|
| DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Wed Aug 06, 2008 11:18 pm | |
|
DUARTROKITJET TONA
(Poemth tendencioz)
Nga Jorgo S. TELO
1.
Sa herë
Vezullantët trupa qiellorë
Bujarisht na dhuronin rreze drite,
Aq herë
Ne, xhaketëgrisurit tokësorë
Ushqenim nepsmëdhenjtë
Me frenetiket duartrokitje,
Me delirantet brohoritje…
2.
Sa herë
Të uritur nëpër dhjetëvjeçarë
Ëndrrat gëlltisnim nëpër dremitje…
Aq herë
Gjithmonë turreshim si të marrë,
Të kënaqnim Prijësit tanë
Me të nxehtat duartrokitje
Me të çmendurat brohoritje.
3.
Sa herë
Verbërisht ecnim këmbëzbathur
Rrugë e pa rrugë, të etur për jetëngjitje,
Aq herë
Ne zorrëthatët buzëplasur
Nuk reshtnim së faluri “Cimëdhenjve”
Nga më të kolmet duartrokitje,
Nga më të sojmet brohoritje.
4.
Sa herë
Nëpërkëmbeshim emër për emër
E në gjoks ndienim plasaritje,
Aq herë
Cipëplasurit pa shpirt e zemër
Tejnginjeshin prej turmës
Me të pasosurat duartrokitje,
Me të vrullshmet brohoritje.
5.
Sa herë
Si punëtorë, bujq e blegtorë
Rënkonim të kredhur në djersitje,
Aq herë
O, sa jemi shfaqur shembullorë,
T’i velnim partiako-pushtetarët mizorë
Me shpërthimtaret duartrokitje,
Me gjëmimtaret brohoritje.
6.
Sa herë
Si nxënës dhe ushtarë
Me drejtqëndrim ndër rreshtat klasike,
Aq herë
Degdisnim drejt madhorëve sharlatanë
Të pandalshmet duartrokitje,
Të hovshmet brohoritje.
7.
Sa herë
Ne, të shkelmuarit prej shkelmëtarëve vrastarë
Zërin çonim mbi të egrat skërmitje…
Aq herë
Përballeshim me persekutorët barbarë,
Që na detyronim t’u falnim duartrokitje,
Që na nxisnin të lëshonim brohoritje.
8.
Sa herë
Në aksione rropateshim duke gulçuar
Me këngë në gojë… edhe pse në sfilitje,
Aq herë
Jemi ndjerë poshtërsisht të dhunuar,
Pa guxuar më të voglën “pëshpëritje”.
Se lypseshin vetëm duartrokitje
Se pëlqeheshin vetëm brohoritje.
9.
Sa herë
Sajoheshin koncerte e festivale,
E “Profetët” tanë nuk lejonin”plasaritje”;
Aq herë
Eh, ç’diktat ndaj rapsodëve, këngëtarëve!
Veç hymne për Epokën e të Parin e të Parëve…
Gjithçkaja të mbyllej me duartokitje,
Domosdo dhe me brohoritje…
10.
Sa herë
Kujtojmë të sertën Diktaturë,
Atë propagandë, ato dërdëllitje…
Aq herë
Kujtesën shtrydhim si moskurrë
(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunë)
Rregjimi s’mbahej dot pa duarokitje,
Duarrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.
11.
Sa herë
Përdhuna nga lart e rriste trysninë,
E me shvatje e skamje na shtonte drobitjet,
Aq herë
Me imagjinatë thyenim pranga, zinxhirë,
Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
Sytë prej Lindjes i kthenim në Perëndim,
Për të shpëtuar shuplakat nga duartrokitjet,
Për të çliruar gurmazet nga brohoritjet.
12.
Kësohere
Gati menduan se ndryshoi “klima”
E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
Si gjithherë
Iku mjegulla, por mbeti bryma.
Kemi mbushur sheshet me mitingje
Kur politiksit na kanë mbledhur veç e bashkë,
Kur kemi pritur miq nga jashtë.
Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
Veç më së shumti flamuj të huaj
e shumëngjyrëshit flamujt partiakë,
Frymën po i marrin kombëtarit bajrak
E nwn flamuj veçduartrokitje,
E nwn flamuj veç brohoritje…
13.
Sa herë
Rrugët tokësore-ujore na ndëshkojnë…
na mungon uji i pijshshëm
e çmimet njohin veç ngjitje;
Aq herë,
Rendim pas liderëve të partive politike
Rendim me duartrokitje
Si dikur dhe me brohoritje.
14.
Sa herë
Shpirtin e xhepin na i grin çdo korrupsion,
Korenti dhe puna na mungon;
Aq herë
Shpërfillim vuajtjet, e… pa pyetur
për mungesat më jetike,
turremi si të çartur nëpër sheshe e salla,
ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e përralla
Dhe i shoqërojmë ato me duartrokitje
Doemos dhe me të paharruarat brohoritje…
15.
Sa herë
Krimi e maskat na nxijnë jetën.
e mitmarrjet na përthajnë “kuletën”;
Aq herë
Përgëzojmë partiakë e pushtetarë,
Si të dehur nga pije magjike…
Të etur për duartrokitje
Të etur për brohoritje.
16.
Kësohere
Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
t’mbeteshin rudimente.
Mjaft më…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
Na mbetën nëpër këmbë…Po, pse, vallë?
E shpjegon një thënie mençurore:
“Nëse ngjyra e qimes ndërrohet shpejt,
Zakoni nuk harrohet krejt…”
Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
Ndaj nuk reshtin brohoritjet.
17.
Përfundherë
As duhet të shmangim veten nga marrëritë?
As duhet të shohim përpara në liri e dritë?
Përfundherë
Le t’i çlodhim te gjorat shuplaka,
Le t’i çlirojmë gurmazet e ngrata.
Pa rënë në “kurthin” e qetësisë Olimpike:
Mjaft më me bajatet duartrokitje!
Mjaft më me delirantet brohoritje!
Korrik-gusht 2008
| |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: shqiperi, nene fatkeqe! (Poezi per polifoni - Jorgo S. TELO) Wed Aug 06, 2008 11:26 pm | |
| SHQIPËRI, NËNË FATKEQE!
Mëmëdhe, shumë i duruar,
O djep historitrazuar,
Sot ç’po të mundon?
Shqipëri, Nënë fatkeqe,
Pse një komb e disa shtete?
Ç’po kujtojn’ malet e lartë?
Ç’po dremisin fushat gjatë?
Vallë ç’i trishton?
Shqipëri, Nënë fatkeqe,
Pse një komb e disa shtete?
Na ngjan toka si pa pyje.
Na ngjan nata si pa yje.
Ç’ndodh në shpirtin tonë?
Shqipëri, Nënë fatkeqe,
Pse një komb e disa shtete?
Ethe kanë rrënjët e thella;
Hyn meraku në humbella…
Diçka nuk po shkon…
Shqipëri, Nënë fatkeqe,
Pse një komb e disa shtete?
Europ’, me Shqiponjën ç’pate?
Pse u zhyte në mëkate?
Mos u shfajëso!
Shqipëri, Nënë fatkeqe,
Pse një komb e disa shtete?
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Thu Aug 07, 2008 12:41 am | |
| Pergezime i nderuar, poezi shum te mire, pune te mbare. SHQIPËRI, NËNË FATKEQE! kjo me pelqu shum |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Thu Aug 07, 2008 6:55 am | |
| Përgëzime për poezitë shumë të mira që solle i nderuari Jorgo S. Telo. Pavarsisht se me poezinë e parë nuk kemi të njejtin mendim për të kaluarën.
Suksese edhe në të ardhmen.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Aug 08, 2008 5:31 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Fri Aug 08, 2008 4:33 pm | |
| Jorgo, Shqiperi Nene Fatkeqe, me pelqen kjo vjershe, por nuk mund te them per vjershen Duatrokitjet. Tendencioziteti vertet eshte negativ ketu. Nuk mund te fajesosh nje karakter populli, apo ta besh kaq demonian pushtetin e popullit. Tendenca jote godet ne te dy krahet dhe e them mendimin hapur. Pavaresisht nga teknika e ndertimit qe me pelqen, nuk mund ta pranoj si mesazh apo moral sepse nuk mendoj se e shte e drejte. Ju gjykoni te shkuaren me idete e hapura ku e ku te cmendura qe media ushqen njerezit. Nuk jam dakord. Suksese gjithesesi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:53 am | |
| Publicistike Nga Jorgo S.telo
Jorgo S. TELO
E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJË FLLADITJE
(Meditime gjuhësore dhe Humor ZAGORIT)
HYRJE
Prej vitesh më ngacmonte ideja e trajtimit sa më të hollësishëm e të pranueshëm të kësaj teme që ka në thelb “gjuhën e mëmës”, këtë gjuhë që na bën të komunikojmë lirshëm e bukur me veten, me pjesëtarët e familjes, të afërmit, miqtë, gjithë ata që kemi përqark afër e larg… Me një ndjesi të tillë në shpirt, pas disa vitesh krijimtarie në rrafshin letrar, poezi e prozë, u vetëbinda, se, falë njohjes teorike të grumbulluar gjatë studimeve e më pas në mënyrë autodidakte, i plotësoja disa kushte minimale për një sipërmarrje të tillë modeste që veç meje, ndihmon gjithkënd që merret me shkencat filologjike e sidomos me krijimtari të mirëfilltë. Shtysën më të hovshme ma jep fakti i pamohueshëm se krahina ku jam lindur e rritur ka nderin e veçantë të jetë kryezonjë e gjuhës letrare shqipe. Këtë ndjesi ma përforcon ekzistenca e qartë e kufinjve gjuhësorë(izoglosave), të cilët në fakt u përngjajnë, sipas mendimit tim atyre dhëmbëzimeve që kanë pjesët e kafkës së kokës, që, për të siguruar ngjizjen, ingranohen përsosmërisht bashkërisht, duke mos lejuar kufinj si të prerë me thikë… Nuk mund të ekzistojnë kufinj gjuhësorë nëndialektorë më prerje precise, siç ndodh me kufijtë shtetërorë. Duke u nisur nga faktet fonetike, themi se më së shumti kemi të bëjmë jo me ndarje strikte, por me zona kalimtare me tendencë njësimi jo të plotë. Siç ndahen ëmbël dy dialektet kryesorë me njëri-tjetrin ashtu, natyrshëm lidhen edhe nëndialektet. Të folmen zagorite e gjejmë në mjaft nuanca të shqiptimit të përafërt me atë të zonës së Përmetit e deri në trevat e Korçës dhe Elbasanit (pra një shtrirje tepër e gjerë…) Në këtë zonë të gjerë nëndialektore ku shtrihet toskërishtja, pa lënë mënjanë disa treva të jugut e labërisë më e qenësishme si veçori dalluese është shqiptimi… Le të bëjmë një krahasim mbi bazën e një përfytyrimi: Vizatojmë një shirit të errët në letër apo në kompjuter, duke nisur nga e zeza e fortë tek e zeza e çelët, gati gri… Kështu ndodh dhe me shqiptimin e zanorës”ë”(të theksuar ose jo)nga labëria perëndimore drejt toskërisë lindore, pra vjen duke u shqiptuar drejt një artikulimi të zvetënuar, aqsa nuk dallon ndonjëherë, nëse je duke mëshuar tek”ë-ja” apo tek “a-ja” ose “e-ja”. Duke e dëgjuar tjetrin pa e parë përmes telefonit, jemi në gjendje të dallojmë menjëherë se cilit nëndialekti i përket. Kështu themi: ky ose kjo është përmetar-korçar ose filani do jetë nga labëria e Vlorës apo ajo e Kurveleshit… Ku e mbështes këtë mendim? Realisht, duke e gjykuar në rrafshin etnolinguistik, krahina e Zagorisë ka nderin të jetë pjesë e denjë e dialektit tosk; madje si zogorit që jam do të shtoja nën arsyetimin subjektiv se nëndialekti zagorit duhet të përbëjë bërthamën e toskërishtes e pse jo edhe të krejt gjuhës letrare kombëtare… Ngado që ta kapësh vështirë të gjesh trevë tjetër me këtë pastërti gjuhe sidomos në shumicën e sistemeve gramatikorë. Nëse ka ndonjë veçori të sajën në suazën e sistemit fonetik të të folurit, në aspektin shkrimor tendenca është tek vetëpastrimi e konsolidimi i pandërprerë, duke i merituar plotësisht tiparet e të qenit bërthamë e të folmes letrare zyrtare e më të pranueshme për shumicën e shqipfolësve e sidomos atyre që shkruajnë në shqip. Ndodh jo rrallë që në zagoritçen e kthjellët , për shkaqe të panjohura saktë, të kenë depërtuar dhe lëmizhde, siç rastis që në rakinë ose verën “ekstra” të të kapë syri ndonjë mikrohedhurinë, që të bën të shtrembërosh buzët e të parathartosh fytyrën, para se të provosh pijen… Po e shembëllzoj: Si shqiptohet e si duhet shqiptuar emërtimi i krahinës sonë? Mua më vret veshin, kur dëgjoj: “Jam nga Zagorieja” ose “Do vete në Zagorie” etj, kur më e pranushmja do ishte: “Jam nga Zagoria” ose “Do vete në Zagori”.Zagori(a)si Shqipëri(a). E njëjta dukuri shtrembërimi ngjet edhe me toponimet e fshatrave përgjatë të folurit apo të kënduarit: Dëgjojmë: “Alqi Kondi nivjanoti, krahas me Themonë qe…” Pa të ndalemi: Ç’do me thënë “nivjanoti”? Ne nuk kemi ndonjë fshat me emrin Nivjan, por Nivan, të cilit i shtohet prapashtesa përkitëse “-ioti”, që të drejtshqiptohet “nivanioti. Po fshatrat e tjerë? Le t’i përmendim: Sheperi +iot (bie një “i” e mbetet “sheperiot) Ndërani +iot (bie një “i” e mbetet normalisht “ndëraniot” e jo “ndërjanot” Koncka + iot ( bie fonema bashkëtingëllore “k” me nyjen shquese e mbetet “konciot”) Zheji +ot (bie fonema zanore e patheksuar “i” e mbetet (zhejot) Lliari + iot (bie fonema zanore e patheksuar “i”e mbetet (lliariot) Kurse Doshnica, Topova, Hoshteva pranojnë të tjera prapashtesa: Hoshtevë + iat (hoshteviat) (duke rënë zan. “a”) Doshnica + iar (doshniciar) (bie zanorja “a”) Topova + it (bie fonema zanore e patheksuar “a” e bëhet (topovit) Ndërsa kur duam të drejtshqiptojmë a drejtshkruajmë për krahinën, më e pranueshme do të ishte:
Vithuqi + ot (bie fonema zanore e patheksuar “i”e mbetet (vithuqot) Sipas parapëlqimeve të vetë bonorëve të këtij fshati vihet re, se, meqë historikisht ka qenë fshati më i vogël i krahinës, quhet edhe “Fshati i Vogël”, ose disa e kanë konsideruar preardhjen e toponimit nga vithisjet që ishin të shpeshta e kësisoj i mbeti “Vithuq” ose “Vithyq”, tjetër që shpesh shqiptohet dhe gabim si ‘Bythyq”jo nga ndonjë e folme dialektore, por, ndoshta e shkaktuar nga e folmja e individit të veçantë, apo idiolektit. Zagori-a + it (Siç veprojmë për “topovit”; mundet edhe “zagoriot”) Na shtohet pëlqesa dhe krenaria kur këto emërtime bazë nuk i shohim të deformuara si në literaturë, në shkresa zyrtare, në shtyp etj e aq më keq kur na i dëgjon veshi…) Jemi mësuar tashmë që folëset në televizion, nga që nuk i njohin trevat tona “ia këpusin katundit” sidomos në theksin që kanë realk,isht këto toponime. E vendosin theksuin bazë ku t’u teket e neve na vret veshin e na sëmbon një dukuri e tillë… Kur duam të theksojmë gjatë shqiptimit emërtimin e toponimit ku jemi duke shkuar, atëherë ekzaktësisht do të dallojmë të pashquarën e secilit: Po shkoj në Zagori, Sheper, Nivan, Konckë, Vithuq, Hoshtevë, Zhej, Lliar, Topovë, Ndëran. E mbi këtë bazë krijohen rast pas rasti qoftë trajta e shquar, nëpërmjeët mbaresës, qoftë produktet gjuhësore të së folmes së emërtimeve të atyre që banojnë në këto vende e që prej tyre marrin dhe enërtimin objektiv të logjikshëm: Zagoria, Sheperi, Nivani, Koncka, Vithuqi, Hoshteva, Doshnica, Lliari, Zheji, Topova, Ndërani. Më tej thirren në ndihmë prapashtesat fjalëformuese, më të cilat realizohen për bukuri e saktësisht: zagorit, topovit (vepron prapashtesa: -it), sheperiot, nivaniot, konciot, lliariot, vithuqot (vepron prapashtesa –ot); kurse për emërtimet : hoshteviat, doshniciar (veprojnë përkatësisht prapashtesat “-at” dhe “-it”) Vihet re një dukuri e veçantë tek fjala “konciot”, ku duket sikur shpërbëhet paksa rrënja e fjalës “Konckë”, duke u “arratisur” bashkëtingëllorja “k”. Kjo me sa shihet vjen ngaqë del ì vështirësuar artikulimi po t’ì permbaheshim strikt rregullsisë së fjalëformimit. Sa e bezdissghme do të bëhej po të flitej “konckiot”! Sipas përsiatjeve gjuhësore të mësuesit të merituar, Zotit Stefan Bulo, të trajtuara filimisht në gazëetën “Zagoria”, cilido lexues zagorit jep përgëzime e konsiderata vlerësuese të përligjura për qëmtuesin dhe studiuesin.
Meqë sapopërmendëm “idiolektin”, e shoh të udhës të shtjellohem tek disa veçanësi të të folmeve individuale, që mund të jenë rrjedhojë e nivelit kulturor e për më tepër për shkaqe anatomike të organeve të artikulimit. Po sjell dy-tre shembuj: Një bashkëmoshatari im, kur isha nxënës në shtatëvjeçaren e Sheperit ishte në shqiptim deridiku “thuthuq” Ai kur donte të thoshte “çaj mali, çaj çobani…çaj me lule, çaj pa lule” e shqiptonte: “Thaj mali, thaj thobani, thaj me lule, thaj pa lule” Kur e pyesnim: “Si ja bën zogu?” na përgjigjej: “Dhogu ia bën thiu, thiu, thiu” në vend të “Zogu ia bën ciu, ciu, ciu!” Kështu që natyrshëm e vetvetiu i mbeti nofka “Thiu.” Në Nivan (siç më tregonte nëna ime) një djalë nga kondajt fonemën bashkëtingëllore “k” e konvertonte gjatë të folurit në “t” e sidomos kur i merrej pak goja: Thoshte: “To-tozma Tondi ta në toqe të tuqe në vesh.” (Kozma Kondi ka një **** të kuqe në vesh) Neve na dukej si lojë- shaka… (këtë shëmbull nuk e kam cilësuar për të ofenduar ndokënd, por për të trajtuar shembuj të idiolektit. Kërkoj ndjesë) Idiolektet nuk pranohen në fondin dialektor ose nëndialektor. Kur isha i vogël më bënte përshtypje e folura e një plake në Zhej. Kur i thërriste djalit të saj, dëgjoja: “O Basil, po ku je boreee!” (O Vasil , po ku je moreee?) Ka dhe mënyra të tjera të foluri, që nuk mund të fitojnë të drejtën të hyjnë në fondin e të folmes nëndialektore zagorite. Vetëkuptohet që të folmen burimore do ta gjejmë më të saktë tek ato shtresa popullate që së paku kanë mbaruar shtatë e tetëvjeçaren, ndryshe do hasësh me persona që heqin apo i shtojë “ë-të” me vend e pa vend… Ekzistojnë dhe imitime apo sajime grupindividësh, për të mos u kuptuar nga të tjerët, dmth, ashtu siç kanë lindur zhargonet, ashtu dhe këto, por duket sikur marrin më shumë trajtën e lojnave gjuhësore… Le të përmendim disa shembuj: Çdo fjalë copëtohet në rrokje e pas çdo rrokjeje me shqiptim të përshpejtuar shtohet qëllimisht një prapashtesë me mision ngjyrimi e gjymtimi të fjalës bazë, psh: “A më do? (A-fa/ më-fë / do-fo?) Ky lloj komunikimi individual realizon synimin e fshehtësisë, duke u artikuluar fjalët disi me një shjpejtësi më të dukshme se e folura e zakonte, që përbën njëfarësoj mashtrimi akustik apo sugjestioni iluzor përgjat lëshimit të frazave dhe aftësisë përthithëse të tyre në njësinë e kohës prej organit dëgjiomor të bashkëbiseduesit. Ky synim mund të realizohet edhe me të tjera prapashtesa lodruese që mund t’ì përzgjedhë qoftë dhe për humor folësi, si: “A më do sa të dua unë? (A-nxri / më-nxri /do-nxri, / sa-nxri, të-nxri,/ du-nxri/ a-nxri/ u-nxri/ në-nxri?) Siç shihet prapashtesat gjymtuese “-fa”dhe “-nxri” arrijnë ta ngatërrojnë dëgjuesin që ky të mos kuptojë që të rinjtë me këtë farsë komunikimi duan t’i shprehin ndjenjat njëri- tjetrin. xxx
Në kushtet si hyn e del dimri në Zagori, ka ndikuar tek banorët për gjetje mundësish, për ta kaluar sa më këndshëm trishtimin që sjell moti i keq e nata e pambarimtë dimërore përqark vatrës me zjarr. Lindën kështu disa lodra vendi gjuhësore: Loja e përhapur gjithandej e “kungulleshkave” ka qenë parësore ndër të tillat. E fillonte një pjesëmarrës, që merrte përsipër rolin e drejtuesit (-es) që ia niste: Tani do mbajë secili mend numurin e vet… “Kisha një kungullore e si i bëra ysmet, m’u bënë katër kungullore… “Pse katër? - ndërhyn shpejt numri katër. “Po sa? “Tetë.” “Pse tetë? – ndërhyn teta…. E kështu loja vjen rrotull. Digjet kush nuk ndërhyn shpejt e kush ngatërron numrin. që del jashtë loje. 2) Loja “Pe lepur?” Që ndikon në të folurit pa u ngatërruar…pra si lojna të tipit “Kupa me kapak, kupa pa kapak” të cilat Zagoria i ka të shumta… E para: “Pe lepur? E dyta: “pashë.” E para: “kishte bisht? E dyta: “pe lepur? E para: “pashë” E dyta: kishte bisht?” E para: pe lepur? E dyta: pashë. E para: “Kishte bisht? E dyta: “pe lepur?” E kështu vijimësia e lojës varet nga ngatërrimi ose mosngatërrimi i partnerit të lojës dyshe… Ndonjëherë brenda familjeve tona përsëritet dhe një zhargon (dogançe) i përcjellë si mënyrë për të ngacmuar të qeshura çlodhëse si: “O gjitoneee! “Orseeee! “A më jep një çikë cilifuqin, ta fut në të kuqin, se më ka ardhë kokomblaqi i sime bije e do t’i bëj ca pemë bythe?!
(“Okomshie! “Urdhëro!” “A më jep njëçikë tiganin, ta vë në zjarr, se më ka ardhë dhëndri e do t’i bëj ca vezë?) “Llaf është ai? Eja ta marrç!
Kurse fraza e bashkim fjalësh që përdoren për përmirësim të artikulimit në ligjërim, krahina jonë ka disa: E shumëpërhapura: “Kupa me kapak, kupa pa kapak. “Merr një gur e qëllo rrapin, merr dy gurë e qëllo rrapin, merr tre gurë….. (Kush e thotë pa u ngatërruar gjer tek dhjetë gurët, fiton lojën) “Plepi plak palcë pak…plepi plak i plasur i plasur pak palcë pat pasur… (të përsëritet dhjetë herë pa u ngatërruar) “Vdiq evgjiti, vdiq evgjiçka” (Dhjetë herë pa u ngatërruar) “Hëngra dhinë e lashë minë, minë e lashë, dhinë e hëngra.” (Fiton kush e thotë sa më shpejt dhjetë herë pa u ngatërruar) “Pashë një dele bythëpërputhur, pashë dy dele bythëpërputhura, (vazhdon gjer në dhjetë dele pa u ngatërruar, por edhe pa e prishur ritmin) “E shes thesin, s’e shes thesin…” “Një kra me dru një kra me shkarpa” “Me më the e me të thashë, nuk ngrë dot një thes me kashtë…” (Disa herë)
Shënim: Është e vërtetë që zagoriti nuk ka mundur të “honepsë” fonemën bashkëtingëllore, të shurdhtën “h” përmidis zanoresh, ndaj as që e shqipton fare: “Ik, ftou në tajare!” (kur e rregullt është “ftohu”)Nëse në shqiptimin e përditshëm mund të tolerohet përsa po themi për këtë fonemë, nuk mund t’ia lejojmë vetes në të shkruar e sidomos kur duam të bëjmë letërsi normale. Po kështu ne shqiptojmë, fshiu me peshqir, në vend të fshihu ose “fsheu, se të panë!” në vend të fshehu, “lejnë qëntë” në vend të lehin qentë etj. (VAZHDON) | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:53 am | |
| E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)

Shënim: Është e vërtetë që zagoriti nuk ka mundur të “honepsë” fonemën bashkëtingëllore, të shurdhtën “h” përmidis zanoresh, ndaj as që e shqipton fare: “Ik, ftou në tajare!” (kur e rregullt është “ftohu”)Nëse në shqiptimin e përditshëm mund të tolerohet përsa po themi për këtë fonemë, nuk mund t’ia lejojmë vetes në të shkruar e sidomos kur duam të bëjmë letërsi normale. Po kështu ne shqiptojmë, fshiu me peshqir, në vend të fshihu ose “fsheu, se të panë!” në vend të fshehu, “lejnë qëntë” në vend të lehin qentë etj.
VAZHDON | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:54 am | |
| E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo) KREU I PARË
SKICIM I SHPEJTË GJEOGRAFIKO-HISTORIK I ZAGORISË
Sipas studiuesve të mirëfilltë Evien Peri, Dhame Çapi, Stefan Bulo, Ilia Laska e studimeve vetiake, sidomos sipas realitetit, gojdhënave e trashëgimisë folklorike krahina e Zagorisë ka qenë e banuar që në periudhat prehistorike. Janë gjetur dokumente materiale që vërtetojnë prejardhjen ilire të këtyre trevave që gjeografikisht i përkasin lartësive juglindore të Shqipërisë. Si zonë e banuar prej shekujsh ka qenë e lakmuar për pasuritë natyrore e njerëzore prej administratash të ndryshme; kryesisht ka qenë nën administrimin që zotëronte Gjirokastrën e Tepelenën; veç kurrë nuk arriti t’i përulej administrimit otoman. Historia në këtë rrafsh nuk lë pa përmendur (ndonëse historianët nuk kanë arritur të nxjerrin në pah faktet historikë që e dëftejnë Zagorinë një kështjellë të pamposhtur , që bëri qëndresë të admirueshme ndaj hordhive osmane e bashkëpunëtorëve të tyre, ku si monument shembullor qëndrese, rezistence e vetmohimi mbeti kapedani legjendar Kiço Vlashi nga Hoshteva, kapedanë të tjerë si Ndreu, Llania etj, i cili me çetën e vet luftoi deri sa ra në fushë të luftës, duke mbrojtur Zagorinë nga hordhitë turke e nga rrjepja përmes taksave të shumta. Kapedanë në shekullin XVII-XVIII nxori pothuajse çdo fshat. Jo më kot zagoritët u lidhën dhe me Ali Tepelenën; fakt që rrëfen zgjuarsinë e vendasve për t’u mbrojtur nga më të egrit barbarë…Shembull për lidhje të rafinuara me Alinë ishte dhe mbeti i shquari Dedë Gjoni nga Ndërani, ku, siç e ka përshkruar dhe intelektuali potencial, ndëranioti z. Viktor Dervishi, del në pah jo vetëm mençuria e zagoritit përballë situatash të befta. Dedë Gjoni arriti ta shfrytëzojë “dobësinë” e përkohshme të Ali Tepelenës, jo për interesa të ngushta vetiake meskine, por për të evidentuar realisht edhe shpirtin bujar të zagoritit edhe për të krijuar terren favorizuas për të ardhmen e fshatit e krejt krahinës, siç ndodhi në të vërtetë, kur Aliu me pushtet të fortë arriti që mirësinë ta shpërblente me mirësitë që i shkonin përdorë, duke lënë disa ura, mullinj bloje, manastirin e Nivanit, shtëpi në Doshnicë, Ndëran e Hoshtevë etj. Duke u nisur nga lartësia në relievin brenda këtij “djepi” krahina jonë ka dhe një nëndarje më dysh: Zagori e sipërme, ku përfshihen fshatrat Sheper, Nivan, Ndëran, Konckë, Topovë, Vithuq e që vijën ndarëse me Zagorinë e poshtme e përbëjnë përroi Pacomiteve nga perëndimi e përroi Prasek nga lindja, ku bëjnë pjesë Vithuqi, Hoshteva, Doshnica, Lliari dhe Zheji. Që të hysh në luginë natyra ka konturuar katër “porta”simbolike që përkojnë përkatësisht me katër grykat e qafat e vargmaleve shekullorë e konkretisht: Qafa e Çajupit, gryka e Selckës, Gjurmëmushka, qafa e Dhëmbelit dhe ajo e Pirros në zonën ku bashkohet lumi Dhëmbel me Vjosën e që i takon Malëshovës. Mbrojtja fizike e Zagorisë ndikoi katërcipërisht edhe në mbrojtjen e ruajtjen e gjuhës, zakoneve, fesë ortodokse (kur po përhapej e përqafohej gjithandej feja islame), pra u mbrojt me qëndresë të fuqishme edhe trashëgimia burimore shpirtërore e këtij populli që ai e dinte se si mbijetonte në ato skërka e gërxhe, ku “hante pula strall” e ku uratën e kish marrë ferra e rigoni… Janë të pallogaritshme vlerat mendore, shpirtërore të burrave e sidomos grave burrëresha zagorite, që arritën të sfidojnë kundërshtarë natyrorë, njerëzorë e sidomos izolimin prej vendndodhjes si zona më e thellë e trevave të Gjirokastrës. Gruaja zagorite, veç vlerave të lindura e të trashëguara arriti të përftonte të tjera vlera brilante fizike e shpirtërore, duke u kalitur me halle e vështirësi mbijetese, duke u pozicionuar edhe në rolin e mashkullit të shtëpisë në mjaft procese brenda e jashtë shtëpisë, gjer tek mirërritja dhe edukimi i fëmijëve me frymën atdhetare e me tiparet e kulturës së mirëfilltë, për t’u krijuar brezave të rinj konceptin e të jetuarit me frutet e djersës së ballit e jo me grabitje e të tjera vese… Ajo s’e lëshonte naxhaken nga brezi, për të ruajtur familjen e gjenë e gjallë… E imagjinoj veten në një helikopter, nga dritarja e të cilit kundroj krahinën tonë të bekuar e të pazëvendësueshme për cilindo zagorit. Brenda një kuadrati prej 15 kilometrash gjatësi e mesatarisht 6-7 kilometra gjerësi syri i etur arrin të rrokë në fokus një luginë në trajtën e një djepi gjigand, ku për parete të tij shërbejnë dy vargmalet më të përmendur të kësaj zone gjeografike e konkretisht nga lindja kurorëzon vargmali Trebeshinë- Dhëmbel- Nemërçkë e nga perëndimi vargmali tjetër vigan: Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto. Duke kundruar me ëndje të veçantë të krijohet pandehma sikur pllaja famoze e Çajupit kryen e mban pozicionin e “nënës” që mbështetet kokën pas djepit, duke i përkundur ëmbël të dhjetë fshatrat përkundruall njëri – tjetrit, si të vendosur me dorë në pozicion valleje, ashtu, të zënë dorë për dorë duke ia shkulur këngës në valle, duke kujtuar historinë, duke këngëzuar femrën e bukur zagorite, ujin e kristaltë, erën flladidëse, puhizën e beharëve të papërsëritshëm dhe begatinë e florës shumëngjyrëshe e tejet të larmishme… Këngë në valle, ku shpresa motivon lëkundjen e trupit, flatrimin e fustanit e fustanellës, ku ëndrrat e mëtimet për begati e liri, i japin eshkë e strall tokës, për t’u përndezur nën këpucët me xhufkë.
VAZHDON | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:54 am | |
| E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo) KREU I DYTË
MARRËDHËNIE TË NDËRSJELLTA PËRMIDIS ZAGORTÇES DHE ERUDITIT ILIA DILO SHEPERI…
Arkitekti i gjuhës shqipe, Ilia Dilo Sheperi dhe e folmja zagorite kanë ekzistuar dhe ekzistojnë përjetësisht, sikur të jene lindur për të qenë të ngjizur pazgjidhshmërisht e reciprokisht, madje domosdoshmërisht ndërmjet tyre. Gjuhëtari i mirëfilltë i shqipes u limd e u rrit në një mjedis e komunitet gjuhëpastër e gjuhëpasur e me një dhunti të veçantë që kish të bënte me etjen, për të përthithur dije të shumta në këtë fushë.
Sipas te nderuarit studjues Petrit Kola, banues në Filadelfia,te cilin nuk e njoh personalisht, citoj:
“Del pastaj një trim i bukur nga Zagoria Ilia Dilo Sheperi e i qendis Portës së Lartë një memorandum historik… E shkroi profesor Diloja me dorën e tij të bardhë në një greqishte të kulluar që ta kuptonin mirë, fanariotët dhe Patriarkana, adresuar në emër të patrikut Joakin. E u kujton të gjithëve se ai (autori) dhe orthodhoksët shqiptarë i përkasin racës së bukur iliriane… (i përfytyroj të bardhë me sy të kaltër e flokëverdhë si e thotë kënga: "Treqind lebër leshraverdhë, në grykë të Kuçe u derdhë..").., i përkasin fesë së tyre kristiane që nga fillesat; se myslimanët shqiptarë nuk janë turq e katolikët nuk janë latinë… e të gjithë ne kemi një rrënjë të përbashkët, një histori, të cilën do ta vazhdojmë sa të ekzistojmë mbi faqe të dheut …” (Me rastin e ribotimit të gramatkës së shkencëtarit ILIA DILO SHEPERI, ai vazhdon): “Gëzohem që keni shkruar dhe që keni ribotuar librin. Unë e kam gjetur ribotimin e vitit 1972 në arkivat e bibliotekës së Filadelfias (Free Library of Philadelphia) dhe e kam skanuar në format elektronik sepse më duhej ta ktheja librin në bibliotekë. Përveç ekspertizës rreth gramatikës së asaj kohe, më ka bërë shumë përshtypje interesimi i Ilia Dilo Sheperit për studimin e gjuhës shqipe, të dy dialekteve, me qëllim që të arrihej një standard dhe të përparonte në të njëjtin nivel me gjuhët e tjera evropiane.”
Kurse Ukshin Zajmi ka shkruar: “Odisejadat e shqiptarëve janë tragjike. Ata në vend që të jetojnë e krijojne në vendlindje detyrohen të arratisën, duke përjetuar tmerre të ndryshme. Një fat të tillë e përjetoi edhe familja Dilo nga Sheperi i Zagorisë së Shqipërisë- Zagorisë së Çajupit, e së bashku me familjen edhe Anxhela Dilo si 7-vjeçare. Historia e familjes Dilo, është mjaft tragjike dhe tragjeditë e përcollën dekada me radhë. Megjithë këto krajata kjo familje krenohet me Ilia Dilon-autorin e Gramatikës së Gjuhës shqipe e shkruar në vitin 1927, me Jani Dilon- eprorin ushtarak që deri në vdekje luftoj për çlirimin e Shqipërisë, e së fundit edhe me Anxhela Dilon, që në shtator të këtij viti u shpall Poetja famoze e vitit 2005, së bashku edhe me 19 moshatare të saja.” xxx
Gjuha në tërësinë e paraqitjen e vet abstrakte apo konkrete është mediumi, me anën e të cilit realizohet komunikimi ndërnjerëzor, ndërpersonal në çdo mjedis shoqëror, zyrtar, ndërkomunitar, familjar e gjithandej. Gjuha është dhe evidentuesja më prestigjoze e një kombi në dallim nga kombet e tjerë, e një populli në gjirin e popullatës heterogjene të botës… Si mjeti më specifik ì komunikimit, pra ì marrdhënieve bisedore, shkrimore, gjuha e çdo kombi aktualisht e përherë ka pasur e ka veçanësitë e veçoritë dalluese, e lidhur ngushtë me historinë e çdo kombi e çdo komuniteti. Siç dihet nga çdokush është vërtetuar katërcipërisht se gjuha ka qenë dhe është përcaktuesja më domethënëse e identitetit personal e komunitar, pra si për grupet njerëzore edhe për individët veçmas. Ky konstatim u bë domosdoshmëri nëpër tërë procesin e krijimit dhe konsolidimit të shoqërisë njerëzore në përgjithësi… Është një akt jo formal që është realizuar e kryhet përmes artikulimit të fjalës si shprehje e mendimit, gjë që është materializuar nëpërmjet të folurit (me gojë ose me shkrim). Të tilla konstatime, duke përparuar edhe më tej me qëmtimet e studimet e veta, i gjejmë bindshëm tek i madhërishmi dhe i përndrituri gjuhëtar, Ilia Dilo Sheperi, i cili e ka përshfaqur qysh në fillesat e shekullit XX mençurinë e vet të sintetizuar në parathënien e librit “GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHËS SHQIPE” – botim i vitit 1927 në VLORË, ribotim i vitit 1972 në Romë dhe i vitit 2001 në Tiranë:
Midis të tjerash gramatikani në hyrje ka theksuar: = Njerëzit merren vesh me njërijetrin me anen e gjuhës. = Gjuha shqipe vjen nga gjuha e vjetër e Pellazgëve dhe fillimi i saj arrin vjetërsinë më të lashtë, kohën, në të cilën dhe motrat e sajë greqishtja dhe latinishtja formoheshin secila në qarkun e vetë” (Këtu autori citon Angelo Masc-in nga “Sur l’origine de la nation Albanaise”) = Gjuha shfaqet me të folur e me të shkruar. = Gramatika përmbledh regullat, pas të cilave kombi përgjithësisht e ka folur dhe e flet gjuhën e vetë dhe në bazë të të cilave këjo gjuhë është shkruar dhe shkruhet pagabimisht. = Gjuha që përdorin në të shkruar intelektualët e kombit të tërë, quhet gjuhë letrare; këjo është gjuhë e përbashkët, kurse ndryshimet që eksistojnë në të folmet e popullit sipas vendit, përbëjnë dialektet (të folmet) e një gjuhe. = Dialektet e shqipes janë dy: gegënishtja dhe toskënishtja. Shënim 1. Ndryshimet midis gegënishtes dhe toskënishtes janë shumë më të vogëla nga ndryshimet që kanë dialektet e më të shumave nga gjuhët e tjera të botës, në mënyrë që shpejt do të jetë e mundur të ketë dhe shqipja një gjuhë letrare të përbashkët, si dhe gjuhët e tjera. Shënim 2. Edhe dialekti flitet me ndryshime të vogëla sipas vendit, duke përbërë nënëdialekte ose idioma. Kështu toskënishrja ka idiomat e Çamërisë, të Labërisë, të shqiptarëve të Greqisë e të Italisë.
Pra, siç shihet, nga këto pak fraza plot intensitet, që shprehin intensitetin e mendimit shkencor te gramatikanit te shquar, vërejmë ethe thellësinë e aryetimit të tij edhe laergpamësinë e e të ardhmes së kësaj gjuhe drejt njësimit të saj në gjuhë letrare të përbashkët që ende sot e kësaj dite nuk po mundet të përmbushë këtë ëndërr parashikimi të arkitektit fisnik… Është për t’u përmendur shndritshëm, se Sheperi i Zagorisë ka të drejtë të krenohet e mburret me dy princat famozë: A.Z.Çajupin dhe Ilia Dilo Sheperin, që morën dhe i dhanë tepër e më tepër gjuhës shqipe… Ata janë e do të mbeten idhuj për dhjetra e dhjetra studiues-gjuhetarë, shkrimtare e poetë që e kanë për ndër origjinimin nga Zagoria e gjuhës së flladitur nga erëra e puhiza malore e të spërkatura nga ujërat e bores, apo gjuhës së aromatizuar nga shumëllojshmëria e leuleve të kopshtijeve, lëndinave, pllajave, kodrinave e shpatmaleve zagorite… Shpreh bindjen time se kjo gramatikë përligj një revolucion të vërtetë në fushën e toskërishtes së shkruar e të folur e të krejt gjuhës shqipe të tërësinë e saj brenda e jashte kufinjve shtetërorë, ku bën pjesë kryelartësisht dhe e folmja zagorite.

| E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo) (Vijim) KREU I TRETË
ZAGORITÇjA – GJUHË BAZË E KOMUNIKIMIT TË KËNDSHËM NDËRZAGORIT E NDËRKRAHINOR
Është mëkat të mos sirtarosësh në kujtesë këtë thesar krahinorizmash kaq të pasur e të larmishëm që e ka Zagoria, kur korifenj letrash si “Bilbili i Dhëmbelit – ÇAJUPI”, Arkitekti i gramatikes, Ilia Dilo SHEPERI, na kanë lënë edhe të shkruara qindra faqe. Poeti i madh dhe gramatikani i përkushtuar i janë dorëzuar e kanë përqafuar tejet të folmen burimore zagorite të përthithur prej tyre që në fëmijëri, pra atë të folme që përbënte bazën e komunikimit në krahinë qysh në hershmëri e gjer në mbarim të shekullit XVIII e në fillesat e shek XIX, XX e në vijimësi… Është e tepërt të sqarojmë origjinëzimin e këtyre bartjeve leksikore, frazeologjike, kur ndërmendim etjen për ta mirëpërdorur, për ta pastruar e pasuruar ketë të folme e të shkruar që nga Çajupi, Ilia Diloja, Jorgo Buloja, Vasil Bici, Alqi Jani e gjer te Angela Dilo etj.; (Të jetë rastësi që janë sheperiotë të larpërmendurit?!)... Pena e tyre dhe e dhjetra zagoriteve te tjerë të fushës së letrave shqipe rrëshqiste e rrëshqet herë dhimbshëm e herë hareshëm mbi fletën e bardhë… Gjithashtu edhe personalitete të tjerë vendas apo mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar kanë mundur t’i rrokin drejpërdrejt nga burimi i pashushunjëzuar fjalët e shprehjet nëndialektore që i çertifikohen Zagorisë e që rrëfejnë me gurgullimë zëri se sa të begatë e kemi pasur dhe e kemi gjuhën tonë të vendlindjes, që mund të krahasohet për nga vlerat vetëm me natyrën e margaritartë…që i ka falur Zoti. Nga çasti fatlum, kur foshnja nis bëlbëzimin e artikulon fjalët e para është gjuha e nënës ajo që e shoqëron besnikërisht gjer në amëshim…
VAZHDON | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:55 am | |
| E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo) KREU I DYTË
MARRËDHËNIE TË NDËRSJELLTA PËRMIDIS ZAGORTÇES DHE ERUDITIT ILIA DILO SHEPERI…
Arkitekti i gjuhës shqipe, Ilia Dilo Sheperi dhe e folmja zagorite kanë ekzistuar dhe ekzistojnë përjetësisht, sikur të jene lindur për të qenë të ngjizur pazgjidhshmërisht e reciprokisht, madje domosdoshmërisht ndërmjet tyre. Gjuhëtari i mirëfilltë i shqipes u limd e u rrit në një mjedis e komunitet gjuhëpastër e gjuhëpasur e me një dhunti të veçantë që kish të bënte me etjen, për të përthithur dije të shumta në këtë fushë.
Sipas te nderuarit studjues Petrit Kola, banues në Filadelfia,te cilin nuk e njoh personalisht, citoj:
“Del pastaj një trim i bukur nga Zagoria Ilia Dilo Sheperi e i qendis Portës së Lartë një memorandum historik… E shkroi profesor Diloja me dorën e tij të bardhë në një greqishte të kulluar që ta kuptonin mirë, fanariotët dhe Patriarkana, adresuar në emër të patrikut Joakin. E u kujton të gjithëve se ai (autori) dhe orthodhoksët shqiptarë i përkasin racës së bukur iliriane… (i përfytyroj të bardhë me sy të kaltër e flokëverdhë si e thotë kënga: "Treqind lebër leshraverdhë, në grykë të Kuçe u derdhë..").., i përkasin fesë së tyre kristiane që nga fillesat; se myslimanët shqiptarë nuk janë turq e katolikët nuk janë latinë… e të gjithë ne kemi një rrënjë të përbashkët, një histori, të cilën do ta vazhdojmë sa të ekzistojmë mbi faqe të dheut …” (Me rastin e ribotimit të gramatkës së shkencëtarit ILIA DILO SHEPERI, ai vazhdon): “Gëzohem që keni shkruar dhe që keni ribotuar librin. Unë e kam gjetur ribotimin e vitit 1972 në arkivat e bibliotekës së Filadelfias (Free Library of Philadelphia) dhe e kam skanuar në format elektronik sepse më duhej ta ktheja librin në bibliotekë. Përveç ekspertizës rreth gramatikës së asaj kohe, më ka bërë shumë përshtypje interesimi i Ilia Dilo Sheperit për studimin e gjuhës shqipe, të dy dialekteve, me qëllim që të arrihej një standard dhe të përparonte në të njëjtin nivel me gjuhët e tjera evropiane.”
Kurse Ukshin Zajmi ka shkruar: “Odisejadat e shqiptarëve janë tragjike. Ata në vend që të jetojnë e krijojne në vendlindje detyrohen të arratisën, duke përjetuar tmerre të ndryshme. Një fat të tillë e përjetoi edhe familja Dilo nga Sheperi i Zagorisë së Shqipërisë- Zagorisë së Çajupit, e së bashku me familjen edhe Anxhela Dilo si 7-vjeçare. Historia e familjes Dilo, është mjaft tragjike dhe tragjeditë e përcollën dekada me radhë. Megjithë këto krajata kjo familje krenohet me Ilia Dilon-autorin e Gramatikës së Gjuhës shqipe e shkruar në vitin 1927, me Jani Dilon- eprorin ushtarak që deri në vdekje luftoj për çlirimin e Shqipërisë, e së fundit edhe me Anxhela Dilon, që në shtator të këtij viti u shpall Poetja famoze e vitit 2005, së bashku edhe me 19 moshatare të saja.” xxx
Gjuha në tërësinë e paraqitjen e vet abstrakte apo konkrete është mediumi, me anën e të cilit realizohet komunikimi ndërnjerëzor, ndërpersonal në çdo mjedis shoqëror, zyrtar, ndërkomunitar, familjar e gjithandej. Gjuha është dhe evidentuesja më prestigjoze e një kombi në dallim nga kombet e tjerë, e një populli në gjirin e popullatës heterogjene të botës… Si mjeti më specifik ì komunikimit, pra ì marrdhënieve bisedore, shkrimore, gjuha e çdo kombi aktualisht e përherë ka pasur e ka veçanësitë e veçoritë dalluese, e lidhur ngushtë me historinë e çdo kombi e çdo komuniteti. Siç dihet nga çdokush është vërtetuar katërcipërisht se gjuha ka qenë dhe është përcaktuesja më domethënëse e identitetit personal e komunitar, pra si për grupet njerëzore edhe për individët veçmas. Ky konstatim u bë domosdoshmëri nëpër tërë procesin e krijimit dhe konsolidimit të shoqërisë njerëzore në përgjithësi… Është një akt jo formal që është realizuar e kryhet përmes artikulimit të fjalës si shprehje e mendimit, gjë që është materializuar nëpërmjet të folurit (me gojë ose me shkrim). Të tilla konstatime, duke përparuar edhe më tej me qëmtimet e studimet e veta, i gjejmë bindshëm tek i madhërishmi dhe i përndrituri gjuhëtar, Ilia Dilo Sheperi, i cili e ka përshfaqur qysh në fillesat e shekullit XX mençurinë e vet të sintetizuar në parathënien e librit “GRAMATIKA DHE SINTAKSA E GJUHËS SHQIPE” – botim i vitit 1927 në VLORË, ribotim i vitit 1972 në Romë dhe i vitit 2001 në Tiranë:
Midis të tjerash gramatikani në hyrje ka theksuar: = Njerëzit merren vesh me njërijetrin me anen e gjuhës. = Gjuha shqipe vjen nga gjuha e vjetër e Pellazgëve dhe fillimi i saj arrin vjetërsinë më të lashtë, kohën, në të cilën dhe motrat e sajë greqishtja dhe latinishtja formoheshin secila në qarkun e vetë” (Këtu autori citon Angelo Masc-in nga “Sur l’origine de la nation Albanaise”) = Gjuha shfaqet me të folur e me të shkruar. = Gramatika përmbledh regullat, pas të cilave kombi përgjithësisht e ka folur dhe e flet gjuhën e vetë dhe në bazë të të cilave këjo gjuhë është shkruar dhe shkruhet pagabimisht. = Gjuha që përdorin në të shkruar intelektualët e kombit të tërë, quhet gjuhë letrare; këjo është gjuhë e përbashkët, kurse ndryshimet që eksistojnë në të folmet e popullit sipas vendit, përbëjnë dialektet (të folmet) e një gjuhe. = Dialektet e shqipes janë dy: gegënishtja dhe toskënishtja. Shënim 1. Ndryshimet midis gegënishtes dhe toskënishtes janë shumë më të vogëla nga ndryshimet që kanë dialektet e më të shumave nga gjuhët e tjera të botës, në mënyrë që shpejt do të jetë e mundur të ketë dhe shqipja një gjuhë letrare të përbashkët, si dhe gjuhët e tjera. Shënim 2. Edhe dialekti flitet me ndryshime të vogëla sipas vendit, duke përbërë nënëdialekte ose idioma. Kështu toskënishrja ka idiomat e Çamërisë, të Labërisë, të shqiptarëve të Greqisë e të Italisë.
Pra, siç shihet, nga këto pak fraza plot intensitet, që shprehin intensitetin e mendimit shkencor te gramatikanit te shquar, vërejmë ethe thellësinë e aryetimit të tij edhe laergpamësinë e e të ardhmes së kësaj gjuhe drejt njësimit të saj në gjuhë letrare të përbashkët që ende sot e kësaj dite nuk po mundet të përmbushë këtë ëndërr parashikimi të arkitektit fisnik… Është për t’u përmendur shndritshëm, se Sheperi i Zagorisë ka të drejtë të krenohet e mburret me dy princat famozë: A.Z.Çajupin dhe Ilia Dilo Sheperin, që morën dhe i dhanë tepër e më tepër gjuhës shqipe… Ata janë e do të mbeten idhuj për dhjetra e dhjetra studiues-gjuhetarë, shkrimtare e poetë që e kanë për ndër origjinimin nga Zagoria e gjuhës së flladitur nga erëra e puhiza malore e të spërkatura nga ujërat e bores, apo gjuhës së aromatizuar nga shumëllojshmëria e leuleve të kopshtijeve, lëndinave, pllajave, kodrinave e shpatmaleve zagorite… Shpreh bindjen time se kjo gramatikë përligj një revolucion të vërtetë në fushën e toskërishtes së shkruar e të folur e të krejt gjuhës shqipe të tërësinë e saj brenda e jashte kufinjve shtetërorë, ku bën pjesë kryelartësisht dhe e folmja zagorite.
VAZHDON | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:55 am | |
| E FOLMJA ZAGORITE PORSI NJE FLLADITJE (Publicistike nga Jorgo Telo)
KREU I kATËRT
ZAGORITÇJA SI DEGËZIM I DENJË I DIALEKTIT TOSK, APO SI QENDËRZIM I KËTIJ DIALEKTI?
Nuk ka arsye të na vendosin sipas berihait në pozicionin që meritojmë qoftë gjeografikisht, qoftë në aspektin burimor gjuhësor. Ne vetveten e njohim siç jemi: na takon qendra… e këtu s’ka pse xhelozohet kush, kur faktet e të dhënat gojore e shkrimore janë kokëforte… Kush është më pranë të folmes letrare? A nuk është e folmja toske dhe brenda saj a nuk është zagoritçja ajo që vetëm me disa nuanca të rralla dallon nga standardi i gjuhës së sotme shqipe, së paku nga ardhmëria e saj. Për të mbrojtur këtë mendim nuk kërkohet as të rrokim armët por penat t’i mbushim me bojë e lapsin ta mprehim mirë… Toskërishtja veriore e jugore e njohin më mirë dhe i japin ç’i takon toskërishtes qendër-lindore, ku hyn zagoritçja. Mirëfilli e pohojnë breznitë aktuale të popullatës, të cilat shkollimin e vet e kanë nisur me poezitë e krijimet e tjera të Çajupit, që fituan popullaritet të menjëhershëm, sapo mbërritën nga Egjypti në Shqipëri. Lebrit, çamët, gjirokastritët, përmetarët, beratasit, kolonjarë e korçarë… duke mësuar deri përmendësh vargjet e librit “Baba Tomori”, nuk patën ndonjë vështirësi në shqiptim; përkundër i asimilonin shpejt e me etje vargjet që buronin e tingëllonin kumbueshëm e pastër në shpirtin e gjithkujt. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:55 am | |
| MIREDITA, GJIROKASTER!(Cikel poetik per Gjirokastren) nga Jorgo Telo MIRËDITA, GJIROKASTËR! (Cikël poetik për Gjirokastrën nga Jorgo S. TELO)
Gëzime e trishtime rëndshëm mban mbi supe. Të tëra dritë-hijet ke mbartur ti gjithherë… Përqark Kështjellës askurrë s’u tute; Nursojmja fisnike në gjoks të Malit të Gjerë.
Një fundgusht herët rrugëtova I pari largim nga Zagoria. Isha i padalë; sa shumë u lodha. Më çlodhi pamja jote…mrekullia.
Iu ngjita Palortosë në mesditën plot diell. Të fola si në ëndërr: “Mirëdita, Gjirokastër! Ja, erdha tek Ty, te më japësh dije; për të qenë i mprehtë dhe i qashtër…”
Eca per tek Ty me rripaqka mjerane, kur vesha së pari kemishë me jakë, pantallona e xhaketë doku bajate, për të dalë mesues me gravatë…”
E quajta fat atë lloj arsimimi. Katër vjet të plotë në vatrën e Çabejt. Aty ku u lind e studioi Ismaili. Aty ku mençuria përshfaqet krejt.
“Pandeli Sotiri” me shtyjti për më tej. Me priti Tirana, t’i shtoja dituritë. Rinia e dhuntitë më vërshonin nëpër dej. Siç përftova, të përhapja edhe unë dritë…
Jehonshëm më erdhi, eh, një zë princeshe. Sakaqherë ndjeva tënden bujari. Dhe këng’ e kalldrëmeve jo, jo nuk të reshtte. Më hyri në palcë, më dha gjallëri.
Kaluan shumë vite, të erdha sërish. Eshtrave të gjyshit t’u gjendesha pranë… Derte e gëzime përballa shqiptarisht O qyteti gri, I qytet i bardhë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) Sat Oct 18, 2008 11:56 am | |
| Pishtare Nder Breza 2) PISHTARË NË BREZA (Për këngë)
(Nga Jorgo S. Telo)
Shqiponja shqiptare me shqipen në buzë Donte abetaren. Lirinë, flamurë. O Rilindasit e shquar, Shkronjat ndezët flakë. E grisët koren e natës Me pen’ e me shpatë.
Penën – vetëtimë ngjyet në det loti. Nëpër fletë zemrash ì dhatë shkronjat Kombit. Gjuha shqipe të mos shuhej, Bëtë besa-besë. Në themel vutë shpirtin tuaj, o e imja shpresë!
Koton sot kujtojmë edfhe Pandelinë. Çajupin dhe Dilon, trime Uraninë… Shkronjat shqipe përmbi korba aDerdhët breshërimë. Taë artat, të nxehtat shkronja Do zgjonin lirinë.
Kujtojm’ Bashon, Harxhin, Div – EQREM ÇABEJNË… Lindi Gjirokastra… sa e sa të tjerë… Nëpër breza sa t’jet’ jeta Do mbeten pishtarë. Shqipja me krahët e lehta. Ì nderon me radhë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) | |
| |
| | | | DUARTROKITJET TONA (Poemth kuptimplote nga Jorgo S. TELO) | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |