Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 45
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB Empty
MesazhTitulli: NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB   NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB EmptyFri Dec 10, 2010 10:13 pm

NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB

Ju falenderojmë sinqerisht për artikullin,që ju keni publikuar në adresën tonë elektronike. Për pikëpamjet,që shfaqni,natyrisht nuk jeni ju fajtor,ndërsa për formën,eh,mund t,iu bëjmë shoqërisht ndonjë vërejtje.C’dreqin patët që nuk e ndryshuat datën e artikullit?Kjo të ngjall dyshimin,se nuk jeni ju autori,por e keni prerë atë nga ndonjë revistë pa vlerë,nga ato që shpërndahen falas rrugëvë e tortuareve.Nejse data ne fjalë nuk ngre kurrëfarë peshe. Artikulli “juaj” sic është i Janarit 2005,fare mirë mund të ishte edhe i janarit 1005,aq i mykur,primitiv e i pandryshueshëm në shekuj ka mbetur edhe sot SHOVINIZMI SERBOMADH.
Në përgjigjen tonë,mëtimi i vetëm është paraqitja e së VËRTETËS,jashtë ndikimeve a kurtheve propagandistike zyrtare të cilitdo shtet dhe kundër klithmave patetike "patriotike”nga cdo anë që ato vijnë.
Nga ana tjetër shkrimi ynë nuk mund të jetë fund e krye vetëm “shkencor” dhe as fund e krye vetëm “politik”. Në pajtim me objektin e polemikës,ne herë do t’ju referohemi argumenteve shkencore dhe herë të tjera do të fokusojmë qëndrimet dhe interpretimet politike ne bazë të fakteve dhe dokumentave. Duam të theksojmë se për shkak të natyrës së tij ,shkrimi ynë nuk mund të përballojë tërë rrjedhën tragjike në historinë më se 1.500 vjecare të marrëdhënieve midis ardhacakëve,që dyndeshin drejt Ballkanit veriperëndimor,me karakter e ambicie gjithnje e më të theksuara, ekspansioniste dhe popullsisë vendase,që iu nënshtrua një lufte të gjatë,mizore e të pabarabartë,në mbrojtje të trojeve të veta stërgjyshore.
Në trajtesën tonë, të cilën e përfytyrojmë si një bashkëbisedim të thjeshtë,ne do t’ju referohemi vetem disa prej mendimeve të artikullshkruesit serb,të cilat na u dukën më të nevojshme,jo aq për opinionin shqiptar,sesa për opinionin e huaj,të painformuar ose të keqinformuar,në rradhë të parë në atë grek e serb,natyrisht aq sa e ndjekin(sic po ndodh realisht)polemikën tonë elektonike.
Po hyjmë në temë.

Ju thoni se keni 1000 vjet që keni ardhur në keto troje,ku jeni sot dhe në ato që endërroni të merrni nesër,por,që paskeshin qënë tuajat.

Së pari,ju shprehim keqardhjen,që nuk e njihni historinë tuaj. Nuk keni njëmije vjet, por 1.400-1.600 vjet. (Jemi pra aq të ndershëm sa t’ju kthejmë reston 400 – 600 vjecare që ju nuk I keni llogaritur nga padia). Dihet boterisht se sllavet jane dyndye në ballkan e europë në shekullinn e 5-7 të erës sonë. Duke e pranuar me hirë e me pahirë kohëardhjen tuaj në ballkan me gjithë propagandat serbe ndër shekuj ka synuar të groposë një të vërtetë, që po ti thuhet popullit serb i hedh në erë planet e mbrapshta aneksioniste , shoviniste të klasës sunduese sërbe ( më parë aristokracia feudale e tash borgjezia). Juve personalisht por edhe te tjerëve si Ju apo që ndryshojnë nga Ju a u ka shkuar ndonjeherë ndërmënd të beni atë pyetje të natyrshme , që i lind njeriuut sapo shkel një prag, një pyetje, që do ti zgjidhte problemet artificiale që ju keni stivosur gjatë historisë.
Pyetja është ?

Po më parë se të vinit ju këtu (lexo:Kosove), a kanë qënë te banuara këto troje apo jeta në ballkan e në Europë ka filluar vetëm mbas dyndjes aty të sllavëve, përkatësisht të Serbëve ?

Nëse po, cila ishte ajo popullsi, si quhej dhe cu bë mbas ardhjes suaj? Si ua lëshoi tokat e saj, vullnetarisht si dhurate, “me buzë në gaz” apo u detyrua përdhunisht me luftëra të përbindëshme, të zhvendosej drejt jugut , gjethnje e më në jug ?

Dini ndonjë fakt historik për këtë cështje apo do të përseritni merzitshëm (edhe per ju vetë ) përrallat e derisotme?

Dhe tani na lejoni tju kujtojmë dicka nga e vërteta historike. Themi dicka, mbasi natyra e ketij shkrimi, duam s’duam i kufizon pershkrimet e plota historike.
Afro 2.500 vjet para mberitjes suaj , pra rreth 4.000 vjet më parë kur ndoshta të parët tuaj kacavireshin ende nëpër pemë, pyejve të uralit ndër keto vise e deri në trojën e famshme lulëzonte qytetërimi dardan. Themi afro 4.000 vjet e jo më shumë,mbasi duam tju japim vetëm fakte të pakundërshtueshme nga askush,përkundrazi të dëshmuara e të pranuara nga shumica dërrmuese e historianëve dhe studiuesëve,që nga lashtësia e deri më sot.
I tillë është fakti i pjesëmarrjes aktive të popullsisë dardane në luftën legjendare të Trojës (rreth vitit 1800(?) p.e.s) në mbrojtje të saj.Nga gjurmimet e derisotme, mësohet se mbreti i parë i trojës quhej Dardan,prej të cilit është emërtuar dhe ngushtica e Dardaneleve. Në të ardhmen mund të zbulohet ndokush tjetër,para atij,por ne flasim për atë c'ka njohim e jo për atë cka do të zbulohet më tej. Janë me mijëra dëshmi gjuhësore,arkeologjike, kulturore, etnografike, toponimike etj,që vërtetojnë se populli shqipëtar i Kosovës është pasardhes gjenetik i dardanëve të famshëm. Sidomos gjuha,gjuha e lashtë PELLAZGE,qe flasin sot shqiptarët,është një mal i patundur,një argument dërmonjës ndaj të gjitha trillimeve antishqipëtare,po ashtu antihistorike. E keni lexuar “Iliadën”? E keni vënë re faktin,që si rrethuesit ,ashtu edhe të rrethuarit (midis tyre edhe dardanët) flasin të njëjtën gjuhë,si komunikonin lirisht midis tyre Aqilehti (Akili),Patrokli,Menelau etj, nga njëra anë me Priamin,Hektorin,Parisin etj. Nga ana tjetër,megjithëse ishin kundershtarë e nga vise të ndryshme ,larg njeri-tjetrit?
Kjo shpjegohet se ata ,që të gjithë ishin pellazgë dhe flitnin të njëjtën gjuhë,pellazgishten.Do akoma shumë kohë të nisë procesi i shuarjes së pellazgëve,prej trungut madhështor të të cilëve do të lindnin bijtë e vet pasardhës,popujt gjenetikisht vëllezër midis tyre: grekë, ilirë, thrakas, maqedonas, dako-mize,etruskët etj,etjer.
Ndonëse kemi shumë për të thënë,nuk po zgjatemi rreth këtij fakti. Por vec duam t,ju kujtojmë shoqërisht (thjesht për njohuri) se një shtetas grek i ditëve tona, studiuesi i talentuar Aristidh Kolia,tek këngët e Omirit (Homerit) në “Iliada” dhe “Odisea”, ka qemtuar e zbuluar 68 fjalë, të cilat,fare natyrshëm,gjenden në përdorim të perditshëm në gjuhen e sotme shqipe,në atë gjuhë,që flasin ndër shekuj shqiptaret e Kosovës.
Ka një vijimësi të pandërprerë historike pellazgo-ilire (dardane) – arbërore – shqiptare, që dëshmohet nga mijëra elementë arkeologjikë, etnografikë, toponimike, gjuhësore po e po, kulturore etj, etjer. Të cilat nuk mund të përfshihen e të trajtohen të gjitha në kufijtë e një artikulli. Por diçka mund të themi, fjala vjen, nga toponimia, të cilën propaganda juaj e varfër e ka aq për zemër dhe e pompon me të madhe. Në skajin veriperëndimor të zotërimeve sllave të vonshme ndodhet qyteti i Triestes (Slloveni), emri i të cilit ruhet nga lashtësia pellazgo-ilire Tergeste, me rrënjën “Treg”, emër, i cili flitet po aq bukur edhe në shqipen e sotme. Bregdeti i sllavëve të sotëm (Kroatë e Malazezë) i njohur “Dalmat” buron nga fjala e moçme pellazgo-ilire “dele” emër, i cili përdoret po aq bukur edhe në gjuhën e sotme shqipe. Po ashtu emri i Ulqinit,(që zotërohet arbitrarisht nga Mali i Zi dhe që banohet tërësisht nga shqiptarë edhe sot) rrjedh nga fjala e moçme pellazgo-ilire “ulk” pra “ujk” emër, i cili ka të njëjtën përdorim edhe në gjuhën e sotme shqipe. Ç΄do të thoni për emrat ilirë, në territorin e cunguar të Kosovës, brenda apo në periferi të saj, emra, të cilët ruhen edhe sot në të njëjtën trajtë? Të tillë mund të përmendim për shembull qytetin Naissus, (Nishi i sotëm), Polahum (Pulti i sotëm), mali Skardis (Shari i sotëm), lumi Drinus (Drini i sotëm) e tjer.
Të gjitha këto toponime, sikurse edhe mjaft pohime autorësh të vjetër si HERODOTI, ARIANI, STRABONI, e të tjerë, dëshmojnë se e tërë hapësira e Ballkanit Verior, nga veri –lindja në veriperëndim është banuar nga ilirët, pas ardhësit e pellazgëve, ku nga fiset më të fuqishme të tyre dallohen dardanët, japigët, ardianët, etjer. Këto hapësira nuk mbetën kurr bosh, që të populloheshin disa shekuj më vonë nga “serbët e lavdishëm” me ca ëndrra të sëmura për një “serbi të vjetër”, kur akoma nuk ishte ravijëzuar (konturuar) Serbia deleguar nga Bizanti. Këtu vijuan të banonin ilirët, porse në hartën botërore të Ptolemeut në shek. II p.e.r. quhen albanoi, pra arbër, arbër, emër ky i përhapur e i njësuar kudo, ku banonin ilirët dhe që flisnin gjuhën pellazgo-ilire. I njëjti fenomen ndodhi edhe në fillim të shek.XVII – e.r. e më pas me emrin tonë më të ri shqiptarë, Shqipëri. Ruajtja deri në ditët tona e mjaft toponime fillestare pellazgo-ilire, sikurse edhe ruajtja me xhelozi e krenari e gjuhës së stërmoçme pellazge, e dokeve e zakoneve, të kulturës dhe të traditave stërgjyshore, të besimit të mahnitshëm pagan, e tjer. vërtetojnë shumë qartë origjinën e padiskutueshme pellazgo-ilire të popullit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Teza e origjinës sonë pellazgo-ilire, me dokumenta, fakte e argumenta të shumta është mbështetur fuqimisht nga një plejadë e shkëlqyer studiuesish më në zë të tre-katër shekujve të fundit, nga të cilët do të donim t΄iu paraqesnim me dhimbje Norbert Jokli (studiues gjerman), i vrarë nga nazistët hitlerian dhe Milan Shuflay (studiues kroat), i vrarë nga shovinistët serbë. Nëse doni të vërtetën apo thjesht keni kureshtje, mund t΄iu rreshtojmë edhe emra të tjerë të famshëm, (që ju nuk arritët ti vrisni) të cilët vërtetojnë dhe admirojnë lashtësinë mijëvjeçare të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, këtu, në këto troje, ku jemi edhe sot e gjithë ditën dhe në ato troje, ku ju, me ndihmën e perandorit Bizantin, u ngulët përdhunisht në shekujt V-VII- të erës sonë.

Edhe diçka tjetër pë[r problemin e lashtësisë. Nuk e dimë, në se keni dijeni apo jo për mumien e Zagrebit, mbishkrimet në fashot linoje të së cilës mbetën të padeshifruara deri në ditët tona. Mendimi i përgjithshëm shkencëtarëve i përcaktoi ato si mbishkrime etruske. Por ja që studiuesi i talentuar grek Nikos Stilo, mbas një pune të mundimshme shumëvjeçare, arrin ti deshifrojë ato me të gjuhës shqipe. Ajo, që na intereson në këtë mes, është përfundimi i tij, se “fillimet e historisë sonë (pellazgo-ilire, shqiptare) duhen kërkuar në mijëvjeçarin e tretë para erës së re”(Niko Stilo.: ΙΕΡΑ ΙΣΤΟΡΙΑ – Muhein Gjermani-2003,fq.7) domethënë një histori pesëmijëvjeçare. Ndërkohë që studiuesi i pasionuar francez Robert D'Angely i shtyn këto fillime në një thellësi dhjetë mijëvjeçare..ka edhe plot autorë të tjerë e të tjerë...
Çdo ditë, që kalon, sjell fakte e dëshmi të reja, të pakundërshtueshme, që vërtetojnë se ne, populli shqiptar, brenda e jashtë kufijve të shtetit të sotëm të cunguar jemi pasardhës autentikë të “pellazgëve hyjnorë”, siç i quan OMIRI (HOMERI) dhe se jetojmë këtu, në trojet tona, prej mijëra vjetësh.

Nëqoftese nuk na besoni neve (është e drejta juaj), të paktën mund të besoni (nëse prireni nga e vërteta) autorë të shquar sllavë (ose me origjinë sllave) të përmasave evropiane. Ja ç’thonë disa prej tyre p[r problemin, që po diskutojmë së bashku:

ALEKSANDËR STIPÇEVIÇ : “Nuk mund të studiohet e kaluara e Ballkanit, mandje as e tashmja, pa njohjen e elementit ilir... çdo tregim për Ballkanin fillon me ilirët... (“Bota e Re”-Prishtinë 1985).

HENRIK BARIÇ: “...Atdheu ballkanik i popullit shqiptar duhet të jetë Dardania- Peonia, krahina, të cilat ...në periudhën antike kanë qenë ilire...”( “Hymje në historinë e gjuhës shqipe”, (Prishtinë 1955 fq.47-50)

MILAN SHUFLAY: “..Etnosi i shqiptarëve është më i lashtë dhe më i qëndrueshmi në gadishullin e Ballkanit”,(Die Grenzen – Albaniens im Mittelalter- Munchen und Leipzig-1916,fq.289)

KOSTANDIN JIREÇEK : “Edhe pse shqiptarët gjatë mesjetës humbën shumë troje, që U MORËN PREJ SERBËVE ata nuk qenë kurrsesi një popull që jep shpirt”,(Geschichte der Seben, I,Band,Gotha 1911,fq.152

EMIL ÇERSHKOV (arkeolog jugosllav): “Nuk mund të vihet në dyshim fakti, që Dardanët i përkasin trungut ilir....”, (E,Çershkov : Rimljani na Kosova i Metohiji. Beograd 1969).

Dhe ju kërkoni të na mallëngjeni me kllapinë e etheve të “Staraja Srbska”,me ato mëtime absurde, për shkak të temperaturave të larta shovene, për “hapësirat jetike” serbe, “të drejtë”, që na dhuroka ajo “vjetërsia” juaj historike njëmijëvjeçare!!!

Në këtë mesele tuajën, e tërë propaganda falsifikatore primitive trashanike e shovinizmit serb, të kujton një thënie të bukur të popullit shqiptar të përpiktë e kuptimplotë, me atë ironi fine e të pashmangshme:
“EJA BABA, TË TË TREGOJ ARAT!”

Athine,2008
Nga: BASHKIMI I EMIGRANTVE SHQIPTAR
"PUNA"
(Përgjegjesi për shkrimin mbanë Mariglen Gjoka)
Përshëndetje,Revolucionare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NJE PERGJIGJE E DHENE SHOVINIZMIT SERB
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NGA BOTA EMUZIKËS-KUSH ËSHTË AUTOR I KËNGËS"VLORA-VLORA
» PASI KOSOVA TË BËHET SHQIPËRI!
» Një pyetje - një përgjigje
» Përgjigje z.Çlirim Uça...
» Përgjigje e pritur dekada me radhë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: