Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përgjigje z.Çlirim Uça...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Përgjigje z.Çlirim Uça... Empty
MesazhTitulli: Përgjigje z.Çlirim Uça...   Përgjigje z.Çlirim Uça... EmptyMon Sep 13, 2010 11:57 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Përgjigje për z.Çlirim Uça


”Shqiptarët myslimanë e përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri.”
-Prof. Stavro Skendi
“Historia e Rilindjes Kombëtare”


Rreth shkrimit me titull: “Polemikë me z. Mexhid Yvejsi për artikullin ”Katedrale katolike apo politike”, publikuar në
”Zemra Shqiptare” me 10 shtator 2010.


Z.Çlirim Uça, (Sali Mustafaj) nga katundi Uçë i Istogut, tani Burim,
e fillon shkrimin e tij me këto fjalë:
“Unë, zoti Yvejsi, nuk jam fetar. Pra nuk jam as musliman, as katolik, as… dhe as…” Kurse e përfundon me këtë fjali:
“Nëse Ju Zotin e mendoni si MUSLIMAN, atëherë edhe keni të drejt.“
Në mes të fjalisë së parë dhe të fundit, z.Çlirim Uça e bën këtë pyetje:
Cili është kontributi historikë i kësaj feje ( e ka fjalën për fenë Islame)?
Meqë nuk jeni fetar, siç shkrueni, atëherë që të kuptohemi, keni nevojë, së paku, të mësoni se ç’është feja apo religjioni?
Religjioni ose feja, sipas enciklopedistëve anglo-amerikanë, është faktor kryesor përcaktues për jetë a vdekje, qoftë si individ apo si shoqëri dhe në gjirin e saj ajo përfshinë gjërat më themelore: rregullin dhe domethënien e jetës.
Një nga filozofët më të njohur anglez, George Berkly (1684-1753) këshillonte: ”Ajo që meriton vendin e parë në studimet tona është mendimi për Zotin…”
Mbi tempullin e Delfit qëndronte një mbishkrim i njohur: Njih vetveten! Kush njeh vetveten, thoshte, Muhammedi (a.s.) ai e njeh Zotin. Zoti është e Vërteta.
Do ta njihni të Vërtetën, thoshte Krishti, (hazreti Isai a.s.) dhe e Vërteta do t’ju bëj të lirë.
E Vërteta është Një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.
Të ndryshëm jemi edhe ne, por nëse nuk e thua dot të vërtetën, kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të pa arsyeshme të thuash gënjeshtra…
Jeta ku nuk njihet e Vërteta dhe e Drejta nuk mund t’i sjellë njeriut lumturi…
Lumturi nuk është kur thuani se unë nuk jam fetar, por lumturi është kur beson, kur e përjeton se feja nuk helmon, por na shpëton…
Lumturi është kur beson, kur vepron me dashuri sipas urdhërave të Tij…Feja në jetën tokësore është lulja më e bukur Hyjnore…
Njeriu jeton edhe pa fe, por atëherë mund të jetë i dëmshëm dhe i pandershëm…
Të dëmshëm dhe të pandershëm janë edhe ata që dinë pak për fe e pak për shkencë e grinden.
Millikan-i (1868-1953), fitues i çmimit nobel për fizikë, për këtë, thoshte:
”Kur të grinden njerëzit që dinë pak për fenë dhe ata që dinë pak për shkencën, ndokush mund të mendoj se aty ka vend mosmarrëveshja ndërmjet fesë dhe shkencës, ndërsa aty kanë vend, në të vërtetë, dy lloje injorancash”
Me dy lloje injorancash nuk zbulohet e vërteta.
E vërteta, sipas Bekonit (1561-1626), themelues i shkencës moderne, gjendet në filozofi, por njohja më e thellë e filozofisë, thoshte Bekoni, na kthen sërish te religjioni, te e Vërteta.
E vërteta, siç shkruan në Enciklopedinë Amerikane, është shpesh e papëlqyeshme, pasi ajo nuk i mbështet paragjykimet e mitet…
Për të kuptuar Zotin, nuk duhet të nisemi nga njeriu, po nga Zoti dhe nga Zbulesa e Tij, Fjala e Tij, që është Bibla dhe Kur’ani, atëherë kemi rregull, siguri…
Dramaturgu më i njohur amerikan, Eugene O’Neill, shpesh e kishte zakon, shprehi, të thoshte:
“Shumica e dramaturgëve, shkrimtarëve modernë shqetësohen për marrëdhëniet ndërnjerëzore, por kjo mua nuk më intereson aspak. Unë jam i interesuar vetëm për marrëdhëniet ndërmjet njeriut e Zotit.”
Një nga filozofët më të njohur anglez, George Berkly (1684-1753) këshillonte: ”Ajo që meriton vendin e parë në studimet tona është mendimi për Zotin…”
Z. Çlirim ajo që ju vlerësoni, në të vërtetë është ajo që ju mungon, jo ajo që keni… Ajo që keni është e dukshme…
Viktimizoje të dukshmen, këshillonte Ajnshtajni, për ta kuptuar të padukshmen…
Atyre, që e pyesnin për fshehtësinë e sukseseve të tija, Louis Pasteri, iu përgjigjej: ”Unë kam qenë një nxënës i vogël, të cilin Zoti e ka udhëhequr me dorë që të zbulojë ndonjë fshehtësi që Ai e ka fshehur në natyrë.”
Në natyrë ka shumë fshehtësi, ka shumë mrekulli…
Më duket e pamundur, thoshte Pascal-i, t’i njohë pjesët pa e njohur tërësinë, po aq sa edhe ta njoh tërësinë pa njohur veç e veç pjesët…
Pjesët duken kudo, për hulumtuesit ato janë gjurmët e Krijuesit…
Për Krijuesin nuk mjafton të flasësh, përveç nëse thua të vërtetën…


Cili ështe kontributi historik i fesë Islame?


Thënë shkurt, shqiptarët kur me shumicë u islamizuan- atëherë shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u asimiluan… Nuk u asimiluan, sepse, në fjalën e Tij, Zoti e ka dhënë dijen e nevojshme për shpëtim… !
Zoti i ka dhënë dijetarëve, atdhetarëve, luftëtarëve, mjaft dritë që të mund t’i zbulojnë kurthet kundër shqiptarëve….
Kur e pyetën Fishtën diplomatët evropianë rreth fesë, ai tha: “Jemi popull me dy fe, por s’jemi popull me Shën Bartolome”, që do të thotë se jemi të krishterë e muslimanë, pra, vllazni janë…
Shqiptarët, pra, edhe pse kanë dy fe, nuk janë popull, komb, me Shën Bartolome, falë tolerancës së Fesë Islame, që i përkasin shumica e shqiptarëve. Të mos e njohësh këtë tolerancë, të mos e njohësh Fenë Islame, kur nuk ke patur mundësi, nuk është turp. Por, turp është të ngulësh këmbë me kryeneqësi në injorancën tënde, edhe pasi e ke patur mundësinë të mësosh.
E keni patur mundësinë të mësoni se Konica tha:
“ Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar.”
Kur e pyetën diplomatët e huaj në Washington Faik Konicën, që ishte ambasador i Mbretërisë Shqiptare (1926-1939) se cila është feja e shqiptarëve, ai tha: “ Dielën shkojnë në kishë, të premtën në xhami…”
E keni patur mundësinë të mësoni se Stavro Skendi në “Historinë e Rilindjes Kombëtare” shkruan:”Shqiptarët myslimanë e përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri.”
” E keni pasur mundësinë të mësoni se: Koncili i Dytë i Vatikanit, me 25 tetor 1965, ka përcaktuar qëndrimin e Kishës Katolike ndaj Myslimanëve, ku thuhet:
”Myslimanët adhurojnë, si ne, një Zot të vetëm, të Mëshirshëm, që do të gjykojë njerëzimin në ditën e fundit.”
E keni patur mundësinë të mësoni se në librin “Të kapërcehet pragu i shpresës”, Papa Gjon Pali i Dytë thotë: “ Fetaria e myslimanëve meriton nderim.”
Meritojnë nderim fetaria e myslimanëve shqiptarë si Myderriz Ymer Prizreni, Myderriz Haxhi Zeka, që ishin fetarë dhe atdhetarë të devotshëm dhe udhëheqës të Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe Lidhjes së Pejës “Besa –Besën” (1899), Myderriz Vehbi Dibra, nënkryetar i Qeverisë së Vlorës, (1912), Hoxha Kadri Prishtina, Ministri i Drejtësisë, në Kongresit të Lushnjës, (1920) ku iu vuan themelet Shqipërisë, si edhe qindra e mijëra shqiptarëve muslimanë fetarë dhe atdhetarë të tjerë, deri te viti 1998-1999 , kur Shaban Jashari me familjën e tij, si edhe mbi 40 hoxhallarë, dervishë e shejhlerë që u flijuan gjatë luftës së fundit për Kosovë, për Shqipni…
A mjafton kaq?
Mbetëshi shëndosh!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përgjigje z.Çlirim Uça...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR
» Figurat më të njohura të historisë sonë kombëtare.
» PASI KOSOVA TË BËHET SHQIPËRI!
» Fatmir Limaj, nje nga gjeneralet e njohur te Ushtrise Clirim
» Një pyetje - një përgjigje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: