|
| "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP | |
|
+28Gjeta 9 Arianiti NIPIIXHAXHIT petritkola Xhemshiti Mixha Selim feride Atdhetari murturi voglushja kasapi shahini gjergji Tatoo ...... Delia BashKom rrimtaf xhema xhiti Çlirimi Xili Ramizi agim__barja detektivi haxhiu zeriatdheut Driniiiii 32 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 02, 2009 8:45 am | |
| Le ta din tere bota mbare se Ate Gjergj Fishta ma nuk eshte shqiptar! Ma mire magar e palee se shqiptar me te marr ne qafe!
Ate Gj.Fishta | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 02, 2009 11:40 am | |
| Nuk ja vlen te debatoja me ju Haxhiu, edhe pse e di qe debati jep frytet. Ne kemi nje dictance kendveshtrimesh, jemi shum larg. Ju sjellni vetem histori gjysmake qe ta kan servirur te tjeret, sjellni, gjepura te rrugve, thash e thene, me nje fjal jeni si pema pa fryte. E sa i perket A.GJ.F. Pak kush si ky ka dhene arsye per te qene Shqiptar. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 02, 2009 2:17 pm | |
| Drini Une kam dhene fryte me vagona ore vella!
Por mi ngreren frytet shqiptaret dhe une mbeta rrugeve e me frytet e mija qeveritaret shesin trimeri! Gjergj Fishta nuk e ka pasur lehte me thene qe nuk eshte shqiptar!por une po them se shqipfolesit na shkatrruan siq e shkatrruan francen ne ditet e sotme! Une mburem para armiqeve dhe para tradhetareve qe jam shqiptar dhe kurr nuk ia kam frige ketyre ndytesirave! Debate mundemi te bejna por pa rrotulla sepse na lexojn shqiptaret e roberuar dhe mos te manipulojm me te ngratet .
Une perhere e kam fole vetem te verteten dhe dua qe perhere ta them kete pamarr parasysh se a u pelqen e verteta shqipfolesave qe i ruajn fotelet per me na shtype me shkjan apo edhe pa shkan !Dhe le ta din njerezija se çfare malli jena dhe le te na shperblej ate se per çfare shperblimi e meritojme ! Thojne nje fjale ;perskaj te thatit digjet edhe i njomi edhe une do te digjem per shkak te tradhetareve sepse eshte mbushur shqiptaria me tradhetar shqiptar! | |
| | | Çlirimi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 138 Age : 50 Vendi : prizren Registration date : 11/09/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 02, 2009 8:33 pm | |
| pershendetje nga zemra z. drini per kete tem , juve z. haxhiu ju kisha lutur qe te keni kujdes me keto shkrime dhe komente qe i beni . | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Mon Aug 03, 2009 12:53 am | |
| [img:8c1f]http://lajme.dervina.com/foto/7b87ef7df67c1032666582a919ddc36a/ademimebabevllaneshqiponje[1].jpg[/img:8c1f]
Në nëntëvjetorin e Epopesë së JasharëveDrenica
Një emër që nuk peshohet dot. Zemra e Kosovës më, pa të historia jonë do të ngelte e varfër fare dhe e pakuptimtë. Dymijë vjet beteja e luftëra çlirimtare. Dymijë vjet mbijetesë e gjakime për liri. Drenica e Millesh Kopiliqit, e Ahmet Delisë, e Shaqir Smakës, e Shotës dhe Azem Galicës, e Hasan Prishtinës, e Shaban Palluzhës, e Mehmet Gradicës, e Tahir Mehës...Tokë e saj e ashpër, shkëmbinj të thepisur, mbushur me lulëkuqe erë gjaku. Aromë e saj dehëse mbajti gjallë ndër breza atdhetarizmin. Drenica djep i trimërisë e varr i barbarisë... Dhe, më në fund, edhe mbi tokën e saj agoi ditë e bardhë. Adem Jashari dhe Jasharët e tjerë lëkunden globin nga vendi. Me ta nisi epoka e re, epoka e madhe e lirisë. Secili që shkeli në truallin e shqipeve u mahnit nga madhështia heroike e atyre që u shkrinë deri në një dhe i dhanë jetë lirisë. Bernar Kushner erdhi aty dhe pasi u ul këmbëkryq në odën e burrave me plot gojën tha: "Sikur të kishte çmim Nobel për Liri, ai me siguri do t'i takonte familjes Jashari". Ndërkaq shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, në librin e përshtypjeve shkroi: "Këtu nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që ndriçoi Prekazin, Drenicën e mbarë Kosovën. Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë..." Sa herë që të vemi në Tempullin e Trimërisë, në Prekaz, do të na fanitën ditët e lavdisë, ditët kur me gjak u skalit Epopeja që ndërroi rrjedhat e historisë...
Në gjakun e tyre bulbëroi liria
E enjte, 5 mars 1998. Ora 5 e 30 minuta. Toka u trand në themel. U zgjuam frikshëm. Shkreptinte moti a dridhej toka?! Jo, as njëra, as tjetra. Prekazi i Poshtëm, veçan Jasharët, po bombardoheshin nga qielli e nga toka. Në cak familja e madhe atdhetare e Shaban Murat Jasharit. Qielli lotonte në heshtje. Zogjtë ndërprenë këngën e lumthi ngadalësoi rrjedhën. Tymi e flaka mbuluan diellin... Qyqavica legjendare ngeli e nemitur. Ende nuk iu kishin tharë lotët nga masakra e Qirezit dhe e Likoshanit. Drenica martire sërish në grykën e vullkanit përvëlues. Soldateska e shfrenuar serbe, kishte mbledhur gjithë fuqinë dhe tinëzisht ishte vërsulur drejt Kullës - Kala, ku dy herë më parë kishte lënë brirët. Kësaj radhe puna qëndronte më ndryshe. Adem Jashari ishte bërë tmerr për Beogradin. Kryesatanai po e shihte edhe në ëndërr. Dhe, plani ishte stërholluar mirë e mirë. Ishin dërguar forcat e njësive më speciale, komandosë e xhelatë profesionalë, me arsenalin më modern të armatimit, dhe përnjëherësh ishte bllokuar e paralizuar mbarë Drenica. Rrathët e hekurt ia mbërthenin shtatin pamëshirshëm. Jeta e vdekja sy më sy. Nga kodrat përreth topat e minahedhësit e mëdhenj villnin zjarr pa pushuar. Kudo tmerr e lemeri ngjethëse. Në kullën e qëndresës, që pa gdhirë, ishte dhënë kushtrimi. Trimat u zgjuan rrufeshëm. Plaku Shaban hapi frëngjinë dhe shkrehu pushkën e parë lajmëtare, si dikur Muji i Jutbinës, kur lajmëronte kreshnikët për ndonjë të ligë që u kanosej. Edhe nipat, që flinin me të, Besimi e Fitimi, i zunë dy frëngjitë e tjera. Hamza, në kullën tjetër, andej lart, nga ana e Fabrikës së Municionit, i bëri fora të paudhët, që përpiqeshin të zvarriteshin e të afroheshin tinëzisht. Po komandant Adem Jashari?! Ah, trimi i trimave, nuk po ngutej fare. Ai, si përherë, i qetë e fare gjakftohtë. Pasi u përgatit mirë e mirë, drodhi mustakun deri pas veshit dhe u sul furishëm drejt dyerve të oborrit. Tanku ngjyrë blu shtangu në vend. Djajtë ranë si bari në arë përgjatë murit rrethues. Nga zëri i tij lemeritës u tmerruan edhe komandantët gjakpirës që me dylbi të stërgjatura përcillnin aksionin nga pirgu famëkeq. Ushtarëve të rinj u ranë armët nga dora. Lufta mori hov të paparë. Granatat e kalibrave të ndryshëm bënin kërdi. Dita u bë natë nga tymi, e nata u bë ditë nga flaka. Dielli i zymtuar, tri herë lindi e tri herë perëndoi. Beteja e përgjakshme s'kishte të sosur. Kënga e trimave sfidonte krismat e topave. Në gjoksin e Hamzës u shkri granata, por u fik tanku. Plaku, mbetur pa fishekë, rroku flamurin kombëtar, atë me të cilin dikur e kishte mbështjell Ademin, dhe u doli përballë, duke brohoritur me sa zë që kishte : Rroftë Kosova! Rroftë Shqipëria! ... Edhe të tjerët, i madh e i vogël, qëndronin heroikisht. Askush nuk i druhej vdekjes, as gratë, as fëmijët. Heroizmi i pashoq. Altruizëm e sakrificë mbinjerëzore, mahnitëse. Zëri kushtrimtar i komandantit kishte tundur edhe dheun. Pas tij shkonin edhe malet, edhe fushat, edhe lumenjtë. Gjurmëve të tij ecnin edhe më të moshuarit. Dajë Osman Geci i Llaushës e nip Aliu nga Luboveci, edhe pse kishin rrafshuar të gjashtëdhjetat, kurrë nuk iu ndanë trimit. - I duhet Adem Drenicës, i duhet Ademi Kosovës, - thoshte daja Osë, i cili shkrihej për niposhin sypatrembur. Atë natë s'patën kohë t'i rroknin çiftelitë e t'ia thoshin këngës së Zhujë Selmanit, sepse erdhën vonë nga Rezalla, ishin për t'i vizituar të plagosurit e Betejës së Likoshanit, dhe u zgjuan herët nga gjylet e topave... Flaka e luftës, sakaq, u ndez ashpër në gjithë lagjen Jasharaj. Në hyrje, si male më dëborë, qëndronin nënë Sala me të shoqin Hamitin. Tringa e Prekazit, me nëntëshen në dorë i qëndiste në lule të ballit ata që guxonin të kapërcenin pragun e pashkelur. -O Shën Savë, ky është i vrari ynë i tetëdhjetë e tetë,- thanë më vonë cerberët, duke bërë kryq, kur nën rrënojat e murit të shtëpisë së saj gjeten skërmat e një polici kokëprerë... ...Tutje Sadiku me djalë Ramizin e veçan Qerimi me djemtë sokola: Shahinin e Ukshinin ia thoshin këngës së dyfekut për mrekulli. Në anën tjetër të rrugës, mbanë varrezave, pandërprerë gogësinte gacatorja italiane. Luftonte Smajl Jashari pa e honepsur dot vdekjen. - Po Faiku, Kajtazi, Aliu, Isaku ç'bënin vallë?! Ata, si me flatra dragoi ngarendnin drejt kraterit përvëlues. Atje, si në ishullin e sirenave, i ftonte pavdekësia. Edhe në shtëpinë e rapsodëve kishte heshtur melodia e çiftelisë. Vendin e saj kishin zënë grykëhollat, që këndonin bukur në duart e Halitit e të Hajzerit. Atyre iu bashkëngjiteshin edhe ato të Halitit, Beqirit, Sherifit, Nazmiut... Edhe gurët e kullave sfidonin mordjen dhe i thurnin himne lavdisë.
|
| [img:8c1f]http://lajme.dervina.com/foto/66ab2607003b903c9c09974584817b04/varrezatedeshmoreveneprekaz[1].jpg[/img:8c1f]
Mbijetesa, kënga dhe pavdekësia
Muzgu krahzi sikur nxitonte të vinte pushtet dhe t'ua errësonte edhe më verbërinë gjakatarëve karpatianë. Hëna, si vashë e ndrojtur, skuqej para barbarisë dhe fshihej pas resh. Në pusin e kroit të Jasharëve, nën ca shelgjishte të rralla, pehateshin ca si hije të përhitura. Vallë, cilët ishin ata, që shikoheshin sy më sy me vdekjen?! Ishte Bashkim Jashari me kushërinjtë: Bilallin, Ragipin, Halilin, Qemalin dhe me Shekipin nga Klina e Poshtme. -Bashkim çajeni rrethimin!- e kishte dëgjuar si për mjegull zërin e balit Hamzë dhe, me shpirt ndër dhëmbë, pas tetë orë kacafyetjeje me bishat e shfrenuara, ia kishin dalë mbanë dhe kishin arritur deri aty. Por, rrathët e ferrit ende s'kishin mbaruar...Tanku, me sy çiklopi, u qëndronte fare pranë... -U vra Zenë Jashari!... U zhduk Zenë Jashari! Jo, ai ishte gjallë, por fati e kishte goditur rëndë. Gruan, Bahtijen me djemtë: Avdullahun, Bujarin dhe Blerimin ia vranë katilët. Valdetin ku e kam?- pyeste ai duke e kërkuar kodër më kodër. Nëpër flakë pushkësh e kishte parë që bashkë me Shahinin e Qerimit kapërcenin lumthin. Edhe shumë plumba kishte parë të suleshin drejt tyre... Djaloshi sërish kishte kthyer prapa. Hamitin e kishte qëlluar granata në kokë dhe trupi po i digjej flakë. U përpoq ta ndihmonte e ta fikte, por kot. Mezi u ngjit në tavan dhe prej andej shihte skena tmerruese. Krisma... britma...sharje...tym... flakë... Kur kriste mitralozi i bacë Ademit, mbanin frymë edhe lisat e malit. Ai dallohej nga të tjerët, jehonte më shumë se edhe topat e hasmit. Autoambulancat s'pushonin kurrë. Dikur flaka zu t'ia lëpinte edhe këmbët e tij të zbathura. Terri ia mundësoi Valdetit ikjen nga ferri... Po errej edhe dita e tretë e betejës. Një shqipe sogjetonte kujdesshëm nga lartësitë qiellore. Zymtësi mbytëse pllakoste mbi çdo gjë. Krismat kishin pushuar. Kishte pushuar edhe kënga e trimave. Veç tymi ende fjollonte qetë-qetë nga hambarët më grurë, që digjeshin në vete. Nëpër qiellin e përflakur retë e trazuara bartnin acar, shqotë e fërfëllizë. Në kullat gërmadha mbante erë e rëndë shkrumbi e baroti. Gjë e gjallë s'pipëtinte. Një si hije e përhitur kapërcente mbi kufomat e panumërta, në oborr, në lëmë e në rrugë. - O Zot, ishte zanë mali a fantazmë? Ah, jo, ishte Besarta e padjallëzuar, që kishte sfiduar vdekjen. Si e nemitur, mezi kalonte midis tyre. Ç'pamje llahtarie, që të shokonte në vend. Lloj- lloj uniformash e lloj - lloj suratësh të ngjyrosura e çoroditëse. Midis tyre gjeti edhe gjyshin e gjyshen, Shabanin e Zahiden. I gjeti edhe prindërit e dashur, Hamzën e Feridën. Babanë Hamzë me gjoksin e groposur, si të Mic Sokolit. Çudi, në ato çaste loti i kishte ngrirë në qepallë. Pak më tej i gjeti edhe tjerët: Zarifen, Hidajeten, Igballen, Igballin, Selveten, Afeten, Besimin, Lirinë, Blerimin, Fatimen, Blerinën, Adilën, Fitimin dhe Kushtrimin... - Po baca Adem ku ishte vallë, që nuk po e gjente dot?! Deri vonë ia kishte dëgjuar krismat dhe këngën. Pse nuk po qëllonte më?! Po këngën pse e kishte ndalur?! Sërish zuri ta kërkonte... Por, kot, atë nuk mund ta gjente andejpari. Jo, jo. Ai po shëtiste në ballë të protestuesve nëpër rrugët e Prishtinës, të Tetovës, të Tiranës, të Bonit, të Nju-Jorkut...Ishte bërë shpirti i luftës sonë çlirimtare... Sakaq sikur iu vegua një zë. E ndali frymën dhe mbajti vesh. Puhiza krahëlehtë depërtonte zhurmshëm mureve të zhbiruara dhe arrinte deri tek magjja, nën të cilën kjo kishte mbijetuar vdekjen vellozezë, duke sjell jehonën:
Ku m'je nis oj lulja me erë? Në Drenicë te baca Adem...
Aman, o madhëri, sa shpejt e paska marrë kënga me vete, për ta mbajtur të gjallë përherë! Ashtu e ka ajo, vetëm të pavdekshmit i pranon në gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shëtiste si me krah dragoi nëpër istikame, duke u dhënë zemër luftëtarëve të lirisë, në Drenicë, në Dukagjin, në Llapushë, në Llap, në Pashtrik, në Shalë... Emri i tij kishte zënë vend nderi në zemrën e madhe të popullit dhe ishte bërë legjendë e legjendave. Një zog këngëtar, nga maja e oxhakut, që kishte përballuar rrebeshet rrënuese dhe krenarisht mbante kokën lart, ia thoshte këngës ëmbëlsisht:
Amanet ore djali - djalit, M'i këndue Adem Jasharit, Që i tregoi mirë barbarisë, Si qëndrojnë shqipet e lirisë...
Dhe, sërish vjen marsi! Marsi i trimërisë, siç thoshte Lasgushi ynë mendjendritur. Dhe, sërish, kujtesa jonë shënon, nderon, përkujton... Mbase edhe nuk bënë ndryshe. Kush e harron historinë është i detyruar ta përsërisë!- këshillojnë të mençuritë. Dhe, kësaj here do të veprojmë ndryshe. Do të bëhemi tok, si një grusht i vetëm dhe, amanetin e brezave, do ta mbajmë vath në vesh deri në realizimin e synimit tonë jetësor: BASHKIMIT KOMËTAR! Kështu na obligon edhe gjaku i dëshmorëve. Kështu na obligojnë edhe mbi dhjetëmijë të vrarë. Kështu na obligojnë edhe mbi tremijë të zhdukur. Kështu na obligojnë familjet e dëshmorëve dhe jetimët. Kështu na obligojnë invalidët e luftës sonë çlirimtare. Mbase, mbase, më mirë së të gjithë, edhe vetë arrestimet dhe burgosjet e çlirimtarëve!!! No comment!!!
|
| |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 04, 2009 12:53 am | |
| o pallni pallni ne emer te Adem Jashrajve,a tha nipi tij se amanetin nuk ja keni que ne vend ?Pse e lat vetem me luftue ?Komandanti nuk lejohet te luftoi pa ushtar o tradhetar pallni dhe ne emer ti heronjeve pallniiiiiii | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 04, 2009 1:10 am | |
| Tradhetar, ti na nxive, na le pa atdhe, ti na cthurre, na ckule, na cduke cdo fe. Varferi, poshtersi, roberi ti na dhe, derbeder, ujk e derr, Hasana Baraba! F.Noli | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 04, 2009 1:45 am | |
| Me dhane jeten ka ba be. Sy per sy, po kqyr anmikun Perse djemt, qi ti ke ushqyve Si ka pa, jo, kush tue hikun Friga e dekes kurr S'i kathye Kaq te bukur,kaq te hishme Perendija t'fali i Amshueshem Sa dhe deka asht per ty e shieshme N'gjit' and vorri asht i lakmueshem Po edhe hana do t'a dije Edhe dielli do t'ket pa, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija'i vend nuk ka! A.GJ.Fishta | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 04, 2009 8:57 am | |
| drinii
Hasana Baraba! eshte diktatori enver hoxhiqi,pse nuk jau tregove disave !? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 3:51 pm | |
| ZOP nje shembull per admerim. Historia eshte nje testament i nje kombi, ne historin tone te lavdishme hasim ne shum ngjarje e data te rendesishme. Te vecojm nje shembull, lidhje kurore e unitetit, te bashkimit te njesive te shtabve lokale. Celiku, Drenovci, Lumi, Lisi, Arti, Vrrini, Iliria, nga keto shtabe lokale lidhet Besa dhe formohet Zona Operative e Pashtrikut. Me nje komand e nje qelli qe njeher e pergjithmon debuan armikun serb. Ekzistimi e lindja e qindrave partive-levizjve te ndryshme te jep te kutosh se qendrimet tona nuk jane te prera dhe te percaktuara per bashkim kombetar. Qe ishte edhe synim i UCK-se. Me iluzione e duke ju lutur botes jem ku jem, nene cizmen qe po perpiqen te na ndrrojen tradita-ide-kombin-fen.!?" Tash me cdo kush e ka kuptu dyfytyresite dhe sjelljet e tyre nenqmuse. Ne saja te pervojes ton te hidhur qe po na perseritet, eshte mekat qe tua besojm lojrave te tyre. Ka ardhur koha si kurr me par ta lidhim besen si nje dit ne ZOP, dhe te ju thoim mjafte ketur lojrave te ndyra. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 4:50 pm | |
| drini çeliku,drnovci,lumi,lisi,arti ,vrrini,iliria sulmuan rahovecin dhe e masakruan popullin civil shqiptar dhe pa rezistence e leshuan rahovecin! a i din kush ishin komandanta te ketyre nisive ?une po ti permendi disa;qelikun e udhehiqte Fatmir Lima,artin naimie tjeret kush ishin dhe komandant mrrizi a e njef kush ka qen ? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 6:51 pm | |
| Keto njesite ja sollen lirin qytetzes Rrezmalit-Rahovecit edhe pse armatimi ju mungoj. Populli i ksaj ane u sakrifiku per lire e per UCK. Masakrat ben bishat serbe te cilet ne pamundesi te perballen me trimat e liris, masakrun popullin civil. Ne ket betej tregohet lidhja shpirtrore e popullit me ushtrin qe e lindi UCK.
| |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 7:10 pm | |
| Drini Nuk mu pergjigje,çka te bera pyetje ? E sa per naim Piktorin e Kleqken se din se çka kan bere mbrapa ushtareve te uçk,per kete çka i ka thene kleqkes njeri nga rahoveci aty per sherr qellova edhe une dhe i thsh zoti ju marrofte kleqkes dhe ne mengjez me rrethuan te policise se uçk duke mu kercnue se une po foli kundra uçk dhe me thane se nese beje e organizoi me brojte popullaten kendej kan mem likvidue!Lavdi per keto gjeste te uçk!Kush eshte tradhetar ai qe don me mbrojt popullaten apo ata ushtar qe te kercnohen e te thone sguxon me mbrojte popullaten shqiptare ?Ti vetem te njejtat fjale sllogane i perseritish qe skan efektive! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 10:49 pm | |
| Si te pergjigjem une kur ju mendoni se i dini te gjithat? Ti mund te me quash me cfardo emrash une nuk e kam ndermend me u prek, vetum grat e kqia preken. Sa u perket shkrimve te mia une do te vazhdoje te shkruaj per luften e lavdishme, ti mund te mendosh qfar te duash dhe si te duash, por nuk je kurrefare faktori qe mund te ndalosh te tjeret te mendojne dhe te veprojne si te duan ata. Me keto sllogane qe cekni ju jemi mesuar nga titiste e mjer, per historin e UCK-se duhet te jesh krenar ti dhe cdo shqiptar. Popullin tim dhe tendin as kush ne historin ton nuk arrit ta bashkoi si tri shkronjat e arta, ata te cilet nuk e perkrahen luften dihen. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 11:07 pm | |
| TE LUMT Z:DRIN ME TE VERTET JENI NJE NJERI QE E DO KOMBIN TENDE ASHTU UNE PO JU VLERSOJE EDHE TE TJERET SE JENI ME MISH E SHPIRT NE PERKRAHJE TE UCK QE LUFTUAN PER LIRI NESE E DO TE VERTETEN NUK ESHTE VESHTIR TA THUASHE SIQ PO E THONI JU Z:DRINI MBUREMI ME JU QE JU KEMI NE KETE FORUM ESHTE PER TE JU DESHIRUARE FAT SHENDET E SUKSESE E CDO TE MIRE NE JETE Z:DRINI JU PERSHENDES DUKE JU DESHIRUARE CDO TE MIRE NE JETE JU DHE TE GJITHE ATYRE QE E THOJN REALITETIN DHE TE VERTETEN ESHTE FAT I MADHE QE TE KEMI KETU DHE NA ESHTE DHEN MUNDESIA TE KOMENTOJMI ZBASHKUE ESHTE PER TU MBURURE QE TE KEMI JU DHE ATA QE MENDOJN SI JU | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Sun Aug 09, 2009 11:26 pm | |
| Te falemenderit Agim per fjalet qe thoni, edhe une kam nje respekt te veqant per te gjith antaret e forumit B.K te cilet mundohen me mish e shpirt per qeshtjen kombetare. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Mon Aug 10, 2009 9:55 am | |
| Mos e keqperdoroni fjalen e uçk es ,kush po u paguan ?Qarqet e zymta apo u ka hyre lepuri ne bark,dhe nuk guxoni me thene te verteten!Ka pas shqiptar qe su ka interesue partija,por ka hyre ne lufte qe ka qen i mbushur ne shkije e tradhetar,ama kete shqiptar ja i kan qite neper prita e i kan vrare ja i kan etiketue si tradhetar dhe i kan debue nga atedheu siq me debuan mua! çdo mal ka ujq,apo livadh me therra,por ne uçk ka pas shume spiuna nese su pelqen e verteta tjeter gje eshte me ju! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 12:34 am | |
| Fjala dhe Plumbi, kur dalin s'kthehen me. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 2:23 pm | |
| une matem mire dhe e qesi fjalen dhe jam ne gjendje edhe i vdekur mu pergjigje para popullit e jo para tradhetareve!Por e di qe jeni shume atikombetar e nuk keni vlere sa nje berllog,sepse njerezia nuk i don kesi mileti dhe shume shpejte do e merrni denimin e merituar ,por me dhimbesen shqiptaret qe u kallen per se gjalli jo nga shkijet por nga qenat tradhetar qe bejne biznise me shkije dhe para populllit behen patriota! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 8:08 pm | |
| Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhesh. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 8:15 pm | |
| haxhi shpijuni. shqiptaret nuk jan vrare mes veti por keto fjale tuja jane te serbise dhe pundhensi i juaje u a ka dhene detyrat qe te lehni si qenet endacak hahaha haxhi shqiptaret dhe krimet e kryera mbi popullin e kosovese e ka bere serbia . serbi dogji cdo gje qe ishte shqiptare dhe bere ate cfare ka bere me ndihme e disa shqipfolsave siq jeni edhe ju nje nder ndihmesit e serbise dhe ata shpijunet dhe deshmitaret me shifra ne gjykaten e hages cdo gje cfare ke ndegjuare me vesh e sy ju jeni ata qe behni deshmitare me shifra ne hage kunder luftetareve te UCKse | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 9:01 pm | |
| agim tugjari
Une nuk di se çka eshte bere ne shqiperi,por mjetet e inf shqip po tregojne dhe nese e kan bere kete shemtim e kan bere qiftat si ti qe edhe shqiperin t zhdukin nga dheu nderkombetaret sepse jeni ju me shkije dhe ata qe kan bere keto nuk jan fajtor fajtor eshte shtisi dhe per veper penale denohet shtisi e jo kursesi kryesi! Kryesi denohet nese e verte dike jashte asaj se çka iu ka porositur nga shtisi !!!
Ishalla zot eshte genjeshter kjo por a e lexove kete titull se e kam marr tek gazeta e shtetit tend te maqedonkas Lajm!
A more bir lehni lehni veq mos pastaj me kukat pashe zotin kam ba hajgare me ju nxite me shkrue diçka ! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 10:16 pm | |
| Jo e vertet eshte se nuk dine cfare eshte bere ne Shqiperi se te rjepin lekuren me shkel atje ti dine se cfare eshte bere ne Kosove more halabak sepse aty ke qen me vellezrit shki me kukuvajkat andaj flet dhe shane nje LEGJENDE TE KOMBIT QE CDO KUSHE I PERKULET PASKEMI MEBET ME NA TREGU NJE MBETURIN SI TI TE THOTE SE KUSHE ISHTE ADEM JASHARI PO ZHDUKU HE QELBESIRE E DREQIT IKE PASTROJE GOJEN E DHEMBET E TU PARA | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 10:20 pm | |
| zeri ja shihi ata qe po thirren atdhetare se qysh e mbrojn njeriun e serbis e kete haxhi shpijuni qe e shane edhe legjenden tone kombetare ADEM JASHARIN pos asaj edhe zotin qe e shan eshte ky me siguri pjell shkau no coment zeri me sja vlen me detektiva e perkrhes te haxhiut te mirremi me | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP Tue Aug 11, 2009 10:34 pm | |
| shpijuna te serbise jeni ju qenat qe shani patriot e atdhetare. Po pse more nuk u takut me xhitin ja dha tel.. e gervalli ketu e lehni si qente e serbise... Zeri dijti me shajte po spati bethe te takohet. Edhe pse e pritem me krahe hapur na do shoke*ju patriotave me bateri". Qe beni punen e shkijeve.. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP | |
| |
| | | | "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |