| GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:07 pm | |
| LËVOZHGA “MIT” Lëvozhga në vend të farës kishte mbështjellë në brendësi të saj vetëm “Njerëz -fara” dhe institucionet e Shtetit “FARË”... Njerëz - fara që veç shumoheshin brenda saj çuditërisht, rrotulloheshin, ngjasonin si binjakë e përshtateshin me fanatizëm.... Njerëz -fara, që përsëritnin vetveten.... Goja zvogëluar së tepërmi s’ishte çudia e parë. Ajo s’ishte gojë folëse, por më tepër ngjasonte me një gojë matëse e fjalëve matëse, të numëruara e përsëritëse në kufirin e ngjyrësuar. Tingëllimi: refren njohës, përsëritës... Lëvozhga nga brenda saj ishte e tejlëmuar... Mjeshtëria e daltës ishte, ndoshta, çudia që çudit dhe vetë çudinë! Aq lëmim s’ishte parë dhe në përrallat e sajuara. Njeriu - farë s’dinte ç’ishte të pagëzuarit. Zot për ta: NJËSHI I SHTETIT- FARË... Dhe ata pak njerëz –fara, që sillnin e përcillnin nëpër kokat e tyre të “marra” ikjen, largimin nga ovaliteti i Lëvozhgës përfundonin të qëruar pa dy sytë -farë. Me sytë -farë njerëzit -farë me lidhje fisnore me të qëruarit shiheshin pa u ndriçuar dhe ... flakeshin në një vend - hije të Lëvozhgës i planifikuar për vuajtje... Dhe ata njerëz - fara, që orvateshin të shtynin kubetë e Lëvozhgës, përralla i cungonte | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:07 pm | |
| në duar; dhe ata njerëz që demonstronin shijet e tyre memecoheshin papritur; dhe ata njerëz -fara që kërkonin të puthnin faqe njerëzve të tjerë fara të dashurat e tyre ENUKOHESHIN! ...Lëvozhga nga jashtë me pjesë të gunguara si një konfiguracion i rreptë terreni magjepste sytë kontinentalë..., shtonte oreksin e pyetjeve të gjetjes mistike dhe tundimi shtrinte shinat e pyetjeve kërkuese për ç’bëhej brenda lëvozhgës me mizorinë e njerëzve - fara. Njeriu - farë kënaqej me rrumbullakësinë e Lëvozhgës, lëmueshmërinë e saj të brendshme, me qiellin e kufizuar, me lirinë e të vështruarit në kufizimet, me simbolin kufizues, me valëvitjet e flamurit të fisit, me tejshpresën e përgatitur në Magjen e madhe të urimit... Njeru-farë pinte në qetësinë e madhe kafenë e sjellë nga larg. Fantave, kokakolave, sprajtit... nuk u njihej emri. Profeti këndonte në kubenë e lartme, në kërthizë të Lëvozhgës me alegorinë e bukur:
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:08 pm | |
| “Me lugë nuk zbrazet oqeani, me kotësinë mos u mundoni...” Njeriu - farë prodhonte fëmijë - farë deri sa mjekërzohej. Nipërit -farë dhe stërnipërit -farë i përkëdhelnin mjekrën e bardhëzuar... Ai me dy buzët e lodhura nga puthja i puthte në ballin njomshtak dhe në gushë. Shteti - farë kishte një fytyrë deri në plakje. I mbronte njerëzit- farë nga akrepi, mizat... Gishti -farë e kishte të lehtë të tregonte prijësit- farë, të cilët për të qenë në krye ishin pajisur me Tapitë e PRIJËSIT TË PËRJETSHËM...
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:09 pm | |
| Njerëzit- farë notonin në një drejtim me lumin-farë... Një notim i përkundërt emërtohej: “MËKAT” Ç’u shkrep një marrarendje dhe ca njerëz - fara notuan përkundrejt njerëzve - fara dhe prijësve -fara. Ishte përpjekje për të thyer një mit të Lëvozhgës -farë, të Lëvozhgës së Madhe. U pi kafeja e mortit..., e mëkatit “brilant”. Gishti - farë tregoi një mynxyrë mbytjeje. Harrimi ngriti dy këmbët e rërës... Njeriu - farë pi cigare - farë... Të ardhurat vraponin si të çmendura në Bankën e Shtetit – farë. Fëmijët e Prijësave - farë dilnin nga Porta e madhe e Shtetit - farë në kontinent me detyra të tejngarkuara, duke u mbajtur me të ardhurat e Thesarit të Shtetit - farë. Mbasi mbaronin kohën e paracaktur ktheheshin me gojën e mbyllur në Lëvozhgë... Kishin harruar për fat të mirë ç’kishin parë sytë e tyre në kontinent... Çdo gjë u dukej si një vegim! Zinxhiri i farave të lidhura u “alarmua” një ditë të zezë të një viti. Lëvozhga në pjesën e brendshme ishte lëmuar aq shumë sa në ca pjesë të saj të dobta ngjasonte me një membranë të sëmurë... Përfituan ca njerëz-fara dhe nga një vrimë pothuajse e hapur, si me derë të vënë, dolën nga Lëvozhga dhe nga fara e tyre papritmas u shndërruan në “Krimba Mëndafshi”, duke u befasuar nga gungat e hapësirës së jashtme të Lëvozhgës, nga qielli i madh i paanë, që ra mbi sytë e pamësuar të foshnjës së sapodalë nga mitra...
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:09 pm | |
| SHTETI I FARËS U ALARMUA... PRIJËSIT E TAPIZUAR U TËRBUAN... Nga dalja përfitoi dhe PROFETI I MADH... Ikjen e tij Shteti - Farë e konceptoi TRADHTI TË LARTË!...Në qendër të shtetit të madh dhe në labirinthe filloi demonstrimi. Dënohej ikja. Dënohej prishja.... Dënohej gishti i këmbës që eci... Ç’të bëhej? Të urdhërohej për prerjen e tij... Gishti i këmbës së njeriut - farë në fije të perit! Turmat e njerëzve -fara thurnin lavde papushim para STATUJAVE TË PRIJËSIT TË SHTETIT- FARË. Diçka kishte filluar të lëvizte ... Diçka kishte filluar të lëvizte gjilpërën magnetike nga rruga e mësuar përmendësh. Ato ditë ishin si ditë të një ëndrre. Ndryshimi shfaqte konturet... Papritmas, u shtuan njerëzit - fara që protestonin para Pallateve të shtetit-farë dhe kërkonin të dilnin nga Lëvozhga e madhe. Inati kishte arritur deri atje sa kërkonin të coptonin dhe Statujën e “Njeriut Perëndi!”
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:09 pm | |
| ... Përleshje grupimesh. Dalje mbi gungat e lëvozhgës. Fanatikët, paçka se vrimat e lëvozhgës të tejlëmuar u bënë “Vrima dyer”, nuk tundeshin nga Lëvozhga e mitizuar... “Këto janë stacionet tona!... dhe përbetoheshin me flokë të shpupurisura. As që do të iknin nga brendësia e Lëvozhgës dhe ata që dolën do të pendoheshin e do të riktheheshin... “Ku ka si Lëvozhga, ku ka si Lëvozhga! ...”- thërrisnin me nostalgjizëm. Nostalgjia për atë Diell, për atë Hënë... për atë Hapësirë... për atë... Lëvozhga natyrisht filloi të sklerorizohet! Ata, që dolën prej saj morën trajtë tjetër, atë të njeriut kontinental. Njerëzit - fara tashmë... “hiqen si të ikurit” e Lëvozhgës, si protestantët e pakursyer | |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:10 pm | |
| ndaj Lëvozhgës, si luftëtarët e Mejdanit brenda saj..., si zbuluesit e lakuriqësisë, si të dënuarit e saj të pazakontë, si të persekutuarit në gjyqe persekutorësh... Shfrytëzohen si asnjëherë nga “artikulacionet e dhimbjet” të grykës së ngjirur... Ah, duart sa janë rrahur!... Tregojnë pëllëmbët... Eh, sytë e eprorëve dinakë japin shikime entuziaste! Oh, njerëzit - fara me trupa të harkuara!... Uh, ç’dhimbje e pafat!... Kantata e dhimbjes jep “spektakël”. Lëvozhga: përrallë mistike.
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:10 pm | |
| Njerëzit- fara jetuan në një planet sakat..., shumë shekuj përpara. Një topmodel dhe një topmodele shprehin tiparet e spikatura të Njeriut -farë në Mauzole. Profeti jeton akoma... Ai ka vendosur të thyejë një rekord të ri jete. Sot mbush 601 vjet...
| |
|
| |
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI Wed Sep 08, 2010 11:11 pm | |
| MARRË NGA "VIRTYTI I GËNJYER" ANTOLOGJI VETIAKE, GJASHTËTIP I AUTORIT KRISTAQ F. SHABANI | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI | |
| |
|
| |
| GJROKASTRA PEGASI "LËVOZHGA MIT" NGA kRISTAQ f. SHABANI | |
|