Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 18 ... 26  Next
AutoriMesazh
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySat Jan 08, 2011 2:29 pm

Duke lexuar gazeten KOHAnet hasa edhe ne ket artikull.

"Te vraret" sipas KiE-se jetoin ne Peje.

E kam cekur ne ket forum pore edhe shume me pare se cdo e keqe e jona eshte Made in Evropa plak L...! Ku diteve te fundi nga kshilli i saij, edhe nje her me shume deshmon se nuk i do shqiptaret.
Raporti i Dick Martyt, e edhe ky i fundit i deputetit Jean Charles Gardetto nga Monakoja deshmon se keto trillime e shpifje te pa verteta buroin nga serbia e tubohen, perpunohen ne disa vende te Evropes dhe dalin per opinjon.
Sikur ti jepte serbija keto raporte vet opinjonit i gjer askushe nuk do ti besonte.
Por ja qe gjen Dicka&Jeana e shpif e trillon per imazhin tone, dhe keta nuk po di si ti quaj veq se te mjer ne vend qe te mirren me kriminelt e luftes serb, qe serbia i strehon e i mbron kriminelet dhe krimet e bera, keta te mjer mirren me shqiptar qe historia deshmone se ne, as nje her nuk kemi ber krime, por jane te tjeret qe bota i di? Shtrohet pytja.
Do te te ju kerkoin falje ketyre deshmitarve qe gjoja qenken vrar, e keta po jetojkan shendosh e mire, e popullit shqiptar, nuk e di por duke u bazuar ne te kaluren pake besoje, cka me jep shkas qe evropes qe kurr nuk i kame besuar edhe me shume mos ti besoj.
Im at shpesh me thoshte biro ai qe shpif, genjen ai nuk ka turp.
Andaj edhe ne shqiptaret nuk duhet te kemi turp ndaj atyre qe po bein qmos, ne emer te kesaj gjysme lirie qe gezojm, me shume se gjysmen e kombit shqiptare ta zhbein, duke ja mohu Kombin Flamurin e lirin per bashkim. Kijo per mendimin tim nuk eshte Liri.
Andaj ne gjithmon kemi patur arsye e nderkohe keto arsy po shtohen edhe me shume qe te ngrehim zerin dhe te iu themi mjaft ketyre pislleqve qe po na kurdisen nga evropa lavire me disa shqipfolsa.
Ta beim Bashkimin ta shpetoim me shume se gjysmen e Kombit! Sa nuk eshte ber vone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySat Jan 08, 2011 10:21 pm

Gjyq për trafikim të organeve në Prishtinë

Arbër Vllahiu
BBC, Prishtinë





Akuza për trafikim organesh lidhet me një klinikë private në Prishtinë
Një Gjykatë e Qarkut në Prishtinë pritet që brenda 15 ditësh të marrë një vendim për fillimin ose jo të gjykimit kundër shtatë personave të dyshuar për trafikim të organeve njerëzore dhe krim të organizuar.
Të enjten prokurori ndërkombëtar ka paraqitur akuzat në një seancë të dytë të konfirmimit në Gjykatë.

Të akuzuarit kanë kundërshtuar pretendimet e ngritura nga prokurori i çështjes.

Në mesin e shtatë të akuzuarve ndodhen edhe mjekë dhe një person që më parë ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkohë që është lëshuar edhe një fletë-arrest ndërkombëtar për dy persona të tjerë, njëri shtetas izraelit dhe tjetri turk, të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas akuzës, shtetasit nga Kosova kanë rekrutuar afro 20 shtetas të huaj, kryesisht nga Moldavia, Rusia, Kazakistani dhe Turqia, të cilëve u janë premtuar, siç thuhet, 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave ndërkaq marrësve u janë kërkuar të paguanin deri në 100 mijë dollarë.

Prokurori i çështjes, tha se dhuruesit ishin sjellë në Kosovë me pretendime te rrejshme.

Akuza për trafikim të organeve ndërlidhet me veprimet në një klinikë private në Prishtinë që në vitin 2008, kur besohet të jetë kryer një transplatim i paligjshëm i një veshke, që çoi në arrestimin e tre udhëheqësve të klinikës dhe pezullimin e zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hetimet e EULEX-it vazhduan edhe pas lirimit të tyre nga arresti dhe në tetor të vitit të kaluar u ngritën akuzat e para.

Në seancën e dytë të konfirmimit në Gjykatë, që u zhvillua të enjten, të shtatë të akuzuarit nga Kosova kundërshtuan pretendimet e prokurorit, ndërkohë që mbrojtësit e tyre kërkuan që akuzat të hidhen poshtë.

Pala mbrojtëse ndërkaq tha se po bëhen përpjekje që çështja të ndërlidhet më një raport të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, më të cilin akuzohet udhëheqja e lartë e ish-UCK-së për përfshirje në trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Raporti nxiti reagime të fuqishme në Kosovë ndërkohë që i njëjti pritet të diskutohet në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës nga fundi i muajit janar.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySat Jan 08, 2011 10:23 pm

na marrun keta kriminel e Drini thote jo ashtu jo keshtu..
Po a luhet me jeten e njerezve dhe me fukara
ja krimi qe naj nzin ftyren shqiptareve
po mos te ishin te huajte naj kishin heq per se gjalli organet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 09, 2011 7:17 pm

Decan 27,38%
Drenas 44,83%
Lipjan 45,76%
malisheve 35,55%

Pra n e keto zgjedhje na dulen shume me pak se sa qe i vjedhen me 12 dhjetore.
Plus prap me kercnime dhe me vedhje duke votuar nga 300 here nje anetare ..
Pra me pak votues dhe me parregullsi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 09, 2011 9:50 pm

U mbajten zgjdhjet ken si ken
po se luptova qaty ku shkrujke ne drenas
Biraqki Izbor
Ku njena more ne kosove apo ne serbi..aa aahaaa cfare ,,shteti" qe jemi
Urime urime fituesve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 09, 2011 9:52 pm

u dashte me qen se Kuptova qka don me than Biraqki Izbor...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 09, 2011 10:47 pm

Vetevendosje!: Konferencë për shtyp
Publikuar më 09 janar, 2011 në orën 13:51 ( Para 6 orë e 53 minutave ) Lajme |


Procesi i rivotimit në 3 komunat: Skenderaj, Drenas dhe Deçan ka filluar me parregullsi të shumta veçanërisht në komunat Skenderaj dhe Drenas. Në vijim do të flasim për disa prej tyre që janë më të mëdha.


Në Kopiliç të Poshtëm nuk i kanë lënë vëzhguesit e VETËVENDOSJE!-s të hyjnë në qendër të votimit. Gjatë përpjekjes për të hyrë në këtë Qender votimi vëzhguesit tanë kanë vërejtur se kutitë kanë qenë gjysmë të mbushura ende pa filluar mirë votimi diku rreth orës 07:05-07:10. Po ashtu është vërejtur se nuk ka llamba ultravjollce e as spray. Polici Hajriz Idrizi me numër 4409 i cili nuk i ka lejuar të hyjnë ka thënë se nuk mund të “bëjë asgjë pa marrë urdhër nga komisioneri kryesor”. I pranishëm ka qenë edhe polici me numër 8323. Në ora 09:15 pas kërcënimeve verbale të vëzhguesve, vëzhguesit dhe komisioneri, për çështje sigurie janë detyruar të tërhiqen nga qendra e votimit. Kjo është bërë për shkak të pamundësimit të vëzhgimit të procesit zgjedhor nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Mos prania e vëzhguesve tonë ua mundëson mbushjen më të lehtë të kutive të votimit siç kanë filluar të bëjnë që në mëngjes.

Në vendvotimin 0301X në Shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, vendvotimi i parë në të cilin nuk kemi komisioner, vëzhguesi jonë i ka gjetur ata duke futur fletëvotime në kuti. Bislim Bislimaj, vëzhguesi ynë, i ka parë futjen e fletvotimeve. Ndaj tij është ushtruar trysni që ta ndryshojë deklaratën në media nga Bislim Zogaj i PDK-së, i cili i ka thënë që mos ta bëjë këtë punë të madhe.

Në disa Qendra të votimit në Drenas, si në Abri, Baicë, Polluzhë dhe Qikatovë e re vëzhguesit ndërkombëtar i vizitojnë ato herë pas here, dhe sillen më shumë si mysafir se sa si vëzhgues.

Në shumë vendvotime tjera në Skenderaj dhe Drenas ka pasur kërcënime verbale nga persona të ndryshëm. Vëzhguesve të VETËVENDOSJE!-s nuk po u lejohet t’i shënojnë vërejtjet në Librin e Shënimeve të vendvotimit nga menaxherët e qendrave. Po ashtu kemi vërejtur disa raste të votimit të shumëfisht dhe atij grupor.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 9 janar 2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 09, 2011 10:49 pm

se kuptoi pse ne libreza te vezhguesve shkruan Shala Arsim
dhe ne vendet e votimit Biraqko mesto
vend votimet
a jena ne serbi a kosove
Ku jane keta trima qe po na thojne se paskan liri
ku qenka ajo ...
edhe ne kohen e Titos e Millosheviqit eshte shkrua e njejta,ska dallim pra...
a me spjegon dikush se qka don me thane kjo keshtu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 09, 2011 11:57 pm

Nje gje smuned ta kapi, kupetoj,si muned disa shqyptar te mos e shon dallimin nga e kaluemja e zymet , nen pushtimin shkinor dhe regjimeve famekeqe esado-envero-titiste?! Krekosejet e kota me plot urrejteje dhe percamje ndershqypetare nuk na ndihemojen ta arrim ate qe deshiron cdo shqipetar qe i ka 2 fije men.
ne shtetin me te ri te Kosoves me plote probleme nga me te ndryshemet, perpos krye hyqymetelive kapadai, argati dreqit jan edhe disa grupe militanetesh partiajsh e ideologjive te ndrysheme, qe skan lidheje me kauzen kombetare.
Me te gjitha te metat qe i ak sot kosova qe mese shumeti dhe kryesoret jan vete krye hyqymetelit, une e shofe nje dallim sa do i vogel nga nga pushtuesit e pa shpiret dhe lajkataret e tyne. fale Gjakut Adem Jasharit me familje dhe disa djemeve qe se kuresyen ase jeten ase familjen, sakrifikuan per kete dite te sodit sa do pake te shofim nje liri te vogel. dallimi eshete se shkau e shkina ste rrin mbi krye si ne kehen e pashiqeve e titisto-enveristave. Sot Shqypetari ne Kosove ashete i lire te mendoj, te veperoj dhe te mos i nenshterohet me manipulimeve te lloj llojesheme partiako ideologjike. Fale familjes Jasharj te Drenices dhe djemeve qe kauzen kombetare e kishenperparesi me ate personale. pastaj fale merikes dhe Natos, sot se ke shkaun qe te rrin mbi krye dhe shqypetari e shqypetarja te ece me koke ulun perpara dhunes dhe provokimeve te anemikut. Ky ashete dallimi ne krahasim em te kaluemen. Sot shqypetari nese do te vetedijesohet ashete i lire te veprron, se kush duhet te udheheq e kush duhet te jete i pari shtetit, manipulimet dhe provokimet na i kem ne mest nesh. Nuk na mbetet tjeter perpos tju ndihemojem VV ne krye me Albin Kurtin, por me mendje ne krye e me kujdes mos na imeponohen hyqymeteli tjere qe dnoshta na dalin me te zi se keto qe na u imeponuan deri me sot.
Pa vetedijesimin e vete shqypetareve nuk ka me pas ase liri ase perparim , shqypetaret jan ato qe e ndertojen te aredhemen e vete. VV i uroj pune te mebare dhe sukeses ne qellimete vetea gjithe Kombetare, se paku keshtu na kan lajemerue.
Tjeter udhe nuk na ka mbete perpos te rreshtohemi me kujdes rrethe VV dhe Albinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Jan 10, 2011 12:02 am

me faleni ne gabimet drejte shkrimore, ketu ne kete forum nuk te ipen shum mundesi, mbasi ta psotosh shkrimin per te ndryshu diqeka!
me gjithe ate ju falenderoj qe na ipet mundesia sa do pake ta shprehim mendimin tone si mbas binedejeve cdo kushe qe mendon qe e ka mire ?
Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Jan 10, 2011 11:33 pm

Si perfunduan zgjedhjet sot?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Jan 10, 2011 11:40 pm

Sikurse ne Bangladesh perfenduan , eshte prit ashtu Very Happy


Deçan:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 10.58 %

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 22.03 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 58.63 %

Lëvizja Vetëvendosje %

Skenderaj:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 96.14 %

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 0.98 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 0.25 %

Lëvizja Vetëvendosje %

Drenas:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 92.08 %

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 2.46 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 0.99 %

Lëvizja Vetëvendosje 0.7 %

Malishevë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 81.24 %

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 9.62 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 3.05 %

Lëvizja Vetëvendosje 4.95 %

Lipjan:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 89.34 %

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 4.25 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 2.43 %

Lëvizja Vetëvendosje 1.99 %.

(d.b/BalkanWeb)




Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.

Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Jan 10, 2011 11:46 pm

Arber eshte shum keq se filluam ne kete menyre! me vrasja e manipulim nuk ecim para...me vin keq se ke njerz till qe han me dy lug pra me shum fetyra jan! here me nje parti her me tjetren ne fund po perfundon me vrasje !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 11, 2011 3:28 am

Duke ndegjuar, e lexuar, e shikuar vido te ndryshme ne keto dy ditet e fundit nga Drenica. Mu kuijtuan turmat e njerzve nga gjithe anet e kosoves qe u nisen dreit drenices me nga nje buke nene sjetulla duke brohuritur "Drenic jemi me ju" ne vitin 1998.
Ne keto dy ditet e fundit ndegjoim zera te ndryshem per Drenicen Legjendare,zera te lloj llojshem cka nuke e meriton Drenica dhe populli i saje i mrekullushem. Jam i bindur se populli i drenice do ti denon keqbersit, te cilet me keto zgjedhje po ja demtoin imazhin e drenices e cila per te mire e ndertoi neper shekuj.
Duke kujtua ato turma njerzish, kujtoj edhe historin e kaluar te drenices, shume data , ngjarje historike te kosoves per te mir kane burimin nga Drenica shpresoi qe edhe keto ngjarjet qe po zhvillohen keto dite do te jen per te mir ne vijim.

Drenic jemi me ju, por jo me keqbersit qe po damtoin imzhin e juaj dhe te popullit te kosoves ne emerin tend.
Drenic mbaju si di ti, mos ke frige ne jemi me ju edhe ne keto dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 11, 2011 8:53 pm

PE
zgjedhjet ne kosove as te lira as Demokratike
30-000 vota me pak se me 12 dhjetor
qka i thojne kesaj pune
kerkojme te hyjme ne evrope ea nuk i perfillim verejtjet e evropes
EVropa nuk na pranon me hajni e rrena ne evrop
Po me demokraci liri e me rrespektim te ligjit,e jo shtupcit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 12, 2011 1:08 am

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka urdhëruar bllokimin e të gjitha targave të lëshuara nga Serbia për zonat e veriut të Kosovës. Rexhepi ka theksuar se shteti i Kosovës nuk do të tolerojë që nëpërmjet këtyre targave të shkelet sovraniteti i vendit. Beogradi ka lëshuar në qarkullim targa me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës.

Rajoni i Mitrovicës ka të shënuar kodin KM, rajoni i Prishtinës e ka PR, ndërsa i Ferizajt mban kodin UR. Kohët e fundit nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, ashtu si në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, janë parë të vendosura targat e lëshuara nga Serbia. Gjithashtu, Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41 në 59, duke përfshirë edhe komunat e Kosovës.

Çështja ka ngjallur dhe reagimin e ashpër të organizatave jo qeveritare në Kosovë. Avni Zogiani nga organizata “Çohu” ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, që, sipas tij, jo vetëm që ka dështuar në aplikimin e tabelave të Kosovës nëpër ato lokalitete ku jetojnë serbët me shumicë, por thjesht nuk është angazhuar që të merret me këtë problematikë.


Edhe sa gjat do shkelet sovraniteti i kosoves ?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 12, 2011 11:06 pm

Bllaca thotë se pas luftës janë vrarë 456 njerëz
Prishtinë, 12 janar 2011 - Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit që nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t'i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Hyrja në shtëpi e ekipit të gazetës "Koha ditore" për herë të parë prej kohës kur Bllacës iu kishte caktuar arresti shtëpiak para një vit e një muaj, kërkon procedura. Gazetarët i nënshtrohen një kontrolli detaj nga policë polakë të EULEX it para së të futen në shtëpi. Sipas gazetës, Bllaca ndihet mirë që procesi kundër tij dhe të tjerëve, sipas tij, është duke shkuar mirë. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan "maratonik". Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg. Ai i tha gazetës se për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve. Bllaca ka pohuar se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. "Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri tek ata që përpiqen t'i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin". Bllaca po ashtu i ka gazetës se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. "Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin 'Limaj'. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në 'Klan Kosova', kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës. E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them", është shprehur ai. I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur: "Unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...". Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: "Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin 'Qafa' dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj 12 qershor 1999 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...". Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit. Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës. I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: "Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si 'Lul' as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 12, 2011 11:34 pm

Nazim Bllaca “kërkon punë” në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Publikuar: Sot, më 12 janar 2011

Artikuj të ngjashëm

Padia e Xheladin Rexhepit ndaj Sahit Krasniqit “vjetrohet” para kohe

Mungesa e sundimit të ligjit në veri
Politizohet regjistrimi i popullsisë
The Economist: Kosova po ngec FOTO TË TJERA Ribar i Madh, 12 janar – Nazim Bllaca ka shtuar peshë. 40-vjeçari nga Ribari i Madh i Lypjanit nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t’i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Krejt kohën e ka kaluar duke lexuar Kodin Penal të Kosovës, gazetat e duke shikuar lajmet. Krejt çka është shkruar e folur për të, Bllaca e ka të ruajtur në arkiv. Një dollap përplot gazeta ruajnë bëmat e Nazim Bllacës nën një televizor klasik të firmës “Grunding”. Afër saj ndodhet një raft tjetër plot CD-ja, në të cilat ka arkivuar lajmet, debatet e intervistat që lidhen me emrin e tij.
Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Prej asaj dite ai ka bërë një regjistër të mysafirëve që mund ta vizitojnë. Hyrja në shtëpi e ekipit të gazetës për herë të parë prej kohës kur Bllacës iu kishte caktuar arresti shtëpiak para një vit e një muaj, kërkon procedura. Gazetarët i nënshtrohen një kontrolli detaj nga policë polakë të EULEX-it para së të futen në shtëpi. Herë i qeshur e herë i vërejtur, Nazim Bllaca rrëfen 365 ditët brenda mureve të shtëpisë.
“Brenda mureve i kam pasur shërbimet e mia personale, jashtë shtëpisë nuk kam dalë, vetëm një ditë kur kam shkuar në Lypjan për t’i rregulluar dhëmbët. Kam shkuar me përcjellje të madhe policore”, thotë ai për t’i qeshur pak buza. Jashtë shtëpisë në raste tjera nuk kam dalë, me përjashtim të 45 takimeve që kam pasur me prokurorë, duke përfshirë edhe dy takime në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. E kam fjalën për një dhjetor 2009 dhe për 25 gusht të vitit 2010”, thotë Bllaca në intervistën e parë. Atë e ka marrë malli edhe për një makiato të vogël. Të fundit që ka pirë ka qenë dita kur pati dalë publikisht në media për të denoncuar ato që ai i quante krime.
Bllaca ndihet mirë që procesi kundër tij dhe të tjerëve, sipas tij, është duke shkuar mirë. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan maratonik. Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg.
Ai ka thënë për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve.
I pyetur se a ka dalë nga shtëpia deri tash, pas lirimit nga arresti shtëpiak, ai ka pohuar se “vetëm një ditë kam shkuar për t’i rregulluar dhëmbët...
Po, po pushoj njëherë.”

Bllaca i ka pohuar “Kohës Ditore” se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. ”Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri te ata që përpiqen t’i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin.


Bllaca po ashtu i ka thënë “Kohës ...” se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. “Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin “Limaj”. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në “Klan Kosova”, kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës.
E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them”, është shprehur ai.
I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur se “unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...”
Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: “Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin “Qafa” dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj - 12 qershor ’99 - 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...”
Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit.
Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës.
I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si “Lul” as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht ” (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyThu Jan 13, 2011 12:59 am

I kishin pas then Nastradinit:
Nastradin kreit bota po qesh me ty:
Nastradini ju kthei, let qeshin, edhe une po qeshi me ter boten.
Edhe keto zgjedhjet e 12 dhjetorit u beni si vakija e Nastradinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyFri Jan 21, 2011 4:09 pm

Tradhtaret e UCK-se qe tradhtuan amanetin,betimin e dhene te UCK-se -Komunistet Tististe dhe bashkpunetoret e Millosheviqit festuan -perkujtuan 5 vjetorin e tradhtarit ,komunistit te zgjedhur Kryetare i lidhjes se shkrimtareve nga Rrahman Morina.
Kryetare i LDK-i zgjedhur nga shpijunet e udbes dhe komiteti Krahinore I .RUGova i cili ja qoi policine Fam:Adem jashari dhe UCK-se qe ti vrasin celulat e UCK-se.
KJo Cmenduri e disa lidereve POLItik qe gjat luftes dhe pas i vrajten pas shpine keta tradhtare dhe tashe po dojne me ju hy ne bythe ketyre tradhtareve per poena politik ,eshte qmenduri.....



Përkujtohet Rugova, arkitekti i shtetit të Kosovës
21.01.2011, ora 13:40




Udhëheqës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga kreu Isa Mustafa, kanë nderuar veprën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë prijës dhe arkitekt të shtetit të Kosovës. Ndërkaq, në akademinë përkujtimore të organizuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri në larg, Hashim Thaçi tha se presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shek XX.

Kreu i LDK-së tha se presidenti Rugova ishte ai që e bëri të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe si i tillë ktheu vëmendjen e botës nga Kosova.

Ai tha se LDK-ja nuk do ta ndal rrugën dhe filozofinë rugoviane, e cila ka për qëllim shtetndërtimin, ndërkohë në këtë rast Mustafa, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e LDK-së se nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.

Ndërkaq, në akademinë përkujtimore organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova tha se fryme e bashkimit ka qenë frymë e presidenti Rugova.

Ai theksoi se në këtë përvjetor fryma unifikuese e Rugovës duhet të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar institucione stabile.

�Sot na duhet më shumë se kurrë filozofia e presidentit Rugova�, tha Ukë Rugova, duke shtuar se na duhet fryma për unitet e presidentit Rugova për të dërguar vendin drejt integrim euro�atlantike.

Ai vlerësoi më tej �Se duhet të bashkohemi për hir të Kosovës, ashtu si presidenti i bashkoi qytetarët drejt lirisë e demokracisë�.

Po ashtu, nderime pranë varrit të presidentit Rugova ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci tha Kosova po vuan nga mungesa e një lideri të përmasave të Ibrahim Rugovës.

Kosova, sipas Dacit, ndodhet në udhëkryq dhe vetëm një lider, si Rugova ka ditur ta nxjerr vendin nga të tilla kriza.

Aktivitetet për nderë të Rugovës, do të vazhdojnë me një akademi përkujtimore të organizuar nga LDK-ja, ndërkohë mbajtjen e një akademie përkujtimore e ka organizuar edhe Qeveria e Kosovës.

Thaçi: Rugova ndër figurat më të rëndësishme të shekullit XX

Ndërkaq, edhe Qeveria e Kosovës ka organizuar një akademi përkujtimore me rastin e shënimit të pesëvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova. Të pranishëm ishin familja Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe të tjerë.

Me këtë rast, kryeministri në largim i vendit, Hashim Thaçi theksoi se Kosova pesë vite më parë u nda figura më e rëndësishme e historisë së Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se vdekja e Rugovës ndodhi fatkeqësisht dy vjet para se pavarësisë së Kosovës, për të cilën presidenti i ndjerë dha kontribut të jashtëzakonshëm.

Thaçi vlerësoi se përkundur dhunës dhe represionit serb në Kosovë fryma liridashëse nuk u shua asnjëherë, ndërsa sipas tij në kthesat dhe zhvillimet e mëdha politike ka gjithnjë diversitet mendimesh, mirëpo kanë të njëjtin qëllim por me mjete e rrugë të ndryshme.

Duke folur në akademinë përkujtimore, Thaçi theksoi disa tipare dalluese të presidentit Rugova, si orientimin nga vlerat perëndimore, nga SHBA-të e BE-ja, kultivues i frymës tolerante, konsistent në kërkesën për Kosovën e pavarur etj.

Kryeministri në largim përmendi rolin unifikues të presidentit të ndjerë Rugova në të gjitha proceset e zhvillimet që ka kaluar vendi. Për Thaçin, presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shek XX. Me veprimtarinë e tij intelektuale dhe politike ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ngritjen e vendit.

Sipas kryeministrit në largim, Kosova po vazhdon progresin dhe ka vizon të qartë për tu anëtarësuar në NATO dhe BE dhe për raporte të shkëlqyeshme me SHBA-të.

Ndërkaq, Ukë Rugova, djali i presidentit Rugova në emër të familjes falënderoi për organizmin e akademisë përkujtimore.

Ai tha se vendi duhet të shërbehet me përvojën që ka lënë presidenti Rugova. Sipas tij, �edhe sot në këtë frymë ne duhet të punojmë për një qeveri stabile e kredibile� që do të punojë për integrime euro-atlantike.

Ai vlerësoi se fryma unifikuese duhet të jetë udhërrëfyes për punën e mëtejme. (telegraf)


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 23, 2011 11:34 pm

Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!



Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në vitin 1989, (pas fillimit të shpërbërjes së “perandorisë” sovjetike të quajtur BRSS), pashmangshëm u reflektua edhe në Kosovë. Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore për të mbrojtur të drejtat kombëtare, dhe pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunist, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Për të përkujtuar zanafillën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndoshta do të ishte mirë t´i referohemi zëdhënëses mediale të LDK-së - Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) e cila ka publikuar historikun e themelimit të kësaj partie. Për themelimin e LDK-së, QIK-u shkruan si vijon( Po citoi) :



“Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa( të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime). Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.“ - përfundon citati i qik-ut.



· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së

· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989



Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB?!



Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së).



Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.



· Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballë për ballë“



Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati.



Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.



· Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“



Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130).

* Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje-ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.)


Siç vihet në dukje në këtë shënim të ish-udbashit Çegrani, SDB-së (UDB-së), këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës !!!

( * Sabri Hamiti aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri Hamitit Këtu ) Sabri Hamiti është mik i gjithanshëm i Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK.)



Madje, në kuvendin themelues të LDK-së kishte edhe pjestarë të kësaj “elite intelektuale” që në vitin 1958 denoncuan (në UDB) aktivitetin patriotik të Adem Demaçit, siç ishin Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dëshmitë e tyre, më 17 mars të vitit 1959 baci Adem u dënua me 5 vjet burg të rëndë.



· Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaçit në UDB, në vitin 1958-59?! Për më tepër lexoni librin “Dosja Demaçi”, Prishtinë 2003, faqe 54-55)



Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi

në Gjermani ?!



Koordinator i Këshillit nismëtar të LDK-së, Jusuf Buxhovi - është një prej prozatorëve më të njohur në Kosovë. Qysh si student, në vitin 1967, punësohet në gazetën "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend perëndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetës “Rilindja” i caktuar me konkurs intern për këtë “punë” në Gjermani, duket se atje ka shkuar me një mision intern nga shërbimi sekret jugosllavë, për të survejuar veprimtarinë e organizatave politike shqiptare që vepronin kundër regjimit jugosllavë në Gjermani. Për të argumentuar këtë mision intern me karkater udbesk të Jusuf Buxhovit të kamufluar me punën e “korrespodentit të gazetës ”Rilindja” po i referohemi dëshmive të bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegës.



Në janar të vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka ) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditë ai ndoshta, ishte njeriu më i intervistuar nga mediat shqiptare, për faktin se, në romanin e tij (që sapo kishte dalë nga botimi) lexuesit kanë mësuar për herë të parë të gjitha rrethanat e panjohura të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e të Kadriut, në natën e kobshme të 17 janarit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Madje në libër bëhet i njohur edhe emri i vrasësit ( të mundshëm) të tyre. “Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi, në intervistën ekskluzive për gazetën Express”.



Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave vë në pah involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë.



Kelmendi thotë se (po citoi): Ato (konsulli...- vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.” Ibrahim Kelmendi sakaq konstaton se, “ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”!



Më shumë se në intervistë, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet” . Në faqen 159 të këtij libri ai për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati.



Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, një nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin e tij “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”.



Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Gjermania në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a.



Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës saktëson (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati.



Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në

ambientet e UDB-së, në janar 1981?!



Këtë pohim të Ibrahim Kelmendit, më së miri e sqaron vetë ish i burgosuri Hysen Gega, në një intervistë me titull ”Asgjë nuk harrohet” të publikuar fillimisht në gazetën “ZiK” e pastaj është botuar edhe në librin “Terror, dhimbje, qëndresë”, të autorit Faridin Tafallari në faqet 342-344.



Hysen Gega në këtë intervistë shpërfaq gjithanshëm rrethanat e marrjes së tij në pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., në zyrat e sigurimit shtetëror - UDB në Prishtinë.



Në pyetjen e gazetarit të njohur B.Elshani: ”Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega përgjigjet: “Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për Jusuf Buxhovin kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „Rilindjes“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet e Sekretariatit në Prishtinë.”



Në pyetjen vijuese: ”Sa herë e ke parë gjithësejt Jusuf Buxhovin në jetën tënde?”, Hysen Gega saktëson: “Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në Lokalet e lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.”



Ndërkaq në pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatë hetimeve dhe për çka interesohej më së shumti të dinte, Hysen Gega thotë: ”Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik. M´i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla … me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen”. Në fund Hysen Gega, sqaron edhe një ofertë të udbashëve për vrasjen - likuidimin e vëllezërve Gërvalla …!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Jan 24, 2011 9:56 pm

ne shkolla ska ngrohje femijt nuk kan mesim a jan normal kta njerz?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 25, 2011 12:37 am

KUJDES, O BOTË! JU TIMONIERË… NUK BËNË TË PËRKDHELET ASNJË KRIMINEL…!
Publikuar më 24 janar, 2011 në orën 01:11 ( Para 21 orë e 21 minutave ) Opinion |


JO. SHEKULLI XXI: S’DURON MË HILE, SHPIFJE, PADREJTËSI…!!!
( E VETMJA ZGJIDHJE E DREJTË E ÇËSHTJES GJITHËSHQIPTARE:
ËSHTË VETËVENDOSJA - ME REFERENDUM GJITHËPOPULLOR );
ANDAJ, LË TË NA BËHET E MUNDSHME EDHE NE:SI MALIT TË ZI…


Unë mendoj, se Amerika – mikja jonë e madhe, e fortë – në botë prijëse… së bashku me miken – Turqinë strategjike ( e cila, ne shqiptarëve na ka borxh të madh shekullor: sepse, dikur, duke ndihmuar Rusinë dhe siç thotë Gjergj Fishta ynë i madh “klyshët” e saj: JugoSerboSllavinë dhe Greqinë, fqinjët tanë okupatoro-grabitçarë, të na e rrëmbejnë më shumë se gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike ( Kosovën katërVilajetëshe Legjendare si dhe Çamërinë e bukur – nuse… O Trojet tona të bukura deri përtej Mollës së Kuqe… duke përfshirë edhe Naisusin…Nisu… N(J)ISHIN… prej ku edhe Kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU u nis për në qytetin e bukur të Krujës historike të Nënë SHQIPËRISË ETNIKE: ku kaloi me treqindë kalorës trima luftëtarë shqiptarë e nëpër Kurshumëli e Mërdar e rrafshit të Podu(je)v’Besjonës Grykës së Llapit e nëpër fshatin T(R)im të Lindjes Lule-Lupçin rrëzë Malit KULIN(D)A e përballë Kodrës RREZJA e nëpër PRISHTINË ( ku e bëjnë një pushim në të bukurën FUSHËKOSOVË të LULEKUQEVE – Unikat në botë e drejt – PRIZRENIT… e në Krenarinë Kombëtare të quajtur KRUJË… ku në të gjitha Mendje(Z)emrat e Ndritura ( Shqipoi e Shqipe) Shqiptarë Shpirtbardhë bëri bujë e gëzim të paparë për Çlirim e Shtet Shqiptar: ku më 28 Nëntor 1443 ngriti lart në Kulm tëKULLËKËSHTJELLËS Flamurin KUQeZI me ShqiponjënDyKrenare – BUKURI Madhështore-Kombëtare-Albano-Iliro-SHQIPTARE… që të njëjtin FLAMUR (KUQeZI )MendjeNdrituriTrimUrti Ismail Qemal Bej VLORA me ato të arta duar së bshku me Trimmadhin Isë Bletinë KOSOVËN me 28 Nëntor 1912 së edhe me të tjerët Vëllezër e Motra – Patriotë të Vërtetë e Shpallen të Mëvetësishme e të PAVRME NËNË SHQIPËRINË për Mot-e-Jetë…
… Pra, mendoj: se Turqia na ka borxh të madh atëbotë e sot… Dhe, po… i ka ardhur koha: të na kthejë atë borxh duke e thënë të vërtetën se deri ku janë shtrirë Trojet tona Iliro-Shqiptare… si dhe, të na ndihmojë për rikthimin e tyre… e, që, në këtë fillim të Mijëvjeçarit të Ri - për një të Re Strategji: është edhe në interesin e Saj… ); prandaj, Amerika, së bashku me Turqinë, si dhe me gjithë botën Islamike, është mirë sa më parë: që ta krijojnë Një Strategji të Re: me një Miqësi të Fortë, sepse në Essencë Shpirtërore asnjëra nuk janë kudër njëra tjetrës, por hiletë dhe synimet grabitçare Ruso-Serbo-Sllavo-Greko-Orthodokëse si dhe hilet dinake-dhelprake të Evropës ( jo vetëm të dikurshme, po, mjerisht, siç po shihet: edhe të sotme… (!)…e, në veçanti: që sot po përpiqen të na ndajnë edhe ma zi…nga Rrënja e Trungu Shqiptarë, kinse, gjoja, ne s’jemi Shqiptar po Kosovar(!), pra me emrin Kosovar, në Shekullin XXI në Zemrën e EVROPËS të krijojnë një komb të ri…(!)… Vallë, o ZOT, a s’është: Çudi mbi Çudi…???!!! Ja, çfarë miopësie-verberie në të tyre (Z)emra e sy… !!! Por, ca prijësa tanë shqipfolës e hëngrën këtë “gjellë” llakërdi… kundër ne shqiptarëve…( që po na e mohojnë të Drejtën legjitime – VETËVENDOSJEN, e cila Malit të Zi iu pranua… iu realizua… kurse ne shqiptarëve po na mohohet…!!!) Pra, kjo është hileja dhe krimi më i madh që po i përgatitet popullit tonë shqiptar para syve të botës…për një ricopëtim të ri, mjerisht, edhe me hiletë e ca prijësave tanë shqipfolës ( udhëheqës pushtetarë të “vjetër” e të “rinj”… që për pozita-kolltuqe-privigje…grabitje… vjedhje… hajni… janë në gjendje ta shesin Kosovën… Shqipërinë… ta shesin të sotmën e popullit.. ta shesin ardhmërinë…!!!...); andaj, Mikja jonë e madhe Amerikë: nëse na mohohet e Drejta e VETËVENDOSJES (me Referendum Gjithëpopullor) e nuk na bëhet e mundshme Zgjidhja e Drejtë e Çështjes sonë GjithëShqiptare, me Votën e Shenjtë të POPULLIT, që të përmirësohen gabimet historike që u bërën në kurriz të ne popullit shqiptar, - që Kosovë… Çamëri… si dhe viset tjera shqiptare, deri tej Mollës së Kuqe, pra, të na mundësohet ribashkimi me Nënë SHQIPËRINË Etnike në RRUGË PAQËSORE-DEMOKRATIKE… për t’u ribërë Shtetplotë e Sovran siç na takon edhe ne shqiptarëve sikurse gjithë popujve të botës…)
Sepse, Rusia dhe Evropa nuk ia duan të mirën as Amerikës, as Shqipërisë, as Turqisë si dhe në përgjithësi - tërë botës Islamike; kam bindjen se në çdo mënyrë ( haptas… e, më shumë fshehtatas: përpiqen të fusin grindje-përçarje-tmerre e sherre mes tyre…!!! Andaj, mendja në thellësi të Shpirtit (Shqiptaro-Njerëzor, me besim në ZOT, pa kurrfarë urrejtja ndaj asnjë Kombi-Race-Feje, por vetëm për Drejtësi e MIRËSI Kombëtare-NJERËZOR) ma thotë: se Interesi Strategjik i Amerikës, Mike, të madhe, të fortë, i Shqipërisë Etnike - Natyrale ( normale, aq sa na fali ZOTI-NJË : KombShqiptar-AtdheShqipëri ) si dhe i Turqisë Mike ( me tërë botën Islamike), jo vetëm që është për jetë e mot: në dobi të tyre, por është edhe në të mirë të tërë botës, që të krijojnë-reflektojnë miqësi-besnike e të fortë. Kjo edhe do ta vetëdijesojë edhe RusoSllavoSerbinë si dhe tërë Evropën që me sy të tjerë… më qartë… më kthjelltë… më ndryshe… do ta shikojnë edhe botën… do t’ju hiqet-digjet… ajo ndjenja e zezë për hegjomonizëm, sundim e zaptim të tokave të huaja…
Ja, pra…Sot, më shumë se kurrë në jetë: jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për miqtë tanë të vërtetë ( e në veçanti për Amerikë e Turqi) se me Çështjen (tonë) Shqiptare të zgjidhur DREJTË: Kosovë… Çamëri… Shqipëri Etnike… e kalojmë edhe një sprovë… japim edhe një sprovë… Po, po…japim edhe një sprovë se e gjithë bota… ka marrë një kahje të RE: të përmirsimit të padrejtësive shekullore… Por, nëse kjo nuk ndodhë sa më parë… e nuk zgjidhet edhe këtë herë me DREJTËSI, siç na takon, siç e meritojmë nga Zoti dhe nga të gjitha normat njerëzore, e tërë botës mund t’i hyjë flaka… Nga ndonjë e papritur…! Apo…? nga ndonjë ktastrofë-kataklizmë madhore… natyrore… Se, edhe ZOTI NJE s’do të durojë më këso hilesh… me kaq padrejtësi… siç po dalin edhe nga të huajt (evropianë) Millosheviqa të “rinj”, dia shpifsa-hilegjinj të shitur në Rusi e Serbi… kundër Shqipërisë dhe Amerikës, kundër NJERËZORES…me emra e mbiemra, madje edhe edhe me funksione të larta evropiane… siç janë, tani, në skenë… Carla Dela Ponte e Dick Marty-a shpirtzi… që kundër UÇK-së (Krenarisë sonë Kombëtare): po shpifin e po trillojnë lloj-lloj marrish së bashku me Serbi… (që aso krimesh montroze- kanibaliste-çnjerëzore-mizore mund t’i bëjë… dhe i ka bërë vetëm Serbia … sikurse ato: në Reçak… Izbicë.. në Çoshk të Pejës… si dhe anembanë Kosovës… në shqiptari… si dhe anembanë Bosnjës… në myslimani…!!!...) Për Zotin, TURP, për Evropën… për Hagën… për OKB-në… për gjithë botën… që gjithë ato krime e gjenocid, terror e vrasje e therrje e djegie me aq tmerr e dhunë që bëri Serbia e, në vend se ta dënojnë e ndëshkojnë siç e lypë-kërkon e drejta, e vërteta dhe, sikurse e meritojë, ata po e përkëdhelin dhe po e favorizojnë… kështu, edhe po e trimërojnë… edhe për krime të reja…!!! Është e çuditshme psikologjia serbe: sa më me të mirë me marrë e, me u sjellë mirë me të, - aq më shumë i shthet apetiti-etja për sjellje të këqija dinake dhe për krime të reja monstruoze…
Por, sikur që thuhet në popullin tonë: kungulli s’do t’u shkojë gjithmonë mbi ujë… zullumi këputet prej së trashi… Hiletë-dredhitë dhe padretësitë që na bërën ne dhe që po na i bëjnë s’do të shkojë larg… një ditë do t’iu kthehen bumerang… do t’i vërshojnë… mbulojnë…shkatërrojnë e shafojnë thellë e më thellë me turp të madh, pra, me një deshtim e dënim që s’e kanë marrë me mend kurrë!!!!
… dhe… Po, po… nëse vazhdojnë, kështu… me hiletë… derdhitë… padrejtësitë…
ndaj ne shqiptarëve… Por, ne shqiptarët kemi filluar t’i çelim sytë…
… Sepse: Çelës – për FITORE ëSHtë (trashëgimtarja e LRBSH-së tonë, me në ballë Adem Demaçin – legjendën e gjallë, vazhduese e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), me Program e Statut GjithëKombëtar për (RI)BASHKIM me SHQIPËRI); po, pra, pastaj… prej LRBSH-së, thuasjse lindën të gjitha Lëvizjet… e, që, pra: e r-i-l-i-n-d-ë-n edhe UÇK-në, e ripërtërinë: Ushtrinë e Parë Shqiptare ( të cilën e kishte themeluar në fillim-Shekullin e kaluar: Ideologu dhe Patroti ynë i madh Hasan PRISHTINA); e, që pra, në fund-Shekullin që e lamë pas, siç e theksova më lartë, e zëvendësoi UÇK-ja, e cila: duke u bazuar nga HasanPrishtinçe - në MetushKrasniqçe – Dajkoce si dhe nga AdemDemaççe e KadriZekçe-Jusuf-e-BardhoshGërvallçe e AfrimZhiti-e-FahriFazliçe – RexhepMalçe-NuhiBershçe… u shndërrua në AdemJASHARÇE… Dhe… nga AdemJASHARÇE – LUFTARAKE… pas mbarimit të luftës… Shpirti i Saj prej flake të UÇK-së, ( i pa kënaqur me të gjitha Partitë Shqiptare, pra edhe me PDK-në, o, me të gjithë pushtetarët e rinj… të cilët shkëlen mbi IDEAL Rilindsorësh e gjak Dëshmorësh… ); pra, Ai Shpirt prej FLAKE…ngadalë e sigurt: Flakë-Flakë… i përbërë nga të gjithë Shpirtat IDEALISTË ( të Dëshmorëve e Dëshmoreve – të Vjetër e të Rinj): si Një SHPIRT-DIELL-KOMBËTAR h-y-R-i… në LË-VI-(Z)-JE…në Lëvizja VETËVENDOSJE! me Drejtësi-Qëndresë e Atdhetari-Patriotike-Paqësore-DEMOKRATIKE… sipas Shëmbulltyrës së Themelimit të AMERIKËS Mike, duke u bazuar në: DEKLARATËN E PAVARËSISË SË AMERIKËS të shkruar ngaThomas XHAFERSONI ( Shkrimtar-PoetPatriot-MendjeNdritur-Shpirtbardhë e Besimtar në ZOT ), atëbotë, i ri, 32-vjeçar, e, që edhe sot, pas 234 vitesh, ajo DEKLATË - mbeti: më NJERËZORJA, më KOMBËTARJA, më HUMANJA, si në përmbajtje e stil, ashtu edhe me shkurtësi e qartësi… shembull unikat në botë… Pra, në këso Bazë-Themelësh: ëSHtë edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! me në ballë Albin Kurtin, liderin e ndritur të Saj, që lirisht mund të themi; se edhe ALBI ynë sot, ëSHtë një Thomas XHFERSON Shqiptar; s’do të ishte e tepërt të shtoja, edhe një Abraham LINKOLN, nëse i qëndron besnik mendjendritur e shpirtbardhë kësaj RRUGE të NDRITUR e të MBARË për (I)LIRI e (Ri)bashkim GjithëShqiptar, që aq sa është në dobi të Çështjes sonë të Drejtë e të Shenjtë - aq edhe është në të mirë të rajonit, Gadishullit ILIRIK, Evropës dhe gjithë botës për stabilitet e paqe të vërtetë… Sepse, E Drejta e VETËVENDOSJES: është DHURATË nga ZOTI për të gjithë popujt e botës si dhe e garantuar me të gjitha ligjet dhe normat njerëzore - për njerëzimin; pra, këtë Çelës MIRËSIE e ka marrë në dorë AlbKurtPROMETEU ynë Shqiptar-Njerëzor: së bashku me të gjithë Albët e Albet e tjerë mendjendritur e (Z)emër-PRANVERË… T’I Çelim Sytë njëherë e MIRË o Motra e Vëllezër Shqiptarë: - d r e j t VETTËDIJESIMIT GJTHKOMBËTAR…
Andaj, edhe FITORJA do të na vijë, me Emrin dhe ndihmën e ZOTI - NJË, duke u përpjekur kurrë pa u dorëzuar brez-pas-brezi… gjithnjë…sikurse që pas dimrit, që sado i egër e i gjatë të jetë… PRANVERA do të vijë dhe do t’ia marrë pushtetin…dhe do ta gjelbërojë natyrën… do të ia nuserojë tërë Sht(R)atin dhe FYTYRËN…
( Sepse, siç po shihet sot… të gjitha partitë ( pozitë – opozitë ) në mbarë popullin shqiptar janë korruptuar… Flasin në emër të popullit… e plaçkisin popullin… ia vjedhin dhe ia manipulojnë edhe më të Shenjtën-VOTËN…!!! E çka nuk lënë pa bërë…ata që hoqen dorë nga Emri Shqiptar?! ata që ndërruan Himn e Flamur Kombëtar, që hoqen Festën e 28 Nëntorit – Festën e Flamurit Kuq e Zi (me Shqiponjen Dykrenare): të Skënderbeut, Ismail Qemalit, Enver Hoxhës… Pra, shkelën mbi BETIMIN e UÇK-së – Krenarisë sonë Kombëtare; kështu, shkelën edhe mbi Ideal ideologësh Rilindës si dhe në gjakun e Dëshmorëve të Kombit!!! E, çka të them tjetër, o Motra e Vëllezër Shqiptarë? O Njerëz… Zoti na pruftë në mend! Përndryshe…JO. Jo, jo…nuk hyhet në Evropë: Komb e Territor… cope-copë…Se, s’na bën kush hesap për POPULL në botë…!!! )
Dhe, po… kështu… të ndarë… Komb e Atdhe… cope-copë… as mes Vete s’mund të merremi veshë dot… Sepse, formula: “Përçaj e sundo!” e të huajve armiq mes nesh… secilën hrë… bëhet më e fortë… e s’na lë t’i sytë asnjëherë…

Andaj, Shpresat janë: Vetëm tek ZOTI – NJË; te VETËVENDOSJA, te RINIA, te POPULLI… si dhe tek Ti Mikja AMERIKË; Ju lutemi mos na e lini Çështjen e pazgjidhur… gjysmake… copë-copë… O Mikja AMERIKË, o Prijëse në b o t ë .
Pra, të gjithë UNIKË, të VENDOSUR – me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në ballë për FITORE… Dashtë ZOTI, Atij i qofshim falë! Në Synimet tona të Drejta, të Shenjta…dalshim faqbardhë! Se, pas ribashkimit të Gjermanisë: ne populli shqiptar jemi në radhë… Andaj, Kujdes, o Botë… Ju, Timonierë… Shekulli XXI: s’duron më hile, shpifje, padrejtësi…!!! Në të kundërtën… mund të ndodhë ajo më e keqja… pra, kuptohet, ajo që i gjithë njerëzimi njerëzor nuk e dëshiron… Por, mjerisht, nëse lejohen ata të panjërëzishimit të jenë timonierë: në vende kyqe të udhëheqjeve shtetërore e botërore… e veprojnë me hile duke shkelur të drejtat e njerëzve… kombeve… popujve… shteteve… vendeve… ( Madje, ajo që është edhe më e keqe, më e rëndë…kur këto hile-PADREJTËSI bëhen në emër të së DREJTËS-NJËRËZORE… Kjo e sjellë atë kataklizmën katastrofale… që më nuk është në dorë të njerëzimit…
Andaj, KUJDES! O njerëz… Ju timonierë të njerëzimit… të botës… n ë p ë r b o t ë . . . se hiletë… padrejtësitë… janë boomerang… Ka ZOT.

Zeqir GËRVALLA

Rochester, NY Amerikë
15 Janar 2011


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 25, 2011 1:18 pm

Nuk eshte momenti i pershtatshem per delegacionin ne shqiperise,sepse istuticionet -qeveria e shqiperise vete eshte perfshi ne krime ndaj popullit te saje.
keshtu qe ata nuk do te kene fare ndikim kunder Raportit.
Sa i perket delegacionit te Kosoves -sipas mendimit tim nuk eshte dashte te shkon atje Xhavit Haliti ,pasi qe edhe ky apostrofohet ,,per krime".
EShte dashte nje delegacion jashte partiak te merre pjese ne kete debat.
Ky delegacion jashte partiak eshte dashte te pergaditet mire dhe te jete nga experte per krime -e jo anetare te partise -e cila akuzohet -
ku dihet se shume deputet jane te perfshire ne korrupson e gjera tjera..
vetem i bejme dem vetevetes dhe shokeve qe opostrofohen nga Dick marty.
Kjo eshte pa pjekuria jone politike -sepse ne krrye te politikes jane vnu keshilltare qe nuk ja dojne te miren kesaj Qeverie.
Per kete Qeveria i ka fajet -sepse keshilltaret e emeruar te tije kane prejardhje komuniste dhe ishin bashkpunetore te serbise.

Ka filluar debati rreth raportit të Martyt për Kosovën
Publikuar: Sot, më 25 janar 2011

Artikuj të ngjashëm

Delegacioni kosovar jozyrtarisht, pa të drejtë adresimi

Shqiptarët e turqit, me amendamente kundër Martyt

Shesheli shpifi rrëfimin për trafikimin e organeve
Historinë e trafikimit të organeve në Kosovë e nisi një rus

Strasburg, 25 janar - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka filluar sot debatin rreth raportit të europarlamentarit zviceran, Dick Marty, mbi dyshimet për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë gjatë dhe pas luftës nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht autori i raportit, Dick Marty, arsyetoi shkurtimisht akuzat dhe dyshimet për krimet e UÇK-së dhe hetimet e bëra, të cilat, siç tha, ai duhet të thellohen e konkretizohen nga institucione të pavarura të drejtësisë. Ai tha se ka dëshmi e argumente, ka edhe dëshmitarë të atyre krimeve, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë, siç tha ai, për shkak të rrezikut për jetën e tyre.
Shefa të grupeve parlamentare në vazhdim shfaqën pikëpamjet e tyre rreth raportit, të cilët kryesisht mbështetën atë, por duke theksuar nevojën për hetime plotësuese dhe gjetjen e fakte konkrete mbi pohimet e përfshira në raport. Ata përmendën edhe domosdonë e vënies para drejtësisë të autorëve eventualë të krimeve, që sipas raportit ndodhën në disa kampe në territorin e Shqipërisë ndaj serbëve të zënë robër nga pjesëtarët e UÇK-së.
Raporti do të hidhet në votim në formë të projektrezolutës. Ky proces do të zhvillohet nga ora 15 deri në orën 17.
Gjatë sesionit, Kosova do të përfaqësohet nga Enver Hoxhaj dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Edhe pse ata nuk do të kenë të drejtë të fjalës, është arritur një marrëveshje me Shqipërinë që të ketë një kundërpërgjigje ndaj raportit të Dick Martyt.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 25, 2011 11:58 pm

Ne nji emision telviziv 25.o1.11 debat rreth raportit DIRK LESHIT, shifet kjart qe shqipria esht prototoktariat grek dhe kosova nen at serrb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 18 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: