transmetim një video që pothuajse i bënte të pavlefshme ato. Për hir të emisionit të sotëm �Zonë e ndaluar�, i kam parë me qindra herë ato pamje, që i përjetova dhe �live�. I kam parë me qindra herë edhe detajet e tjera përreth atij momenti. Jam në gjendje që me një saktësi pothuajse milimetrike, të ringre skenën e njërës prej vrasjeve. Si u provokua policia? Si u sulmua Kryeministria nga drejtimi i piramidës? Si po kërkohej të hapej më pas dera e saj? Si u hap zjarr? Si filloi menjëherë, me furi dhe papritmas, breshëria e të shtënave me plumba të vërtetë? Por të gjitha këto sekuenca që kam parë e stërparë, më kanë bërë të ngre disa dyshime: Kush urdhëroi të qëllohet? Pse në atë moment? Për të arritur çfarë?

Pikërisht për një pjesë të këtyre pyetjeve kërkoi të përgjigjej kryeministri Berisha në konferencën për shtyp të një dite më pas. Përmes një pyetjeje të porositur, ai tregoi se kishte ndërruar tërësisht variant. Nga argumenti i vrasjes nga opozita të të vetëve, ai kaloi në mënyrë indirekte te vrasja e tyre nga njerëz që ishin të obliguar me rregullore të mbronin institucionet dhe bulevardin. Dhuna nuk mund të tolerohet. Institucionet nuk mund të preken. Ka rregulla që i mbrojnë ato, qe pak a shumë qëndrimi i ndryshuar i Kryeministrit.

Por, Berisha edhe në këtë variant të dytë, pak është i besueshëm. Së pari, ndryshe nga ç�thotë ai, ata njerëz që u vranë nuk ishin brenda institucionit. Nuk ishin të armatosur. Nuk po sulmonin Kryeministrinë.

Së dyti, e gjithë protesta e opozitës, sado që kishte planifikuar dhunë, sado që kishte në thelb provokimin, një gjë e kishte të qartë e të prerë, nuk donte kapërcimin e gardhit të Kryeministrisë dhe cenimin e saj. Atëherë, kur edhe alibia e mbrojtjes së institucionit bie, përse mban këtë qëndrim Kryeministri? Përse ai kalon nga varianti në variant?

Këto pikëpyetje e morën përgjigjen dje, kur u pa qartë se Berisha nuk donte që ky krim të hetohej. Me kleçka, argumente alibikë e me artifice, ai po kërkon që njerëzit që urdhëruan krimin të mos shkojnë përpara drejtësisë. Kështu shpjegohet �lajthitja� e tij e parë, se viktimat i vrau opozita, e po kështu edhe versioni që dha më pas. Por, natyrisht, një taktikë e tillë, e rrezikshme dhe kokëfortë, mund të çojë në skenarë më të papritur dhe më të këqij.

Deri më sot askush nuk beson (përpos fanatikëve) që Kryeministri ishte i interesuar të kërkonte gjakderdhje. Çdo mendje e ftohtë e kupton se ai e dinte se qe njeriu i parë që mund të dëmtohej nga kjo. E për pasojë, ai nuk mund të jepte urdhër për një gjë të tillë. Por tani vrasjet ndodhën. Ato janë fakt. Ato nuk mund të fshihen. Ndaj, sado i dhënë qoftë Berisha ndaj mbrojtësve e fanatikëve të vet, ai nuk mund të mbajë as përgjegjësinë morale, as atë politike, për të mos lejuar hetimin e tyre. Çdo tentativë për të mos lejuar hetimin e përgjegjësve me truke të çfarëdollojshme, me alibi që zëvendësojnë njëra-tjetrën, me prokurorë që shihen si armiq e me çdo institucion të pavarur që ngjall dyshim, do e rëndonte shumë Kryeministrin. Nëse sot jemi të bindur se ai nuk i ka urdhëruar vrasjet, moslejimi i zbardhjes së tyre mund ta vinte atë, së paku politikisht, në të njëjtën bankë të akuzuari me autorët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyWed Jan 26, 2011 1:17 pm

-Jemi në një sulm të shumanshëm dhe gjithë kombi ynë ndodhet para një stihie politike me mjete mjaft të fshehta të luftës kundër qështjes tonë në përgjithësi. Nuk janë ngjarjet, me shkaqet e veta nacionale e partiake shqiptare, porse janë të tjerët që orkestrojnë lojëra të tilla kundër interesave tona nacionale. Ky sulm ka filluar që para zgjedhjeve në Kosovë, me thyerjet në Kuvend dhe ka vazhduar me të gjitha mjetet e luftës speciale, të bëra gati dhe renditura perfekt e të cilat mjete veprojnë legalisht nëpërmes organeve politike të Bashkësisë Europiane. Kjo bëhet sepse përmes saj i realizojnë me dinakëri qëllimet e veta armiqtë tanë dhe njëherit fajet i mbeten gjithë Bashkësisë! Ngjarjet këtu në Kosovë janë pjesë e ngjarjeve në Shqipëri, Maqedoni e gjetiu ku ka shqiptarë. Kjo ka marrë dimenzione edhe ndërkombëtare me forma tjera, -si janë shkrimet në disa gazeta perëndimore, me plot gënjeshtra për krimin në Kosovë dhe për mesazhin se diçka duhet të bëhet patjetër, -e që do të thotë, në fund të fundit, se pasi u gabua me drejtësinë që u dha për Kosovën, tash duhet të bëhet diçka që kjo liri dhe e drejtë tu merret, por me mjete të buta dhe tërthore, të pahetueshme, për kohë të gjatë.
Unë nga përvoja e di, se jo që jam me profesion, se një gjë e këtillë që po ndodhë me ne për kohë të gjatë, është veprim i një lufte speciale, përgatitur sakt dhe me ngulm, për një rrënim të mirëfilltë të gjithë ngrehinës deri tash, e të cilën e bëjnë jovetëm ata që ishin e janë armiq të përhershëm, por edhe miqtë e tyre. Kjo mësitëri po bëhet me shumë dorzanë, miq e dashamirë, krushqë e të tjerë dhe po orkestrohet sikur nga një qendër e përbashkët! Sigurisht se nga kjo, poqese e njohim mirë këtë rradhë ngjarjesh dhe i studiojmë pak, do të mund të dijmë edhe se çka do të ndodhë në të ardhmen. Njëherit, sigurisht e ditur se do të ndodhë, -është një e vërtetë se do të dështojnë. Megjithëse është vështirë dhe megjithëse kemi mëkatet tona që janë shkaktarë të kësaj, tok me përbuzjen dhe mospërfilljen e gjithë dhuratës që na dha Zoti, -megjithkëtë, këta që po bëjnë këto lojëra pakufi kundër neve, anise janë të gjithë tok dhe ne jemi vetëm, -këta sërish do të humbin. Sepse nuk matet forca e kundërshtarit që bëhet i tillë me dhunë, por kërkohet ndihma e Zotit, -që ehde këtë herë do të jetë me ne, sigurisht, për shkak të atyre që e duan dhe njohin Zotin dhe dashurinë e tij për ne, që e tregoi veçmas me Lirinë e fundit. Ne kemi Zotin tonë, kurse ata që bëjnë punët e tilla kanë satanin në ndihmë!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyWed Jan 26, 2011 1:34 pm

Fehmi
me duket se ne shqiptaret edhe kunder zotit jemi
dhe kena harrue qe ka zote ,dhe zoti po na bene persheshe
Zoti thote nje popull qe humb besimin ne mua ne njeri tjetrin une ate e denoje
sepse ne e kena denue vetveten
me haram gjelozi njeri tjetrin dojna me hanger me perbi.
Une kam ai mos te kete etj etj.
Krim,hajni ,pisllek ,plaqkitje vrasje e qka jo..
Zoti e humb ate popull.
Derisa shume popuj bejne luftera per ruajtjen e qenjes kombetare dhe per liri.
Te ne u be lufte qe dikush te naj heq kombin historine flamurin ,e perdhosen luften clirimtare ,hynen ne hake deshmoreve.
Dhe atshe gjaku i tyre na ka zene-e nuk dihet ku do te na qet.
pse Serbet ,maqedonet ,malazezet ,kroatet sllovenet nuk nderruan komb e flamur.
Po vetem ne shqiptaret.
me shekuj te okupuar duke derdhe gjak pa kufi.

per flamur e per liri ,per komb e histori.
te gjitha i qiten ne uje karieristet sahanlepiresit te semuret psikik per karrig e pushtet..
per kete shqiptaret i ka denue zoti.
Nje popull qe duron te gjitha keto ai eshte i deshtuar.
Nje popull qe duron qe ti prijne tradhtaret ai eshte i humbur..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyWed Jan 26, 2011 10:21 pm

"Eshtë kohë e Zuzarëve
po atdheu është i Shqiptarëve"

Koha do të vërtetoj se do të zgjohen forcat që duken të fjetura për momentin.
Jam i bindur se ndër shqiptarë ka shumë njerëz me vullnet të mire (njoh shumë prej tyre personalisht) por problemi është se ata nuk bëjnë shumë zhurmë në jetën e perditshme dhe për këtë arësye nuk i verejmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyThu Jan 27, 2011 2:06 pm

"Dhe nga gjithë popujt e Ballkanit, vetëm shqiptari është artist! -Me Personalitetin e tij të Pashtruar, ai del gjithnjë mbi të tjerët!..."

Edit Durham


"Ky komb e ky popull, nuk merret nëpër këmbë!... -Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohrave... -Ne pranojmë se Homeri aty gjeti Akilin... -Greqia, Aleksandrin e Madh, Turqia, Skënderbeun,...njerëz këta, të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak e të së njëjtës gjini"!

Alphons La Martin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Femi Halimi
Fillestar/e
Fillestar/e
Femi Halimi


Male
Numri i postimeve : 33
Age : 70
Vendi : Gjilan
Profesioni/Hobi : Redaktor i Revistës Letrare "Ujëvara" Gjilan
Registration date : 05/01/2011

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyFri Jan 28, 2011 4:53 pm

Zotëri Xhiti! -Ne po e shohim punën tonë, porse diçka tjetër është në përgjegjësinë tonë! Duhet të jemi të fortë dhe të mos biem në dëshprim. Mënyra e komentit është mjaft me rëndësi. Ne bartim përgjegjësi kur flasim dhe shprehemi me mënyrat që na la Zoti. Duhet ditur se me të njëjtën gojë flasim të gjitha çka i flasim dhe bekojmë e mallkojmë dhe kjo duhet të ketë një rregull. Duhet të përmbahemi dhe të komentojmë gjërat nga optimizmi dhe besimi. Duhet të ruajmë dritën e shpirtit, sepse nga fjalët e rënda, anise tregojnë besnikërisht të vërtetën, ne e trishtojmë Frymën e Zotit në ne dhe këtë duhet pasur parasysh. Duhet pra të flasim e shprehemi me maturi dhe të mos përgjithësojmë. Nuk janë prandaj punët sikur duken në jetën e përditshme dhe se kështu bëjnë të gjithë njerëzit nëpër botë. Sikur veç shqiptarëve po u përmenden punët dhe po përcillet çdo lëvizje jona!? Edhe të tjerët bëjnë çkamos dhe shumë më shumë se ne. Për më tepër, shumëçka bëjnë tjerët, te ne nuk bëhet dhe se sikur të tjerët të ishin n ë gjendjen tonë, do të prisheshin e zhdukeshin për pak kohë. Mirëpo bota është drejtuar nga ne për shkak të ngjarjeve radhazi në favor tonë dhe se këtu bëhet një luftë botërore e së mirës kundër së keqes dhe roli ynë është i caktuar këtu. Kurse kualifikimet se këtu bëhet çdogjë me kriminalitet, nuk është e vërtetë. NUk ka nevojë për shembuj, porse ekonomia e asnjë vendi nuk është e mbrojtur dhe e siguruar nga krimi e korrupcioni. Ma tregoni një vend në botë, a një rast, që mund të jetë shembull i pastërtisë ekonomike?! Por, njësoj, kudo investohet nga fermerët e pasanikët në të gjitha sferat jetësore deri edhe te kultura e besimi. Derisa kjo te të tjerët spjegohet si gjë e mirë dhe e domosdoshme, te ne karikohet me denoncim, kualifikime kriminale dhe vepër e kundërligjshme! Kjo po bëhet nga duarë të parapërgatitura kohë të gjatë kundër qështjes tonë dhe kundër rrjedhave botërore në dhjetë vjetshin e fundit. Po them vetëmse sikur dikush prej nesh do të kalonte në një popull tjetër cilindoqoftë, do ta shohë dallimin e madh në favor tonin. Mjafton të përmendë martesat e tanëve nëpër botë dhe izolimin total të tyre me familjet, si masë flagrante e nuseve dhe prindëve, por edhe shteteve, për siguri! Nuk jemi andaj ne përjashtim i llojit njerëzor në jet, por jemi jetim mes dy grupeve të popujve në Europë, -popujve gjermanik dhe atyre sllav. Për fat të keq, as mënyra masive e besimit -islam, -nuk na solli mbrojtjen e duhur të logjikshme të qështjes tonë, -e që duhej të ndodhte. Ne prandaj kemi një qëndrim jonjerëzor ndaj nesh të botës së tillë, e jo se jemi të stërkequr! -Të mos hy në koment të Fjalës së Perëndisë, as në Kuran, as në Bibël, -ku Perëndia kërkon prej qëndrim deri në fund, dinjitoz në çdo aspekt!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyFri Jan 28, 2011 5:25 pm

edhe pak o njerez te mire do te presim sa te jape shpirt kucedra e zeze komuniste neShqiperi dhe te gjithe do te marrim fryme lirisht .Se duhet kuptuar qe kjo eshte goditja e fundit e saj me emrin: Edvin kristaq rama ne 21 janar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptySun Jan 30, 2011 11:05 pm

Un mendoj pra, nese kta jan kulshder e zez? kta te tjeret jan Murtaja-Pesti i zi!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyMon Jan 31, 2011 2:17 pm

Edvin Rama ky shpirt-zi
eshte nje Masin i ri
eshte i biri i Kristaqit
qe n'litar ,shkrimtarin,"çfaqi''
Ky i biri i kriminelit
eshte bere problemi i vendit
rreth e rrotull,horra mban
sa edhe vete po le nam
shokun vret dhe ja merr grun
mercenareve ju jep hunj
per me tremb policine
kanibali,nuk ka din
kjo kuçeder me 7 krena
me 7 krena e 7 gjuhe
ne hale kemi me u fut...
.......................................
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Feb 01, 2011 3:56 pm

Një grup anëtarësh dhe drejtuesish të Partisë Socialiste kanë deklaruar largimin e tyre nga kjo parti dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrimin pas demostratës së dhunshme që kjo parti organizoi më 21 janar. Bëhet fjalë për ish kreun e kësaj partie në Shkodër, Edip Shiroka, sekretaren organizative të degës së PS-së në Shkodër Mimoza Kozmai dhe ish-kandidatin për deputet të selisë rozë Nikolin Dedvukaj. Ata e kanë motivuar largimin e tyre si një distancim nga kriminalizimi i Partisë Socialiste dhe dhuna e Edi Ramës.Demostrata e dhunshme 21 janarit është dënuar edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, ndërsa kjo ngjarje tejet e rëndë duket se do t’i kushtojë kësaj partie largimin nga rradhët e saj të shumë anëtarëve që kanë shprehur publikisht ose jo kundështi me sulmin ndaj forcave të rendit dhe institucioneve demokratike të vendit.

panorama

........................................................................................................................................

Pas largimit të 27 anëtarëve socialistë nga dega e kësaj partie në Shkodër, edhe 25 gra anëtare të Forumit të Gruas Socialiste janë distancuar nga kryetari Edi Rama dhe dhuna e treguar në demostratën e 21 Janarit. Duke ftuar të gjithë socialistët që të mos bëhen pjesë e mentatlitetit të dhunës 25 gratë e Forumit të Gruas Socialiste i janë bashkuar Lëvizje Socialiste për Integrim si e vetmja parti ku përfaqësohen interesat e elektoratit të majtë. Këto largime vijnë menjëherë pas protestës së dhunshme të organizuar nga Rama më 21 janar dhe veprimeve të tij për vazhdimin e këtyre protestave.Ndërkaq, para pak ditësh largimin prej PS-së e ka realizuar edhe një grup tjetër i socialistëve të Shkodrës, mes tyre edhe ish-kryetari Edip Shiroka.

panorama



.............................................................................................................

Iken nga PS te LSI. Maliqi: Rama e ka bere PS vater krimi



Tirane 29 janar 2011- Nje tjeter largim ka ndodhur diten e sotme ne radhet e eksponenteve socialiste.

Ka qene Kryetarja e Forumit te Gruas ne Shkoder Dorela Maliqi e cila diten e sotme zyrtarizoi kalimin drejt Levizjes Socialiste per Integrim.

Gjate fjales se saj per mediat ajo deklaroi se Denojme me force politiken e Edi Rames. Dhuna aktuale kriminale nuk jane filozofia e PS-se. Rama ka braktisur socialistet e vertete.

Sipas saj lideri aktual e ka kthyer Partine Socialiste ne nje vater kriminale dhe sipas saj nuk degjohet fjala e socialisteve te vertete atyre qe themeluan realisht kete parti.


http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046988033/titulli/Iken-nga-PS-te-LSI-Maliqi-Rama-e-ka-bere-PS-vater-krimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyTue Feb 01, 2011 5:32 pm

Edvin Rama ky shpirt-zi
eshte nje Masin i ri
eshte i biri i Kristaqit
qe n'litar ,shkrimtarin,"çfaqi''
Ky i biri i kriminelit
eshte bere problemi i vendit
rreth e rrotull,horra mban
sa edhe vete po le nam
shokun vret dhe ja merr grun
mercenareve ju jep hunj
per me tremb policine
kanibali,nuk ka din
kjo kuçeder me 7 krena
me 7 krena e 7 gjuhe
ne hale kemi me u fut...
.......................................
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyFri Feb 04, 2011 9:10 pm

Qytetarët injorojnë thirrjet e Edi Ramës, dështon skenari i protestave në 4 qytete

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Edi-rama-konference-6-korrik

Duket qartazi se qytetarët shqiptarë, vecanërisht socialistët e thjeshtë kanë ndëshkuar Edi Ramën dhe aksionet e tij për protesta masive, pas shembullit të keq të dhunës së 21 janarit. Sot u bojkotua demonstrata me skenarin e ri, atë të protestave në 4 qytete njëherazi. Sikur të ishte e planifikuar, qytetarët e Vlorës, Korcës, Lezhës dhe Tiranës i dhanë një grusht të fortë prirjeve të Edi Ramës për përshkallëzimin e protestave në rang kombëtar. Një pjesëmarrje e ulët dhe pa mbështetës të mirëfilltë shoqëruan demonstratën e sotme të Partisë Socialiste, bashkë me skenarin e ri, atë të protestave të njëkohshme në 4 qytete. Kësisoj, në qytetin e Tiranës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Durrësit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, në drejtim të Sheshit tek “Muzeu Kombëtar” dhe më pas drejt rrugës së Durrësit nga ora 14:15 deri ne orën 15:20.

Në qytetin e Vlorës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3500 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë aksit Skelë-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri ne orën 15:15. Në qytetin e Lezhës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 600 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet e Prefekturës Shkodër. Në qytetin e Korçës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e vetëm 2000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lëvizur nga vend grumbullimet përgjatë Bulevardit Republika në drejtim të Sheshit “Ushtari i Panjohur” dhe “Teatrit të qytetit”.

Pra, fare lehtë protesta e sotme të opozitës mund të konsiderohet si një dështim i mirëfilltë. Dështim, për ato thirrje abroguese të lidershipit të selisë rozë, i cili për 5 ditë me radhë tha se e premtja do jetë një demonstratë e madhe në 4 qytete të Shqipërisë. Por, ajo që pamë sot, është thjesht emancipimi dhe integriteti i lartë kulturë formues i qytetarëve shqiptarë, të cilët duke dëgjuar komunitetin ndërkombëtar bojkotuan protestën e radhës të të papunit Edi Rama.
http://www.albaniasite.net/lajme-flash/qytetaret-injorojne-thirrjet-e-edi-rames-deshton-skenari-i-protestave-ne-4-qytete.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptySat Feb 05, 2011 3:01 am

E po mir se kan fillu te dalin nga terri kta .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 EmptyWed Feb 09, 2011 4:32 pm

Eshte i deshtuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 14Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 14  Next
 Similar topics
-
» NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
» Mendimi juaj per kabinetin Rama 2?!
» Komuniteti Mysliman: Jo, xhamisë që ofron Edi Rama
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» UNE EDI RAMA JAM NGA TETOVA KERKOJ POST ADMINI OSE MODERATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: