Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile? Empty
MesazhTitulli: Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile?   Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile? EmptySun Aug 31, 2008 11:17 pm

Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civil
[img(320,200):ac7c]http://lajme.dervina.com/foto/5f64ff393e8a950fe394ea5018f91823/5368_DOWN[1].jpg[/img:ac7c]


Albin KURTI



Formulari që duhet ta plotësojnë të gjithë ata që duan të inkuadrohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është marramendës. Përplot pyetje të pafundme të cilat e lodhin dhe mërzisin edhe njeriun më të durueshëm. Mbi të gjitha, me këtë lloj formulari sigurisht që njerëzit disi skanohen (dhe familjet e të afërmit të tyre për të cilat janë dedikuar një numër i madh i pyetjeve). Kandidatët për FSK duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta në fakt krijojnë dosje për vetveten. Mblidhen aq shumë informata për ta saqë pjesëtarët e FSK’së së ardhshme pa dyshim që do të jenë njerëzit për të cilët do të dihet më së shumti. Natyrisht që këto informata nuk do të bëhen publike. Ato do t’i dinë vetëm KFOR-i dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët do ta dirigjojnë FSK’në.

Në dokumentet e tyre thuhet që njësia e KFOR-it për verifikim të FSK-së do të sigurojë se “…ata që kanë qasje në informatat mbi forcën janë të besueshëm dhe nuk shkelin konfidencialitetin. Çfarëdo shkelje e të drejtës për të respektuar jetën private dhe familjare, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) neni 8, dhe diskriminim - ECHR, neni 14, do të bëhet vetëm nëse është e domosdoshme dhe proporcionale. Synimet legjitime të veprimit të tillë do të përfshijnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve, duke ruajtur sigurinë publike, parandalimin e krimit dhe prishjes së rendit dhe qetësisë, dhe në disa raste për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.”

Pra, nenet 8 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të shkelen vetëm atëherë kur është e domosdoshme dhe kjo do të bëhet në mënyrë proporcionale, përfshirë këtu edhe kur është në pyetje mbrojtja e sigurisë kombëtare (sic.)! Se kur do të bëhet shkelja e Konventës dhe në çfarë proporcioni, është tërësisht në duart arbitrare të KFOR-it. Po ashtu, KFOR-i është ai që do të na e përcaktojë se çka është siguri kombëtare, anipse KFOR-i jo vetëm që nuk është ushtri e Kosovës, por për më tepër ka edhe shumë pjesëtarë brenda vetes nga shtetet të cilat janë deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës.

Mbase nuk është e rastësishme që Kosovës i bëhet referimi edhe si “ish krahinë serbe”, aty ku përmendet se “përveç rregullave të shtetësisë, duhet të keshë banuar në Kosovë (ose në ish Krahinën serbe të Kosovës) për më së paku 5 vite para kohës kur bën aplikim.” Pra, për Kosovën thuhet se na paska qenë krahinë serbe, gjë që është shumë më keq sesa të thuhej Krahinë e Serbisë. Pikërisht Serbia është ajo e cila thotë se ndonëse Kosova nuk është më tamam Krahinë e Serbisë si dikur, ajo megjithatë është krahinë serbe. Projekti i ‘eksterritorialitetit’ të kishave e manastireve ortodokse e synon mu këtë gjë.

Në një intervistë për radion BBC në gjuhën shqipe, në pyetjen nëse do të ndihmojë KFOR-i në krijimin e Forcës së re të Sigurisë në Kosovë dhe për atë si do të duket ajo, Gjenerali Xavier de Marhnac përgjigjet: “NATO-ja ka marrë vendim që ta ndihmojë këtë proces, që përfshin shuarjen e TMK’së. Forca do të jetë, kryesisht një njësi për mbrojtje civile, që do t’i japë Kosovës kapacitete dhe përgjegjësi për t’u përballur me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret. Kjo është vija e fundit dhe ajo që do të ndodhë.” Dhe, më pas në pyetjen vijuese “Pra, kjo do të jetë një forcë emergjente?”, De Marhnac thotë: “Mund ta quani një forcë emergjente, ose një komponentë për mbrojtjen civile.“ Kjo është përgjigje më se e qartë për të gjithë ata që po e gënjejnë popullin e Kosovës se FSK-ja është ushtria e tij.

Së pari, FSK-ja nuk është ushtri.

Në nenin 10.2 të Ligjit për FSK përkufizohet që FSK-ja do të jetë “... e armatosur lehtë dhe nuk do të ketë armë të rënda, siç janë tanket, artileria e rëndë apo kapacitetet sulmuese ajrore” Dhe, së dyti, ajo nuk është e jona. FSK, më parë se nën kontroll të Ministrit për FSK, realisht do të jetë nën kontroll të KFOR-it, komandanti i të cilit në intervistën e lartpërmendur, kur flet për procesin e themelimit të FSK-së e vë theksin te shuarja e TMK-së ngjashëm sikurse që formimi i TMK-së para 9 vjetëve kishte të bënte para së gjithash me shuarjen e UÇK-së.

Kur kemi parasysh që FSK-ja nuk do të jetë ushtri por vetëm organizatë civile me kompetenca shumë të kufizuara, atëherë kushtet e panumërta fizike dhe shëndetësore që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë në FSK, janë veçse mënyra teknike për kontroll sa më të madh politik mbi FSK-në dhe secilin pjesëtar aty. Shumica e ish pjesëtarëve të UÇK-së do të eliminohen menjëherë përmes kriterit që thotë se nuk mund t’i keshë më shumë se 30 vjet për pranim si oficer ose më shumë se 25 vjet për pranim në rangjet tjera. Aktualisht, pothuajse të gjithë pjesëtarët e TMK-së janë oficerë dhe kanë grada të larta, ndërkohë që shumica dërrmuese e tyre janë mbi 30 vjeç. Prej tyre do të kërkohet që të heqin gradat për të hyrë në FSK dhe, rrjedhimisht, ata ose nuk do të pranojnë të hyjnë në FSK ose do të hyjnë aty të poshtëruar. Mirëpo, inkuadrimi i tyre në FSK (me gradë më të ultë natyrisht) ua siguron pagën e TMK-së nëse ajo ka qenë më e lartë se në FSK deri atëherë kur paga në FSK ta arrijë shumën e asaj në TMK. Kjo përveç që tregon se pjesëtarët e FSK-së do t’i kenë pagat e ulëta, njëkohësisht shpërfaq ofertën për pjesëtarët e TMK-së për t’u shitur. Nëse biznesmenët prodhues bëjnë oferta me mallra për t’i shitur për njerëzit, pushteti bën oferta për njerëzit që të bëhen mallra për t’u shitur.

Struktura e karrierës për FSK-në tregon se FSK-ja nuk është kurrfarë transicioni drejt bërjes ushtri, porse është maksimumi i mundshëm në këtë sistem politik: shërbimi i shkurtër thuhet se zgjat jo më shumë se 12 vjet, shërbimi i plotë edhe 15 vjet të tjera kurse ai i gjatë edhe me 5 vjet shtesë këtyre! Në nenin 10.2 të Ligjit për FSK-në theksohet se rishikimi i kufizimeve për FSK-në do të bëhet jo më herët se 5 vjet nga koha e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjithsesi bëhet fjalë për projekt shumë afatgjatë, maksimumi aq minimal i të cilit tregohet qysh në fillim.

Kur përmenden forcat e armatosura e të paarmatosura në Kosovë (përfshirë këtu KFOR-in, policinë, tash edhe FSK-në etj.) gjithmonë bëhet fjalë për sigurinë në Kosovë dhe asnjëherë për mbrojtjen e Kosovës, thuajse Kosovës i vjen rreziku nga vetvetja e jo nga Serbia. Nuk është e rastësishme që një ndër detyrat kryesore të FSK-së (sikurse edhe të TMK-së) do të jetë deminimi (ku ashtu?!), dhe jo ta zëmë ajo që do të ishte më se e nevojshme - e kundërta e kësaj: minimi (i kufirit me Serbinë armike).

Madje edhe në tekstin e betimit të pjesëtarit të FSK-së i cili është përmbajtje e nenit 17 të Ligjit për FSK-në, askund nuk figuron fjala ‘mbrojtje’. Atje me të rrallë ku përmendet fjala ‘mbrojtje’, kjo bëhet vetëm kur thuhet ‘mbrojtje civile’. De Marhnac në intervistën e lartpërmendur thotë se FSK-ja do të jetë njësi për mbrojtje civile. Edhe neni 10.2d) i Ligjit për FSKnë thotë që FSK-ja do “…të ndihmojë autoritetet civile përmes operacioneve të mbrojtjes civile”.

Kjo do të thotë që FSK-ja nuk do të ketë të drejtë të përzihet në rast të konfliktit apo luftës në Kosovë. Ajo do të merret vetëm me strehimin dhe përkujdesjen për viktimat civile. Si e tillë, FSK-ja jo vetëm që s’do të jetë ushtri, por ajo do të jetë një formacion thelbësisht antiushtarak: një formacion ku janë mbledhur ata që sipas përkufizimit s’do të kenë të drejtë të luftojnë në rast lufte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile? Empty
MesazhTitulli: Re: Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile?   Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile? EmptyMon Sep 01, 2008 1:00 am

TE LUMTE ALBIN por une spo e dije qe ki popull kaqe i mare qa po pret ti pergjigjet kety terori keti maskre qe eshte shume e rezikshme ne ketu po bisedojme e pse duhet te flasem me shum o VLLEZER A NUK E SHIHNI KU E KENI ATO MNDT KAQE TE DITUR QE TREGOHUNI PSE LEJOJME KETE GJE KURSESI NUK DUHET TE LEJOHET PER BESE KJO ESHTE GJE MA E REZIKESHME ALBIN KURTI DHE ORGANIZATORE TE VETVENDOSJES JU LUTEMI PRINI PARA KESAJE PUNE DERI NE VDEKJE DOTE KEMI REZULLTATE TE FRYTSHEM JU LUTEM TA BEJME PER KOSOVEN SEPSE NUK LEJOHEN KETO GJERA O DJEMA MERENI LEXONI E TI LEME ME KETO GJENA TE SHOFEM QE CFARE NA PUNOHET MBRAPA SHPINE PER BESE GABOJME QENK NGREME ZERIN QE NESER
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fsk- Njèsi pèr mbrojtje civile?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: