Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO)

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
Jorgo S. TELO


Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO)   TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO) EmptyMon Sep 06, 2010 11:50 pm



TROKET PRINCESHA BALLKANIKE!
(Poemth)

Një… dy… disa trokitje rresht
Te porta jote, OKB!
Dhe ti, hesht…
Kosova duke trokitur,
Ti ende duke dremitur…

Zgjohu,
O Kryeselia e Botës!
Një mikeshë e re
po të troket.
Si po e lë ende jashtë portës?
Prite buzëqeshur!
Prite, siç pritet një mike!
Dil. e prite
Princeshën Ballkanike!


Dhe mos i rri vetullngrysur
As buzëvarur mos i rri
Rrëfe, OKB, të bekuarën bujari!
Tregohu bujare
për një mike fisnike
Tregohu, siç të duan popujt,
o Kryeqendër
e ardhmërisë demokratike!

Dhe pret e troket Kosova;
Pret përjashta portës.
Shiheni, sa e lodhur,
Shiheni, sa e stërmunduar;
Me goxha peshë mbi supe e në duar:
Me eshtra vorrezash masive
Me peshë mëkatesh historie
Me peshë trukesh diplomacie..
Me peshë ëndrrash lirie…
Me peshë lotësh të paterur
Me peshë viktimash të patretur
Me peshë familjarësh të pagjetur…
Të pamatshme rëndesat e saj…
E ti, po e lë jashtë porte…
“Hë… tani…. – hë pastaj!”
Eh, paradoks i kësaj bote!
A lihen miqtë jashtë porte?!

Pa dil, OKB, e vështroje Kosovën
drejt në sy.
Në citofon, duke dëgjuar,
mos rri…!
Të ka ardhë e stërlodhura
në kërkim të lirisë
Ka ardhë e troket
në portën e demokracisë.

Ka ardhë Kosova shqiptare
T’i ngazëllehet Pavarësisë.
S’e lënë ta gezojë lirinë
S’e lënë asfare
stërkëmbthet e shkjave…

Ende vijon ngushëllimi
për të vrarët
Dhe Festimi,
duke kuruar plagët…
Dhe Ti…
Dhe Ti, OKB
Ende përjashta po e lë.
Lëre të hyjë në gjirin Tënd.
Hapja portën,
të zërë guri vend…!

Kur ende s’po ia njohin
Pavarësinë
disa qeveri të pakta,
të paqarta
Edhe ti Kryeqendër
po e lë përjashta?

Tok – tok! Tok – tok!
Ja, e dëgjon?
Vazhdojnë trokitjet
një pas një…
Hapi syt’ e veshët
Çile zemrën!
Hapi portat, OKB!

Luftoi Republika e re per diell
E ju sërish e mbani nën “Hije”…
Arriti Lirinë me gjak e sakrifica;
Të eci vetë e jo me “Paterica”…

A mos, vallë, lojrat diplomatike
Serbiane
nuk po të bindin që janë
karagjozëri sharlatane?

Le t’u bjerë “Kambanave të miratimit”
i nderuari Këshilli i Sigurimit!
E të shihni, si qeveritë (me mëdyshje),
do ta njohin Pavarësinë.
Do flasin me zë ndryshe…

Mund të sajojë shkiau
rezoluta e stërezoluta,
lindur nga mendësitë e egra
e jo nga ndjesitë e buta…

Princesha ballkanike po troket.
Hapja portën, OKB, ç’pret?!

Jorgo TELO, 9 gusht 2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO) Empty
MesazhTitulli: Re: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO)   TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO) EmptyThu Sep 09, 2010 1:28 am

UNE DHE BASHKESIA NDERKOMBETARE
Publikuar më 07 shtator, 2010 në orën 19:44 ( Para 1 ditë e 4 orëve ) Smajl Lushtaku dhe Yolanda Paauwe | Kulturë |


UNE

Oj,bashkesia nderkombtare,
pse me mua po ban hajgare?.
Po me NJEH e spo me njeh,
ASHT I VJETER isha dje.

BN

Po te njoh po sje kurkund,
as ne SHEHER as ne KATUND.
E di mire kush ishe dje,
por ti VETEN nuk po e njeh.

UNE

Kur UNE isha ILIRI,
ti gatuaje PETULLA NE HI.
Tash je bere ZONJE E RANDE,
po te therras BABE DHE NANE.

BN

Thirrjet tua jan te kota,
ato sot nuk po i han bota.
Ne paq fytyren ILIRIKE,
bashkoj TI TROJET ETNIKE.

UNE

Mire po thua,po s jam kurkun,
prej TAKATIT jam si ZABUN.
GJASHTE plage lidhun me MINDILA,
qe po i hane kta KROKODOLA.


BN

Se pari sheroj PLAGET TUA,
pastaj eja e fol me mua.
Ne laq trupin ne doren time,
do te bej prap AMPUTIME.

UNE

Eh medet si qenka bota,
nuk besoj me ne fjale te kota.
Do i sheroj PLAGET E MIA,
Trup i shendoshe do jete SHIPNIA.

BN

Nese pret veq ndihmen time,
kurre ne jete s do kesh gezime.
Dje te plagosen KROKODILAT,
sot te marrosin PEDOFILAT.

UNE

Kurre nuk isha ZULLUMQAR,
tash po e shof sa isha i marr.
Me gjak ngrena buken time,
te tjeret benin PERFITIME.

BN

E,pra keshtu e ka bota,
NE jetojme nga FJALET E KOTA.
Tek ne kurre s ndahet drejtesia,
ne gjenet tona lulezon TRADHETIA.

UNE

Rrenje te thella kam ne ket dhe,
nuk jetoj me pa ATEDHE.
Nuk esht toka e Mark Milanit,
por esht dheu i ILIRO DARDANIT.

BN

Me vije mire qe te doli gjumi,
por... i embel eshte LLOKUMI.
Ju dergojme ne EKSPERTIZA,
populli i juaj te TREDHE MIZA.

UNE

Nuk kam BESE ne ty me shume,
po e shof paskam qen ne gjume.
Do e shkuli GARDHIN DHE HURIN,
MEGJAVE TE MIJA DO JA VEJ GURIN.

BN

Mos u qirr me ze te GOMARIT,
zbato PLANIN E AHTISARIT.
Se ky plan ju sjell MIRESI,
jini mesuar ju me ROBERI.

UNE

Ne si PRINCA se kemi aq keq,
por ky popull esht KRYENEQ.
Zgjohet nji dite dhe na ben hor,
na gjuan me gure,qka ti qellon ne dore.

BN

Popullin ne e edukojme,
nga nji virus per dite ja leshojme.
Hapim BURDELE dhe MEJHANE,
i premtojme BASHKESINE EUROPJANE.

UNE

Une si trup i gjymtuar,
ne GJASHTE vende i MASAKRUAR.
I ndar nga vllau i harruar,
ne Europen e bashkuar?!

BN

Plaget e juaja ne i sherojm,
ne BE ju dergojme.
Nen flamurin e Greqise-Serbise,
TRAPAZANIN ja lam Shipnise.

UNE

UNE popull i lashte,
dje hangra GJAK sot po ha kashte.
Te mbes pa KOMB E FE,
si REFUGJAT te hy ne BE?.

BN

Procedurat ne i rregullojme,
na duhet pak kohe tju ASIMILOJME.
Nga nji ASHT nga ajri ne toke e leshojm,
si QENT e uritur ne ju DRESOJME.

UNE

Dresoni PRINCAT he mos pafshin dite,
qe emrin e te parit e kan korite.
Ku po me rjepin eu qofshin me marre,
kan fillue ti hane KUFOMAT NDER VARRE.

BN

Po,qka mendove i mjeri Shqiptar,
nuk esht leht Demokracine me shti ne fare.
Punone token qe te ngihni buke,
ju apim ide PLUMBA ME PAMBUK.

UNE

Ne emer te ZOTIT e DEMOKRACISE,
nderin e humbur do ja sjell Shipnise.
Keto fusha te bukura,lumenj dhe male,
kan vetem nji emer;
SHQIPERI NATYRALE.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (Poemth nga Jorgo S. TELO)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO)
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Esse nga Jorgo S. TELO
» PUBLICISTKE NGA JORGO S. TELO
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: