Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Nevzat Halili kërkon federalizimin e Maqedonisë Fri Jul 18, 2008 1:39 am | |
| Te nderuar antar te forumit bashkimi kombetar,si e analizoni ju lutem qe Nevzat Halili kerkon federalizem ne Maqedoni ?Me intereson te flitet kjo teme ju lutem ,per te ditur me shume NEVZAT HALILI ,ishte nje nder themeltaret,iniciator,ideolog,Atdhetar , e pare te Univirzitetit te Tetovës ,per nje kohe ''mendoj'' qe u larguar nga politika ,por tashe perseri ndegjohet eshte kthyer ne politik !Ju lutem jepeni mendimet e juaja per kete mendim te NEVZAT HALILIT,qe kerkon federalizimin e Maqedonis .C'fare kuptojm me fjalen ''federalizem'' ?17.07.2008 Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - ILIRIDA, Nevzat Halili, kërkon që Maqedonia të jetë Union i Iliridës për shqiptarët dhe Maqedonisë, për maqedonasit. Nevzat Halili, në një konferencë shtypi në Tetovë deklaroi se partia e tij angazhohet që Maqedonia të bëhet Union i Republikës së Iliridës për shqiptarët dhe Repubklika e Maqedonisë, për maqedonasit. "Me dy gjuhë të barabarta dhe dy etnitete të barabarta, me të gjitha të drejtat dhe kompetencat dhe me përfaqësim absolut në të gjitha organet qendrore që do të jetë parlamenti i përbashkët, dydhomësh", deklaroi Halili. Halili tha se gjatë mandatit qevrisës të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nuk pritet që të arrihet zgjidhja e çështjeve të hapura të shqiptarëve. "Lidhur me kushtet e formimit të qeverisë së ardhshme, nuk përmendet përdorimi i flamurit edhe gjatë 4 viteve të ardhshme, pozita e Kërçovës do të ngelet po ajo që ka qenë, edhe më tutje në Maqedoni, shqiptar nuk do të mund të jetë shqiptari i maqedonisë, nuk mund të jetë kryetari i parlamentit, i qeverisë, shqiptari nuk mund të jetë ministrër i mbrojtjes, ministër i punëve të brendshme, unë pyes pse? Kjo është njëra nga format e padrejtësive , njëra nga format e segregacionit i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite në Maqedoni", tha Nevzat Halili. Kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare-ILIRIDA tha se jetësimi i Republikës së Iliridës në mënyrë paqësore duhet të bëhet me marëveshje midis subjekteve politike shqiptare dhe atyre maqedonase. Republika e Iliridës do të shtrihej në teritorin e Maqedonisë veri-perendimore ku jetojnë shqiptarët.
Edituar për herë të fundit nga Beton në Fri Jul 18, 2008 2:21 am, edituar 1 herë gjithsej | |
|
lilu Moderator
Numri i postimeve : 2153 Age : 45 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : agjente shitjesh Registration date : 07/07/2008
| Titulli: Re: Nevzat Halili kërkon federalizimin e Maqedonisë Fri Jul 18, 2008 11:56 am | |
| nuk e di per ju administratore, por mall po me duket se po ofendon shume ne kete forum ? cdo kush ka te drejten e vet per te shprehur mendimin e tij dhe te replikoje patjeter, por askush nuk ka te drejte te ofendoje. Për temen pajtohem me mendimin postimin e Beton. | |
|
xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Nevzat Halili kërkon federalizimin e Maqedonisë Fri Jul 18, 2008 12:45 pm | |
| Po qe se mund të arrihej me dialog apo ku ta di une, kjo është një ide shumë e mirë e cila do të mundësoj faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni. | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Nevzat Halili kërkon federalizimin e Maqedonisë | |
| |
|