Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO” Empty
MesazhTitulli: STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”   STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO” EmptySat Mar 07, 2009 3:54 am

Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”

STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO” Bustett

Mehmet Latifi

Akt vandal ndaj busteve të Dr.Ibrahim Temos dhe Dervish Himës, të vendosur në shetitoren buzë lumit të Drinit të Zi. Në bustet e tyre janë shkruar VMRO me shkronja cirilike dhe kryqe. Akti vandal ka ndodhur të mërkurën mbrëma. Kjo nuk është hera e parë të jenë bërë akte të tilla vandale ndaj këtyre figurave. Që nga koha kur janë vendosur këto buste, më 25 qershor të vitit 2006, ato vazhdimisht kanë qënë të përdhosura. Për këtë akt janë njoftuar organet komunale, ato policore dhe të tjera, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas kësaj kanë pasuar edhe reagimet e para. “Kjo që ka ndodhur nuk është hera e parë me bustet e rilindasve shqiptarë. Kjo nuk është vepër e civilizimit dhe qytetërimit, por është vepër vandale, anticivilizuese dhe antiqytetëruese. Dr.Ibrahim Temo është vënë aty dhe aty do të mbetet përgjithmonë”, tha dr. Shefqet Pollozhani, kryetar i Këshillit organizativ për shënimin e jetës dhe veprës së DR. Ibrahim Temo dhe Dervish Hima. Ndaj këtij akti të turpshëm ka reaguar edhe Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni.

“Këto janë akte që etimologjinë e kanë nga periudha e kryqëzatave. Akte të këtilla ne si SHHSHM i dënojmë ashpër dhe kërkojmë që kryesit e veprës të zbulohen, të dalin para organeve të drejtësisë dhe të dënohen. Po ashtu apelojmë deri tek organet e rendit, institucionet përkatëse, të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare në Strugë”, tha dr. Nebi Dervishi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë qytetarë shqiptarë të indinjuar dhe irrituar për këtë akt të tmerrshëm e shqetësues.

Të gjithë qytetarët që kanë vërejtur kryqat e vendosur në postamentet dhe në bustet e Dr.Ibrahim Temo dhe Dervish Hima. Ndryshe, Struga është e njohur për një numër të madh të busteve të personaliteteve të ndryshme nga vendi dhe bota, të vendosura në tërë hapësirën e qytetit.

http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=4624
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
 
STRUGE: Bustet e rilindësve fëlliqen me kryqe dhe ”VMRO”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: