Marenglen Koçiu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 152 Age : 56 Vendi : Gjirokastër, Albania Registration date : 28/01/2010
| Titulli: GJIROKASTËR PEGASI "LËVOZHGA MIT"VIRTYTI I GËNJYER" Wed Sep 08, 2010 11:03 pm | |
| S'duhet të përsëritet më historia e kësaj "Lëvozhge mit" Marrë nga "VIRTYTI I GËNJYER" Antologji poetike GJASHTËTIP i autorit Kristaq F. Shabani
LËVOZHGA “MIT” Lëvozhga në vend të farës kishte mbështjellë në brendësi të saj vetëm “Njerëz -fara” dhe institucionet e Shtetit “FARË”... Njerëz - fara që veç shumoheshin brenda saj çuditërisht, rrotulloheshin, ngjasonin si binjakë e përshtateshin me fanatizëm.... Njerëz -fara, që përsëritnin vetveten.... Goja zvogëluar së tepërmi s’ishte çudia e parë. Ajo s’ishte gojë folëse, por më tepër ngjasonte me një gojë matëse e fjalëve matëse, të numëruara e përsëritëse në kufirin e ngjyrësuar. Tingëllimi: refren njohës, përsëritës... Lëvozhga nga brenda saj ishte e tejlëmuar... Mjeshtëria e daltës ishte, ndoshta, çudia që çudit dhe vetë çudinë! Aq lëmim s’ishte parë dhe në përrallat e sajuara. Njeriu - farë s’dinte ç’ishte të pagëzuarit. Zot për ta: NJËSHI I SHTETIT- FARË... Dhe ata pak njerëz –fara, që sillnin e përcillnin nëpër kokat e tyre të “marra” ikjen, largimin nga ovaliteti i Lëvozhgës përfundonin të qëruar pa dy sytë -farë. Me sytë -farë njerëzit -farë me lidhje fisnore me të qëruarit shiheshin pa u ndriçuar dhe ... flakeshin në një vend - hije të Lëvozhgës i planifikuar për vuajtje... Dhe ata njerëz - fara, që orvateshin të shtynin kubetë e Lëvozhgës, përralla i cungonte | |
|