|
| PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
|
+9Femi Halimi fatlum Medalim arberia xhiti xhema BashKom Driniiiii Atdhetari 13 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Feb 12, 2011 1:29 am | |
| Lobi serb në Amerikë: Zoti na e ruajtë Erion Velinë
Tërhequr më 03 Shkurt 2011
Si u përdor shkrimi i Veliaj kundër ardhjes së Bush në Shqipëri nga opinionistët proserb.
Skandali i shkrimit të Veliaj në HUFFINGTON POST (USA), i shërbeu çuditërisht për një kohë jo të shkurtër lobeve serbe kundër pavarësisë së Kosovës për të argumentuar se bombardimet amerikane në ish-Jugosllavi erdhën si pasojë e trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria në Kosovë dhe jo si pasojë e gjenocidit serb atje. Është një rast flagrant por edhe unik që i vetmi emër shqiptari që përmendet nga lobet serbe dhe greke si referencë është intelektuali i ri Erion Veliaj. Veliaj duke u bërë një zë unik shqiptar që u shpreh haptas kundër mikpritjes dhe përzemërsisë shqiptare ndaj ardhjes së Presidentit Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri, bëri jehonë të madhe në të gjitha qarqet antishqiptare në median ndërkombëtare. Jehona e shkrimit të Velisë bashkë me historinë e shpikur të orës që detyroi edhe Shtëpinë e Bardhë të bënte përgënjeshtrimin, përfshiu të gjithë ata që u acaruan nga mikpritja e shqiptarëve. Shkrimi i Velisë antishqiptar dhe AntiBush në median antishqiptare HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington, e njohur në Amerikë për armiqësinë e saj nga Klintonëve për hir të bombardimeve në ish-Jugosllavi për çlirimin e Kosovës, mbetet si i vetmi kontribut i vyer i përdorur nga media proserbe dhe nga institucioni më i famshëm serb antishqiptar në Amerikë, Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës (The American Council for Kosovo) Sipas faqes zyrtare: Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës është një organizatë jofitimprurëse e përkushtar shpjegimit të amerikanëve që të kuptojnë të ardhmen e Provincës Serbe të Kosovës dhe Metohisë. Misioni i Këshillit është të promovojë informacione dhe analiza rreth Kosovës drejtuar: - zyrtarëve të Ekzekutivit dhe Legjislativit të Qeverisë së Bhteteve të Bashkuara - subjekteve të thinj tank-ut, medias, OJQve, organizatave religjioze dhe të advokacisë - si dhe publikut në përgjithësi. Në mënyrë të veçantë, Këshilli do të gjenerojë aktivitete edukative nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese amerikane për të shpjeguar se pavarësia e Kosovës është një shkëputje me forcë dhe e paligjshme e komunitetit ndërkombëtar e cila është në dëm të interesave amerikane dhe sigurisë evropiane dhe globale. Në faqen zyrtare të këtij Këshilli www.savekosovo.com, Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që promovohet dhe për të drejtohet një lutje nga editorja më e rëndësishme Julia Gorin që Zoti ta mbrojë Velinë dhe grupin e tij, referenca ndaj të cilit është pikërisht shkrimi i tij në HUFFINGTON POST (USA) me titullin proverbial tashmë: Ëashingtoni nuk duhet të gënjehet nga pritja euforike e shqiptarëve që i bën Presidentit Bush. Në fakt titulli i Velisë në një shqipërim të pastër do të ishte: Ëashingtoni nuk duhet të marrë kot (budallallepset) nga pritja euforike e shqiptarëve Të bën përshtypje që personi kryesor që ka amplifikuar dhe ka marrë referenca të plota nga shkrimi i Velisë është një nga drejtueset kryesore të Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës, antishqiptarja më e njohur në Amerikë: Julia Gorin. Julia Gorin është e njohur në median amerikane si kritikja e njohur e Klintonëve me librin e saj kundër çiftit Klinton KLINTONIZMI. Ky person me origjinë ebreo ruse është një person subversiv kundër politikës së jashtme amerikane në Evropën Lindore dhe në mënyrë të veçantë në ish-Jugosllavi, dhe i përket krahut ekstrem antimysliman dhe antikatolik. Shkrimet e saj në median amerikane janë bërë të njohura në rastin e Ballkanit për amplifikimin e historisë surreale me trafik organesh, xhihad islamik kundër ortodoksëve serb dhe sidomos për gjenocidin e shqiptarëve kundër serbëve me kriminelët Thaçi e Haradinaj. Pikërisht kjo grua me një botëkuptim të thellë racist antishqiptar i lutet Zotit të mbrojë Velinë dhe grupin e tij sepse po bëjnë një punë shumë të rëndësishme në Shqipëri. Në shkrimin e saj të famshëm në median amerikane (http://www.americanthinker.com/2007/...agmire_at.html dhe e publikuar në faqen e Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës http://www.savekosovo.org/default.asp?p=4&sp=308) për Kënetën Ballkanike siç e quan ajo situatën në Ballkanin e dominuar nga mafia dhe kriminelët shqiptarë të mbështetur nga Ëashingtoni për faj të Klintonëve dhe Bush, Julia Gorin citon gati të plotë të gjithë shkrimin e Erion Velisë duke u ndalur në mënyrë të veçantë sidomos në pjesën kur Veliaj na kujton se ne shqiptarët nuk duhet të eksportojmë regjimin tonë autokratik të Berishës. Sipas Julia Gorin: Veliaj mbështetës i pavarësisë së Kosovës si çdo shqiptar tjetër në planet, pyet në komentin e tij që tashmë është një sllogan: A duhet ne në Shqipëri të rregullojmë gjërat brenda, para se të përpiqemi të eksportojmë regjimin tonë gjithandej? Julia Gorin përdor pikërisht këtë argument të Velisë në përgjigjen që ai i dha krikës shqiptare online në 2007, për të nxjerrë pikërisht nektarin proverb nga shkrimi i Velisë: pavarësia e Kosovës është e gabuar pasi aty do të eksportohet regjimi autokratik alla Chavez i Berishës! Në fakt shkrimi i Velisë shtë publikuar në shumë faqe proserbe si një model i opinionit të pavarur të një intelektuali shqiptar i cili ka guximin të dalë mbi të vërtetën zyrtare dhe paraqet një opinion të pavarur të shqiptarëve ndaj politikës amerikane në rajon. Faqja më e rëndësishme e lobit serb në Amerikë www.serbiana.com (http://serbianna.com/blogs/michaletos/?p=160) me redaksi në Michigam është nj faqe e hapur në Amerikë në mënyrë të posaçme nga serbët pas ndërhyrjes amerikane në Kosovë në 1999. Sipas kësaj faqeje, serbiana.com është një ëebsite i medias dhe lajmeve të pavarura që i dedikohet studimeve dhe analizave të shtypit për Ballkanin. Serbiana.com është faqja kryesore e lobit serb në SHBA Në këtë faqe shkrimi i Velisë është publikuar i plotë dhe është i vetmi shkrim me autor shqiptar. Por vetë Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velisë si dhe reagimin e tij ndaj kritikës që shpërtheu online në Amerikë kundër shkrimit të tij nga studentët shqiptarë atje pasi ishin të vetmit që u njohën me këtë fakt që në 2007. Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit për të mbrojtur Velinë dhe grupin e tij që po bën një punë të rëndësishme në Shqipëri ngrejnë pyetjen se çfarë pune të rëndësishme që iu pëlqeka serbëve dhe proserbëve kundër pavarësisë së Kosovës bën Veliaj me grupin e vet? Ka lidhje kjo me historinë e Erion Velisë me organizatën e tij të parë Balkan Youth Link zyra kryesore e të cilës ishte në Beograd në 2001? Në fakt puna e rëndësishme e Velisë në sytë e lobit serb në SHBA lexohet qartas në shkrimin e Velisë në HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington. Në çdo rresht të këtij shkrimi ka paragrafë të plotë që çdo analist serb apo antishqiptar tjetër mund ti marrë dhe ti përdorë për qëllimet e veta si referencë nga Shqipëria pasi tashmë Veliaj është njeriu i tyre në Shqipëri. Shkrimi i famshëm i Velisë godet ardhjen e Bush dhe pritjen euforike të shqiptarëve servilë që po gënjejnë Amerikën, godet politikën e bombardimeve të Klinton në ish-Jugosllavi i cili duket se është fajtori nr. 1 sipas Velisë që mbështeti Berishën në pushtet në vitet 90 dhe detyroi taksapaguesit e vendeve të NATOs që të harxhonin 45 miliardë dollarë për intervenimin në ish-Jugosllavi si pasojë e trafikut të armëve nga Shqipëria në Kosovë. Në fakt ky argument është kopjuar nga mbrojtja e Milosheviçit në Hagë. Veliaj gjatë gjithë shkrimit të tij godet politikën e jashtme të Amerikës në rajon që nga Klinton e deri te Bush, hedh baltë mbi mundësitë në Shqipëri për investime duke iu referuar presionit të madh që bën Qeveria e Berishës kundër kompanive të huaja telefonike (!), dhe përfundimisht ky shkrim hedh baltë mbi afeksionin shqiptar ndaj Amerikës duke e keqpërdorur si të jetë thjesht një servilizëm karakteristik i shqiptarëve, argument i ngjashëm me të gjithë atë media të huaj që nuk u ndje mirë me mikpritjen dhe afeksionin shqiptar në vizitën e Presidentit Amerikan. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/185555/titulli/Lobi-serb-ne-Amerike-Zoti-na-e-ruajte-Erion-Veline | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Feb 12, 2011 2:35 pm | |
| Mickey Mouse, rama dhe prifti, nje her ishin bashke pastaj u ndan, e tani kur ju luhaten karrikat bashkohen, i harrun akuzat qe i hedhnin njeri tjetrit,(nuk e di se kush i shtynte ne ate koh te akuzonin njeri tjetrin) per miljona lek te vjedhur e tjetri per drog, tashti bashkon interesi i njet kur vren se karrikat po ju luhaten. Mjer Shqiperia. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Feb 12, 2011 2:46 pm | |
| Kur une shkrova komentin me lart, nuk vreja ket titull.
Ekspertet: Prifti ka fshehur pjese te pergjimit.
Mousi eshte dinak, tash me edhe ne rrezik nga mickey. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Feb 12, 2011 6:20 pm | |
| Skandaloze: Prifti filmon veten në një aferë 70 mijë euro
Në videokasetën e Metës, amerikanët rizbulojnë filmin që Prifti kishte fshirë. Analiza shkencore arriti të zbulojë pamjet e “fshehura”
Dritan Prifti përfshihet në skandalin e përgjimeve ku kërkoi të fundosë Ilir Metën. Këtë herë ai ka filmuar vetën duke marrë ryshfet në të njëjtën videokasetë, ku kishte filmuar Metën, ish-shefin e tij politik. Por para se ta çonte videokasetën në Prokurori, ai është kujdesuar të fshijë pjesën kur ishte vetëfilmuar. Kështu krejt i qetë ka dorëzuar videokasetën pranë organit të akuzës.
Por kanë qenë ekspertët amerikanë që i kanë nxjerrë në shesh “sekretin” e madh të Priftit. Ata kanë zbardhur videon e menduar të fshirë nga Prifti. Janë burimet zyrtare nga nga Prokuroria e Përgjithshme që bëjnë të ditur se ky institucion ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit, Prifti. Në videon e “dorëzuar” nga ish-ministri, ai vetë shfaqet duke marrë rreth 70 mijë euro në dorë nga një zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë.
Historia e kësaj videoje ka dalë gjatë hetimeve të prokurorisë pas denoncimit që Dritan Prifti i ka bërë ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Burime nga Prokuroria saktësojnë se faktet kanë dalë në dritë pasi ish-ministri dorëzoi te ekspertët e organit të akuzës orën me të cilën kishte filmuar ish-shefin e tij në zyrë.
Aparati i përgjimit është marrë nga ekspertët amerikanë që po kryejnë hetimet dhe është vënë re se brenda saj ishte dhe një video tjetër, të cilën Prifti kishte kujtuar se e kishte fshirë nga memoria. Në këtë video shfaqet ish-ministri Dritan Prifti dhe ish-zyrtar i kësaj ministrie, duke diskutuar për një aferë me vlerë 70 mijë euro.
Prifti i ka dorëzuar materialet filmike në datën 13 janar, duke qenë i bindur se brenda orës që bëri përgjimin ishte vetëm videoja mes tij dhe Ilir Metës.
Në kërkesën e Prokurorisë theksohet se “nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se në to ekziston edhe një video tjetër, e cila ishte fshirë, dhe është rikuperuar nga eksperti. Kjo video është e datës 11 mars, në të cilën janë regjistruar 2 persona.
Bota Sot | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Feb 12, 2011 11:52 pm | |
| interesant pse ta ket beh nje gje till?shum keq situata ne trojet shqiptare eshte prandaj me mir ti rregullojm qeshtjet e brendshem e me pase te diskutojm per nje shqiperi te madhe se end snakan ren flatrat? | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed Feb 23, 2011 5:54 pm | |
|
Rama, Topi dhe Papuli, pushime të përbashkëta në Dardhë
Presidenti Bamir Topi, me krushkun e tij, biznesmenin Agron Papuli dhe me “ortakun” e tyre të përbashkët, Edi Rama, pak ditë më parë mësohet se kanë qenë së bashku dhe kanë kaluar pushimet në fshatin turistik, në Dardhë të Korçës. “Trojka”, që tashmë miqësinë e saj, e ka forcuar edhe mes krushqive, në këto ditë të post 21 janarit, me gjithë dështimin me puçin e shtetit, gjejnë më shumë arsye, të forcojnë lidhjen mes tyre, në mënyrë që pushteti të mund të përjetësohet. Sigurisht, në këtë vara-vingo mes “krushqisë” dhe “miqësisë”, nyja e fortë që i mban të lidhur më shumë se kurrë këta “turistë” të fshatit Dardhë, nuk janë shtëpitë prej guri të dy prej tyre, por interesat e ngushta ekonomiko-financiare, që zanafillën e sosjen e tyre, njëherazi, e kanë në Tiranë, që nga lejet e ndërtimit dhe te interesit për punët publike, me fondet e bashkisë së Tiranës, e deri te kujdesi i motorizimit me automjete, që ia shet krushku krushkut, apo ortaku ortakut. Kur gjërat, duket se nuk po rrjedhin sipas parashikimit të 21 janarit, Presidenti Bamir Topi, me krushkun e tij, biznesmenin Agron Papuli dhe me “krushkun” e përbashkët të tyre Edi Rama, kanë arsye të tjera, që në kuadër të garancive për të ardhmen, që iu trondit, pak më shumë se një muaj më parë, të nxitojnë, për atë se çfarë mund të rikuperojnë pas dështimit të puçit të shtetit, që i nxori edhe më shumë të zbuluar. Kjo, do të thotë, që udhëtimi i tyre turistik drejt fshatit Dardhë të Korçës, t’u shërbejë, përpjekjeve të tyre shpresë-rrënuara, për të mbuluar “të zbuluarit” e tyre, përpjekje që nuk shkon më larg se interesat e tyre të ngushta ekonomiko-financiare, që zanafillën e sosjen e tyre, njëherazi, e kanë në Tiranë. Në funksion të kësaj, “Trojka”, endet e vërtitet periferive të ndryshme, në kërkim të gjetjes së një mundësie, për atë se çfarë do të bëhet me interesat e tyre të ngushta, ekonomiko-financiare, pas dështimit të grushtit të shtetit të 21 janarit të ketij viti.
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Feb 24, 2011 9:18 am | |
| Piiiiiiiii tash dhe TOPI na shkoj me greket,po ky ishte ne PD more qu bé, me duket se spo marr vesh ne plitik ,data braktis....?
Po me duket se po i behen shum KISTAQA kunder SALES .....!!?? | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Mar 03, 2011 1:39 pm | |
| kush eshte kunder dhenderrit serb Sale sllobodaBKA ESHTE SHPIJUN SIPAS;ARBERIA E DO TE TYRE: a HARROJNE SE KETA PERKRAHIN MIQT E SERBISE E GREQIS: | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Mar 03, 2011 3:50 pm | |
| Piiiiiiiii tash dhe TOPI na shkoj me greket,po ky ishte ne PD more qu bé, me duket se spo marr vesh ne plitik ,data braktis....?
jo ,jo mire ben te rrish ne politike poooor te kuptosh drejt ç'behet | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Mar 03, 2011 4:21 pm | |
| Ky Edvini,ky kodosh me koke t'madhe edhe bosh perseri do zjarrin ndezur me ato çadra qe i don ndezur keto çadra n;mes te rruges ke do fusin kete here Edvin Ramen me dylbere me dylberet-deputete me dash pezen e te tjere mjere neta qe e ka lere.... | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sat Mar 05, 2011 9:25 pm | |
| Athua cka e kan porositur grekt per 8 mars...!!! | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Mar 06, 2011 10:10 am | |
| Rama në udhëkryq 05-03-2011 04:51 / Gazeta 55
http://www.gazeta55.al/fotolajm/1429ediramaneudhekryq.jpg
Që nga bllokimi i regjistrimit të partisë në KQZ e shpallja e kandidaturave për qytetet e mëdha e deri tek vizita “për konsultime” e Edi Ramës në Greqi, e majta është futur në një udhëkryq që rrezikon ta bëjë kurban gjithë PS-në. 8 maji vijon të paraqitet si gijotinë politike, me të cilën kryesocialisti, s’po guxon të përballet, as për kryeqytetin, e as në rang kombëtar
Partitë politike të interesuara për punët e komunitetit, për mbarëvajtjen e bashkive apo për administrimin e qyteteve më të mëdha të vendit, prej ditësh kanë dalë para publikut me “kuajt” e tyre të betejës. Edhe Partia Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe partitë e tjera të përgjegjshme janë përfshirë në këtë aksion që imponon përgjegjësi politike, por edhe detyrim kombëtar. Vetëm Partia Socialiste e Edi Ramës s’është kandisur ende t’i përmbushë këto detyrime. Edi Rama ende s’e ka ndarë mendjen për dilemat e mëdha që ia tronditin ekzistencën. Bashkia e Tiranës, kryesimi i Partisë Socialiste, përzgjedhja e “padishahëve” në qytetet e mëdha të vendit apo çuarja e Shqipërisë në kolaps e destabilitet, nga bojkotimi i zgjedhjeve janë vendimet e rëndësishme, të cilave Edvini s’po di se si t’u japë dum. Përcaktimi i kandidaturave për qytetet e mëdha ka lidhje me procesin tagrambledhës, të cilin një kryetar partie ka katër vjet kohë që ta përfundojë, por që nga emergjenca e kutive të (pa)hapura dhe nga mungesa e legjitimitetit brenda partisë, Edvini s’po e bitis dot, dhe në vend që t’i nxjerrë përfitime, po i sjell veç andralla. Për njëfarë përvoje në këtë bizantinizëm politik, Edi Rama mendohet se ka vendosur dje të marrë rrugën për Greqi, ku e presin konsultime me tutorët e tij politikë. S’ka axhendë, por njoftohet jozyrtarisht, se bëhet fjalë për “shkëmbim përvoje” në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Se ç’shkëmbim bëhet fjalë, çdo shqiptar e ka të qartë, por kjo s’e zgjidh udhëkryqin e madh politik në të cilin gjendet Edi Rama. Tollovia që po shoqëron vendimin politik për t’u përfshirë në zgjedhjet vendore, s’po merr përgjigjen juridike, atë të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një subjekt zgjedhor. Prej këndej, vjen edhe kriza latente e marrëdhënieve të paqarta të Edi Ramës me aleatët e radhës në politikën e ditës. Të gjithë krerët e partive të vogla po presin të ndahet torta e zgjedhjeve lokale, por si gjithmonë Edvini është në udhëkryqin e mbledhjes së taksave, është në momentin kur duhet të vendosë se si do të merren taksat ndaj partive të vogla. Ky udhëkryq periferik, së bashku me paqartësinë e bashkisë së Tiranës po e shfaktorizon krejt opozitën, duke i dhënë profil një udhëkryqi, që do të duhej të ishte një udhëkryq personal i një njeriu, që tregon se s’ka shumë lidhje me politikën, por që po shndërrohet në udhëkryqin e Partisë Socialiste, një udhëkryq që rrezikon ta nxjerrë nga sistemi krejt të majtën tradicionale. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Mar 06, 2011 10:13 am | |
| Ambasadori Arvizu përshëndet policinë, për profesionalizmin në mbrojtje të institucioneve 05-03-2011 04:51 / Gazeta 55
http://www.gazeta55.al/fotolajm/71900arvizumepolicet.jpg
Ambasadori i SHBA ka përshëndetur dje efektivat e Policisë së Shtetit, në një takim informal, në të njëjtën kohë, kur kamikazë politikë të Ramës ishin maskuar si përfaqësues rinorë që s’pëlqejnë politikat transparente të Ministrisë së Brendshme
Kryediplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar dje një takim me efektivë të forcave të Policisë së Shtetit. Ambasadori amerikan ka vlerësuar profesionalizmin, kurajën dhe guximin e Policisë në respektimin e ligjit si dhe mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në vend. Në një kohë kur opozita kishte organizuar një protestë me të rinj të FRESSH-it, para Ministrisë së Brendshme, diplomati i Uashingtonit, Aleksandër Arvizu, ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj Ministrie. Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur krejt rastësisht. Ambasadori amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar në këmbë nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme. Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën e dhunshme të 21 janarit. Kryediplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njihet për korrektësinë dhe ndjeshmërinë e tij ndaj zbatimit dhe mbizotërimit të ligjit në një vend demokratik dhe aspirant potencial për integrimin në Bashkimin Evropian. Takimi i djeshëm i Arvizu me forcat e Policisë, është një tjetër mesazh që i jepet klasës politike se, ligji dhe kushtetuta është mbi të gjithë, pa dallim statusi social, shoqëror apo politik. Në këtë sens, protestat në tentativë dhe dështimi i tyre në përputhje me parashikimet, është një tjetër këmbanë alarmi se opozita e majtë dhe Partia Socialiste kanë humbur legjitimitetin e funksionimit institucional të tyre. Opozita e majtë dhe Partia Socialiste ndodhen në një udhëkryq, në një udhëkryq pa rrugë zgjidhje, ndërsa Edi Rama sheh si parazgjidhje protestat shkretëtirë, me idenë e vetme se ato do kumbojnë sado pak në instiktin moral të opinionit publik.
Komente
Ku je moj Amerike ku je.Qe i kap lepujt me grepa peshku.E jo nga bishti por nga koka ashtu si kapet peshku.Amerika te ben ate qe kur terbohesh,te le te ngjitesh pakez lart e po qe terbuar shume te ndihmon qe te ngjitesh dhe me lart,e pastaj te heq shkallet e ta ben me dore bay bay.Pra te thote,tani bjer kryeulthi,se ashtu te vijne mend.Keshtu e peson kush nuk degjon keshillat e Amerikes. Postuar nga Amerika ne daten 05-03-2011 | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Mar 06, 2011 10:15 am | |
| Kushtet e Ramës për zgjedhjet, si ato të Enverit për NATO-n! 05-03-2011 / Nga Luan Myftiu “Nuk ka më keq se kur njeriu fillon të ketë frikë nga e vërteta” - Tolstoi
Po i bëhet ves i shëmtuar Ramës gjetja e sebépe për të kundërshtuar pjesëmarrjen në çdo aksion të rëndësishëm kushtetues. Sepse, ngaqë s’ka vullnet politik, Rama ka nisur t’i vërë stërkëmbësha çdo kompromisi të mundshëm. Por, ka arritur të kapërcejë të gjitha limitetet e logjikës elementare, kur arrin të mendojë bojkotimin e zgjedhjeve të 8 Majit. Se, aq e tërbuar qenka ambicia e tij për pushtet me dhunë dhe aq i egër - tërbimi për dështimin e gjithë alibíve të tij absurde, sa gjithkush do ta gjykonte mëdyshjen e tij për bojkotimin e zgjedhjeve si “një vetëvrasje politike”. Njëlloj siç veprohej në diktaturë, kur tiráni tallej sa herë i tekej të shfaqej “liberal”. Në këto situata “qoftëlargu” tregonte, jo vetëm mungesën e çdo parimi, por edhe neverínë ndaj atyre, që shpresonin për një afrim të tij me perëndimin. Ky antiperëndimor i betuar, deklarohej sikur nuk qënkësh krejt kundër pjesëmarrjes në NATO, nëse kjo organizatë gjigande ushtarako-politike të plotësonte dyzetë kushtet e tij. Dhe “kushtet” e skizofrenit fillonin me kërkesën që kjo të hiqte dorë nga ekonomia e lirë e tregut, të çarmatosej dhe të pranonte kolektivizmin. E kështu me radhë : të njihte si ideologji marksizëm-leninizmin, të kërkonte të falur për kundërshtitë, që i kish bërë xhelatit për masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm. Dhe “kasapi” tallej me inteligjencën proeuropiane, duke u dhënë “argument” xhahilëve gomarë, t’i torturonin njerëzit, që shpresonin në një bashkëpunim të mundshëm me perëndímin. Se Enver hipokriti e kishte bërë aksiomë plotësimin e “kushteve” për çdo gjë, që nuk i pëlqente. Dhe kreu në këtë fushë veprime aq absurde, sa edhe fanatikët e tij injorantë i bëri të mendoheshin për idiotësítë e tij. Prandaj ky “mefistofel” i pacipë, ky shpirt i mohímit të çdo përparími, kishte shpikur metodën e “plotësimit të kushteve”. Shprehja “ Nuk i plotëson kushtet ! ” ishte bërë sinonim i dënimit të pafajshëm të çdo njeriu, që nuk duhej të punonte në një sektor të caktuar, të vazhdonte shkollën, a të dilte jashtë shtetit, apo qoftë edhe të lëvizte nga fshati në qytet. Madje, as të blinte në furrën e qytetit bukë gruri, kur prodhonte në fshat vetëm grurë, e tj. Kush ngulmoi të mësonte kuptimin e këtyre “kushteve”, e pagoi shtrenjtë. Prandaj shprehja “Nuk i plotëson kushtet” ishte dhe një kërcënim, një paralajmërim ogurzí i diktaturës. Mirpo, si çdo e keqe që ka bumerangun brenda, edhe poshtërími për “plotësímin e kushteve” i bëri shqiptarët të ndërgjegjësoheshin për talljen cinike të atij sistemi, të cilit shumë njerëz të sinqertë i kishin shitur edhe shpirtin. Prandaj dhe me të tilla “kushte” diktatura përgatiti fundin e saj tragjiko-komik. Kurse shprehja “Nuk i plotëson kushtet” mbeti proverbiale, një tallje cinike e mohimit të të drejtave elementare të njeriut. Këtë taktikë po ndjek sot Edvin Rama, i cili, edhe pasi deklaron se nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale, sajon “kushte”, plotësimi i të cilave vetiu e përjashton nga procesi zgjedhor. Rama nuk e di as vetë se ç’kushte kërkon. Vetëm analistët kanë “zbuluar” se Edvini synon që Historia të fillojë nga dita e ardhjes së tij në pushtet. Shkurt, Rama kërkon t’u thotë të gjithëve se ai merr pjesë në zgjedhje, vetëm nëse i garantohet fitorja. Çdo humbje duhet t’u faturohet atyre që nuk ia plotësojnë “kushtet”, ose vetë P.S.-së, nëse kjo do të ngulmojë të marrë pjesë në këtë proces, që përbën alfën e të drejtës së saj qytetare. Rama kështu e ka lidhur “kalin” e pushtetit të vet prapa ca “kushteve”, që i sajon nga imagjinata e sëmurë, edhe pse i ka sanksionuar vetë në Kod, edhe pse ato ia garantojnë edhe vetë ndërkombëtarët. Por duket Ramës nuk i interesojnë “zgjedhje më të mira se të parat”. Ai do medoemos fitore të sigurtë. Prandaj nuk është aspak çudí që ai të kërkojë edhe shumicën në K.Q.Z., edhe shtyrjen e zgjedhjeve në një datë, që të përkojë me “dorëzímin” e pushtetit legjitim.(!) Apo, ndoshta, dhe me ëndërrat e tij prej të fantaksuri për zgjedhje të parakohshme, e tj. Sidoqoftë, Rama po synon të përgatisë opinionin për kontestimin e fitores së zgjedhjeve nga cilido. Qofshin këto dhe zgjedhjet më të mira, të realizuara sipas standarteve më të larta europiane. Ai dëshiron, kështu, garantimin e pushtetit të tij, të paktën, në krye të P.S.. Ndryshe, ia lë “kopilin” në derë gjithkujt, që do të pranonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje, që ai i parasheh për veten të humbura. Se, edhe Enver gangsteri, që i kishte marrë peng tre milionë shqiptarët, ia vinte ata botës si “kusht” për të garantuar pushtetin e vet diktatorial. Kush do t’ia lëkundëte absolutizmën, duhej të llogariste flijimin e të gjithë këtyre “skllevërve”.(!) Kjo ngjashmërí e kushteve të “qoftëlargut” me ato të Edvin Ramës e ka burimin te diktatura, te mentaliteti i marrjes së pushtetit me dhunë, te përjetësími i “perandorisë së krimit”, që pillte vetëm gjarpërinj. Prandaj, nuk është fantazi e kotë ideja se Rama, me ambicien e vet arrogante, po kërcënon edhe ekzistencën politike të vetë PS, duke i mohuar kësaj edhe të vetmin pushtet, ku ka qenë kapur si ajo “plaka pas rrepkës”. Mirëpo, i pasuruar ku s’ka më dhe i kënaqur tej caqeve të një narcizi, Rama nuk pyet as për mbajtje fjale, as për dinjitetin e mercenarëve të mbajtur dy vjet jashtë parlamentit, as për “miqtë” e vet ndërkombëtarë, që po i këshillojnë pjesëmarrjen e domosdoshme në zgjedhjet lokale. Madje as për paralajmërimin se nga ky bojkot do të dalë e humbur vetëm PS-ja!... Mirëpo ambicia për pushtet me çdo kusht i njeriut, që habitet para pasqyrës me “madhështinë” e tij, qenka më e fortë se çdo rrezikim i fatit të partisë, që u mashtrua prej sloganeve të një vizionari “liberal”! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Sun Mar 06, 2011 1:40 pm | |
| Medalim viziton me shpesh, ama me mir rrall se hiq, klm matan liqenit dhe gjuana ndo nje lajm nga atje, si per te mir ashtu edhe per te keq, te flm per postimet me lart. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue Mar 08, 2011 2:27 pm | |
| Sala shiti shqiperin e pe doni fort sepse ai punon per serbin e greqin. per ate ju pelqen sala shum shqiptarovioqave sepse edhe keta kan mendime si ai Ai dhenderr serbe dhe haptas thot ka mik Fazliqin keta e perkrahin. Ai ja fal detin grekleve keta e perkrahin . Ai ishte kunder uck keta te mjere e perkrahin se edhje vet kan qen kunder uck. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue Mar 08, 2011 5:30 pm | |
| pershendetje Driniii, me fole shum s'ben, me hesht s'mund! me mire rralle e saket.
Para “këmborëve” të viktimave, s’i dëgjon kush “zilet” e Ramës! 08-03-2011 / Nga Luan Myftiu
“Ëndrra e kriminelit duhet të jetë pendesa” - Dymá - (Àti)
Ai që nuk jep premtime, bën fushatë me demonstrata. Rama nuk e di se ku shkon, ngaqë s’ka llogaritur ç’e gjen. Kush harron të kaluarën, nuk ka të ardhme. Arroganca nuk ka brirë, megjithatë tenton t’u vërë brirë të tjerëve. Rama ulërin, kur duhet të heshtë; kërcënon, në vend të lypë ndjesë; mburret, para kujtimit të viktimave. Këta i dhanë jetën lirísë, Rama ndjek gjurmët e mizorísë. Në vend të pendohet pse i lanë pa varr, tenton t’u zhdukë dhe idealin. Klith për drejtësí mbi eshtra martirësh të lirísë ! Se, duke kuisur si çakáll, fuqizon jehonën e gjëmave të diktaturës. Kërkon pushtet me dhunë, duke mohuar fisnikërisë, që nuk kërkoi pushtet. Ndërkohë që vetëm heshtja e tyre paqësore ia heq Ramës të drejtën të demonstrojë, duke sajuar “kriza” artificiale dhe ngërçe të stisura. Edhe pse shtiret i nëpërkëmbur, të gjithë e tallin si të përkëdhelur. Ky etalon i turpit të botës, e mban veten avokat i shenjtërísë së votës ! Dhe, si pinjoll i tiranísë, vetëshpallet ideator i lirisë?! Po të qe gjallë Shekspiri, do të klithte: “O turp, ku e ke skuqjen?!”. Kurse Rama shtiret sikur nuk e kupton talljen, që u bën viktimave pa varr, duke kërkuar lavdí me pushtet të paligjshëm. Të ketë harruar si sakatonte pafajësínë “demokracía e dajakut”? Po le t’i kujtojmë ca gjëma, të mos krekoset me bëma. Kërkon transparencë me akuza të rëna, duke sajuar me “çimka” fajësí të paqëna?! Apo inercía e krimit është ideja, që e shtyn në mëkate të reja? S’e di ky enverist që të parëve të tij sadistë, s’u duheshin prova, fakte, a dyshime të shtira, për t’i ngarkuar me fajësíra! As që kush ankohej për dënim të padrejtë, ridënohej sa më shpejt! Apo bën sikur harron që hetuesit mizorë talleshin me ata që s’ishin fajtorë? Që terrori i xhelatëve “justifikonte” çdo arbitraritet të lugatëve? Që për diktaturën (të cilën Rama nderon në Pezë!), të gjithë duhej të ishin të pasigurtë që në vezë! Apo nuk dëgjon Rama që edhe sot xhelatët e diktaturës “justifikohen” se paskan zbatuar ligjin e torturës? Edhe kur i kapërcyen ligjet e tyre makabre? Nuk e di Rama që martirët e lirísë kanë qenë ca “mishra të therur”, ruajtur në frigoriferin e kusarit për t’u “ngrënë”, kur të kish “urí” sistemi i hurit e i litarit?! Kurse Rama kërkon të bëjë fushata me demonstrata! Nuk paska mësuar ky qyq i mbaruar, që diktatura u zhvillonte viktimave gjyq, pasi i kishte pushkatuar? Prandaj, para se të merresh me demonstrata për “kriza”, mendo si të zgjidhësh krizat shpirtërore të atyre, që u përndoqën për shkak të dënimit pa faj të të afërmve të tyre! Fillo të pranosh, o frymëzues demonstrate se krimet e komunizmit kanë qenë të pashembullta në Historínë e aradhes sate. Që Stalini i Shqipërísë gajasej së qeshuri, kur i tregonin akuzat banale, me të cilat njerëzit flakeshin në kanale. Mëso, pra, o Ramë bojkoti, se për të pësuar gjëmat e diktaturës pakkush kishte imunitet! Vallë, endé s’e ke mësuar që kryexheláti yt levend, për të mbuluar poshtërsítë, zgjidhte hetues si ata që emëron ti për të bllokuar reformat në parlament?! Ti, që shtiresh sikur do të lartësosh miletin, a s’e di, vallë, që “qoftëlargu” më shumë se jetën, i lakmonte atij nderin dhe dinjitetin?! Që i shpallte të gjithë me “daják”, jo vetëm fajtorë, por edhe shkaktarë për fundin tragjik të secilit pa shkak! Vërtet s’e di, kur i nxit njerëzit të demonstrojnë, se bashkautorësia në krim ka qenë shpikja më dinake e “parajsës” së degradimit të njeriut? S’i di vërtet këto, kur dhe fëmijët kanë mësuar se nuk është parë në Histori një shembull, ku drejtuesit e një kombi të kenë pasur kaq etje për të depersonalizuar bashkëqytetarët e vet? Kur askujt në Shqipërí nuk i duket sot e pabesueshme që krijuesit e “Botës së Re” lumturoheshin, tek rrëmbenin me “kopaçe” pohime false për akuza të paqena? Se, ja, o Ramë demonstruesi: përfytyró sikur t’u arrestosh pa faj fëmijëve babanë dhe t’u çmendësh nënën, pastaj, pasi t’ua kesh mbyllur njërin në burg dhe tjetrën në psikiatrí, t’u marrësh shtëpinë e t’i flakësh në bodrum. Dhe kur, të uritur, këta, të të kenë lypur punë, t’u kesh kërkuar të bëheshin spiunë!? Kush mund t’i bënte këto “yrnéke”, veçse një pushtues mizor?! Prandaj, para se të demonstrosh kundër “padrejtësíve” të demokracísë, pyet një herë përse mahniteshin viktimat me entuziazmin shtazarak të xhelatëve të tiranísë !? Se, nuk të falet të mos e dish që një i pafajshëm trajtohej si më i rrezikshëm nga të tjerët, ngaqë ishte për xhelatët tuaj akuzë më e rëndë! Nuk të falet, o Ramë demonstruesi, të mos dish që sjellja fisnike e mjeranëve tërbonte mizorinë e tiranëve! Vërtet, nuk ke pyetur se nga u vinte xhelatëve tuaj, or “trim” tërë ajo etje për poshtërim? Ç’i bënte këta dishepuj të kusarit të kishin aq shumë nevojë për depersonalizimin e shqiptarit ? O ulëritës kundër padrejtësíve të shpikura! Vërtet nuk je bërë kurioz të dish se ç’qe tërë ajo egërsí prej të çmenduri, që u shpalos në birucat e errëta të atij sistemi, që po shfaqet sot në ulërímat e tua për “kriza” dhe ngërçe artificiale!? Po ti vetë nuk e sheh, vallë, si po mashtron të tjerë njerëz të sinqertë, duke u kërkuar të bëhen mercenarë për të marrë ti pushtet me dhunë, a privilegje të pamerituara ? Si nuk e kuptoke, o i përkëdhelur i diktaturës, se mashtrimi i njeriut të ndershëm do të të kthehet një ditë në bumerang!? Që pikërisht këta të mashtruar do të të bëhen kundërshtarët më të papajtueshëm?! Se s’duhet ta kesh harruar që diktaturën e yrryen më shumë ata, që ajo u përpoq t’i bënte bashkëfajtorë në ligësitë e saj! Ndaj, mos klith, ule pak tonin, o Edvin demonstruesi! Dhe mos ulërí si çakáll rrugëve të Shqipërísë! Se ka rrezik të shkelësh mbi eshtrat e viktimave, të lëna pa varr prej të parëve të tu!... Megjithatë, është zgjedhja jote të bësh fushata me demonstrata!
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Tue Mar 08, 2011 6:33 pm | |
| Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi” Publikuar më 03 mars, 2011 në orën 23:28 ( Para 4 ditë e 17 orëve ) Opinion | Të dy flasin me një gjuhë Prej se po shkruaj për krizën politike, institucionale, kushtetuese, morale, të përgjithshme, në Shqipëri, kam bërë një gabim, që nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizisë, Ben Alinë, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke bërë këtë krahasim, u kam hyrë në hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian. Them kështu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetarë me përgjegjshmëri politike dhe shtetërore të cilën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka dëshmuar ndonjëherë. Kur e vërejtën se sundimi i tyre nuk i përgjigjet më njëmendësisë së vendeve të tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin më, si kryetari i Tunizisë, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse në zgjedhje kishin fituar me shumë më tepër vota se kryeministri shqiptar, u tërhoqën prej pushtetit.
Akademik, Rexhep QosjaDhe, pikërisht për këtë arsye, për arsye se u tërhoqën prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike siç i priti kryeministri shqiptar në vitin 1997 dhe siç tregoi se ishte i gatshëm të priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata është cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar të Ben Alisë dhe të Hosni Mubarakut. Shumë më tepër se këtyre dy shtetarëve arabë, kryeministri i Shqipërisë, me mendësinë politike dhe, në përgjithësi, me natyrën e tij, i shëmbëllen një sundimtari tjetër arab: i shëmbëllen kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf. Dhe, këtë shëmbëllesë e shfaqi qartë, vetë, edhe këto ditë.
Kjo shëmbëllesë e natyrës politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me diktatorin e Libisë, Moamer el - Gadafi, duhet ta shqetësojë shumë Shqipërinë.
Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me të njëjtën gjuhë politike me të cilën flet edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, për popullin që proteston.
E dëgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit të mërkurën, më 23 shkurt 2011? E dhanë disa televizione të huaja. U dha edhe në ndonjë televizion të Tiranës. Nuk u dha në tërësi - se Moamer el-Gadafi flet gjatë, sado tani, i janë shkurtuar fjalët: ia shkurtoi populli i Libisë.
E keni dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menjëherë pas protestave të 21 janarit 2011. Keni pasur rastin ta dëgjoni shumë e shumë herë. E kanë dhënë të gjitha televizionet. Në mënyrë të veçantë e kanë përsëritur shumë herë televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh, sa më shpesh, kryeministrin, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit, mori pjesë në garat kombëtare të notit krol në Detin Adriatik, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, mori pjesë në garat e ngjitjes në Murin kinez, në të cilat merrnin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e shumë shteteve!
Ç'është e vërteta, tani, as televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, qoftë edhe në garat e notit në Adriatik, qoftë edhe në garat e ngjitjes në Murin kinez, nuk po e japin më fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas protestës së 21 janarit.
Disa ditë kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqipërisë mban shumë fjalime, nga disa fjalime në ditë, prandaj po të jepej edhe ai i 21 janarit prapë e prapë nuk do të dihej se cili është i sotmi, më i fundit! Dhe më i rëndësishmi! Por, sot, kur e dëgjova fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato që kanë qejf dhe detyrë, detyrë demokratike, ta kallëzojnë aq shpesh kryeministrin e Shqipërisë, nuk po e japin më fjalimin e tij të 21 janarit. E pse nuk po e japin më atë fjalim historik e revolucionar?
Nuk po e japin më sepse është shumë i ngjashëm, diku-diku plotësisht i njëjtë, me fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, dhe frikësohen mos ky fjalim do t'i frymëzojë shikuesit e tyre të mendojnë e të thonë: diktatorët, tiranët, despotët kanë një gjuhë - gjuhën e kërcënimeve, të frikësimeve, të dhunës, të vrasjeve.
E televizionet tona, sidomos televizionet tona që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm si noton dhe si ngjitet në Murin kinez, madje, edhe në Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe çka flet, ndoshta nuk janë të lumtura pse ai, domethënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Libisë flasin gjuhë shumë të ngjashme politike, diku-diku gjuhë plotësisht të njëjtë politike. Revolucionare! Të pakohtë! Parake!
Por, në qoftë se televizionet, që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, nuk kanë qejf të dëgjohet më fjalimi i tij i 21 janarit, domethënë nuk kanë qejf ta bëjnë popullin të vetëdijshëm se kryeministri i tyre flet me gjuhë politike shumë të ngjashme, diku-diku plotësisht të njëjtë me gjuhën politike të kryetarit të Libisë, populli e ka shënuar në kujtesë atë fjalim dhe nuk e harron lehtë. Ata që e kanë kujtesën e jashtëzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa, si unë e si një numër tjetër i mjekëve, i fizikanëve, i shkrimtarëve të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës, nuk do ta harrojnë kurrë, kurrën e kurrës, atë fjalim. Dhe, nuk do ta harrojnë kurrë, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit të Libisë i mbajtur më 23 shkurt.
Ç'është e vërteta numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë intelektualët e sipërpërmendur, e dinë fare mirë se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, gjatë shumë e shumë vjetëve të tij në pushtet, qoftë si kryetar i Shqipërisë, qoftë si kryeministër i Shqipërisë, qoftë si kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qoftë, më herët, si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë ndonjëherë ishin edhe më revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit. Krahasojini fjalimet e kryeministrit tonë, që ka mbajtur si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në mbledhjet e kësaj organizate në Universitetin Shtetëror të Tiranës; fjalimet që ka mbajtur si kryetar i Shqipërisë, mbasi u shpërbë organizata themelore e Partisë së Punës në të cilën ishte sekretar; fjalimet që ka mbajtur si kryeministër i Shqipërisë; fjalimet që ka mbajtur, oh sa shumë fjalime, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qe njëzet e sa vjet - krahasojini të gjitha këto fjalime të tij me fjalimet e kryetarit të Libisë dhe do të shihni, do të shihni e do të bindeni, se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, në vazhdimësi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi i plotë i fjalimeve të fundit të këtyre dy shtetarëve, u bë më i dukshëm se i fjalimeve të tyre të mëparshme, sepse ishin fjalime kur edhe njëri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjetën në, si e quan filozofi Karl Jaspers, situatë skajore, të rrezikuar në fronin në të cilin ishin venduar. Fjalime më të mira gjithmonë mbahen kur gojëtari është i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare të dy politikanëve të tronditur shumë emblematikë të popujve të tyre, që jetojnë në dy kontinente: njëri në kontinentin afrikan, kurse tjetri në kontinentin evropian, që jetojnë larg njëri-tjetrit, por që shumë i përngjasojnë njëri - tjetrit pikë së pari sepse e duan pushtetin si t'i kishte bërë një nënë! Dy fjalime shëmbëllyese. Revolucionare historike!
Çka i bënë të ngjashme, jo, më falni, çka në thelb i bënë identike këto dy fjalime të të dy shtetarëve prej të cilëve njëri sundon dyzet vjet, kurse tjetri njëzet vjet? Ngjashmërinë, kur e kur njëjtësinë e këtyre dy fjalimeve të parët e kanë vërejtur dhe paraqitur matur, kujdesshëm, më mirë se unë, në tv, Filip Çakuli, Saimiri dhe Doktori - tre artistët, që për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për shëndetin e tyre politik e moral, për demokracinë, po bëjnë më shumë se shumë institucione dhe se shumë intelektualë bashkarisht. Unë, ndërkaq, po merrem edhe me shkaqet që i bëjnë të ngjashme këto dy fjalime.
Përmbajtja e shëmbëllesës
Të dy fjalimet i drejtohen popullit, në tërësi. Natyrisht. Tiranët, despotët dhe diktatorët kanë qejf t'u drejtohen të gjithëve, por të qërojnë hesape me të veçantit.
Në të dy fjalimet bëhet dallimi midis atyre nënshtetasve që rrinë urtë, qetë, që janë besnikë, ndaj sundimtarit të tyre dhe atyre që janë ngritur në protestë kundër atij sundimtari. Në të dy fjalimet thuhet, shumë vendosmërisht, se pavarësisht prej numrit të protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do të tërhiqen. Jo! Kurrën e kurrës. Pavarësisht sa do të zgjasin aty protestat.
Në të dy fjalimet ftohen anëtarët e partisë së kryeministrit Sali Berisha dhe besnikët e kryetarit Moamer el-Gadaf që të jenë në gatishmëri kur t'u thuhet të dalin në protestë, të cilën i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, për të treguar përkrahjen ndaj sundimtarit.
Në të dy fjalimet, protestuesit, herë të gjithë e herë disa grupe të tyre, quhen kriminelë, jo, më falni, banditë. Në të dy fjalimet, protestuesit zhvlerësohen si përdorues të drogës dhe të alkoolit, që i bëjnë të sillen pakontrollueshëm e të ushtrojnë dhunë kundër forcave të rendit!
Në të dy fjalimet, protestuesit quhen të paguar, më së shumti prej armikut të brendshëm - opozitës, por nuk përjashtohen as paratë e armikut të jashtëm, të vjetër a të ri.
Në të dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me "argumentet" e gjithmonshme të tiranëve, despotëve e diktatorëve - janë vrarë duke u përpjekur të pushtojnë institucionet dhe të marrin pushtetin!
Në të dy fjalimet akuzohen protestuesit se kanë plagosur e kanë vrarë njëri-tjetrin me qëllim që për vrasjen e plagosjen e tyre të akuzohen forcat e rendit, domethënë mbrojtësit e kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë.
Në të dy fjalimet, të dy sundimtarët, ky i Shqipërisë gojavetë dhe me gojën e ministrit të ushtrisë, kurse ai i Libisë, me gojën e të birit, i përkujtojnë protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t'i paqesojë ushtria!
Në të dy fjalimet autorët e tyre tregojnë se e duan shumë krahasimin si figurë të shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libisë, i krahasojnë organizuesit e protestës, domethënë armiqtë politikë, me miun që lyp vrimën për t'u fshehur kur hidhërohen ata!
Në të dy fjalimet, siç shihet, mbizotërojnë dy trajta të ligjërimit: akuza dhe kërcënimi.
Pikat e takimit, në të vërtetë pikat e njëjtësimit të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë më të shumta, por edhe këto të theksuarat janë të mjafta për të dëshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, është në mos plotësisht i njëjtë, së paku tepër i ngjashëm.
Si të mos jetë, o Zot!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, e njëjtësojnë qeverisjen me sundimin, kontratën shoqërore midis popullit dhe përfaqësuesit të zgjedhur me sundimin e pakufizuar.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë, e dëshirojnë sundimin e tyre si sundim të pafund, derisa të jenë gjallë. Për arsye pse e dëshirojnë dhe e kuptojnë kështu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetarëve të Shqipërisë kështu: do të jem në politikë, e kjo për të do të thotë në pushtet, edhe tridhjetë vjet, derisa të bëhet 110 vjeç, kurse kryetari i Libisë i drejtohet popullit kështu: nuk do të largohem prej vendit. Kurrë!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë nuk e fshehin fare se janë të gatshëm të vdesin për të mbetur aty ku janë: në pushtet.
Për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë, u drejtohet protestuesve, opozitës, të gjithë atyre që shprehin dëshirën që të largohet prej pushtetit: ata që do të provojnë edhe një herë t'i afrohen ndërtesës së kryeministrisë do të marrin përgjigjen që nuk e kanë imagjinuar kurrë!
Për këtë arsye kryetarit i Libisë i drejtohet popullit: do të vdes si martir. Natyrisht: në fron. Çka e shkakton shëmbëllesën?
Në fund të shtjellimit të mësipërm, pashmangshëm shtrohet pyetja: nga vjen kjo ngjashmëri, kur e kur njëjtësim, midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe konceptit pushtetor të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi? Nga vjen njëjtësimi ideor dhe ndjenjor i fjalimeve të tyre të mbajtura më 21 janar - i të parit, dhe më 23 shkurt - i të dytit.
Përgjigjja është e thjeshtë: vjen prej njëmendësisë pushtetore që ka krijuar - i pari, apo që bën çmos të krijojë dhe në disa fusha ka krijuar - i dyti. Kryetari i Libisë sundon më gjatë, tash e dyzet vjet, dhe njëmendësinë shoqërore dhe juridike-kushtetuese të Libisë e ka "sistemuar" ashtu siç ka dashur: ai është vetë kryetar, kryeministër, kryeprokuror dhe komandant i Forcave të Armatosura të Libisë. Sundimtar absolut.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke ndërruar institucionet sunduese, duke qenë kur kryetar, kur kryeministër, por gjithnjë kryetar i Partisë Demokratike, sundon më shkurt se Moamer el-Gadafi, sundon "vetëm" njëzet vjet, por gjatë këtyre njëzet vjetëve ka bërë e po bën çmos, nuk ka lënë e nuk lë mjet pa përdorur, për ta shtuar pushtetin vetjak ashtu si Gadafi: që të mbetet qeveria e tij, në të vërtetë që të mbetet ai edhe kryeministër, edhe kryetar i Shqipërisë, edhe prokuror i Përgjithshëm, edhe komandant i Forcave të Armatosura, edhe komandant i Policisë dhe i Gardës Republikane. Që të mbetet sundimtar absolut! Botim i dytë i Gadafit. Këto përpjekje të tij, ku e ku të sendërtuara plotësisht, në versionin e tyre më të dukshëm, më tragjik, i kemi parë më 1997, 1998 dhe, më pas, më 21 janar 2011.
Por, është edhe një përgjigje në pyetjen se nga vjen ngjashmëria midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë?
Jam i vetëdijshëm se përgjigjen në këtë pyetje një numër jo i vogël i lexuesve do ta dëgjojnë me mospajtim dhe, do ta dëgjojnë me mospajtim, pak pse nuk e supozojnë të drejtë, të vërtetë, e shumë të tjerë, pse nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf, vjen edhe nga kultura e tyre politike, në të vërtetë nga mendësia e tyre. E siç dihet, kultura politike e njeriut, mendësia e njeriut, është prodhim i kulturës së tij të përgjithshme, i qytetërimit në të cilin është formuar, shkurt i rrethanave kulturore, qytetëruese, politike, historike dhe të përtashme.
Si kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, kryetari i Tunizisë, Ben Alia, një sërë kryetarësh, kryeministrash, mbretërish, emirësh të vendeve arabe, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë ide të njëjtë ose të përafërt shtetërore, koncept të njëjtë ose shëmbëllyes pushtetor, pasion të papërmbajtur për pushtet absolut, sepse kanë mendësi të përafërt ose të njëjtë, që vjen prej një qytetërimi me shumë përbërës të njëjtë në vendet e sundimtarëve arabë dhe në vendin e sundimtarit shqiptar.
Gjuha politike është shënuese e rendit politik-shoqëror: është e prodhuar prej tij, por mund të jetë, njëkohësisht, edhe shndërruese e tij.
Rendet politike-shoqërore demokratike, sado mund të dallojnë njëri prej tjetrit, kanë gjuhë politike demokratike.
Rendet politike-shoqërore despotike, tiranike, diktatoriale, në përgjithësi rendet politike-shoqërore autoritare kanë gjuhë gënjeshtare, shtypëse, kërcënuese, dhunuese.
Gjuha politike e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe gjuha politike e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë gjuhë politike gënjeshtare, shtypëse, frikësuese, dhunuese, sepse sundimi i tyre, rendet politiko-shoqërore, në të cilat sundojnë, me gjithë ndryshimet sipërfaqësore, a proceduriale, në thelbin e tyre, janë të njëjtë; rende politiko-shoqërore despotike.
Të përsëris: Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuhën politike me të cilën flet edhe diktatori i Libisë, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet të jetë shumë e shqetësuar Shqipëria sepse gjuha politike e të parit si edhe gjuha politike e të dytit burojnë prej mendësisë pushtetore në thelb të njëjtë, që është mendësi e kërcënimit, e frikësimit, e shtypjesh, e vrasjes.
Në qoftë se do që të jetë shtet i qytetëruar, me rend politik-shoqëror demokratik, në të cilin demokracia do të jetë marrëdhënie midis njerëzve, shtet i së drejtës, shtet me qëndrueshmëri, me shëndet moral, me nderim e autoritet në botë dhe, më në fund, shtet i pranuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të lirohet prej konceptit pushtetor berishian - gadafian. Kur të lirohet prej këtij koncepti të tejskajshëm për pushtetin, Shqipëria do të lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, që e dëgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë a - më saktë e thënë - nga goja e kryetares së Kuvendit të tij. E vë peng veprën dhe etikën time mendore dhe them: Shqipëria do të lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, më në fund, prej asaj gjuhe shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, gadafiane, vetëm në qoftë se lirohet prej kryeministrit të sotëm të saj, Sali Berisha.
Rexhep Qosja
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed Mar 09, 2011 8:04 am | |
| http://www.kohajone.com/zfoto/thumb_20110127102414_album.jpgetar,
Demonstrata e opozitës degjeneroi në dhunë fatale nga pjesëmarrësit, në vijim të ftesave provokuese nga krerët e PS dhe partive të vogla pranë saj. Tre vetë u vranë dhe mbi 120 të tjerë mbetën të plagosur. Bekimja u maltretua nga bishat e ed-ngjel-ruco-gjinusho vromat, kujdes nga korbat greko-srbe, gjakosin shqypenin per nje demokraci te vonueme simbas porosive greko-serbe! | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed Mar 09, 2011 8:05 am | |
| Grossruck: Sjellja e opozites, nje dem qe i behet vendit
http://www.kohajone.com/zfoto/20110308025322_artikull.jpg
Grossruck: Sjellja e opozites, nje dem qe i behet vendit Rozeta Rapushi Opozita shqiptare duhet te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit, dhe te mos demtoje me imazhin dhe procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. "Shqiperia ka bere hapa pozitive, megjithate per momentin jane bllokuar punet e Shqiperise ne organizmat e tjera te Bashkimit Evropian. Ne te vertete, eshte nje dem i madh qe po i behet vendit tuaj te bukur per zhvillimet pozitive te ketij vendi, te apelojne te gjithe pjesemarresit qe t'u permbahen rregullave demokratike", eshte shprehur zyrtari i larte i OSBE. Mesazhi i qarte per politiken u be dje nga zevendespresidenti i OSBE-se, Volfgang Grossruck, gjate nje vizite te kryer dje ne qytetin e Shkodres. Sipas tij, ne muajt ne vijim, te cilat sipas tij mund te kene zhvillime te reja, thekson se opozites nuk i mbetet gje tjeter vec pjesemarrja ne kete proces, pasi kete e kerkojne te gjitha institucionet nderkombetare dhe mbi te gjitha demokracia e nje vendi. "Shqiperia per mua eshte nje demokraci e konsoliduar dhe ne nje vend ku demokracia ka zene rrenje, gjithashtu edhe opozita duhet te jete pjese e kesaj demokracie. Opozites nuk i mbetet gje tjeter vecse te marre pjese ne zgjedhje", u shpreh Grossruck. Ai tha se te gjithe faktoret politike ne vend, duhet te ndjekin rregullat e qarta qe u dikton demokracia. Ne kete aspekt, zyrtari i larte i OSBE-se, kujtoi faktin se ngerci politik qe prej gati dy vjetesh po vijon ne Shqiperi, po i ben nje dem te madh vendit, ne kuader te zhvillimit te tij dhe procesit te integrimit. "Pa dashur te nderhyj ne jeten politike te Shqiperise, keshilla dhe rregulla qe u them te gjitheve, eshte se demokracia ka rregullat e veta te cilat duhet t'i ndjekim te gjithe. Per mua, Shqiperia eshte nje demokraci e konsoliduar, por qe te gjithe duhet te ndjekin keto rregulla dhe te jene lojtare", theksoi Grossruck. Ne menyre kategorike, ai perjashtoi mundesine e zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, duke theksuar faktin se ne vitin 2009, Shqiperia zhvilloi zgjedhje te lira dhe te ndershme, te njohura dhe certifikuara nga OSBE. "Zgjedhjet e parakohshme nuk jane zgjidhje. Ne vitin 2009, Shqiperia pati zgjedhje dhe une kam qene atehere ne krye te OSBE-se, ku kam punuar me njerez te shkelqyer. Te gjitha institucionet pjesemarrese dhane konkluzionin se ishin zgjedhje te rregullta dhe te sakta. Eshte nje shenje e pjekurise politike qe edhe opozita te marre pjese ne zgjedhje", theksoi zevendespresidenti i OSBE-se. Ne kete kuader, ai kritikoi politiken e opozites, ne rruge dhe jo brenda institucioneve demokratike. "Te besh politiken ne rruge, demton imazhin e te gjitheve pa perjashtim, prandaj ne nje shoqeri te civilizuar diskutimet behen ne Parlament", tha Grossruck. Sipas tij, ne te gjithe Evropen nuk ka njerez apo struktura qe jane dakord qe njerezit te dalin te demonstrojne ne rruge. Grossruck theksoi se ne nje shoqeri te civilizuar diskutimet duhet te behen ne Parlament, ne organet kushtetuese te ketij vendi. "Kjo nuk do te thote se njerezit nuk kane te drejte te demonstrojne pasi kjo eshte nje princip i demokracise, por qe te mendosh qe te besh politiken ne rruge demton imazhin e vendit dhe jo vetem te qeverise, por te te gjithe njerezve",-theksoi ai. OSBE: Situata e krijuar ka bllokuar marreveshjen me KE Situata aktuale politike, ngerci qe prej gati dy vjetesh po vijon ne Shqiperi, po pengon procesin e integrimit te vendit. Mesazhi i qarte u dha dje nga qyteti i Shkodres nga zevendespresidenti i OSBE-se, Volfgang Grossruck. Sipas tij, situata e krijuar ka bllokuar te gjitha marreveshjet me Komisionin Evropian. "Eshte e qarte qe pas 40 vitesh diktature me regjimin e Hoxhes, pas kesaj periudhe te ndodhe menjehere mrekullia dhe te pranojme te gjitha rregullat e vlerat e demokracise, por nuk ka rruge tjeter per te arritur vlera te komunitetit evropian",- theksoi ai, duke shtuar se ky eshte vleresimi i te gjithe politikaneve evropiane. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed Mar 09, 2011 8:07 am | |
| “Dështoi në të gjitha aksionet e tij për të dhunuar votën” 08-03-2011 / Gazeta 55 Kryeministri: Për dy vite me radhë Edi Rama tentoi të nxinte lirinë e shqiptarëve
Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryetarin e Partisë Socialiste se për dy vite me radhë ka tentuar të dhunojë liritë civile të shqiptarëve. “Për dy vite me radhë zoti Edi Rama bëri gjithçka, bëri çdo gjë për të shkelmuar votën tuaj, por dështoi. Për dy vite me radhë ai u përpoq të nxinte votën tuaj, të nxinte liritë tuaja, por e mori përgjigjen që meritonte. Vetëm një muaj më parë 75 parti të Qendrës së Djathte Evropiane do t’i rikujtonin zotit Rama se pushteti me dhunë nuk merret; do t’i rikujtonin atij se në Shqipëri Shkodra faktoi se është bërë numërimi më korrekt i votave në Evropë”, tha Berisha, ndërsa përuori një shkollë të re 9 vjeçare në Paskuqan. Kryeministri kujtoi se dhe dy ditë më parë këtë mesazh e mori edhe nga Internacionalja Socialiste. “Ai bëri çdo gjë që të nxirrte qoftë edhe një fjalë të vetme kundër votës tuaj dhe dështoi. Kjo, sepse Evropa vërtetë ndahet në të majtë e të djathtë, vërtetë e majta dhe e djathta kanë kundërshti me njëri-tjetrin, por kurrë për votën. Ata respektojnë votën, respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe nuk tentojnë kurrë të zëvendësojnë votën me dhunën, nuk tentojnë kurrë të marrin pushtetin me dhunë, siç tentoi zoti Edvin Rama”, deklaroi kreu i ekzekutivit. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed Mar 09, 2011 5:34 pm | |
| Berisha pret Grossruck: Rama do destabilizimin e zgjedhjeve Tipike e Mërkurë, Mars 9th, 2011 Kryeministri Sali Berisha garantoi zgjedhje me standarde, ndersa akuzoi liderin e opozites, Edi Rama, se synon destabilizimin e procesit zgjedhor. Deklarata eshte bere sot, në një takim Zv/Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Kryetarin e Komitetit të Miqësisë Austri – Shqipëri në Parlamentin Austriak, deputetin Wolfgang Grossruck. Sipas Berishes, “qëllimi i zotit Rama për të destabilizuar procesin zgjedhor nëpërmjet mos dërgimi të komisionerëve në Komisionet Zgjedhore dhe regjistrimit të Partisë Socialiste si subjekt garues në afatin fundor, dështuan përballë zbatimit korrekt dhe konseguent të ligjit të miratuar në mënyrë konsensuale dhe mbi bazën e propozimeve të Partisë Socialiste në fundin e vitit 2008. Kryeministri Berisha u shpreh se tentativat e zotit Rama për të përsëritur skenarin e vitit 2007 për bllokimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve, i mirënjohur si nga opinion publik vendas edhe nga ai ndërkombëtar, do të dështojë në çdo rast”.
Nga ana e tij, Grossruck vlerësoi arritjet e mëdha që qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Berisha dhe Shqipëria kanë shënuar gjatë këtyre viteve të fundit në të gjitha fushat, duke e transformuar rrënjësisht Shqipërinë dhe imazhin e saj në botë. “Në këtë kontekst zoti Grossruck shprehu keqardhjen që përpjekjet destabilizuese të zotit Rama ndikojnë negativisht për imazhin e vendit dhe ecurinë e Shqipërisë përpara në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”- thuhet ne njoftimin e kryeministrise.
Grossruck e informoi Kryeministrin Berisha për angazhimin e tij dhe të miqve të tjerë të Shqipërisë për të dërguar një numër sa më të madh vëzhguesish ndërkombëtar për zgjedhjet lokale të 8 majit. Ai vlerësoi edhe një herë infrastrukturën e shkëlqyer që ekziston për sa i përket regjistrit elektronik të zgjedhësve, dokumenteve të identifikimit nga më të sigurtat në Evropë, si dhe procedurave të tjera të cilat bënë të mundur që zgjedhjet e 28 qershorit të cilësohen nga raporti i OSBE-së si zgjedhjet e para në Shqipëri që plotësuan shumicën dërrmuese të standardeve ndërkombëtare.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Wed Mar 09, 2011 5:59 pm | |
| Sa me shpejt te largohet tradhtari sali berisha aq me mir per te perndryshe populli do ta largoje me dgune kete shpijun Duhet dhenderri i serbise me te gjithe ata qe e perktrahin te merr rrugen per serbi sepse keta jan e keqja e shqiptaris njeriu qe vret popullin e vet ai eshte diktator ,komunisti berisha mik i serbise greqise duhet largue nga pushteti i dhunes kete njeri e don serbia dhe greqia ne pushtet. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Mar 10, 2011 11:07 am | |
| Edhe në ditën e gruas, Rama e nëpërkëmbi dinjitetin e grarisë socialiste 09-03-2011 / Nga Shqipe Xoxi
Edhe një herë tjetër ai tregoi pandjeshmërinë e tij ndaj seksit të dobët, por edhe gjërave në përgjithësi: burri i gjatë e shpirtvogël, Edvin Rama kishte rekrutuar dje ca gra me para për të bërë sfilatën e përditshme të demonstratës kundër kryeministrit Berisha. Ashtu siç kishin paralajmëruar gratë opozitare kanë dalë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në festën ndërkombëtare të gruas për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Sidozot demonstratat s’mjaftonin, prokuroria s’mjaftonte, media me kamera të fshehta s’mjaftonte. Koritja duhet me patjetër të shfaqej dokudo. Të gjitha imazhet, të gjitha metaforat janë konsumuar prandaj kanë shkuar kaq poshtë, tek “fajin e ka Saliun”. Për të hallet dhe frustrimet e grave në Shqipëri “fajin e ka S”. Për këtë arsye dje janë dëgjuar gjëmime tamburesh, katruvesh, parulla, pankarta përpara kryeministrisë. Për 30 minuta graria socialiste përshëndeti me marsh triumfal paradën e paradoksit. Kurse femra e vërtetë qytetarë gjendej në pallatin e kongreseve, në lokalet me muzikë live, në krye të detyrës, në shërbim, në kodrat e liqenit artificial me fëmijët e tyre, të gjitha për të afirmuar primatin e tyre, si një arritje e shoqërisë së qytetëruar, si forcë e padiskutueshme pjellore, si një e drejtë mbi padrejtësinë gjinore. Të gjithë pamë se çfarë ndryshimi kishin në fizionomi gratë demokratike me plot buzëqeshje, festë dhe argëtim dhe atyre socialiste të zhytura në helmin e urrejtjes, depresive, të pakënaqura me vetveten dhe për hatër të Evinit mbajtën një demonstratë në bulevard. Tragjedia më e madhe është kur sheh teksa përdoren gratë socialiste për të pastruar figurën e burrit të tyre politik, Edi Rama, i cili, me zë dhe figurë, ka nxirë sy, lëkura dhe shpirtra me sjelljen e tij mizogjine. Është paradoks të protestosh ne ditën e grave kundër familjarit Berisha dhe jo për shembull kundër farsës bashkëshortore të përfaqësuar nga çifti idiomatik Rama&Linda, një lidhje interesi e pastër. Sakaq vetëm pacipësia e frikshme e Edvinit mund t’i ftonte gratë socialiste të dilnin si dele të urta në demonstratën e djeshme, kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre, me demek, nga Sali Berisha. Të gjitha ato gra që dje ishin prezent përpara kryeministrisë kishin fshirë me qëllim nga memoria të gjithë dhunimet që Rama u ka bërë partnereve e bashkëshortëve në mënyrë recidive. Atij i intereson të fabrikojë një emblemë të skandaleve me sfond amoral si një përpjekje e herëpashershme për të fshirë imazhin e vet, pasi ai u shfaqet shqiptarëve vazhdimisht lakuriq, bashkë me dhunën e grave të rrahura, por edhe me orgjitë brendagjinore, të cilat i ka të hedhura në letër, por edhe të pikturuara. Sikurse mjafton rasti i stër-pohuar kur Rama i nxjerr gjakun partneres para ca kohës tek restorant “Piaca” në sytë të disa ambasadorëve të huaj për të faktuar se ai është një sa mizogjin pandreqshëm aq dhe i dhunshëm ndaj partnereve dhe grave të tjera të jetës së tij. Po aq e vërtetë është se gruaja e radhës, Linda Xhillari, që shkon në Zvicër për të kuruar krahun e thyer kushedi se ku në Pezë, të kishte dijeni për “esprit”-në e Ramës, duke qenë se ai ishte mik shtëpie në familjen e saj të mëparshme. Është i njohur rasti i dhunës sistematike të Edi Ramës, ndaj ish-bashkëshortes së tij, aktores së mirënjohur Matilda Makoçi, dhunë e cila u transferua edhe në sallën e gjyqit, ku kryetari i ardhshëm i PS-së do ta justifikonte dhunën ndaj saj dhe kërkesën për divorcin me sajesën se ish-bashkëshortja dhe i ati kishin pasur lidhje intime, çka sillte edhe dyshimet për atësinë e djalit të tij. Ish-bashkëshortja e tij, tashmë ende vuan pasojat e dhunës së Edi Ramës, ndërkohë që të tjera femra të jetës së tij, nuk patën ndonjë lidhje më të lumtur. Dhuna e Edi Ramës ndaj shou-girl R. M, është më shumë se anekdotike dhe me një fund, jo aq të këndshëm, për femrën e radhës në jetën e kreut të PS-së. Megjithatë dhuna fizike ndaj grave, si “vlerë” e Edi Ramës, është njëra pjesë e shijeve të tij perverse. Pjesa tjetër ka të bëjë me marrëdhënie orgjirash në grup, ku shoqërisë së Edi Ramës, këtë herë nuk i mungojnë meshkujt e tipit A.K e S.N, me partnerët (a partneret) respektive të gjithsecilit prej tyre, denoncuar tashmë edhe nga media.
| |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA Thu Mar 10, 2011 11:08 am | |
|
Gratë e thirrura dje, në ditën e tyre, për të protestuar për teket e Edi Ramës, mjerueshëm i ngjanin sindikalistëve të Fiqir Xibrit. Ngjashmëria qëndron jo aq në faktin se të dy palët, si gratë e djeshme dhe sindikalistët e Fiqiri Xibrit, thirren në protestat e PS-së, thjesht dhe vetëm për të shënuar një protestë më shumë kundër qeverisë, se sa në mënyrën se si (gratë e djeshme dhe sindikalistët e Fiqiri Xibrit), janë “bindur” për të dalë në protesta, kundrejt premtimit, se për kohën që do të qëndrojnë në shesh “kundër qeverisë”, do të paguhen. A nuk ka ndodhur kështu në protestat e mëparshme, kur pamjet filmime kanë fokusuar Fiqiri “babaxhanin”, që ulur këmbëkryq në një nga lulishtet e Tiranës, ndante lekët, për sindikalistët, që i kishte thirrur në protestë kundër qeverisë. Po, kështu ndodhi edhe dje... Në protestën modeste të ndoca grave të thirrua “për të përmbysur qeverinë”, po ku dukshëm binte në sy, se pjesën më të madhe të “protestueseve” e përbënin garë deputete të PS-së, nuk munguan fokusimet në shirita filmash, të ndarjes së “shpërblimit” në lekë, për gratë pjesëmarrëse në protestë. “Detyrimi” ndaj shpërblimit në lekë, i grave pjesëmarrëse në protestë, binte në sy që ishte më i madh, nga “detyrimi” i tyre, për të protestuar në emër të PS-ë, kundër qeverisë. Ironikja e kësaj kundërshtie, qëndronte në faktin, se ndërsa pamjet filmime, tregonin, se si gratë pjesëmarrëse në protestë, mblidheshin, grupe-grupe, përreth “pagatoreve” të tipit Fiqiri Xibri, në sfond, në “versionin” audio, dëgjoheshin me radhë, se si Vasilika Hysi apo Shegushe Ligori, flisnin e flisnin kot më kot, sepse askush prej grave, pjesëmarrëse në protestë, nuk i kaishte ngenë ti dëgjonin “oratoret”. Përballë, fjalimeve të radhës, së Olta Xhaçkës apo Lindita Nikollit, gratë pjesëmarrëse në protestën e PS-së, ishin të “obliguara” të diskutonin mes tyre, se, “sa lekë more ti” e “sa lekë mora unë”. Dhe pas këtyre pyetjeve të “kortezisë”, kënaqësia e grave protestuese nuk fshihej në fytyrat e tyre, jo pse Arta dade apo Valentina Leskaj, thoshin ndonjë gjë të mundshme që mund të etiketohej si “e mençur”, por se ato (gratë protestuese), në këto momente kishin filluar të shihnin ëndrra me sy hapur, se si do ti shpenzonin shpërblimet e protestës...
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
| |
| | | | PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |