PASI KOSOVA TË BËHET SHQIPËRI!Shkruar nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Friday, 05 September 2008*** Kosova dhe Shqipëria duhet të përgatiten për bashkim, jo ta tresin kohën kot “duke vajtuar” se kur Rusia dhe Serbia do ta njohin Republikën e Kosovës.
*** Serbia dhe Rusia do ta njohin Kosovën vetëm atëherë, pasi Kosova të jetë bashkuar me Shqipërinë. Ndryshe, Kosova kurrë nuk do të njihet nga ana e Rusisë dhe e Serbisë, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu kjo Prishtinës dhe Tiranës.
*** Diplomacia përkthyese e Kosovës nuk ka se çfarë të mirret me Serbinë, (sepse sundimi kolonial i Serbisë ka marrë fund në qershor të vitit 1999), por duhet të zhvillojë bisedime serioze intensive me diplomacinë dhe me politikën e jashtme të Tiranës, në mënyrë që, sa më parë të jetë e mundur, të ndërtohet dhe të harmonizohet strategjia kombëtare e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim do të jetë prologu dhe porta kryesore triumfale e ribashkimit të gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Ndër të tjera, ky bashkim, do të njihet edhe nga Serbia dhe nga Rusia. Sepse, me bashkimin e Kosovës me shtetin amëz-Shqipërinë, në atë çast, do të varrosej përjetësisht kërkesa antihistorike dhe antijuridike ndërkombëtare e Serbisë, se “Kosova është tokë e shenjtë, djep dhe zemër e Serbisë.”
-Vetëm pas bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, atëherë as Tirana zyrtare më nuk ka nevojë që të deklarohet para botës, se Kosova është e Shqipërisë Etnike.
*** Nëse diplomacia përkthyese e Kosovës do me çdo kusht që t’i normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore me Beogradin, atëherë këtë dëshirë imperative mund ta realizojë vetëm atëherë kur Tirana dhe Prishtina, të arrijnë pëlqimin dhe marrëveshjen e drejtë historike, legjitime, legale, demokratike, kombëtare dhe ndërkombëtare që Kosova dhe Shqipëria, të bashkohen në një shtet të vetëm të përbashkët shqiptar, që njihet me emrin SHQIPRIA ETNIKE. Ndryshe, çdo përpjekje politike, diplomatike dhe demokratike tjetër për t’u afruar me Beogradin, është vetëm utopi, dhe cirk politik nga i cili, do të përfitonte vetëm politika e vjetër kolonialiste antishqiptare e Serbisë (1912-1999), e jo politika e pavarur e Kosovës.
* * *
*** Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni: “Rusia dhe Serbia do ta njohin shtetin e Kosovës.”(www.kohajone..com,4 shtator 2008).
*** Homologu i tij serb, Vuk Jeremiq (ministër i Jashtëm i Serbisë), kështu, do t’i përgjigjej kësaj deklarate “për hava” të kryediplomatit - përkthyes të Kosovës, Skënder Hyseni: “DAJ BOZHE SHTA BUDALLA MISLI”!
*** Nga kjo deklaratë e ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, del e qartë se, për diplomacinë përkthyese dhe për politikën instante të “hajredinë pashëve” të Kosovës, më tepër është bërë obsession preokupues “tema” se kur Serbia dhe Rusia do ta njohin Kosovën, sesa, kur Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë dhe, sesa, kur do të zgjidhet problemi i shqiptarëve në Anamoravë, në Iliridë, në Malësinë e Madhe të Shkodrës dhe në Çamëri.
Në këtë kontekst, duhet kërkuar përgjigjen pse Rusia, as Serbia nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës tani, as për një kohë të gjatë, derisa shqiptarët ta ndërtojnë dhe të harmonizojnë startegjinë e tyre politike gjithëkombëtare shqiptare për ribashkimin e trojeve autoktone të Shqipisë Etnike.
Serbia së bashku me Rusinë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës si të tillë, derisa Kosova t’i bashkohet Shqipërisë. Këtë duhet ta mbajë parasysh dhe, ta ketë më se të qartë edhe politika e “hajredinë pashëve” të Kosovës, edhe ajo e “xhugashvilëve” të Tiranës, të cilët, kursesi, qe 20 vjet, të shkëputen nga “gruri” dhe nga “benzina” e Rusisë, si dhe nga mollët e kalbura të Greqisë, të Bullgarisë, të “Maqedonisë dhe të Serbisë etj.
Pse Serbia, edhe pas njohjes ndërkombëtare të Kosovës, po kërkon nga qarqet e caktuara të bashkësisë ndërkombëtare (Gjykata Nderkombëtare, Këshilli i Sigurimit të OKB-së etj.), që sërish ta hedhin në “rishqyrtim” statusin e Kosovës? – Jo, rastësisht, ta rikthejë në pikën fillestare të statusit kolonial serbomadh(1912-1999).
- Edhe pse Serbia është e vetëdijshme, dhe e ka më se të qartë se e ka humbur Kosovën, përfundimisht më 17 shkrut 2008, me t’u njohur ndërkombëtarisht nga Amerika dhe nga Bashkimi Evropën etj., kjo ende merret me kontestimin dhe me mohimin e pavarësisë së Kosovës për këtë arsye: të shpërqëndrojë vëmendjen e Bashkimit Evropian dhe të Amerikës nga problemet e tjera ekzistuese me të cilat po ballafaqohet përbrenda Serbia, si rrjedhim i mosdemokratizimit dhe i mosreformimit të saj, për shkak të “mbijetesës” së nacionalizmit dhe radikalizmit agresiv serbomadh të periudhës së Slobodan Milosheviqit. Pikërisht, për shkak të mbretërimit të këtyre dy fenomene regresive dhe retarduese të paranojës së politikës së pushtetit shtetëror serb, ende kanë ngelur “limbo”: (a) zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë; (b) zgjidhja e problemit të hungarezëve dhe të kroatëve në Vojvodinë; (c) zgjidhja e problemit të myslimanëve boshnjakë në Novi Pazar(Tregu i Ri) etj.
Me një fjalë, politika dhe diplomacia serbe e Beogradit në bashkërendim me politikën e jashtme dhe me diplomacinë e Moskës, me kontestimin e pavaraësisë së Kosovës, me çdo kusht po lufotjnë, që Serbinë ta shpëtojnë nga procesi i decentralizimit. Proces ky, i cili, është i domosdoshëm të bëhet në Serbi, ndryshe ekziston rreziku real, që në Serbi, të reprizohen konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndëretnike, ashtu sikurse në dekadën e fundme të shekullit XX , me rastin e zhbërjes së ish-RSFJ-së në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Prandaj, që të mos ripërsëritet një tragjedi e tillë e viteve të 90-ta të shekullit të 20-të, decentralizimi i Serbisë nga ana BE-së, duhet të jetë kusht kryesor për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE). Ndryshe, aderimi i Serbisë në BE nuk ka kurrfarë efekti politik, as ekonomik e as demorkatik, sepse pa rajonizimin ekonomik, politik dhe territorial autonom të saj, Serbia si e tillë me probleme dhe me konflikte ndëretnike dhe ndërterritoriale, nuk i nevojitet as Evropës e as “Ballkanit
Edhe pse diplomacisë përkthyese të Skender Hysenit dhe të ”hajredinë pashëve” po iu ngutet që Serbia sa më parë ta njohë Kosovën si shtetet i pavarur, kjo nuk do të ndodhë në një kohë të afërt dhe, ashtu si e parashohin interesat ekonomike, tregtare dhe politike të “hajredinë pashëve”, që janë të lidhura ngushtë me tregtinë dhe me ekonominë e Serbisë, ashtu, sikurse ato të Shqipërisë, e cila ushqehet me grurin e Rusisë (“50%”) dhe me “karburantin” e saj (“80%”).