Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:24 pm

Përshëndet veprimtarinë
në emër të Halil Bilaj, djali i tij

Të nderuar miq dhe të ftuar!
Dëshiroja me tërë fuqinë e shpirtit të merrja pjesë edhe unë si të gjithë ju, e në radhë të parë si picariot, bir i këtij fshati të Labërisë me traditatë lavdishme Atdhetare në këtë ceremoni të bukur që i kushtohet prezantimit të librit “Bota e guximtarëve” , të kësaj monografie të spikatur, e cila ngrë lart krenarinë e picariotëve, të vetë Labërisë dhe gjithë kombit tonë.
Për arsye shëndetësore, të cilën ju e din,i më është privuar fizikisht kjo e drejtë e lëvizjes, por kjo nuk më ligështon se, edhe unë, në këto momente krenarie ndodhem mes entusiazmit e optimizmit që ndodheni dhe ju.
Duke falenderuar përzëmërsisht me respekt e konsideratë birin tonë të nderuar, Mete Peçin, për punën plot pasion e këmbëngulëse, ekzisgjente që ka bërë për t’i dhën hëistoriografisë picariote e asaj kombëtare një dokumnet kaq dinjitoz, kushtuar një prej figurave madhore të Atdhetarizmit shqiptar, atë të picariotit Xhelil Mehmeti (Çelo Picarit), shpreh në këtë përshëndetje konsideratat më të larta të miat.
Metja një nga intelektualët e Labërisë edhe në këtë monografi që, me sa jam njohur, ka bërë një punë të lavdërueshme, të lodhsme , të vullnetshme e këmbëngulëse. Është nderi ynë.
Duke analizuar shkencërisht veprimtarinë atdhetare të Çelo Picarit Metja ka gërshetuar me mjeshtërinë e publicistit e historianit zgjuarsinë , guximin dhe trimërinë e labit në shekuj.
Duke përfunduar këtë ëprshëndetje modeste uroj Meten tonë të dashur të ketë shëndet , gëzim e lumturi në familje.
I dashur Mete doja të të kisha në krah se na ke nderuar edhe në këtë monografi, po më lehtëson fakti që ia shtova librin fondit të bibliotekës sime.
Të uroj të shkëlqeftë pena, të ndritë mendja e të punoftë dora!
Të përqafoj
Halil Bilaj
Picar, 10.09.2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:25 pm

Fjala e Drejtorit të Shkollës së mesme “Shyqo Sinani “ Picar, z. Krenar Dauti
Të nderuar miq!
Të nderuar bashkëfshatarë!
Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush. E them këtë, sepse ju jeni njerëzit që jeni gjithnjë në veprim. Mendja juaj është gjithnjë e shqetësuar. Juve ju ka ngarkuar Zoti një mision të veçantë. Jeni ata, që nuk falni mërzinë dhe melankolinë. Ju jeni ata, që sillni mes nesh gëzimin, guximin. Pikërisht sot, ju na sillni një gëzim të ëmbël. Keni risjellë në këto male të madhin e Labërisë Çelo Picarin. Po ju them, sinqerisht, se dija shumë pak për Çelo Picarin. Shpesh e ngatërroja me Heroin e Popullit Çelo Sinanin. Por kjo ndodhte në moshën e fëmijërisë. U rrita dhe m’u hapën hapësira. Gjeta atë që më mungonte. Më erdhi, kur e kisha të nevojshem. E lexova me vëmendje këtë libër me vlera të mëdha historike dhe tani di më shumë për kapedanin Çelo Picari dhe me kënaqësi do t’ju flas nxënësve për këtë njeri të rrallë për ta njohur dhe për të mos e ngatërruar, si unë, kur isha fëmijë. Në veprimtaritë e shkollës së mesme ne do të planifikojmë herë pas herë veprimtari me teh për këtë figurë dhe përçapja e madhe është bërë këtë herë në këtë montazh artistiko- letrar, që do të paraqesin para jush nxënësit e shkollës sonë, të cilët nën ndrejtimin edhe ndihmesën e mësuesit të letërsisë, Murat Memallaj dhe mësuesit të historisë kanë bërë një punë mjaft të mirë. Tashmë Çelo Picari do të njihet më mirë. Kjo veprimtari e organizuar nga LNPSHA “PEGASI” është një veprimtari shumë e spikatur dhe domethënëse që jep kontribut të dyanshëm historik dhe letrar... Autori picariot, Mete M. Peçi, ka bërë një punë të mrekullueshme duke hapur një portë. ku mund të hyjnë shumë njerëz.
Ju faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:27 pm

TEJGJALLËRIA E NJË VENDI HEROIK
Reportazh
Çuditërisht dita e 11 shtatorit po zanafillonte preludin e shirave vjeshtakë..., paçka se verës i kanë ngelur dhe pak ditë . Planifikimi i kësaj dite për të prezantuar librin “BOTA E GUXIMTARËVE” në Picar, vendlindja e kapedanit Çelo Picari të autorit pegasian Mete Peçi ishte një obligim i madh , i cili kërkonte prezencën gjallësore në mjediset e lokalit të Namik Peçit në Picar. Kryesia e Lidhjes dhe vetë autori kishin marrë një përgjegjësi të madhe. Natyrisht nga ana e organizatorëve ishte bërë një studim i kujdeshëm i mjedisit, i botës shpirtërore dhe psikologjike të banorëve të fshatit.
Lëvizja për në Picar ishte e organizuar më së miri. Krijuesit gjirokastritë si dhe pjesëmarrësit e tjerë nga Gjirokastra përfaqësues të Shoqërisë Civile do të lëviznin me autobuzin e linjës Gjirokastër- Picar, linjë kjo e përditshme. Guiduesi i autobuzit, Zenel Peçi, me autobuzin të plotuar filloi nisjen në drejtim të Picarit. Mes krijuesve dhe të tjerëve ishte dhe mësuesi i gjuhë Letrësisë në shkollën e Picarit, anëtari i W.P.S, poeti Murat Memalla, autor i një sërë librash poetikë të sukseshëm, i cili ishte i tensionuar, sepse në programin e hartuar Shkolla merrte pjesë me një montazh letraro - artistik me interpretime nga nxëënsit mbi bazën e librit të autorit, por edhe me krijime dhe interpretatime nga poetë si Naim Frashëri, poet Kombetar, Andon Zako Çajupi e të tjerë. Këtë tensionim të mirë ia vëreje në sy mësuesit Murat.
Gjithashtu në drejtim të Picarit po drejtoheshin poetët përmetarë, midis tyre dhe Artisti këngëtar Vasil Çuri; poetët tepelenas me Islam kalemin në krye, poetë nga Delvina dhe Saranda, gjithashtu edhe ng a Fieri, Vlora si dhe çifti simpatik Luan Pogaçe dhe Katjusha Pogaçe nga Tirana.
Të gjithë pjesëmarrësit në numër të lartë bashkohen para lokalit të bukur të Namik Peçit, ku vijonin përgatitjen intesive për të konkretizuar bukur dhe natyrshëm këtë eveniment.
Kryetari i këshillit të fshatit, një burrë shumë energjik dhe i prerë, një zgjedhje e bukur dhe e natyrshme për fisnikërinë e burrit picariot, Dilaver Gorici, lëvizte sa andej këtej, duke treguar preokupimin dhe seriozitetin, vlerësimin e kësaj veprimtarie.

Kryetari i Këshillit të fshatit Picar , z. Dilaver Gorici Selfo Hoxha (Fier) duke pershëndetur Përshëndet z. Luan Pogaçe, Tiranë
Para lokalit ku do të zhvillohet veprimtaria ishte një grup i madh nxënësish, të cilët ishin veshur hijshëm si për festë. Po kështu “konturohesh” grupi i të rinjve të Picarit me veshjet karakteristike me kostume popullore. Në të gjithë fizionomitë e të gjitha moshave vërehej një buzëqeshje e bukur, e hijshme, e spikatur, por njëkohësisht edhe krenare. Picarin nuk e kishin vizituar apo të këtë pasur në të kaq shumë poetë, krijues nga disa vende të Shqipërisë... Karakteristike ishte se kjo veprimtari kishte një zinxhir moshor me një kolorit shumë tërheqës dhe aktiv. Mes picariotëve shquheshin Reshat Duro e Memo Koko, Abaz Thana, Çelo Mahmuti, Selfo Hoxha i ardhur nga Fieri për evenimentin.
Në një vend të veçantë të sallës ishin ekspozuar librat e krijuesve picariotë si dhe një fotoekspozitë me fotografi e autorit (Fare fisit të tij , shoqërisë e tjerë) me titull “Çiltërsi autori”.
Ora 10.00 fillon programi i kësaj veprimatrie madhështore e shumë domethënese .
Pjesëmarrje e gjerë, nga pothuajse gjithë treva dhe nga gjithë brezat. Midis të pranishmëve edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës zoti Flamur Bime, i cili e përshëndeti manifestimin e madh , veprimtarinë historiko-letrare “Bota e guximtarëve”, duke vënë në dukje kontributine madh, që jepet në këtë drejtim për evidentimin e figurave të tilla si Çelo Picari, një kapedan e luftëtar trim edhe zgjuar që personifikon Labërinë. Kumtet lexohen njëri pas tjetrit. Një përgatitje mjaft e organizuar dhe e një rangu të lartë. Përshtypje të madhe bëri montazhi artistik i nxënësve të shkollës së mesme , një përgatitje mjaft serioze dhe me nivel të lartë interpretatimi, ku ushquan mjaft nxënës si: Zenel Koko, Latif Zylfo, Rigelsa Goxho, Irisa Malo, Belsa Ruko, Xhesila Seferi, Valsian Goxho, Ketiona Murro, Xhuljeta Gorrici e tjerë. Po kështu pjesëmarrja e këngëtarit të mirënjohur Vasil Çuri nga Përmeti dhe e grupit të të rinjve të Picarit me në krye Dari Rukon, të cilët kënduan këngë për Çelo Picarin, e ndezi ngrohshëm atmosferën. Recitimi i aktorit të talentuar Drini Hila emocionoi gjithë sallën, pasi ai me profilin e tij “interpretoi” Çelo Kapedanin.
Auditori inteligjent ndoqi me vëmendje programin, përshëndetjet e ardhura nga disa vende të Evropës nga studiues, shkrimtarë, poetë , ushtarakë, Itali, Angli, Belgjikë, Zvicër, Suedi Kosovë e tjerë.
Përshtypëzuan sallën përshëndetjet e Ndue Vukaj Suedi, Xhemajl Rudi Zvicër, Mimoza Sali Itali, Filip Meksi Angli, Nebih Bunjaku Kosovë dhe Lediana Paja Stillo SHBA.
E morën fjalën shumë shkrimtarë dhe poetë si Hadër Mevlani, Niko Dede, Luan Pogaçe, E’them Bundo, Aleksandra Shabani, Islam Kalemi, Kristo Stoja e tjerë. Tërheqëse ishte dhe intervista me autorin e veprës e realizuar me mjeshtëri nga publicisti Kristo Stoja, njëkohësisht dhe Kryetari i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA,DEGA GJIROKASTËR, i sapo zgjedhur. Në emër të Lidhjes u dhuruan rreth 40 libra të shkrimtarëve , poetëve të LNPSHA “PEGASI” për Bibliotekën e fshatit Picar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:29 pm

Pastaj u kalua në një drekë festive me një program të tejpasur interpretativ.
. Intervista, këngë, reportazhe. Picari kurrë nuk kishte pasur në gjirin e tij kaq shumë poetë dhe shkrimtarë, po kështu dhe një veprimtari kaq të madhe, ku morën pjesë edhe shkrimtarë dhe poetë që nga Tirana dhe shumë të tjerë dërguan përshëndetjet e tyre nga vende të ndryshme të Botës...
LNPSHA “PEGASI” kishte marrë të gjitha masat e saj edhe për publikimi. Këto veprimtari duhet të pasqyrohen edhe në shkallë kombëtare nga televizionet që i kanë telekronistët e tyre dhe në Gjirokastër... Jehona e kësaj veprimtarie është ende e freskët dhe në Gjirokastër e kudo flasin për të... madje shpërthyen mjaft nisma për infrastrukturën e fshatit, të mjediset shkollore si dhe për bërjen e bustit të Çelo picarit.Mirupafshim prapë, Picar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:30 pm

6. “ Folkloristika e Picarit, epiqendërzimi i figurës së trimtë dhe të zgjuar të Çelo Picarit
dhe bashkëluftëtarëve të tij, lidhësia e kësaj trimërie dhe me heronjtë e vendeve të tjera”.
Lifto Peçi, mësues i historisë

Historia e Luftës e Popullit të Picarit në periudhën e Tanzimatit dhe kryengritjeve fshatare të Shqipërisë, lidhet ngushtë më luftën e popullit shqiptar, ku, edhe në rrethanat më të ëvshtira, ishte karakterizuar nga besimi I patundur në forcat e tij.
Çelo Picari ishte i dëgjuar, por veprën dhe luftën e tij shumë pak e njihnin më parë, pasi në materialet e shkruara flitej shumë pak. Evidentimi i kontributit patriotik të tij është pasqyruar
dhe transmetuar nga një brez në tjetrin, nëpërmjet këngëve popullore, të kënduara në festat e organizuara dhe dasmat. Nëpërmjet folklorit picariotët kanë pasqyruar cilësitë më të mira si një figurë e madhe e spikatur, e mençur dhe e zgjuar, një kapedan popullor me një art të veçantë përballues, ndaj kohës të mbushur me pushtim, robëri, intriga, kurthe gijotinash, internime e tjerë. Ai ishte një kapedan vizionar për kohën. Karakterizohej nga disa virtyte të larta tipike si: thjeshtësia, dashuria për shokët. Cilësitë e lartpërmendura janë pasqyruar në këngëte kënduara. Për lëvizjet e tij të zhdërvjellta, për të sulmuar kundërshtarin dhe dora e sigurt e tij në përdorimin e pallës, ra në synë e Aliut, i cili e quajti “Çelo Palla” dhe populli i këndoi:
Marko Boçari suljot,/ Qan e të këput me lot/ Se me Çelon u dil dot/ Është djalë picariot.
Veprimtaria e Çelo Picarit është e lidhur dhe me heronjtë e krahinave të vendeve të tjera të përmendura dhe Lidhja e Përgjithshme shqiptare. Këtë këngë e kryen për Zylyftar Podën, Ismail Vlorën, Çelo Picarin, Shahin Delvinën, tafil Buzin, Asllan Kucën, Veliko Jaçen.
Një figurë tjetër e shquar picariote ka qenë Veliko Ja/e (djali i xhaxhait të Çelo Picarit). Përmendet si një njeri shumë trim dhe drejtonte forca të shumta. Trim tjetër nga Kurveleshi ka qenë dhe Asllan Kuca nga Progonati. Populli u ka kënduar këtyre trimave: Asllan e Veliu dy,/
Bobo ç’janë të këqinj/ Veten e bëjnë beli/ Luftojnë me një Vali,/ Me nëj goxha Rumeli.
Këta dy trima u vranë në masakrën e Manastirit në mënyrë të pabesë.
Trimëria e Çelo [icarit për rastin e marrjes së dy kokave të prera të Veliko Jaçes dhe Asllan Kucës dhe kapjen e korierëve e prerjen e kokës , shprehet në këto vargje:
Çelo të pimë dollinë, /Kokën nga kurmi ia shqinë, E në hejbe i vijnë të tijnë./ Çelua ynë me mustaqe
Mori hak dhe zbardhi faqe.
Ky akt i Çelo Picarit qe një akt, jo vetëm hakmarrës, por edhe trimëror.
Krerët e kryengritjes shqiptare në Jug të Shqipërisë: Tafil Buzi, Çelo Picari, Zenel Gjoleka e tjerë udhëhoqën lëvizjet kryengritëse në jug. Trimëritë e treguara në një nga betejat e zhvilluara përshkruhet në këto vargje:
U derdh gjaku, porsi lumë,/U sos stralli dhe baruti,/ Edhe pallat u këputën./Kush lufton sipër në majë,/
Çelo Mehmeëti me pallë./Bashkë me Levend Picarë.
Zona e Kurveleshit, Tepelenë, Mallakastër u bënë burim frymëzimi në luftë për heqjen e zgjedhës turke që në mënyrë të tmerrshme rëndonte mbi shqiptarët.
Kjo gjendje pasqyrohet me këto vargje: Çelua arap i zi,/Tafili nëj grusht njeri,/Bashkë me Veis Vasjarë/
Ikën dhe zunë.... /Duan të marrin kalanë,/Të zënë Emin Aganë,/Me bixhak t’i marrin xhanë.
Kjo jehonë u përhap në të gjitha anët e vendit. Çelo Picari dhe trimat e tij gjithmonë i gjejmë të vëllazëruar me trimat e krahinave të tjera. Në çdo veprim luftarak roli dhe tregimi i trimërisë është pasqyruar për /do betejë nga folklori:
Ç’janë ata që shkojnë zallit,/ Trimat e Çelo Picarit./Ku janë nisur e do të venë,/ Të piqen me Hodo Benë e tjerë..
Për figurën e Çelo Picarit, si trim dhe i zgjuar dhe të bashkëluftëtaëve të tij janë shkruar me dhjetra këngë si gjatë kohës, kur ka jetuar edhe në ditët e sotme, ku unë pasqyrova disa prej tyre.
Pra folkloristika e ka luajtur rolin e saj të kujtesë dhe përcjellje nëpërmjet këngës folklorike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:31 pm

Fjala e autorit
Nuk mendoj se do të kem bërë ndonjë histori. Historia është bërë nga protagonistët dhe njerëzit e veçantë që trajtojmë në këtë libër. Historinë e kanë bërë shqiptarët në çdo kohë, para dhe pas Skënderbeut. Mendova të sjell për lexuesin, të paktën ato detaje që kam mundur të gjej për Çelon e kujtuar, por të harruar në të “shkruar”, sepse rrëfenjat për të nuk I ndalon dot. Ato lëvizin vrullshëm, pa u ndalur, gojë më gojë, shpërndahen me një shpejtësi të rrufeshme në përditshmërinë popullore. Gjithashtu mendoj se ndonjë nga lexuesit mund të ketë edhe sygjerime, që edhe mund të ketë edhe të drejtë, por duhet të dimë se historia është e pafundme dhe se si i pari (privilegj imi) që kushtoj këtë libër duhet të jetë rruga e hapur për këdo që ta çojë më tej ,ta pasurojë me fakte të reja dhe të pazbuluara. Si çdo vend i Shqipërisë edhe Picari ka historinë e tij të lavdishme, jo vetëm që nuk është Çelua, por Çelo të tjerë ka nxjerrë dhe do të nxjerrë ky fshat i dëgjuar. Pra kjo histori nuk besoj se mbaron këtu, përkundrazi fillon këtu. Histori si e Picarit apo Kurveleshit duhet të thellohen. Është detyra e studiuesve e hulumtuesve që të punojnë dhe të zbulojnë fakte të reja. Thashë më lart: “ Çelua i harruar, pasi edhe në sistemin monist figura e tij nuk u dëgjua… E pakta ishte që emrin ta kishte marrë kooperativa e asaj kohe apo ndonjë institucion… Janë figura që duhen kujtuar në shekuj. Janë figura që kanë bërë histori. Kjo që them natyrisht nuk është vetëm për Çelon, por mendoj çdo figurë duhet të njihet pavarësisht pikëpamjeve.
Njeriu kur lind nuk e di se çdo të bëhet, nuk e di se ç’rregjim e pret për t’ju përshtatur kohës.
Kam besim se të rinjtë picariotë , që e kanë qejf historinë e fshatit të tyre, do të gërmojnë për të gjetur rrënjë të reja, pasi “ pema “ vërtet pritet, krasitet edhe sakatohet, por rrënjët e saj të futura thellë do të mbijnë e ripërtërihen. Është ligj i mbijetimit. Kështu është edhe historia. Siç më janë ndodhur afër literatura që kam studiuar për Çelon ashtu më ka qëndruar afër edhe miqtë e mi që më plotuan mendimet e mia dhe më dhanë fakte të reja e ilustrime për figurën e picariotit të madh.
Kostumet tradicionale të Çelos janë përshtatur edhe pas dy shekujsh në veshjen karakteristike të Kurveleshit. Ato vishen në ditë festash, në festivale dhe gëzime të tjera, si kostumet ashtu edhe fustanellat i japin një lezet mjedisit, haresë dhe vetë jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:33 pm

Mimoza Sali" Shtator 10 në orën 4:33.MD ITALI
Të nderuar pjesëmarres në ketë manifestim kaq te madhe e aq serioz të Picarit!
Çdo krijues e sidomos kur ndodhet larg vendit të tij ka një nostalgji të madhe për vendin e tij e mbi të gjitha krenohet për historinë. E si të mos krenohemi me këtë histori të madhe që e shkruan me mendje, gjak dhe sakrifica të parët tanë të ditur dhe trima.
Çelo Picari , bir i fshatit me tradita të mëdha dhe me kontribut kombëtar, ky kapedan i lirisë ndrit sot në altarin e madh të krenarisë sonë kombëtare dhe ju e ne kemi të drejtë të krenohemi me të...
Ndoshta disi i harruar në periudhën e para demokracisë i erdhi ora të shkëlqejë për bëmat e tij të mëdha, për rolin e madh që ka luajtur me shpirtin e tij prej kapedani, drejtuesi dhe me shpirtin e tij përherë kryengritës dhe bashkëjetues me lirinë...
Unë jam një vajzë nga Çamëria, e lindur dhe e rritur në kalvar vuajtjesh, e internuar dhe tashmë e dalë në një arenë të madhe lirie e demokracie. Jetoj dhe punoj në sajë të talentit tim si gazetare dhe poete larg në Itali dhe ju them sinqerisht se jam aty me ju, bisedoj me ju, flas me krenari per Çelon së toku me ju. Dhe kam të drejtë... Unë aktualisht, jam me xhirimin e nje filmit me Raul Bovën, dhe me duhet te punoj shume per te arritur diçka, se ne shqiptarët nuk e kemi te lehte te cajme ketu, vetem se ke kemi talent,... Duhet shume pune,duhet shume mund. Ne duke u përpjekur po nderojmë Mëmëdheun tonë, siç e nderuan Çelo Picari me shokë...
Të nderuar miq, pranoni fjalët e mia të zemrës. Skulpuroheni apo bustoni Çelo Picarin në qendrën tuaj të komunës për t'u treguar brezave të rinj se për këtë Shqipëri u derdh gjak shumë...
Ju përshëndes nga Italia,
Mimoza Sali, poete, gazetare, përkthyese
"Filip Meksi"
Shtator 09 në orën 2:18.MD ANGLI
Të nderuar miq, pjesëmarrës në veprimtarinë e organizuar nga LNPSHPA “PEGASI” ALBANIA dhe KOMUNA PICAR.
Përfitoj nga rasti që t;ju uroj në emër të një grupi ushtarakësh madhorë që aktualisht ndodhemi në Londër. Ne entuziazmohemi, kur organizohen veprimtari të tilla të mëdha me këtë sens dhe më këtë përgatitje. JEMI NJOHUR ME PROGRAMIN e shfaqur në internet ne forumin kombëtar dhe kemi parë pjekurinë e organizatorëve dhe tehun epërgatitjes së tyre. Po kështu me shpejtësi kemi lexuar po në internet në këtë forum me një frymë librin “BOTA E GUXIMTARËVE” të publicistit Mete Peçi nga Picari dhe na është bërë qejfi që edhe ky është nga radhët e ushtrisë sonë. Fakte të njohura, por dhe fakte të reja. Një libër që lexohet me ndjeshmëri dhe me kuriozitet. Libri i Metes dhe i shumë të tjerëve të LNPSHA “PEGASI” Albania që kanë shkruar për këto personalitete na gëzojnë dhe sidomos ne që i kemi përkushtuar gjithë jetën Mëmëdheut tonë të dashur. Ju krenoheni me Çelo Picarin me shokë, por edhe ne e ndjejmë, sepse shumë prej nesh kanë pasqyruar luftimet kryengritëse të këtyre trimave duke i pasqyruar ato grafikisht e tekstualisht dhe ua dimë “shijen e tyre të mirë” dhe shijen e lirisë që ka ardhur me gjak të shumtë për Atdheun tonë të Shqiponjave. Unë vetë jam gjirokastrit, zagorit, dhe kam shërbyer edhe në Tropojë disa vjet, ku kam pasqyruar veprimet e zgjuara kryengritëse të Bajram Currit, po kështu shumë shokë të mi kanë pasqyruar bëmat e Tafil Buzit, Zenel Gjolekës, Marko Boçarit. Është një histori e madhe e pasqyruar që duhet ta njohim...
Ne krenohemi me ju që sot jeni mbledhur për Çelo Picarin me shokë atje në Picarin e bukur dhe mevlera të mëdha natyrore e bukurore.
FILIP MEKSI, ish kuadër i Ushtrisë Londër , ANGLI
*Përshëndetje të nderuar!
Në këtë ditë te veçantë do të doja të përshëndesja në emrin e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania të gjithë bashkëkombasit Picariotë, fama e të cilëve e ka burimin tek heroi që mbajti në këmbë gjithë Jugun e Shqiperisë, që drithëroi, jo vetëm Greqinë, por dhe Portën e Lartë te asaj kohe. E si mund te harrohet Çelo Picari, një hero që gjithë jetën ia dedikoi vendit te vet, per t’i sjellë lirinë e shumëpritur? Si të mund të harrohet kënga që vetë populli i ka kënduar atij?

Marko Boçari suliot,
Qan e të këput me lot,
Se me Çelon s’e del dot,
Është djalë picariot.

Ishte Çeloja, ai që bëri për vete gjithë Jugun e Shqiperisë, që ndërgjegjësoi të gjithë krerët shqiptarë të asaj kohe, që i bashkoi dhe i mbrojti nga dredhitë e sulltanëve dhe të krerëve të Portës së lartë. Ishte Çeloja ai, që kërkoi të shmangte disa ftesa te Portës së Lartë për të përfituar amnistinë nga Porta e lartë. Shkurt, ishte një hero, një njeri i dalë nga gjiri i popullit të thjeshtë, që kërkonte ta çlironte nga vrugujt shekullore otomane. Për të nuk kishte kuptim as internimi, as lavdet e Portës së Lartë dhe as vuajtjet që kaloi gjatë gjithë jetes së tij. Ai ishte një njeri i thjeshtë, një hero që do te jetojë gjithmonë në zemrat e të gjithëve, një simbol i qashtër edhe për letersinë tonë folklorike.

LEDIANA PAJA, POETE SHBA

*
Friday, September 10, 2010 2:13 AM
pegasi2003@yahoo.com

Përshëndetje mik i nderuar, z.Kristaq
dhe i nderuari z.Agron,si dhe të gjithe ju miq e te tjere prezentë.
Të nderuar e të respektuar pjesemarrës në këtë veprimtari të rëndësishme, për një kohë aq domethënëse në zhvillimet e tjera të pastajme në rrugën tonë të përbërjes në lëvizjen e madhe të të gjithë shqiptarëve për unifikimin e tyre një kryengritje çlirimtare, të dijes dhe guximi-atdhetar e patriot eminent, që kanë lënë gjurmë në historinë tonë kombëtare dhe me gjerë, në përpjekjet e tyre të mëdha të luftës për liri për tokën e tyre, për shtetin e identitetin Shqiptar si dhe zhvillimin e tyre krahas popujve të tjerë të përparuar të Europës.
Ju përgëzoj për veprimtarinë e madhe që po e bëni ne Picar të Gjirokastrës në nderim për Çelo Picarin, Kapedan dhe luftëtar trim, bashkëkohës i Zenel Gjolekes,Tafil Buzit si dhe i Marko Boçarit. Me temën personifikuese se “Bota është e Guximtarev”. Kjo është tema dhe boshti i këtyre personaliteteve tona të historisë sonë kombëtare, në sajë të të cilëve ne kemi mbijetuar ndër shekuj, duke rilindur si feniksi dhe i kemi kapërcyer vdekjet tona për gjithe jetën, vetëm e vetëm në flijimet e trimave luftëtare e të ditur, sakrificave dhe punës së madhe e të pashuar asnjëhere. Ata kanë ndriçuar dhe ndriçojne në ndërgjegjjen tone kolektive për t’i bërë të mundura ato që mund të dukeshin te pamundura, me punë dhe ndërgjegje të pastër të lirisë së atdheut të tyre. Idealistët janë kurorat e kohës, ndërsa guximtarët janë pjesa përbërëse e saj.Vetëm në sajë të tyre shoqëritë dhe kombet e shtete kanë marrë kthesa të duhura dhe të rëndësishme të zhvillimit të kohës në prosporitetin e shoqerisë, sepse ishin pjesa më përbërëse e kthesave të mëdha.
Bota është e Guximtarëve, është e idealistëve të saj.Andaj i kujtojmë sot dhe mot me krenari për gjithë punën e tyre fisnike në shërbim të lirisë e të zhvillimit. Ata janë Arta dhe Preveza, ata janë vetë Shqipëria, ata janë vetë kombi ynë i tërë dhe i vetëm në një flamur në një shkabë të Gjergj Kastriotit, në përbërjen e ndërgjegjes sonë, ata janë gjuha dhe identiteti yne i përjetshëm.
Dhe para tyre ne përulemi me respekt!
Pata deshirë për t’ju përshendetur prej së largu, veprimtarinë tuaj te çmuar e me shume respekt, të gjithëve, duke ju uruar të mira dhe suksese.
Me shume respekt Xhemajl Rudi, poet, studiues ZVICËR

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:34 pm


Përshëndetje të përzemërta
Të nderuar pjesëmarrës të manifestimit të picarit ! Punë të mbarë të nderuar bashkëfshatarë !
« Marko Boçari suliot/Qan e të këput me lot, Se me Çe lon s’e del dot , Është djalë picariot ». këngë popullore.
N ëpamundësi pë rtë marrë pjesë në këtë solemnitet rasti, ju lutem t ;i pranoni përshëndetjet më të sinqerta vëllazërore3 pjesëmarrësve, veçanërisht organizatorit, të cilët me veprimtarinë atdhetare e freskojnë kujtesën kombëtare duke elufutar harresën- armikune pamëshirshëm që pa bujë bën zhbërjen eheroizmave të betonuara me akte sublime në kujtesën tonë kolektive të heronjve dhe heroinave që lanë gjurmë në kthesat më të vështira të historisë sonë.
Sado që historia është kryeneçe ndaj gabimeve eventuale, megjithatë ajo kurrë nuk ka mundësi t’i shlyejë dhe t ;i mbulojë me pluhurine harresës heronjtë espikatur që me trimëritë etyre burrërishrt ua vunë gjoksin të ëkqijave, por me sakrificën e tyre sublime lanë gjurmë të lavdishme duke bërë kthesa të ëmdha n histori.
Njëra ndër figurat më të shqura të periudhës së mbijetesës dhe të dëshmisë së identitetit shqiptar ishte dhe ajo eluftëtarit ttrim të paepur picariot Çelo Picari (1802-1880) që tok me shokët Ali Pashë Tepelenën, Marko Boçari, Zylyftar Podën, Tafil Buzin, Asllan Kucën, Veliko jaçen, Zenel Gjolekën e tjerë. Iu bënë bjeshkë epakalueshme zgjatjes së robërisë otomane që sundoi Shqipërinë pa ferrë nën këmbë.
Ata luftuan me një heroizëm të rrallë dhe shqiptarisht ranë në altarin ë atdheut për t’i vënë themelet e hekurudhës së një Shqipërie të pavarur dfhe përparimtare. Ëndrra e tyre ëedhe pse epërgjakshme, zuri vend nderi në kujtesën historike, ndonëse me vonesë të konsiderueshme, filloi të lulëzojë me ngjyra lirie.
Lavdi e gjithë Hero jve të Kombit
Me respekt t ë veçantë Nebih Bunjaku, Kryetar i LNPSHA « PEGASI » PRISHTINË, poet, mesues
Pishtinë , 10.09.2010


Ndue Ukaj2010-09-07 në orën 4:15.PD
Të dashur krijues, atdhetar dhe njerëz të dijës
Miq, shkrimtarë, dashamirës të botës së madhe të kulturës, letërsisë, historisë, Manifestimi ”Bota është e guximtarëve”, kushtuar Çelo Picarit, mbi bazë të librit të Mete M. Peçit, është një moment i mirë për të reflektuar sa e fuqishme është fjala e shkruar, sa të dobishme janë veprat kombëtare, të cilat thandrohen ne mendjet dhe zemrat e njerëzve dhe shkëlqejnë si dritë udhërrëfyese për breza nëpër kohë.
Bota është e guximtarëve, ka shumë domethënie, mirëpo domethënia më e mirë e kësaj shprehje të mençur, mund të nxirret nga jeta dhe vepra e Çelo Picarit.
Duke më kujtuar njerëzit e kombit, veprimtarët e dalluar kombëtarë, ju bëni një shërbim të shumëfishtë për të shkuarën, për të tashmen dhe mbi të gjitha, për të ardhmen. Pinjollët kombëtarë, veprimtarët kombëtarë, ata të fushave të dijës, të kulturës e të historisë, të shkencës e të letërsisë, duhet kujtohen, shpesh dhe pareshtur, sepse kështu sforcojmë kujtesën. Dhe duke e sforcuar kujtesën, ne jemi të aftë të kuptojmë qartësisht të sotmen, ndërsa krijojmë parakushtet e mira, me e ndërtuar drejt të ardhmen.
Prandaj, duke ju përgëzuar për këtë manifestim shumë të frytshëm, ju përcjell përshëndetjet dhe përgëzimet më të mira e më të sinqerta.
Ndue Ukaj, shkrimtar dhe studiues i letërsisë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 EmptyFri Sep 24, 2010 4:35 pm


Sponsorë të veprimtarisë ‘Bota e guximtarëve”
Aqif Seferi , Dari Ruko, Haxhi Mahmuti, Arshi Zumbuli, Dritan Peç,i Ruzhdi Bime, Shkëlqim Guçe, Besim Koko, Artur Dalipi, Çobo Haska, Novruz Thana, Serjan Kasemi, Hadër Goxho, Zaho Zilfo.
Ndihmuan për ecuri të veprimtarsië:
Shkolla e mesme “Shyqo Sinani”, Grupi i të rinjve Hava Malo Merko Shkrepa








Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S , President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Poetëve “PEGASI” ALBANIA
Kryeredaktor: Mete M. Peçi
ZevKryeredaktore: Anila Peçi
Redaksia : Lifto Peçi, Klement Dauti, Murat Memalla, Flora Malo
Fotografitë nga Jani Dede dhe Lorena Peçi
Këshilli botues: Katjusha Pogaçe, Banush Malo, Muharrem Guçe, Halil Bilaj, Ferasete (Ngjelinaj Çelaj, Daver Budo, Artur Duro, Hysni Koko, Malo Malo.
Këshilli i sponsorizimti të gazetws: Shamet Feruni, Hysni Koko, Malo Malo, Artur Dalipi, Arshi Zumbuli, Altin Haruniu, Isuf Ngjelina, Esat Saraçi, Adriatik Saraçi, Çelo Mahmuti, Dari Ruko
Adresa e redaksisë: Lagjja
telefoni mobil++355693816547
Gazetën do ta gjeni:
Picar Shkolla e mesme”Shyqo Sinani” Picar: Çobo Haska, Namik Peçi
Tiranë: Arjanit Haruni, Fejzo Peçi Fier: Selfo Shehu Sarandw: Luftwtar Budo
Gjirokastwr: Shezair Koko, Altin Haruni Vlorw Anila Sali Peçi
SHBA Islam Peçi, Luan Dalipi (Hadfort) Greqi Athinw Dashamir Seferi Kanada : Bexhet Budo (Toronto)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA   PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE LNPSHA "PEGASI" KOSOVA
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» GAZETA "FERMERI" NR. 4 PEGASI, KESHILLI KOORDINATIV
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: