Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMINALITETI DHE PUSHTETI

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

KRIMINALITETI DHE PUSHTETI Empty
MesazhTitulli: KRIMINALITETI DHE PUSHTETI   KRIMINALITETI DHE PUSHTETI EmptyFri Oct 03, 2008 3:18 am

KRIMINALITETI DHE PUSHTETI

Si formë posaqërisht e rrezikshme e manifestimit të krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar.Kjo dukuri në vendin tonë karakterizohet me një veprimtari dhe shtrirje të gjërë në të gjitha segmentet e jetës,sepse është e lidhur ngusht me strukturat e pushtetit dhe të këtij sistemi në përgjithësi.Ku ky sistem antidemokratik duke qën i lidhur me nëntoken kriminale mbron grupet dhe individë kriminalë nga zbulimi dhe bën ndjekjen e tyre sa për të then,i lirojnë nga aktakuzat,i shpetojnë nga gjykimi ose u ndihmojnë që të dalin para kohe nga vuajtja e dënimit.Ashtu sikurse ka mbrojtur dhe mbron kriminelin Enver Sikiraqen të cilit në qytetin e Prishtinës të gjithë qytetarët ia kanë friken.
Pra grupet e organizuara kriminale duke qën të mbrojtura nga segmentet e pushtetit politik,administrative,policor dhe gjyqësor krijojnë kapital të madh dhe duke krijuar këtë kapital,më pastaj ushtrojnë ndikime shkatrrimtare ndaj ekonomisë së vendit tonë.
Shtrohet pyteja se cili është aktiviteti themelor i këtyre organizatave kriminale?
Aktiviteti i tyre manifestohet në tregtinë me drogë,në organizimin e prostitucionit ,në tregtinë me femra,në larjen e parave,në falsifikimin e parave,reketizmi dhe format tjera të rrezikshme .Me qënse reketizmi është më shumë i theksuar në shoqërin tonë,atëherë të shtjellojmë këtë veqori të kriminalitetit të organizuar.Reketizmi manifestohet me ndërmarrjen në mënyrë të organizuar të kërcenimeve,shantazheve të llojllojshme nga individë dhe grupe kriminale të organizuara ndaj përsonave përgjegjës dhe bartësve të detyrave nepër firma,shitore,dyqane,puntori,restorante,hotele dhe ndërmarrje të ndryshme,të cilat realizojnë në çfardo menyre fitim,me qellim që në dobi të tyre,rregullisht ose kohë pas kohe,të paguajnë sasi të caktuara të të hollave.
Nesë nuk bëhët sipas kërkesave të këtyre individëvë apo grupeve kriminale,pasojnë aksione të shkatërrimit të firmave të tilla,atentate dhe sulme fizike ndaj pronarëve e deri të vrasja e tyre.Kjo formë dhe format tjera të kriminalitetit janë duke ngjarë nepër qytete të Kosovës,e të cilat jo vetem që nuk luftohen,por lejohen,jetojnë dhe bashkëveprojnë me këtë sistem Dhe kështu në vendin tonë është krijuar një hallkë e pandërprerë në mes të krimit të organizuar dhe pushtetit antidemokratik,duke lën përshtypje në popull se krimi i organizuar qënka i pamposhtur.Ndërsa në anën tjeter ky sistem kundershtarët politikë i mbante padrejtësisht në burg,duke iu friksuar atyre.Shembull tipik i padrejtësisë dhe i shkeljës së ligjeve dhe konventave ndërkombëtare nga ky sistem politik ishte mbajtja në burg e aktivistit të LEVIZJES VETEVENDOSJE Albin Kurti.
Pra në këtë sistem,çdo kërkesë,çdo përpjekje për t’i realizuar të drejtën e popullit për VETEVENDOSJE cilësohet si veper penale sepse ky regjim është antidemokratik dhe si i tillë mundohet që përmes dhunës,maltretimeve,arrestimeve,proceseve të montuara gjyqësore dhe vrasjeve të ndrydh këtë vullnet.




KUSHTRIM GASHI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMINALITETI DHE PUSHTETI Empty
MesazhTitulli: EULEX do t’i hapë dosjet e luftës !!!   KRIMINALITETI DHE PUSHTETI EmptyMon Oct 20, 2008 2:15 pm

Reagim i KMDLNJ-së

 

EULEX do t’i hapë dosjet e luftës !!!

 

· KMDLNJ vlerëson se edhe EULEX-i do të sakrifikojë zbatimin e ligjit dhe drejtësinë pikërisht për ta ruajtur stabilitetin, qetësinë dhe sigurinë në Kosovë. Dhe kjo do të vazhdojë të jetë një Eldorado për kriminelët e të gjitha llojeve, atyre të luftës dhe këtyre të paqës! Imunitetin që do ta ketë EULEX-i do ta gëzojnë edhe disa persona që vendin e kanë prapa grilave!

· KMDLNJ mendon se premtimi për luftimin e krimit është një retorikë kërcënuese.

 

Shkruan: Behxhet Shala * - Prishtinë, 19 tetor 2008



 

  Sipas paralajmërimeve të gazetës “ Koha Ditore” të datës 17.10.2008 në shkrimin e titulluar “ Hapen dosjet e luftës “ UNMIK-u i ka dhënë leje EULEX-it për të konsultuar grumbullin e dosjeve të krimeve të luftës. Në fakt, është përfolur se Eulex-i në Kosovë do të merret në radhë të parë me dosjet që kanë të bëjnë me krime të luftës, krime kundër njerëzimit, krimin e organizuar dhe krimet që kanë prapavijë motivin ndëretnik. Të gjitha këto janë krime për të cilat ka pasur fakte të mjaftueshme që kryesisht, urdhërdhënësit apo mbështetësit e tyre të përballen me ligjin dhe ta marrin dënimin, në përputhje me peshën e inkriminimit të personave të dyshuar.

 

· Lexo e shiko me sy: Deshmi per kriminelet e luftes

 

  Para fillimit të luftës, gjatë luftës dhe sidomos pas përfundimit të luftës, KMDLNJ ka grumbulluar prova materiale në bazë të cilave ka bërë kallëzime penale në prokuroritë vendore dhe gjithashtu ka deponuar dëshmi të mjaftueshme edhe në Tribunalin e Hagës. Para Tribunalit të Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kanë dëshmuar shumë aktivistë të KMDLNJ-së ( Halit Barani, Sabit Kadriu, Fuad Haxhibeqiri etj). Dosjet me materiale dëshmuese, në formë të kallzimeve penale janë bunkerosur në sirtarët e hetuesve dhe gjykatësve ndërkombëtarë, ndërkaq që ata vendorë kanë qenë të zhveshur nga kompetencat për t’i hetuar këto raste e lëre më për t’i gjykuar.

 

  KMDLNJ ka bashkëpunuar gjatë edhe pas luftës me hetuesit e Tribunalit të Hagës, me hetuesit e policisë së UNMIK-ut, OSBE-në , dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë për ndriçimin e rasteve për krime të luftës. Vlerësimi i KMDLNJ-së është se, ndërkombëtarët, për shkak të oportunitetit politik, ruajtjes së stabiliteti dhe sigurisë në Kosovë nuk kanë shprehur interesim të përballen me kriminelët, pavarësishtë përkatësisë së tyre etnike. Është bërë barazpeshimi i krimeve. Nga viti 1999 asnjë serb i Kosovës nuk është dënuar me dënim të plotëfuqishëm për krime lufte ndaj civilëve apo për shkelje të ligjeve të luftës. Edhe nëse janë dënuar, gjykatat e shkallës më të lartë (të gjithë ndërkombëtarë) i kanë liruar nga akuzat. Këtë punë, ndjekjen , hetimin dhe gjykimin për krime lufte ,krim të organizuar dhe krime me motive ndëretnike është dashur ta bëjnë prokurorët , hetuesit dhe gjykatësit e UNMIK-ut e jo t’i lënë në trashëgim EULEX-it . Gjykatësit e UNMIK-ut, në pajtim të plotë me faktorët politik ndërkombëtarë i kanë ngujuar dosjet dhe ato i kanë aktivizuar vetëm kur është dashur ta bëjnë disiplinimin e politikanëve të cilat vetë ata i kanë promovuar dhe kanë marrë në mbrojtje duke u siguruar përcjellje 24 orëshe.

 

  Për krime të luftës nuk do të duhej të kishte dosje “ top-sekrete “ por ato dosje do të duhej ishin top – transparente! Gjatë viteve 2003-2004, OSBE i ka mëshehur ose asgjësuar afërsisht 1000 intervista që i kanë bërë aktivistët e KMDLNJ – së ( projekt me ABACELL-in) ku ofrohen shumë fakte për persona të caktuar të nacionalitetit serb dhe rom, përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve gjatë luftës së fundit. Faktori ndërkombëtarë është përgjegjës për arratisjen e 20 të paraburgosurve nga Burgu i Qarkut në Mitrovicë të gjithë këta të dyshuar për krime lufte ( përkatësia nacionale e të arratisurve, 19 serbë dhe një i dyshuar i përkatësisë rome ). Askush nuk e ka hetuar këtë “ikje” dhe askush nuk i është nënshtruar përgjegjësisë. Askush nga ndërkombëtarët nuk ka kërkuar që këta të arratisur të ekstradohen.

 

  Hetuesit ndërkombëtarë nuk e kanë zbardhur rastin e vrasjes së sërbëve në fshatin Grackë ( Lipjan ), vrasjen e sërbëve në Merdarë , vrasjen e fëmijëve serbë në fshatin Gorazhdec etj. Asnjë rast nuk e kanë zgjidhur deri më tani. Për ngjarjet e Marsit 2004 hetimet janë zhvilluar dhe arrestimet janë bërë vetëm ndaj shqiptarëve të dyshuar ndonëse në ato ngjarje janë vrarë 11 shqiptarë dhe 8 serbë. Është mbyllur rasti i mbytjes së 3 fëmijëve shqiptarë në fshatin Ç|abër vetëm sa mos të zbulohet e vërteta. Hetuesit ndërkombëtarë nuk kanë zhvilluar hetime dhe nuk e kanë arrestuar asnjë person të dyshuar për vrasjen e 11 shqiptarëve dhe zhvendosjen me dhunë e 13.000 shqiptarëve, boshnjakëve etj, nga veriu i Kosovës ( Mitrovica ) në shkurt të vitit 2000 ndonëse këto ngjarje kanë ndodhur para syve të ushtarëve të KFOR-it francez. Vrasjet e serbëve, romëve, boshnjakëve dhe pjesëtarëve të pakicave tjera, pas përfundimit të luftës nuk janë hetuar ndonëse ka raste kur këto janë bërë para syve të policëve ndërkombëtarë. Këto raste pastaj janë shfrytëzuar për qëllime politike ndonëse pa asnjë dyshim, më së paku 98%e rasteve kanë prapavijë kriminale, janë bërë me motive të grabitjes së pasurisë dhe pronës së personave të vrarë. 

 

  Nuk janë hetuar e as dënuar ata që kanë kryer vrasje me motive politike, pas përfundimit të luftës. Nuk janë marrë në mbrojtje dëshmitarët të cilët me dëshmitë e tyre para gjykatësve do të kontribuonin në zbardhjen e shumë rasteve për krime të luftës, krim të organizuar dhe krim ndëretnik. Dhe, pjesa dërrmuese e dëshmitarëve të “ mbrojtur “ janë vrarë apo kanë humbur jetën në rrethana të pasqaruara .Për mbrojtjen e tyre kanë qenë përgjegjës ndërkombëtarët, UNMIK-u. Edhe dekonspirimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur e kanë bërë ndërkombëtarët sepse vetëm ata kanë qenë në dijeni për identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur. Ndërkombëtarët i kanë dekonspiruar dëshmitarët e mbrojtur për shkaqe politike dhe materiale. 

 

  UNMIK-u ka qenë përgjegjës për krim kundër civilëve të paarmatosur që nuk janë pajtuar me politikën e tij( vrasja e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat paqësore të 10 Shkurtit dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda apo të lehta për 100 protestues paqësor). UNMIK-u është përgjegjës për mbytjen e 5 të burgosurve në Burgun e Dubravës, në shtator të vitit 2003. Pjesë e krimit të organizuar dhe aferave korruptive kanë qenë zyrtarët më të lartë të UNMIK-ut (Gerhard Fisher mund të shërbejë si ekzemblar meqë ka qenë zëvëndëskryeministrator i Kosovës dhe shumë të tjerë).. Këta kanë montuar procese politike (kujtoni procesin maratonik kundër Albin Kurtit i cili është bërë për shkak të aktivitetit politik të Albin Kurtit ). UNMIK-u ka shtypur protestat paqësore me dhunë (dhuna ndaj familjarëve të personave të zhdukur, dhuna e skajshme kundër Lëvizjes Vetëvendosja etj. 

 

  Këta kanë mbajtur gati (3) vite në burg Afrim Zeqirin, pa vendim të gjyqit por me urdhër të ekzekutivit. Edhe sot e kësaj dite mbajnë nëpër burgje persona të cilëve nuk u është dëshmua fajësia e që kanë qenë pjesëmarrës të luftës. Krejtë këtë e kanë bërë dhe e bëjnë sepse kanë qenë dhe janë të pajisur me imunitet. Prandaj nuk janë përgjigjur për krime, të cilat nuk do të mbetnin të pandëshkuara në vendet nga kanë ardhur. Këtë imunitet në disa raste u kanë deleguar edhe politikanëve vendorë, kur këtë e ka kërkuar interesi politik apo material ( bashkëpunimi në krim të organizuar dhe afera korruptive). Po të kishte drejtësi dhe ligj, këta do të duhej të përgjigjen për këto krime dhe ngrirjen e dosjeve të luftës, krim të organizuar dhe krime me motive ndëretnike e jo t’u krijohet mundësia qe dosjet e “ngrira” për krime më të rënda, t’ia dorëzojne EULEX-it. Vetëvetiu paraqet krim nëse dosjet me përmbajtje aq kriminale të mbyllen në sirtarë për 10 vjetë të tëra nga ato që kanë ardhur këtu të na mësojnë si vepron shteti i së drejtës dhe si duhet të zbatohet ligji.

 

  KMDLNJ vlerëson se edhe EULEX-i do të sakrifikojë zbatimin e ligjit dhe drejtësinë pikërisht për ta ruajtur stabilitetin, qetësinë dhe sigurinë në Kosovë. Dhe kjo do të vazhdojë të jetë një Eldorado për kriminelët e të gjitha llojeve, atyre të luftës dhe këtyre të paqës! Imunitetin që do ta ketë EULEX-i do ta gëzojnë edhe disa persona që vendin e kanë prapa grilave! Ky paralajmërim për hapjen e dosjeve të luftës më tepër duhet të merret si mesazh për politikanët që eventualisht do të bëhen të padisiplinuar, për pjesëtarët e TMK-së që do të demobilizohen dhe që paraqesin potencial destabilizues si edhe për të gjithë individët që kanë ndikim në masa dhe që e kanë një të kaluar kriminale e që tashmë janë veshur me fuqi politike. 

 

  Derisa EULEX-i pyet Beogradin nëse i lejohet ta hap një zyrë në lokacionet ku jetojnë serbët dhe administrohen nga Beogradi, ëshë e pabesueshme se do të jenë të gatshëm të ballafaqohen me kriminelët e luftës dhe të pasluftës që aktualisht janë përqëndruar në veriun e Kosovës. Me një fjalë, KMDLNJ mendon se premtimi për luftimin e krimit është një retorikë kërcënuese, që më shumë i adresohet kundërshtarëve politik se vetë kriminelëve. Madje, është për t’u besuar se imuniteti për kriminelët e të gjitha etnive do të jetë në përputhje me potencialin e tyre për decentralizimin e situates; Sa më shumë të kenë fuqi decentralizuese do të gëzojnë imunitet më të madh! Nryshe, në Kosovë ka shumë punë në fushën e zbatimit të ligjit, jo për gjykatësit, hetuesit dhe prokurorët e EULEX-it por në radhë të parë për drejtësinë vendore. Nëse zbatohet ligji si duhet dhe funksionalizohet shteti i së drejtës, në radhë të parë përmes dekriminalizimit të politikës, kjo do të ishte ndihma më e madhe që u bëhet qytetarëve të Kosovës, të të gjithë nacionaliteteve, në përgjithësi dhe politikanëve vendorë që janë të përgjegjshëm, në veçanti! Në luftimin e krimit KMDLNJ do t’i përkrah të gjithë, edhe EULEX-in por jo edhe gjyqtarët si Mauricio Salustro dhe të ngjashëm me ta!

   

· Autori i këtij reagimi është Drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMINALITETI DHE PUSHTETI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si të luftohet kriminaliteti?
» ANATEMA: "PUSHTETI I FORTË KËRKON NJË OPOZITË TË FORTË"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: