Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjenocidi serb mbi shqiptaret

Shko poshtë 
+6
detektivi
voglushja
BashKom
arberia
Atdhetari
agim__barja
10 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue May 05, 2009 1:29 pm

Me qellim qe disa lexues te kuptojne politiken gjenocidale ekspansioniste ,raciste te njepasnjeshme te Serbise ndaj popullit shqiptare po i dha disa te dhena ne menyre shume te cunguar, pasi qe nuk eshte e mundur qe ketu te perfshihen shume fakte dhe dokumente me rendesi te terrorit dhe gjenocidit serb kunder shqiptareve.
Po thone se Goran Bregoviq na ka shtri doren e pajtimit ne Tirane.
Ja se si e shtrijne doren e pajtimit serbet. Historia na meson krejt ndryshe

Serbet pere here te pare, arriten ne Kosove pas luftes se zhvilluar ne mes te
Nemanjiqeve serb dhe Bizantit afer Lipjanit, me 1180, pra nga fundi i shkeullit XII.
Para kesaj kohe ketu nuk kishte serbe. Monumentet historike, te cilat Serbia i merr si argument per te drejte historike ne Kosove nuk jan serbe por jan kisha e manastire qe nga koha e Bizantit(Greqise), kur ai sundoi ne keto treva te banuara gjithnje nga shqiptaret. Edhe pse keto kisha jan ortodokse, keto shqiptaret i kane ruajtur dhe ka madje edhe autor serb te cilet kane shkruar per kete, si Pero sljipcevic qe shkruan qysh me 1934 se keto kisha per te cilat pretendojne serbet ti pervehtesojne, nuk jan serbe por bizantine.
E ceka kete me larte per te kuptuar se ky argument i paraqitej popullit serb pa nderpre ne menyre qe ti bindin popullin e vet se Kosova ishte "djepi i Serbise".

Gjenocidi serb mbi shqiptaret

Politika hegjemoniste serbe ndaj shqiptareve ka tradite te gjate. Qellimi i saj gjithmone ka qene dhe ka mbetur zhdukja fizike e popullit shqiptar, per te pushtuar tokat e tij ne te cilat ai jeton shume e shume shekuj me radhe, duke perdore mjete dhe metoda me te egra kunder tij, si masakra dhe gjenocid me permasa te gjera.Sa per ilustrim po permedndi se gjate periudhes 1876-1881, ne sanxhakun e Nishit (Toplice) ushtria serbe ka masakruar dhe debuar nga vatrat e tyre shekullore me se 200 mije shqiptare e qe sipas burimeve turke ky numer del shume me i madhe.Me kete rast serbet i kane rrenuar te gjitha xhamite dhe shenjetoret e tjera dhe kane levruar te gjitha varrezat, duke mos lene ne ato vise as edhe nje te vetmen familje shqiptare.
Ne programin e saj ekspansionist Serbia ka pasur per qellim qe Kosoven ta beje si sanxhakun e Nishit, perkatesisht si Toplicen. Akademiku serb Vasa Cubrilovic ne elaboratin e tije shkencore me 1937 shkruan:"Per kete qellim Serbia nuk duhet te kurseje as te holla as gjak". Nje porosi te ngjashme ai e bene ne elaboratin e tij te dyte kah fundi i vitit 1944, duke iu ofruar pushtetit ushtarak per te marre pjese edhe ai personalisht ne masaker kunder pakicave kombetare (si ai i quante) ne Jugosllavi. Udhezimet nga elaborati i Vasa Cubrilloviqit dhe nga Memorandumi famekeq i Akademise Serbe te Shkencave, Serbia i zbatonte me perpikeri kunder popullit shqiptar ne Kosove. Me politike te tille eshte edukuar dhe indoktrinuar pjesa me e madhe e popullit serb, te cilet propaganda e vazhdueshme ia ka imponuar "mitin e Kosoves" si "djep te shtetit dhe te kultures serbe".Keto jan trillimet me te cilat ata vet binin ne kundershtim duke pohuar se djepi i serbise eshte diku ne veri te Rashkes. Kete djep e bartnin here ne njeren ane e here ne tjetren ane, sipas nevojes dhe interesit te politikes ditore.
Historiani i njohur konstantin Jiricek shkruan se serbet kan filluar te zbresin drejt jugut kah kosova vetem kah fundi i shekullit XII; pas luftes me Bizant qe ate kohe sundonte keto troje. Po sipas Jiricek shqiptaret kishin jetuar 2000 para ardhjes se serbeve ne keto vise te paret e te cileve (pra serbeve) kishin jetuar pertej Karpateve e kur ne keto vise nuk dihej as edhe emri i tyre dhe as ekzistenca e tyre.

Ne gjysmen e pare te shekullit te XV heroi i yne kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1405-1468) luftoi plot 25 vjet kunder turqve per pavaresine e atedheut te tij. Skenderbeu me ushtrine e tij te vogel por trime, i pengoi keshtu per nje cerek shekulli hordhite aziatike qe te vazhdojne rrugen e tyre per invadimin e Evropes se krishtere.Mjerisht Evropa popullit shqiptar ia ka kthyer borgjin ne menyren me te keqe- duke e bere kurban per te ngopur apetitet te
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue May 05, 2009 1:30 pm

pakufishme te fqinjeve te tij.

Lufta e shqiptareve per pavarsine e tyre ka qene me permasa gjithepopullore sidomos me 1878-1881, nen udheheqjen e organizates clirimtare Lidhja e Prizrenit.Sic dihet Kongresi i Berlinit me 1878 vendosi t'i jipen Malit te Zi viset etnike dhe historike shqiptare te Plaves, Gusise,Hotit, Grudes, Tivarit dhe Ulqinit.
Shqiptaret me arme ne dore i mbrojten trojet e veta, por me intervenimin ushtarak te Turqise dhe fuqive te medha ato vise mbeten deri me sot nen sundimin e Malit te Zi, kryesisht me insistimin e Rusise cariste.

ME 1912 SHQIPTARET BENE KRYENGRITJE ME PERMASA TE MEDHA KUNDER OKUPATORIT 500 VJECAR TURK dhe e debuan ate nga Kosova, Shkupi dhe Maqedonia perendimore, mirpo Serbia bashk me fuqi te medha ushtarake dhe Malin e Zi e okupoi Kosoven.
Me kete rast serbet e malazezet bene masaker te tmershem ne popullsine shqiptare, duke vrare me dhjetra mijera gra dhe femije, duke i detyruar te nderrojne fene dhe kombesine e tyre dhe te behen sllave ortodokse. Me 1913 ushtria serbe e malazeze vetem ne rrethin e Pejes e Gjakoves pushkatoi 4000 shqiptare dhe ne rrethin e Plaves dhe Gusise 700 (sipas burimeve te botuara ne gjuhen serbe), sepse refuzuan te ndrrojne fene e kombesine.
Sipas burimeve arkivore, serbet, gjate lufterave ballkanike dhe fill pas tyre, vrane 35.000 dhe shperngulen me dhune per ne turqi 239.807 shqiptare (dokumenti gjendet ne fondin Nansenit). serbet kan botuar libra mbi kete terror te eger te asaj kohe (Dimitrije Tucoviq): krimet e tmershme e trishtuese serbe kunder popullit shqiptar i ka pare dhe pershkrua edhe autorja angleze Mis Durham.
Sa per vertetimin e kesa tragjedie po shenoj disa rreshta nga raporti i posaqem i korrespondentit angleze te gazetes "dyily telegraph", i cili thote:
"oficiret serb thoshin se menyra me efikase per te paqesuar Shqiperine eshte shfarosja totale e shqipetareve.Ne shume fshatra shtepite u dogjen, burrat vriteshin para grave e femijve te tyre, pastaj i detyronin nenat fatezeza te jene te pranishme gjate masakrimit te femijeve te tyre, te cilet para syve te tyre i coptonin me thika".
Ky pra eshte morali serb, i cili i cili kohe pas kohe gjene shprehje me egersine e vet shtazarake jo vetem ndaj shqiptareve po edhe ndaj popujve tjere. Nese i vjen rasti, dhe nese nuk pengohet me kohe, keshtu do te shprehet edhe ne te ardhmen kudo qe mundet.

Jugosllavia

Gjate sundimit te Jugosllavise se Versajes serbet i kane pasur ne dore te gjitha punet e shtetit, keshtu qe ne realitet ajo nuk ka qene tjeter gje pervec Serbi e Madhe e perbere me popuj me fe, kulture, histori, tradite dhe mentalit te ndryshem, por me gjuhe te perbashket sllave. Shqiptaret nuk e kane as gjuhen,as kurrgje tjeter te perbashket, as te ngjashme me sllavet, pervec armiqesie se perhereshme, e cila eshte imponuar nga politika e tyre ekspansioniste dhe raciste ndaj nesh.
Shqiptaret ne Kosove,Maqedoni dhe Mal te Zi kane qene gjate gjithe kohes se sundimit te Jugosllavise se Versajes objekt diskriminimi nacional dhe social, pa kurrfar te drejtash qytetare.me mija njerez jane vrare gjate asja kohe nga policia dhe kolonistet serbe, per te vetmin faj se ishin shqiptare, te dyshimt per pushtetin okupues serb.Pushteti ua ka marre fshatareve shqiptare me sa 200 mije hektare toke pjellore dhe ua ka dhene serbeve dhe malazezeve te sjelle nga ato vise ne Kosove dhe troje shqiptare.Nga terrori i shtetit dhe i kolonisteve 255878 shqiptare jane detyruar t'i braktisin trojet e tyre dhe te shkojne ne shkretirt e Anadollit ne Turqi, per te shpetuar nga terrori serb.
Kjo teme eshte perpunuar si disertacion i doktorantures dhe nga autoret serbe.
Shume familje shqiptare ne ate kohe iken ne Shqiperi.
Akademiku serb Vasa Cubrilloviq dhe shkrimtari nobelist Ivo Andriq kane hartuar elaborate te rendesishme se si duhet zhdukur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore me masakra masive.
Per te mbajtur nje popull ne zgjedhen e roberise, gjenden mjete e rruge te ndryshme.Serbia ishte e rryer ne kete pune kriminale.Ajo ka perdorur dhe perdore edhe sot te gjitha mjetet, jo vetem per te mbajtur popullin shqiptar ne roberi, por per te zhdukur fare.Qellimi i tyre ishte qe popullin shqiptar ta pengonin ne shkollim; tu a merrnin token si burim kryesore te jeteses dhe mos te lejonin te hapeshin shkolla ne gjuhen shqipe.Pra bente cmos qe shqiptaret ti kthej ne mjerim ekonomik dhe terr te paditurise.
Gjate luftes se dyte boterore Kosova, Maqedonia perendimore, Plava,Gusia; Hoti, Gruda dhe Ulqini kane qene ne kuader te Shqiperise, sic kane qene edhe gjate luftes se pare boterore.
Gjate luftes me 31.XII.1943, perfaqesuesit e popullit dhe te ushtrise jane mbledhur ne Konferencen e njohur historike te Bujanes ku eshte vendosur qe Kosova pas lufte te mbetet me Shqiperine.Perkunder ketyre fakteve Serbia pas luftes e okupoi serish Kosoven duke ia bashkuar vetes gjoja "me vullnetin e popullit", por ne realitet me vendimin e Komitetit te partise komuniste te Serbise.

Ne Jugosllavine komuniste ne fillim shqiptareve iu dhane disa te drejta formale ne arsim dhe pushtet, por ne anen tjeter, kunder tyre u ushtrua nje terror i tmerrshem nga policia sekrete (UDB-a) e cila pushkatoje me mijera shqiptare.
Akademiku famekeq Vasa Cubriloviq perseri hartoi nje elaborat "shkecor" me udhezime te hollesishme per qeverine komuniste se si duhet te zhduken shqiptaret nga Jugosllavia duke perdore kunder tyre gjenocid dhe masakra te permasave te gjera.Kjo duhet te behet sa me shpejte thoshte ky akedemik famekeq sepse bota nuk do te degjoje asgje meqenese ende eshte lufte.

Duke ndjeke nja politike ekspansioniste raciste,te zbatuar me terror e gjenocide, Serbia prej vitit 1876 deri me 1947 ka vrare 170 mije shqiptare sipas dokumenteve arkovore dhe litertaures se botuar.
Dobrica Qosiq thoshte:"Genjeshtra eshte forme e patriotizmit tone dhe deshmi e inteligjences sone natyrore. Ne genjejme ne menyre krijuese, fantastike, inventive" (veklika enciklopedija aforizma,Zagreb 1977, faqe 264, nxjerre nga romani i Qosiqit Deobe). Keto citate u sjellen ketu se per fat te keq disa shqiptare nuk e njohin sa duhet parimin e politikes agresive hegjemoniste serbe e cila shekuj me radhe ka ndikue, bashk me shkencen dhe kishen ortodokse serbe ne formimin e psikologjise se tille te popullit serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyMon Dec 07, 2009 3:40 am

Vrasjet si sport ditor

Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, tregon se si mijëra shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë, u masakruan prej ushtrisëserbe.



Gjenocidi serb mbi shqiptaret W7y5gj
25.01.2008



Ushtria Serbe 1912



Londër, e martë, 31 dhjetor 1912

I dërguari i 'Daily Telegraph' në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve musliman por nuk u kursyen as katolikët shqiptar. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.
Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme. Për t'i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda
të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta.
Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve.
Rruga për në Gjakovë ishte si "rrugë e varjeve". Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në
Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.
Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: "Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin
si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë".
Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.
Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t'i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë.
Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur.
Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.
Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: "Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.
As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë."
Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.

Publikuar më
31 dhjetor 1912
The New York Times
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 08, 2009 1:11 pm

Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.


Masakrat në Shkup e mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.

*Yskyb është Shkupi.


Masakrat në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë

“Në Prishtine dhe në rrethinat e Kumanovës është bërë ç’është e mundur për të shfarosur popullsinë shqiptare. Sipas atyre që thonë oficerët dhe ushtarët, janë 3.000 arnautë të varrosur në fshatrat e shkatërruara dhe që del akoma tym midis Kumanovës dhe Yskyb-it. Akoma më tepër janë qëlluar për vdekje në zonën e Prishtinës. Në rrethinat e Yskyb çdo ditë qahet nga një fshat. Fshatrave u vihet zjarri dhe njerëzit dalin nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur tymit të dendur dhe kur dalin qëllohen për vdekje si kafshë të egra”, shkruan gazetari. Fritz Magnussen flet edhe për një pemë të madhe, ku ishin varur shumica e arnautëve shqiptarë. Edhe në kohë të Turqisë kishin ndodhur varje në këtë pemë. “Shumë gjak ka rrjedhur nën këtë pemë në kohët e tmerrshme të sundimit turk”, shkruan gazetari, shkrim të cilin e kishte censuruar gazeta dhe nuk e kishte botuar.

Ai tregon edhe për masakrat që i kishte parë nga udhëtimi i tij prej Shkupit në Prizren. “Demat tërheqin ngadalë qerret e tyre të mëdha të mbingarkuara me familje arnautë të shpërngulur. Gratë, që janë të mbuluara në fytyre, janë ulur midis lloj-lloj sendesh kuzhine, me fëmijët e tyre qe thanin se ftohti dhe të mbështjellë rreth gjoksit me copa te ndryshme. Kasollet vazhdojnë të digjen dhe t’u dalë tym”, shkruan ai.

“Një familje e vogël kërkon një strehë për të kaluar natën nën qerre. Një burrë i vjetër shtrihet i vdekur për toke, gishtat e tij janë ngulur thellë në baltën e rrugës. Gruaja e familjes është ulur e kërrusur dhe dy fëmijët e vegjël me fytyrat e tmerruara shikojnë nga shalli që i mbështillte. Burri i familjes, një arnaut i ri, punon në mënyrë të dëshpëruar për të rregulluar rrotën e shkatërruar”.

Ai tregon se si kishte parë në sheshin e burgut të Prizrenit dy trupa shqiptarësh të vdekur nga sulmet e natës. “Pothuajse e gjithë popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku janë arratisur? Pyes një komitac i cili pasi ngre shpatullat - drejton me gisht drejt maleve, ku është rruga për në Gjakovë.
“Në malet e larta ndodhet Gjakova, gjë që sinjalizohet nga disa pika të kuqe mbi male. Dëshmitarë të ndryshëm na thonë shqiptarët e shkretë janë në gatishmëri tërë kohës”, shkruan Magnussen në shkrim e tij të ndaluar.


Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, - thotë princi, - është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.

Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.

Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.

Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.

Botimi në “Riget” më 7.11.1912
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 08, 2009 2:02 pm

nuk pershkruhet sa shtazarak ka qene,une kam patur fatin te ndjek ne Tv,krimet e serbeve ,tani ne luften kunder Kosoves,jam llahtarisur nga krimet e tyre nuk mund te hapja Tv,vetem te vrare,me sy te nxjerr,femije te hedhur andej-kendej,pleq plaka,thash se me luajti truri dhe sadopak dhashe me gjithe shpirt ndihmen time bashke me familjen,duke marre ne shtepine time ne Tirane nje familje te tere nga Suhareka,eh sikur m'u qetesua pak shpirti.....Njerez te mire te dashur dhe kishe qef te uleshe ne tavoline me ta ,sinqerisht kam perfituar shume nga prania e tyre ne shtepine time,goxha njerez te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 08, 2009 2:29 pm

Masakrat serbe në Vushtrri

Shqiptarët nga 1919 deri më 1956 në një libër

Ka dalë në librari libri “Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956” i autorëve Fahri S.Buçinca dhe Ferid B.Dibrani. Ky është një libër voluminoz me 397 faqe dhe pos prezencës dhe presioneve të përhershme ndaj shqiptarëve vendorë dhe të pafajshëm, autorët kanë veçuar tri periudha më të vështira të mizorive serbe 1918-1941 pastaj 1944-1966 dhe 1981-1999.

Sipas këtij libri vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8.000 shqiptarë të shpërngulur në Turqi janë asimiluar.

Gjatë tërë kohës së shtypjes dhe represalieve, patriotët shqiptarë kanë rezistuar në organizata të ndryshme politike e programe ndaj këtyre mizorive e veçmas dallohet në këtë aspekt patrioti Hasan Prishtina.

Autorët më angazhim permanent dhe një kohë të gjatë përmes hulumtimeve të literaturës,bisedave e deklaratave të personaliteteve të shumta, kanë arritur me sukses t’i ofrojnë lexuesit shumë të dhëna për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve në Vushtrri dhe rrethinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 08, 2009 4:27 pm

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Robershqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 08, 2009 4:30 pm

Marr nga arkivat Serbe
Selim III u përpoq të vendosë reformës, riorganizimit të ushtrisë dhe administratës. Reformash që Turqia 1835 Të çojë në rebelim nga princat feudal shqiptar në Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Prishtinë. Banorët e Prizrenit 1839 pi turk Ismet Komandant-tezgë. Turqit duke ngadalësuar reformës, dhe shqiptarët janë gjithnjë në kërkim për çlirim nga sundimi turk. Turqit rritur zgjidhjen e shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi, luftës serbo-turke 1876-1877, luftës serbo-turke 1877-1878, dhe malazez-turk Luftës së 1876-1878 [citim i duhur nga 09 2009] shqiptarët u mobilizuar dhe përdorur në betejat kundër serbëve në Nish, gryken Janko, panje dhe Mali i Zi. Gjatë luftës, 1877-1878, që vijnë në ushtrinë serbe dhe duke fituar zonën Vranjë të Serbisë jugore sot, ka një tërheqje të popullsisë shqiptare nga zona e Nishit, Leskovci, spa dhe vende të tjera, dhe ata banorë të Kosovës. Turqit në 1912th krijojë një rrip të kufirit në Serbi, i përbërë nga fshatrat shqiptare. [5]

10. Qershor 1878 Takimi në Prizren Lidhja Shqiptare e Prizrenit themeluar. Kërkesat Turqi u autonomi për shqiptarët, dhe bashkimin në një vilajet. Port kjo është refuzuar, dhe filloi një rebelim 1879 që qeveria turke rrëzuar në Vushtrri, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Pejë e gjetiu. [5] Në disa pjesë të Shqipërisë, gjithashtu vjen me një rebelim masiv. Turqia dërgon Dervish-kullotave me ushtri për të thyer rebelim, dhe në prill 1881 hyn në Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Qetësim ishte i përkohshëm, që nga trazirat shpërthyen përsëri nga kthimi Pasha të Konstandinopojës. Kryengritje lokale të rritet 1883 dhe 1884 vit. [6]

Parë 20 kopje të shekullit të kryengritjes shqiptare, që synon marrjen e autonomisë brenda Perandorisë turke. Që nga viti 1905 të 1912th Shqiptarët ngritur një numër të kryengritjeve. Në korrik 1908 në Ferizaj, për të mbledhur 20.000 njerëz [redakto nga 09 2009], dhe përpjekjet për të njoftuar çlirimit nga turqit. Por vjen koha për të Mladoturske revolucionin, e arritur me mbështetje të konsiderueshme të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe vilajet Bitoljskog. Revolucioni ka dhënë shpresë e madhe për shqiptarët, dhe popullsia e taksave Mladoturci ulje premtues, demokratizimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të përgjithshme. Megjithatë, forcimin e tyre pushtetin duke i lënë Mladoturci premtimet e tyre. Sepse gusht 1909 shpërtheu kryengritje e re, dhe i dërgoi një ushtri që nuk gëlltitet gjaku Mladoturci kryengritjes shqiptare në Kosovë dhe Metohi. Deri betejë vjen në Kaçanik e 11 Maj 13 Maj 1910 Turk marrëdhëniet fitore me rreth 600 të vrarë. Në 1912th përsëri vjen për të rebelimit nën udhëheqjen e Komitetit të Përgjithshëm ustaničkog, zona e Drenicës, Pejë, Gjakovë, dhe Shqipërinë e veriut. Bajram Curi revoltë në rritje në fushën Krasniqi (Krasniqi). Rebelët zënë tërë Kosovën, Shqipërinë e veriut, dhe madje edhe në Shkup, çfarë qeveria jep dorëheqjen Mladoturska. Qeveria e re dërgoi një delegacion që takohet me përfaqësuesit shqiptarë Hasan Prishtinës. Turqit refuzojë kërkesat për autonomi, përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe administratë, financimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe Metohisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyWed Dec 09, 2009 1:15 am

Masakra serbe e vitit 1913 në Kabashin e Anamoravës /Kosovë

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjyqit të “drejtësisë.”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet... Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot.



Fshati Kabash ndodhet rrëzë maleve të Kopilaçës, tani i bashkuar plotësisht me qytezën e Vitisë, në anën jugore me hapësirë kodrinore-malore, kurse në anën veriore me sipërfaqe të rrafshët bujqësore. Në anën lindore kufizohet me lumin Morava, kurse në anën perëndimore me fshatin Smirë. Kabashi është një ndër fshatrat më të reja në Moravën e Epërme. Kabashin e themeluan kabashët e ardhur nga Kabashi i Prizrenit në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, mes viteve 1780-1785. Sot Kabashi është një ndër fshatrat më të mëdha në Komunën e Vitisë me afro 400 shtëpi dhe me 3000 e më tepër banorë.

Në pjesën e dytë të muajit tetor të vitit 1913, një grup kaçakësh, të udhëhequr nga Rrustem Kabashi, zbresin nga mali në katund, hetohen nga rojat serbe dhe thirrjeve të tyre për t’u dorëzuar, për të treguar se kush janë, kaçakët u kundërpërgjigjen me armë, duke vrarë dy serbë.

Ngjarja ndodh në mbrëmje vonë, në anën perëndimore të xhamisë së fshatit, në largësi prej 20 metrash. Pushtuesi serb me kohë e priste një rast të këtillë për t’i shfryrë epshet shoviniste mbi popullin shqiptar. Atë natë u rrethua i tërë fshati nga forca të shumëfishta të xhandarmërisë, ushtrisë dhe civilëve serbë. Sipas dëshmive të atyre që mbetën gjallë, që e përjetuan llahtarinë, në mëngjes të asaj vjeshte u arrestuan të gjithë meshkujt mbi moshën 15-vjeçare. Së pari të arrestuarit i ngujuan në xhaminë e fshatit, me pretekst se janë duke bërë hetime. Të njëjtën ditë të arrestuarit i dërgojnë (i ngujojnë) te Kulla e Mbretit në Viti. Kulla ishte te udhëkryqi ku ndahet rruga, që vjen prej mëhallës së debelldasve, për te tregu i sotëm i pemë-perimeve. Këtë kullë para 1912-tës e shfrytëzonte xhandarmëria turke, kurse më vonë xhandarmëria serbe si postëkomandë.

Atë që nuk arriti ta bënte ushtria serbe më 1912, siç veproi në fshatrat fqinje, kur u dogjën, u masakruan, u pushkatuan edhe fëmijët: në Smirë, në Goshicë, në Lugishtë (Lubishtë), në Mogillë, në Mollëkuq (Trestenik) etj., ky rast u desh të shfrytëzohej që t’i zhdukte nga faqja e dheut banorët e fshatit kryeneç dhe të “realizohej plani i Serbisë për kolonizimin, më mirë të thuhet për serbizimin e vendeve ku popullata ishte më tepër shqiptare” * Dr. Millovan Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, faqe 5.

Fshati ende nuk kishte arritur t’i shëronte plagët që ia kishte shkaktuar Shefqet Turgut Pasha (1910), kur u dogj gati gjysma e fshatit dhe u vranë me tradhti, vëllezërit Adem e Mustafë Kabashi, frymëzues, organizatorë dhe pjesëmarrës të luftës në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës kundër Turgut Pashës, dhe ja tani erdhi okupatori tjetër edhe më i egër e më mizor.

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjygjit të “drejtësisë”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet, me përjashtim të dy shtëpive, të cilat i përballuan zjarrit ose u lanë me qëllim (shtëpia e Rexhep Çaushit dhe ajo e Hetem Hasanit).

Në plevica, ku ishin fshehur, u dogjën Zenel Rexhepi, 40-vjeçar, Qazim Shabani, 20-vjeçar, Rrustem e Shaban Sallahu, njëri 19 e tjetri 17-vjeçar në praninë e nënës së tyre, e cila u kacafyt me xhandarët për t’i shpëtuar djemtë, Ibish Jakupi, 48-vjeçar u vra në fshat, Agush Ahmeti, 30-vjeçar po ashtu u vra në dalje të fshatit. Murat Salih Abdylin, 50-vjeçar, të sëmurë, veshur në këmishë e done (brekë), e vret shërbëtori i dikurshëm i tij, pasi e lirojnë si të sëmurë. I vrari u varros në vendin e ngjarjes, 250-300 metra larg Kullës, skaj rrugës në hyrje të fshatit Kabash, 30 m. afër mullirit të Miftijajve. Fshati u plaçkit. Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot. Jahi Selmani (1896-1968), person i cili i shpëtoi pushkatimit, pas shumë vitesh, në rrojtoren e Misin Kabashit, në Gjilan, Gata Veleshanit nga Velekinca, xhelat në plojën e madhe të kabashëve, ia ka parë në dorë kutinë e argjendtë për duhan dhe qelibarin e Aziz Abdylit (hoxhë i fshatit, i pushkatuar). Çfarë mjerimi, të vrarët janë plaçkitur! Plaçkitësit i morën me vete të gjitha, duke lënë pas vetëm vajin e nënave për djemtë, vajin e nuseve për burrat, vajin e fëmijëve për prindërit dhe mallkimin e grave drejtuar vrasësve, barbarëve. Fshatit i vinte era shkrumb me javë të tëra. Gjëma e të vrarëve u dëgjua me ditë të tëra. U vranë, u therën me thika dhe u groposën aty 54 veta, disa për së gjalli, në një humnerë të përgatitur më parë te Zabeli i Sahit Agës, në afërsi të Kllokotit (tash pronë e Banjës së Kllokotit). Sipas Jahi Selmanit, i cili e pa me sy ngjarjen, aty ku u masakruan bashkëvendësit e tij thoshte se u krijua një tollovi e paparë. Xhandarët e ndihmuar nga ushtarët dhe civilët vendës serbë shtinin pa ia nda duke përdorur edhe bajonetat. Aty pati të vrarë edhe serbë. Siç duket, ata vranë njëri-tjetrin pas rebelimit të të arrestuarve. Në mesin e të vrarëve pati edhe mysafirë që u gjetën atë natë të kobshme në odën e Sylë Jasharit. Ata ishin tre veta, njëri prej tyre dhëndër i xha Sylës nga Ballanca, fshat në komunën e Vitisë. Në këtë plojë u vra edhe një mysafir tjetër nga Mogilla, Misin Luzha.

Fshati mbeti në duar të grave dhe fëmijëve. Shumica e nënave i rritën fëmijët në gjini, për t’u kthyer pas tre vjetësh, e për të filluar jetën në fshatin e djegur. Me mund të madh arritën t’i shërojnë plagët sadopak dhe t’u dalin zot trojeve që ua lanë amanet të parët. Ata nuk i harruan fjalët, mesazhin e Bajram Currit, Isa Boletinit, Mustafë Kabashit, në vitin 1909 para se të çlirohej Shkupi, ku qëndruan dy net në Kabash për ta mobilizuar popullin në luftë kundër turqve. Që atëherë u kishin thënë të tubuarve në oborrin e xhamisë së fshatit: “Ky truall është i yni. Ta ruajmë e ta mbrojmë si sytë e ballit” (sipas Saqip Misin Salihut 1882-1961).

Peripecitë nuk kanë të sosur. Duhej të ndërtoheshin shtëpitë dhe gjithçka tjetër që u nevojitej për jetë. Disa familje u shuan, disa të tjera u shpërngulën në Turqi. Pastaj filloi kolonizimi i fshatit me serbë të ardhur nga Vllasina. Toka u merret, po dëshira për të jetuar në trojet e të parëve nuk u shua kurrë.

Pas një hulumtimi kemi gjetur emrat e 44* kabashasve të vrarë dhe tre mysafirëve, kurse të tjerët janë të familjeve të shuara, të shpërngulura ose numri i të vrarëve ka qenë më i vogël se sa flitej. Është për të ardhur keq që vendi ku janë groposur të masakruarit e kanë mbuluar ferrat dhe nuk është i shënuar me asgjë. Kjo papërgjegjësi ndaj së kaluarës, të të vrarëve nuk falet, kjo papërgjegjësi është e porositur nga vrasësit, është e dëmshme, kundër vetvetes, kundër interesave tona kombëtare, kundër të së ardhmes. Asnjë nga varrezat masive (mbi 350 viktima) të vitit 1912/1913 në komunën e Vitisë nuk është e shënuar. Turp i madh! Njerëzit e përgjegjshëm, të mirë, duhet të ndërhyjnë një orë e më parë. Të shënohen këto vende të plojës, se gjaku i derdhur edhe pa dëshirën e të masakruarve na ndëshkon. Të shkruhet historia e të të pushkatuarve, t’i tregojmë vetes, gjeneratave, botës se masakrat, plojat mbi shqiptarët janë të hershme që nga periudha e ngritjes së shtetit serb.

*Emrat e të ekzekutuarve: 1. Misin Salih Cenaj, 52-vjeçar, 2. Murat Salih Cenaj (50), 3. Avdyl Salih Cenaj (34), 4. Hysen Jakup Cenaj (35), 5. Ibish Jakup Cenaj (52), 6. Isak Jakup Cenaj (31), 7. Agush Ahmet Cenaj (30), 8. Hamëz Nezir Cenaj (18), 9. Qerim Ali Cenaj (50), 10. Alush Ali Cenaj (26), 11. Hafiz Qerim Cenaj (22), 12. Halit Qerim Cenaj (20), 13. Azem Kamer Cenaj (48), 14. Sefedin Azem Cenaj (16), 15. Aziz Elez Cenaj (47), 16. Rexhep Çaush Veselaj (63), 17. Smajl Bajram Veselaj (60), 18. Bajram Smajl Veselaj (39), 19. Hamit Selaman Veselaj (50), 20. Jashar Islam Muçaj (60), 21. Islam Jashar Muçaj (30), 22. Murtez Brahim Muçaj (52), 23 Hamdi Murtez Muçaj (17), 24. Kadri Brahim Muçaj (37), 25. Isuf Brahim Muçaj (22), 26. Qamil Osaman Muçaj (18), 27. Zenel Rexhep Muçaj (40), 28. Hazir Shaban Muçaj (45), 29. Qazim Hazir Muçaj (20), 30. Shabi Sadik Muçaj (37), 31. Ramadan Ramadan Kuklubeci (30), 32. Rrahim Sallah Trakalaçi (53), 33. Ali Sallah Trakalaqi (50), 34. Hebib Ali Trakalaçi (25), 35. Aziz Avdyl Trakalaçi (47), 36. Faik Aziz Trakalaçi (19), 37. Abaz Sallah Trakalaçi (65), 38. Veli Abaz Trakalaçi (45), 39. Rrustem Veli Trakalaçi (19), 40. Shaban Veli Trakalaçi (17), 41. Hysen Abaz Trakalaçi (18), 42 Misin Luzha (mysafir, fshati Mogillë), 43. Shefki Qerimi (mysafir, fshati Ballancë), 44. Tahir Musliu (mysafir, fshati Ballancë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyWed Dec 09, 2009 1:22 am

Masakrat serbe në Bujanoc

Të likuiduar

1. Emin Ismaili, i njohur me emrin Gandi, u likuidua në tetor të vitit 1944 te Uji i Thartë, afër kishës së Lilancës. Ka qenë organizator dhe dashamir i sportit. Me moshë ishte 40 vjeç. Varri nuk i dihet.

2. Qamil Ismaili, vëllai i Gandit, në tetor të vitit 1944 u masakrua te uji i thartë, afër kishës së Liliancës, në moshën 20 vjeçare. Varri nuk i dihet.

3. Jonuz Hajrullahu, këpuctar u likuida në tetor të vitit 1944 te uji i Thartë, afër kishës së Liliancës, në moshën 43 vjeçar. Varri nuk i dihet.

4. Zarif Shabani (gjellëbërës) u likuidua në tetor të vitit 1944 te Uji i thartë afër Liliancës në moshën 45 vjeç. Varri nuk i dihet.

Këta serbosllavët i morën prej shtëpie dhe i dërguan te uji i thartë afër kishës së Liliancës, ku i masakruan dhe i likuiduan në më më brutale. Fajtor kryesor për likuidimin e tyre ka qenë Diça Malli nga fshati Llopardicë, komuna e Bujanocit (Sipas kujtesës së Hasan Imerit, i lindur më 8 tetor 1919 në Bujanoc, me profesion berber, tani në pension dhe të Nijazi Bektashit, i lindur më 20 qershor 1933 në fshatin Nasalcë, jeton në Bujanoc prej vitit 1964.

Tërnoci

Të likuiduar

1. Muharrem Islam Osmani, në tetor të vitit 1944 në Vranjë në msohën 30 vjeçare. Varri nuk i dihet.

2. Abdulla Ibrahim Zeqiri i njohur me emrin Dulla i Himës, u likuidua në tetor të vitit 1944 në Vranjë në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet.

3. Asllan Ibrahim Rexhepi u likuidua në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet.

4. Tefi Abdyrrahman Selimin u likuidua në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet.

5. Xhefer Sulejman Selimi u likuidua në moshën 48 vjeç. Varri nuk i dihet.

6. Shasivar Murtezi i njohur me emrin çaça, u likuidua në moshën 58 vjeçare. Varri nuk i dihet.

7. Ilmi Mustafë Arifi u likuidua në moshën 41 vjeç. Varri nuk i dihet.

8. Sadri Isuf Saqipi, u likuidua në moshën 33 vjeç. Varri nuk i dihet.

9. Arif Ali Arifi, i njohur me emrin Lika, u likuidua në moshën 47 vjeç. Varri nuk i dihet.

10. Xhemail Shaban Fazliun, në tetor të vitit 1944 e morën prej shtëpie dhe besohet se është likuiduar në Dubnicë, afër Vranjës në moshën 62 vjeç. Varri nuk i dihet.

11. Alush Rasim Shabanin në tetor të vitit 1944 e morën nga shtëpia në Gjilan dhe i humbi çdo gjurmë. Supozohet se e kanë likuiduar. Në moshë 35 vjeçare. Varri nuk i dihet.

12. Jonuz Mehmet Jonuzin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Gjilan në moshën 35 vjeç. Varri nuk i dihet.

13. Pashë Galip Ramizin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Gjilan në moshën 35 vjeçare. Varri nuk i dihet.

14. Xheladin Halil Xhelilin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Mal të zi të Shkupit në moshën 24 vjeçare. Varri nuk i dihet.

15. Jonuz Ademin në nëntor të vitit 1944 e morën prej shtëpie dhe e likuiduan në moshën 35 vjeç. Varri nuk i dihet.

16. Ramadan Aqif Selimin – Terzia në gushtë të vitit 1946 e mori UDB`ja prej ushtrisë në Zagreb dhe e dërgoi në UDB`në e Maqedonisë në Shkup ku e likuiduan mizorisht. Më moshë ishte 26 vjeç. Varri nuk i dihet.

17. Ilmi Sherif Hetemin e likuiduan në tetot të vitit 1944 në Mal të Zi të Shkupiut në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet.

18. Zejnulla Hajdin Hebibin e likuiduan në shtator të vitit 1944 te ura e Mustafës në Bujanoc, sot afër xhamisë, në moshën 32 vjeç.

19. Ramadan Hajdara Nuredinin e likuiduan në tetor të vitit 1944 te Kodra e Madhe në moshën 50 vjeç. Varri nuk i dihet.

20. Nuhi Hajdar Nuredinin elikuiduan në tetor të vitit 1944 në fushtë të Tërnocit, në moshën 47 vjeç. Varri nuk i dihet (Ramadani dhe Nuhiu ishin vëllezër).

21. Xhafer Halil Fejzullahun e likuiduan në tetor të vitit 1944 te Kodra e Madhe, në moshën 33 vjeç. Varri nuk i dihet.

22. Vehbi Ismail Sylejmanin elikuiduan më 25 nëntor të vitit 1944 afër shkollës “Muharrem Kadriu”. Ka qenë kryetar i Këshillit nacionalçlirimtar. E vranë çetnikët Velimir i fshatit Levosojë, i njohur me emrin Vela dhe Gjorgje Kadiça i Osllarës. Në moshën 32 vjeç.

23. Ali Veli Jonuzin e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 36 vjeç. Varri nuk i dihet.

24. Sadri Alishanin nga lagja Gash e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe në moshën 40 vjeç. Varri nuk i dihet.

25. Avdi Demirin nga mahalla Terzi e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 22 vjeç. Varri nuk i dihet.

26. Sali Aslan Selimin e likuiduan në tetor të vitit 1944 te kodra e madhe, në moshën 28 vjeç. Varri nuk i dihet.

27. Mustafë Memet Xheladinin e likuiduan në tetor të vitit 1944 mbi shtëpit e mahallës së Terzive, në moshën 34 vjeç. Varri nuk i dihet.

28. Qemajl Nazif Hamidi u vra prej minave në prill të vitit 1945 në fushë të Tërnocit. Më moshë ishte 17 vjeç.

29. Veli Baki Limani u vra prej minave në nëntor të vitit 1945 në fshatin Reptovë. Më moshë ishte 27 vjeç.

30. Zejadin Sherif Haliti (çekërr) u vra prej minave në prill të vitit 1945 në fushë të Tërnocit. Me moshë ishte 14 vjeç.

31. Isuf Feta Arifi në dhjetor të vitit 1944, komandanti i brigadës IV Maqedonase e lidhi për shtylle dhe e vrau me automat para masës së popullit. Më parë e rrëhën tërë natën dhe të nesërmen e tubuan fshatin që të shikonte vrasjen. Të njejtën ditë prej tubimin morën 80 fshatarë dhe i dërguan në Bujanoc, ku i morën në pyetje dhe i torturuan fizikisht dhe psiqikisht. Prej tyre ndanë nëntë veta dhe i dërguan në Vranjë (janë të evidencuar te likuidimet). Isuf Arifi ishte me moshë 42 vjeç.

32. Xhemail Rashit Demirin nga lagja çuvadar e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në fshatin Ropotovë në moshën 17 vjeç.

33. Diliman Fejzullahun nga lagja Gash, më 1912 e morën nga oborri i shtëpisë dhe e shpunë në mëhallën Strukar, ku e vranë në moshën 22 vjeçare.

34. Hajdar Nuredinin nga lagja Strukar në vitin 1912 e vranë në shtëpi të vet, në moshën 50 vjeç.

35. Zenun Sejdiun (Pulanin) e vranë më 1912 në shtëpi të vet në moshën 51 vjeçare.

36. Zeqir Rrahman Salihun nga lagja Strukar e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 49 vjeç.

37. Ahmet Dacin nga lagja Strukar e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në mohsën 48 vjeç.

38. Ramiz Demiri nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet në moshën 52 vjeç.

39. Axhi Osmanin nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 55 vjeç.

40. Raqip Sulejman Avdiun nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet në moshën 50 vjeç.

41. Bashkëshortën e Raqip Sulejmanit nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 46 vjeçe.

42. Shaban Raqip Sulejmanin nga lagja Steke e vranë më 1912 në oborr të shtëpisë së vet. Prej një shtëpie i vranë të zotin Saqipiin, bashkëshortën e tij dhe të birin e Saqipit, Shabanin.

43. Kurtali Xhemshit Arifin nga lagja Tole e likuiduan në gushtë të vitit 1943 në kufti të fshatit Breznicë të Bujanocit, në moshën 29 vjeç.

44. Habim Avdi Ramadanin nga lagja Xhaferi e likuiduan në gusht të vitit 1943 në kufti të fshatit Breznicë të Bujanocit në moshën 25 vjeç.

45. Dalip Ramiz Dobërçanin nga lagja Strukar e likuiduan në gusht të vitit 1943 në kufi të fshatit Breznicë të Bujanocit, në moshën 27 vjeç.

46. Fehmi Jahi Zahiri nga lagja Strukar e likuiduan në korrik të vitit 1945, duke kryer shërbimin ushtarak në Kaçanik, në moshën 27 vjeç. Është varrosur në Gazi-babë të Shkupit.

47. Qamil Asllan Adilin në gusht të vitit 1946 e vrau UDB`ja në moshën 21 vjeç.

48. Shaban Emin Qazimin, i lindur më 1958 e vranë te Zabeli i Strukarëve në moshën 24 vjeç. E vrau pylltari Luba i Vlladiçin Hanit.

49. Hevzi Zejnullah Sulejmanin, i lindur më 1924 në moshën 20 vjeç ushtria serbe e ndezi mullarin me bar te livadhet e Shtekëve dhe e hodhën në zjarr. Familja e tijë emigroi në Bursë të Turqisë.

50. Nasjet Shukri Selimi, i lindur më 24 shkurt 1966 në Tërnoc, në moshën 26 vjeç e vranë më 10 nëntor 1992 te komanda e garnizonit, afër hotelit Grand në Prishtinë. Nasjeti ishte duke kaluar rrugës, por e vranë me pretekst se e kishte sulmuar rojën e komandës me armë të ftohtë dhe roja shtiu me automat. Atë ditë Nasjeti shkonte të merrte diplomën në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe t`i blinte rrobat e dhëndërrisë për dasmë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyeshëm dhe prejardhjen e kishte nga një familje intelekutale. U varros në mënyrë madhështore kombëtare dhe fetare. Pas vrasjës së Nasjetit në moshën 26 vjeç, familjen e tij e arrestuan dhe e mbajtën në burgun e Prishtinës 24 orë. Për vrasjen e Nasjet Shukri Selimit i japin të dhëna Galip Beqiri nga fshati Tërnoc dhe Emrulla Lutfiu, po ashtu nga fshati Tërnoc.

51. Shaip Kamber Shabani në vitin 1944 e plagoi gjylja e topit te vendi Reka e Tërnocit dhe pas 20 ditësh, në moshën 35 vjeçare vdiq në spitalin e Prizrenit.

Nasalca

Të likuiduar

1. Kadanexhik Ajet Shananin e likuiduan në maj të vitit 1912 afër fshatit çerkez, te gropa e gëlqerës afër xhadës së vjeter, në moshën 16 vjeç.
E motra thotë se ishin afruar që ta shpëtonin, sepse ai përpushej nëpër qëlqere, por më kot, sepse ai vdiq me mundime tepër të mëdha.

2. Bushat Qazimi e likuiduan gjermanët në dhjetor të vitit 1944 në Beograd, sepse iu ndihmonte partizanëve dhe luftonte kundër tyre. Me moshë ishte 26 vjeç. Varri nuk i dihet.

Të vrarë

1. Sabedin Asllani u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan, te Shkozat, ne moshën 60 vjeç. E vranë sllavo-komunistët ortodoksë.

2. Fejzulla Saliu u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan, te Shkozat, ne moshën 58 vjeç.

3. Isa Fejzulli u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan, te Shkozat ne moshën 45 vjeçare.

4. Lutfi Nuredini u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshain Lluçan te Shkozat ne moshën 35 vjeçare.

5. Ali Xhemaili u vra në dhjetor të vitit 1944 mbi fshatin Lluçan te Shkozat, ne moshën 62 vjeçare.

6. Bektash Halimi u vra në prill të vitit 1944 në oborr të shtëpisë së vet, në moshën 62 vjeç.

7. Mirije Misim Xhemaili për pak e pësoi më 18 nëntor të vitit 1944 kur disa sllavokomunistë tentuan ta përdhunonin duke shtënë me pushkë në kokë të saj. Mirija jetoi shtatë ditë pas plagosjes së rëndë dhe vdiq duke lënë dy fëmijë jetimë, djalin Xhemail dhe vajzën Xhevrije Xhemaili. Vajra e saj Xhevrija jeton në Kumanovë.

8. Asllan Din Rrahmani u vra më 14 shtator 1944 te Pusi i Levasojës, në moshën 30 vjeç.

9. Bejzad Fejza-Salihu u vra më 15 shtator 1944 te Ura e Erebicës (Ura e Thellëzës) në moshën 26 vjeçare.

10. Riza Selim Ismaili u vra më 13 shtator 1944 ne çerenec te vorret e Shkijëve afër Samolicës, në moshën 50 vjeç.

11. Adem Kamber Ademi u vra në nëntor 1944 te Kodra e Madhe, ne moshën 30 vjeç. U varros në fshatin Dobrosinë.

12. Xhemail Haliti u vra më 13 tetor 1943 në Surdilicë në moshën 20 vjeç.

13. Serjan Sulejmani u vra në janar të vitit 1945 te fshati Lisiçevë ndërmjet Kragujevcit dhe Kralevës, në moshën 30 vjeç. E vranë policët sllavokomunistë. Evarrosën në Lisiçevë pa ceremoni fetare. Kufoma e tij ndejti shtatë ditë pa hyrë në dhe dhe kur e varrosën në shpinë ia gjetën thikën që ia kishin ngulur, rrëfen Belul Sulejmani.

14. Fejzi Imer Salihu u vra në dhjetor të vitit 1944 në fshatin Lluçan, te shkozat në moshën 60 vjeç.

15. Ahmet Zeqir Agushi u vra në nëntor të vititi 1944 në fshatin Vërban, në moshën 50 vjeç. U varros në fshatin Nasalcë.

16. Selim Ramizi më 7 janar 1945 duhej të ekzekutohej duarlidhur por iku dhe shpetoi rastësishtë prej plumbave sllavokomunistë.

Të rënë në frontin e Sremit

1. Fejzi Beka u vra në prill të vitit 1945 në Sllavonska Pozhega. Ka qenë luftëtarë i Brigadës VII sulmuese Shqiptare.

Të plagosur

1. Kadri Ismaili në janar të vitit 1945 në Budrovc u plagos në Këllk. Me moshë ishte 14 vjeç.

2. Belul Sulejmani i lindur më 15 janar 1923 u plagos më 15 prill 1945 në Sllavonska Pozhega në këmbë të majtë. Plumbin e mbajtin në këmbë 15 vjet.

Të keqtrajtuar

1. Mejdi Ahmet Bektashin në dhjetor të vitit 1944 e morën nga shtëpia dhe tentuan të likuidonin. E rrahën, e torturuan dhe ia thyen krahun e djathtë. UDB`ja e mbajti 24 orë në fshaitn Dobrosinë, por e shpëtoi serbi Zhiko i Prronit të madh, i cili jeton në stacionin hekurudhorë të Preshevës.

Të arratisur

1. Nijazi Xhemaili më nëntor të vitit 1944 iku në Kroaci, më vonë u arratis në Amerikë dhe prej atje në Turqi. Jeton në Bursë.

2. Rexhep Rexhepi në nëntor të vitit 1944 iku në Kroaci u arratis në Amerikë, por edhe ky emigroi në Turqi dhe jeton në qytetin Bursë (Sipas kujtesës së Belul Sylejmanit i lindur më 15 janar 1923 në fshatin Nasalcë dhe të Sulejman Kamber Ademit i lindur më 12 shtator 1919 në fshatin Nasalcë, jeton në Bujanoc që nga viti 1964).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyWed Dec 09, 2009 1:25 am

Lluçani

Të likuiduar

1. Shefki Ramadinin në vitin 1912, në moshën 23 vjeç, e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk i dihet.

2. Dehar Fejzullahu në vitin 1912, në moshën 22 vjeç, e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk i dihet.

3. Sulejman Hisa në vitin 1912 në moshën 19 vjeç e morën ushtar në Bullgari dhe mbeti atje. Varri nuk i dihet.

4. Dehar Isenin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në moshën 26 vjeç. Varri nuk i dihet. Besohet ta ketë likuiduar UDB`ja e Preshevës në fushën e Miratocit.

5. Ramadan Ahemitnë e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në moshën 30 vjeç. Varri nuk i dihet. Besohet ta ketë likuiduar UDB`ja e Preshevës në fushën e Miratocit bashkë me Dehar Isenin.

6. Zejadin Selimin më 7 janar të vitit 1945 e morën dy policë serbë dhe rrugës për në Bujanoc e likuiduan në moshën 29 vjeç. Varri nuk i dihet.

7. Fakri Limanin e likuiduan më 22 janar 1945 në fshatin Bushtran të Preshevës, më saktësishtë midis Bushtranit dhe Brodosellcës, në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet.

8. Xhelil Bajramin e likuiduan në tetor të vitit 1944 në Prçinjë, në moshën 18 vjeç. Varri nuk i dihet.

9. Jonuz Limanin e likuiduan më 7 janar 1945, nja 300m mbi fshatin Lluçan, te mullinjtë Binak, në moshën 30 vjeç.

10. Rexhep Amidi, 40 vjeç.

11. Sali Veseli, 19 vjeç.

12. Esat Bajram Ibrahimi, 39 vjeç.

13. Rashit Fejzullahu, 35 vjeç.

14. Kurtesh Murat Bajrami, 34 vjeç.

15. Sali Raqipi, 19 vjeç.
Shtatë personat e lartpërmendur, nga numri 9 deri në nurmin 15 u vranë të Mullinjtë Binak, nja 300 m mbi Lluçan nga Brigada XVI. Në këtë grup ishte edhe Fehmi Jakupi, i cili i zgjidhi duartë, iku nga rreshti i personave që i pushkatuan dhe shpëtoi.

16. Musa Selimin e likuiduan në shkurt të vitit 1945 në fshatin Lluçan, në moshën 27 vjeç.

17. Shain Selimi (babai i Musa Selimit) vdiq nga torturat e partizanëve sllavokomunistë në shkurtë të vitit 1945 në fshatin Lluçan, në moshën 66 vjeç.

18. Lutfi Selimin (djalë i Shainit dhe vëlla i Musa Selimit) e vranë më 1945 në Llojan në moshën 40 vjeç.

19. Faik Jakupin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Bujanoc në moshën 41 vjeç.

20. Mejreme Mehmetin nga lagja Dikullarë e vranë në shtator të vitit 1944 në Lluçan në moshën 8 vjeçe.

Të plagosur

1. Nexhibe Demirin e plagosën në gusht të vitit 1944 në Lluçan te lumi i Tintarit në moshën 48 vjeçe.

2. Barije Demirin e plagosën në moshën 30 vjeç.

3. Merheme Demirin e plagosën në moshën 35 vjeçe ( Të trija u plagosën në Lluçan) (Sipas kujtesës së Isuf Isufit, i lindur më 15 maj 1930 në fshatin Lluçan ku edhe jeton dhe sipas kujtesës së Elmije Sabedinit, e lindur më 3 mars 1929 në fshatin Tërnoc, e cila flet për të plagosurit nga serbosllavët).

Turija

Të likuiduar

1. Murat Halitit i humbi gjurma në Jemen, ku më 1913 e kishte dërguar Turqia. Me moshë ishte 22 vjeç. Varri nuk i dihet.

2. Shukri Ahmetin e likuiduan forcat e PSKçK`së në tetor të vitit 1944, në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet.

3. Evzi Mehmetin e likuiduan në gusht të vitit 1944 në Lluçan, buzë lumit Moravë, në moshën 20 vjeç. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Sadulla Ebibit, i lindur më 12 korrik 1898 në fshatin Turi të rrethit të Bujanocit.

Breznica

Të likuiduar

1. Vesel Sejdiun e likuiduan në prill të vitit 1945 në plevicën e vet. E vrau OZN`ja në moshën 70 vjeç. Varri nuk i dihet.

2. Hasan Ruhanin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në vendin e quajtur Ushi, në moshën 40 vjeç.

3. Adem Jonuzin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në vendin e quajtur Ushi në moshën 50 vjeç.

4. Emin Emerllahun e likuiduan në nëntor të vitit 1944, në Ushi në moshën 45 vjeç.

5. Musli Zenën e likuiduan në nëntor të vitit 1944, në Ushi në moshën 36 vjeç.

6. Asllan Abazin e likuiduan në nëntor të vitit 1944 në Ushi në moshën 51 vjeç.

Vrasja e Osman Shabani Sylejmanit

Më 1996 nga Bujanoci për në Klenikë u nis me mikrobusin e vet "Mercedes" taksisti Osman Shaban Sylejmani dhe nuk u kthye më. Rrugës në çekliçki Zabel, atë e vrau mizorisht serbi Nebojsha Jovanoviq.
Nebojsha shtiu dy herë me armë zjarri në kokën e Osmanit. Kur vërejti se Osmani ishte ende gjallë, ai ra disa herë me dru në kokë. Të nesërmen më 2 shkurt 1996, krimineli Nebojsha për t`i zhdukur gjurmet e krimit, mori dy litra naftë, letra dhe dru dhe e ndezi kufomën e Osmanit. Meqë kufoma ishte ngrirë, ajo u dogj sapak në anën e majtë, ai mblodhi sërish krënde e dru dhe e mbuloi kufomën, duke vjedhur unazën, orën e dorës, këpucët dhe mikrobusin.
Familja e Osmanit vuri në dijeni organet për zhdukjen e tij. Krimineli Nebojsha Jovanoviq, i lindur më 11 tetor 1973 në fshatin Sejac, komuna e Bujanocit, u kap dhe u hodh në gjyq. Para gjyqit të Vranjës më 14 maj 1996 dhe 17 maj 1996 katili Nebojsha jo vetëm që nuk u pendua, por tregoi fytyrën e kriminelit dhe gjakpirësit të vërtetë: ai deklaroi se Osmanin nuk e ka njohur fare dhe se me të nuk ka pasur asnjë ngatërresë, porse e kishte vrarë nga qejfi për të vrarë shqiptarë, se ai nga 20 vjet burg të dënimit nuk do ti mbante 20 ditë dhe se do të dërgonin në Kosovë tek do të vriste shqiptarë të tjerë.

Të plagosur

1. Habib Haliti u plagos më 1944 në Kozarnik, në moshën 32 vjeçare.

Të burgosur

1. Lam Ruhani i njohur me emrin Lam Breznica i lindur më 12 qershor 1912 u dënua në Nish më 1948, në gjyqin ushtarak me 10 vjet burg, pa të drejta qytetare 3 vjet. I mbajta 5 vjet, thotë xha Lam Breznica, por më shumë kam vuajtur nën hetime se sa në burg.

2. Saqip Ramë Zymberi i lindur më 2 tetor 1950 u gjykua më 8 dhjetor 1985 në Vranjë dhe u dënua 4 vjet burg, që e vuajti në Nish. U lirua më 8 dhjetor 1989.

3. Imer Limani i lindur më 18 shkurt 1965, u gjykua në Vranjë dhe më 27 nëntor 1990 u dënua një muaj burg.

4. Bajram Selmani, i lindur më 26 maj 1989, u dënua më 8 gusht 1963 në Vranjë me një muaj burg.

5. Aqif Arifi i lindur më 24 janar 1969 u gjykua në Vranjë dhe u dënua 3 muaj që i vuajti gjithashtu në Vranjë.

6. Ramiz Kadri Arifi, i lindur më 9 shkurt 1955, u dënua më 27 maj 1969 me 5 muaj burg, që i mbajti në Vranjë, ku edhe u gjykua. Më 25 mars 1983 Ramiz Arifi u dënua për herë të dytë me 7 vjet burg, që e vuajti në burgun e Nishit.

Breznica e poshtme


Të burgosur

1. Sadik Avdil Sadiku prej vitit 1947 deri më vitin 1950 është keqtrajtuar dhe burgosur disa herë nga tre-katër muaj nga pushteti i atëhershëm sllavokomunist.

Pribovci

Të likuiduar

1. Ali Nezir Sadiku në moshën 23 vjeç u likuidua më 1914 në Simitli të Bullgarisë. Varri nuk i dihet.

2. Shefki Ali Sadiku u likuidua në maj të vitit 1945 në Ferizaj. Më vonë Shefkiut ia likuiduan edhe djalin në moshën 31 vjeç.

3. Hysen Fejzulla Sylaj në moshën 20 vjeç qe i likuiduar në vitin 1946 në ushtri. Varri nuk i dihet.

Të vrarë

1. Shaip Tahir Murati u vra në shtator të vitit 1943 te Prroni i keq në fshatin Qestelinë, në moshën 16 vjeç.

2. Hasan Ali Fetahu, i lindur më 1918 u likuidua në gusht të vitit 1944 në Novosellë, në moshën 26 vjeç.

3. Adem Ramiz Demiri i lindur më 1922 u likuidua në nëntor të vitit 1944 në fshatin Laçiç.

4. Hal Murat Tahiri, i lindur më 1918 në nëntor të vitit 1944 u plagos rëndë në Gjilan dhe rrugës për në shtëpi vdiq.

5. Ramadan Mahmut Sherifi, i lindur më 1917 në nëntor të vitit 1944 pasi u plagos , vdiq rrugës për në shtëpi.

Të plagosur

1. Hasan Nezir Sadiku i lindur më 1902 u plagos në korrik të vitit 1944 afër fshatit Sedllarë. Me moshë ishte 42 vjeç.

Të burgosur

1. Shefki Habib Sulejmani i lindur më 1957 u burgos më 1981 dhe gjyqi ushtarak në Lubjanë e dënoi 5 vjet burg. Me moshë ishte 24 vjeç (Sipas kujtesës së Ramadan Ismailit, i lindur më 12 gusht 1928 në fshatin Priboc, jeton në Bujanoc që nga viti 1963).

Dobrosina

Të likuiduar

1. Liman Asan Emini u likuidua më 1912 në Selanik në moshën 22 vjeçare. Varri nuk i dihet.

2. Sulejman Saliu u likuidua më 1912 në Mishë, në moshën 23 vjeç. Varri nuk i dihet.

3. Latif Ademi u likuidua më 1912 te Kodra e Ligit të madh duke ikur për në Shkup. Me moshë ishte 24 vjeç. Varri nuk i dihet.

4. Hamdi Sulejman Hajdari u likuidua në nëntor të vitit 1944 te Balli Tërahan në moshën 28 vjeç.

5. Rexhep Sulejman Hajdari u likuidua në nëntor të vitit 1944 te Balli Tërahan, në moshën 26 vjeç.
Këta dy vëllezër i vranë pjesëtarët e brigadës XVI, komandant i së cilës ishte Bllazha Jovanoviqi.

6. Nuhi Liman Shaqiri u likuidua në tetor të vitit 1944 te fshati Levesovë, në moshën 45 vjeç.

7. Muharrem Shaban Iseni, i lindur më 1922, u likuidua në tetor të vitit 1944 në të hyrë në Bujanoc, në moshën 22 vjeç.

8. Bajram Isuf Bajrami u likuidua në tetor të vitit 1944 në të hyrë në Bujanoc, në moshën 45 vjeç.

9. Ismail Halil Rexhepi u likuidua në tetor të vitit 1944 në fshatin Nasalcë në moshën 50 vjeç.

10. Dalip Lim Bajrami i lindur më 1926 u likuidua në janar të vitit 1945 afër Gllovcit në Drenicë në moshën 19 vjeç.

11. Tahir Adem Aliu u likuidua në prill të vitit 1941 te Molla e Kuqe, në moshën 50 vjeç.

Të plagosur

1. Sulejman Liman Shaqiri u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Osllarë, në moshën 48 vjeç. Lam Breznica

Të burgosur

1. Ukshin Shaban Neziri në janar të vitit 1945 u dënua në Nish me 20 vjet burg. Vdiq prej torturave fizike në burgun e Nishit, në moshën 49 vjeçare.

2. Fadil Mustafë Rexhepi u burgos më 1987 dhe u dënua 6 vjet burg në gjyqin ushtarak te Beogradit. Një vjet burg e vuajti në Beograd kurse 4 vite në Valevë (Sipas kujtesës së Elmi Sylejmanit i lindur më 2 gusht 1922 në fshatin Dobrosinë, jeton në Bujanoc që nga viti 1970 dhe te Bajram Hasanit, i lindur më 15 mars 1937 në fshatin Dobrosinë, jeton në Bujanoc që nga viti 1965).

Të plagosur në frontin e Sremit

1. Evzi Ibrahim Bediu i lindur më 1922, u plagos në prill të vitit 1945 në Shid, fronti i Sremit, në moshën 23 vjeç.

Letovica


Të likuiduar

1. Ferat Rrahim Rrustemi u likuidua më 1916 në Kërçovë, në moshën 25 vjeç. Varri nuk i dihet.

2. Ahmet Latifi u likuidua më 1916 në Kërçovë, në moshën 24 vjeç. Varri nuk i dihet.

3. Durak Halimi u likuidua më 1916 në Kërçovë, në moshën 23 vje4. Varri nuk i dihet.

4. Ismail Veli Ismaili u likuidua në janar të vitit 1944 në Konçul në moshën 25 vjeç.

5. Musa Ibrahim Sinani u likuidua në janar të vitit 1944 në Miratoc në moshën 19 vjeç.

6. Ramadan Selman Zymberi u likuidua në janar të vitit 1944 në Vranjë në moshën 50 vjeç.

7. Ramadan Idriz Idrizi u likuidua në janar të vitit 1944 në Vranjë në moshën 51 vjeç.

8. Ilmi Jahi Fetahu u likuidua në tetor të vitit 1944 në fshatin Raincë, në moshën 20 vjeç.

9. Beqir Sulejman Beqiri, u bra nga mina në shtator të vitit 1944 në fshatin Lluçan, në moshën 17 vjeç.

Të rënë në frontin e Sremit

1. Shefki Osman Latifi u likuidua në prill të vitit 1944 në Shid, fronti i Sremit, në moshën 20 vjeç.

Të burgosur

1. Bejtualla Mustafë Memeti në maj të vititi 1945 u dënua në Vranjë me 20 vjet burg. Burgun e mbajti në Nish (12 vjet). Me moshë ishte 30 vjeç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 5:47 pm

Shqiptarët marshojnë drejt vdekjes – Tivarit (fundmars 1945)Gjenocidi serb mbi shqiptaret Tragjedia_e_Tivarit

Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
Shpalime historike *

SI NDODHI MASAKRA E TIVARIT - MË 1 PRILL 19145 ?!

Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve...dhe ripushtimi i Kosovës...,nga ushtria e UNÇJ-së,

në janar – prill 1945



Shkruan: Sheradin BERISHA



____________________________________

Krijimi i formacioneve partizane në Kosovë në vitet 1943-1944

Pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e saj ushtarak, në formimin e sa më shumë formacioneve të armatosura në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare. Për këtë qëllim më 9.IX.1943 SHK i UNÇJ-së për Kosovë e Metohi lëshoi një thirrje, ku kërkohej që popujt e kësaj krahine (e veçanërisht populli shqiptar) të radhiten në njësitë partizane, për të luftuar kundër ushtrisë naziste gjermane e bullgare. Prej shtatorit 1943 (dhe më herët) e deri në nëntor 1944 në Kosovë..., u formuan njësite të shumta të UNÇJ-së, duke filluar nga çetat, aradhat, batalionet e deri në brigada. Kështu brenda kësaj periudhe u formuan: Aradha Nacional-Çlirimtare Partizane (ANÇP) e Kosovës dhe Metohisë (22.X.1943); ANÇP e Shalës (gusht 1944); ANÇP e Rakoshit (në fillim të tetorit 1944);ANÇP e Drenicës (nga mesi i muajit tetor 1944); ANÇP” Curri-Rexhepi” (e formuar nga Aradha ”Perlat Rexhepi” e UNÇ të Shqipërisë dhe aradha ”Bajram Curri” e UNÇJ-së për Kosovë e Metohi (12.I.1944); ANÇP e Ibrit (4.XI.1944); ANÇP e Kosmetit (7.XI.1944); ndërkaq në nëntor 1943 u formuan Çeta Partizane e Krajës dhe e Tuzit; më 13.IV.1944 - Çeta e Kosovës; më 16.IX.1943) Çeta e Lumës, e Hasit dhe Batalioni i Parë kosovar ”Ramiz Sadiku”; në fund të tetorit 1943 – Batalioni ”Boris Vukmiroviq” dhe Batalioni i Parë i Dibrës ”Nazmi Rushiti”; më 21.XI.1943 Batalioni i Parë dhe më 29.XII.1943 Batalioni i Dytë kosovar; në gjysmën e majit 1944 Batalioni ”Kosova”; në fund të majit 1944 Batalioni Sulmues i Kosmetit; më 28.IX.1944 Batalioni Partizan ”Meto Bajraktari etj.1

Po kështu deri në dhjetor 1944 u formuan edhe 8 Brigada, si: Më 24 qershor 1944 në fshatin Zbazhdi (afër Strugës) u formua Brigada I-rë e UNÇ për “Kosovë e Metohi”, nga luftëtarët e Brigadës së I-rë Kosovare-Maqedone, me 3 batalione dhe 1 çetë përcjellëse. Më 9 shtator 1944 në fshatin Lilanc afër Bujanocit, u formua Brigada II e UNÇ-së për KM-në, me 4 batalione dhe 450 ushtarë. Më 16 shtator 1944 në rajonin e Vranjës,u formua Brigada III e UNÇ-së për KM-në - me 3 batalione. Më 13 tetor 1944 në Krumë të Hasit u formua Brigada IV e UNÇ-së për KM-në - me 2 batalione dhe 400 ushtarë. Më 24 shtator 1944, në fshatin Tullar u formua Brigada V e UNÇ-së për KM-në - me 4 batalione. Më 13 dhjetor 1944, u formua Brigada VI e UNÇ-së për KM-në. Më 11 nëntor 1944 në Gjakovë u formua Brigada VII e UNÇ-së për KM-në, e cila më vonë u shpall si brigadë sulmuese. Më 20 dhjetor 1944 në fshatin Ramno të Preshevës u formua Brigada e VIII e UNÇ-së për KM-në - me 3 batalione. Po në dhjetor të atij viti u formua edhe Brigada e Korpusit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë për KM-në.2

Këto formacione partizane edhe pse u formuan në gjeografinë etnike shqiptare, ngjarjet e mëvonshme do të dëshmojnë se ato, nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve.

Synimet e Shtabit Suprem të UNÇJ-së për ripushtimin e Kosovës

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara, në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”e degradoi në Shtab Opertativ dhe me 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Sërbi. Dhe për çudi në emër të Shtabit Operativ të “Kosmetit” do të nisin përgaditjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, a në të vërtet SHS i UNÇJ-së kishte për synim ripushtimin e tyre.

Në vjeshtën e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës, ideja e Shtabit Suprem të ushtrisë gjermane për forcimin e vijës së frontit në Ballkan, u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata ”E” gjermane e cila ishte e dislokuar në Greqi, mori urdhërin që të tërhiqet nga ky rajon. Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Sangjak, për të kaluar mandej në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të veriut. Armata ”E” për çudi nuk u pengua, (përkundër propagandës së bërë nga strategët e UNÇJ-së), por kaloi me shumë pak humbje në veri - perëndim të Jugosllavisë, ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t´i zhvillojnë gjoja “kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë..!!!”3



Binomi antishqiptar Rankoviq - Tito

Për të argumentuar këtë qëndrim, po i referohemi letrës së Miladin Popoviqit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë. Në letër ndër të tjera M.Popoviq shkruan: ”Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhet likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim – vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhet gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë...” 4

Sipas marrëveshjes UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë. Më 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis për Kosovë, ndërkohë që atje (Kosovë) dhe në viset tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, i kishin përfunduar përgaditjet për ofensivë, njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së (Divizioni i 22-të, i 24-të, i 25-të dhe i 46-të serb), Divizioni i 41-të maqedon, brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”. Operacionet ushtarake të këtyre forcave, filluan ofensivën pushtuese në tri drejtime: 1.Kurshumli – Përpallac – Podujevë - Prishtinë; 2.Lebanë – Medvegjë - Prishtinë; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinë.5

Barbarizmi i UNÇJ-së kundër popullit shqiptarë

Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krime më të shëmtuara që njeh historia e njerëzimit, ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre.

Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu në:,


1. Gjilanë janë vararë 7854 veta,

Prishtine 3.675
Drenicë 4.820
Mitrovicë,1.970
Pejë 3.540,
Ferizaj 1.260,
Podujevë 1.670,
Prizren 1.200,
Gjakove 800,
Rahovec 750,
Suharekë 420,
Dragash 500,
Preshevë 690,
14. Shkup 1.450 (vetëm në Bllacë të Shkupit u masakruan mbi 130 burra gra fëmijë e pleq!!!),

Kumanovë 780,
Tetovë 4100,
Gostivar 715,
Kërcovë 490,
19Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

Tutin 900,ne
Bihor 3820,
Plavë e Guci 710,
Ulqin 515 dhe
24. Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë.

Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serb, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë politike të KQ të PKJ-së.6

Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve dhe Kryengritja e Drenicës

(janar-shkurt-1945)

Derisa Brigadat e UNÇSH-së marshuan drejt Sanxhakut, (me urdhëresën e Shtabit Operativ te Kosmetit (2.12.1944) të miratuar edhe nga Shtabi Kryesor i UNÇ të Serbisë), të gjitha brigadat e UNÇJ-së në Kosovë morën detyra konkrete për çarmatosjen…e popullatës shqiptare, në emër të gjoja ”spastrimi të terenit nga bandat kriminale shqiptare”. Kjo urdhëresë vinte si përgjigje në konfirmimet e Shtabit të Divizionit 46 të Serbisë, ku thuhet, se :”Shqiptarët e Drenicës e gjetiu...masovikisht po u bashkohen Brigadave të Shqipërisë dhe jo atyre të UNÇJ-së”. Ndërkohë, për t´i realizuar me lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, fillon urgjentisht organizimin mobilizues të brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit. Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944 u përqëndrua në Drenicën heroike, Shtabi Operativ i „kosmetit“ urdhëroi komandën e vendit në Skenderaj të iniconte formimin e një brigade të autorizuar për mobilizimin ushtarak me ”vullnet” të mashkujve të aftë për luftë (për në front të Sremit) dhe me pas t´i bashkohet Brigades VII të „kosmetit“, që komandohej nga Shaban Haxhia.

Në mbledhjen themeluese të kësaj brigade (më 6 dhjetor 1944) ku mori pjesë edhe kryetari i Rrethit Hilmi Zariqi me të gjithë parinë e vendit (shumica prej tyre ish-veprimtarë politikë e ushtarak të Lidhjes së II-të të Prizrenit) dhe për komandat të brigadës u emrua Shaban Palluzha nga Llausha. Në përbërjen e shtabit Shaban Palluzha përfshiu shumë personalitete të Drenicës, si: Imer Fazliun, Isa Zymerin nga Prekazi, Ramë Sejdiun nga Llausha, Bajram e Miftar Bajraktarin të Llaushës, Mulla Ibrahimin të Hasanprishtinës, Mulla Ilazin të Burojës, Rexhep Gjelin të Likoshanit, Azem Aruqin të Makërmalit, Beqë Çubrelin, Jetullah Muharremin të Rrezallës, Sadik Zenelin, Feriz Bojiqin, Zeqir e Sadik Lutanin të Turiçecit, Shaban e Rifat Kotorrin, Hazir Gjakjen nga Akrashtica e Artakollit, Istref Temën e shumë të tjerë.7

Në Brigadën e Drenicës që quhej Brigada e ”Shaban Palluzhës” populli shihte shpresën për të parandaluar masakrat serbe mbi popullsinë e Drenicës dhe të rrethinës. Kjo Brigadë kishte shtatë batalione dhe fillimisht numri i luftëtarëve arrinte nga 500 deri në 700 veta, të cilët përbënin elitën komanduese dhe të luftëtarëve të Brigadës.

Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Denicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Sërbi (Kurshumli - Banjë e Kurshumlisë – Prokuple - Srem). Udhëheqja më e lartë politike dhe ushtarake serbo(jugo)sllave, krahas qëllimit për largimin e Brigadës së Shaban Palluzhës nga Kosova, kishin planifikuar edhe nxitjen e incidenteve për të gjetur si pretekst intervenimin ushtarak kundër forcave të rezistencës së armatosur shqiptare.

KNOJ-i për Kosovë në emër të spastrimit të terenit nga “bandat shqiptare...” veçanërisht në rajonin e Drenicës, ndërmorri një operacion të gjerë ushtarak kundër popullatës së pafajshme shqiptare. Në këto operacione antishqiptare morën pjesë:

1. Brigadat I-VI të kosmetit, të cilat përbënin Divizionin 52 të UJ-së;

2. Forcat e Divizionit 24, 26, 44 dhe 46 të Serbisë;

3. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë;

4. Brigadat e Malit të Zi (brigada e I-rë e Bokës dhe brigada e VI) 8 dhe

5. Repartet speciale të OZN-ës të drejtuara nga famëkeqi Spasoje Gjakoviq.*

Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova në njërën anë do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarëve jugosllavë, ndërkohë që në anën tjetër vuri lidhje me personalitetet dhe me grupet e arratisura në Dukagjin, në Shalë të Bajgorës dhe në Kosovën Lindore, me qëllim të konsolidimit të radhëve për një ballafaqim të mundshëm ushtarak me pushtuesit jugosllavë. Nga mesi i janarit 1945 përfaqësuesit e Shtabit Operativ të Kosmetit: Fadil Hoxha dhe Kërsta Filipoviq ”Grofi”, i garantuan Shaban Palluzhës se do të plotësohen të gjitha kërkesat e shtruara dhe e urdhëruan ta lëshonte Drenicën dhe t´i bashkohet Brigadës VII të Kosovës9, që ishte nisur për në Sremë të Serbisë. Largimi i Brigadës së Shaban Palluzhës nga Drenica deri në Podujevë zgjati katër ditë. Duke kaluar nëpër Artakoll, fshatra të Vushtrrisë, të Permalinës dhe të Llapit, njësive të Brigadës iu bashkuan rreth 3.500 veta, të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ushtria jugosllave. Brigada e VII e “Kosmetit” (të cilës ishte planifikuar t´i bashkohet Brigada e Drenicës) sipas urdhërit 151/45 (pa datë) të lëshuar nga Shtabi Operativ i “Kosmetit”, ishte planifikuar që e ndarë në tri grupe (eshallone), të marshojnë 9.500 veta për në Frontin e Sremit (në dokumentat ushtarake evidentohen vetëm 7.500 të mobilizuar!!).

1. Eshaloni i parë me 3.300 veta, do të niset më 21.01.1945, në krye me Qamil Brovinën;

2. Eshaloni i dytë me 3.100 veta, do të niset më 22.01.1945, në krye me Shaban Haxhin;

3. Eshaloni i tretë me 3.100 veta, do të niset më 25.01.1945, në krye me Miqa Mijushkoviqin.

Këto eshallone do të udhëtojnë këmbë prej Podujevës deri në Kurshumli. Edhe brigadat VI dhe VIII të “kosmetit” me 9.000 shqiptarë, do të ndahen në dy eshalone sikurse më poshtë:

1. Eshaloni i parë me 4.300 veta do të niset më 20.01.1945 në krye me major Popoviqin dhe kapiten Vllado Simiqin.

2.Eshaloni i dytë me 4.700 veta do të niset më 21.01.1945 në krye me Glisho Sharanoviqin dhe Sllobodan Filipoviqin (në dokumentet ushtarake evidentohen vetëm 3.100 veta /vërejtja ime Sh.B !!). Këto eshalone, pasi do të udhëtojnë këmbë në rrugën: Gjilan - Bujanovc, nga Ristovci do të vazhdojnë rrugën me tren për në Srem. Për këtë rrugëtim të brigadave kosovare, Shtabi i Divizionit 46 serb më 17.01.1945 do të lëshojë një dokument (urdhër) sekret, në të cilin do t´i njoftonte brigadat e veta 25, 26 dhe 27 të dislokuara në Kosovë, për udhëtimin e njësive shqiptare të Brigadës VII, në rrugën Podujevë - Kurshumli... dhe u theksonte se në ato njësi konsiderohet se ka shumë dezertorë dhe kriminelë të njemendët, ndaj u urdhëruan që t´u vihej roje përgjatë rrugës (në të dy anët e Grykës së Llapit) në mënyrë që të pengojnë dezertimin e tyre.10

Kryengritja e Drenicës

Qëndresa dhe rënja heroike e Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës

Derisa makineria ushtarake jugosllave vriste popullsinë e pafajshme shqiptare gjithandej Kosovës11, sipas kujtimeve të martires shkodrane Marije Shllaku, shtabi i Brigadës së Drenicës, më 21 janar 1945 në Gryk të Llapit, mbajti një mbledhje, në të cilën ishin ftuar rreth 100 personalitete shqiptare të arratisur (në mesin e tyre ishin edhe Prof.Ymer Berisha dhe Ukë Sadiku) për të vendosur, lidhur me shkuarjen apo mosshkuarjen e Brigadës nga Kosova dhe për kahet që duhet të mirrte Lëvizja e Rezistencës Shqiptare. Në shenimet e saj (për këtë mbledhje) Marije Shllaku saktësoi: ”Bëmë një bisedë paria, për gjendjen e ngushtë që na paraqitej, të vdesim dhe të mos biem nën Serbi: edhe në paqim mundësi të shpëtojmë pa luftë. Në qoftëse jo, të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë, por të mos e lëshojmë Kosovën”.12

Në një takim të fundit, të mbajtur më 23.01.1945 në Gllamnik, në mes Shaban Palluzhës dhe përfaqësuesit të Shtabit Operativ të“Kosmetit”: Ismet Shaqirit, këtij të fundit iu kumtua kundërshtimi i shkuarjes së Brigadës për në Srem (Serbi), për shkak të vrasjeve dhe masakrimeve të popullsisë shqiptare që kryenin brigadat jugosllave anë e këndë Kosovës.

Pas dështimit të bisedimeve, Shtabi i Brigada së Drenicës më 23 janar 1945 i bëri përgatitjet e mundshme për daljen nga rrethimi i shumëfisht i ushtrisë jugosllave me humbje sa më të vogla. Më 24 janar 1945 brigada la Grykën e Llapit dhe marshoi drejtë djepit të qëndresës shqiptare-Drenicës. Fillimisht Brigada dislokohet përreth Gllamnikut ndërsa Shtabi i saj vendoset në Gllamnik. Në orën 16 të asaj dite, gjatë marshimit të Brigadës nga Gllamniku në drejtim të Barilevës për të depërtuar në malet e Qiqavicës, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha, urdhëroi njësitë e veta të shtinin 14 predha topi 13 në mesin e ushtarëve të Brigadës së Drenicës. Mirëpo, luftëtarët e brigadës u mbrojtën me sukses nga sulmet e tilla dhe pa kurrfarëë humbjesh vazhduan rrugën. Ndeshja e parë ballore e Brigadës me Ushtrinë pushtuese jugosllave ndodhi më 25 janar 1945, në Artakoll. Ndonëse më 26 janar Shaban Palluzha me 500-700 luftëtarë besnikë, deperton në Drenicën qëndrore, pjesa tjetër e luftëtarëve që vinin nga Llapi, Permalina, Artakolli... u shkëputën (nga brigada) për të depërtuar në Shalë të Bajgorës e gjetiu, me qëllim të organizimit të rezistencës në ato rrethe.

Nga luftimet e përgjakshme deri me 31.01.19145 krijohet një “Zonë e Lirë” në të cilën do të përfshihen 20 fshatra të Drenicës, si: Tërsteniku, Bajica, Palluzha, Shtutica, Dashevci, Mikushnica, Luboveci, Oshlani, Obria e Epërme, Obria e Poshtme, Açareva, Obiliqi i Epërm, Obiliqi i Poshtëm, Krushevica dhe disa fshatra përreth. Gjatë këtyre betejave Brigada e Shaban Palluzhës ka shpartalluar disa njësi serbo-malazeze si dhe 1/3 e Brigadës 25 serbe. Brigadat jugosllave, në kuadër të të cilave ishin mobilizuar mbi 40 mijë ushtarë, ato ditë morën urdhër që të shkatërrohen tërësisht me artileri të rëndë, të gjitha fshatrat e fortifikuara e që bëjnë rezistencë të armatosur. Në zbatim të këtij urdhëri u dogjën e u rrënuan me tokë fshatrat: Tërstenik, Obria e Epërme, Obria e Poshtme, Plluzhina, Tica, Likoci ,Rezalla, Palluzha, Krushevci dhe Dashevci, ndërsa pjesërisht u rrënuan: Polaci, Kozhica, Prelloci, Gradica dhe disa lagje nga fshatrat tjera.

Gjatë këtyre operacioneve këto urdhëra nuk do t´i zbatoi “Batalioni i Rinisë” i cili drejtohej nga Isuf Ibrahimi, e ku ishin të gjithë shqiptarë. Ky batalion me 1 shkurt 1945 (për të mos u vrarë vëlla me vëlla) do ta lëshoi frontin e hapur në Prekaz, Klinë e Mesme, Klinë e Epërme në drejtim të fshatit Polac. Për këtë dezertim, Gjyqi Ushtarak i SHO të Kosmetit, të kryesuar nga Fadil Hoxha, më 25 prill 1945 do t´i dënojë 5 veta me pushkatim dhe dy të tjerë me nga 2 vjet burgim të rëndë. Ata që u denuan me pushkatim ishin:

1. Komandanti Isuf Ibrahimi nga Gjilani;

2. Xhafer Lladova nga Lladova;

3.Abdyl Hyseni,

4.Shaban Cernica dhe

5. Raif Halimi,që të tre nga Cërnica.

Ekzekutimi i tyre u bë në burgun e Pejës, ndërsa nga pushkatimi shpëtoi vetëm Raif Halim - Cërnica, i cili do t´i mbaj 18 vjet burg të rëndë nëpër kazametet famëkeqe të regjimit komunist jugosllavë.

Më 18 shkurt 1945, pas një rezistence heroike, kur bashkëluftëtarët e Sh.Palluzhës mbeten pa municione, veshmbathje e pa bukë, me urdhër të Mehmet Gradicës një pjesë e madhe e tyre u shpërnda për t´i shpëtuar vdekjes, ndërsa rreth tyre do të mbesin vetëm 70 - 100 luftëtarë. Natën e 20/21 shkurtit 1945 Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv luftëtarësh prej 17-29 veta u gjetën të rrethuar në Kullat e Fekë Zenunit në Berzhenik. Më këtë rast dolën nga rrethimi me luftë të pakompromis, duke lënë 6 ushtarë serb të vrarë dhe një të plagosur. Nga aty gjatë ditës arritën të fortifikohen në Kullat e Dvoranëve në Tërstenik me një efektiv të përgjithshëm prej 16-20 luftëtarësh. Dhe natën e 21/22 shkurtit 1945 kullat u gjetën në rrethim të hekurt nga njësitë e Divizionit 52 të UJ-së, të udhëhequr nga Petar Brajoviq. Shaban Palluzha me bashkëluftëtarët e tij me sukses i përballoi sulmet e këmbsorisë duke vrarë disa ushtarë serb. Meqë pa ndihmën e artilerisë së rëndë, kulla nuk do të pushtohet lehtë, u gjet renegati shqiptar Kadri Mehmeti nga Klina, i cili duke gjuajtur me top u shkatërrua kulla dhe nga trarët e saj u plagosën për vdekje dy kreshnikët: Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica. Zëvendëskomandanti i brigadës Rexhep Xheli, i ndihmuar nga pesë-gjashtë bashkëluftëtarë, me sukses shpërthyen rrethimin dhe u tërhoqën duke i bartur Shaban Palluzhën dhe Mehmet Gradicën. Ata do të vdesin mbi krahët e bashkëluftëtarëve dhe kufomat e tyre do të fshihen, për ta mbajtur kështu nën ethe të frikës ushtrinë pushtuese edhe për një kohë te gjatë.14

Kryengritja e Drenicës u shua me gjak, por në historinë tonë mbeti një nga epopetë më të lavdishme të saj, që për gjeneratat e reja u bë burim frymëzimi deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi dhunshëm i shqiptarëve në mars 1945

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin, të cilëve ju foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllavë), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq (i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj.15

Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Sërbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemëve, vëllezërve dhe burrave të tyre.

Si ndodhi masakra e Tivarit - më 1 prill 1945?!

Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të ”Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë.

Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish - Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni... etj.16

Sipas kujtimeve të pleqëve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm..., të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptar, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni !
Çarmatosja, atyre ju ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikoz u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.

Rrugëtimi i përgjakur

Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar, nga kazermat e Prizrenit u bë në tri grupime (eshalone):

1.Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas 5 - 6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX - të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.

2.Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 18. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren – Zhur – Kukës – Puk - Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë... si, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptar që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë - Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo – malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27/28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrrasin mizorisht rreth 120 - 140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek... 19

Edhe pse të lodhur e të rraskapitur nga rruga e gjatë dhe uria, do të vazhdohet me rrugëtimin dhe natën e 28 / 29 marsit të mobilizuarit do ta kalojnë në një luginë të rrethuar me pyje në periferi të Pukës. Të nesërmen shumë veta për shkak të torturave, helmimeve me ushqim, veshmbathjes së dobët... nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën dhe mëngjesi i gjeti të vdekur. 20 Në mbrëmjen e 29 marsit, gjatë kalimit të një kanioni (lugine të thellë) te “Ura e Zogut” përmes një vagonete - teleferiku të improvizuar, u hodhën në greminë rreth 50 veta dhe shumica prej tyre gjetën vdekjen. 21

Në mëngjesin e 30 marsit Eshaloni i dytë është nisur në drejtim të Shkodrës dhe në “Vaun e Spasës” meqë ishte ura e shkatërruar, lumi është kaluar me anije të improvizuar. Rreth orës 16:00 kolona është futur në Shkodër ku në të dy anët e rrugëve janë përshëndetur nga mijëra shkodranë. Meqë shkodranët sollën ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyre nga Kosova, xhelatët serbo-malazezë e ndaluan një gjë të tilë dhe me shpejtësi kolona e të mobilizuarve u vendos në një kazermë në kodrën e lartë në Shkodër. Aty kah mesi i natës 30/31 mars eshaloni është nisur në drejtim të Ulqinit dhe me të kaluar kufirin (afër Ulqinit) kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Me këtë rast të gjthë të sëmurët dhe të plagosurit ndahen në një vend të caktuar, me arsyetim për të evituar ndonjë epidemi të mundshme, dhe me premtimin se ata do të shërohen në ndonjë spital të Malit të Zi janë ndaluar aty dhe kurrë më nuk është mësuar për fatin e tyre, ashtu sikurse nuk dihet as për fatin e qindra shqiptarëve të tjerë që u ekzekutuan gjatë këtij rrugëtimi.

Pas këtyre peripetive, eshaloni i dytë, nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e datës 1 prilli 1945 arriti në Tivar. Atë ditë të kobshme rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo - malazez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes të rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth . 22

Azem Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit:

"Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe, i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300 m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure të larta e me rrethoja të hekurt , me maje të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marr parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit - kujton A.Hajdini - ishin 10 - 15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh... dhe nga këto goditje mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100 - 150 veta. "Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit të rrethuar me mure (2.200 - 2.500 veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14.00, ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve të zjarrit si: me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj, kështu që brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi. 23
Xhelatët e pashpirt, për të identifikuar të plagosurit që kishin shpëtuar nga trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” lëshuan një proklamatë në të cilën thuhej:
“a) Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarësisht prej gabimeve që i kanë bërë !!!
b) të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore dhe sipas nevojës do të dërgohen në shërim, prandaj të gjithë ata të ngriten në këmbë dhe të skajohen.
c) kërkojmë të brohoritni parullat: ”Rroftë shoku Tito” , ”Rroftë bashkim-vëllazërimi” , ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”... !!!24
Duke menduar se thirrjet e proklamatës ishin të vërteta, shumica e të plagosurve do të ngriten nga vendi për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.., çka ndodhi...?! Ushtarët mizorë në vend të ndihmës mjekësore, u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pamëshirshëm. Ky asgjësim barbarë zgjati deri në orët e mbrëmjes, të datës 1 prill, kur në vendin e krimit do të vijnë një grup oficerësh të prezentuar si dalmatinë.

Këtë ngjarje dhe ajo çka pason A.Hajdini e kujton kështu: “ Pas kontaktit që vuri(Isuf Halili nga Radisheva që kishte dal i pari për të kontaktuar me njërzit që u prezentuan si dalmatin e që apelonin për té dalë nga ndërtesa), si dhe pas premtimeve që morëm se nuk do të ketë vrasje, edhe ne të tjerët vendosëm ta léshojmë ndërtesën. Para se të fillojë dalja, në ndërkohë serbët dhe malazezët vunë roje në çdo kat të ndërtesës dhe askush s'mund ta lëshonte atë pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanë konfiskuar çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore ose xhepi, të holla etj. Kur dolëm jashtë, vërejtëm se oficeret që na kishin përcjellur dhe ata të paraqitur si dalmatin, edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plotë nervozizëm. Mësuam se të parët përpiqeshin ta arsytojnë masakrin andaj prej ushtarëve dhe oficirëve të ardhur kërkonin që të largoheshin prej vendit të ngjarjes. Nuk vonoi edhe ata u tërhoqën, sigurisht në aradhat e veta e neve na lanë prap në mëshirën e gjakatarëve. Derisa dilnim nga ndërtesa, pas nesh mbeteshin një numër i madh i të plagosurve, duke qarë e kërkuar ndihmë.“ 25

Në vijim dëshmitari Hajdini përkujton:“Me të dalur në oborr, vërejtëm një rrethim të madh nga ushtarët serbë e malazezë, por edhe një skenë të llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronim sidomos gjësendet e mprehta si bajonetat, sëpatat, tërfurqit shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjoks, stomak apo gjymtyrë të tjerë trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqzuar si kubiku i druve një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që vuanin duke vajtuar, kërkonin ndihmë, klithnin e çka jo tjetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e nuk ishin në gjendje t'u ndihmojmë. Ishte shumë vështirë për ne që mbetëm gjallë detyrimi të qëndrojmë në këmbë mbi kufoma. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit të cilët shpesh klithnin:„ ndihmom vëlla, e mos shkel mbi varrën time“, „vëlla, ma jep një pikë ujë“, „ma hiq sopatën, tërfurkun, thikën nga gjoksi“, „më nxirrë prej kufomave“ etj, etj „. Nuk ishin të rralla edhe lutjet: „vëllazër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve“, „na mytni ju“…!! Të shtërnguar nga të gjitha këto kërkesa, edhepse ishim të rrethuar nga qindra ushtarë të armatosur, ne megjithatë u përpoqëm që sado - pak t'u japim ndihmë duke i nxjerrur të plagosurit nga kufomat. Por, atë moment kur na kannë diktuar se po u ndihmojmë, ushtarakët dhanë urdhër të ri kërcnues se çdo kush që tenton t'ju ndihmojë ose që shmanget nga turma që qëndronim në këmbë, do ta zë plumbi. Poashtu dënohet me vdekje çdo i plagosur që tenton t'u bashkangjitet atyre që kanë mbetur gjallë në ndërtesë.“ Në kërë rrëfim rrënqethës plaku Hajdini thotë se i ka njohur disa të plagosur dhe të vrarë në këtë masakër barbare: „…të plagosurit duke kërkuar ndihme njoha Asllan Mustafën nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtë Bislimin nga Kryshefci e disa të tjerë emrat e të cilëve tani nuk më kujtohen. Ndër kufomat në oborr njoha Sinan Avdiun nga Tërnavci, Hysen Zeqën nga Kuçica, një djal të ri nga Rakinica, tre të tjerë nga Kopiliqi, dy shokë nga Prekazi e të tjerë.“…26

Mobilizimi i kryesve të krimit për zhdukjen e krimit

Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo - malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së ½ prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish dogjën dhe pastaj u hudhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen ...!!!

Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë,27 ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...28

Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësoj si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve !! 29

Edhe pas masakrës së Tivarit, mobilizimi i Shqiptarëve
nuk u ndalë dot...!!!

Edhe pas kësaj masakre që ndodhi me grupin e dytë, dërgimi i shqiptarëve për në Frontin e ashtuquajtur të Adriatikut vazhdoi edhe më tutje.

3.Grupi (Eshaloni) i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famkeqe XXVII. Shumë shqiptarë të mobilizuar në këtë grup, gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmunë rëndë nga tifoja dhe për pasojë dhjetra prej tyre vdiçën rrugës. Më 1 prill (ditën kur në Tivar - u masakruan pamëshirë shqiptarët e grupit të dytë) këtij grupi gjatë kalimit të lumit Buna, iu përgatit një incident me ç'rast u vranë disa prej tyre. Ndërkaq në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të IX-të dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik,ku u vendosën në disa objekte me destinime të ndryshme,mirëpo një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baroti,në një mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi dhe vdiçën të gjithës sa ishin aty 30.

Duke u bazuar në shifrat e sipërthëna delë se gjatë muajit mars 1945, për në front të Adriatikut janë mobilizuar 11.100 shqiptarë, ndërkohë që organet zyrtare evidentojnë një numër më të vogël (7.420 veta). Gjatë muajit mars 1945 (për këtë front) u mobilizuan dhunshëm edhe dy grupe shqiptarësh, nga trevat etnike të Maqedonisë perëndimore.

Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në prill 1945

Mobilizimi i shqiptarëve të Kosovës dhe dërgimi i tyre për në Frontin e ashtuquajtur të "Adriatikut", ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 1945.


Që në fillim të këtij muaji, Shtabi Operativ i Kosovës i përbërë kryesisht nga serbo-malazezët, lëshoi urdhëresën (Zonave ushtarake) për ndjekjen dhe kapjen e të gjithë dezertorëve shqiptarë (nga Brigadat Kosovare) por edhe të tjerëve që ishin të aftë për luftë dhe prëgatitjen e tyre për t'u rreshtuar (moblizuar) në repartet e Armatës së IV-të jugosllave. Ky aksion i ndërmarrë në emër të "spastrimit të terrenit nga forcat reaksionare" pasoi me vrasje e likuidime të shqiptarëve kudo që ishin, ndërkohë që radhët e grupeve nacionaliste në shumë anë të Kosovës u rikonsoliduan për ta mbrojtur popullatën nga ekspeditat e përgjakshme të divizioneve serbo-malazeze. Ato ditë prilli, Prizreni (me rrethinë) si një nga qytetet me peshë mbarëkombëtare në histori,meqë ishte epiqendër e mobilizimit-kalonte momente tepër dramatike që të kujtonin barbarinë serbe të viteve 1912-13, të bëra ndaj fshatrave të Vërrinit, Opojës dhe të Lumës.

Sipas dokumenteve arkivore në Zonën Ushtarake të Prizrenit (ku përfshiheshin Suhareka, Rahoveci dhe Dragashi) operonin Brigadat II dhe IV kosovare dhe Brigadat serbe të Divizionit 46-të. Në rrethinat e Prizrenit, në Vërri, Has e në Kabash, operonin batalionet e Brigadës së IV-të kosovare dhe repartet e Brigadës XXV serbe, të cilat shtriheshin edhe në Rrafshin e Opojës (komuna e Dragashit). Këto Brigada famëkeqe, duke i zbatuar urdhërat e “Shtabit Operativ të Kosmetit” - për mobilizimin e shqiptarëve, pasi vunë në një shetrrethim të plotë Prizrenin dhe fshatrat e Vërrinit, të Hasit, Përdrinit, Kabashit dhe të Opojës, terrorizonin egërsisht popullatën e pafajshme dhe arrestonin të gjithë meshkujt prej moshës 18-60 vjeç.

Në këtë fushatë të egër, vetëm më 17 prill në Prizren u dogjën shumë shtëpi dhe u arrestuan mbi 400 veta, të cilët iu dorëzuan organeve të OZN-së. Listat e të arrestuarve përpunoheshin nën mbikqyrjen e Komitetit të PKJ të Prizrenit. Deri më 19 prill nga fshatrat e Prizrenit u arrestuan mbi 1300 veta 31, dhe sipas të dhënave të mbledhura në teren prej tyre 195 mashkuj ishin nga fshatrat e Vërrinit. Arrestimet më të mëdha të përcjella me dhunë, rrahje e vrasje, u bënë në Zhur, Billushë, Kobajë, Lybeçevë, Jeshkovë, Leskovec, Vlashnje dhe Vërmic 32.

Në këtë periudhë të mobilizimit u arresutan edhe shumë kuadra shqiptar, që përbënin organet e pushtetit lokal dhe në vend të tyre emroheshin njerëzit e dëgjueshëm. Shumë shqiptar duke iu shmangur mobilizimit iu bashkuan radhëve të grupeve të rezistencës (Çetave nacionaliste). Ta zëmë në trevën e Vërrinit pjesa më e madhe e mashkujve (që iu shmangën kthetrave serbe) iu bashkuan Çetës nacionaliste të udhëhequr nga Destan Berisha nga fshati Kushtrim (ish-Billushë).

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, në muajin prill 1945, në kazermën ushtarake të Prizrenit u grumbulluan (nën tytat e pushkëve) mijëra shqiptarë, të cilët të ndarë gjithashtu në tri grupe (eshalone) u nisën drejtë brigjeve të Adriatikut.

“ 1. Grupi (eshaloni) i parë - me 1.506 veta, nga Prizreni për në Tivar u nis më 19 prill, i shoqëruar nga repartet e batalionit të I-rë të Brigadës XXVI dhe Kompanisë së zbulimit të Divizionit të 46-të serbë. Gjatë rrugës, në Shkodër dy veta vdiqën nga tifoja, me ç´rast së bashku me shqiptarët e pësoi edhe një roje serbe nga repartet përcjellëse.

2. Grupi (eshaloni) i dytë - me 2.601 veta, u nis më 20 prill nën mbikqyrjen e Brigadës XXV dhe të kompanisë së zbulimit të Divizionit 46 serbë. Rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm bëri që disa shqiptar të dezertojnë. Ndërsa gjatë kalimit të lumit Buna u mbytën 17 shqiptarë dhe 1 ushtar serb nga repartet përcjellëse.

3. Ndërkaq, më 24 prill u nis grupi (eshaloni) i tretë - me 1.216 veta, i përcjellur nga Brigada XXVI “ 33.

-Nga këto shifra rezulton se gjatë prillit, janë mobilizuar 5.323 shqiptarë, ndërsa pushteti serb, evidenton vetëm 4.300 veta.

Të gjitha këto grupe - eshalone (të marsit – prillit 1945) u dorëzuan në repartet e Armatës së IV-të jugosllave dhe me anije u deportuan në shumë vija të frontit në Slloveni e Kroaci, prej nga qindra – mijëra shqiptarë nuk u kthyen kurrë në shtëpitë e tyre

Sa shqiptarë u mobilizuan dhunshëm në janar-prill 1945...?!

Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren – Kukës – Shkodër - Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar (mobilizuar) 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset etnike shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave kosovare dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar - prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike,për frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të”Adriatikut”.

*Sigla "Tivari 1945" dhe disa foto, janë huazuar nga libri " Tivari 1945 - Kalvari i Kosovës" të prof.dr.Muhamet Pirraku

____________________________________

R E F E R E N C A T



1Dr.I.Hoti - Formimi i njësiteve të armatosura të LNÇ-së dhe veprimtaria e tyre, (fejtoni) Zëri 15.X.2003,fq.25.

2 Historia e popullit shqiptar II, Prishtinë 1967, fq.808. /Dr.I.Hoti-artikulli i cituar, fq.25.

3 Dr.D.Bislimi - Formacionet politik-ushtarake në Kosovë 1941-1945, Prishtinë 1997, fq.209 /.Prof.ddr.Izber Hoti-Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare nga kapitullimi i Italisë fashiste deri në fund të nëntorit 1944 (Fejtoni) Zëri 16.X.2003, fq.18 /Dr.Daut Bislimiepra e cituar, fq.196.

4 Dr.I.Hoti-Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë botërore në Kosovë (1941-1945), Prishtinë 1999, fq178. (k.nr.21/69,dok.nr.1281)

5 Dr.I.Hoti-artikulli i cituar, fq15.

6 Dr.H.Bajrami-Kosova (20 shekuj te identitetit te saj) Prishtine 2001, fq.86.

7 Dr.M.Pirrakuumtesë- Revolta e“Brigadës së shaban Palluzhës“- kthesë historike në luftën e popullit shqiptar për liri, ALK-„Kosovapress“10 mars 2001, fq.5.

8 Dr.M.Pirraku-Kryengritja e Drenicës 21.01-21.02.1945 (Kumtesë 21 shkurt 2001,Prishtinë)

* OZN-a - Odelenje za Zastitu Naroda (Dega e Mbrojtjes së Popullit) - u formua me 14 maj 1944. Ajo veproi në kufirin e seksionit të Mbrojtjes Popullore të KANÇJ, e cila kishte të drejtat dhe detyrat e Qeverisë. OZN-a ishte e organizuar në parime ushtarake. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u formua më 1 shtator 1944 nga Aleksandër Rankoviqi, i cili për këtë qëllim kishte ftuar në Vis Miladin Popoviqin, Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në radhët e OZN-ës ishin edhe tre anëtarë të Komitetit Krahinor të Kosovës: Ali Shukriu, Çedo Mijoviq dhe Sahit Bakalli.

Pas formimit të të ashtuquajturës Qeveri e Jugosllavisë Demokratike në mars 1945-OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse më 1946 u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavne Bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit) që tani quhet DB (Drzhavna Bezbednost-Sigurimi i Shtetit). OZN-a qe dhe mbeti një mekanizëm monstruoz për luftimin e veprimtarive liridashëse të të gjithë popujve të ish-Jugosllavisë pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë kundër atyre shqiptarë.

9 Sh.Braha-Rifat L.Berisha, figurë e shquar kombëtare, Tiranë 1998, fq.165.

10 / A.Bytyqi-Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991, Prishtinë 2001, fq.83/85; /Dr.M.Pirraku-Kumtesë e cituar, fq.6.

11 Po aty, fq.102/102 dhe Dr.H.Bajrami-Vepra e cituar fq.86

12 Dr.M.Pirraku-Kumtesa e cituar, fq.7.

13 Po aty

14 Dr.M.Pirraku-Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë 1992 fq.106.

Dr.M.Pirraku-Kumtese /Revolta e”Brigades se Sh.Polluzhës…”, Kosovapress 10.03.2001.

15 Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh... fq.458

16 A.Hajdini - Tragjedia e Tivarit, 1990 fq.3

18 M.Shatri-Kosova në LDB, fq.224

19 Revista Koha-Nr.144,12 mars 1997, f.39

20 Po aty

21 Po aty

22 A.Hajdini - Tragjedia e Tivarit, fq.13

23 Po aty, fq.15-17

24 Revista Koha, nr.146,26 mars 1997, fq.41

25 A.Hajdini- vepra e cituar

26 Po aty

27 Në raportin e prof.Ymer Berishës dërguar Misionarit anglez Hadson më 22.X.1946 në Tiranë, thuhet se në Tivarë janë vrarë 1670 veta.

Më 20.IX.1996 TV norvegjeze ka kumtuarnjë lajm për zbulimin e një varrete masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.

28 –Azem Hajdini, që kishte përjetuar Masakrën e Tivarit, deklaron se me 26 mars 1945 nga Prizreni për në frontin e Trieshtës (në eshalonin e dytë) janë nisur 4.700 shqiptarë dhe masakrës së kryer në Tivarë më 1 prill 1945, i kanë shpëtuar 810 veta. Nga kjo dëshmi del se gjatë marshutës nga Prizreni - deri në Tivarë janë vrarë e zhdukur pa gjurmë 3.890 shqiptarë...!!!

29 L.Nasi - Ripushtimi i Kosovës..., fq.177

30 AIHU, k.1341, dt. 8.VI.1945

31 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi i Kosovës..., fq.144

32 Më 16 prill 1945 njësit e Brigadës së 25-të serbe, në bashkveprim me komandën e vendit në Prizren bënë konfiskimin e pasurisë së të katër të mobilizuarve zhurjanë. Me këtë rast u morën: "1 ka, 16 dele, 14 qengja, 3 dhi, 1 cap, 100 kg. misër dhe 20 kg grur". (Po aty fq.136 - nga AVII Nr.9-1/4-9-6/4, K-1341, 10.IV.1945)

33 Dr.M.Pirraku - Ripushtimi jugosllav i Kosovës, fq.145

__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 6:09 pm

Si shpëtova nga masakra e Tivarit
Azem Hajdini-Xani

Tivari varri më i madh i shqiptarëve (5)

Pas një të shtëne më top të kalibrit të madh, që forcave ushtarake, njësive paramilitare, institucioneve, ushtarake, shtetërore, civile dhe qytetarëve serbo- malazez të Tivarit, dhe të lokaliteteve për rreth u shërbeu si sinjal për ta filluar sulmin masiv mbi rekrutët shqiptarë, shpërtheu një zjarr i përnjëhershëm nga të gjitha anët dhe nga të gjitha llojet e armëve. Unë isha, bashkë me qindra rekrutë të tjerë shqiptarë, një grumbull i dëndur në një kënd brenda në oborr të ndërtesës famkeqe të monopolit të duhanit. Në filim mendoja se u bë tërmet me përmasa katastrofale apo se erdhi vetë kiameti. Nga bumbullima e armëve të zjarrta toka na dridhej nën këmbë. Pluhuri, flaka dhe tymi që ishte krijuar nga të shtënat e armëve e kishin mjegulluar vendin dhe mezi mund ta shihnim njeri - tjetrin. Më dukej se bjeshkët dhe kodrat përrreth u bënë rafsh me tokë dhe ranë mbi ne.

Si i masakruan Asllan Mustafa nga Tërnavci e Bislim Pajaziti nga Krasmirovci

Në këtë situate dramatike e tmerri, nuk di as vetë se si jam rrëzuar përtokë, por më vonë kuptova që për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur më është kthyer vetëdija, vërejta se trupin e kisha të mbuluar me kufoma dhe me trupa të plagosur, rrobat më ishin qullur në gjak. Për një çast mendova se isha plagosur. Fillova ta prekja trupin, por, për fat të mirë, plumbat më kishin kaluar vetëm nëpër rroba. Papritmas në afërsi timen shpërthyen disa granata, të cilat goditën kufomat dhe të plagosurit, ku kufomat, gjymëtyrët e këputura dhe copat e mishit fluturonin disa metra në lartësi dhe mbi çati të shtëpive. E di se prapë për një kohë kisha qenë pa vetëdije. Kur m’u këthye vetëdia, dëgjova britma, vaje, ofshima dhe klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë; këto dëgjoheshin nga të gjitha anët. Nuk guxoja të jepja shenja që isha i gjallë. Derisa qëndroja nën kufoma dhe nën trupa të plagosurish, vëreja se si ushtarakët dhe civilët serbo-malazez, i hulumtonin kufomat për të vërtetuar mos kishte shpëtuar kush gjallë, të cilët në duar të përvjelura mbanin thika e bajoneta të futura në pushkë, sëpata, tërfurq dhe mjete tjera të prehta më të cilat i therrnin të plagosurit, apo i bënin shoshë më armë të zjarrta kudo që i gjenin. Madje edhe i plaçkitnin dhe u merrnin çka gjenin në trupin dhe gjepat e tyre.

Vështirë e përjetova kur pranë meje e zbuluan: Asllan Mustafen, nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci e disa të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen, dhe iu drejtuan me fjalë ofenduese, ”Nënën shqiptare ende qenke i gjallë” dhe ua futën bajonentat në krahnorë dhe gjymtyrë tjera të trupit.

Për të kënaq sadizmin e vet shtazarak, në shenjë kënaqësie, ngritnin thikën apo bajontën lartë, nga maja e secilës rridhte gjakë deri në tokë. I tronditur nga këto skena patologjike, humba vetëdijen për një kohë. Pastaj, pasi më erdhi vetëdija dhe vërejta se nuk më kishin zbuluar dhe se ende isha gjallë, i shtyrë nga përvoja e mëparshme, edhe pas proklamatës së Shtabit për amnesti nuk lëviza vendi e as nuk jepja shënja gjallërie, vetëm prisja se çka do të sillte çdo minutë apo sekund i ardhshëm. Më në fund. kur e humba shpresën dhe mendoja se do të më zbulojnë, do të më masakrojnë dhe do të më ngarkojnë në mjete transportuese së bashku me të vdekur dhe veten e shihja të vdekur, mendoja: A do të shpëtojë ndonjëri i gjallë për t’iu treguar shqiptarëve në Kosovë për kobin e zi që përjetuan djemtë e tyre në Tivar. Këtë heshtje mortore timën e theu momenti kur i sollën ata pak rekrutë shqiptarë, të cilët kishin shpëtua të gjallë në katet e epërme të Monopolit të Duhanit dhe i vendosën mbi qindra trupa të vdekur dhe të plagosur në oborr të kësaj ndërtese, mu në këndin ku unë me dhjetra të tjerë isha mshefur nën kufoma dhe të plagosur.

Deri sa gjelatët mbanin fjalim për Titon, për UNÇJ-në, dhe për Bashkim- vëllazërimin, me ndihmën e Rizah Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, që qëndronin në këmbë mbi trupin tim dhe të shumë të tjerëve, pa më diktuar askush ia arrita të nxirrëm disi nga kufomat, ata dy më ngritën në këmbë dhe iu bashkangjita atyre rekrutëve shqiptarë që për momentin ishin të vendosur mbi çindra trupa të rekrutëve shqiptarë të vdekur dhe të gjallë, në oborrin e ndërtesës së mallkuar të Monopolit të Duhanit. Shpëtimi i tyre pra ishte dhe shpëtimi im. Ndërsa shpëtimi i atyre pak rekrutëve shqiptarë që shpëtuan të gjallë nga kjo masakër, ishte një xhip më vezhgues amerikanë i vërejtur nga gjelatët mu aty ofër vendit të ngjarjes.

“Vëlla, ma jep një pike ujë!”

Pasi më nxorën nga kufomat dhe iu bashkova të gjallëve, vërejta një skenë të lahtarshme përreth nesh, por edhe nën këmbët tona, ku shtriheshin me mijëra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos gjësendet e mprehta, si bajonetat, thikat, sëpotat, tfurqit, shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjokse, stomakë, në shpina e nëpër gjymtyrë të tjera të trupit të njerëzve. Në atë grumbull njerëzish të kryqëzuar, si kubik drurësh, një mbi një, nuk mund të dallohej se kush ishtë kush, ku e kishte kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që klithnin, vuanin, vajtonin fatin, kërkonin ndihmë, qanin e çka jo jetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit, që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e ne nuk ishim në gjendje t’iu ndihmonim. Për ne që mbetëm gjallë ishte shumë i vështir detyrimi të qëndronim në këmbë mbi kufoma dhe të plagosur të vëllezërve tanë. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit, të cilët shpesh klithnin: Ndihmom, vëlla, e mos shkel mbi varrën time!”, “Vëlla, ma jep një pike ujë!”, “Ma hiq sëpatën, thikën, tfurkun, nga shpina, gjoksi, barku”, “ Mi afro zorrët që më shkojnë zhagaz!”,

“Më nxirr prej kufomave”, etj. Nuk ishin të rralla as lutjet: “Vëllezër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve”, “Na mbytni ju!”, “Mbulonani me diçka”, “ Na ndalni gjakun!”, etj……..

Në një situate të tillë ku kudo rreth nesh, por edhe nën këmbët tona degjoheshin vajë, ofshimë dhe klithje të të plagosurve që kërkonin ndihmë, xhelatët neve na detyronin të bërtisnim “Rroft shoku Tito”, “Rroft UNÇ-ja”, duke thënë se duhet t’i jemi mirënjohës, sepse neve që kemi mbetur gjallë, ai na e fali jetën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 7:00 pm

Gjenocidi serb mbi shqiptaret 180px-Tragjedia_e_Tivarit Gjenocidi serb mbi shqiptaret Magnify-clip
Shqiptarët marshojnë drejt Tivarit


Gjenocidi serb mbi shqiptaret 300px-Albanian_march_to_Bar_1945

Masakra e Tivarit është një masaker që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.
Kur nazistë ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsejtë 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serb/jugosllav që do të vendosej në Kosovë.
Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe.
Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoj për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth.Më pas turma urdhërohet të ngitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat. Një raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670. Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.

Mbijetuesit e masakrës besojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsejtë 4300 veta. Enver Hoxha më 1955 përmend 1,000 të vdekur “në territorin shqiptar”. Aleksandër Rankoviçi, në kongresin themelues të Partisë Komuniste të Serbisë më 8-12 maj 1945 ka deklaruar se ”udhëheqesit e eshalonit [grupit] e nxiten revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “ 40 shqiptarë për një luftarë të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqesit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë”. në Tivar në kohë ka qenë e vendosur Brigada e X malazeze, rreth 100 luftëtar të Komandes vendore , nji pjesë e Mbrejtjes popullore , nji pjesë e Brigadës së Bokelit, dhe nji numër i madh i të plagosurve të cilët ishin të armatosur, refuxhat dhe popullsi vendase. Një pjesë e divizionit të 46 të parizanve serb, të përbërë nga ushtar të Vranjës dhe Pirotit, në Tivar gjithashtu kan marr pjesë në vrasjen e shqiptarëve. [1] Përveq partizanëve në vrasjen e shqiptarëve kan marr pjesë edhe edhe popullsia vendase malazeze.Në zhdukjen e shqiptarëve poashtu kan marrë pjesë edhe popullsia civile serbo-malazeze të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit. [2] Ndërsa kishte, kishte vendas të cilët të rinjët shqiptar i fshehnin nëpër shtëpitë e tyreose në stogjt e sanës.[3]
Varreza masive e Masakres së Tivarit është zbulaur vetëmpas 50 viteve. Varrreza masive është zbuluar më 17. shtator të vitit 1996. nga historiani shqiptar prof dr Zekeria Cana.

p.s.marr nga:http://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Tivarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 7:04 pm

60-vjetori i Tragjedisë së Tivarit(1945-2005)
MASAKRA E TIVARIT 1945 - GJENOCID KUNDËR SHQIPTARËVE
Dr. Nail Draga
Data 1 prill 1945 shënon ditën e masakrimit të rreth 4200 shqiptarëve në Monopolin e Duhanit në Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për qellime shfarosëse ndaj popullit shqiptarë, e cila ia kalon “Natës së Shën Bartolomeut” të Parisit të vitit 1573, që është sinonim për vrasjet masive të kundërshtarëve ideologjikë
“Jo. S'ka asgjë të fshehtë,
që nuk do të zbulohet, as fshehtësi
që nuk do të dihet e nuk do të dalë
në dritë!”
Shën Luka

Pikërisht me 1 prill bëhën gjashtëdhjetë vjetë(1945-2005) nga tragjedia e Tivarit, ku u likuiduan në mënyrën më mizore rreth 4200 shqiptarë, kryesisht nga Kosova, të cilët ishin të mobilizuar si regrutë ne aradhat partizane për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.Por, edhe pas gjashtëdhjetë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.
Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nen embargo, apo edhe dokumentat gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.
Dëshmi autentike e atyre që përjetuan masakren
Vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjërë filloi të njihej më ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpetuar nga kjo kasaphane naziste e bërë nga pjesëtarët e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-çlirimtare”. Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.
Ndër ta bën pjesë edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar në Shtutgard në Gjermani në vitin 1990, dhe më pas ribotuar në Prishtinë në vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe në botim tjetër me titull ”Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinë 1998, duke prezentuar dëshmi autentike të personave të cilët kanë mbetur gjallë. Edhe pse ne ndërkohë janë botuar edhe disa studime nga autor të tjerë për ketë masakër, botimi i këtyre materialeve nga autori i cili ka përjetuar drejtëpëdrejt ketë masakër për momentin shërben si lëndë bazë dhe e domosdoshme për të trajtuar ketë tragjedi të bërë nga komunistet ne prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sepse arkivat ende janë të mbyllura për hulumtuesit shqiptarë.
Nisja nga Prizreni për në Tivar
Për të bërë plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin VP të bregdetit të Adriatikut ne saje të të dhënave të publikuara del se ne mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22.o17 luftëtarë shqiptarë nga Kosova. Ata janë deportuar ne formacione ushtarake të cilat quhen eshalone qe gjatë muajve mars-prill 1945 nga Prizreni për në Tivar gjithsejt ishin gjashtë eshalone të tilla. Kështu në mars janë deportuar tre eshalone; eshaloni i parë, me 3.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24.3.1945 dhe arrin në Tivar më 29.3.1945; eshaloni i dytë , më 4.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 31.3.1945 dhe eshaloni i tretë me 2.700 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin në Tivar më 1 prill 1945. Ndërsa gjatë muajit prill janë deportuar edhe tre eshalone të tjera: eshaloni i parë me 1.506 luftëtarë niset nga Prizreni më 19 prill 1945, eshaloni i dytë me 2.601 luftëtarë niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe eshaloni i tretë me 1.216 luftëtarë niset nga Prizreni më 24 prill 1945.Ndërsa më pas nga Prizreni niset një eshalon i veçantë me 5.323 luftëtarë shqiptar, nga Maqedonia ne ditët e para të prillit të vitit 1945.
Pse po largoheshin luftëtarët nga Kosova
Duke marrë parasysh se operacionet luftarake kundër nazistave gjermanë ne Luftën e Dytë Botërore kishin marrë fund nga fundi i viti 1944 me të drejt bëhët pyetja se pse i deportuan luftëtarët shqiptarë nga Kosova. Përgjigja ishte e qartë sepse planifikohej një hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës për humbjen qe kishin përjetuar formacionet ushtarake të partizanëve jugosllavë ne luftën ndaj luftëtarëve të Shaban Polluzhës. Ndërsa nga ana tjetër si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luftëtarëve të cilët mund të bëjnë rezistencë për vendosjen e pushtetit ushtarak serb, gjegjësisht ripushtimin serb të Kosovës, ne saje të vendimeve të më vonshme.
Luftëtarët iu ngjanin robërve
Edhe pse të gjithë të tubuarit nga anë të ndryshme të Kosovës kishin premtime se do të deportoheshin me statusin e luftëtarëve për të ndjekur armikun ne vijen e frontit në veriperëndim të Adriaktikut(Istër-Slloveni), nga momenti i parë në Prizren u verejt se do të jetë tërësisht ndryshe.Nëse deri aty ata ishin të armatosur dhe të përcjellur me oficerë shqiptarë, më tu nisur nga Prizreni përcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, ndërsa po ashtu u detyruan për të dorëzuar armet me pretekst se rruga është e gjatë dhe do të lodheni pa nevojë, pra, ata u nisen nga Prizreni të paarmatosur, të pa ushqyer, të lodhur, të paveshur, dhe ne kushte higjenike të papërshtatshme. Ishte ka eshaloni i dytë që është nisur nga Prizreni më 26 mars, ku pjesëtarët e tij do të përjetojnë gjenocid të pa parë ne qytetin e Tivarit të Ri.
Gjatë rrugës atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoftë për të pirë ujë apo kryer nevoja fizioogjike. Kush kishte guxim të vepronte ndryshe e pësonte me jeten, sepse pushkatohej në vend. Nga një sjellje e tillë e oficerëve përcjelles të cilët vrisnin kur kishin dëshirë e flisnin fyerjet më vulgare ndaj shqiptarëve tash të gjithë e kishin të qartë se nuk janë më luftëtarë por iu ngjanin robërve të luftës. Dhe nga një situatë e tillë drematike gjatë rrugës deri ne Shkodër numri i të vrarëve kishte arritur deri në 800 luftëtarë të cilët janë gjuajtur në lumin Dri, Bunë etj.
Pamjet e Tivarit paralejmëronin masakren
Me të arritur në Tivarin e Ri është verejtur një moblizim i madh i popullatës vendore ku me ta ishin së bashku edhe njësitë ushtarake të Brigadës së Dhjetë Malazeze, të armatosur ne çdo aspekt, athua se janë duke pritur njësitë e armikut. U pa qartë komploti dhe gracka e pregatitur, por ata prisnin vetëm shkasin.Ne qendër të Tivarit të Ri pasi i kanë udhëruar për të pushuar ne afërsi të tyre ishte një krua, ku shqiptarët shpresehn kërkesn për të pirë ujë, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mundësuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrarë tre shqiptarë, ndërsa nga plumbat e tyre kishin vrarë “gjoja” një ushtarë malazias. Ky ishte një tjetër pretekst për të vrarë shqiptarë, andaj për ketë “vepër “ e cila nuk ishte bërë nga shqiptarët ata pushkatuan 100 ushtarë shqiptarë, sikurse nazistatët gjermanë kohë më parë.Nga kjo e papritur shqiptarët ishin të vetdijshëm se një tragjedi e tillë nuk do të përfudnoj më kaq, sepse ishin të rrethuar nga të gjitha anët.
Ndërtesa e Monopolit të Duhanit ferri i shqiptarëve
Ata më pas ne kolonë i detyruan të ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit të Duhanit në afërsi të portit.Ishte kjo një ndërtesë tre katëshe, ku i detyruan të hyjnë brenda ndërsa të tjerët u vendosen në oborr, pra të gjithë grumbull e jo ne kolonë, sepse kështu mundësia për ti shfarosur ishte më e madhe.Dhe nuk ka vonuar shumë ne të gjithë shqiptarët si brenda ne ndertesë e ne oborr është qitur me të gjitha mjetet luftarake rreh dy orë dhe ne oborr dhe shesh ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njëri i gjallë në këmbë, sepse u bë kasaphanë e vertet dhe kudo u bë lumë gjaku. E tërë kjo masakër ka zgjatur rreth një orë e gjysmë duke filluar në ora 14 të datës 1 prill 1945. Patën fat të shpetojnë vetëm ata qe ishin ne katin e lartë të ndërtesës, dhe disa nga eshaloni i parë të cilët për momentin ishin në Tivarin e Vjetër. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar një automobili i cili brenda kishte disa vezhgues amerikanë, të cilët më gjasë kishin degjuar të shtënat e armëve dhe kishin ardhur për të parë vendin e ngjarjës.Por, kriminelet iu dolën përpara dhe i binden të largoheshin dhe të vazhdojnë rrugën për në Ulqin.Pra, nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin plojën.Ishte kjo një rastësi që të shpetojnë disa luftëtarë kosovarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të kësaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfarosëse të partizanëve jugosllavë ishte për ti vrarë të gjithë për të mos pasur dëshmitarë.
Mungojnë varret e të masakruarve
Me pas u mobilizuan të gjithë qytetarët si pleq, gra, të rinj, punëtor e ushtarë për të pastruar oborrin për të humbur gjurmet e kësaj vepre mizore. Me kamion kanë ngarkuar të vrarët dhe të plagosurir për ti deportuar ne varreza të ndryshme kolektive. Madje ne ketë transport kanë angazhuar edhe ata shqiptarë të cilët kanë mbetur gjallë.Ende nuk dihet se ku janë bartur kufomat dhe varrosur ata. Bëhet fjalë për disa vende si ne Tivarin e Vjetër, Tugjemil, Zalef dhe ne një shpellë ne malin e Vollujicës pranë detit. Por, nuk ka dilemë se pjesen më të madhe të tyre e kanë gjuajtur në det.
Bëhët pyetja sa janë vrarë ne këtë masakër, e sa kanë mbetur gjallë.Pasi nuk ka të dhëna arkivore, andaj i vetmi burim është A.Hajdini-Xani i cili thot se të gjallë kemi mbetur 810 individ, ndërsa nga Kosova janë nisur 4700 luftëtarë, nga del se gjatë rrugës dhe ne ketë masakër janë vrarë e zhdukur 3.890 shqiptarë të Eshalonit të dytë dhe 420 të Eshalonit të parë, pra gjithsej 4310 individ kanë humbur jetën. Ne këtë regji shfarosëse ka pasur raste qe individ të ndryshëm të shpetojnë dhe të ikin ne drejtime të ndryshme, por edhe aty nëse janë zbuluar janë likuidur, sepse të gjithë shqiptarët janë cilësuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetën, si ne Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, ku për raste të tilla egzistojnë dëshmi autentike.
Tragjedia e cila u hesht për vite të tëra
Me të përfunduar lufta dhe kthimi i luftëtarëve kosovarë në shtëpitë e tyre, kjo ngjarje mori dhenë, por ishte me pasoja nëse kërkohej e vërteta pse ndodhi ajo. Madje ata të cilët e përjetuan ishin të kërcënuar nëse debatojnë ne lidhje mbi ketë ngjarje e jo më të kërkojnë që ajo të ndriçohet në tërësi. Dhe si për ironi të fatit pas kësaj masakre ajo u hesht nga ato të cilët është dashur të flasin dhe ta informojnë opinionin e gjërë për ketë gjenocid të bërë nga partizanët jugosllavë, duke kërkuar përgjegjësi nga ana e tyre.
Por, ndodhi që për këtë masakër te mos flasin kaudrat shqiptare qoftë nga Kosova apo nga Shqipëria por për të parën herë të deklarohet A. Rankoviqi në Kongresin Themelues të PKS më 8-12 maj 1945 i cili ne mes tjerash ka thënë se ”udhëheqesit e eshalonit e nxiten revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “ 40 shqiptarë për një luftarë të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqesit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë”. Një e dhënë e tillë edhe pse e minimizuar shumë herë dëshmon se një një masakër e tillë ka egzistuar dhe është realizuar nga forcat partizane jugosllave, që ishin të Brigadës së Dhjetë Malazeze.
Por edhe pse një nismë të tillë ne rrugë institucionale për të prezantuar dhe hulumtuar të vertetën është bërë nga Azem Hajdini si pjesëmarrës i kësaj masakre nga viti 1966 e më pas çdo gjë mbeti vetëm ne nismë sepse pushtetit jugosllav të kohës nuk i ka interesuar e vertëta për ketë tragjedi sepse ishin vetë serbo-malazezët të cilët ishin skenaristet dhe regjisorët e kësaj maskare e cila ishte më e madhja gjatë Luftës së Dytë Botërore ne Evropën Juglindore.
Përgjegjësia e udhëheqjes së Shqipërisë
Edhe pse kanë kaluar 60 vite nga masakra e Tivarit, deri më tash nuk kemi pasur rast të lexojmë diçka konkrete ne lidhje mbi ketë tragjedi nga strukturat qeveritare të Shqipërisë. Madje kjo tragjedi nga ana e tyre është heshtur, duke mos u shënuar as ne kalendarin e ngjarjeve historike sepse ata janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajnë. Sepse si te lejohet që të kalojnë nepër territorin e Shqipërisë eshalone të tëra qytetarësh kosovarë të përcjellur nga ushtarakët serbo-malazez gjoja për të marrë pjesë ne ndejekjen përfundimtare të armikut në Istër e Slloveni, kur Lufta e Dytë Botërore kishte marrur fund.
Nuk ka dilemë se ishte ky një veprim monstruoz dhe antikombëtar i udhëheqjes së Shqipërisë së kohës e cila ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për masakren e Tivarit. Por, nëse analizojmë rrethanat e kohës që më vonë është njoftuar opinioni i gjërë, as që është pritur diçka konkrete nga udhëheqja e Shqipërisë, ose me konkretisht nga ajo e PKSH, sepse këta ishin si filialë e komunistave jugosllavë, dhe ishin të indoktrinuar nga ideologjia komuniste si rrallë kush ne Evropën Juglindore. Sepse nga ajo kohë e deri në vitin 1948 me jugosllavet kanë punuar së bashku për të eliminuar armiqet ideologjikë, ku egzistojnë dëshmi të pakontestueshme që personat e ndryshëm shqiptarë janë arrestuar në Shqipëri dhe iu janë dorëzuar jugosllavëve, të cilët kanë përfunduar më pasoja tragjike.
Tivari 1945 sikurse Srebrenica 1995
Nuk ka dilemë se Masakra e Tivarit e vitit 1945 është pothuaj identike me masakren e Srebrenicës në vitin 1995 e bërë nga forcat ushtarake serbe ndaj rreth 7000 boshnjakëve. Por, këtu egziton vetëm një dallim sepse krimi në Tivar është bërë pa praninë e forcave ndërkombëtare ndërsa në Srebrenicë është bërë ne prani të tyre, të cilët ishin gjoja me mision për të mbrojtur ketë popullatë. Një rast i tillë analogjik ka edhe të veçantën tjetër sepse viktimat e Tivarit ende edhe sot janë pa varre të identifikuara, ndërsa ata të Srebrenicës janë identifikuar, sepse janë gjetur varrezat kolektive, më ç’rast është bërë rivarrimi i tyre.
Pllaka përkujtimore e cila mungon
Ka ardhur koha qe ne lidhje mbi masakren e Tivarit të formohet një komision i veçantë pranë Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi.Nuk ka dilemë se ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual, por angazhimi ne drejtim të ndriçimit të kësaj masakre do të ishte ne favor te pushtetit aktual ne rrethana të reja shoqërore e politike.
Edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga kjo masakër ende nuk ka të dhëna ne lidhje mbi varrët e të masakruarve mendoj se është obligim moral dhe civilizues që ne vendin ku është bërë masakra të ngrihet një memorial apo të vendoset një pllakë përkujtimore ne tre gjuhë për të njohtuar opinionin e gjërë mbi ketë ngjarje tragjike ne vitin 1945 që ka ndodhur në qytetin e Tivarit.
28.3.2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 7:07 pm

Shqiptarët nëpër kampet e përqendrimit në Vranjë. Gjuetia serbe në shqiptarët e Kosovës

Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.

I interesuar për zhvillimet në Ballkan, që nga viti 1992, Brenderup kishte përcjellë me vëmendje marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, ai kishte lexuar me vëmendje vepra historike mbi këtë çështje. “Një ditë jam ulur me studiuesin letrar Robert Elsie, i cili ka shkruar librin “Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” (New York 1997 ). U befasova kur gjeta një citat nga një gazetar danez, Fritz Magnussen, që ishte korrespondent i gazetës daneze “Riget” për Luftën e Parë Ballkanike, në vjeshtën e vitit 1912”, shkruan Brendrup, pasi kishte lexuar Elsienë dhe kishte shkuar për të lexuar shkrimet e gazetarit Fritz Magnussen.

Gazetari Fritz Magnussen

Viti 1912 ishte një vit i vështirë, kur njerëzit mund të merrnin informata për luftën, sidomos nga vijat e para të frontit të Luftës se Parë Ballkanike. Kështu ka qenë edhe për gazetarin Fritz Magnussen (1878-1920). Ai ka qenë piktor dhe artist i arteve figurative. Që në artikullin e tij të parë ai është skeptik mbi censurën dhe ai humbet shpejt besimin për konferencat zyrtare të shtypit. Kur ai përmend dekretin mbi lirimin e të burgosurve të Mbretit Petar, është një informacion që ai e ka marrë nga burime zyrtare, por është hera e vetme që ai përdor informacione të tilla direkt.

Në herët e tjera ai u drejtohet burimeve vetjake ose përmbledh përshtypjet e tij. Me 12.11.1912 përmend masakrën shqiptare pranë Kumanovës (Gra dhe fëmijë të shpuar me bajoneta), ku thotë se “nuk mund ta dimë nëse kanë qenë bandat shqiptare që e kanë marrë këtë veprim, apo bëhet fjalë për një propagandë serbe”. Por mund të kuptohet që gazetari e ka marrë këtë tregim nga një ushtar që ka jetuar tetë vitet e tij të fundit në Berlin. Këtu ka mundësi që është ajo pjesë, e cila e bën Freundlich të shkruajë pikëpamjet e tij proserbe. 3000 shqiptarët e vdekur përmenden këtu si të vdekur në luftë.

Më 15 nëntor ai shkruan: “Serbët kanë të drejtë që të gëzohen”. A është mendimi i tij apo duhet të jemi të vëmendshëm të besojmë që, siç ka bërë të ditur, vetë korrespondentët e luftës janë të regjur me shpërthimet të fuqishme të gëzimit kombëtar? Në një moment, kur ai bëhet i qartë për masakrën dhe shfarosjet, ai zgjedh që fshehurazi të dërgojë mesazhin. Ai shkruan telegram special jo më vonë se data 3 nëntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp në “Riget” më datë 7 nëntor. Nuk është e lehtë të kuptosh sesi ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenë efektive dhe ka pasur mungesë të përkthyesve danezë. Por, a mund të themi se vonesa në informacion është vetëm për shkak të kaosit dhe konfuzionit? Apo bëhet fjalë për një arrogancë të pastër? Apo ndoshta “gardianët e burgut“ e kanë vonuar dërgesën e informacioneve vetë?


Lufta e Parë Ballkanike

Shumica e historianëve thonë se arsyeja e Luftës së Parë Ballkanike ka qenë dobësimi i Perandorisë Osmane. Italia në shtator 1911 i kishte deklaruar luftë Turqisë dhe kishte arritur në Tripolis. “Riget” raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi luftën.

Pas kësaj Bullgaria, Greqia dhe Serbia i shpallën luftë Turqisë. Mali i Zi ishte anëtari i katërt i aleancës së re që i hapi luftë në tetë tetor 1912. Është me interes të shihet se këto katër vende të krishterë i shpallën luftë Turqisë pa u këshilluar me Fuqitë e Mëdha. Serbët e mbështetën shpalljen e luftës, me arsyen se donin të siguronin zbatimin e Traktatit të Berlinit të vitit 1878 dhe shpallën autonominë për të krishterët. Të 10 artikujt që janë botuar në gazetën “Riget” duken interesante si nga gjuha, ashtu edhe nga përmbajtja. Përkthyesit e dokumentit kanë gjetur probleme me gjuhën, pasi sipas tyre, është përdorur gjuhë e vjetër, por që gjatë leximit duken si pjesë pikante të mënyrës së të shkruarit. Gazetari ka përdorur fjalën moderne Albansk, në vend të fjalës që ai përdorte shpesh në artikuj, që ishte Albanesisk.


Gazeta “Riget”

Gjuhëtari Elsie kishte marrë citate nga austriaku Leo Freundlich dhe nga librin i tij “Albanians Golgatha - Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913), dhe e gjithë përmbajtja e librit është një ripublikim i “Poeder Keg”, faqe 338-360.

Përndryshe, “Riget” në atë kohë ishte një gazetë me një projekt ambicioz, që pati një jetë shumë të shkurtër. Ajo u botua nga viti 1910 deri në vitin 1913. Kryeredaktori i parë ishte Franz von Jessen, i cili kishte bërë një pjesë të madhe të punës përgatitore për të gjetur para dhe gazetarë. Përmbajtja e gazetës duhet të ishte kombëtare. Një pjesë e rrethit të botuesve kishin dëshirën që të ishte një gazetë e majtë, mbështetëse e qeverisë së Berntsen-Neergaard. Në të kundërt, Franz von Jessen dëshironte një gazetari të pavarur.

Gazeta pësoi tronditjen e parë, ku pas 38 ditësh shkrimtarët L. C. Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet të largoheshin nga gazeta me propozim të Von Jessen. Për këtë çështje u shkruan shumë artikuj, të cilët dëmtuan imazhin e gazetës.

Përveç kësaj, gazeta u prezantua si një gazetë cilësore dhe serioze, që u kushtonte shumë vëmendje çështjeve të jashtme dhe kulturës.



Shkrimi i parë i Fritz Magnussen për Ballkanin
Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, - thotë princi, - është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.

Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.

Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.

Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.

Botimi në “Riget” më 7.11.1912
Gjueti serbe njerëzish

Trupat serbe drejtojnë një luftë shfarosëse të frikshme ndaj popullsisë arnaute, ndërsa banorët hidhen jashtë nga shtëpitë dhe qëllohen me armë si minj: telegram special nga korrespondenti ynë i dërguar pranë komandës serbe
Yskyb mbi Semlin, e mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.
*Yskyb është Shkupi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 7:11 pm

TSr/ 1912-44: Masakrat serbe në Luginë


Citim:

Fshati Bugarinë

Të likuiduar

1. Ibish Qerimi u vra në nëntor të vitit 1944 në Pçinjë. Varri nuk i dihet. (Sipas kujtesës së Qerim Qerimit, i lindur më 24 gusht 1928 në fshatin Bugarinë, tani jeton në fshatin çerkez të Kumanovës që nga viti1965, i cili rrëfen në rrethanat e krijuara në fshatin Bugarinë pas Luftës së Dytë Botërore.

Të rënë në Frontin e Sremit

1. Aziz Ismaili ra dëshmor në prill të vitit 1945 në Shid, Fronti i Sremit, në moshën 30 vjeçare.

Fshati Ranatoc

Të vrarë

1. Daut Rrahmani (Sipas kujtesës së Mihrije Rahim Rrahmanit, e lindur më 10 shkurt 1922 në fshatin Strezovc, jeton në çerkez që nga viti 1965, e cila rrëfen për sjelljet barbare të regjimit sllavo-komunist.

2. Shaban Haliti u vra më 25 nëntor 1944 afër fshatit Maxhere në moshën 53 vjeçare.

Fshati Bukoc

I likuiduar

Haki Emini (Sipas kujtesës së nënës Sadije Emini e lindur më 22 prill 1910 në fshatin Nasalcë jeton në çerkez që nga viti 1963 e cila rrëfen për regjimet që ushtruan presion ndaj popullatës shqiptare) i lindur më 1939 u vra më 10 gusht 1961 në Podgoricë, në moshën 22 vjeçare sa kohë ishte në shërbim ushtarak.

Shushaja e poshtme

Të likuiduar

Mustafë Agushi u vra në nëntorë të vitit 1944 në rrugën Kumanovë – Vranjë, në moshën 24 vjeçare. Thuhet se atë e masakroi Kira i Shkupit. Varri nuk i dihet (Sipas kujtesës së Naxhije Maliqit, e lindur më 1923 në fshatin Shushaja e poshtme rrethi i Preshevës, kurse prej vitit 1977 jeton në Kumanovë, e cila rrëfen për vrasjet dhe burgosjet e fshatrave të Shushajës) (Sipas kujtesës së Elmi Nevzad Osmanit, i lindur më 15 shtator 1915 në fshatin Shushaja e Poshtme, i cili rrëfen për regjimin sllavo-ortodoks dhe për presionin e tij për çrrënjosjen e elementit shqiptar në këto troje).

Fshati Bilincë, Lagja Kukaj

Të likuiduar

1. Shaban Ramadani i njohur Ramë, u vra më 20 nëntor 1912 në Berçec ( në mal) në moshën 50 vjeçare. Varri nuk i dihet.

2. Fejzulla Kukaj u vra më 3 nëntor 1913 te lagja Kukaj në Selishtë, 25 vjeçar. Varri nuk i dihet.

3. Qail Rexhepi u vra më 24 mars 1945 në Split. Varri nuk i dihet.

4. Rrahim Murtezi u vra më 26 tetor 1912 në Bilincë, në moshën 40 vjeçare. Varri nuk i dihet.

5. Xhemail Rexhepi u vra me fëmijën në dorë më 12 dhjetor 1944 te Lama e Mehes, lagja Kukaj në moshën 35 vjeç.

Të Plagosur

Iliaz Bislimi më 25 nëntor 1944 në Muçibabë, 32 vjeç.

Të Burgosur

Me pretekst se janë marrë më kontrabandën e arit, shefi i UDB`së Jova Gariq kapi një grup qytetarësh të cilët në stacionin policor i rrahte deri në alivanosje dhe i keqtrajtonte Trifko Tankosiqi. Këta ishin:

1. Hamid Kukaj, i cili arrestua më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës.

2. Isa Limani, i cili u burgos më 24 dhjetor 1956 dhe u mbajtë 8 ditë në burg, në stacionin e Zhegrës.

3. Idriz Bilalli, në moshën 40 vjeç.

4. Halit Arifi, 36 vjeç.

5. Demir Rexhepi, 45 vjeç.

6. Halil Jahija, lagja Muhaxher, 27 vjeç.

7. Hamid Kukaj, 25 vjeç.

8. Qerim Sylejmani, lagja Pograxhë, 35 vjeç.

9. Banush Sulejmani, 35 vjeç.

10. Ahmet Rashiti, 32 vjeç.

Fshati Peçenë

Të vrarë

1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944 në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare.

2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër.

3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, i lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë).

Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nuk ishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme.

Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mirë kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte.
Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami i kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij.
Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr.
Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time!
Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov të madh, bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje.
Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917.

Fshati Gruhali

Të vrarë

Rashit Saqipi u vra më 25 nëntor 1944 në vendi Gruhali.

Fshati Buhiç

Të likuiduar

Fazli Rama u vra më nëntor të vitit 1944 ne vendin të Urat me moshë 60 vjeç. Varri nuk i dihet.

Të rënë në fronit e Sremit

Etem Emini ra dëshmorë më 12 prill 1945 në frontin e Sremit. 19 vjeçar. Varri nuk i dihet.

Të plagosur

1 Haqif Halimi u plagos më 16 tetor 1944 në Bujanoc në moshën 36 vjeçare.

2. Ragip Halimi u plagos më 11 qershor 1944 në vendin Hodonovc në moshën 31 vjeçare.

Të burgosur

Raqip Halimi u gjykua në Prishtinë në vitin 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg, por i mbajti 5 vjet në Sremska Mitrovicë. Vdiq më 1988 në Kumanovë (Sipas kujtesës së Rufat Halimit i lindur më 6 gusht 1929 në fshatin Buhiç, prej vitit 1956 jeton në Kumanovë i cili rrëfen për likuidimet vrasjet dhe plagosjet e popullatës shqiptare në Buhiç).

Fshati Norçe

Të likuiduar

1. Destan Jashar Agushi, i njohur me emrin Destan Norça, i lindur më 1898 u masakrua në fshatin Mateç në moshën 49 vjeçare. Destanin e gdhendën si gdhendet druri, ia nxorrën sytë dhe ia prenë gjymturët. Atë e masakruan Gjerasim Stankoviqi, farkëtarë i njohur me emrin Dajço, Sllavko Dimitrijeviq dhe vëllai i tij Stanimir Dimitrijeviq të tre piroqanë që si kolonistë jetonin në fshatin Mateç të Kumanovës. Destanin e likuiduan më 22 nëntor 1947 së bashku me çefin e Likovës në vendin te Prroni i Vorreve, nja 700 metra larg fshatit Mateç, mu te Dardha e Shaqirit, në rrugën që shpie nga Mateçi për në fshatin Llopat.

2. Hafëz Nuredini i lindur më 1905 u masakrua më 7 dhjetor 1944 te Kafeneja e Tozës në Preshevë.

3. Faik Selimi u likuidua në nëntorë të vitit 1944 në Surdulicë në moshën 30 vjeçare.

4. Halil Esatin e likuiduan më 1945 jashtë Preshevës. Me moshë ishte 22 vjeçar. Varri nuk i dihet.

Të vrarë

1. Xhavit Nuredinin e vranë më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës në moshën 32 vjeçar. Hafëzi dhe Xhaviti ishin vëllezër.

2. Ali Etemi u vra më 22 nëntor 1944 mbi Gere, në moshën 47 vjeçar.

3. Mustafë Saqipi u vra më 22 nëntorë 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte 45 vjeç.

4. Ejup Eminin më 3 shtator 1944 e mbytën më dru në shtëpinë e vet në moshën 41 vjeç.

Të rënë në frontin e Sremit

Riza Miftari u vra më 12 prill 1944 në Frontin e Sremit në moshën 21 vjeç.

Të plagosur

1. Muharrem Sabedini u plagos më 12 shator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, 50 vjeçar.

2. Halim Qazimi u plagos më 4 shator 1944 të Guri i Zi, në moshë 38 vjeç.

3. Vesel Hasani u plagos më 6 nëntor 1944 të Guri i Zi në moshë 36 vjeç.

Të burgosur.

1. Xhavit Saqipi më 1945 u dënua 15 vjet burg. E keqtrajtuan fizikisht në mënyrë brutale dhe e likuiduan në Nish, duke fajësuar kinse kishte vrarë një partizan. Në moshë ishte 30 vjeç (Sipa kujtesës së Gani Nuredinit i lndur më 22 shator 1928 në fshatin Norçe rrethi i Preshevës, i cili rrëfen për masakrën e babait të tij Hafëz Nuredinin në kafenenë e Tozës).

Fshati Ilincë

Të likuiduar

1. Selim Demi Selimi u vra më 1 maij 1945 në Vinkovc në moshën 23 vjeçare. Varri nuk i dihet.

2. Ejup Rexhepi – Selimi u vra më 16 nëntor 1944 në Preshevë te kafeneja e Tozës. Me moshë ishte 25 vjeçar. Varri nuk i dihet.

Të vrarë

1. Adem Ademin e vranë më 25 nëntorë të vitit 1945 në Ilincë në moshën 40 vjeçare.

2. Rushit Hajrizin e vranë më 25 nëntor të vitit 1945 në Ilincë në moshën 42 vjeçar.

3. Hajdin Salihun e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 50 vjeçare.

4. Ramë Dalipin e vranë më 22 shtator 1944 në Leran në moshën 55 vjeçare.

5. Belul Feratin e vranë më 22 shtator 1944 në stacionin hekurudhor të Preshevës, në moshën 51 vjeçare. E vranë me bomë pjestarë e PSKçK`së.

6. Hajredin Eminin në nëntorë të vitit 1947 në fshatin Ilincë e mbytën me dru në shtëpinë e vet. Me moshë 60 vjeçar.

7. Rexhep Zymberi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Sllubicë, 33 vjeç.

8. Bajram Bislimi u vra më 22 nëntor 1944 në fshatin Caravajkë në moshën 21 vjeçare.

Të plagosur

Maliq Maliqi u plagos në tetor të vitit 1944 në fshatin Vërban në moshën 40 vjeç.

Të burgosur

Më 25 nëntor të vitit 1944 i morën gati të gjithë fshatarët e Ilincës dhe i futën në xhami në të cilën i mbajtën 5 ditë. Pastaj i dërguan në stacionin hekurudhor të Preshevës ( në barakë) ku i mbajtën 60 ditë dhe ku u ra tifoja, kurse të tjerët i dërguan në Vranjë. Prej kësaj sëmundjeje të rëndë në barakën e stacionit hekurudhor të Preshevës vdiqën.

1. Xhafer Ademi, 16 vjeç

2. Hetë Azem Ademi, 16 vjeç

3. Sherif Ademi, 65 vjeç dhe

4. Ismajl Zymberi, 45 vjeç

Në barakë qëndruan të burgosur 60 ditë këta persona:

1. Zair Selimi, 53 vjeç

2. Zeqir Selimi, 48 vjeç

3. Qail Selimi, 22 vjeç ( Zairi dhe Zeqiri ishin vëllezër kurse Qaili kusheriri i tyre)

4. Isuf Dalipi (hoxhë) u njohur me emrin Cuf, 55 vjeç

5. Hajrush Ademi, 56 vjeç

6. Selman Beluli, 52 vjeç

7. Fuat Beluli, 49 vjeç (Selmani dhe Fuati ishin vëllezër)

8. Riza Kadriu, 18 vjeç

9. Sinan Ramadani, 21 vjeç

10. Fazli Xhelili. 24 vjeç

11. Shaip Emini, 32 vjeç

12. Hamdi Emini, 28 vjeç

13. Rexhep Maliqi, 58 vjeç

14. Faik Elezi, 55 vjeç

Në burgun e Vranjës u dërguan:

1. Hamid Shaqiri, 55 vjeç

2. Shaban Ademi, 45 vjeç

3. Ramiz Miratoca, 50 vjeç (nga Miratoca)

4. Ruzhdi Haliti, 40 vjeç

5. Hajrulla Miratoca, 36 vjeç

6. Sulejman Zhunica, 60 vjeç nga fshati Zhunicë

7. Jakup Zhunica, 59 vjeç, nga Zhunica e vranë në Tabanoc

8. Vebi Derri, 50 vjeç, nga Presheva e vranë në Tabanoc

9. Haki Derri, 37 vjeç ( nga Presheva, kusheriri i Vebi Derrit)

10. Adem Kamberi, 60 vjeç (nga Miratoca jeton në Preshevë)

11. Qemajl Presheva, 20 vjeç nga Presheva dhe

12. Qail Corrotica, 36 vjeç nga Corrotica

Të gjithë këta persona që u dërguan në burgun e Vranjës UDB`ja i likuidoi dhe asnjërit nuk i dihet varri. Këtë e vërteton edhe Shaban Arifi, i cili shpëtoi rastësisht.

Ata që i shpëtuan plumbit:

1. Sejdi Selimi, 24 vjeç nga fshati Ilincë

2. Hamid Shaqiri, 55 vjeç nga Ilinca

3. Shaban Arifi, 47 vjeç nga Ilinca

4. Xhemail Presheva, 60 vjeç nga Presheva

5. Rexhep Xhemaili, 24 vjeç nga Presheva

6. Jonuz Doda, 62 vjeç nga Presheva

7. Nazmi Jonuzi, 30 vjeç nga Presheva

8. Riza Maliqi, 26 vjeç nga Presheva

9. Zymber Kurbalia, 16 vjeç nga fshati Kurbali

10. Habi Seferi, 15 vjeç nga fshati Raincë (Sipas kujtesës së haxhi Sejdi Selimit, i lindur më 25 mars 1920 në Ilincë, tani jeton në Kumanovë që nga viti 1956)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyThu Dec 10, 2009 8:44 pm

Gjenocid do te ket gjithmone kunder shqiptareve
sepse jan pak atdhetare dhe patriot qe jane te gatshem te luftojne per atdhe.
Po ka edhe prej tyre qe luftojne per interesa personale dhe nuk rrezikojne veten e vet.
Po kan qellim qe te pasurohen ,kjo ka ndodhur me mija vjet te shqiptaret.
Kurse patriotet atdhetaret jane vrare nga vet shqiptaret historikishte
Hasan Prishtina Isa Boletini

Sandokani komandant rexha ,Agim Bajrami pasi shpijunuan dikush se ku ndodhet
Bajram Curri e shume e shume te tjere.
Fan Noli u debua nga atdheu Ismajl Qewmajli u debua nga atdheu Avni RRustemi u vra nga tradhtaret
Atdheu u shit nga tradhtaret nga Ahmet Zogu dhe hesat pasha.
tashe ju ngriten buste permendore tradhtareve shpijuneve thuren kenge per ta thuren kenge per Dezertoret e luftes se uck farkistet e Bujar Bukosh Tradhtarit qe henger parat e popullit per ata qe lidhen marreveshje me shkije qe te luftojne uck-
E keshtu me radhe ..
Pushtetin e marrin servilet shpijunet tradhtaret atehere dhe tashe dhe kshtu na shkoi jeta na shkoi historia ne shqiptaret duke kerkuar liri pamvaresi tere jeten e fituam te trashet e sules.
Tashe prap nje lloje autonomie multietnike pa komb pa identitet pa flamur kombetare pa asgje ,keta servilet i thojne shtet si ne kohen e titos bile me zi se ne ate kohe.
shtet pershesh apo lakra turshi te perziera me gjithqka ...
tallava..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyFri Dec 11, 2009 3:23 am

Detektivi spo kam qare pa te pershendet se je me te vertet shum REAL dhe mu per ket arsye ste dojn dhe skan me te dasht se njerz qe flasin te verteten nuk i dojm,asht deshmu tek ne shqiptaret sepse po thuaj se te gjith patriotet me te vertet i kan vra vet shqiptart dhe tash sillemi verdall.klm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyMon Dec 14, 2009 11:26 pm

Ashtu xhem serbet nuk na vrajten por na vrane shqiptaret keshtu thonte Fishta dikur ne amerike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 15, 2009 1:28 am

feride mir qe bile nji po e pranon se ashtu asht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 15, 2009 1:41 am

Une ketu shikoje serb qe vrasin shqiptar.

Gjenocidi serb mbi shqiptaret W7y5gj
25.01.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyTue Dec 15, 2009 1:44 am

Atë foto e ka publikuar New York Times qysh më vitin 1912 http://www.bashkimikombetar.com/histori-f8/gjenocidi-serb-mbi-shqiptaret-t2703.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyFri May 14, 2010 1:22 am

Arbër. shkruajti:
Vrasjet si sport ditor

Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor të vitit 1912, tregon se si mijëra shqiptarë, mes tyre gra e fëmijë, u masakruan prej ushtrisëserbe.



Gjenocidi serb mbi shqiptaret W7y5gj
25.01.2008



Ushtria Serbe 1912



Londër, e martë, 31 dhjetor 1912

I dërguari i 'Daily Telegraph' në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve musliman por nuk u kursyen as katolikët shqiptar. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.
Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme. Për t'i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda
të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta.
Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve.
Rruga për në Gjakovë ishte si "rrugë e varjeve". Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në
Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.
Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: "Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin
si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë".
Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.
Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t'i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë.
Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur.
Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.
Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: "Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.
As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë."
Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.

Publikuar më
31 dhjetor 1912
The New York Times

Kjo është origjinali :
Gjenocidi serb mbi shqiptaret 2zgg9r7
The New York Times, 31.december 1912.




dhe ketu ne shqip përkthimi


Gjenocidi serb mbi shqiptaret Maskratserbeiy4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret EmptyFri May 14, 2010 1:28 am

immmmmmm mmm me hile nuk te votojGjenocidi serb mbi shqiptaret Icon_mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty
MesazhTitulli: Re: Gjenocidi serb mbi shqiptaret   Gjenocidi serb mbi shqiptaret Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjenocidi serb mbi shqiptaret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Holokaustet e tmerrshme ndaj shqiptareve 1912-1999!Pse s´ngr
» » AKSIONI TERRORIST I APARATIT SHTETËROR SERB DHE QARJET ME
» KOLONIZIMI SERB I KOSOVeS
» Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
» NË KUJTESË TË VIKTIMAVE NGA TERRORI SERB NË KOSOVË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: