Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri

Shko poshtë 
+2
rroni
murturi
6 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySat Jul 05, 2008 11:25 pm

VMRO-DPMNE dhe BDI fla arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë



Dy partitë fituese të zgjedhjeve në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI, kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndërsa mediat në Maqedoni kanë bërë të ditur se edhe Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE i ka dhënë dritë jeshile këtij koalicioni.
Sipas agjencisë INA, BDI do të ketë 4 poste ministrore dhe postin e zëvendës-kryeministrit përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ministritë e ndara për BDI, sipas kësaj agjencie janë: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës Sociale, Ministria e Bujqësisë ose Ministria e Ambientit Jetësor.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski bisedimet për Qeverinë e re i ka zhvilluar edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit, por në fund është përcaktuar që partner i partisë së tij në Qeveri të jetë BDI-ja e cila edhe është fituese e zgjedhjeve në radhë e shqiptarëve të Maqedonisë.

12 korriku është afati i fundit kur në Kuvend duhet të paraqitet për miratim programi dhe përbërja e re qeveritare. Nëse konkretizohet marrëveshja VMRO-DPMNE dhe BDI do të kenë dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. /REL

Urime Bdi posht klani i vjeter!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: Re: VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySat Jul 05, 2008 11:31 pm

Murturi nuk di cfar po i uron BDI-s ,per mendimin time me shum kishte me jap kontribut per shqiptaret BDI-ja jasht qeveris se sa qe eshte inkuadrua ne qeveri , po mir e ke se ai luften e beri per me i fitu disa drejta me shume nen juridiksionin Maqedonas e jo per nje bashkim me shqiperin ,ke drejt qe i uron se nuk ka mendua me gjate ose me shum per shqiptaret, qellimin e ka arrit eshte tash ne qeveri me at qe dje luftoi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: Re: VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySat Jul 05, 2008 11:56 pm

BDI - tradhëtia e ka vulosur ! Ajo edhe në kohën e luftës krijoj marrëveshje që t'i përmirësojë pozicionet e makosllavëve! Edhe në zgjedhje të njëjtën punë bëri! Tash, me koalicionin me VMRO, vulos përjetsisht synimin e saj, se numri i madh i deputetëve , dhe përkrahja e saj prej elektoratit, buron nga përmasa e madhe e paformësisë së shqiptarëve, gjegjësisht nga degjenerimi i shqiptarëve ! Ky vargan i madh që qëndron në radhët e BDI , janë rekrutët e KOmitetit të LKJ,janë spiunat e UDB-ës !

Duke filluar nga shfalerica e Fërçoskit, Teuta Arifi e deri gjithka shtrihet kjo makineri hipokrite që nuk kanë asgjë të përbashkët me idealin dhe zgjidjen e çështjes shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: Ja ministrat e ardhshem shqiptare ne Qeverine e Maqedonise!   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySun Jul 06, 2008 7:18 am

05.07.2008
Në postin e zv kryeministrit do të jetë Abdylaqim Ademi, të ministrit të ekonomisë, Fatmir Besimi, të shëndetësisë Bujar Osmani, për punë dhe politik sociale Xhelal Bajrami, ekologji Nexhati Jakupi dhe pushtetin vendor, Musa Xhaferi.

Bashkimi Demokratik për Integrim pas mbledhjes së kryesisë qendrore konfirmon pjesëmarrjen në qeverinë e ardhshme, ku do participojë me 5 poste ministrore dhe një post i zv kryeministrit, por nuk publikuan emrat të cilët do ti drejtojnë këto dikastere. Megjithatë Alsat mëson se me postin e zv kryeministrit do të udhëheq Abdylaqim Ademi, me atë të ministrit të ekonomisë Fatmir Besimi, të shëndetësisë Bujar Osmani, për punë dhe politik sociale Xhelal Bajrami, ekologji Nexhati Jakupi dhe pushtetin vendor Musa Xhaferi.

"Kryesia e BDI-së mbajti mbledhje të rregullt dhe riafirmoi vendimin e këshillit qendror të partisë. Me këtë rast kryesia edhe njëherë e riafirmoi vendimin për të marur pjesë në qeverinë e cila krijohet pas këtyre zgjedhjeve. Edhe atë me pozitat e 5 ministrave dhe të një zëvendës kryeministri. Vendet të cilat dot I takojnë BDI-së janë vendi I ministrit për ekonomi, vendi I ministrit për shëndetësi, për punë dhe politik sociale, për pushtet lokal dhe mbrojtje të ambientit të jetësorë", deklaroi nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.

Arifi tha se respektimi i vullnetit politik të shqiptarëve nënkupton edhe legjitimitet të plotë të qeverisë së ardhshme dhe garanton stabilitet politik.

"Me hyrjen në qeveri konsiderojmë, sigurisht dhe me realizimin e kësaj qeverie se respektohet vullneti politik edhe I shqiptarëve në Maqedoni dhe me këtë rast qeveria ka legjitimitet. Të dy palët gjatë qeverisjes së përbashkët do të angazhohen për të realizuar qëllimet strategjike dhe atë anëtarësimi në NATO dhe BE, realizimin e plotë dhe të mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kthimin e sigurisë tek qytetarët dhe besimin tek organet shtetërore si dhe zbutjen e papunësisë", tha Teuta Arifi.

Javën që vjen edhe zyrtarisht do të bëhen publik emrat e ministrave dhe zëvendësve të tyre. Përndryshe krahas 5 posteve ministrore dhe atë të zv kryeministrit BDI-së do ti takojnë edhe tre poste të zv ministrave si dhe nënkryetari i parlamentit. (alsat)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: PDSH pranon realitetin e ri, kalon në opozitë   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySun Jul 06, 2008 7:20 am

05.07.2008
PDSH-ja do të jetë opozitë konstruktive ka deklaruar nënkryetari I kësaj partie Imer Aliu duke njoftuar opinionin se bisedimet e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaci dhe mandatarit Gruevski kanë përfundur pa sukses.


Gjithmonë sic tha ai, PDSH-ja do të përkujtojë qeverinë për problemet që duhet të zgjidhen me urgjencë, sic janë cështjet që kanë të bëjnë me procesin eurointegrues të vendit dhe statusin e shqiptarëve në Maqedoni.

"Kompromis sa më I shpejtë me Greqinë lidhur me emrin që do të mundësonte marrjen e ftesës për në NATO, pranimi I pavarsisë së Kosovës, sjellja e ligjit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë teritorin e Maqedonisë, sjellja e ligjit për përdorim zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar në të gjitha institucionet loale dhe qëndrore, sjellja e ligjit për pjesmarrësit shqiptarë në konfliktin e vitit 2001 njejtë si ligji për pjesmarrësit maqedon në këtë konflikt, ndërprerja e procesimit të rasteve që I ka kthyer gjykata e Hagës që nënkupton rrespektim të plotë të ligjit për amnesti", deklaroi nënkryetar I PDSH-së, Imer Aliu.

PDSH-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re pasiqë sipas Aliut, Gruevski nuk ka gadishmëri dhe vullnet ti zgjidhë cështjet jetike për shqiptarët.

"Bisedat që u zhvilluan për 10 ditë në mes të mandatarit Nikolla Gruevsi dhe kryetarit të PDSH-së Menduh Thaci dje përfunduan pa sukses. Fatkeqësisht nuk u arritë gjuhë e përbashkët për shumë cështje jetike për shqiptarët dhe për Maqedoninë", tha Aliu.

PDSH-ja vendimin e VMRO DPMNE-së për të bërë koalicion me BDI e quajti legjitim por jo të drejtë pasi që sipas tyre partia e Ahmetit në zgjedhjet e parakohshme ka vjedhur mbi 80 mijë vota. (alsat)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: Re: VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySun Jul 06, 2008 7:57 am

MURTURI ka te drejt roni qe te thote cfar i uron BDI paska mare kater ministri pse qudi nuk ja pasken dhene edhe ate te berllokut kjo me revolton shum edhe pse i kame pase shoke te idealit disa aty dhe nga inati i te tjereve nuk i kame share per gabimet qe bejne por ja qe po vazhdojne edhe ne te ardhmen kjo dote thote se lufta ne iliride paska qene total per pastrim berlloku ne ruge e kurgje tjeter me vjen keq sepse i njofe te gjithe kreret e BDI por kete nuk e kame besuar se dote arije deri ketu keto jane gabimet trashanike vertet shum trashanike qe dalin nga nje kale aq atdhetare e te kthehen ne ministra berlloku me vjen keq shum respekt antare te nderuar po nuk ka mbet gje tjeter vetem mos te presem asgje por ti perveshim krahet e te punojme e te vlersojem te marim nje vendim e te fillojm te gjith mjafton keta qe jemi nuk durohen keto trillime keto turpe me mire mos te jetojme keshtu si shqiptare me turp pse duhet ti lejojme ne keto gjena perdorene mequrine dhe bashkohuni te gjithe ne nje mendje te ndritur per shqiperine vellezer e motra ROFTE BASHKIMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: Re: VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri EmptySun Jul 06, 2008 6:28 pm

edhe une i uroj BDI-se pa marr parasysh sa ministri ka fituar megjithat kjo parti mendoj se ka per te bere me shume se partia "shqipatre"qe ishte me heret ne pushtet menduh thaqi perpos qe e pervetesoi tetoven dhe ebri personale me lokale e dyqane asgje tjeter sberi edhe me shume u shtyri friken ne palc shqiptareve me kerkcenime....turp per ta edhe universitetin e tetoves qe ishte thuajse gati zeri i vetm shqip ne maqedoni e ngjyrosi me ngjyra partiake ndoshta shpresoj te kete permiresime...tani me ish USHTARET E UQK-se ne pushtet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty
MesazhTitulli: Re: VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri   VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Deri ku arrijnë tentakulat e Janullatosit?!
» STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”
» Kafeina pengon formimin e kataraktit...
» Fbksh transformohet ne Fdkb dhe hap formimin e degve te saja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: