|
| Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë | |
|
+12zeriatdheut Albea petritkola tom sojer E_Bukura Tetovari Beton Anna Euridika Kosovarja Sofra besa-bese 16 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Feb 14, 2008 12:28 am | |
| Nje pyetje kishe per Ju te nderuar . Kemi par keto dite deklaratat dhe veprimet qe ka marr kryeministri Hashim Thaqi ,per te luftuar korrupsionin e pyetja ime ishte ; a besoni qe keto veprime jane vetem si dicka qe do te arsyetoj ne nje menyre apo tjeter premtimin per "0 tolerance" ndaj korrupsionit, apo mendoni se kjo eshte nje "pastrim" politik i drejtorve te institucioneve qe jan radhite si nder me te korruptuarat :KEK-u. PTK-ja dhe Aeroporti ,(dhe qe jan me fitimprureset) apo mendoni se jo eshte nje nisme e mbar qe do te pasoj edhe me ndeshkime dhe lufte te paster kunderkorrupsionit..??? Une shpresoj per kete te fundit , cfar mendoni Ju ? | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Feb 14, 2008 2:25 am | |
| Euridika shprehi mendimin tim,edhe pse me heret kam dhen mendimin tim per Hashim Thaqi,mendoje dhe siç thuani edhe ju shpresoi qe ne te ardhmen e kutoin dhe t'ja filloin punes te luftohet ky armik i heshtur.Edhe pse kam dhen mendimin tim per Hashim Thaqin se une personlishte nuk kam dishura kurre jo qe ne aftesit e Thaqit ''por'',?!ka shume Akademik prapa ti.''Ky ka qen dhe ende bazohem ne ate qe ka prapa ti.''
E sa per korrupcionin ne jemi ata te ciliet kemi dhene maksimumin per kosoven,kemi dhen te gjithe,ate qe kemi patur,kemi dhen,gjak,pasuri,liri,dashuri,deshmor,munde,energji,etj etj. E kjo ishte mendoj nga bota demokratike qe e kuptuan kete popull,se ne kemi aftesi me nder e rregulla qe i prket botes se njerzimit te luftoim,se ne kemi aftesi te nderoim,te respektoim,te mirkuptoim,kete fitim e kemi fituar nga Bota Demokratike,se ne rregullat si ne demostrata,protesta,etj kemi qen ne prezent dhe jemi te ditur te respektoim boten e njerzimit,as ma pak as ma shume kurre nuk kemi bere (veq asaj qe na takon). etj etj. Te pranuara nga bota demokratike te gjithe keta,mendoj se ky eshte momenti qe ''duhet'' te luftoim edhe korupcionin,kjo eshte bota njerzore,nje bote demokratike,qe kete virus ne te ardhemen mos te marim me vete,se nuk eshte me rendsi nje Kosove e pamvarur,me rendesi eshte e ardhmja e Kosoves ndaj botes Demokratike.
Euridika edhe une shpresoi ne ate te fundit.
Rend...Paqe...Mirkuptim. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Feb 14, 2008 8:36 pm | |
| Une jam shume pak optimiste ne lidhje me kete, asgje me shume se fjale dhe vetem fjale. Do te vije dita dhe do te bindemi te gjithe se s'ka seriozitet ne kete drejtim nga asnjeri, jo vetem nga z. Thaci. Por, si cdo politikan edhe ky e ka po te njejtin nocion," qe te premtoje sa me shume dhe kur te vije koha e mos mbajtjes dhe realizimit te ketyre premtimeve, i kan arsyet e forta qe ta justifufikojne deshtimin". "Shpreso per me te miren, por pergaditu per me te keqen", thote nje fjale e vjeter. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Feb 20, 2008 4:14 am | |
| Nevoja per ligjin rrjedh nga ajo qe njerzit,me afetesin e tyre per te bere zgjedhje te lira,jane te afte te bejen zgjedhje te tilla,te cilet demtoin te tjeret. Pra,per aq kohe sa veprimet e tyre demtoin te tjeret,sjellja e tyre eshte iracionale.
Funksioni i ligjit mendoj ne te ardhme per te miren e Kosoves qe te sjelle racionalitet ne sjellje.Ajo,qe e bene nje veprim racional,eshte qe ai te arrije te plotsoje te miren peronale te individit,po ashtu siç ploteson te miren e pergjithshme. Po,ashtu te jete i gezuar si diten e 17.02.2008...,prandaj nese edhe ne te ardhmen do te kemi mendimin ne korrupcion nuk do te kemi gezime por vuajtje.
...by beton
Edituar për herë të fundit nga Beton në Wed Feb 20, 2008 4:15 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Feb 20, 2008 11:42 am | |
| Mos e paragjykoni Thacin. Edhe une jam pesimist persa i perket korrupsionit, por nuk duhet te paragjykojme. E po njerezit nuk duhet te ngrene duart lart e te dorezohen sepse atehere na merr lumi.
Me gjeni nje vend ku nuk ka korrupsion. Qe ne kohen e Egjyptit te lashte e deri sot ne te kater cepat e botes. Kjo eshte natyra njerezore, o njerez. Jam dakord qe duhen ligje dhe njerez te ndershem per t'i zbatuar dhe detyruar keto ligje. Te gjithe do te bejne sa mundin. Lufte eshte kjo, e tjeter lloji. Ceshtja eshte se kush do predominoje.
Te shpresojme se e mira, ne fund te fundit, do te mbizoteroje. Dhe te perpiqemi gjithesecili te jemi te mire e te kontribuojme me sa mundim. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Tue Mar 04, 2008 3:54 pm | |
| Skandal i "klanit" Berisha me rrugën Levan-Tepelenë
| [ |
|
|
Monday, 03 March 2008 |
Korrupsioni i pushtetit të Berishës, ka marrë tashmë përmasat e duhura, për një qeveri të korruptuar, madje shumë larg platformës së deklaruar të “duarve të pastra”. Nuk ka më asnjë dyshim, që realiteti i korrupsionit të kësaj qeverie, ka si strat dhe finish, vetëm abuzimet nëpërmjet fuqisë së pushtetit. Përveç skandaleve të përgjimeve të Rinasit, të tenderit të pasaportave, të tenderit të rrugës Durrës-Kalimash, tregues i plotë korrupsioni është dhe rruga Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë, Tepelenë-Damës. Mënyra e prokurimit të fondeve të rrugës Damës-Tepelenë, ka kaluar nëpër një procedurë të hapur skandali.Konkretisht, tenderi i kësaj rruge është bërë më 31.01. 2008. Në këtë tender janë paraqitur disa firma të huaja, të cilat kanë prezantuar ofertat e tyre. Për të nisur ndërtimin e saj, ose më saktë realizimin e projektit, është kërkuar Loti i Parë, i cili prej firmës “Todinni” është në vlerën 39.2 milion euro, prej firmës “Strabag” është 42.3 milion euro, prej firmës “SCT” është 43.88 milion euro, ndërsa prej firmës “Mio J&P avax” është në vlerën 61.18 milion euro. Deri këtu, gjithçka është në rregull. Por skandali nis më pas, madje menjëherë pas hapjes së zarfave, për të cilët pushtetarët e Berishës, jo vetëm janë specialistë manipulimesh, por edhe marrin e zbatojnë me korrektesë, urdhrat e tij. Në këtë projekt, supervizor është caktuar një shtetas italian, i cili është ortak dhe bashkëpunues i deklaruar me firmën “Todinni”. Kjo dihet tashmë, si nga ministria e Olldashit dhe nga qeveria e Berishës. Të dy e kanë miratuar këtë prezencë, të një supervizori të dyshimtë dhe me lidhje të forta e të herëshme me firmën që merr pjesë në një tender, i cili sipas ligjit shqiptar të prokurimeve, ka ta ndaluara prezenca të firmave të tilla të përfshira në rrjetë nepotike brenda pushtetit. Kujtojmë, që Loti i dytë i rrugës Damës-Tepelenë, ka si pjesëmarrëse firmën “Alpine Mayereder”, me financim 28.63 milion euro, firmën “Strabag” me 36.57 milion euro, firmën “SCT” me 44.72 milion euro, firmën “Hidro”, me 57.25 milion euro, firmën “J&P avax” me 59.62 milion euro dhe firmën “Al Kharafi” me 64. 46 milion euro. Siç shihet, nga llogaritja e thjeshtë matematike, firma “Alpine Mayereder” rezulton me 8 milion euro më pak, se firma “Strabag” dhe afro 40 milion euro, më pak se firma që zuri vendin e fundit. Shtrohet pyetja: Çfarë volum pune, dot të kryej kjo firmë me 8 milion euro diferencë?! Eshtë kjo firmë, pra “Alpine Mayereder”, që nuk ka nisur ende punimet në rrugën Levan-Fier. Janë zyrat e larta të pushtetit të Berishës, ku janë bërë këto pazare të pista me firmën austriake, ku punon si shefe administratore Blegina Agolli (Kodra) e cila katër ditë më parë dha dorëheqjen, pas botimit në gazetën “SOT”, të skandalit të kësaj rruge e të kësaj firme, fijet e lidhjeve të së cilës, shkojnë vertikalisht në zyrat e qeverisjes e të shtetit aktual. Bëjmë me dije, se shef i kësaj firme, që ka fituar tenderin për një rrugë që nuk ka nisur akoma punimet edhe pse kanë kaluar afatet ligjore të prokurimeve dhe te projektit të investimit, quhet Haluta. Ky person është takuar me kryeministrin Berisha, 6 muaj përpara se të hapej tenderi. Ky takim mes palëve të “duarve të pastra” është mundësuar me këmbëngulje dhe mirëkuptim, pas një telefonate dydrejtimëshe Berisha-Haluta, që ka bërë drejtori i gazetës së pavarur “55” të Berishës, shoku Fari Balliu, i cili, në rastin konkret ka treguar se ka qënë dhe mbetet një menaxher, ose më saktë, “sekser” i ndershëm, aktiv dhe i suksesshëm. Nëse Berisha nuk e mban mend, ose nëse Fahriut të tij, nuk i kujtohet ky individ, mund t’i kujtojmë, që bashkëshorten e Halutës e quajnë Helena dhe është më kombësi e shtetësi serbe (jo nga fshati i bashkëshortes së Sali Berishës). Dhe nëse edhe pas këtij fakti, Berishës dhe reshterit të tij Balliut, nuk i vjen kujtesa në lidhje me këto fakte korruptive, ne i vijmë në ndihmë, duke i kujtuar, që firma “Alpine Mayereder” është regjistruar në Tiranë, duke ndryshuar emrin, nga “Alpine Mayereder”, në “Alpine Bau” dhe është e regjistruar, në një zyrë juridike, që drejtohet nga shtetasja Argita Malltezi (Berisha) e cila është vajza e kryeministrit shqiptar aktual ende në detyrë. Kjo nuk ëshë rastësi që këto zullume ndodhin “rastësisht” nën drejtimin e vazjës së kryeministrit. Përkundrazi kjo është vetëm një skemë e paramenduar përfitimesh ekonomiko-financiare, që tashmë ka dalë nga duart e familjeve të tjera, të akuzuara nga Berisha në opozitë dhe ka hyrë plotësisht, si eskluzivitet në familjen e Sali Berishës, këtij hajduti të ri, i cili përpara shqiptarëve ka 17 vjet që paraqitet me “duar të lara”, ndërsa përpara interesave të tij, përdor “duart e pista”. Mafia e re qeveritare, po fshihet pas staturës politike e morale të kryeministrit Berisha, që po shijon përditë e me tepër familjarisht, përfitimet nga tenderat, nga përdorja e pushtetit për t’u pasuruar. Gazeta “SOT” e ka denoncuar disa herë mafien e re dhe të vjetër që tashmë po prezantohet me matrikullin “Berisha shpk”, duke publikuar skandalet, të cilat kjo qeveri jo vetëm që nuk po i lufton, por edhe po i shton, po u jep liri veprimi. Firma austriake “Alpine Mayereder” është fituese e disa tenderave, për ndërtimin e akseve të rrugëve Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë si dhe të mbikalimit gjigand te “Kthesa e Kamzës”, në hyrje të Tiranës. Përfaqësuesja zyrtare e kësaj firme, referuar faqes së internetit të kësaj firme është ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Tashmë ndërhyrjet e Fahri Balliut pranë kryeministrit Berisha, janë shndërruar në tendera për miqtë e tij. Përfaqësuesit shqiptarë, Agolli dhe Gëzim Kalaveri, janë njerëz të afërt të Balliut të “55”-ës. E para, sepse ish-kryeredaktorja e gazetës “55” është kunata e tij, ndërsa i dyti, Kalaveri është njeriu, që shoqëron me valixhe me dollarë Fahri Balliun, në udhëtimet e shpeshta që bënë në Austri, tek i biri i një punonjësit të vet, i cili ëhstë sekretar i ambasadës shqiptare. Mesa duket dhe kuptohet, gjithë “lufta e ashpër”, që qeveria “Berisha” bëri kundër ndërtimit të rrugës Levan-Tepelenë, ka qënë false. Pra, nuk paska qenë një alibi “berishiane”, për të krijuar mundësinë, që fitimin e këtyre tenderëve, t’i merrte firma në fjalë e cila, na del se paska për tutorë dhe avokatë, përfaqësues politikë e qeveritarë, madje edhe përfaqësues të familjes kryeministrore. |
< Para Tjetri > | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Mar 06, 2008 1:59 am | |
| eshte vertete e tmerrshme te shohesh se si shkaterrohet shteti nga vete ne , na duhet nje vetedijesim , nje rilindje , e kam thene edhe here tjera por vertete mendoj qe n'a duhet nje rilindje kombetare , nje kendellje , ...nje zgjim .. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Mar 06, 2008 2:29 am | |
| Eshte me se e verte se korrupcioni sundon boten,ne Kosove apo Amerik & Zvicer ku do qe te jesh takohesh me kete shoke qe eshte armiku i jetes sone,Por ne duhet te filloim nga e para per te luftuar kete armik qe nuk eshte shoku jone i jetes,te flasim per Trojet tona do te ishte mire qe mbi te gjithe sa te mundet te organizohet dega e se drejtes qe perfshine teresin e normave juridike qe rregullojn marredheniet shoqerore te punes,te puntoreve dhe nenpunesve ne nderrmarjet,institucionet dhe organizatet shqerore. Burimet kryesore per te drejtat e punes,diciplinave,te drejtave,te drejtat penale etj etj jane Kushtetuta Ligji mbi sigurimin Shoqerore Shtetrore, e ky ligje duhet te respektuar per te gjithe nj-ë qe kjo na mungon por shpresoi qe me koohen do te behet mire. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Mar 06, 2008 3:36 pm | |
| Dje skandali me tjetër tender rruge, pranohet një firmë e dënuar sllovene
| | | |
Wednesday, 05 March 2008 | Korrupsioni qeverisë “Berisha” dhe i segmenteve të larta administratie, të komanduara prej tij, shoqërohet me një skandal tjetër në tenderat e rrugëve. Dje drejtoria e Përgjithëshme e Rrugëve e komanduar nga Andi Toma, ka zhvilluar tenderin Bypass Fier. Edhe pse zyrat e drejtorisë së rrugëve, ishin “vulosur” me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, të emëruarit në këtë detyrë, nga vajza e kryeministrit, si pjesë zëvedësuese e “KOP”, ne mundëm të marrim informacion, për këtë tender tjetër korruptiv, i cili u zhvillua jashtë të gjithë procedurave ligjore dhe të transparencës publike.Sipas edhe burimeve nga njerëz e bashkëpunëtorë të afërt të familjes kryministrore, ky tender e ka të paracaktuar fituesin, ashtu si tenderat e tjerë. Madje është i ngjajshëm, me tenderat e rrugëve Levan-Vlorë, Damës-Tepelenë dhe mbikalimi tek Kthesa e Kamzës, mbasi edhe në këtë tender, “kabineti“ familjar i kryeministrit Berisha, ka (para)vendosur, që firmë fituese të shpallet kompania ndërtuese Sllovene “SCT“, veprimtaria e të cilës, shoqërohet nga penalitete administrative e ligjore. Po sipas këtyre burimeve, të cilat kanë dalë në qarkullim edhe pse shefi i qeverisë shqiptare, mund t’i konsiderojë “sekret shtetëror“ ose “familjar“, thuhet se kryeministri Berisha është takuar paraprakisht në një bisedë “sekret shtetëror“ me shefin e kompanisë Sllovene, i cili quhet ZIDAR, ashtu si me shefin e firmës së penalizuar austriake “Alpinë Mayreder Shpk“, të cilës i ka dhënë tre tendera, me ndërmjetësinë e shefit të të tij, të shtypit të pavarur të gazetës “55 Fahri ZP Balliu“. Edhe ky takim i kryeminsitrit Berisha, me “bosin“ 75 vjeçar firmës SCT, ZIDAR është bërë disa kohë përpara datës së tenderit të djeshëm, nëpërmjet sekserëve kryeministror, të cilët, kanë futur në lojë vajzën e Berishës, shefen “de facto“ të qeverisë shqiptare. Po sipas burimeve, loja e pisët me tenderat e rrugëve nacionale shqiptare është kjo: Sekserët oborrtarë të Berishës, “peshkojnë“ firmat, aktivizojnë vajzën e kryeministrit në këto afera dhe kështu, bëhen pazaret për çmimet e ofertës që duhet paraqitur. Vetëm një fakt : Tenderi i djeshëm është zhvilluar “nën masa të rrepta sigurie“ dhe fshehtësie, ose më saktë, i futur në “qyp“. Mirëpo firmës SCT, të (para)përzgjedhur për të fituar këtë tender, i ka dalë një “njollë në biografi”. Nga burime të Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve, firma “Strabag”, pjesëmrrëse në tender, i ka dorëzuar një letër informuese komisionit të vlerësimit të ofertave, ku i konfirmon me fakte, se kompania SCT, ka probleme korrupsioni në veprimtariën e saj ndërtuese dhe për këto probleme, ndaj saj ka nisur procesi gjyqësor. Ne nuk po bëjmë shumë komente, në lidhje me personalitetin publik të firmës SCT, që është projektuar si fituese nga klanet e korrupsionit zyrtar shqiptar me epiqendër në zyrat e larta të qeverisë e të pushtetit shqiptar, |
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 2:50 am | |
| Pergjithsishte,kombi shqiptar e mbylli mijeveçarin me disa aritje premtuse por edhe me shume probleme.
Shqiptaret mendoj se kane detyre parasore te rrisine peshen si faktore stabilitet ne Ballkan.
A do te jene te bejen kete ne kohen e duhur.????
Pavarsia e porsashpallur e Kosoves dhe e njohur dukshme nga faktori nderkombetar,tani duhet shoqeruar me ndertimin e shpejt te shtetit te ri.????
''Por si eshte kjo e mundur''.? Kurre korupcioni eshte fakt i gjalle.! Jo se jame kunder Ashim Thaçit e respektoi per punen qe ka bere deri sote,dhe nuk dua qe te me keqkuptoni veq se jap mendimin time,po qe dojme te rindertojm shtetin e mira eshte Hashim Thaçi te jep dorheqje tashe (mendim personal) , ne boten demokratike Thaçi shihet ne nje sy jo te mire prandaj dorheqja e Thaçit mendoj se eshte e duhur.
Tek nje radio program interanacioanl per ç'do te diell flasin per problemet e (korupcionit Mafis se Evropes & Botes) ku edhe nje ex shef Boos mafia dha te diellen mendimin e vete ku shteti i kosoves per momet mund te sjell shume reziqe ne rajone, ne keta mendime te ketyre (mafija) tha eshte edhe Thaçi. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:00 am | |
| "Mafia" qellim kryesor ka te "pushtoj" pushtetin ne menyre qe te kete "dore te lire" te veproi ne territor te caktuar veprimtarine kriminale e pse jo edhe te perfitoi nga "pushtetaret" . Amerikanet e cilesojne Kosoven si vend-lidhje per trafikantet e droges dhe qenjeve njerzore .Fatkeqesishte derisa korrupcioni egziston me te madhe ne gati (mos te them ne te gjitha ) porte e jetes politike dhe administrative ,atehere ndoshta edhe pa dashje keta (funksionaret ) bien pre e Mafias ,nga e cila veshtire se mund te shkeputen (edhe po te duan) se lere me t'a luftojne (le te shpresojme te jete ndryshe ) andaj edhe une pajtohem me idene se ; duhet te nderrohen forcat udheheqese ne Kosove dhe t'i lene vend njerzve te porfesionalizuar dhe te "padjallezuar" ..megjithate me duhet te them se korrupsioni ka filluar te shihet me nje sy me kritik (ne krahasim me nje periudhe jo shume te larget) ku te korruptosh apo korruptohesh , shikohej si nje dukuri normale dhe kjo ishte fatkeqsia me e madhe ..
PS.nuk dua te them se; x apo y personi jane pjese e "Mafias" por ky eshte nje mendim i pergjithshem | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:06 am | |
| Mirë e keni ju po si ti bihet ne krye ktij fenomeni kur gati se të gjith jan të përfshim në te ,sepse ata që ekan sjell korrupcionin i kan shti rrenjet fell dhe veshtir asht ti thuhet stop me fjal i thot sejcili po ne pun asht pak si vështir . |
| | | Albea Anëtar
Numri i postimeve : 213 Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:19 am | |
| Po te kishim mundsi t'ju nxerim bojen e ketyre jo vetem sic ka thene betoni me te ndegjuar ne radio program per Hashim thaqin por edhe te tjerve edhe ate me fakte. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:23 am | |
| Duhet te vetedijesohet populli ,i nderuar Deli.Kjo ka rendesine me te madhe andaj duhet edhe nje fushate kunderkorrupsion. Kur te vetedijesohemi ne-populli , atehere te tjerat do te rregulloheshin .Nuk po dua ne anje menyre te fajesoj popullin per kete gjendje , me se paku populli e meriton nje gjendje te tille mirepo nuk duhet "sodite " kete dukuri por duhet bere dicka kunder . Duhet te bejme te gjithe dicka ,e per te bere dicka duhet te vetedijesohemi per demet dhe te kqojat qe pasojne per nje shoqeri ku "mbreteron " korrupsioni | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:25 am | |
| "E keqja mund te triumfoj vetem atehere kur te miret nuk bejne asgje!" | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:26 am | |
| Mirë e keni ju po si ti bihet ne krye ktij fenomeni kur gati se të gjith jan të përfshim në te ,sepse ata që ekan sjell korrupcionin i kan shti rrenjet fell dhe veshtir asht ti thuhet stop me fjal i thot sejcili po ne pun asht pak si vështir .
Deli; Te njejtin problem e ka patur Italya dhe ende e ka,por qe nuk gabohem (67 vjet pavarsi italia ka ndru 68 Presidenta) pse mos ta bejm edhe ne.!!! por qellimin e derguan aty ku dinin te aryne e mendoj se e mira eshte qe vete deshira e tyre te jep dorheqje. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 12, 2008 3:33 am | |
| Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen kanë nevojë më shumë se kurrë për: solidaritet më të madh ndër-shqiptar, për dashuri më të madhe ndaj njëri-tjetrit, për unitet dhe bashkim të domosdoshëm që mbështeten në parimet më të larta njerëzore dhe kombëtare. Kombi shqiptar është duke kaluar nëpër situata dhe procese të cilat kërkojnë mbi të gjitha nga të gjithë ne, unitetin rreth vlerave kombëtare, mbajtjen dhe demonstrimin e fuqishëm të ndjenjës së atdhedashurisë, përkushtimin dhe vullnetin për të qenë të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesave dhe detyrave që shtron koha momenti i tanishëm. Nga të gjithë ne kërkohet, që ta mbajmë fort parasysh përgjegjësinë dhe detyrat që i kemi ndaj gjakut të brezave, porosive të tyre, në mënyrë që ta realizojmë interesin tonë kombëtar-shtetin shqiptar të lirë dhe të bashkuar në tërësinë kombëtare dhe territoriale. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Mar 19, 2008 7:27 pm | |
| Korrupcionin askush nuk mund ta luftoje perveç qeveria e shtetit,por e keqja eshte se ata jane koke e kembe te koruptuar. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu Mar 20, 2008 1:32 am | |
| - Beton shkruajti:
- Korrupcionin askush nuk mund ta luftoje perveç qeveria e shtetit,por e keqja eshte se ata jane koke e kembe te koruptuar.
eshte e vertete Beton ,por duke pas parasyshe se nga populli dalin edhe pushtetaret dote isha bashkuar mendimit te Sofra qe ka shpreh me lart | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Apr 16, 2008 1:11 am | |
| shoqeria civile besoj se do te ishte mire t'a ngrite qeshtjen e korrupzionit si qeshtje emergjente (pasi nga pushtetaret nuk po shihet shume ne kete drejtim) qe te vetedijesohen njerzite sa shume deme po i shkakton ky ves i keq popullit shqiptar ... perderisa ne Kosove egzistojne me qindra sherbime sekrete , nuk eshte aspak per t'u habite qe kete "dukuri edhe t'a "ushqeje" "dikush" por ne duhet te jemi syhapur . Secili nga ne besoj ka mundesi qe te kontriboj sado pak ne kete drjetim (edhe pse eshte shume e veshtire ) ..te flasim per te kqijat e korrupsionit sa here qe na ipet raste ne cfaredo rrethi-mesi shoqeror , te tregojme se s'a shume i humbin vlerat nje njeriu qe korrupton/het... e te tilla te ngjajshme (mendimi im ) | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Apr 16, 2008 1:26 am | |
| PRSHENDETJE ja pra ketu shifet se ka nevoj ki popull per nje ENVER HOXHE TJETER qe te shofen a munen me u mar me korupcin dikush po tani ketu eshte be kush ma shum sdun me ndij hiq eurodika korupcioni hiqet vetem kur te fillosh te eliminosh tani e shef qe sa te mire behen krejt si ata femit kur baba e dergon me ble dicka dhe kusurin ja kthen prap duhet te jete nje grup qe e lufton kete te keqe ti vodhe popullin preja doren sakat leje ai tjetri vodhi ati veshin tjetrit synyn e keshtu me radhe dhe dije se askush nuk vjedh ma hiq | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Apr 16, 2008 2:10 am | |
| zeriatdheut; Sipas mendimin tuaj cili e kerkon te ja presim kemben se pary qe mos te ece fare ,qe mos te ket mundsi te dal edhe nga dera e shtepis.!! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Wed Apr 16, 2008 2:50 am | |
| tenve vallahi beton me ju kajt ate nen pastrem mi be | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Sun Apr 20, 2008 1:09 am | |
| Derisa te kemi ne mend te koruptojm shtetin tone , nuk do te kemi nje politike te shendoshe ,derisa do te kemi korupcion ne shoqrin tone,nuk do te kemi nje ekonomi stabile,derisa do nuk do te kemi nje ligje te shendoshe te luftoje, te mbyllet kjo plag nuk kemi nje te ardhme te mire. Nje thenje nga te paret tane thuhet; Vllau eshte vlla por buka me para.!! Por kjo veq eshte thene ,e nuk e kemi analizu,apo nuk e kemi kuptuar ende kete thenje se na ndimon ne shoqerin tone ,dojme apo nuk dojme te pajtohemi me kete realitet. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë Thu May 01, 2008 2:51 am | |
| Ne Kosovë tash nje kohe eshte krijuar Agjencioni Antikorrupsion, por fatkeqesisht vete personat zyrtar te institucioneve bile as edhe deputetet (nje pjese e madhe e tyre ) nuk i jane pergjigj kerkeses te ketij agjencioni per deklarim te pasurise .
Perndryshe kete Agjencion e drejton Hasan Preteni ,per te cilin personalisht kam degjuar te flitej si per njeri te zot-i , te drejt dhe te ndershem ;kjo shume kohe para se te permendej themelimi i kesaj agjencie .. por shtrohet pyetja :a do te mund te bej ky agjencion dicka ne kete drejtim?? do te mundohem te sjell material ne ditet e ardhshme per punene e ketij agjencioni | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë | |
| |
| | | | Korrupsioni ky armik i heshtur i shoqerisë sonë | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |