Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Roli i padiskutueshëm i Shoqërisë Civile

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Roli i padiskutueshëm i Shoqërisë Civile Empty
MesazhTitulli: Roli i padiskutueshëm i Shoqërisë Civile   Roli i padiskutueshëm i Shoqërisë Civile EmptyWed Jul 22, 2009 10:14 pm

11 VJET “PEGAS” 1998-2009



PROGRAMI I TAKIMIT FESTIV

ME PËRFAQËSUES ELITARË DHE KONTRIBUES TË SHOQËRISË CIVILE



DATË 18 KORRIK 2009, DITË E SHTUNË ORA 10.00

OBJEKTI: “VETËM NJË SHOQËRI CIVILE ME FIZIONOMI REALE MUND JAPË NDIHMESË E DHE MUNDËSOJË PROGRESIN E VENDIT”



NË VEND TË REFERATIT: LETËR E KËSHILLIT KOORDINATIV TË SHOQËRISË CIVILE TË TREVAVE TË JUGUT DREJTUAR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ZOTITT BAMIR TOPI

LEXON MATERIALIN E PËRGATITUR KRISTAQ F. SHABANI, KRYETAR I KËSHILLIT KOORDINATIV

DISKUTIME TË VEÇANTA NGA KRYETARË SHOQATASH GJIROKASTËR,PËRMET,TEPELENË, SARANDË, FIER (DINO ÇIÇO,Agron Shele, N/Kryetarë të Këshillit Koordinativ)



Analitikë: “Media e shkruar,LIBRA MONOGRAFIKË E HISTORIKË kontribut në pasqyrimin HISTORIK E REAL TË SHOQËRISË, EVIDENTIM I TRADITAVE DHE ZAKONEVE, DHE VLERAVE TË KRIJUARA GJATË PERIUDHËS SË PLURIMENDIMIT”

Diskutime të drejtuara për substratin e gazetave periodike të Trevës së Jugut

MENDIME TË VEÇANTA PËR VEPRIMTARITË E ARDHSHME

Propozime për stimulim , në bazë të kërkesave të drejtuara për organet e qeverisjes vendore.



II.

“Ne dhe Koha”

* Kolazh poetik me krijimtarinë e poetëve pjesëmarrës në veprimtari me rastin e 11 vjetorit të Lidhjess ë Krijuesve “PEGASI” ALBANIA



* POST- SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR

* PROPOZIME PËR DHËNIE TITUJSH PËR POETË DHE PËRKTHYES TË TALENTUAR

* PËRKTHIMI, SHKËMBIM UNIVERSAL VLERASH

* KONGRESI NDËRKOMBËTAR I POETËVE NË KRETË GREQI(15-19 SHTATOR)

* CAKTIMI 10 POETË TË PEGASIT ME NGA NJË KRIJIM VETIAK NË ANGLISHT NË LIDHJEN E SHKRIMTARËVE TË TURQISË.

* TAKIM I TETORIT NË KOSOVË, MAQEDONI DHE MAL TË ZI

* NJOHJE ME BOTIMET E REJA DHE PLANET PERSPEKTIVE TË SECILIT

* SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR I PËRVITSHËM

* FESTIVALI POETIK “MAGJIA E PËRKTHIMIT”



URIME “11 VJET PEGAS”



DREJTON VEPRIMTARINË: KRISTAQ F. SHABANI

FOTOGRAF DHE FILMIM: JANI DEDE











Letër





Presidentit të Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bamir Topi



Inderuari zoti President,



Kemi mësuar për kthimin e syrit pushtetar nga Shoqëria e vërtetë Civile, përfaqësuese, e cila tashmë është e organizuar dhe këtu në Jug të vendit, që para disa vjetësh. Madje dhe me një Këshill Koordinues , i cili ka detyra të saktësuara, të precizuara dhe koordinon veprimet e shumë Shoqatave dhe Lidhjeve jo fitimprurëse, kurajoze, me veprimtari të qartë aktiv dhe që kanë tashmë një “biografi të pasur veprimtarie”. Ato, tashmë, kanë fituar respekt për gjallërimin e jetës së vakët të qytetarëve në të gjithë rajonin. Kështu ne mund të përmendim Lidhjen e Krijuesve “PEGASI”, (tashmë edhe Lidhja Internacional e Poetëve, e Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI”ALBANIA) e organizuar me një formë të moderuar, në të cilën marrin pjesë poetë, shkrimtarë, artistë nga të gjitha fushat, e cila ka degë dhe nëndegë brenda dhe jashtë vendit, si në Kosovë,Mal të Zi, Maqedoni, Greqi e tjerë; njihet në shumë vende të Botës dhe kjo lidhje ka një anëtar të saj në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, me qendër në Ohajo të SHBA, e cila ka 1290 anëtarë nga 112 vende të Botës; 50 të tjerë Anëtarë të Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë së toku me rreth 998 poetë nga 119 vende të botës( njëqind e gjashtëdhjetë prej tyre amerikanë),… Shumë anëtarë të Lidhjes kanë fituar çmime ndërkombëtare dhe janë futur në Antologjitë, që dalin në disa vende të Europës, Azisë, Amerikës e tjerë. Po kështu Lidhja e Krijuesve “PEGASI” ka lidhje me shumë simotra në Botë dhe me mjaft revista e gazeta letrare prestigjioze në Itali, Greqi, SHBA, Brazil e tjera. Me forcat e veta kjo Lidhje boton dhe organin e vet letrar periodic “PEGASI”, tash shtatë vjet me kontributet e veta. Ka zhvilluar rreth 500 veprimtari letrare, analitikë, prezantime librash, demonstrime letrare, panaire, ekspoze, konkurse, seminare, anketime e tjera si dhe ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e letërsisë, në ruajtjen e traditës edhe në fushën folkloristike në shkëmbimin e vlerave universale në fushën letrare, janë botuar nga anëtarët e Lidhjes rreth 1200 vepra letrare të gjinive të ndryshme në Shtëpitë botuese brenda dhe jashtë vendit, me shpenzimet vetiake të krijuesve, të cilët s’kanë përftuar asnjë ndihmesë financiare nga askush. Po kështu një kontribut i madh është dhënë në fushën e përkthimeve në gjuhët e huaja. Dhe ju mund të habiteni për këtë ecje dhe kontribut madhor kombëtar, i cili nuk përfundon me kaq duke përmbledhur edhe pasurimin e një bumi mediatik me rreth 30 gazetave periodike, që shpenzimet për botimin e tyre janë përballuar nga anëtarët aktivë të kësaj lidhjeje dhe të shoqatave të tjera. Është e nevojshme të ndërmerret një studim analitik për këtë kontribut të kontribuesve të mëdhenj. Përveç kësaj në këtë Këshill Koordinativ marrin pjesë Shoqata si “Zagoria”, “Lunxhëria” “Gjirokastra”, “Gjirokastra- Turist”, Shoqata Artistike – Kulturore “Jonianët”,(Sarandë- Delvinë) “Avni Rustemi” e Libohovës, “Krahësi i Tepelenës”, “Shoqata e Intelektualëve tepelenas në Gjirokastër”, “Shoqata e Fëmijëve” Përmet, “Bilal Golemi” Gjirokastër, “Shoqata e Ushtarakëve në Rezervë”, “Shoqata e Odries”, “Shoqata e Arsimtarëve Minoritarë”, Shoqata Atdhetare – Kulturore “Humelica” e shumë e shumë të tjera, që shumë prej syresh kanë zërin e tyre mediatik. Për të krijuar një ide të qartë për këtë, ne po ju dërgojmë edhe gazetën tonë Nr. 1 dhe 2 të fillimit të daljes së saj. Po kështu janë impulsuar talentet e reja në fushën e letërsisë në të gjithë rajonin.

Asqë mund të përmblidhen në këtë letër veprimtaritë e shumta, që kanë zhvilluar këto shoqata me mjë larmitet të pakrahasueshëm: si festime, përvjetore, trajtesa të figurave historike, figurave të sfumuara nga totalitarizmi, sesione shkencore, ditë të trevave, takime brezash, përurime veprash, nxitje veprash të reja, nisma për infrastrukturën, grumbullime fondesh për rrugët (kontribut i komunitetit), panaire, prezantime librash të autorëve të trevave, ekspoze, nisma për dokumentarë krahinorë dhe realizime si në Lunxhëri, Zagori, ditë të këngës p.sh. lunxhote, zagorite, krijimin e muzeve, krijimin e grupeve për historikët e trevës, dalja e enciklopedive të Tepelenës, të Zagorisë, Lunxhërisë, festime festash çlirimi dhe festat me objekt, impulse të grupeve folklorike, manifestime publike, propozime dhe dhënie stimujsh. Një larmitet, i cili është propaganduar edhe në rrjetin mediatik, edhe në Internet. Po kështu këtë vit u zhvillua për herë të parë veprimtaria dy ditore “DITËT E ÇAJUPIT”, nismë e Shoqatës Atdhetare Kulturore “ÇAJUPI” e cila u zhvillua në Gjirokastër dhe Zagori (Sheper) duke marrë pjesë personalitete të mëdha të studimit dhe të letërsisë. Po kështu përvitshëm zhvillohen ‘Ditët e Naimit” në Përmet” , ku ka një zgjim të madh të traditës kulturore, kjo falë edhe N/Kryetarit të Këshillit Koordinativ z. Agron Shele, një personalitet tashmë i plotuar dhe profesionist i Shoqërisë Civile. Kështu mundtë vijohet edhe me rerethet e tjerë.

Por shikojmë se kjo punë e madhe, kolosale, një kujtesë e një traditë e madhe që po i trasmetohet brezave, nënvleftësohet dhe shpesh herë përfaqësuesit vendorë mbajnë e rritin në sqetullat apo krahët e tyre “sqetullorët” që kopjojnë praktikat, që mbledhin firma dhe formojnë formularë, duke u vetëquajtur “Shoqëri Civile”, po kështu përfaqësuesit vendorë impulsojnë këta njerëz përfitues, që të ndajnë “pronat” bashkë apo grupojnë njerëz të cilët s’kanë lidhje fare me Shoqërinë Civile, ky është një dëm i madh që i bëhet kësaj shoqërie, në këto kushte kur kërkohet ecuri, progres. Gjejnë edhe elementët që i ndihmojnë e stimulojnë, tashmë nxitojnë që të organizohen dhe të krijojnë lidhje të reja mes tyre që t’i tregojnë qeverisë se ne “jemi e kemi qenë”, që paratë e akorduara në favor të Shoqërisë Civile, të mos shkojnë në destinacionin e caktuar, por në destinacionin e rremë dhe përftuese.

E ngrëmë zerin për t’u thënë ndal këtyre veprimeve “arbitrare” dhe të mos përfitojnë tre- katër njerëz, të cilët, shikohen me syrin e nënës dhe njerëzit aktiv, të cilët ndihmojnë, që janë të rregullt, që japin kontribut të paparë, aneksohen shihen me syrine njerkës. Kështu me këtë mënyrë lëvizin “aksesorët” jo funksionalë.

E pamë të arsyeshme që t’ju sinjalizojmë për këtë problem, i cili tashmë është ndezur, që kur u dha shkrepëtima e akordimit të fondit shumëmilionësh për Shoqërinë Civile, të cilin ende nuk dimë ku e ka destinacionin dhe kush është përftuesi? Kjo s’do të thotë që ne të mohojmë ata, që përpiqen dhe djersijnë për ecjen e vendit, por të eleminohen manierat e ndihmesës së kotë dhe të njerëzve përfitues e që s’përfitojnë asgjë.

I nderuari zoti PRESIDENT!

Nga përvoja e simotrave tona në shumë vende të konsoliduara të Evropës ne marrim gjithmonë sinjalizime për ndihmesën që u jep shteti i tyre simotrave tona, deri në organizacione të niveleve ndërkombëtare. Ju njoftojmë se ne me stadin e arritur tashmë me Lidhejn e Krijuesve “Pegasi”, që ka përfaqësuar Shqipërinë në evenimente ndërkombëtare si kongrese, Simpoziume letërsie, Ditë Ndërkombëtare të Poezisë, në konkurse, në Olimpiadën Ndërkombeëtare të Shkrimtarëve, por që qendrën e ka në Gjirokastër, është kërkuar nga simotrat që të zhvillohet një Takim Ndërkombëtar i Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve nga disa vende të Botës, i cili u zhvillua në muajin prill në Gjirokastrë, Sarandë (Butrint), Tepelenë, Përmet me një program të qartë, ku mbi 150 poetë nga vendi dhe dis vende të botës, manifestuan përveç shpirtit të tyre poetik dhe ndjenjën e vëllazërisë dhe vlera të mëdha njerëzore, duke u befasuar nga virgjëria e vendeve të Jugut të Shqipërisë, tepër befasuese, por fatkeqësisht në këtë sipërmarrje të madhe edhe pushteti vendor I këtyre i Trevës së Jugut, mbajti qëndrim mënjanues, nuk dha kontribut, duke përfshirë këtu edhe Ministrinë e Turizmit, Rinisë , Kulturës dhe Sporteve , paçka se u bë projekti. Është vendosur që kjo veprimtari të bëhet e përvitshme. Por pati edhe njerëz të cilët dhanë një kontribut në këtë veprimtari madhore. Ju njoftojmë pra se, mjaft bashki të rajonit tonë si ajo e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinës, Libohovës, Këlcyrës kanë shprehur mendimin e tyre pozitiv për të zhvilluar këtë veprimtari të madhe përvitshëm, duke na ndihmuar edhe ju, për të treguar vlerat edhe të letërsisë, por edhe të qytetit të Gjirokastrës, pasuri botërore te njerëzit e këtij rangu të madh përfaqësues. Kjo është një nismë e madhe dhe një përfaqësim dinjitoz, këtu në qytetin me vlera të mëdha në të gjitha fushat.

Ne çdo gjë e kemi thënë hapur në një dialog të qartë, por kur ne flasim çiltër jemi ndëshkuar, duke mos na thirrur në evenimentet , sidomos në Gjirokastër, kur diskutohet për zhvillimin e këtij qyteti. Mendimi ynë është mendim i provuar dhe konkurues e shumë me vlera. Duhet theksuar se ne jemi përfaqësues të mendimit të lirë, por ky mendim frenohet, monopolizohet nga disa kryesues bashkish, të cilët zbatoj teorinë: vetë firmos e vetë “vulos”, që s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë. Por edhe ne duhet të kontrollojmë ecurinë e këtyre pushteteve vendore. Psh. në Gjirokastër është hapur një zyrë për Restaurimin dhe është caktuar një person, i cili nuk di se ku pikon çatia e Gjirokastrës, që s’është i profilizuar për të dhënë ndihmesë në këtë drejtim, kur Gjirokastra ka mjaft njerëz të aftë të kësaj fushe, të cilët janë adaptë për të realizuar këtë detyrë madhore.

Esenca e letrës sonë është që fondet që do të jepen për veprimtarinë e Shoqërisë Civile, të kontrollohen me fanatizëm dhe të eliminohet në maksimum shpërfillja e këtyre fondeve duke shkuar në destinacione negative, te njerëz që po parapërgatiten për t’i “konsumuar “ ato. Ne këtu në Gjirokastër kemi të tillë, të cilët mezi presin akordime të tilla.

Ju ndoshta edhe vetë nuk e imagjinoni të zhvillohen në kohë realtivisht të shkurtër mbi 500 veprimtari me programime e tematikë të larmishme, pa asnjë ndihmë nga Bashkitë e Qyteteve të jugut, ku nuk është dhënë gjatë një dhjetëvjeçari asnjë qindarkë, dhe kur janë harxhuar pa kriter shuma që edhe kanë sjellë për SHOW dhe kanë impulsuar shoqata, të cilat vinë nga larg…!



Këto mendime u dhanë në tajimin e madh të organizuar më datën 18.06.2009.

PËR KRYESINË E KËSHILLIT KOORDINATIV TË DISA SHOQATAVE TË SHOQËRISË CIVILE TË TREVËS SË JUGUT



Sekretari i Përgjithshëm N/Kryetarët Kryetari

Izet Çulli, W.P.S Dino ÇiçoW,P,s Agron Shele W.P.S Kristaq F. Shabani , poet, shkrimtar, botues



Anëtar i Lidhjes SH. A Ndërkombëtarë (I.W.A.A)

Anëtar i Lidhjes Poetëve (W.P.S)



Sekretar për problemet historike Sekretaret e Këshillit Koordinativ

Dr. i shkencave historike /Elefteria Kallojeri/W.P.S /Anila Mihali/

/Apostol Pango/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Roli i padiskutueshëm i Shoqërisë Civile
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë
» BBC: UÇK ka abuzuar me civilë
» Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile?
» Bursa dhe roli i saj !
» Roli i Eulex-it ne Kosovë.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: