| Roli i Eulex-it ne Kosovë. | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Fri Mar 14, 2008 11:32 pm | |
| Te nderuar lexuse te nderuar lexus sipas mendimit tuja ç'roli luan Eulex ne Kosovë. C'pune bene Eulex-i ne Kosovë.!! Vazhdim te mire ne teme. | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Wed May 07, 2008 5:12 pm | |
| - Beton shkruajti:
Te nderuar lexuse te nderuar lexus sipas mendimit tuja ç'roli luan Eulex ne Kosovë. C'pune bene Eulex-i ne Kosovë.!!
Vazhdim te mire ne teme. respekt per temen Beton EULEX - i eshte nje mision mbisovran karshi Kosoves i cili ne vetevete permban 2200 police e gjykates. Dhe c'police se? Dhe c'gjykates se? Police te regjuar ne shtypje. Angleze (qe jane regjuar me irlandezet e mjeruar, apo skoceze), spanjoll (qe jane regjuar me baske e katalane) franceze (qe jane regjuar me alasas e lorenas e me galician) e c'nuk tjeter. Gjykates me te zinj se te romanit Procesi i Kafkes. Po na i bien kete konkiutadore vetem per te na vazhduar shtypjen dhe mjerimin. Ndryshe nuk do t'na i binin. Kosova ka nevoje per pushtet te sajin dhe jo te huajin. Kosova ka nevoje per euro, por nuk ka nevoje qe kete euro ta perdorin misionaret europian ku duan ata. Kosova ka nevoje per arsim e shendetesi. Per financim ne kete dy lemenj. E mos pyetni per komptencat qe ka mision! Medet, medet. Fuqi te shahut ka ky Peter Feithi i cili sipas Pakos se Ahtisaarit e luan rolin e hyqmit me shkop, cdo puthadores vendor e gjuan ne koshin e plehrave. Duke filluar edhe nga qeveria, edhe kryeministria, edhe nga Kuvendi. Dhe pastaj dalin e thone e beme Kosoven e pavarur! Auf, c'genjeshtra me brire. Misioni europian eshte mynxyra me madhe qe i kanoset Kosoves. E keni pare sesi ky mision nuk po vendoste fare ne venbanimet serbe. Po vendoset vetem ne pjeset shqiptare. Pra, serbeve po ia le Serbine afer, kurse shqiptareve ne vend se tua leje Shqiperine afer, kete te fundit po e perjashton duke e vendosur veten si sunduesi i vetem i shqiptareve. | |
|
| |
Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Wed May 07, 2008 5:36 pm | |
| Eulex Një Serbi e dytë por me tjera petka të veshura dhe me një gjuh më të ashper se sa duhet të ishte dhe kush din se qka mshifet pas saj dhe me ke bashkupon ?dhe nga kush i mer direktivat ? dhe qka mshifet pas saj ? kët pytje ja bëj shpesh vetes po mbeten pa përgjigjje Qështje pse nuk vendosen në vendbanimet Serbe ashte kjart se as unmiku nuk ka kontroll në to por vet serbija dhe kta jan si zagart e gjuetarit ka të ju fishllon a aji ato vrapojn ,edhe tko ashtu po veprojn,si në një Shtet luajn të tjert si të dojn kjo tregon se Shtetë pa Shtetë ose pa Qeveri ,(Qeveri nër hije ) Prandaj pys edhe sa koh i duhet një qeverije ta dij se ku asht dhe qka duhet të baj për të mar gjërat në duart e veta .Apo duhet Populli ti tregoj se ka asht dera të ik sa ma shpejt .Por kjo nuk do të ndodh ende sepse i duhet Unikut edhe Eulexit një qeveri e till ,se po të vijn njerz që do të thojn se na jem zot Shpije ,atëher ata nuk do të dijn ka të ikin dhe ku të shkojn sepse një jet luksose si ktu nuk mund ta gjejn dot e as të paramendojn . Që pun do të bëj Eulex të them drejt as gjë fare vetem një jet luksose që nuk mund ta bëjn as edhe në pushimet vjetore më të mira ,Pse sepse rroga të mira jet luksose femra të bukura dhe me qmime më të lira se kudo në bot dhe të dëgjueshme e të zoja sa të duash që atyre ju konvenon në qdo aspekt (e që pasojat do ti shofim shum më von se që na del ) |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Wed May 07, 2008 5:40 pm | |
| Roli i Elux-it ne kosove eshte vetem per interesa personale hiq ma shume apo ma pak per popullin shqiptar. Pasurohet dhe ikn ata ty çaj koken pastai . Duhet te kupuar nje gje se gratis askush nuk punon sote ,budallet kan vdek .!secili per interes e bene. | |
|
| |
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Wed May 07, 2008 6:46 pm | |
| Gjithsesi duhet te pajtohemi te gjithe se EULEXI eshte me i mire dhe me i but per ne shqiptaret, piksepari te jep me shume me shume te drejta se UNMIK dhe s'dyti eshte mision civil i cili do te punoj kryesisht ne permirsimin e gjykatave, policise etj etj, per ndryshim nga Unmiku qe ishte mision policore. Por nje gje eshte e qarte, edhe Eulexi e ka anen politike, e cila eshte teper negative per popullin tone si tersi. | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Wed May 07, 2008 8:52 pm | |
| - guximi shkruajti:
- Gjithsesi duhet te pajtohemi te gjithe se EULEXI eshte me i mire dhe me i but per ne shqiptaret, piksepari te jep me shume me shume te drejta se UNMIK dhe s'dyti eshte mision civil i cili do te punoj kryesisht ne permirsimin e gjykatave, policise etj etj, per ndryshim nga Unmiku qe ishte mision policore.
Por nje gje eshte e qarte, edhe Eulexi e ka anen politike, e cila eshte teper negative per popullin tone si tersi. Guxim, por eshte ana politike premisa qe percakton cdo gje. Po nuk pati gje ne politike nuk ka as ne te tjerat. Kurse sa i perket, disa te 'drejtave' qe na jep gjoja EULEX ato jane vecse mashtrime. Nuk do te zgjatem me tej por do tju sjell ca fragmente nga nje shkrim i Salih Mehmetit, njerit nder aktivistet e Levizjes Vetevendosje! i cili per kete ceshtje ne shkrimin kushtuar EULEXIt ka shkruar: Ky mision ndonëse kuantitativisht do të jetë më pak i vëllimshëm se sa UNMIK- u, nuk do të thotë se do të jetë më i mangët sesa pararendësi. Madje do të ketë privilegje suplementare në të ashtuquajturën doktrinë famëkeqe të përjashtimit. Vëllimin e vogël të këtij misioni, kasta politike në vend po e shfrytëzon që ta sajojë një mirazh i cili e paraqet Kosovën të ‘lënë krejtësisht në duart e vendorëve’!!! Ua shtjelloj këtë metaforikisht: Nëse në një klasë nxënsish dikush e përhap lajmin e rremë se mungon mësuesi, atëherë turma e mashtruar e nxënësve sikur çlirohet nga prangat e detyrimit, merr arratinë ose dalldiset fare. Secili prej tyre përjeton një ngazëllim naiv të harrimit të trysnisë që dikton prania e mësuesit duke e ndjerë veten përkohësisht zot të momentit. Gjithçka tjetër kthehet në zhgënjim në momentin kur merret vesh se mësuesi qenka në shkollë. Megjithatë, akoma nxënësit ndodhen të mpirë nga ekstaza që përjetuan ca çaste më parë.Nese jeni te interesuar per te lexuar kete shkrim tejet te vlefshem, klikoni mbi linkun e meposhtem:http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/salimehmeti_misioningabemisionderrash_6.1.08.htm | |
|
| |
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Wed May 07, 2008 10:43 pm | |
| Do ta kem parasysh shkrimin qe me dergova dhe sigurisht qe do ta lexoje, pershendetje, kam respekt per ty.
Tung tung | |
|
| |
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Thu May 08, 2008 2:00 am | |
| Nuk e kan fajin nderkombetaret qe duan te "sundojne" dhe t epasurohen , fajin ne radhe te pare e kemi ne qe cdo vendim qe vje nga UNMIK apo institucione nderkombetare e "presim" si "urdher qe nuk guxon te ktheht prapa".... ..ooo nuk eshte Zot UNMIK-u e as OKB-ja e as EU-ja..qe mos te kundershtohen urdherat e tyre , politikanet tane kuuurre nuk diten te ngrejne zerin kunder nje padrejtesie , pa marr lejen per te fole nga UNMIK-i apo kryeadministratori apo administrata nderkombetare...u desht te reagojne ameikanet ne fiilim kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove ,tek pastaj u ngriiten kta te "uruarit" tane per t'u shpreh kunder ...kjo eshte marrezi ,duhet tregu pak dinjitet dhe pak respekt per veten ,dreqi t'a haj e jo te "marrin fryme" vetem kur ju thone nderkombetaret (e kam fjalen per udheheqesit tane)... Roli i UNMIK-ut edhe i EULEX , do te duhej te varej nga ne e jo e kunderta ... | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. Thu May 08, 2008 12:02 pm | |
| Euridika, keni plotesisht te drejte dhe postimit tuaj nuk i heq asnje presje. Pajtohem ploteissht me ju. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Roli i Eulex-it ne Kosovë. | |
| |
|
| |
| Roli i Eulex-it ne Kosovë. | |
|