Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: ANATEMA: "PUSHTETI I FORTË KËRKON NJË OPOZITË TË FORTË" Mon Jun 26, 2017 10:15 pm | |
| ANATEMA PARABOLË “ “FITOI” REPUBLIKA E RE”… PUSHTETI I FORTË KËRKON NJË OPOZITË TË FORTË NGA KRISTAQ F. SHABANI, SHKRIMTAR, POET, STUDIUES, ESTET KANDIDAT PËR ÇMIMIN "NOBEL" PËR VITIN 2017(IËA) SHBA
A duhet të "karfoset", apo të gozhdohet Lulzim Basha, pas humbjes së PD për këto zgjedhje disfatiste për PD?
Mendimi është: Në asnjë mënyrë, kjo nuk duhet të ndodhë, paçka nga përmasa dhe thellësia e humbjes dhe nga shfaqja e dobësive të tij, apo nga fillesa e kundërgoditjes e kundërshtarëve të tij, apo e analistëve që tjerrin llafe në analitika dhe opinione, duke marrë përsipër gjëra që nuk ua mban dot supi i tyre ... Supet e tij morën përsipër një barrë të rëndë, që për të, këtë barrë, ndoshta supet etij ishin të brishta… Ai , duke i bërë një analizë këtij pesëmuaji apo një pesëteti, edhe u shty, e dhe u nxitua, u shfrytëzua edhe përvoja e pakët e tij , por meritë pati në fund, kur hyri në pakt për të eliminuar pasoja, duke treguar se është i kundërt me “krizat” e shfaqura në ushtrimet e tij në artin oratorik në çadër, ku disa herë doli nga linjat me patetizmin që e pushtonte.
A e përqafuan të gjithë të ashquajturën “REPUBLIKË E RE”? A e kuptuan pasuesit e tij thelbin e saj? Apo më mirë e kuptuan këtë KUNDËRSHTARËT E TIJ POLITIKË?… Ai arriti që në qeveri të bëjë prezentë disa poste ministrore, një muaj para zgjedhjeve , për të kontrolluar zgjedhjet dhe , të themi të drejtën, e aplikuar kjo për herë të parë, dha efekt!…
A u angazhuan ata, ato që u hoqën nga listat për sukses të PD, paçka se nuk kandidonin? Statistikat dhe vëzhgimet thonë me plot gojën : “JO!" Ata qëndruan në "lozhë" dhe soditën se ç'do të ndodhte dhe, sipas hamendësisë sime, thoshnin, duke u lutur: “Humbtë në Ditën e Festës së Bajramit! E zëntë mallkimi ynë!"... Dhe pa mbaruar mirë një proces, fillojnë anatemat: hidhen fajet, fillojnë synimet për të marrë postin, zgjodhën, deri në kulm përplasjet..., hidhen në sulm inatet... Merret rol pararojë, kur për një periudhë të gjatë ke qenë duke vëzhguar e duke përgjuar rëniet... Kur të ikën karrikja nga "alpet' bëhesh tërë mllef, shton kuisjet, dinakërinë, lëshon anatemat ... A nuk ndodhi kështu me të "hequrit" nga listat? A nuk u grupuan me tentatim për të rrëzuar drejtuesin e Partisë Demokratike? Puna e filluar për të pastruar PD nga "Pjesa e vjetër e Kokës" ishte , mendoj unë një gjest i artikuluar mirë, paçka nga të metat, që mund të kishte ky proces...Këta të rinj, të cilët u sollën në skenën politike nga Drejtuesi i ri i PD, për mendimin tim, ishte një veprim i drejtë në krijimin e një risie për përgatitjen e të ardhmes. PD është e nevojshme të pastrohet nga jo meritorët, nga njerëz të pakualifikuar dhe pa nivel, të cilët , disa prej tyre , s’kanë lidhje me demokracinë e mirëfilltë, paçka se thërrasin se janë demokratë. Disa prej syresh artificialisht ngrënë Dy gishtat përpjetë… Gishtat tashmë kanë marrë karakter teatral…, sikundërse teoria e Zeros, apo e Çekut të bardhë… Duhet që në këto kushte të krijuara të thirret ajka intelektuale me qëllimin e vetëm dhe thelbësor: “Rinovim të PD NË TË GJITHA HALLKAT. PASTRIM TOTAL PËR TË HYRË NË TË ELEMENTË QË TA NDRIÇOJNË, PËR TË SIGURUAR NJË OPONENCË TË FORTË KËTIJ PUSHTETI TË FORTË TË PS, TË KRYESUAR NGA LIDERI EDI RAMA...”. Edhe Edi Rama e do natyrisht, opozitën të fortë, për të realizuar synimet e tij në bërjen e shtetit dhe në progresin social. Këtë e ka shfaqur haptaz dhe qartë. Dëgjuam sot një në një emission , kur një nga themeluesit e PD, tashma i larguar prej bëri apel: “Në skenë duhet të thirret lideri i përjetshëm i PD!” Një apel ky meit. Kohët e reja, sinoptikat e reja , kërkojnë mendje të reja dhe “modele” të reja drejtimi e veprimi për progres…
THELBI I HUMBJES SË PD: “MOSAFTËSIA PËR TË BINDUR ME PROGRAMIN E REPUBLIKËS SË RE VOTUESIT” Vështirësia e prodhimit të liderit
Si u prodhokan kaq shpejt liderët ? Si qenka kaq shpejt prodhimi i tyre, kur ne po vuajmë 27 vite të tërë për liderë, dhe stisim e konfigurojmë “liderë" duke i berë e duke i personifikuar ata me “buzëqumështorët”, duke hapëruar e duke i vënë dhe në krye të organeve të shtetit. Përvoja e vendeve të tjera është më e lexueshme dhe mëse e kapshme. Të jesh lider duhet të kesh veti, virtyte dhe plotuar disa karakteristika për të organizuar dhe drejtuar, duhet të kesh nivel shumë dimensional. Na mbytën “buzëqumështit”apo buzëqumështorët, pa përvojë dhe që ende nuk kanë krijuar profilin e tyre… Është koha që edhe analitika, analistët të bëhet më e ditur… Dhe gjithçka duhet të bëhet me kujdes. Gjithçka duhet të bëhet në kohë dhe me seriozitet…
Pse kjo përzgjedhje për PS?
Ndoshta se te PS dhe te Edi Rama shikojnë dhe shpresën e fundit… Le ta shikojmë . Qëndrimi i fituesit deri tani është i përligjur dhe plot etikë, duke mos u dehur nga suksesi. Kjo është shenjë e mirë!
Përfundim:
Lulzim Basha kishte nevojë për këtë disfatë, të provojë disfatën ,të bëhen analizat, sepse pas disfatës de të ndjerët e kësaj disfate mund të ngrihet… Kjo është tablet, ndaj nuk duhet të nxitohen në shkarkimin e Bashës , pasi PD arrin kështu në DY TË SHKARKUAR…. Pse tani u zgjuan “zërat”? Humbja e një beteje të bën mirë…
26.06.2017
| |
|