|
| Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë | |
|
+12zeriatdheut Albea petritkola tom sojer E_Bukura Tetovari Beton Anna Euridika Kosovarja Sofra besa-bese 16 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Dec 08, 2007 3:17 am | |
| "Korrupsioni, armik i heshtur ne shoqerinë tonë!mendoj qe per momentin te ne shqiptaret eshte shume e domosdoshme te luftohet ky fenomen . ketu mundemi te diskutojme; ne cfar mase ka korrupsion ne keto dy cope shtete qe kemi ? a po paraqet korrupsioni armikun "e Ri" te shteteve tona per kete shekull? si mund te luftohet korrupsioni?? etj etj duke ju deshiruar gjithe te mirat Me shume respekt Euridika
Edituar për herë të fundit nga në Sat Dec 08, 2007 4:15 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Dec 08, 2007 4:09 am | |
| Korrupcioni - i paprekshëm Në kohë tranzicioni dhe krizash viktima e parë është sistemi i vlerave, që përmbyset me rrapëllimë: sepse imponohet kudo pasaniku i dyshimtë, zyrtari hipokrit, administratori plaçkiktës, 'patrioti' matrapaz, shtetari i blerë, publicisti i prostituar. Prandaj, krahas forcimit të ngutshëm të institucioneve dhe nxjerrjes së ligjeve rigoroze, lufta kundër korrupsionit nuk mund të mendohet dhe pa media të fuqishme e të papërlyera. Në këtë vijë ndoshta puna e parë që duhet bërë është insistitimi në regjistrimin dhe bërja publike e pasurisë së politikanëve dhe personave publikë, që janë kryet e punës, pastaj edhe pasurinë e të tjerëve me radhë. Shteti shtrin pushtetin e tij përmes ligjeve, organeve dhe kontrollit gjithpërfshirës që ndryshe i thonë llogaridhënie, e cila është vetë thelbi dhe kuptimi i shtetit. Me një polici të pakompetenca, me një gjyqësi poashtu të pakompetenca dhe të paligje, me institucione të brishta, korrupsioni në Kosovë ndihet krejt i paprekshëm. Nëse në shumë vende të rajonit, transicioni po krijon pak pasanikë e shumë varfanjakë, në Kosovë ai rrezikon të kthehet në një proces edhe më kriminal, ku gjyshërit do t'ua hanë ardhmërinë nipërve dhe mbesave të veta..., madje pa e parë ende dritën me sy. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Dec 08, 2007 7:43 am | |
| "Korrupsioni, armik i heshtur ne shoqerinë tonë!mendoj qe per momentin te ne shqiptaret eshte shume e domosdoshme te luftohet ky fenomen. Korrupsioni është sot për sot maja ( udhëheqja e Kosovës) e Piramidës (Shtetit) i cili ka lëshuar rrjetën e marimangës deri në atë masë ku maja e piramidës ka mundësi që t'i kontrolloj të korruptuarit dhe të mos i dalin nga dora. Kurse Piramida është e ndërtuar me plan nga të huajt në atë mënyrë të përsosur që sa më shumë të huajt ta zgjasin jetën në te, për përfitime të majme.
Për t'i dhënë përgjegje kësaj pyetje që lypet nga Euridika duhet bërë vetes disa nënpyetje.... - Kur filloj korrupsioni në Shqipëri, shkaku dhe pasoja .... kurse në Kosovë që ishte pjesë e Jugosllavis së korruptuar ishte vetëm një vazhdim me përmasa më të mëdha nga të huajt që erdhën dhe i instaluan udhëheqsit bashkkorruptues për përfitime individuale. Populli i ynë në Kosovë edhe në Shqipëri pas viteve të 90-ta është në një gjendje të ekscituar në të cilën gjithkush gjithçka plason dhe shumçka prej saj nuk arrin të shes. Si pasojë e kësaj kemi një huti të gjithmbarshme, një zhgënjim në vetvete edhe një pasiguri në të ardhmen. Me këto gjëra bashkjeton diletanti,keqpërdoruesi, mashtruesi, hajni e krimineli. Për këtë gjendje në Kosovë dhe Shqipëris sidomos pas viteve të 90-dhjeta mbretronte pushteti mafioz i Serbisë dhe i Greqisë të cilët me qëllim lejonnin të gjitha dukurit e liga shoqërore, të gjitha format e zhvillimit të ekonomisë, të gjitha format e zhvillimit të kulturës, të gjitha partit politike pacifiste në Kosovë dhe ato "Demokratike" në Shqipëri, të gjitha gazetat dhe botimet e këtyre partive etj etj.... dhe kur këto parti që i përmenda më lartë nuk arrijnë ta turbullojnë situatën në masën që kërkojnë këto dy pushtet, atëhere përpiqen edhe vetë duke hedhur fjalë përmes gojës së ndonjë shqiptari rreth ndonjë çështje apo rreth ndonjë personi. E vetmja gjë të cilën e ndjekin këto dy shtete apo pushtet mafioze është forca që tentojnë ta kthjellojnë situatën, t'i demaskojë të gjitha gënjeshtrat dhe mashtirimet dhe ta organizojnë popullin për rrënimin e pushtetit me dhunë. Vetëm bartsit e asaj force pushteti mafioz i serbis dhe i greqisë i konsideron armiq. Nëse sot arrijm edhe i analizojm veprimet e Grupit të Unitetit dhe veprimet e Lëvizjes Vetvendosja është shumë lehtë ta përcaktojm se kush po lufton për të drejtat e popullit dhe kush janë ataaaaa që po bisedojnë në Vjenë. Për Vetvendosjen s'kem se për çfar të bisedojm sepse shihen veprimet e drejta të kësaj Luvizje, por të analizojm vetëm pak Grupin e Unitetit. Grupi i Unitetit ndodhet pikërisht në humnerën e tradhtisë të përlyer me kolaboracionizëm, ku gjenden edhe të gjithë të shantazhuarit që shkojnë në Vjenë ose për korrupcion, ku janë edhe të gjithë tradhtarët që dikur shkelnin gjakun e dëshmorëve për çlirim dhe ribashkim kombëtar, ku po "luftohen" për karrige, me karrige të gjithë kolaboracionistët e shtetit serb. Ata shikojnë veç murin e interesave të tyre personale. Mbi këtë mur përfytyrohen koncepte si "demokraci", "pavarësi", "negociata", "dialog", "multietnicitet" që çojnë në robëri dhe nuk dëshirojnë ta shohin fare diellin e koncepteve korrekte politikisht, siç është parimi i vetëvendosjes. Prandaj për të mos e zgjatur unë shumë po e përfundojë edhe me dy rreshta. Trojet tona kanë nevojë për një tjetër demokraci jo për një demokraci që udhëhiqet nga të korruptuarit dhe në popull sjellin kontraste shumë të mëdha për të jetur. Trojet tona kanë nevojë për një demokraci me një udhëheqje të shëndosh nga të cilët repektohet vullneti i qytetarit dhe ndëgjohet zëri i rinisë, një udhëheqje e cila u jepet hapësir në medja dhe televizione popullit çka ai dëshiron dhe jo anasjelltas një udhëheqje si e sotmja e cila përmes medjave dhe televizioneve e degjenerojnë rininë tonë për ta larguar nga rruga e drejtë dhe të ketë mundësi ai t'i ruaj pozitat udhëheqse. Populli duhet me një organizim t'i detyrojë që të largohen këta udhëheqës se mundësi tjetër nuk ka se janë të lidhur nërmjet veti të gjithë nga nalt posht. E thash në fillim : Maja e Piramidës dhe rrejti i marimangës. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Mon Dec 10, 2007 1:15 am | |
| Euridika se pari pergezime per temen
Vertet eshte nje fenomen i cili eshte perhapur ne permasa te medha sot ne te gjitha trojet shqipetare,dhe thuajse ne aspak nuk jemi duke punuar qe ta largojme kete dukuri Pra Korrupsionin nuk e lufton dot as qeverria as ligji. Korrupsionin e luftojne vete njerezit, ata qe jane viktima te korruptaxhinjve. Njerzit duhet te ngrihen, te dalin ne protesta ne rruge kunder korrupsionit, ofendojne te gjithe te korruptuarit. Duhet ngritur kunder atyre doktoreve qe bejne pazare ne mjekesi me parat e taksave te shqiptareve, kunder atyre prokuroreve qe po u pine gjakun te papuneve dhe po lirojne kriminelet qe kane para me thase, kunder administratoreve qe kane lidhje me mafien.... Nuk zhduket korrupsioni vetem me llafe, duhen marre peng te korruptuarit, duhen torturuar. Vetem keshtu shpetojne njerezit e ndershem nga ky kancer i rrezikshem.
Une doja te shtoja diqka ne lidhje me temen,pra do ju drejtoja personit qeka hapur kete tem ne kete rast Euridika qe Duke u nisur nga fakti që ne, qytetarët shqiptarë jemi ata që biem ndesh përditë me korrupsionin, une kisha dashur që ta denoncojme atë në forum në formën dhe mënyrën që e kemi dëshmuar me sytë tone në shoqërinë shqiptare. Shembuj: korrupsionin e një polici, një doganieri, një nënpunësi publik që kërkon bakshish, një mjeku, një mësuesi apo një ministri.
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Dec 15, 2007 1:37 am | |
| Pershendetje per te gjithe juve.
Ka ca dite qe mendoja te beja kete propozim per kete teme prap terhiqesha .. ajo qe me shtyri edhe me shume ishte nje shkrim ne gazeta express te dates: 7 dhjetor me titull "NE ,kampionet e se keqes"
Sipas "Transparency International " orgnizate kjo me qender ne Berlin , Kosova ze vendin e 4 -te ne bote per nga niveli i korrupcionit, ndersa Shqiperia pas Kamerunit dhe Kamboxhias ze vendin e 3. Shifrat : Shqiperia me 71%, Kosova me 67%...ne nivel Global ndersa ne Evropen Juglindore Shqiperia radhitet e para pas saj menjihere radhitet Kosova....Une ,duke pare cdo dite zhvillime dhe ngjarje te ndryshme nuk me habite ky fakt .
Sofra e paska zberthyer bukur mire arsyet dhe shkaqet .... mirepo si t'a luftojme ?? Apo me mire te themi a mund t'a luftojme fare??
Theksohet korrupsioni ne arsim ,shendetesi ,gjykata... Une kam frike se ky "armik i heshtur" po n'a rrezikon shume me shume se qe mund te rrezikoj nje armik i jashtem . Cka mendoni te nderuar ,a jemi vete te tille ? Apo jan te tjeret qe na bene te korruptohemi???Ndonjehere mendoj qe gjendja e veshtire ekonomike eshte shkak kryesor por prap nuk bindem ,mendoj qe "politikat nga jasht" e shkaktojne me qellim nje gjendje te tille por prap kthehem dhe mendoj !! Pse kaq leht korruptohen njerzit....kaq leht korruptohen shqiptaret?? pajtohem me juve Kosovarja kur thua se duhet te denoncohen te paditen por si ?? ku??? kur dihet qe pikerisht gjykatat jan strumbullar i korrupcionit??
Me falni qe u zgjat kaq shume dhe me falni per moskoordinim te shkrimit por edhe tani jam nervoze e spo dij se cpo shkruaj. | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Dec 15, 2007 1:53 am | |
| e nderuara euridika, kjo eshte nder temat me te qelluara ne forumin tone prandaj prano respektet e mia. Nuk me befasojne ato perqindje dhe as vendi i 4 e as per shqiperine e para ne europen j.lindore e para, bile me erdhi mire qe shqiperia po gjindet dikund ne krye te tabelave e ne ende jo shtet njeashtu ne nje pozite shume te "lakmueshme"! Mua sme befasojne keto gjera ngase ne dikur vet i kemi mesuar zi institucionet e ndryshme, i kemi dhane mjekut, i kemi dhene punetoreve administrativ kudo dhe kado sa qe ata u msun de sot i kane infektu edhe te tjeret. Ajo qka mua me befason jane zyret nderlidhese ne Kosove, ajo zvizerane dhe gjermane, i ke disa Pisa shqiptare aty te cilet skane uje ne sy dhe ata e kane nje te mire qe te tregojne ne starte, po deshte vize turistike 3 mujore kushton 3000 Euro, po deshe per 2 jave kushton 1500, edhe per rastin e pare edhe te dytin kam emer,mbiemer edhe te kerkuesit edhe punetorit ne shallter!!! Njerin a njo shume mire, ka punu ma heret ne CH, sot e ka shtepime ,e te ,iren ne rajon!!! por e di se nuk ia shef hajrin se i ka me hajni, njerezit prej zorit qkas bene, e ne jemi keta qe sduhet te jemi te katertit por duhet me na ardhe inati e me dal ne vendine pare ne BOTë!!! |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Dec 15, 2007 5:17 am | |
| korrupcioni eshte hapur tek ne por deri sa nuk kemi drejtesi do te jet dhe skemi ende ligje te miratura edhe ato qe jan nuk zbatohen ,medoj me forminin e shteti duhet te ket me shum ligje dhe zbatime te tyre ,fatkeqesisht korrupcioni i ka zen frymen ketij populli por me shum e bejn te unmk ket pune ne bashkeveprim me tanet vendoret . | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Mon Dec 17, 2007 12:04 am | |
| E nderuar Anna , une pajtohem qe edhe "te haujt" bejne korrupsionin dhe marrin mite e ryshfet ,ajo qe me shqeteson mua eshte NE . "Te huajt " jane te huaj ,jemi ne ata qe duhet te mendojme me shume per shtetin e ardhshem qe po mundohemi t'a ndertojme .Ky fenonem ka filluar te behet dicka krejt normale dhe krejt e natyrshme ne mesin tone derisa ne samite te ndryshme nderkombetare krahasohet me terrorizmin dhe krimin e organizuar .Eshte me te shqetesu fakti se kudo qe shkon si ne mjeksi si ne komuna per sherbime te ndryshme ..shume leht ,nese do dhe ke, mund te gjesh "dritaren" per te kryer ndoj procedure me shpejt apo edhe per te pas nje perkujdesje adekuate . Nuk po zgjatem me shume vetem se ... si ta luftojme?? Mendimi im eshte se ...edhe media po te ishin te pavarura do te mund te benin te madhe kete qeshtje apo apo ndoshta pas statusit do kishte qene mire te organizohej ndonje proteste e forte antikorrupcion mbarekombetare ...dhe te vetedijesohet populli per kete fenomen se sa i demshem eshte ky per neve si shtet dhe si komb ne pergjithesi .. Me shume repekt Euridika | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Mon Dec 17, 2007 1:38 am | |
| Mendoi se Kosova eshte duke bere pepjekje te medha per t'u ringjallur dhe nuk do te luftoim me me vdekjen. Mos te haroim se ata njerz qe jeton ne Kosove e diapor gjithe bashke e kemi fituar luften dhe jame i bindure qe do te luftohojm e do te fitoin edhe korupcioni ne te ardh'shme per te miren e vendit per te miren e Kosoves,per te miren e Kombit tone. Me qe e kemi fituar luften ne nuk guzoim ta humbin paqen,por koha e done te veten. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Dec 18, 2007 1:11 am | |
| Po i nderuar Beton ,ne sguxojme asnjehere te dorezohemi vecse eshte nje fenomen shume i rrezikshem i cili po prek ne mas te madhe interesat kombetare . Te alizojme shtetin ame...gati 100 vjet shtet dhe ne qfare gjendje ..me cfar ekonomie me cfare zhvillimi .... Une te falenderoj per kete kurajo dhe edhe une besoj qe nje dite do ta mundim edhe kete armik mirepo siq thote nje fjale .. "Nje gjuhe nuk mund te zhdukin kurre nga jasht vetem nga brenda mund te zhduket " .. Le te lutemi qe nje dite do mesohemi edhe ta duam e ta ruajm shtetin dhe veteveten sepse per t'i krijuar i kijuam me shume sakrifica ...duhet te mesohemi edhe t'i zhvillojme Me nderime Euridika | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Dec 18, 2007 3:34 am | |
| Euridika pershendetje edhe njeher ne kete teme shume po shume te mire.
Tek nga vij une thuhet n'se nuk eshte hulaja vdes fukaraja,shpresoi qe e kupton kete thenje.
Me kalon neper koke nje kenge qe nuk me kujtohet kushe e kendon qe thote shkova ka nuk shkova etj etj ....
E kjo me bene te them une personlishte ne kete teme shkova ka nuk shkova boten e kerkova,gjithandej mafin i takova.
Euridika: Fati im ka qen e i falemenderoi Zotit per kete fate qe ma ka dhen e jam i lumture siç jame,kam vizitu shume shtete Kontinente te ndrishem.
Ne ate qe kam kuptuar se gjithandej ''Mafin'' i takova,gjithandej si edhe tek ne,mafija jan jashte shtetit,deri leku te mbrije ne shtet,nje hap para gjendet mafia,,do te thote jasht gjendet ay fenomen i rrezikshem ky armik i heshtur i shoqeris sone.
Me kujtohet kurr per here te para kam ardhe ne CH,ate qe kuptova per here te paren qe ky armik i heshtur i shoqeris sone ishte mbrenda ne shtet,qe do te thote nuk kemi shume per te bere derisa armiku i heshture mbrenda duhet te organizohet ne shoqerin tone.
Shpresoi qe me kuptove.!!!
Mbeteshe e respektuar Euridika.
...by Beton | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Dec 20, 2007 1:01 pm | |
| Lidhur me temen .... Te gjitha shtetet ne bote kane korrupsion, por korrupsioni eshte ne baze te atyre shteteve me i madh apo me i vogel sa ka mundesi qe organet shtetrore ti kontrollojne ato.
Lidhur me korrupsionin po ua tregoje nje thashethame apo barcolet .... Kur ishin takuar ministri i jashtem i Shqiperis dhe ai i Italis pas nje ftese qe ja kishte bere italiani shqiptarit !!! ...dhe pasi takohen shqiptari po jet pa mend nga pasurija qe e kishte vjelur nga populli !!? - Po e pyet shqiptari italianin ? - Nga i fitove gjithe kete pasuri ... ( e kishte fjalen per nje ville, pishin,auton ferrari, dhe gjera te tjera me vlere per nje familje italiane. Italiani po ia kthen ministrit te jashtem shqiptar ne kete menyre. - Po eshte e thjesht ore albanezi ... Per autostraden Bari-Rome jam "kujdesur" per trashesin e asaj rruge qe te jete nen nivelin e trashesis se duhur. ..dmth ne secilen km i ka bere korrupsion (vjedhje) nga 5 cm. Ja thot italiani shqiptarit se si jam pasuruar.
Kur shkon pas nje viti ministri i jashtem i Italise ne Shqiperi per vizit po habitet !!?? nga pasuria qe e kishte "fituar" ministri i jashtem i Shqiperis. Ai e kishte dyfishuar pasurin !!? Dhe po e pyet ? - Po ti or albanezi nga kete pasuri !!?? ai po ja kthen. - Une e kam fituar ne kete menyre ore makaron-spagheti. autostraden nga ti ke ardhe eshte dashur te vije neper autostrad por ate une e kam korruptuar krejt. Sepse per mua ishte matematik e nalt ne cdo km nga 5 cm.
...by Beton. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Mon Dec 31, 2007 3:53 am | |
| I nderuar Beton ,sa here qe lexoj kete barcolete ,qeshe me gjithe zemer .. Eshte shume e vertete se cdokund ka korrupsion e po ashtu edhe ne shtete e zhvilluara edhe demokratike .Vete fakti I krijimit te agjencive te ndryshme anti korrupcion ne nivele nderkometare tregon per pranine e ketij fenomeni edhe ne vete ato shtete.. Prania ekorrupsionit global qe cilesohet shume I demshem dhe I rrezikshem shtyri edhe vete OKB-ne ne nxjerrjen e nje konvente (Me 9 dhjetor 2003 )per luften kunderkorrupcionit International Transparency eshte nje organizate qe sherben per mbledhjen e informatave per vendet qe kerkojne ndihma si dhe kredi per per zhvillim .Radhitja e Shqiperise dhe Kosoves ne vendet e para per kete dukuri do te shtoj ne mase te madhe hezitimin e Bankes Boterore , si dhe organizatave te tjera per te jap ndihme per zhvillim ekonomik . Sipas vlersimeve te BB 30% e ndihmave qe jepen ,shkojne ne xhepat e nepunesve te korruptuar te shteteve ne vend te perdorimit te tyre per qellimet e kerkuara ,pra per qellime te zhvillimit .
Andaj ne nivel global kjo qeshtje ka filluar te luftohet me vete faktin qe per t’u pranur ne organizata te tilla duhet doemos te luftohet korrupsioni ne kembim te ndihmes per keto shtete ..Tani kombi shqiptar eshte ne fazen kur duhet te zhvillohet ekonomikisht ,ne menyre qe te permiresohet vete jeta shoqerore e popullit tone sepse edhe ne kemi te drjet te jetojme me mire ,me standard me te mire .Me forcimin ekonomik krijohet nje zhvillim me I madh rritet prodhimtarija rritet interesi I vendeve te rajonit dhe te Evropes Per kembim biznesesh dhe per investime ne Shqiperi qe do te qonin ne zhvillim pasiqe Shqiperia eshte nje vend shume terheqe per vete faktin se ka nje pozite strategjike qe po te shfytezohej si duhet do te mund te ishte nje vend me shume ndikim edhe ne zhvillimet politike .Pra me forcimin tone si shtet do te forcohej edhe ndikimi I Shqiperise sidomos ne politikat rajonale .Shqiptaret kudo qe jan do te kishin nje pozite me te mire dhe do te ishte me leht te realizoheshin qellimet tona per liri dhe per bashkim . Pra Zhvillimi ekonomik dhe forcimi I Shtetit per mendimin tim jane nje prej shtyllave baze per ndikim ne permiresim te te drejtave te shqiptareve sin e Presheve ,Iliride,Cameri, Malesi .. Korrupsioni zbeh ne mase te madhe besimin e popullit tek vete shteti ,nga ky mosbesim rrjedh pastaj edhe moskujdesi per shtetin ,nje moskujdes ndaj shtetit sjell edhe dobesimin e tij ,e me dobesimin e shtetit rritet edhe dobesimi I ndikimit qe do te mund te kishte ne kete rast shteti amë ne politikat e vendeve rajonale ndaj shqiptareve qe jetojne ne ato shtete per realizimin e te drejtave qe na takojne . Korrupsioni eshte pengesa me e madhe e zhvillimit ekonomik te nje vendi ,ai pakeson interesimin e investiorve qe do te ndikonin shume ne kete zhvillim …. Sa s ai demshem eshte ky fenomen besoj se ka shume per t’u shkruar por une nuk po zgjatem me shume .Une u mundova te shpreh shqetesimin tim dhe u mundova ne pika te shkurta te ceke pasojat e renda qe mund te kemi nga korrupsioni . Por tani eshte koha te mendojme se si t’I themi STOP ketij armiku kaq dinak gati te padukshem te shtetit shqiptar ? Mediat po te ishin te pavarura do te kishin nje ndikim shume te madh ,denoncimi ne media I personave te korruptuar do te ndikonte ne mase te madhe ne parandalimin dhe luftimin e ketij fenomeni e po ashtu ne vetedijesimin e mases per demet qe shkakton ky fenomen . Do kisha pase deshire shume te madhe nese dikush kishte me sjelle te dhena qe tregojne se po luftohet korrupsioni .A ka levizje ne ate drejtim ??? Une jam e bindur qe ka shume njerez te ndershem qe ia dijne vleren shtetit .Njoh shume njerez te tille qe punojne me nder dhe me repsket ne vendet e tyre te punes ,qe dijne te dallojne pronen e tyre private nga ajo e shtetit andaj edhe kam besim te madh se ne do te arrijme t’a fitojme edhe kete beteje .Por koha po ecen e ne duhet te ngutemi me shume e mos te mbetemi gjithmon ne meshiren e te tjereve por te behemi zot ne shtepine tone ,vetedijesimi per pasojat e ketij fenomeni eshte I domosdoshem qe te mos biem pre e tij e ne kete menyre t’e behemi padashje armiqe te shtetit-kombit tone ..
Me repsket Euridika | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Jan 01, 2008 4:10 am | |
| Korrupsioni, si dukuri shqetësuese, është paralajmëruar prej mëse 15 vjetesh ,e u shfaq dhe “lulëzoi” thuajse në të gjithë këto vende.
Korrupsioni, me gjithë angazhimet kundër tij të forcave politike në pushtet dhe strategjitë e hartuara nga çdo institucion përkatës shtetëror, me gjithë kundërvënien dhe denoncimet e medias së lirë në Kosovë dhe vazhdon të shfaqet konsiderueshëm në të gjitha nivelet e piramidës shtetërore. Mirpo ne duhet ta dim se korrupsioni nuk luftohet me deklarata, qofshin ato të bëra edhe nga krerët më të lartë të shtetit, po me struktura shtetërore të specializuara, të përgjegjshme, kompetente, me kompetenca të plota e të monitoruara në vazhdimësi. Toplista e ministrive te korruptuara ... Nje hulumtim i "Gani Bobit" TOPLISTA Ministria e Energjetikes ( 86.7 %) ; Ministria e Shendetësisë (85.6 %); Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ( 74.9 %) ; Ministria e Ekonomisë dhe Financave ( 71.8 %) ; Ministria e Transportit dhe telekomunikacionit ( 70.4 %) Ministria per Kthim dhe Komunitete ( 69. 9 %); Ministria e Sherbimeve Publike ( 65.8 %) ; Ministria e Pushtetit Lokal ( 61.9 %) ; Ministria e Punes dhe Mireqenies sociale ( 61.8 %) ; Ministria e Kultures ( 60 %); Ministria e Drejtësisë (56.5 %) Ministria e Ambientit ( 55.9 %) ; Ministria e Rendit ( 49.8 %) | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Jan 01, 2008 8:10 am | |
| Ne kete fenomen siç thote e nderuara Euridika eshte fakti qe ne mese jane organizatat per Demokaci.Antikorpupsion dhe dinjitet,''COHU''nuk do te thote te çohemi te kapim pushken per ne lufte,por do te thote zgjuar nga gjumi,ky krime fenomen eshte edhe duke zvogluar aftesin e negociatoreve kosovare per statusin e vullnetin e popullsise te Kosoves. Kjo mund te vrehet edhe ne faktin qe pala Kosovare kane leshuar pe ne negoziata qe ne fillim.Ne anen tjeter nese shihen te gjithe keta gjera qe nuk duhet te ndodhin nga nderkombetaret.Vrehet qarte dobsia qe ata kan perball tyre. Ne kushte te ketilla ''korupcione''negoziatoret tane nuk kane edhe kapacitet per negoziata nuk kane kapacitet te ndegjoin te kuptoin vullnetin e popullit. Por kjo do te shihet edhe ne funde te negoziatave qe ata kane gabuar qe nga fillimi dhe jane te rruges te gaboin ende me shume.
Po,qe te kthehem teke rreshtat e fundit te ka bere nje pyetje Euridika shume te mire duhet te jemi ne ata,ata perseri ne populli,populli i mjere qe duhet te themi ''STOP''.?
Do kisha pase deshire shume te madhe nese dikush kishte me sjelle te dhena qe tregojne se po luftohet korrupsioni .A ka levizje ne ate drejtim ??? -------------------------------------------------------------- Euridika: Une mendoje se ka levizje ne ate drejtim..!! Nje fakte eshte Italia,''nese nuk gabohem ku 56/57 vjet pavarsi 57 kryetar shteti ka ndruar''do te thote nuk ka pature kure nje kryetar me shume se nje vite,jemi gjithmon ne ata qe duhet te luftojme kete levizje.!
Njoh shume njerez te tille qe punojne me nder dhe me repsket ne vendet e tyre te punes ,qe dijne te dallojne pronen e tyre private nga ajo e shtetit andaj edhe kam besim te madh se ne do te arrijme t’a fitojme edhe kete beteje .Por koha po ecen e ne duhet te ngutemi me shume e mos te mbetemi gjithmon ne meshiren e te tjereve por te behemi zot ne shtepine tone ,vetedijesimi per pasojat e ketij fenomeni eshte I domosdoshem qe te mos biem pre e tij e ne kete menyre t’e behemi padashje armiqe te shtetit-kombit tone .. --------------------------------------------------------------------- Euridika: Me se e vertet eshte kjo,por me nje lule nuk del pranvera,une personlishte edhe ''disa'' qe mendojem jane te koruptuar koke e kembe,nuk mendoje se mund te dim edhe aq sa mendojem qe eshte e vertet.!!! Une mendoje personlishte qe vullneti i popullit duhet te jete bindes atdhetar e puntor per te miren e shtetit vete.
Nje fakte pas luftes se dyte botrore populli gjerman me shume populli ishte i vendosur te luftoje varferin ''korupcionin'' ishte deshira e popullit,vullneti i popullit,qe rindertuan gjermanine per 59 vite ja ku e kane,por populli gjerman ja dine vleten LIRISE te jete i lirene shtetin e vete, beri me deshyre kete per pasardhsit e vet per nje te ardheme me te mire...
Fakti i dyte ne japoni punohet 5 per vete nje dite per shtetin nje dite pushim ne jave e kane populli Japanez,''vdiq diksuhe nga puna,'' jo por jan fakte te gjalla qe populli japanez eshte super fuqi botrore me nje ekonomi shume po shume te madhe ne Azie,dhe ane e mbar Bota.
Fakti i tret qe mos ta teproje ne teme,duhet te kuptojm' te bazohemi ne fakte te fillom punes te organizohemi nuk eshte me rendsi ç'fare beri Atdheu per ty,me rendesi eshte qe ç'fare bera une per atdheun. Jemi pjes e atyre politikanve tane duhet te ndimohen edhe nga ne vete,te hapim pune te reja,ideja te reja,mendime,tema te reja,kshuqe jemi ne ata qe mundemi ta luftojme kete Fenomen.
Me fani se e teprova.
...by made in Beton | |
| | | Tetovari Anëtar i ri
Numri i postimeve : 109 Registration date : 17/12/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Jan 01, 2008 5:42 pm | |
| Korupcioni duhet te luftohet me plane,me formula te shendosha te popullit,mendoje se nuk munt te thote babai se ky nuk eshte djali ime,kure djali i babait te mendone per te mire e thelbit te babait,prandaj eshte shume e duher qe populli duhet te mendone per te miren e kryetarit qe kryetari,,,nuk mun te thote qe nuk eshte populli ime. Kshuqe gjithe bashke mundim kete fenomen ta luftojme.
Te nisemi nga prinderit tone,per te miren e shtepis tone,per te te miren e babait tone,po ashtu duhet te mendojme ne rrugen e nje kryetari te shtetit qe ne duhet te jemi ndima e tij,per nje te ardhme me te mire per nje ndertim te nje shtepije me shume ............etj etj | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Jan 01, 2008 7:26 pm | |
| Mirpo ne duhet ta dim se korrupsioni nuk luftohet me deklarata.
Kosovarja nje pyetje Sipas mendimit tuaj ...ç'fare duhet te bere te luftoim korupcionin.?? | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Jan 01, 2008 9:50 pm | |
| - Beton shkruajti:
- Mirpo ne duhet ta dim se korrupsioni nuk luftohet me deklarata.
Kosovarja nje pyetje Sipas mendimit tuaj ...ç'fare duhet te bere te luftoim korupcionin.?? Beton patjeter e kam thene edhe me heret se nuk mund te luftojme korrupsionin me deklarata,me fjale boshe, sic eshte duke ndodhur tek ne mirpo nese nëse duam të parandalojmë dhe të luftojmë korruspionin, duhet që administrata publike dhe organet e auditit të brendshëm të kënë punonjës të përgatitur profesionalisht, objektiv dhe të përgjegjshëm,që duhet t’i binden vetëm ligjit.Megjithëse ka disa organizata që veprojnë në Kosove që kontribuojnë në sensibilizimin e publikut për luftën kundër korrupsionit,mirpo punohet shume pak me to..Shume pak ne jemi te njoftuar me rastet e korrupsionit,institucionet tona aspak nuk kane bashkepunim me ne,bashkepunim me publikun.... Andaj, Kosova ka nevojë për ligje të mira, por që duhet të zbatohen nga të gjithë. Bashkëpunimi më i mirë i publikut dhe organeve të parandalimit dhe goditjes së korrupsionit do të ndikojnë pozitivisht në parandalimin e korrupsionit. Ndaj më shumë duhet të punojnë me publikun, duke filluar nga moshat shkollore e deri tek të rriturit. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Jan 03, 2008 12:26 am | |
| Pra, e nderuar Kosovajra ,duhet te flasim me shume per kete qeshtje , ta qesim ne pah te kqijat qe sjell ky fenomen ne menyre qe njerzit te vetedijesohen per demet qe sjell per shtetin e tyre ,per vete ata . Vetedijesimi i popullates do te ishte shuume nje nisme e mire Shpesh flitet per korrupcionin si term ,mirepo per pasojat e tij flitet shume pak ,aq pak sa qe njerzit e marrin si nje "e keqe e vogel" e nje personi te caktuar ..andaj mendoj qe edhe mediat ne Kosove duhet te bejne me shume mte organizohen tryeza , takime ku do te ftoheshin ekspert nga lemi i ekonomise dhe i zhvillimit ,nga lemi shoqerore ...thene shkurt mga secila lami e jetes ku do te flitej se sa i demshem eshte korrupcioni per vete ne ,si ne shendetesi,administrate, gjyqesi , arsim ,edukim, ... Pajtohem qe edhe edhe ne shkolla te futej si lende e veqant ndonje lende ku do te mesohej se cka eshte shteti pse duhet shteti ,pse duhet te ruhet e repsketohet shteti etj etj ..(egzistone lenda Edukate Qytetare por ne menyre shume te kufizuar spjegohen keto gjera ) Une ndoshta po shkoj shume larg por me vehte mendoj qe ka ardhe koha e nje Rilindje te dyte Kombetare .... nje Rilindje e ndergjegjesimit per shtetin sepse lufta qe pason pas luftes per liri eshte lufta per te ndertuar paqen dhe mireqenjen shoqerore,pra ndertimin e shtetin qe garanton keto te mira Ndegjegjesimi eshte gjeja e pare per te filluar "luften ".. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Fri Jan 04, 2008 8:57 pm | |
| Korrupsioni eshte nje dukuri qe egziston ne gjitha vendet e botes, bile edhe ne shtetet qe kan ligje me te forta. Eshte thuaje e pa muundur qe ta zhdukesh kete dukuri, por mund ta zbusim nese punojn s'pari njerzit me kompetent ne kete drejtim dhe mbas tyre edhe ne ( populli ). Pra s'mund ta lufton populli i vetem pa njerzit qe jane neper pozita te ndrysme e as reciproke. Sa i perket Kosoves per momentin eshte shume e veshtir, per mos then e pa mundur qe te luftohet kjo dukuri, tu e pas parasysh se ne qfar rrethanash jemi duke kaluar, ndoshta mbas disa vitesh kur te stabilizohen gjerat dhe te fillon zbatimi i ligjet vetem ateher mund te ket shpres qe mund te zbutet sa do pakes kjo dukuri. |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Jan 05, 2008 12:15 pm | |
| Ne roberi puna e jone eshte lufta, ............ne liri lufta e jon' eshte puna... Pa pavarsi ekonomike nuk mund te kete pavarsi politike. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Fri Feb 01, 2008 12:00 am | |
| ''Me pelqen kjo teme pos shume pake flitet ne te se nuk kemi kohe meremi shume me tema te kotit nuk japim mendime per te mire por mendime koti me kg e tona kemi,ha ha ha pak shkaka...99% e vertet.!''
Fakti themelore i jetes njerzore eshte se per te jetuar njerzit duhet te sigurojn ushqim,veshmbathje,strehim dhe per ti patur keto gjera matriale,ato duhet ti prodhojn ato jo ta tilla te koruptohen,ne ç'do shoqeri njerzore ekzistoin gjithmon ata forca prodhuse,lende te para ,vegla si dhe shprehi e pervoje pune,ne te cilat prodhohen sendet per sigurimin e jetes.
Go.!
...by Beton | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sat Feb 02, 2008 3:43 am | |
| po e perserise , e keqja me e madhe eshte se korrupsioni ka filluar te shihet si nje dukuri qe eshte normale .. per mendimin tim korupsioni eshte kancer i nje shoqerie qe po s'u luftua me kohe ,pervec qe nuk te le te zhvillohesh ,te dobeson dhe dalngadal te shkaterron .. Mediat ne jane nje mjet i forte per lufte kunder korrupsionit ..sikur te ishin te pavarura.. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sun Feb 10, 2008 4:34 pm | |
| Eshte me se e verte Euridika se korrupcioni eshte nje smundje kanceroze qe nuk mundohemi me kohe dikur eshte vone por nje thnje thuhet me mire vone se kurre,po te pytishe nje qe eshte larguar nga droga eshte me se normal tek ai se ka qen nje kanceroze e shendetit e gjakut e te ardhmes te familjes se tij,prandaj duhet te luftoim kete insek me kohen qe mos te behet vone. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sun Feb 10, 2008 5:10 pm | |
| Ne Kosove thuajse eshte ber korrupsioni i pa prekrshem, duke i par gjerat se si po ecin. Ndoshta se nuk jemi ende shtete me plotekuptimin e fjales. Sepse, shteti shtrin pushtetin e tij permes ligjeve apo organeve dhe kontrollit gjithperfshires qe ndryshe quhet llogaridhenie, e cila eshte thelbi-kuptimi i shtetit. Perderisa kemi nje polici te pa kompetenc, nje gjyqesi te pa kompetenc dhe te paligje, insititucione te brishta...etj., korrupsioni vazhdon te jete i pa prekshem ne Kosove. Nese marim shembull ne vende te ndryshme te rajonit, transicioni po krijon disa pasanik e shume varfnjak, ne Kosove ky fenomen rrezikon te kthehet ne nje proces kriminal, ku gjysherit do t'ua han ardhmerin niperve dhe mbesave te veta...,bile pa e par ende driten me sy. |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë | |
| |
| | | | Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |