Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 3:28 am

Perkitazi me shpernguljen e shqiptareve, Legata Britanike ne Durres me 27.VI 1938 njofton: “se eshte duke u folur shume prej vitit 1936-37 per nje marreveshje ndermjet Turqise dhe Jugosllavise per shpernguljen e madhe te shqiptareve myslimane prej Kosove ne Turqi. Deshtim i marreveshjes se vitit 1936 per transferim te 50.000 shqiptareve kosovare ne Shqiperi. Marreveshja ndermjet Turqise e Jugosllavise veshtire do te realizohet. Deklarimi i nje diplomati turk se Ministria Shqiptare lejon shkuarjen ne Turqi vetem te turqve. Mundesia e shkuarjes ne Shqiperi te nje numri te vogel te kosovareve. Konstatimi se numri i vertete i turqve ketu eshte shume i vogel. Marreveshja turko-jugosllave per shperngulje te 250.000 - 300.000 personave madje sipas nje shkrimi dhe te 480.000 vetash. Konstatimi se ky numer aq i madh per shperngulje te kosovareve nuk mund t’i takoje kombesise turke, por ata duhet t’i takojne asaj shqiptare. Deklarimi i Ekrem Libohoves se gjuhen turke siç e flasin edhe gjuhen shqipe, e flasin nje numer i banoreve te qyteteve, se popullata nuk ka deshire te shperngulet ne Turqi, sepse, nese shkojne, atje do te bejne nje jete mizore”.

Kunder shpernguljes se popullates shqiptare, ne Kosove e gjetiu vepronin disa shoqata nacionaliste, patriote shqiptare etj., te cilet propagandonin ne popull qe te mos shperngulen, benin rezistence, kritikonin pushtetin dhe protestonin per shkak te terrorit, gjenocidit, shtypjes, dhunes, kolonizimit, zbatimit te padrejte te reformes agrare etj. Ne kete drejtim prej patrioteve shqiptare me se shumti eshte angazhuar dhe ka kontribuar Hasan Prishtina, i cili disa here deri ne vdekje i drejtohet me shkresa, ankesa, memorandume etj. Shoqates se Kombeve ne Gjeneve etj. perkitazi me kolonizimin dhe marrjen e tokave shqiptare nga serbet, malazezet dhe emigrantet ruse, duke i debuar shqiptaret nga tokat e tyre. Ne nje leter nga Vjena te dates 10.II.1924 shkruan: se ata jane te terrorizuar me metodat me gjakatare dhe te rrezikuar ne çdo pikepamje nga pushteti me qellim qe ata te detyrohen te largohen nga atdheu, edhe pse jane banoret me te vjeter te Gadishullit Ballkanik. Ai perveç kesaj, e ngrit zerin edhe kunder tatimeve te medha, denimeve te shumta, ndalimit te shkollimit ne gjuhe amtare, shtypjes, terrorit etj., duke theksuar se po behet shtypje ne 1 milion shqiptare, qe jetojne ne Mbreterine SKS qe te shperngulen ne Turqi, ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, ku jetojne ne mjerim. Ne nje dokument proteste nga Vjena me 15.III.1927 drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te Lidhjes se Kombeve ser Erik Drummond, shkruan: “Afer nje milion shqiptare, qe jetojne ne Kosove e Maqedoni nuk kane asnje shkolle ne gjuhen e tyre amtare. Po keshtu, atyre u eshte ndaluar te hapin shkolla me mjetet e tyre private; Qeveria e Mbreterise se Jugosllavise perdore te gjitha menyrat e mundshme per t’i shfarosur shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise. eshte fakt, eshte e njohur dhe e qarte qe masakrat dhe zhdukja e fshatrave te tera, vrasjet e shqiptareve dhe plaçktija e shtepive te tyre, jane bere dhe po behen sipas urdherave te agjentve dhe te autoriteteve me te larta; Si pasoje e konfiskimit pa zhdemtim te pasurise se bujqeve shqiptare, e cila u eshte dhene serbeve dhe malazezeve, shqiptaret jane shtrenguar te braktisin ne mase vendin e tyre, truallin e te pareve te tyre. Shqiptaret myslimane e katolike duhet te paguajne taksa 60% me te larta, mase kjo e marre per t’i rrenuar ekonomikisht, e me kete menyre, per t’i detyruar te emgirojne. Si pasoje e kesaj eshte se popullata serbe e qarkut te Gjakoves, e cila para 10 vjetesh, nuk kapte 1% te popullsise, sot arrine 20% te popullsise, kurse 20% te popullsise autoktone u larguan nga toka e saj.

Ankesat dhe memorandumet e Hasan Prishtines, pushteti jugosllav i ka percjelle perhere, eshte munduar t’i mohoje te dhenat e verteta, pra ka perdorur kontrapropaganden.



Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, si perfaqesues te Komiteteve te Bashkuara Shqiptare te paçlirura me daten 26.IV.1924 i drejtohen Kryesise se Keshillit te Lidhjes se Kombeve dhe e njoftojne per protestat kunder regjimit te Shtetit SKS, per mosrespektimin e te drejtave te minoriteteve dhe mohimin e se drejtes se shqiptareve per te jetuar. Lidhur me kolonizimin thuhet: “Çdo goditje per shkaterrimin e Shqiperise pasohet nga nje operacion vendosje kolonesh ruse, malazeze e serbe. Nga ana e tyre keta kolone terrorizojne sistematikisht fshatrat fqinje duke i detyruar banoret t’i braktisin vatrat dhe tokat e tyre, te cilat konfiskohen dhe kolonizohen menjehere. Jane pikerisht nje pjese viktimash te kesaj manovre tragjike, qe bredhin rreth vatrave te tyre qe quhen kaçake.... Kosova, vend kryekeput bujqesor... tani vuan nga mjerim i tmerrshem, fshatareve dhe qytetareve bujq ne pergjithesi u jane marre tokat me pretekst te zbatimit te ligjit agrar... Ky regjim i hekurte, i zjarrte dhe i plaçkitjes perben faktorin kryesor te emigrimit ne mase te popullsise shqiptare ne Turqi, i cili po kryhet ne kushte te tmerrshme, duke u kushtuar jeta qindra familjeve e duke denuar pjesen tjeter ne nje mjerim te patregueshem....

Sekretarit gjeneral te Shoqates te Kombeve ne Gjeneve i dergojne peticione edhe atdhedashes te tjere, por me i njohur prej tyre pa dyshim eshte ai i dates 5.V.1930, i derguar nga tre prifterinjte shqiptare: dom Gjon Bisaku, dom Shtjefen Kurti nga Prizreni dhe dom Luigj Gashi nga Shkupi. Ne peticionin e tyre, ne mes te tjerash, thuhet se qellimi i pushtetit eshte qe me çdo kusht ta ndryshoje karakterin etnik te viseve, ku jetojne shqiptaret, duke mos zgjedhur mjete per arritjen e qellimit te shpernguljes se tyre ne Turqi, ne Shqiperi dhe ne vende te tjera, siç ishin perdorimi i mjeteve te dhunes, djegia e shtepive dhe e fshatrave, vrasjet, plaçkitjet, maltretimet, denimet etj. Vrasjet masive te shkaktuara per shkaqe me te vogla mbi njerezit e pafajshem, faj i vetem i te cileve ishte pse ishin shqiptare. Therrja ne Dumnice (rrethi i Vushtrrise) me 10 shkurt 1924 - masakri mbi 25 shqiptare (prej tyre 10 gra, 8 femije nen 8 vjeç, 7 burra mbi 50 vjeç) Pra, per kete krim askush nuk eshte denuar. Djegia e Rugoves. Ne dokument perkitazi me debimin e shqiptareve, kolonizimin e Kosoves me elementin sllave thuhej: “Shperngulja ne Shqiperi nuk shikohet me sy te mire. Qeveria jugosllave ka interes te plot, qe te gjithe te ndjekurit dhe te plaçkiturit t’i shoh te vendosur sa me larg kufirit te vet. Per kete shkak u shkaktohen njemije fatkeqesi atyre njerezve, qe deshirojne te shkojne te te afermit e tyre ne Shqiperi”..... “Ne fshatin prej nga shperngulen shqiptaret dhe ne pronat e tyre te konfiskuara dhe te ekspropriuara po sillen malazezet dhe sllavet nga Bosnja, Sremi e Banati. Ata po vendosen me qellim te nderrimit te pamjes etnografike te Krahines. Shartime te ngjashme po behen pak a shume çdokund dhe ky proces po vazhdon me forca te shtuara.. Ka ndodhur qe banoret me prejardhje shqiptare, qe jane larguar perkohesisht nga vatrat e tyre, kur jane kthyer i kane gjetur ne to sllavet”.... “Viktimat e te ashtuquajtures, reformes agrare jane te shumta. Popullsise shqiptare po i shkaktohen veshtiresi te medha. Per qytetaret, qe kane kryer sherbimin ushtarak, reforma parasheh qe te mbaje nga 5 ha toke te punuar per koke. Familjet shqiptare, qe e kane ruajtur formen patriarkale, te perbera prej 6-10 anetare, do te kishin te drejte ne 30-50 ha. Mirepo sot nuk ka asnje familje shqiptare ne territorin e Jugosllavise, qe kane prone te ketille. Shqiptareve, madje u jane ekspropriuar edhe pronat prej nje hektar Ata ne peticion theksojne se deri ne kete kohe kane migruar me se 10.000 emigrante te pafat ne Shqiperi dhe 130.000 ne Turqi, ndersa Qeveria e Beogradit dhe e Angores po bejne marreveshje per debimin e 300.000 - 400.000 shqiptareve nga Kosova, ne tokat e te cileve do te sillen malazezet dhe boshnjaket. Si mjet me efikas per t’i detyruar shqiptaret qe te shperngulen ishte shpronesimi i pronave te tyre pa kurrfare kompensimi. Qeveria serbe eshte munduar qe me makinacione e rrena te ndryshme t’i mohoje deshmite e pamohueshme te ketyre tre prifterinjve dhe te tjereve.



Ne Beograd disa here kane shkuar delegacione te ndryshme shqiptare nga Kosova - persona me autoritet, patriote etj., ku kane kerkuar intervenimin e qeverise qe te mos u merret toka shqiptareve dhe qe te mos shperngulen shqiptaret. Por kujt t’i ankohej, kur vete qeveria ishte organizatore dhe qendronte pas tere asaj. Edhe disa deputete ne parlamentin mbreteror, disa here kishin kerkuar intervenimin e qeverise, por kot. Keshtu, p.sh. Mustafe Dauti, deputet popullor i rrethit te Anadrinit, ne parashtresen e vet te dates 19.IX.1936, ankohet per marrjen e tokes pjellore fshatareve shqiptare dhe ndarjen e saj koloneve. Thekson se atyre u lihet edhe me pak se 0,40 ha per anetare te familjes, edhe ajo toke e dobet, pyll, e paçelur dhe toke jopjellore.< Sherif Voca, duke diskutuar ne parlament, ne mes te tjerash, kishte thene: “Shqiptaret nuk po kerkojne rruge te asfaltuara, hekurudha, lidhje ajrore, nuk kerkojne pune - sherbim, nuk shkojne te lypin, nuk presin prej askujt pension dhe as t’i jap kush toka te huaja, ose me pergjysme, por duan t’i punojne tokat e veta. Per shqiptaret çdo qiell tjeter eshte i huaj. Ata deshirojne dhe do te jetojne ne token e tyre. Ata deshirojne te jetojne ne liri, me dinjitet dhe te kenaqur”.<



Nje delegacion prej rreth 50 shqiptareve nga komuna e Shtimes dhe Kosines para Shtabit te Armates III ne Shkup, ishin ankuar dhe kishin dekleruar: Se ankohen ne pushtetin agrar, per shkak te marrjes se tokes ne menyre joligjore, e cila nuk eshte beglere, por toke e punueshme e varfanjakeve, prone e trasheguar nga pararadhesit, se per te paguajne tatimin dhe kane tapite turke. Toka nuk eshte utrine, e as prone e fshatit, por e individeve. Se kufizimi me dhune eshte bere gjate dites se Shen Mitrit te vitit 1939 nga ana e xhandareve, pa pranine e pronareve.

Roli i veçante i gruas shqiptare ishte shume i ndjeshem ne kuadrin e luftes kunder kolonizimit serbomadh, merite e veçante kjo, te cilen detyrohet te njohe edhe njeri nga kreret “shkencor” ideatori Vaso Çubrilloviq, kur ne vitin 1938 shkruante se “politiken tone te kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare”.< Gruaja shqiptare ka bere rezistence edhe ndaj marrjes se tokes dhe te shtepise popullates shqiptare nga te ashtuquajturat komisionet agrare dhe nga xhandarmeria. Keshu, p.sh. me 29 nentor 1936, ne fshatin Budrike e Poshtme, xhandarmeria serbe vjen ne fshat per ta marre shtepine e familjes Musliu dhe t’ia dorezoje kolonit Jovan Dishlakoviqit. Te gjithe anetaret e familjes e kundershtojne kete, por xhandarmeria i lidhe ata, ndersa e bija e tyre Havushja, arrine qe te godas me dru nepunesin policor te rrethit te Gjilanit Petar Kavadariq

Ekzistojne edhe shume burime te tjera qe deshmojne per marrjen e tokes, kolonizimin dhe detyrimin e popullates nga presioni e dhuna te migrojne nga atdheu, si p.sh. Elaborati i Ivo Andriqit, me 1 janar 1939. Ky akademik, zgjidhjen definitive te çeshtjes se Kosoves e sheh duke e ndare Shqiperine ne dy pjese: njeren pjese duhej ta pushtonte Italia, kurse pjesen tjeter, sipas Andriqit, duhej ta pushtonte Jugosllavia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 3:34 am

PLANET SERBE PeR SPASTRIMIN ETNIK DHE KOLONIZIMIN E

KOSOVeS GJATe LUFTeS Se DYTe BOTeRORE



Fillimi i Luftes se Dyte Boterore e nderpreu procesin e kolonizimit te Kosoves me elementin sllav. Pas hyrjes se ushtrive gjermane e italiane, nga frika e hakmarrjes, ne gjysmen e dyte te prillit te vitit 1941, pasoi ikja e koloneve serbe, malazez e te tjere nga Kosova. Nje numer i tyre u vendos ne vendbanimet kompakte serbe e malazeze, e kishte edhe qe kishin mbetur ne vendbanime te tyre, perkunder te gjitha te keqiave te bera ishin mbrojtur nga popullata vendase shqiptare.



Nga synimi i nderrimit te struktures nacionale dhe kolonizimit te Kosoves Serbia nuk hoqi dore as ne rrethanat me te veshtira, siç ishin ato gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne kete kohe Serbia, veç luftes kembengulte rreth vijave te demarkacionit ndermjet pushtuesve italiane e gjermane, i kushtoi kujdes te veçante koloneve te saj ne Kosove. Qeveria e Nediqit perpiqej perhere qe nga nje pjese e Kosoves, qe, me marreveshje e sipas se drejtes historike e natyrore i takoi Shqiperise se pushtuar nga Italia fashiste, te shpergnulen sa me pak serbo-malazeze. Kur nuk ia arrinte dot qellimit, kjo qeveri kolonet e shperngulur i vendoste perreth kufirit te Kosoves dhe panderprere i pergatiste per rikthimin e tyre duke i indoktrinuar ne domosdone e kthimit, si edhe duke i pergatitur ata ne fushen ushtarake, duke formuar njesite te armatosura çetnike prej çetave e deri te korpuset ushtarake. Çeshtjen e shpernguljes se koloneve serbo-malazez nga Kosova gjate Luftes se Dyte Boterore Qeveria e Nediqit e shfrytezoi edhe ne lufte kunder synimeve çlirimtare te forcave te ndryshme shqiptare, veçanerisht te Komitetit te Kosoves e te Qeverise Shqiptare, por edhe ne fushen diplomatike. Qeveria e Nediqit, duke politizuar çeshtjen e koloneve te shperngulur perpiqej ta bindte Gjermanine naziste qe ajo te perkrahte per rishtrirjen e meparshme te Serbise se madhe ne keto ane.<

Per sendertimin e qellimeve te parashtruara Qeveria e Nediqit qe nga ditet e para, u organizua ne shkalle shteterore. Ne fillim kjo detyre iu ngarkua Sigurimit Shteteror e me vone, kur çeshtja u masivizua edhe me shume, sendertimin e ketyre qellimeve e moren per siper prefektet e qarqeve dhe te rretheve. Shteti pergatiti pyetesoret, te cilet duhej t’i plotesonte çdo kryefamiljar i shperngulur, e ku kerkohej, veç te tjerash, te deklaroheshin se sipas urdherit te kujt shpernguleshin, çfare qendrimi kishin ndaj serbo-malazezve organet e pushtetit, organizatat e individet dhe a shpernguleshin per shkak te torturave apo pse nuk donin te mbeteshin jashte Serbise. Kuptohet, sipas skenarit te Qeverise se Nediqit deklaratedhenesit duhej te flisnin sa me keq per Qeverine Shqiptare, veçanerisht per qendrimin e saj ndaj koloneve serbo-malazeze qe keto pastaj ata t’i shfrytezonin ne arenen diplomatike nderkombetare. Per kete arsye nuk jane te rralla deklaratat ne te cilat ne menyre te paskurpullt sulmohet jo vetem Qeveria Shqiptare, por edhe populli shqiptar ne teresi. Te kesaj fryme jane veçanerisht raportet e hieromonahut te kishes se Deçanit. Veç kesaj, shume deklaratedhenes te manipuluar nuk mund te fshehnin faktin se me shqiptaret deri ne kohen e “kreyengritjes”, siç e quanin shume prej tyre fillimin e Luftes se Dyte Boterore, paten fqinjesi te mire. Bile disa prej tyre u detyruan disa here te pohojne se edhe ne kohen e Luftes se Dyte Boterore shumica e popullsise shqiptare nuk nderroi qendrimin e saj te meparshem.

Perveç kesaj, qarqet shoveniste serbe benin plane per pushtimin e trojeve shqiptare, kolonizimin me elementin sllave, perkatesisht te nderrimit te struktures etnike te popullsise se Kosoves, te bazuar ne projektin e Ilija Garashaninit. Po i theksojme disa nga ato: Sipas projektit te hartuar prej avokatit nga Sarajeva Stevan Moleviq, te titulluar “Serbia homogjene” i 30 qershorit 1941, parashihej qe Serbia te perfshinte ne lindje dhe ne juglindje Kosoven dhe Maqedonine, Vidinin dhe Qystendilin ne Bullgarine e sotme; ne perendim - banovinen e Verbasit, Dalmacine Verirore, Liken, Kordunin, Banine dhe nje pjese te Sllovenise; ne jug - Malin e Zi dhe Hercegovinen, duke perfshire edhe Dubrovnikun, te cilit do t’i jepej status i veçante, dhe pjesen veriore te Shqiperise. Sipas Moleviqit, ne gjirin e Serbise se Madhe duhej te perfshiheshin te gjitha trevat ku ka serbe, apo ku Stevan Moleviqi supozonte se kishte serbe. Per te serbe ishin edhe maqedonasit dhe malazezet. Nderkohe ai kerkonte shpernguljen ne mase te kroateve, myslimaneve dhe te shqiptareve nga rajonet, ku ata perbenin shumicen derrmuese te popullsise.



[i]Ne programet e çetnikeve me 1941 planifikohej: “Te krijohet Jugosllavia e Madhe ne te Serbia e Madhe, etnikisht e paster ne kufijte e Serbise dhe te Malit te Zi, te Bosnjes e Hercegovines, te Sremit e te Banatit. Te pastrohen te gjitha territoret nga elementet joserbe”. Te krijohen kufijte e drejtperdrejte, kufijte e perbashket ndermjet Serbise e Malit te Zi, si dhe Serbise dhe Sllovenise, nepermjet spastrimit te Sanxhakut dhe te disa pjeseve te Bosnjes nga myslimanet dhe kroatet. Ne perputhje me planet e siperpermendura, Levizja Çetnike synonte ta kultivonte dhe ta mbante gjalle ne Kosove frymen e hakmarrjes, te shfarosjes se shqiptareve dhe te gllaberimit te trojeve te tyre etnike. Keshtu ne nje nga elaboratet e pergatitura ne ate kohe, me titull: “Krahina e Kosoves dhe e Rrafshit te Dukagjinit”, midis te tjerave thuhej, se “Kosova ka qene serbe dhe ajo do te mbetet patjeter serbe, jo vetem per nga pozita shteterore juridike, por edhe nga struktura e popullsise se vet, e cila duhet te jete me shumice serbe”. “Pas perfundimit te luftes do te shpertheje hakmarrja e serbeve ndaj shqiptareve. Kjo nuk do te pengohet e sidomos aksioni i Vasojeviqeve, te cilet duhet te zgjerohen ne Rrafshin e DukagjiN:


Nderkaq, me ligjin mbi kolonizimin e brendshem duhet te parashihet qe shqiptaret, per shkaqe strategjike te transferohen ne Srem, ne Shumadi dhe ne trevat e tjera, ku do te jene te parrezikshem dhe me kohe do te asimilohen.



Me 12 shtator 1941 gjenerali Lubo Novakoviq ne letren qe i dergonte Kosta Peçancit, te njohur edhe me pare per krimet e pashembullta mbi shqiptaret, i perkujtonte: “Kur te nisem ne rrugen fatlume, e di çfare planesh ke per jugun tone. Besoj se ne Sanxhak, ne Dukagjin dhe ne Fushe te Kosoves, nuk do te mbetet asnje plis per fare. Lumenjt Sitnica dhe Llapi do te bartin dy muaj koka shqiptaresh”Programi i Drazha Mihailoviqit per spastrime etnike dhe krijimin e Serbise se Madhe ne Jugosllavine e Madhe me 20 dhjetor 1941, ne mes tjerash parasheh: “..... Te spastrohen territoret shteterore prej te gjitha pakicave dhe elementeve jonacionale.... Pjeset e spastruara te kolonizohen me malazeze, ndersa çeshtjen e myslimaneve duhet rregulluar me Turqine permes Londres Agjentet e D. Mihailoviqit paralajmeronin se “çetniket do te çlironin Kosoven nga shqiptaret dhe te gjithe ata do t’i zhduknin, pa lene njeri te gjalle”. Ne mars te vitit 1942 ne fshatin Suhadoll, Voja Dragoviq, prijes çetnik, deklaronte se “pas fitores se luftes nga aleatet, duhet zhdukur te gjithe shqiptaret, duke mos perjashtuar as femijet ne djep”.

Per nxitjen e urrejtjes kunder popullit shqiptar, krahas Levizjes Çetnike, nje rol shume agresiv luajti edhe Kisha ortodokse serbe. Per kleriket serbe “shqiptaret ishin gjarpinj helmues qe duheshin zhdukur, mbytur ose u duhej shtypur koka”.<Gazeta “Borba”, ne nentor te vitit 1944, shkruante se “ne Kosove, pas 6 prillit te vitit 1941 serbet dhe malazezet kishin perjetuar nen shtypjen e shovinisteve shqiptare, qe i shnderruan keto treva ne arene te tmerrshme te vrasjeve dhe te djegieve”. Sipas saj, “mbi kolonistet e lodhur e pa ndihme, qe luftonin ne front kunder keqberesve italiane e gjermane u bene krime te tmerrshm
[/i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 3:43 am

KOLONIZIMI SLLAV GJATe JUGOSLLAVISe SOCIALISTE



Planet per zbatimin e kolonizimit

Qendrimi i Serbise ndaj kolonizimit te Kosoves dhe nderrimit te struktures etnike te saj nuk ndryshoi as pas debimit te pushtuesve gjermane. Per zbatimin e projekteve te njohura antishqiptare, udheheqja jugosllave perdori po ato mjete dhe metoda, qe ishin perdorur edhe perpara luftes. Ndryshonin vetem pretekstet. Perpara vitit 1941, shqiptaret u trajtuan si te huaj e te rrezikshem per ekzistencen e shtetit jugosllav. Pas luftes kjo politike e keto masa u justifikuan e u paraqiten si veprime qe drejtoheshin kunder “shqiptareve reaksionare”, kunderrevolucionar”, “bashkepunetore te okupatorit” e “bandite” etj.



Perpjekjet per spastrimin etnik te Kosoves dhe te trevave te tjera etnike shqiptare te pushtuara nga Jugosllavia, se pari filluan ne zonat periferike, por shpejt u shtrine ne mbare trevat shqiptare. Ne operacionet e tilla te organizuara moren pjese disa divizione me nje efektiv prej 40.000 vetash. Menjehere u hap çeshtja e kthimit te koloneve. Keto veprime luftarake, veç formave te tjera, u shoqeruan me projektin e ri antishqiptar te Vasa Çubrilloviqit “Problemi i pakicave ne Jugosllavine e re”, date 3 nentor 1944. Çubrilloviqi, ne projektin e tij, ne fillim pranon faktin se serbet, pas Luftes se Pare Boterore, perkatesisht pas formimit te Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavise) me 1918, fituan nje pjese te territoreve me popullsi te huaj, te cilat u bene rrezik per Jugosllavine, jo per shkak te kunderpeshes se tyre ndaj popujve sllave, por per shkak te trevave ku jetojne dhe te vazhdimesise gjeografike qe kane keto treva me vendet e tyre ame. Ai ne mes tjerasht thekson: “Shqiptaret duhet akuzuar per bashkepunetore te okupatorit dhe sateliteve te tij. Ne baze te asaj akuze, nje pjese te shqiptareve duhet thjesht shperngulur (debuar), nje pjese duhet transferuar ne brendi te vendit qe ata pergjithmon aty do te humbin, sepse atje nepermjet te “integrimit” ata do te behen ata çka nuk jane, ku nepermjet te fejes gradualisht do te serbizohen”. Ne anen tjeter, thekson me tutje Qubrilloviqi, “pronat shqiptare duhet t’i marrin kolonet”.

V. Çubrilloviqi, para udheheqjes me te larte te LNÇJ e te UNÇJ, i propozon shpernguljen masive te miliona njerezve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e drejte e kesaj çeshtjeje eshte shperngulja e ketyre pakicave”. Mbeshtetje dhe shembull per nje veprim te tille ai merrte veprimet e Rajhut te Trete dhe debimet e kolonizimet e shume popujve ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vendet tjera evropiane. Autori i projektit parashihte edhe hollesi per realizimin e ketij projekti. Per sendertimin e projektit, V. Çubrilloviqi parashihte edhe kohen, mjetet dhe menyrat e veprimit. Sipas tij, koha me e pershtatshme per shpernguljen efikase ishte lufta, pra shperngulja me e suksesshme ishte shfarosja fizike dhe e plote e njerezve. Rol vendimtar, sipas Çubrilloviqit, kishte ushtria, prandaj ai propozonte qe ne Shtabin e UNÇJ te formohej nje seksion i posaçem per kete çeshtje. Ne rast se nuk arrihej shfarosja e plote fizike, ai parashihte edhe masa tjera, siç ishte mohimi i te gjitha te drejtave, krijimi i kampeve te perqendrimit, plaçkitja e pronave, shfarosja e intelegjencies dhe e shtresave te pasura shoqerore dhe pastaj kolonizimi i menjehershem i viseve me elementin sllav. Per kete qellim, ai propozonte formimin e nje ministrie te veçante, apo se paku, nje komisariat ne kuader te Ministrise se Bujqesise. Pastaj, qe bartesit kryesore te misionit te beheshin keshillat nacionalçlirimtare, prej instancave me te uleta deri tek ato me te larta, ndersa kolonet te zgjidheshin nga radhet e luftetareve me te deshmuar dhe, sipas mundesive, serbe e malazeze qe me pare nuk ishin kolonizuar. Per bartesit e ketij misioni, sipas tij, duheshin siguruar rroga te larta, poste dhe status me te privilegjuar ne shoqeri.



Ne mes tjerash ai propozon: “Ushtria ne kohen e opercioneve luftarake, duhet t’i spastroje me plan dhe ne menyre te pameshirshme... ato vise qe deshirojme t’i kolonizojme me elementin tone kombetar....” “Ne duhet t’i perzeme te gjitha pakicat nga tokat tona. Per kete duhet punuar. Gjithe kete qe e them per Vojvodine, Sllavoni, Serbi te Vjeter (Kosove) dhe Maqedoni, ky eshte minimumi qe duhet te arrihet nese duam t’i sigurojme per te ardhmen vetes pronen e atyre tokave”... “Tash per tash po theksoj vetem se gjermanet duhet te spastrohen patjeter nga Vojvodina, kurse shqiptaret nga Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe Pollogu....”; “Çfare mund te them se pari: lufterat japin mundesite me te medha per zgjidhjen e ketyre problemeve. Ato si tufan, duke kaluar neper shtete, nxjerrin me rrenje popuj. Ate qe duhet bere me dhjetevjetesh e shekuj, gjate luftes behet per ndonje muaj apo ndonje vit”. “Duhet bere plane detaje, se cilat fshatra dhe cilat rrethe ne Serbi te Vjeter dhe ne Maqedoni duhet te spastrohen, dhe ne baze te atij plani duhet vepruar....”. “Perpos spastrimit nga ana e ushtrise gjate operacioneve, duhet perdorur edhe mjete te tjera qe pakicat kombetare te detyrohen te shperngulen. Para se gjithash, per shkak te qendrimit te tyre ne kete lufte, minoriteveve duhet t’u merren te gjitha te drejtat. Duhet te nxirren pameshirshem para gjykates se luftes te gjithe ata anetare te pakicave kombetare qe ne çfaredo menyre kane qene ne sherbim te okupatoreve. Per kete duhet te formohen kampet e perqendrimit, pasurite e tyre duhet t’u konfiskohen, familjet duhet t’u dergohen ne kampe dhe ne rastin e pare te debohen”.

Me planin terrorist te Çubrilloviçit parashihej amnestia e pergjithshme e çetnikeve, qe u be nga Kryesia e AVNOJ-it me 21.XI.1944. Pas amnestise, formacione te tera çetnikesh u transferuan ne Kosove per te realizuar planin e Çubrilloviqit. Per t’i pasur duart te lira ne zbatimin e terrorit dhe te gjenocidit mbi popullin shqiptar, udheheqja jugosllave mobilizoi me dhune forcen me vitale te shqiptareve. Shqiptaret e moshes madhore u mobilizuan me dhune ne formacionet ushtarake dhe u derguan ne Srem te Vojvodines, ne Bosnje e ne Kroaci. Te rinjte shqiptare u nisen ne front pa arme. Ne rruge per ne Tivar u vrane me dhjetera shqiptare te mobilizuar ne Ushtrine Jugosllave, kurse ne Tivar te Malit te Zi vetem brenda nje nate u vrane dhe u masakruan nga trupat percjellese serbe rreth 1500 shqiptare te mobilizuar. Si rralle ndonjehere ne histori, vete komandantet, pa asnje shkas, kishin urdheruar te hapet zjarr ndaj ushtareve te tyre - vetem pse ishin shqiptare. E vrasja e te rinjve shqiptare te mobilizuar vazhdoi edhe me tej ne “udhetimin” e tyre ne “front”, keshtu qe as sot e kesaj dite nuk dihet numri i sakte i atyre qe jane ekzekutuar nga ushtria jugosllave ose qe vertet jane vrare si “mish per topa” ne ndonje front. Sepse, ishte ky edhe motiv per ndjelljen e frikes e te pasigurise ne tere popullsine shqiptare, qe kishte mbetur ne Jugosllavi.



Shtabi Suprem i Luftes Nacional-çlirimtare dhe armata jugosllave, qe ne muajin gusht 1944 iu kishte drejtuar popullit shqiptare ne Kosove dhe me gjere me kete porosi kercenuese: “Ju shqiptaret, bashke me pushtuesit fashiste, çuat dore kunder popujve fqinje dhe u turperuat keq … Nga sjellja e tille deri me tash ju nuk keni ftuar te drejten te jetoni vellazerisht dhe te barabart me popujt e tjere te Jugoslavise”. Me shkuarjen nga Kosova te luftetareve dhe rekruteve shqiptare dhe me ardhjen e njesive ushtarake serbe, malazeze dhe maqedonase, ne Kosove u ndryshua perberja e forcave ushtarake ne dobi te elementit serb. Qe atehere filluan aksionet e ketyre njesive ushtarake per pastrimin e Kosoves nga “bandat shqiptare”. Ne te vertete, ketu ishte fjala per hakmarrje kunder popullit shqiptare, per shkak se gjate luftes nuk kishte lejuar depertimin e forcave çetnike ne Kosove.[i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 3:47 am

Presionet per shperngulje te shqiptareve



Duke mos pasur mundesi realizimi te plote te projektit te Çubrilloviqit dhe te projekteve te tjera, pas Luftes se Dyte Boterore, pushteti serb e vijoi zbatimin e fazave te metejshme te dhunes e te terrorit ndaj shqiptareve, te shpernguljes se tyre nga atdheu dhe kolonizimin me elementin serb ne Kosove.



Edhe pse Jugosllavia ne menyre publike pas vitit 1944 ishte deklaruar per “barazi te pergjithshme dhe lirine e te gjithe qytetareve”, politika serbomadhe ka shkuar disa hapa me tutje ne aspektin e programimit te shfarosjes se popullit shqiptare.



Pas mbarimit te luftes dhe formimit te organeve te reja te pushtetit siç quhej popullor, ne emer te vellazerim-bashkimit, rindertimit te vendit, te drejtave “te barabarta”, filluan aksione te shumta ne pune vullnetare, ne rindertimin e vendit. Edhe ne Kosove, ne krahasim me periudhen ndermjet dy lufterave boterore, filloi ne zhvillim i ngadalshem ekonomik, pastaj kulturor, arsimor, shendetesor etj. Filluan te hapen shkollat ne gjuhen shqipe me ideologji te caktuar komuniste, te organizohen kurse kunder analfabetizmit, kurse shendetesore, kurse te amvisnise, te bujqesise dhe te tjera. Filloi nje zhvillim dhe rindertim i ngadalshem, me moton ta shkaterrojme te vjetren dhe te ndertojme te rene. Vazhdoi periudha e ndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve, internimeve. etj. Me pastaj filloi presioni ekonomik per grumbullimin kinse te “tepricave”, propaganda per deklarim te dhunshem si kombesi turke, me qellim te shpernguljes ne Turqi, aksioni i mbledhjes se armeve te cilat shqiptaret nuk i kishin, ne dimrin e viteve 1955/56, me arsyetim se shqiptaret po pergaditeshin per kryengritje te armatosur dhe bashkimin me Shqiperine. E tere kjo u percoll edhe me gjykime masive e denime drastike te shqiptareve perseri per gjoja “koloaboracion me okupatorin” per te vazhduar me vone, pas Rezolucionit te Inforbyrose (1948), por gjoja krijimin e Shqiperise se Madhe dhe bashkepunimin me Bashkimin sovjetik e shtetet e tjera te Bllokut te Lindjes. Shqiptaret arrestoheshin, vriteshin, masakroheshin dhe internohesin ne burgjet e kampet e ndryshme te Jugosllavise (Goli-Otok, Bileçe, Nish, Gradishke etj.).



Si presione me te drejteperdrejta per ndjekjen dhe per shpernguljen e shqiptareve, perveç maltretimit te personave te pafajshem dhe veçanerisht te intelegjences se paket dhe punetoreve te arsimit, qe u shpallen armiq te rendit socialist dhe u burgosen, u internuan e, madje, nje pjese edhe u pushkatuan pa gjyq - ishin deklarimi i dhunshem per kombesi turke, aksionet e mbledhjes se drithit, aksioni i mbledhjes se armeve me arsyetim se shqiptaret kinse po pergatiten per kryengritje te armatosur dhe bashkim me Shqiperine, inskenimi i organizatave te fshehta politike “irredentiste”, redukimi i te drejtave sa i perket perdorimit te gjuhes shqipe dhe simboleve kombetare, mbyllja e disa shkollave ne gjuhen shqipte, nxjerrja e flamurit shqiptar ne diten e festes kombetare nga ana e organeve te sigurimit si provokacion per t’i burgosur njerezit e pafajshem etj. E gjithe kjo strategjeme mizore u sajua per te gjetur shkak per shpernguljen masive te shqiptareve jashte Jugosllavise. Ne kete periudhe “u zbuluan” kinse gjithato “organizata irredentiste e diversioniste”, “shqiptaromedha”, te cilat, ne fakt, nuk ekzistonin.



Siç po shihet, presionet per shperngulje ndaj shqiptareve ishin aq te shumta e te shumellojshme, sa jeta e tyre ne Kosove e ne viset e tjera te Jugosllavise u be e padurueshme. Prandaj, nje numer jo i vogel u detyruan te regjistroheshin si turq qe te shkonin ne Turqi per te shpetuar sa me pare nga ferri i pushetit serb. Shpergulja e shqiptareve nga Kosova mori permasa te gjera me intensitet te larte, sidomos gjate viteve ‘50 e ‘60 te shekullit XX. Gjate ketyre viteve u shperngulen ne Turqi 283.000 shqiptare, do te thote afer nje e treta e popullsise se atehershme.
[i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:39 pm

Nderpreja e perkohshme e kolonizimit dhe kthimi i disa koloneve ne vendlindje



Pas vitit 1966, e posaçerisht pas nxjerrjes se Kushtetutes te vitit 1974, serbet e malazezet, duke i humbur privilegjet dhe duke mos e duruar barazine e shqiptareve me ta, nje numer i tyre, sidomos ai me origjine kolonizuese kthehen ne vatrat e para te saj si dhe ne viset me te zhvilluara te ish Jugosllavise. Ata pasurine, token, banesen e tjere te marre falas ne Kosove e shiste me çmime te larta dhe me ato mjete blenin toke, shtepi, objekte ekonomike dhe gjera te tjera ne viset e Serbise, ne krahasim me Kosoven me çmime shume me te ulta, keshtu qe i mbeteshin mjete te bollshme edhe per kursim. Shpernguljen e ketille ekonomike te serbeve e malazezeve, qarqet politike shteterore te Serbise dhe disa edhe te Jugosllavise e shfrytezonin si presion te metejme ndaj shqiptareve. “Presioni” mbi serbet dhe malazezet ishte floskule politike dhe shpifje. Gjendja faktike nuk perkon me kualifikimet se serbet dhe malazezet po shperngulen nga Kosova per shkak te “presioneve”, “diskriminimit”, “terrorit”, “gjenocidit” etj. nga ana e shqiptareve. “Presioni” i shqiptareve mbi serbet dhe malazezet ishte nje shpifije e rende dhe mbi kete konstruksion u krijua nje klime dhe nje strategji antikosovare dhe antishqiptare pothuajse ne tere Jugosllavine. Sipas burimeve serbe prej vitit 1967-1980 nga Kosova u shperngulen 57.118 serbe e malazeze.


Duhet theksuar se popullata shqiptare e Kosoves qe nga vitit 1968 e deri ne vitin 1981 perjetoi deridiku nje transformim ne aspektin arsimor, kulturor, shkencor, ekonomik etj. Ajo ishte njefare pauze ne valen e shpernguljeve dhe u be per te evituar ndonje situate shperthyese ne Jugosllavi dhe per te vendosur njefare ekuilibri politiko-etnik ne federate, me shpresen qe ajo te mos shperbehej ne te ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:41 pm

Planet e reja dhe veprimet per rikolonizimin e Kosoves me popullate serbo-malazeze

Ne kushtet e krijuara, shume te renda dhe me pasoja te medha te asaj kohe, populli shqiptare i kesaj treve perhere i doli zot vetes, kurre nuk u pajtua me kete gjendje te krijuar nen sundimin serbo-jugosllav. Gjate gjithe periudhes se ashtuquajtures Jugosllavi “socialiste”, format e veprimit per Kosoven e pavarur dhe demokratike ishin konspirative dhe te udhehequra nga truri i kombit. Populli vazhdonte perhere perpjekjet per çlirimin dhe bashkimin kombetar. Ne vitin 1968, rinia studentore e Kosoves, organizoi demonstrata masovike me kerkesen kryesore per Republiken e Kosoves.



Pas ndryshimeve kushtetutare ne vitin 1969, ne vitin 1974 Kosova fitoi Kushtetuten e vet, si njera nder tete njesite federale jugosllave me perfaqesim ne te gjitha organet dhe me te drejten e vetos si dhe gjashte republikat tjera dhe Krahina e Vojvodines, por pa te drejte te shpalljes se Republikes. Pas kesaj filloi nje faze e re e zhvillimit dhe ndertimit te Kosoves. Konstituimi i autonomise se Kosoves, si njesi e barabarte e federates jugosllave u dha mundesi shqiptareve qe ne Kosove te zhvillohen ne pikepamje ekonomike, politike, shendetesore, sociale dhe kulturore. Po ashtu hov te madh mori edhe zhvillimi i arsimit, shkences dhe teknologjise.


. Kuptohet, ne shumicen e rasteve, eshte dashur t’i pershtaten rrethanave te kohes, per ndryshe nuk do te kishin mundur te shfrytezojne edhe ato ndihma te kufizuara qe i dedikoheshin Kosoves. Mirepo, megjithe avancimet qe shqiptaret paten gjate kesaj kohe, mund te themi se pakica serbe dhe malazeze ishte me e priveligjuar, edhe pse neper revista, gazeta, simpoziume etj., propaganda serbe per qellime politike, theksonte se “Serbia kishte humbur ne paqe ate qe kishte fituar ne lufte” qe do te thote se sipas tyre te drejtat e serbeve dhe malazezeve jane “neperkembur”. Prandaj me 1977, disa “intelektuale” serbe kishin hartuar “Librin e Kaltert”, ne te cilin thekesohej se te drejtat dhe kompetencat e krahinave autonome (Kosoves) duhet te kufizohen. Te ndikuar nga “Libri i Kaltert”, shume politikane serbe filluan te kerkonin revidimin e statusit te krahinave autonome. Ne qoftese krahasojme parametrat e zhvillimit te qyteteve te Kosoves me qytetet e pjeseve tjera te ish RSFJ-se, niveli i zhvillimit ekonomik te qyteteve te Kosoves me ato te qyteteve tjera jugosllave ishte shume prapa.

Militarizmi i Kosoves ze fill qysh ne fillimin e viteve te tetedhjet te shekullit te kaluar, sidomos pas demonstratave te rinise, te studenteve, te punetoreve e te tjereve ne Kosove. Sipas disa deshmitarve, ne listen e te burgosurve te Sigurimit te Brendshem, si organizatore dhe pjesemarres te demonstratave te vitit 1981, jane perfshire rreth 600 persona. Pushteti serb filloi aktivizimin e planeve te veta hegjemoniste te njohura me pare. Me metoda te ndryshme perfide mundohej edhe te pengonte zhvillimin ekonomik te Kosoves dhe te arriturat tjera. Keshtu, gjate viteve te nentedhjeta, krahas shtimit te masave represive ndaj popullsise shqiptare, pushteti serb vazhdimisht shton numrin e forcave policore dhe ushtarake ne Kosove. Ne shumicen e udhekryeqeve ishin vendosur punkte te policise serbe, ku maltretohej dhe terrorizohej popullsia shqiptare.



Forcat hegjemoniste serbe 1981 vepruan hapur e fshehur, me propagande e veprime konkrete, ne nderrimin sa me te madh te struktures etnike te Kosoves dhe te kolonizimit te saj. Per sendertimin e ketij qellimi, forcat ne fjale nuk ngurruan qe, ne njeren ane, te montojne procese te ndryshme politike dhe shtypje te tjera ndaj shqiptareve, ndersa, ne anen tjeter, te gjitha keto veprime i arsyetonin me padrejtesite qe u jane bere serbeve dhe synimet nacionaliste e seperatiste shqiptare.



Pas demostratave te rinise e studenteve shqiptare te vitit 1981, veprimtaria dhe qendrimet antishqiptare te qeverise se Beogradit u intensifikuan. Ne kete vit qeveria e Beogradit iu fut punes per aprovimin e masave kunder shqiptareve dhe per pergatitjen e terrenit politik per sllavizimin e Kosoves. Duke marre shkak nga kerkesat e drejta te demonstruesve dhe ne emer te luftes kunder nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar, neper mbledhjet e ish-LKJ-se, pastaj te organeve politike e ekzekutive, nga ish-federata, republikat e deri ne krahina, u hap nje lufte frontale kunder rinise shqiptare, kunder atyre qe kishin kerkuar statusin e Republikes per Kosoven ne kuader te ish-Federates. Kunder demonstruesve u perdor fjalori me fashist dhe u nxoren me mijera vendime shoveniste e nacional-fashiste, si dhe u sanksionua dhuna.


Edituar për herë të fundit nga fionaa në Sat Jan 23, 2010 6:08 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:43 pm

Pas kesaj kohe pushteti jugosllav, perkatesisht ai serb, i hyri planit te ri me qellim te rikolonizimit te Kosoves me popullate sllave, perkatesisht organizimin e aksionit kinse te kthimit te serbeve dhe malazezeve te shpergulur nga Kosova. Pushteti serb i mbeshtetur nga ai jugosllav e herehere edhe nga ai kosovar, duke e shfrytezuar kete klime filluan te aprovojne vleresime, platforma, rezoluta e programe kinse per kthimin e serbeve dhe malazezeve ne Kosove, ne te vertete pergatitej vala tjeter e kolonizimit te Kosoves me elementin sllav.



Pushteti serb filloi levizjet per suprimimin e autonomise se Kosoves. Sherbimet e fshehta serbe, nxitnin serbet e malazezet e Kosoves qe te ngriteshin ne demonstrata – protesta kunder pozites “inferiore” qe kishin perballe shqiptareve. Çerdhja e organizatoreve te demonstrave ishte ne Fushe-Kosove. Ata si moto perdoreshin edhe kthimin e serbeve dhe malazezeve te shperngulur kinse me dhune nga Kosova ne periudhat e mehershme. Kjo fushate antishqiptare u pershpejtua dhe motivua me ardhjen ne pushtet te Sllobodan Millosheviqit, ndersa u frymezua nga Memorandumi i ASHS, ku u organizuan shume mitingje me karakter antishqiptar dhe per suspendimin e autonomise se Kosoves.



Te nxitura dhe te frymzuara nga memorandumi i ASHA te Serbise (1986), madje, individe e parti te ndryshme çeshtjen e rikolonizimit te Kosoves, e ngrene edhe ne Parlamentin serb me arsyetim se gjate Luftes se Dyte Boterore u be kolonizimi i Kosoves me shqiptare nga Shqiperia. Siç dihet ne fillim flitej me mese qindra mijera kolone shqiptare, me vone per dhjetera mijera e me ne fund u konstatua nga ana e Sekretariatit Fedrativ te Puneve te Brendshme, se ne Jugosllavi prej vitit 1949-1956 nga personat e ardhur kishin mbetur vetem 754 emigrante shqiptare, kurse nga ai numer vetem 243 banonin ne Kosove. Megjithate, kjo e vertete nuk pengon keto qarqe dhe qeverine e Serbise qe te propogandoje e te veproje haptas per nderrimin e struktures kombetare ne Kosove dhe per kolonizimin e saj me elementin sllav. Nje veprimtari te tille Serbia edhe e ligjesoi.



Perveç kesaj, qeveria e Beogradit arriti te mobilizoje gjithe popullin nen parullen “Serbi unike”. Disa vjet rresht u organizuan me qindra mitingje e demonstrata antishqiptare. Per te bere kthesa nacionaliste nga Qeveria Serbe u organizuan marshime dhe demostrata shoveniste ne Kosove, ne Serbi dhe para organeve serbo-jugosllave ne Beograd. Parullat e tyre ishin: “Kosova eshte Serbi”, “Kosova eshte zemra e Serbise”, “Kosova eshte toke e shenjte serbe”, “Ne do te luftojme per kete vend te tokes se vjeter serbe”, “Serbi mos e lesho Kosoven nga dora” etj. Kjo qeveri serbe para organeve shteterore perdori si paravan shpernguljen nga Kosova te serbo-malazezeve. Ky ishte vetem nje pretekst i pabaze dhe jashte realitetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:45 pm

Perkitazi me politiken e punesimit, vete pushtetaret serbe benin propogande dhe nxitje te serbeve dhe te malazezeve kinse per shperngulje, por me qellim te punesimit te tyre pa kurrfare kriteriumi. Keshtu, ne vitin 1987, ne komunen e Prishtines pune pritinin 18.500 njerez, nga te cilet vetem 2600 ishin serbe e malazeze. Mirepo, ne Prishtine per nente muaj te vitit 1987 jane punesuar 442 serbe dhe 42 malazeze, nga 2263 te papunesuar ne ate kohe. Rendesi te posaçme nga organet e atehershme i kushtohej punesimit te personave qe perhere te pare vijne e punojne dhe te jetojne ne Kosove. Keshtu, vetem ne komunen e Prishtines ne vitin 1987 jane punesuar 110 persona qe perhere te pare punojne e jetojne ne komunen e Prishtines. Shumica nga keta ishin punesuar ne Elektroekonomine e Kosoves, ne organet e administrates etj. Kjo ishte nje prej formave te kolonizimit te Kosoves me elementin sllav.



Shqiptaret ne nje forme shume me te bute, duke e pare qellimin e kerkesave per nderrimin e kushtetutes se vitit 1974, orgnizuan disa protesta, marshime protestuese te minatoreve te “Trepçes” se Stantergut, te ngujuar ne zgafelle me 17 nentor 1988 ne Prishtine dhe shume te tjera, qe nder me e njohura ishte greva e minatoreve te “Trepçes” me 20-28 shkurt 1989. Me grevat dhe kerkesat e popullates shqiptare u solidarizua tere populli shqiptare.



Ne kete kohe ne Kosove u vendos gjendja e jashtezakonshme dhe ora policore nen presionin e 30 mije policeve te sjellur nga Serbia. Keshtu me 23 mars 1989 nen gjendjen e jashtezakonshme dhe nen kercnimin e armeve, si dhe me ane te votave joparlamentare, Kuvendi i Kosoves aprovoi amandamentet per nderrimin e kushetutes se vitit 1974, qe edhe de jure u suprimua autonomia e Kosoves. Me 28 mars 1989, ne Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavise ratifikoi vendimin e Kuvendit te Kosoves. Ndersa ne korrik te vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosoven.



Perkitazi me politiken gjenocidiale dhe qellimet e hapta te pushtetit serb me se miri na paraqet nje leter e Akademik Mark Krasniqit derguar Kryetarit te Kryesise se RFS te Jugosllavise, Prishtine me 1 shkurt 1990, ne mes tjerash shkruan: “ ….. Marrja e autonomise se Kosoves ne pranveren e vitit 1989 eshte realizuar suksesi i pare i asaj politike, e pjeserisht edhe me gjere. Siç eshte e njohur, autonomia e Kosoves eshte rrenuar me tanksa, me policine speciale dhe me viktima te shumta te nacionalitetit shqiptar, e cila me manifestime masive ne tere Kosoven ne menyre plebicitare eshte shprehur kunder heqjes se Kushtetutes te vitit 1974, dhe kunder amandamenteve te RS te Serbise ka shkaktuar probleme te shumta te cilat ajo mendon t’i zgjidh nepermjet te masave represive drastike ndaj shqiptareve, te cilet ne Kosove perbejne 80% te popullates se pergjithshme, duke i larguar ne menyre masive nga puna, me burgime dhe me vrasje te reja te njerezve te pafajshem, qe mund te kete pasoja te paparashikuara tragjike te permasave te gjera. Kete politike te rrezikshme te Serbise eshte duke e denuar tere bota demokratike liridashese, me disa perjashtime, por te gjitha keto i shiqon me duar kryq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:48 pm

Shqiptare akuzohen para se gjithash per tri mekatekryesore vdekjepruese: per kontrarevolucion, per presion ndaj serbeve dhe malazezve, perkatesisht kinse per mosbarazi dhe per Kosoven e paster etnike. Mirepo, te gjitha keto jane trillime.Kontrarevolucioni ne Kosove fare nuk ka ndodhur me 1981 dhe te viteve te ardhshme, kur shqiptaret ne menyre masovike kane demonstruar duke kerkuar vetem barazine e tyre nacionale, ekonomike dhe politike ne kuader te federates jugosllave. Nuk eshte numri i vogel i shkenctareve jugosllave te cilet me argumente te pamohueshme kane deshmuar se ajo akuze eshte pa kurrfare baze, por me tendence te qarte antishqitpare. Shqiptaret ne menyre masovike kane marre pjese ne Revolucionin popullor gjate LNÇ-se, me te cilen kane fituar te drejten qe te jene te barabarte me kombet dhe kombesit tjera te Jugosllavise socialiste, qe nje nje mase te konsideruar eshte arrijtur me Kushtetuten e vitit 1974, prandaj çdo kunderrevolucion do te ishte kunder tyre. Shqiptaret atehere dhe tani me kerkesat e tyre asgje tjeter nuk deshirojne te arrijne perveç barazise se plote ne kuader te RFSJ, dhe kete barazine ne veper por jo vetem ne leter. Mirepo, politika unitariste e Serbise ende krijohet ne dominimin e saj, dhe jo ne barazine e kombeve dhe kombesive.



Sa i perket akuzes se dyte, pabarazine e serbeve dhe malazezeve ne Kosove, kjo eshte e pavertet e paskrupullt. T’i theksoje vetem disa fakte te cilat ne menyre bindese tregojne se serbet dhe malazezet ne Kosove jo vetem qe nuk jane ne poziten e pabarabart, por ata ne mase te madhe jane te privilegjuar, ndersa shqiptaret te diskriminuar. Kosova, siç eshte e njohur eshte treva me e pazhvilluar e Jugosllavise, e cila ne prodhimtarine shoqerore te vendit merre pjese 2.1%, ndersa me popullsi 8%. Kontigjenti i ri çdo vit arrine prej 18 deri 20 mije persona, keshtu qe armata e te papuneve ne menyre rapide rritet. Ne 1000 banore ne Jugosllavi mesatarisht jane 281 te punesuar, ndersa ne Kosove vetem 120. Keshtu, mesatarja e te papunesuareve eshte 3.3 me e madhe ne Kosove. Mbi 41% te papuneve e perben rinia me shkollim te mesem, ndersa te papunesuar me kualifikim superior jane mbi 3000. Dhjete komuna ne Kosove kane madje 6.5 deri 8 here te ardhurat me te ulta per koke te banorit se sa qe eshte mesatarja e Serbise dhe e Jugosllavise. Ne kete situate dramatike ne Kosove e drejta ne pune eshte privilegja me e madhe shoqerore, sepse me te sigurohet kushti themelor i ekzistences. Ne ate baze krijohen konfliktet dhe padrejtesite me te medha siciale dhe nacionale. … Ne kete sfere ekonomike shqiptaret ne ate mase jane te diskriminuar keshtu qe shume familje jane sjellur deri te shkopi i varferise dhe deri te skaji i urisefarmale, ndersa kjo sipas normave nderkombetare, eshte krimi me i madh ndaj njeriut. Kjo ne te vertete eshte nje politike e paramenduarndaj shqiptareve, qe ketij populli ne ate menyre t’i merret mundesia per shkollim te gjeneratave te reja dhe me masa te tjera represive, shqiptaret per shkak te varferise te leshojne atdheun e vet ne Kosove, Maqedoni, Serbi dhe Mal te Zi. Kjo eshte politika e sotme antishqiptare dhe praktika e koalicionit jofromal serbo-malazezo-maqedon, e cila rrenjet e veta i ka qysh ne shekullin e kaluar. Por, vete faktet te ilustrojne te verteten faktike.



Struktura nacionale e popullsise ne vitin 1981 ishte: shqiptare 77,4%, serbe 13,2%, malazez 1,7% dhe turq 0,8%. Me 30.IX 1988 ishin te punesuar: 162.499 shqiptare, 51.092 serbe, 6.957 malazez dhe 3.014 turqe. Nga kjo shihet se ne vitin e theksuar ishin te punesuar çdo i treti malazez, çdo i pesti serb, por çdo i trembedhjeti shqiptar. Me 30.VI 1989, ishin te paraqitur ne entet e punesimit ne Kosove 113.000 (82,1%) shqiptare, 14.156 (10,5%) serbe, 1.2225 (0,9%) malazeze dhe 1.095 (0,8%) turqe. Ketu duhet theksuar se çdo serb dhe malazez i rritur kerkon te punesohet, ndersa, nje numer i madh i shqiptareve ne pergjithesi nuk paraqitet per pune ne entet e theksuara, sepse e dijne se kjo eshte e kote, duke u bazua ne ate se serbet dhe malazezet punesohen edhe kunder kushtetutes dhe pakurrfare konkursi, pa kualifikim perkates, ndersa intelektuale mund te shihen neper tere Jugoslavine si ne tregjet duke pritur çdo dite qe te angazhohen ne çfaredo pune fizike per meditje te mjerueshme. Kete gjendje disa e asyetojne me natalitetin e larte te gruas shqiptare, qe eshte problem i llojit te vet, por nuk eshte kurrfare argumenti per arsyetimin e politikes diskriminuse ne punesim. Kete diskriminim ne menyre te qarte e verteton fakti se mbi 60.000 familje shqiptare nuk e kane asnje anetar te punesuar, ndersa ne anen tjeter nuk ka asnje familje serbe dhe malazeze pa nje te punesuar ose pa ndonje pension ose ndihme tjeter. Para kesaj gjendjeje faktike, si mund te thuhet se serbet dhe malazezeve debohen ose jane te pabarabarte ne Kosove? Ata ne te vertete eshte kategoria me e privilegjuar jo vetem ne Kosove, por edhe ne tere Jugosllavise, sepse as ne Mal te Zi, as ne Serbi malazezet dhe serbet ne ate shkalle nuk jane te punesuar. Kesaj duhet t’i shtohet fakti se serbet dhe malazezet jane te punesuar kryesisht ne veprimtarite dhe sherbimet administative, ndersa shqiptaret ne xehetari, ndertimtari dhe ne punet tjera te renda.

Qe edhe nje fakt bindes i cili flet per poziten e prvilegjuar te serbeve dhe te malazezeve ne Kosove. Kete e tregon shkalla e urbanizimit te tyre e cila eshte e pakrahasueshme e madhe te ta se sa te shqiptaret, sepse sipas regjistrimit te vitit 1981, mbi 38% te serbeve dhe 70% te malazezeve jetojne ne qytete, ndersa gjithsejte 28,9% te shqiptareve. Perveç kesaj, vetem ne Prishtine ne banesat shoqerore jetojne 84,7% malazeze dhe 70,3% serbe, por vetem 26,9% shqiptare. Pas suprimimit te autonomise se Kosoves ne vitin 1989, Serbia ka ndermarre disa masa qe bene te mvarur nga ajo tere ekonomine e kesaj Krahine, duke e arsyetuar kete me dofare integrime dhe bashkesine ne kuader te Republikes. Keshtu eshte rasti e Elektroekonomine e Kosoves, Kombinatin Ndertimor “Ramiz Sadiku” nga Prishtina, me Trepçen etj. …… Ne vend qe te merren masa per permiresimin e kesaj politike drastike te pales te rrezikuar, familjeve shqiptare, veprohet ne te kunderten: gadi te gjitha objektet industriale ndertohen ne mjediset dhe vendbanimet serbe, ne te cilat ekskluzivisht punojne serbet dhe malazezet. Ato jane ndermarrje te pastra etnike. , si dhe ne disa vendbanime ne te cilat pushteti me bulduzher rrenojne shtepite e shqiptareve te paket ne fshatra (si p.sh. rasti ne Bresje te Prishtina), ndersa nga disa shkolla te perzira debohen nxenesite e nacionalitetit shqiptare (Prilluzhja te Vushrrria) ne menyre qe shkollat te mbeten plotesisht serbe. Mirepo, politika dhe propaganda serbe i padisine shqiptaret se ata po deshirojne vendbanime dhe Kosoven e paster, qe ne esence eshte e kunderta. Ne komunen e posathemeluar Zubin Potoku, e cila i ka 6.000 banore, kryesisht te nacionalitetit serb, jane ndertuar disa objekte industriale, sikurse edhe ne komunen serbe Leposaviq, ashtu edhe ne Siriniq etj., ndersa ne komunen e Malisheves, me 43.000 banore kryesisht te nacionalitetit shqiptare, nuk ekziston asnje objekt industrial, ku jane te punesuar gjithsej 1.000 njerez. Madje, ketu eshte ndertuar ndertesa moderne e stacionit te policise. Per realizimin e kesaj politike ekonomike dhe pabarazise nacionale shfrytezohen edhe mjetet e Fondit fedrativ per trevat e pazhvilluara, nga te cilat pushteti fedrativ ka lejuar ndertimin e 2.000 banesave dhe blerjen e 700 pllaceve per serbe dhe malazez te cilet do te vijne te jetojne dhe te punojne ne Kosove. Ne nje ane nxitet ardhja dhe punesimi edhe i atyre te cilet kurr nuk kane jetuar ne Kosove, ndersa ne anen tjeter largohen nga puna shqiptaret vendes, te cileve iu rekomandohet te kerkojne pune neper tere vendin dhe jashte tij…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:51 pm

Madje kishin reaguar edhe perfaqesuesit e Seksionit te luftetareve te Brigades se Shtate Sulmuese ne Kosove, ne letren e hapur nga Prishtina, me 19 mars 1990, derguar Kryesise se RFSJ dhe Keshillit fedrativ te Lidhjes se Luftetareve te LNÇ te Jugosllavise, ne te cilen ne mes tjerash thuhet: “ ….. rrenimi i autonomise, prape kolonizimi i Kosoves, regjistrimi i vullnetareve per ardhje ne Kosove, shpernguljen nga Kosova mbi 300.000 kinse te emigranteve shqiptare, mbylljen e Universitetit ne Prishtine, heqjen e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare etj. Po na iritojne edhe masat e denimeve te cilat po ndermirren ne baze te kriteriumeve nacionale, e jo sipas shkalles se vepres. Keshtu, te themi, nje prind shqiptare denohet vetem se femiu i tij dyvjeçare, sigurisht nen ndikimin e fotografive ne TV ose tjeterkund, ngrite dy gishtrinje ne shenje te shkronjes “V” kur e sheh miliconerin, ose nje shqiptare ne gjendje te dehur, ne kafene kerkon qe te hiqet fotografia e liderit aktual serb, denohet me 60 dite burg, ndersa nuk merren kurrfare masash ndaj nje V. Shesheli, V. Drashkoviqi, te cilet para kamerave te TV e heqin fotografine e Titos duke e quajtur kriminel…. Me keqardhje jemi deshmitar te vete kohes ku qellimi i ketyre forcave, receptiv V. Qubrilloviqti, I. Andriqit dhe drejtimeve te memorandumit “te paekzistuar” te ASSHKA gradualisht po realizohen, duke u perputhur gati ne teresi identifikohen me programin dhe masat e politikes zyrtare te Serbise. Kete fakt na e verteton edhe V. Drashkoviqi ne tryezen e rrumbullaket te partive politike serb e per Kosoven (9 mars 1990)…”



Sip u theksua me 23 mars 1989, kur Kosoves iu mor subjektiviteti i saj ne ish-RSFJ dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, veçanerisht pas 5 korrikut 1990, kur Serbia ne menyre klasike e okupoi Kosoven, mbreteron nje politike tejet nacional-shoveniste dhe ekspansioniste e Serbise ndaj popullit shqiptar ne Kosove. Ndersa, ne anen tjeter, me 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosoves shpalli pavaresine e Kosoves dhe aprovoi Kushtetuten e Republikes se Kosove. Me 7 shtator 1991 qytetaret e Kosoves u deklaruan me referendum per pavaresine e Republikes se Kosoves. Qeveria e Kosoves i beri kerkesen komisionit te Badinterit ne kuader te Konferences nderkombetare per ish-Jugosllavine qe ne procesin e shperberjes se ish-Jugosllavise te njohe shtetin e pavarur te Kosoves. Me 1992 ne Kosove u mbajten zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Mirepo, kerkesave demokratike te popullit te Kosoves, pushteti serb u eshte pergjigjur me dhune e terror te organizuar shteteror qe ka pasur per qellim spastrimin etnik te Kosoves dhe serbizimin e saj.



Krahas percaktimit politik per serbizimin e Kosoves, Serbia me vazhdimesi ka nxjerr ligje dhe akte normative me permbajtje diskriminuese te veçanta per Kosoven. Pushteti serb kishte aprovuar rreth 1360 akte politike, juridike, te pergjithshme e te veçanta ne funksion te rikolonizimit te Kosoves me serbe e malazeze. Ato kane qene ligje thjesht kolonizuese. Me to u krijua mbeshtetja ligjore per kolonizimin e Kosoves me elementin sllav. Me ligje te tilla u shnderrua Kosova ne koloni te tipit monarkik te Serbise.



Ish Federata Jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete te medha per stimulimin e ardhjes sa me masive te serbeve ne Kosove. Privilegjet e serbeve ishin shume te medha: sigurimi i punesimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjate pa kamate, per te njejtin vend pune te ardhurat shume me te medha dhe benificione te tjera. Ne kete periudhe filloi ngritja e reparteve industriale ne enklavat serbe dhe ndertimi i objekteve segregacioniste te banimit dhe te tjera.



Vala e re e kolonizimit filloi me sjelljen e policeve, te instruktoreve te larte ushtarake, te gjykatesve dhe administratoreve per t’i ndjekur e torturuar sa me teper shqiptaret. Me 1988 dy Kryesite e Jugosllavise Socialiste (Kryesia e LKJ-se dhe Kryesia e Jugosllavise) dhe qeveria kerkuan kolonizimin e Kosoves permes nje aksioni per kinse dhenien e ndihmes kuadrore Kosoves: ne arsim, kulture, jurisprudence, polici etj. Ish Federata Jugosllave dhe njesite e saj ne kete menyre stimulonin represionin dhe segregacionin ne Kosove dhe ndihmonin realizimin e synimeve te kahmotshme te politikes hegjenomiste te Serbise.



Serbia, me 8 mars 1990 abrogoi “Ligjin mbi revizionin e ndarjes se tokave kolonisteve ne Kosove e ne Maqedoni”, me te cilin sipas llogarive do te duhej t’u kthehej toka rreth 14 mije familjeve serbe, qe kishin ardhur si kolone ne Kosove ndermjet dy Lufterave Boterore, çka si pasoje pati qe shume ish familje kolone serbe e malazeze te marrin prona te reja toke te kooperativave bujqesore, apo para te majme si “kompensim”. Ndersa, ne “Ligjin per formimin e fondit per kthimin e serbeve dhe malazezeve ne Kosove”, parashihej sigurimi i mjeteve per kolonizim nga tatimi ne te ardhura, legata dhe dhuratat, nga kamatat dhe burimet tjera.



Pasojat e ketij diskriminimi ne aspektin legjislativ goditen pa meshire te gjitha sferat e jetes shoqerore ne Kosove. Nepermjet te sjelljeve te ligjeve dhe akteve normative diskriminuese, shqiptaret u perjashtuan nga jeta ekonomike, politike e shoqerore. Keshtu u paralizua tere jeta ekonomike e shoqerore ne Kosove dhe me gjere, duke thelluar edhe me teper krizen ekonomike me pasoja katastrofale, sidomos per rreth 130.000 punetore shqiptare, qe mbeten pa pune dhe pa mjete per ekzistencen e tyre dhe te familjeve te tyre, shumica e te cileve u detyruan qe ta marrin rrugen e mergimit ne vende te ndryshme te botes, sa per te siguruar nje ekzistence. Politika e pabarazise dhe e diskriminimit u manifestua ne nje forme te veçante edhe ne sferen e arsimit.



Per kete qellim ishte hartuar edhe “Platforma politike per Kosoven” e LKJ qe parashihej kolonizimi i Kosoves permes aksionit te kinse kthimit te serbeve dhe malazezeve. Pastaj, ishte hartuar Projekti per kthimin e rreth 200.000 serbeve e malazezeve per te jetuar ne Kosove. Ky projekt ishte nje dokument, ku behej ngarkim kolonizues i Kosoves me serbe dhe me malazeze, perkunder faktit se Kosova kishte dendesine me te madhe te popullsise, 200 ban/1 km2 (dy here e gjysme me shume se mesatarja ne ish-Jugosllavi). Per kolonizim te tipit klasik Kosova nuk ka pasur kurrfare kushtesh, sepse eshte territor me i dendur i banuar ne kete pjese te Evropes, sidomos ne ne pikepamje te dendesise agrare, me potenciale te medha te fuqise punetore te papunesuar, me zhvillim te pamjaftueshem te kapaciteteve perpunuese dhe me nje shkalle shume te ulet te finalizimit te lendeve te para qe disponon vete. Ne anen tjeter shkaterrimi i bazes ekonomike te Kosoves, plaçkitja e fondeve dhe e teknologjise nga ana e pushtetmbajtesve serbe nuk shkon ne favor te popullzimit plotesues. Por qellimi kryesor i pushtetit okupues ishte tendenca per nderrimin e perberjes kombetare te Kosoves. Ne anen tjeter, shume vendbanime, madje edhe krahina te tera rurale agrare ne Serbi kishin mbetur te zbrazeta, pa popullsi. Por pushteti nuk ka vendosur atje refugjate serbe, ku kishte toke te mjaftueshme dhe kushte elementare per arsye se nuk e kishte kete qellim, por qellimin e kolonizimit te Kosoves me elementin sllav dhe nderrimin e struktures nacionale.



Nga pushteti i asaj kohe ishte hartuar edhe i ashtuquajturi Programi jugosllav per Kosoven, i dates 9 shkurt 1990. Nepermjet te ketij programi, pushteti mundohej qe ne menyre te rafinuar dhe perfide, ne dallim nga regjimet e meparshme serbe te ndryshoje strukturen etnike dhe te veje baraspeshen etnike ne Kosove, duke bere presion pa presedan ne shqiptaret qe t’i leshojne vatrat e veta, ndersa ne vend te tyre te sjelle serbe e malazeze me qellim te sllavizimit dhe te kolonizimit te Kosoves. Ai program synonte marrjen e masave konkrete ne te gjitha fushat: politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shendetsore, gjyqesore, informative, te punesimit, te urbanizmit, zhvillimit demografik etj. Programi i tille i cili barte nje titull mjaft cinik “Programi per realizimin e paqes, lirise, barazise dhe prosperitetin e Kosoves”, i njohur si “Programi per Kosoven”, thjeshte ishte program diskriminues dhe racist. Me te parashihej hapja e vendeve te reja te punes, perparesi ne punesim, stimulime te veçanta per investime ne programet per punesim, te gjitha per kthyerje, perkatesisht ardhje te nje numri me te madh te serbeve dhe malazezeve ne Kosove qe te jetojne e punojne ketu dhe te pengojne shpernguljen e tyre nga Kosova; parashihet zvogelimi i te gjitha kuadrave shqiptare ne institucionet shoqerore dhe organizatat ekonomike, parashihte nxjerrjen e ligjit te posaçem me te cilin do te themelohej Fondi per sigurimin e kushteve materiale per zhvillimin e Kosoves, ne menyre qe te pengohet shperngulja e serbeve dhe e malazezeve, kthyerja dhe ardhja e te rinjve. Gjithashtu, parashihej shqyrtimi i mundesise se punesimit te shqiptareve ne vendet tjera te Jugosllavise ne pajtim me “Programin per Kosoven”; parashihte ndertimin e 30 reparteve te ndermarrjeve serbe ne vendet ku kryesisht ne to jetonin serbet, malazezet, myslimanet, goranet, perkatesisht ne vendet ku serbet dhe malazezet deshirojne te kthehen qe te punojne e jetojne ne Kosove - ne Leposaviq, Mitrovice, Fushe Kosove, Zubin Potok, Novo Berde, Shterrpc, Lipjan, Gjilan, Obiliq, Ferizaj, Kamenice dhe ne bashkesite lokale ne Graçanice dhe ne Prishtine, ku jetojne serbet dhe malazeze
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:53 pm

Krahas planeve te Jugosllavise Socialiste, te inicuara nga Serbia, edhe ajo kishte hartuar plane dhe projekte per rikolonizimin e Kosoves. Ne nje plan operativ parashihej ndertimi i 30 lagjeve, ndertimi i banesave ne Gjakove, Prishtine, Fushe-Kosove, Obiliq, Novoberde, Shterrpce, Lypian, Zubin-Potok dhe ne Kamenice. Me 12 dhjetor te vitit 1991 me qellim te kolonizimit te ri te Kosoves, ne lokalet e pushimores te femijeve dhe te rinise ne Deçan u vendosen 100 familje me prejardhje serbe e malazeze te ikur nga Shqiperia. Me vone aty dhe gjetiu u vendosen edhe shume familje te tjera.

Ne kuader te aksionit per kolonizimin e Kosoves, Jugosllavia Socialiste me 16 shkurt 1990 kishte aprovuar Ligjin per sigurimin e banesave per nevoja te kuadrit dhe kthyerjen e personave te shperngulur nga Kosova ne periudhen 1989 deri 1993, si dhe Ligjin per realizimin e atij programi. Sipas atij programi, perkatesisht ligji, parashihej ndertimi i 2.000 banesave ne siperfaqe 115.273 metra katrore dhe ndarja e 711 trojeve dhe kredive per ndertimin individual, me vlere te mjeteve per realizimin e atij programi ne shume prej 20.075.712 dinare. Pas shkaterrimit te ish Jugosllavise, apetitet per kolonizim te Kosoves ishin ngritur edhe me teper. Per kete qellim Kuvendi i te ashtuqutuajres RFJ, me 17 mars 1994 kishte aprovuar Ligjin per sigurimin e banesave per nevoja te kuadrit dhe kthyerjen e personave te shperngulur ne Kosove. Sipas atij ligji parashihej qe ne periudhen prej vitit 1994 deri 1998 per keto nevoja, te ndertohen ose te blehen 1.564 banesa. Ne vitin 1994 ishte parapare qe te kryhet ndertimi i 1.024 banesave te filluara me pare.

Me dispozita ligjore ishin percaktuar kushtet dhe kriteret per dhenien e kredive dhe ndarjen e banesave kategorive te caktuara te “kuadrave” dhe personave te cilet kthehen ne Kosove. Pastaj, percaktohej ndarja e placeve per ndertimin e shtepive per kolone etj.



Me 6 gusht 1992, Serbia aprovoi nje “Program per formimin e fondit per zhvillimin e Serbise”, ne te cilin siguroheshin mjetet per vazhdimin e fushates se kolonizimit.



Nje nder aktet juridike sistemore me ekstreme eshte “Ligji per Organizimin Territorial te Serbise”Sipas nenit 7 te ketij ligji “Qeveria e Serbise mund t’ua ndryshoje emertimin (toponimin) vendbanimeve ekzistuese sipas percaktimeve me ate ligj, pas mendimit paraprak te marre nga kuvendi i komunes”. Me dispozitat e nenit 72, paragrafi 1, te Ligjit te sipershenuar, “Organet e Komunes se Malisheves pushojne se punuari diten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji”. Ne anen tjeter, formohen komunat e reja si Zubin Potoku, Zveçani, Shterrpca dhe Gora. Me dispozitat e nenit 73 te Ligjit ne fjale, kuvendet komunale detyrohen t’i “rishqyrtojne emertimet ekzistuese te vendbanimeve dhe te caktojne emertime te reja ne afat prej nje viti nga dita e hyrjes se tij ne fuqi”. Kjo do te thote se se pari permes akteve juridike fillohet me sllavizimin e toponomise autoktone shqiptare.



Me ligjin e Serbise mbi transformimin e pasurise shoqerore ne ate private parashihej qe nga shitja e pasurise shoqerore 60% te mjeteve te ndaheshin per fondin per zhvillimin e Serbise, me te cilin siç u pa financohej kolonizimi i Kosoves.

Perveç organeve te pushtetit, edhe organizatat e ndryshme, personat, shoqatat e tjere jepnin propozime te ndyshme per kolonizimin e Kosoves. Ishte dhene propozimi per sjelljen e 400.000 serbeve nga Rumani mendohej madje edhe versioni izrailit i kolonizimit te Kosoves, pastaj propozimi qe kolonizimi i Kosoves te behet menjehere, duke e bere Prishtinen kryeqytet te Serbise e te Jugosllavise, ku do te barten te gjitha institucionet shteterore, shkollat ushtarake e policore, shume oficere, nepunes, police etj. me familje. Kjo vale e kolonizimit do te kapte nje numer prej 100.000 serbesh e deri te kerkesa e disa funksionareve kosovare serbe qe ne Kosove menjehere te vijne se paku 300.000 serbe e malazeze.<

Ne aspektin ekonomik pushteti i instaluar serb donte qe perveç anes politike, debimit te shqiptareve, ekspolatimit te tyre, kolonizimit te Kosoves me elementin serb etj. filloi edhe rrenimin e asaj ekonomike te pakte qe ishte ndertuar ne Kosove ne krahasim me viset tjera te ish Jugosllavise. Si mase perfide perdori integrimin e ndermarrjeve shoqerore te te njejtat ne Serbi dhe Vojvodine. Qellimi ishte perfitimi dhe barta e kapitalit nga Kosova. Me kete edhe largimi i punetoreve shqiptare dhe sjellja e kuadrave serbe ne vendet udheheqese pa kurrfare kualifikimi perkates shkollor.



Shoqata e serbeve dhe e malazezeve “Bozhuri” e Fushe-Kosoves percaktoi nje program per kolonizimin e Kosoves. Ky program operativ, nuk dallon shume nga programet e tjera te mehershme, sepse ne esence ai eshte nje konglomerat i kerkesave te prezentuara shume vjet, si ne tubimet serbo-malazeze, po ashtu edhe ne forumet e pushtuara te Kosoves. Si kerkese e pare e tij veçohet obligimi per ndertimin e lagjeve dhe te paralegjeve me me se paku nga njeqind ekonomi shtepiake anekend Kosoves, obligim ky qe duhet ta jetesoje Serbia, perkatesisht drejtoria per zhvillimin e “Kosmetit”. Me pastaj radhiten kerkesat e tjera, si ajo per fillimin e menjehershem te pergatitjes se lokacioneve per ndertimin e vendbanimeve te reja dhe atyre ekzistuese, kthimi i maleve te uzurpuara nga shqiptaret (!) ne pronesine shteterore, me kusht qe ato pastaj t’u ndahen serbeve dhe malazezeve; vendosja e familjeve serbe ne trojet, qe u shiten ne kundershtim (!) me ligjin sikunder dhe ne tokat e ekspropriuara, siç jane ato ne Brezovice, Gazivode, Radoniq e gjetiu; kerkesa per nxjerrjen e ligjit per ndalimin e ndarjes se tokave te punueshme shoqerore shqiptareve; kerkesa per anulimin e Ligjit per ndalimin e kthimit te serbeve ne Kosove; kerkesa per nxjerrjen e vendimit per perzenien e emigranteve shqiptare qe nuk kane shtetesine jugosllave; ndalimi i punes se partive, te shoqatave dhe te asociacioneve te tjera qe po eksponohen “armiqesisht” etj. Natyrisht, “Bozhuri” nuk harroi te kerkoje edhe nxjerrjen e ligjit diskriminues, atij per planifikimin e familjes.<



E ashtuqujtura qeveria jugosllave me 12 janar 1995 e kishte aprovuar dekretin, ku sipas tij nga buxheti fedrativ per kete vit, per ndertimin e kolonive ne Kosove duhet te ndahen 4,1 milion dinare. Me kete dekret plotesisht antishqiptar perkrahej kolonizimi i Kosoves me popullate serbe e malazeze; “Te gjithe qytetaret e shperngulur nga Kosova e Metohija, te cilet jane te ineresuar qe te kthehen dhe kuadrat te cilet deshirojne te vijne ne kete krahine, per ndertimin e shtepive ose blerjen e banesave do te marrin kredi me afat kthimi prej 40 vjetve, ndersa place - pa pagese”. Sipas kektij dekreti perparesi kishin: a) kuadrat e domosdoshme per organe te administrates, gjyqesi, sherbime ekonomiko-shoqerore dhe te kthyerit, te cilet jane shperngulur para 31.12.1991; b) kuadrat dhe personat tjere, te cilet punojne ne administraten e sherbimeve shoqeroro-ekonomike te KAKM (kuadrat e sjellura pas okupimit te serishem); c) personat, te cilet kane numer te madh te anetareve te familjes. Me aprovimin e ketij dekreti zyrtaret beogradas parashihnin mundesine e realizimit te programit per vendosjen e 100.000 serbeve dhe malazezeve ne Kosov
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:57 pm

Edhe ne lemin e pronesise, ne kontest te kolonizimit u be kalimi i kompetencave nga organet e Kosoves ne ato te Serbise. U nxorr Ligji, i cili e perkufizonte shitblerjen e patundshmerise Sipas tij, Sekretariati republikan i Serbise per financa mund te lejoje shitblerjen e patundshmerise vetem nese vlereson se me ate nuk do te ndikoje ne nderrimin e struktures etnike te popullsise, ose shpernguljen e popullit te caktuar. Ky ligj aplikohej vetem per Kosove, ndersa “populli i caktuar” ishin serbet dhe malazezet. Sipas ketij ligji dhe te tjereve me qindra kontrata te shitblerjes u anuluan. Shume hektare toke dhe dhe me qindra shtepi e banesa iu moren shqiptareve.



Nje aksion konkret te kolonizimit te Kosoves, Serbia ndermori edhe permes ndryshimit te planeve urbanistike te Kosoves dhe te komunave te saj. Ato ndryshime jane bere ne kundershtim me Ligjin e rregullimit hapesinor, te mbeshtetura vetem ne dispozitat (diskriminuese) te Ligjit per punen e organeve republikane ne rrethana te veçanta. Kuvendi i Serbise ne kete drejtim, ka aprovuar edhe vendimin per ndryshimin dhe plotesimin e Vendimit per planin detaj urbanistik te lagjes “Ulpiana” ne Prishtine, me te cilin ishte parapare qe ne vend te objekteve sportive te shkolles fillore, kane ndertuar objektet per banim te 110 banesave per serbe e malazeze nga trevat tjera te Jugosllavise te cilet deshirojne te kthehen ose te vendosen ne Kosove qe aty te jetojne e punojne. Per kete qellim Kuvendi i Serbise, ka marre vendimin per nderrimin dhe plotesimin e planit urbanistik te lagjes “Dardania” ne Prishtine, ne te cilin ishte e parapare qe ne vend te lokalitetit per gjelberim te ndertohen objekte per banim te 98 banesave per serbe e malazeze.

Serbizimin e Kosoves pushteti aktul serb e ka zbatuar edhe me ndertimin e kishave ne qendrat urbane, nderrimin e emrave te shkollave, rrugeve, shesheve, organizatave te ndryshme dhe emerimi me emra mitologjike serb. Shkrimi i çirilices dominonte kudo.



Siç po shihet shqiptaret ne Kosove ishin te diskriminuar ne shkollim, kulture, punesim, mbrojtje shendetesore e sigurim social, ne mbrojtjen juridike te integritetit fizik dhe moral, ne informim, ne ekonomi, politike dhe ne te gjitha sferat e jetes dhe te punes se tyre.



RFJ, per kolonizimin e 100.000 serbeve dhe malazezeve ne Kosove me Dekretin mbi menyren dhe kushtet e kolonizimit te Kosoves te dates 12 janar 1995, percakton dhenien falas per kolonet serbe troje, toke, banesa, shtepi dhe mjete financiare shume te medha. Sipas gazetes serbe “Jedinstvo”, organet e qeverise serbe te Obiliqit kane planifikuar ta ndertojne nje vendbanim ndermjet Millosheves dhe Obiliqit, me 247 shtepi (familje) per kolonet serbe te Kroacise. Po ashtu, parashihet qe koloneve serbe, qe duan te merren me bujqesi, t’u jepet edhe toke bujqesore prej tre hektaresh”.



Pas renies se te ashtuquajtures Kraine Serbe ne Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosoves me serbe te ikur nga Kroacia. Brenda nje kohe te shkurter ne Kosove, u vendosen 13.895 kolone serbe. Perveç Kroacise ne Kosove u vendosen edhe shume serbe nga Bosnja, por edhe nga vete Serbia. Sipas planeve te mehershme serbe, te inicuara nga kryetari serb Millosheviq, planifikohej qe ne Kosove te vendoseshin disa dhjetera mijera refugjate, rebele (kryengrites) dhe kriminele serbe qe do te largoheshin nga Kroacia e nga Bosnja e Hercegovina. Refugjatet serbe u vendosen ne 23 objekte shkollore, 8 konvikte te nxenesve dhe te studenteve, 7 çerdhe femijesh, 21 hotele dhe pushimore, ne 2 shtepi shendeti, ne 9 objekte kulturore-sportive dhe ne 35 objekte te tjera te Kosoves. Ne nderkohe, apo me vone u vendosen edhe ne shume objekte te tjera te organizatave punuese, enteve, institucioneve, fabrikave e te tjera, nga nje apo dy familje, ku punesoheshin dhe vendoseshin aty. Madje, çka eshte kunder te gjitha normave ligjore nderkombetare, u vendosen edhe ne objekte te arkivit, ku ruhet lenda arkivore si monument i kultures, siç eshte rasti me Arkivin e Kosoves, Arkivin e Qytetit te Prishtines etj. Ata perveç, rrogave te majme, ishin te liruar nga te gjitha pagesat, si p.sh. te rrymes elektrike, telefonit, taksave e tatimeve komunale, madje edhe te udhetimit etj. Numri i koloneve te vendosur neper ato objekte dita me dite rritej.



Koloneve te vendosur ne Kosove dhe atyre qe do te vendosen u jane dhene dhe u jane premtuar 30 mije ha toke bujqesore, pasuri e popullit te Kosoves, kryesisht e shqiptareve. Sidomos u ishte ndare toka e kooperativave bujqesore, te marre me pare nga popullata shqiptare, te bazuar ne “Ligjin mbi kushtet, menyren dhe proceduren e ndarjes se tokes bujqesore qytetareve, te cilet deshirojne te jetojne e te punojne ne territorin e KA te Kosoves e Metohise”.[i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 5:59 pm

Perkitazi me numrin e koloneve te vendosur ne Kosove ne kete periudhe nuk kemi shenime te sakta, sepse vete pushteti nuk ka dashur qe ato t’i paraqese, mu per shkak te politikes dhe qellimit te caktuar. Mirepo, sipas disa shenimeve, qe posedojme mund te theksojme kete: Pas renies se te ashtuquajtures Kraine Serbe ne Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosoves me serbe te ikur nga Kroacia. Brenda nje kohe te shkurter ne Kosove, u vendosen 13.895 kolone serbe Perveç nga Kroacia, ne Kosove u vendosen kolone edhe nga Bosnja, por edhe nga vete Serbia; Sipas nje shenimi tjeter ne Kosove deri ne vitin 1997 jane vendosur rreth 20.000 kolone serbe, malazeze e te tjere.[i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 6:02 pm

- Komuna e Gjakoves: Vendbanimi mund te ndertohet prane rruges magjistrale Gjakove-Prizren ne te dy anet e rruges, ku eshte bere parcelizimi nga 21 ari. Lokacioni i dyte eshte prane rruges rajonale Gjakove-Prishtine ne te dy anet, ku mund te ndertohen me shume se njeqinde objekte. Propozohet qe perveç shtepise dhe oborrit, banuesve t’u ndahen edhe nga 2-3 ha toke bujqesore, 2-3 ha pyll dhe 0,5 deri 1 ha vereshta. T’u jipet edhe nga nje traktor dhe nga nje lope qe do t’i paguanin ne natyre. Te gjitha keto familje do te merren kryesisht me bujqesi. Komuna disponon me 29.436 ha toke ne sektorin shoqeror.



- Komuna e Gores: Kuvendi i komunes se Gores ka aprovuar Programin per kthyerjen e serbeve dhe malazezeve dhe nderprerjen e shpernguljes se goraneve dhe ka siguruar 9 troje per ndertimin e shtepive familjare ne vendbanimin Dragash. Tri troje ua ka ndare familjeve serbe e malazeze, por ndertimi nuk ka filluar. Per kete qellim kjo komune posedon me 174 ha toke ne sektorin shoqeror.



- Komuna e Suharekes. Vendbanimi mund te ndertohej ne lokacionin ne vendin Shiroke, ne afersi me Suhareken pran rruges magjistrale Suhareke - Prizren. eshte siguruar komplet infrastruktura. Ne Shiroke komuna ka hartuar dhe aprovuar planin urbanistik per kete vendbanim dhe ka bere parcelizimin per 50 troje per ndertimin banesor individual, si dhe 50 troje per ndertimin e vendbanimit per refugjatet. Ekziston lokacioni ne fshatin Mushtishte per ndertimin e 50 shtepive familjare. Infrastruktura eshte siguruar si dhe punesimi ne ekonomi dhe ne komune dhe ne organet shoqerore. Per keto vendbanime ka te interesuar. Burimet e ekzistences se ketyre familjeve do te siguroheshin nga punesimi ne ekonomi, organet shteterore, administratat lokale dhe ne institucionet tjera ne komune. Ekziston mundesia e ndarjes se tokes punuese te sektorit shoqeror ne shfrytezim ne siperfaqe prej 120 ha.



- Komuna e Rahovecit: Ne territorin e kesaj komune mund te ndertoheshin vendbanime ne Xerxe, Bernjaçe dhe Hoçe te Madhe. Ketu do te vendoseshin familjet e ikura nga fshatrat tjera. Keta duhet te punesohen dhe t’u ndahet toke punuese per ata qe deshirojne ta punojne. Posedon me mbi 920 ha siperfaqe punuese per ato familje qe deshirojne te jetojne ne kete mjedis.



- Komuna e Prizrenit: Lokalitetet, ku mund te ndertohen vendbanimet: Dushanove - 150 troje x 5 ari = 75 ha; Lubizhda (te objekti i Perllonkes) 60 troje x 5 ari gjithsej 3 ha; Novaku 10 troje; Jagllanica ne Prizren 30 deri 35 troje. Burimet e ekzistences nga bujqesia, perveç kesaj te fundit nga puna ne subjektet ekonomike. Per kete qellim posedon me 160 ha toke bujqesore punuese.

- Komuna e Novoberdes: Sipas planit urbanistik eshte parapare ndertimi i dy komplekseve banesore per banim individual e kolektiv ne fshatin Prekoc 60 banesa dhe Bostan 76 banesa. Ata do te punesohen ne administraten lokale dhe organet shteterore, ne miniere etj. Nga 205 ha toke sa posedon mund t’u ndahen 35-40 ha.



- Komuna e Kamenices: Vendbanimi mund te ndertohet ne ngastren e fshatit Kololeç, ne vendin “Pjesa e Dyte”, ku jane afro 25 ha toke punuese. Kjo do te sherbeje si per refugjate dhe per te gjithe ata, qe deshirojne te jetojne dhe punojne ne kete komune. Punesimi do te behej ne qytet. Posedon me 260 ha siperfaqe tokesore, prone e Kooperatives Bujqesore.



- Komuna e Vitise: Per shkak te shpernguljes se kroateve nga BL ne Letnice jane krijuar kushtet per kolonizimin e 3000 serbeve dhe malazezeve. Ne ngastren e fshatit Sadovine, ne pronat qe i shfrytezon “Agromorava” per arsye strategjike, propozohet ndertimi i vendbanimit me ekzistence nga bujqesia dhe pjeserisht punesimi ne ekonomi. Jane ndare 250 ha toke punuese per serbe e malazeze qe deshirojne te jeojne ne Kosove.

- Komuna e Gjilanit: Ne kete komune ka lokalitete te shumta te pershtatshme per ndertimin e vendbanimit. Ne lagjen “Park” ne qytet jane ndare 100 troje dhe 120 te tjere duhet t’u ndahen familjeve serbe. Duhen mjete per infrastrukture, sepse me planin urbanistik eshte parapare ndertimi i Lagjes serbe. Ne fshatin Livoçi i Poshtem ekziston lokacioni shoqeror prej disa ha, mjaft te pershtatshem per vendbanim me 100 shtepi. Ka mjafte te interesuar dhe ekzistenca e tyre sigurohet nga puna ne ekonomi, bujqesi dhe institucione te tjera.



- Komuna e Leposaviqit: Vendbanimi do te ndertohet ne Soçanice (dy vendbanime) dhe ne Leshak, ne te cilet do te vendoseshin familjet e refugjateve, te cilat deshirojne te jetojne dhe te punojne ne Kosove. Burimet e ekzistences do te ishin bujqesia dhe puna ne ndonje ndermarrje bujqesore.



- Komuna e Zubin Potokut: Ekzistojne dy parcela te arave nga 2 ha, 50 troje, te cilat mund te shfrytezoheshin per ndertimin e vendbanimit per refugjate dhe te kthyerit.



- Komuna e Mitrovices: Lokacionet per ndertimin e vendbanimeve gjenden ne BL te Suhadollit dhe BL Frasherit, perkatesisht 15 ha ne BL te Shipolit dhe 11 ha BL te Frasherit.



- Komuna e Zveçanit: Me planin urbanistik te vitit 1996, si mundesi te lokacioneve per ndertimin e lagjeve te reja te banimit ne shtate blloqe banimi dhe mundesia e ndertimit e nje numri te objekteve te banimit ne te gjitha Bashkesite lokale. Me kete numri i te shperngulureve do te zvogelohej. Ne dispozicion ka rreth 100 siperfaqe tokesore.



- Komuna e Shterrpces: Jane caktuar tri lokacione per ndertimin e vendbanimeve ne kete komune, ne te cilin do te vendoseshin kuadrat e nevojshme te komunes, refugjatet dhe personat sociale.



- Komuna Skenderaj: eshte hartuar projekti urbanistik per ndertimin e vendbanimit prej 74 shtepive te parapara per refugjate, ne afersi te qendres se Skenderajve. Per kete qellim ne kete komune ka 3.200 ha.



- Komuna e Kaçanikut: eshte planifikuar ndertimi i vendbanimit ne ngastren e Rruges magjistrale Prishtine-Shkup, ne lokacionin rruga e Partizanit ne siperfaqe prej 42 ha. Sipas projektit do te ndertohen 230 njesi banesore. Vendbanimi u dedikohet personave te ikur dhe te debuar nga ish republikat e Jugosllavise dhe disa qytetareve te varfer, ne funksion te pengimit te shpernguljes dhe kthimit te personave te shperngulur. Ata do te punesoheshin ne Fabriken “Sharri”, ne dogane, ne ushtri, ne polici, ne organe te administrates dhe ne punimin e tokes bujqesore, qe posedon me 42 ha siperfaqe tokesore dhe 250 ha siperfaqe kontestuese qe pastaj do te ndahej.



- Komuna e Ferizaj: Parashihej ngritja e ketyre vendbanimeve: Babushi serb (punesimi ne Fabriken e pjeseve te biçikletave qe eshte ndertuar afer ketij fshati); Nerodime te Poshtme (ndarja e tokave bujqesore dhe se ekziston infrastruktura); Talinofc (ndarja e tokes bujqesore punuese) dhe Kosine (ndarja e tokes punuese bujqesore dhe merase se fshatit). Per kete qellim komuna posedon me 1000 ha siperfaqe tokesore prone e kooperativave bujqesore.



- Komuna e Gllogocit: Ndertimi i vendbanimit ne Komaran, ne anen e djathte te rruges Prishtine-Peje (ekzistimi bujqesia), Karrotica e Eperme, ne anen e djathe te rruges magjistrale Prishtine - Peje. Burimi i ekzistences: punesimi ne komunat e aferta Fushe-Kosove, Gllogoc ose Prishtine. Ne territorin e kesaj komune mund te ofrohen 5000 ha siperfaqe toke punuese bujqesore per kolonizimin e serbeve dhe te malazezeve.



- Komuna e Shtimes: Mund te ndertohen vendbanimet ne disa vende si ne Shtime ne vendin “Koshtane” dhe jashte Shtimes ne vendin “Fidanishte” dhe “Gllavice”. Punesimi: ne Fabriken e gypave ne Ferizaj dhe aktivizimi i bujqesise, ku sektori shoqeror posedon me 12.827,oo ha siperfaqe punuese.



- Komuna e Obiliqit: Eksistojne dy lokacione per ndertimin e vendbanimit: ne Millosheve eshte hartuar plani i parcelizimit per ndertimin e 250 objekteve individuale, ne token e cila eshte prone shteterore ne drejtimin e rruges Prishtine-Mitrovice, dhe ne Obiliq ne qender te vendbanimit ne siperfaqe prej 100 ari ne te cilen mund te filloje menjehere ndertimi i objekteve individuale. Ka 1333 ha siperfaqe punuese, qe mund te ndahet.



- Komuna e Pejes: Jane percaktuar keto lokacione: 1. Vendbanimi pran rruges rajonale Peje-Deçan, rreth 4 km larg qytetit, ne anen e majte te rruges ne siperfaqen shoqerore, ku mund te ndertohet vendbanimi me 40 njesi banesore me siperfaqe te nje njesie 10-15 ari. Eksiton infrastruktura. 2. Vendbanimi prane rruges magjistrale Peje-Prishtine, ne anen e majte te rruges rreth 8 km larg nga qendra e Pejes, ku ekziston prona shoqerore e cila mundeson ndertimin e vendbanimit prej 100 e me teper njesive banesore. Çdo njesi do te merrte nga 20 ari. 3. Vendbanimi ne ngastren Peje-Gorazhdevc, ne lagjen Orashje, ku gjendet kompleksi shoqeror pran rruges ne te cilin mund te ngriteshin 30 njesi banesore me siperfaqe prej 10-15 ari. Per kete lokalitet ekziston infrastruktura. Per kete mund te ndahen rreth 1.200 ha prodhuesve bujqesor me qesim.



- Komuna e Klines: Vendet ku mund t’u ndertoheshin vendbanimet: Kompleksi ne siperfaqe prej 6 ha, i cili gjendet pran motelit Nora, prane rruges Prishtine-Kline; Siperfaqja, prone e Fabrikes se sheqerit ne Zajm, prane rruges Prishtine-Peje; Siperfaqet e Fabrikes se sheqerit ne Budisalc, ku ekziston rruga lokale e asfaltuar; Fshati Biçe, siperfaqja prone e Kombinatit Bujqesor “Malishgan”; Fshati Jashanica, siperfaqet e Kombinatit “Malishgan”, larg 3 km nga rruga asfaltuar Kline-Ujemir. Siperfaqe punuese ne sektorin shteteror e shoqeror, e cila mund t’u ndahej familjeve, te cilat deshirojne te vijne dhe te jetojne ne kete komune eshte 3.422,86 ha.



- Komuna e Deçanit: Ndertimi i vendbanimit ne te cilin do te jetonin serbet dhe malazezet e shperngulur nga fshatrat e kesaj komune, ne lokalitetin ne ngastren “Rrafshi i Koshtanit” (3 km) dhe ne fshatin Rastavice (8 km). Serbeve dhe malazezeve te ikur nga Shqiperia te cilet jane vendosur ne Baballoq dhe Junik u eshte ndare 600 ha toke punuese. Kjo komune momentalisht posedon edhe me 40 ha toke punuese, e cila eventualisht mund te ndahej per punim.



- Komuna e Istogut: KK i Istogut ne mbledhjen e jashtezakonshme me 14.09.1998 ka marre vendimin per ndarjen e 97,66 ha toke ne kompleksin Bellopoje-Dubrave. Jane leshuar 147 vendime me nga 20 ari truall per ndertimin e shtepive familjare. Mirepo, refugjatet qe ishin te vendosur ne kete komune jane larguar dhe kane shkuar ne Amerike. Ne pronesine shteterore dhe industriale ka gjithsej 3.793 ha toke.



- Komuna e Fushe-Kosoves: Lokacioni Komplesi 300, eshte parapare ndertimi i objekteve banesore shumekateshe, perkatesisht 327 banesa sipas programit JU, per kolonizimin e te kthyerve. Deri me tani ne kete lokacion 42 banesa sipas JU programit jane ndertuar te cilat jane ne shrytezim nga viti 1992 dhe 49 banesa per treg, te cilat i ka blere Armata Jugosllave qe gjithashtu jane ne funksion. Gjate vitit 1997 ne kete lokacion ka filluar ndertimi edhe i 36 banesave sipas JU programit dhe 24 banesa nepermjet te Fondit te solidaritetit. Ne kete lokacion mund te filloje ndertimi edhe i 168 banesave. Popullata e ketyre vendbanimeve do te punesohej ne Elektroekonomine e Kosoves, Ndermarrjen hekurudhore, NSH “Thertorja”, Kombinatin e teksitilit “Jumko” dhe ne organizatat tjera qe gravitojne ne komunen e Fushe-Kosoves. Posedon me 75 ha toke punuese Uglar e Miradi e Eperme) per kete qellim.



- Komuna e Lypianit: Mundesia e ndertimit te vendbanimeve ne fshatrat Magure dhe Suhadoll. Ne Magure qe nga viti 1995 ka filluar iniciativa per ndertimin e lagjes se refugjateve. Per kete qellim u ndane 10.54,96 ha toke, punesimi i te cileve do te behej ne Minieren e magnezitit “Golesh”. Ne kete kohe eshte ndermarre iniciativa edhe per ndertimin e shtepive ne vendbanimin Suhadoll. Kjo komune posedon per ndarje te siperfaqeve tokesore familjeve, te varfera dhe atyre qe deshirojne te jetojne dhe te punojne ne Kosove: ara - 131,65,13 ha, kullota - 904,56,46 ha, livadhe - 23,00,35 ha, livadhe - 23,00,37 ha, male 296,50,94 ha dhe toke jopjellore 14,74,42 ha.



- Komuna e Podujeves: Ne largesi prej 2 km nga qendra e qytetit mund te ndertohej vendbanimi prej 100 shtepive familjare ne vendin e quajtur “Fusha e Livadhise”, 20 troje te parcelizuar permbi hekurudhen, te kisha ortodokse dhe 106 troje per shtepi familjare te NSH “Fagar”. Keto vendbanime parashihen per ata qe jetojne dhe punojne ne territorin e kesaj komune dhe nuk e kane te zgjidhur çeshtjen banesore, ata te cilet deshirojne te vijne dhe te jetojne ne kete komune dhe refugjatet nga Kroacia, te cilet deshirojne te mbesin ketu. Punesimi i tyre ne ndermarrjet e kesaj komune. Per kete qellim kooperativat bujqesore posedojne me 139 ha siperfaqe (Ballofc 15 ha, Shajkoc 20 ha, Merdar 14 ha, Obranxhe 20 ha, Shammalluk 30 ha, Dyz 25 ha dhe Zakut 15 ha).



- Komuna e Vushtrrise: Ne kete komune planifikohej ndertimi i vendbanimeve ne keto lokacione: fshatin Maxhunaj, Lokacioni i qytetit “Kooperativa”, Lokacioni i qytetit “A reparti”, Lokacioni i qytetit “Polet”, Lokacioni “Prilluzha 1-2-3”, Stanofci i Poshtem, Stanofci i Eperm, Novolani, Samadrexha, Pantina, Vermica, Bukoshi, Nadakoci, Druari dhe Begaj. Ne keto do te jetonin refgjatet, familjet ne gjendje te veshtire materiale, ato familje qe nuk kane toke ndertimore. Punesimi i tyre do te behej ne ndermarrjet dhe fabrikat e qytetit dhe te tjera. Per kete qellim ishin planifikuar 170 ha siperfaqe tokesore (Grace 100 ha toke punuese, vendi “Bregu” 7 ha, Vendi “Korrizi” 3 ha, afer Llapit, fshati Maxhunaj - 60 ha).



- Komuna e Prishtines: Kuvendi i Qytetit te Prishtines ka siguruar edhe nga aspekti urbanistik ka caktuar per ndertimin e shtepive: ne Hajvali 141 troje me nga 10 ari, me mundesi punesimi ne Minieren e Hajvalise; ne Leban 175 troje me nga 7,5 ari, me mundesi te punesimit ne Elektroekonomine e Kosoves; ne fshatin Nente Jugoviqet 59 troje me nga 5 ari, me mundesi te punesimit ne Elektroekonomine e Kosoves dhe ne kolektivet e Prishtines. Ne nderkohe eshte, duke u pergatitur ndarja e 150 trojeve me nga 7 ari ne fshatin Badovc per “Vendbanimin e solidaritetit serb”. Siperfaqe bujqesore, te cilat mund t’u ndahen familjeve te varfera dhe familjeve qe deshirojne te vijne dhe te jetojne ne kete mes eshte 72,36,80 ha.

Ne anen tjeter, si pasoje e dhunes e terrorit qysh heret kishte nisur vala e shpernguljes se shqiptareve ne forme refugjatesh, azilantesh politike, stinore etj. Sipas te dhenave te ndryshme, rezulton se deri me 1996, neper shtete te ndryshme te Evropes gjendeshin rreth 350.000 azilkerkues shqiptare nga Kosova. Numri I tyre deri ne vitin 1999 arriti deri ne 500.000.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySat Jan 23, 2010 6:05 pm

Vrasjet, masakrat, debimi masiv i shqiptareve dhe kthyerja e tyre



Platforma antishqiptare e pushtetareve serbe per asgjesimin e shqiptareve ka gjetur zbatimin e saj ne vazhdimesi kohore ne te gjitha fushat e jetes shoqerore. Ajo ka pasur kulmet e veta here ne fushen ekonomike, here ne ate politike, here ne ate fetare apo ne ate ushtarake, por vazhdimisht te gershetuara.



Ndaj popullates dhe vendbanimeve shqiptare, policia, ushtria dhe paramilitaret serbe ne mase te gjere, duke filluar ne mars te vitit 1998 e deri ne pranvere te vitit 1999 ndermoren ofensiva per vrasjen e popullates shqiptare dhe rrenimin e vendbanimeve te tyre. Kjo shtypje kulmin e arriti ne muajt mars - qershor 1999. Ne kete fundshekulli, kur bota pergatitet te hyje ne mijevjeçarin e trete me arritje njerezore e qytetare, shqiptaret e Kosoves pesuan nje tragjedi te vertete: ata u ndodhen perpara mizorive dhe reprezaljeve makabre si dhe perpara nje spastrimi te eger etnik te ushtruar nga ana e forcave policore e ushtarake si asnjehere tjeter me pare. Millosheviqi dhe bashkepunetoret e tij, ne zbatimin e planeve te pergatitura ne fshehtesi, hodhen kunder shqiptareve kosovare armaten 45-mijeshe te policeve, ushtarakeve dhe paraushtarakeve serbe. Repartet e saj me uniforma e pa uniforma nxirrnin dhunshem brenda disa minutave shqiptaret nga banesat dhe shtepite e tyre, disa nga te cilave ua vinin flaken, ndersa njerezit i nisnin drejt kufirit shqiptar e maqedonas. Millosheviqi kishte vendosur qe t’i qeronte hesapet pergjithmone me shqiptaret e Kosoves, ta spastronte etnikisht token sa me pare nga keta banore autoktone. Keshtu planifikonte qe 610 vjetorin e Betejes se Kosoves ta “festonte” ne Gazimestan pa shqiptare ne Kosove.



Edhe perkunder vrasjeve, masakrave e debimeve te shqiptareve, pushteti serb me qellim te kolonizimit te Kosoves bente propagande dhe vazhdonte ndertimin e objekteve te banimit per popullaten serbe. Keshtu, siç njofton gazeta “Jedinstvo” e Prishtines, e dates 11 mars 1999, ne lagjen “Bazhdarhane” ne Prizren me 10 mars 1999 filloi ndertimi i 236 banesave per nevoja te Ushtrise Jugosllave dhe Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise dhe kuadrave te nevojshme per ekonomine e Prizrenit.



Vala e terrorit te institucionalizuar shteteror serb, e vrasjeve, e masakrimeve, e ekzekutimeve te shqiptareve perfshiu mbare Kosoven. Paramilitaret e policet, por dhe ushtaret e egersuar serbe mund te vrisnin dhe vrisnin ke te donin e kur te donin - pa ndjere kurrfare pergjegjesie as morale, as njerezore e as ligjore. Mund te vrisnin edhe vrisnin te rinj e te reja, pleq, plaka e burra, duke mos kursyer as femije e as foshnja. Vrisnin - me apo pa motiv. Vetem pse ishin shqiptare. Vetem pse donin t’i zhduknin nga faqja e dheut, t’i zhduknin nga Kosova, ne menyre qe ata, qe mund te shpetonin nga plumbi ose nga thika e tyre, te iknin, te detyroheshin te largoheshin nga Kosova, ne qofte se rastesisht mund te shpetonin nga arrestimi apo deportimi i dhunshem i tyre.



Vrasjet dhe masakrat barbare me monstruoze, qe beri pushteti kunder popullit shqiptar ne Kosove, me synim plotesisht te qarte per shfarosjen totale te tere popullates shqiptare te Kosoves demaskoi plotesisht politiken dhe karakterin gjenocidal te pushtetit dhe te shtetit serb. Falangat dhe kordonet ushtarake, policore e paramilitare serbe te vdekjes nuk kursyen jo vetem civilet e paarmatosur shqiptare, por as grate, as femijet, as foshnjet e as pleqte e tyre. Duke treguar haptas tere egersine e tyre dhe duke u munduar t’i fshinin gjurmet e dhunes makabre, forcat serbe dogjen viktimat e terrorit te tyre, ose edhe i zhvarrosen dhe i derguan trupat e tyre ne drejtime te panjohura, te cilat sot po zbulohen ne varrezat e shumta neper Serbi.



Me fillimin e konfliktit te armatosur ne Kosove (mars 1998), spastrimi etnik e gjenocidi moren formen e nje veprimtarie barbare, qe sfidoi gjithe bashkesine nderkombetare ne prag te shekullit XXI. Bombardimet e NATO-s te filluara me 24 mars 1999 kishin per synim ndaljen dhe nderprerjen e spastrimit etnik te Kosoves me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçkitje, rrenime e djegie te vendbanimeve te tera dhe me deportimin masiv te popullsise shqiptare nga trojet e veta etnike, qe ushtronte pushteti ushtarako-policor serbe mbi popullaten shqiptare.



Planet serbe, te propozuara edhe nga Dobrica Qosiq e akademike te tjere serbe, deri edhe nga qarqe te politikes zyrtare te Beogradit, kane planifikuar zbrazjen e Kosoves nga shqiptaret. Per te arritur kete qellim, eshte ushtruar gjenocid i plote mbi nje popullsi te tere ne Kosove. eshte masakruar gjithe ajo popullsi civile, per t’u poshteruar ne ate mase aq barbare e per t’u deportuar ajo ne tri drejtime: Shqiperi, Maqedoni e Mal te Zi. Ky debim ishte eksoduesi, perkatesisht zhvendosja me masive ne Evrope qe nga Lufta se Dyte Boterore.



Debimi - nxjerrja e njerezve me dhune nga shtepite dhe banesat e tyre, ku para tytave te automatikeve urdheroheshin qe te vazhdojne drejt stacionit te trenit ose te motorizuar, madje edhe kembe iknin drejt Shqiperise, kufirit me Maqedonine, por edhe drejt viseve me popullate kryesisht shqiptare e boshnjake ne Mal te Zi. Nga te kater anet e Kosoves kolona njerezish ne kembe, me traktore, me makina e me tren kishin marre rrugen e mergimit, te ndjekur e te persekutuar nga forcat serbe. Ne mesin e tyre kishte edhe te semure e te moshuar dhe te hendikepuar, gra shtatezena e femije dhe foshnja te posalindura. Udhetonin keta te ndjekur ose ecnin kembe kilometra e kilometra ne kushte te veshtira



atmosferike e me perjetime e kujtime tronditese per njerez te vrare e te pavarrosur, kufoma te hedhura anes rrugeve, djegie te tyre e te shtepive te tyre. U sendertuan ne veper theniet e kriminelit Sheshel, i cili vazhdimisht theksonte se shqiptaret duhet te ndiqen pertej Bjeshkeve te Nemura, te vdekur ose te gjalle... Ndersa, pushteti serb kishte bere plane qe pas kesaj te gjithe refugjatet nga Kroacia e Bosnja te sillen ne Kosove si dhe nje numer i popullates serbe nga e ashtuquajtura “Srpska Republika”, p.sh. pjese e popullates se Banja Llukes ne Prishtine e keshtu me radhe.



Per te debuarit ne Maqedoni vend i ferrit ishte Bllaca, ku njerezit ballafaqoheshin me vdekjen. Te moshuarit, te semurit, femijet, te lodhur e te rraskapitur, te merdhire e te uritur erreshin, por nuk gjenin dot te gjalle. Bllaca ishte nje katastrofe njerezore e politikes antihumane ndaj nje populli te pambrojtur. Bllaca, si e ketille, u denua nga opinioni demokratik e humanitar boteror.



Pas asaj rremuje te invazionit te policeve dhe te paramilitareve, shtepite shqiptare mbeten dyerhapur. Mbeten edhe shporetat e ndezur, edhe buka ne shporete, gjellera mbi te e pergatitur, tryeza e shtruar.



Gjate debimit iu plaçkiten te hollat, gjerat me vlere, automobilet. Ata qe nuk kishin maltretoheshin, rraheshin apo edhe vriteshin. Dokumentet personale u merreshin dhe menjehere ua grisnin, me qellim qe ata te mos kene deshmi legjimiteti. Ata ishin te bindur se shqiptaret nuk do te kthehen kurre. Edhe gjate debimit paramilitaret serbe u thonin: Se kurre nuk do ta shohin Kosoven me, e nese e shohin ate do ta shohin nepermjet ekranit te televizionit!; Se vete e keni kerkuar kete, shkoni ne Shqiperi se ajo eshte juaja, kjo eshte Serbi!; Qe kjo eshte NATO-ja, vete e keni kerkuar ate, etj.



Para terheqjes, paramilitaret serbe ekzekutonin shqiptaret ne vend, ndersa gjate terheqjes ndanin burrat nga grate, nga anetaret e familjes dhe i kane ekzektuar apo i kane humbur, ndersa grate dhe vajzat ka raste kur i kane dhunuar.



Lidhur me debimin e popullates shqiptare nga Kosova, Kadare shkruante: “Deportimi i shqiptareve te Kosoves eshte e treta tragjedi, me e egra, me e pashembullta e me mizorja. Por ajo ka brenda, bashke me zine, edhe driten e se ardhmes. eshte hera e pare qe shqiptaret do te kthehen perseri atje prej nga u shkulen. Ne fatin tone ka ndodhur nj ndryshim, nga ato qe quhen hyjnore. Shqiperia, pas gjithe anktheve te saj po skajohet me ne fund ne ate pjese te botes, qe enderronin njerezit me te ndritur te saj, qe nga Gjergj Kastrioti gjer te rilindasit: ne zonen evropiane, ku ka qene e aty ku e kishte vendin. Te tjeret, fqinjet e saj te eger le te shkojne ku te duan. Ate Kosove, qe e lane si nje te keqe, shqiptaret do te mbushin perseri me pranine e tyre, me djemte dhe vajzat e bukra, me rrudhat e pleqve, me armate e pathyeshme te foshnjeve e te femijeve, qe do te perterihen te gjitha, siç perterihej jeta pas ikjes se mortajes.




Jeta e rikthyer pas nje sezone çmohen me shume, dhe po ashtu çmohet me shume toka dhe shtepia, ninullat dhe librat, de gjithçka teter qe perben ate qe thuhet vendi i atit, atdheu. Duke u ndare nga nje nate e zeze tmerri, shqiptaret nuk duhet te harrojne ne jete te jeteve ate qe u ndodhi. Jo per te rene ne kurthin e urrejtjes shterpe, por per te çmuar e per ta mbrojtur me mire jeten e tyre…”



Pushteti ka luajtur lojen e dyfishte, ate te krimit te organizuar e te krijimit te bindjes te popullsia lokale serbe e malazeze se me debimin e shqiptareve kjo ane do te jete gjithmone Serbi. Disa serbe vendore naive jane nxitur te bejne krime e mizori mbi fqinjet e vet shqiptare, madje edhe pronat e shqiptareve u jane ndare serbeve lokale. Keshtu shume serbe vendore jane vene pas krimit, plaçkes e ndarjes se tokave te shqiptareve. Mirepo, ne fund pasi u shfrytezuan u tradhtuan nga pushteti dhe nje numer i tyre, pas kthimit te shqiptareve, pas muajit qershor 1999 ne atdhe, pasi i kishin duart e pergjakura bashke me paramilitaret, policet e ushtaraket, shkuan pas tyre ne Serbi e gjetiu, ku pjesa me e madhe e tyre kishte shtepite dhe banesat e veta.



Vandalizmi i pushtetit serb krahas krimeve çnjerezore mbi shqiptaret, rrenimit te fshatrave shqiptare me tere infrastrukturen, ne shenjester te shkaterrimeve sistematike pati edhe objektet shkollore, ambulanca, shtepi te kultures, objekte me vlere te trashegimise historiko-kulturore, si p.sh. shume kulla te vjetra shqiptare, me 27 mars 1999 ndertesen e kompleksit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Çarshine e Gjakoves, Çarshine e Pejes, me se 209 xhami, shume teqe, shtepi te vjetra me vlere te madhe arkitektonike etj., si dhe shume dokumente arkivore, libra, eksponate muzeale etj.



Gjate kesaj periudhe pushteti serb kishte plaçkitur nga kuvendet komunale, zyret e vendit etj., tere dokumentacionin e ofiçarive, siç ishin librat ame te te lindurve, te te kurorezuarve, te te vdekurve, librat e nenshtetesise, pastaj dokumentacionin e sherbimeve kadastrale etj. Ato i kishte shperndare neper qytete te Serbise. Ndersa, dokumentet e tilla personale dhe pronesore qe posedonin shqiptaret, soldateska serbe u kishte djegur se bashku me shtepite dhe gjithe pasurine qe kishin, ose ua kishin grisur gjate debimit te tyre. Qellimi i tere kesaj ishte, qe dokumentet e gjendjes civile, se bashku me librat e sherbimeve kadastrale dhe dokumentet e tjera me vlere qe deshmojne qenesine dhe indentitetin shqiptar te Kosoves, ajo i plaçkiti per t’i fshehur gjurmet e spastrimit etnik qe bente ne Kosove dhe per te nderruar me dhune strukturen demografike te popullsise ne favor te pakices serbe e malazeze dhe per t’ua ndaluar me dhune te debuarve pergjithmone kthimin ne Kosove, duke u munduar qe para syve te opinionit boteror te paraqesin mungesen e ketyre dokumenteve, si “argument” se ata nuk kane qene kinse asnjehere banore te kesaj treve. Nga Arkivi i Kosoves eshte marre dokumentacioni per kolonizimin e Kosoves ndermjet dy lufterave boterore, ai i revizionit te reformes agrare dhe dokumentacion tjeter per çeshtje pronesoro-juridike dhe ate te denimeve politike pas











Luftes se Dyte Boterore. Po ashtu edhe nga institucionet tjera shteterore jane marre dokumentet si ai nga Sekretariati i Puneve te Brendshme te Kosoves, nga Enti i Mbrojtjes se Monumenteve te Kultures se Kosoves, Muzeu i Kosoves dhe shume institucione te tjera.



Deri ne fillim te majit 1999, nga Kosova ishin perzene rreth 730.000 shqiptare. Prej tyre 605.000 u strehuan ne Shqiperi, ne Maqedoni, Mal te Zi, ne Bosnje e Hercegovine, ndersa 125.000 te tjere ne vende te ndryshme te Evropes dhe te Amerikes dhe Australise. Po t’u shtohen ketyre refugjateve edhe te ikurit deri me 1996, del se shovenizmi serb shpernguli me dhune deri ne maj afro 1.000.000 shqiptare te Kosoves ose me shume se ½ e popullsise shqiptare te ketyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptare u shperngulen nga banesat dhe shtepite e tyre dhe u detyruan te jetonin ne rajonet malore te Kosoves ne nje situate dramatike

Sipas te dhenave te UNCHR ne fillim te qershorit 1999, nga refugjatet e debuar prej Kosove 443.300 ishin vendosur ne Shqiperi; 247.800 ne Maqedoni, 69.300 ne Mal te Zi; 21.700 ne Bosnje e Hercegovine, gjithsej 782.100. Ne vendet tjera te botes u vendosen gjithsej 76.475 refugjate, duke perfshire 13.639 ne Gjermani, 7.581 ne Turqi, 5.829 ne Itali, 5.730 ne SHBA, pastaj ne France, Norvegji, Suedi, Britani te Madhe, Poloni, Spanje, Portugali, Finlande, Izrael etj



Duhet theksuar se ne mbrojtje te popullates vendore shqiptare, te pragut te shtepise, ne kthimin e krenarise kombetare, ne sensibilimin e çeshtjes shqiptare ne arenen nderkombetare dhe ne çlirimin e vendit kishte dhen padyshim Ushtria Çlirimtare e Kosoves, bijet dhe bijat me te mira te popullit tone. Disa nga ata dhane vleren me te shtrejte per liri e pavaresi – jeten.



Njesite militare e paramilitare anticivile serbe kane bere ne Kosove krime te renda, permasa te krimeve kunder njerezimit. Kriminelet serbe, perkunder gjithe egersise qe kane treguar duke vrare, ekzekutuar, masakruar dhe torturuar ne menyren me te tmerrshme viktimat, gjate tere kohes jane munduar t’i fshehin gjurmet e krimeve te veta, duke varrosur e zhvarrosur trupat e vrareve e te te masakruarve, duke i bartur nga nje vend ne vendin tjeter, duke i hedhur ne puse e humnera ose edhe duke i djegur e zhdukur ne menyra te ndryshme. Megjithate, edhe ne Kosove po shihet se krimet nuk mund te fshehen. Kete e ka vertetuar edhe zbulimi i rreth 550 varrezave masive dhe i qindra e mijera varreve individuale me trupat e dekompozuar e skeletet e viktimave qe ende po gjenden neper vise te ndryshme te Kosoves te shkaktuar nga kriminelet serbe.



Numri i te vrareve, te ekzekutuareve, te masakruareve, te djegurve per se gjalli apo per se vdekuri, sipas parametrave te deritashem, vleresohet te jete se paku 11.000. Mbi 2.000 shqiptare te burgosur dihet se po dergjen neper burgjet e Serbise e te Vojvodines, ndersa deri ne 4.000 vleresohet te jete numri i te zhdukurve dhe i te kindapuarve. Ushtaret, policet e paramilitaret serbe kane dhunuar femrat shqiptare ne pjese te ndryshme te Kosoves. Numri i objekteve te shkaterruara, te djegura ose te demtuara - i shtepive dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve te tjera arsimore, kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike qe nga lashtesia e deri ne ditet e sotme, lokaleve afariste, punetori zejtare, fabrika etj. - eshte tejet i madh. Vleresohet se gjate luftes ne Kosove (mars 1998 - qershor 1999) sipas te dhenave jokomplete jane shkaterruar dhe djegur 204.285 shtepi, pastaj banesa, lokale afariste, punetori zejtare, fabrika, ne 1300 vendbanime te 29 komunave, 534 shkolla dhe 240 institucione shendetesore, kurse 617 vendbanimeve jane shkaterruar instalimet dhe objektet per furnizim me rryme, uje te pijes dhe kanalizim.



Keto shkaterrime ata i bene ne emer te edukates ksenofobe e, sidomos, te politikes serbomadhe te Millosheviqit dhe te klikes se tij. Ne shtyp, ne masmedia dhe ne meshat e tyre ata e mbiquajten Kosoven “Djep i shtetit serbe”, “Jeruzalemi serb”, “Serbi e Vjeter” etj. Dhe per ta gdhendur ne mendjet e zemrat e gjeneratave te tyre, ata asgjesuan, pershtaten, modifikuan, krijuan ose ngriten buste, monumente, vendosen pllakata e simbole te reja anembane Kosoves.



Strategjia serbe eshte strategji e tokes se djegur dhe te vdekur. Spastrimi etnik qe te pushtohet teresisht territori. Pushtetaret serb kane zhvilluar strategjine e vet me nje parim te lufterave te meparshme te vjetra me shekuj, qe thote se “asnje popull nuk mund te pushtohet”. Per te pushtuar territorin ata kane zgjedhur taktiken e spastrimit etnik. Kane pasur per qellim qe te okupojne tokat, por nuk kane dashur qe ato toka te kene popull joserb, levizja per çlirim do te ishte e vazhdueshme dhe nje dite patjeter ai popull do te gezonte lirine.



Mirepo, populli shqiptar, rinia e tij perhere iu kishte kunderven ketij terrori e kesaj dhune, e ate me forma te ndryshme. Ne fillim me organizimin e organizatave ilegale, pastaj marrjes se aksioneve kunder organeve te pushtetit si dhe ne vitet e fundit edhe me rezistencen aktive - forminin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, ne te cilen ishin perfshire bijt dhe bijat me te mira te popullit shqiptar ne mbrojtje dhe çlirim te atdheut. Fale kesaj ushtrie, e cila filloi nismen e çlirimit te vendit, pastaj angazhimi i forcave te Aleances Veriatlantike - NATO-s ne sulmet ajrore ndaj forcave serbe qe nga 24 marsi e deri me 12 qershor 1999, kur forcat tokesore te NATO-s hyn ne Kosove triumfalisht. Forcat okupuese serbe nenshkruan kapitullimin dhe u detyruan te terhiqen nga Kosova, kurse populli shqiptar te kthehet ne vatrat e veta ne liri dhe te marshoje ne rrugen per pavaresi.



Pas terheqjes se trupave serbe ushtarake nga Kosova, rreth 47.000 trupa ushtarake perpara afatit te pranuar ne Marreveshjen ushtarako-teknike te nenshkruar nga NATO dhe komandantet ushtarake te ish RFJ-se me 9 qershor 1999, jane terhequr afro 800 tanke, transportuese te blinduara, topash dhe gryka zjarri artilerie. Menjehere, po ate dite dhe diteve te tjera popullata shqiptare filloi kthimin ne vatrat e veta. Kete e bene se pari refugjatet nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqiperia e keshtu me radhe, perkunder apelit te UHNCR te rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar qe paralajmeronin organizatat dhe institucionet nderkombetare humanitare e te tjera.



Kthimi i shpejte i refugjateve nga Maqedonia, nga Shqiperia dhe nga vendet perendimore e te largeta, si SHBA, Kanada, Australia etj. eshte nje fakt mahnites per boten, qe tregon se sa shume jane te lidhur shqiptaret per token e vet, sa shume dashuri kane per atdhe.



Forcat aleate te NATO-s ne krye me SHBA bene aktin me humanitar deri me tani ndaj ne populli te pervujtur, duke e mbrojtur nga asgjasimi total. Ato kontribuan qe Kosova sot po shkon drejt pavaresise. U be konstituimi i organeve te pushtetit ne udheheqjen e UNMIK-ut te cilat gradualisht kompetencat jane duke ua leshuar vendoreve. Ndersa, popullata serbe dhe malazeze por edhe te tjere e cila nuk kishte kurrfare dore ne dhune e terror me krijimin e kushteve filloi te kthehet ne Kosove, ndersa me zgjidhjen e statusit te Kosoves ajo duhet definitivisht te kthehet dhe te jetoje se bashku me popullaten vendore shqiptare dhe te tjere ne barazi te plote dhe ne nje shtet te ri e perspektive – Kosoven.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySun Jan 24, 2010 1:24 am

Kosova nuk ka pavaresin kjo eshte haptas e ditur!
Gjere sa ka shqipfolesa do kolonizohen te gjitha trevat shqiptare !
Fale nje shqiptarit Nato intervenoi ne kosove per arsye qe ende nuk i dini !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySun Jan 24, 2010 2:01 am

Pritet qe kosova te federalizohet !

Zot bane mire !



Federalizmi i kosoves behet kur ka shume republika e krahina autonome!
Me federalizem kuptoim shendrrimi i kosoves ne mini jugosllavi sepse shqi^pfloesat kan mundesi te krijoin shume republika serbe ne brendin e kosoves dhe ta coptoin kosoven ma zi se ne kohen e Rankoviqit dhe shqiptareve nuk do i mbesi tjeter veq ta leshoi dhe tja mbathi ka tju shofin syt !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptySun Jan 24, 2010 10:55 pm

Ani de feride, po e bajn si zvicrra de mir esht???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyTue Jan 26, 2010 8:54 pm

nuk i ka fajet serbija as evropa.
Po ne vete se durojme tradhtarin hajnin te huajin .jemi sherbetore te mire per te huajte kurse trimin patriotin atdhetarin se dojme .
Populli me servile ne bote ,kushe na okupon i pritmi me flija .
me shekuj nen okupim.
kurse ne pushtet tradhtaret servilet.
kuku per ne per femijet tone ,ku jena o shqiptare tere bota me ne tuj u talle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 12:43 am

E vertete eshte qe serbija nuk eshte fajtore kurr,sepse servilat e kan bere keshtu qe te hekim ne shqiptaret ,dhe na kan perqar ska si ma zi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 12:10 pm

shkijet punojne fitojne gjithka.
Shqiptaret kenaqen qe jane ne politik me hajni kortrupsion argat te huajve.
keta tonet shkaterrojne qka ka shqiptare hiqen flamurin kombin ushtrine e qka ka.
Serbet kane marre gjysmen e kosoves dhe e kontrollojne presheven bujanovcin .
Sala shkaterron shqiperine ,Ali Ahmeti e menduh Thaqi shkaterrojne shqiptarin ne maqedoni.
Muslit shkaterrojne me Riza Halimin shqiptaret ne Bujanovce e presheve
Politikanet ne kosove shkaterruan shqiptarine ne kosove.
Serbet armiqte po i ferkojne duart.
ne mirremi me njeri tjetrin ne internet.
tralala lallaaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 2:34 pm

Ali Ahmetovski ka luftue edhe ne kosove ma pare,na ka knaq me Fatmir tugjarin Limen!

Fatmir Lima po thua ja ka dhane rrugen e autostrades serbeve me ndertue,sepse nuk harrohet kumarija e babes ore detektivi.

Edhe po ti kishte 1000 shpirtera Lima do ja kishte dhurue popullit shqiptar,;Kuku kush mutin ja ka mesue kete sllogan kaq te fort qe populli mos me marr vesh qe Lima ja ka rras shqiptareve bashk me bosat serb?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyWed Jan 27, 2010 8:32 pm

shqiptaret gjithmone kan qen nen koloni te huaja.
pak kan qe ato individ apo grupe qe kan luftue pe liri.
po ne emer te atyre grupeve gjithmone jan thirre tradhtaret qe ishin dhe jane argat i te huajve.
pak ka shqiptare qe nuk pajtohen nen qizmen e te huajve dhe te tradhtreve.
prorektorat ja sundim i te huajve ,keta ja bejne aminin.
nje popull qe fle ai vdes..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyThu Jan 28, 2010 11:57 pm

dot vij koha qe shqiptaret dot flasin nji gjuh e aspektin diplomatik, dhe dot i kordinojn gjerat, dhe dot unifikohen, ne aspektin global, sa dot qon pesh dhe mos po na bahet von!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 EmptyFri Jan 29, 2010 10:34 am

Detektivi
na kalle na kalle me realitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS   KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Çka do te bëhet pas 15 Qershorit
» Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
» Gjenocidi serb mbi shqiptaret
» NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB
» NË KUJTESË TË VIKTIMAVE NGA TERRORI SERB NË KOSOVË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: