Nga Jorgo Telo: “OPINION PER OPINIONISTEN
SHPIRTPASUR E TË MIRËNJOHUR KOZETA ZYLO…!
Ç’mrekulli të kuvendosh e ç’fatmirësi kur pena jote arrin të bëhet objekt vlerësimi e gjykimi prej nje pene me përmasa të veçanta atdhetare, intelektuale, siç është pena e shpirti i pasur, intelekti cilësor i zonjes së nderuar, poeteshës e publicistes se emigruar Kozeta (Keze) Zylo, kësaj labëroreje intelektuale prej Mezhgoranit pranë Vjosës ëndërrimtare…!
Një zonjë e nderuar që di të vlerësojë, di të inkurajojë shqiptarisht, intelektualisht e miqësisht këdo (të njohur a të panjohur), mjafton që asaj ia mbush shpirtin me produkte letrare të qenësishme dhe i krijon hapësira të mundshme për të përshfaqur, siç di ajo vlerat intelektuale në rrafshin letrar e gjuhësor e sidomos në planin e shqiptarizmës së vërtetë…
Meritointelektin e saj e njeh dhe admiron shumëkush që e ka njohur këtë fenomen të spikatur që rreket të japë shumëçka nga shpirti i saj i pasur.
Kësisoj flas me plot gojën e me bindje të thella që më dalin prej burimit – shpirt se Kozeta Zylo nga viti në vit po i bën vend vetes duke flatruar lirishte jo duke ecur rëndom drejt Majave të Olimpit letrar, për të plotësuar bindshëm atë “Panteon të rralluar”, (siç e ka cilësuar Akademiku i Madh, REXHEP QOSJA.)
Jemi mësuar kësodore që opinonet si dukuri vetëm e ne njerëzve që mendojmë e komunikojmë në forma të larmishme me njëri – tjetrin, shpesh të jenë të paracaktuara apo “opinione të sëmura…” Kështu jemi mësuar në mjediset shkollore në marrëdhëniet drejtor – mësues apo mësues – nxënës.
Si ish – kolegë, por pa u njohur nga afër me zonjën Kozetë kemi përjetuar gjithaqlloj opinionesh. Kështuqë dime të çmojmë e të ndajmë mirëfilli opinionet e sëmura nga opinionet vizionale, të drejta e të mirëqena. Dua të dal këtu te deduksioni logjik se te Kozeta kemi të bëjmë me një opinioniste vizionale, e cila, me sa di e me sa e njoh përmes shkrimesh, nuk bie aspak poshtë krahasimisht me ata që hiqen sot në median e shkruar dhe atë elektronike si kritikë, analistë apo opinionistë “esnafë”. Sot ka ardhë një klimë e tillë tejet e rinovuar brenda mjediseve intelektuale. Brenda e jashte vendit të shqipeve, sidomos në trurin e emigruar e në Diasporë është rritur skajshëm përkushtimi, shpirti i përgjegjshmërisë për ato çka nxjerr gjithësekush nga goja apo nga maja e penës. Po shohim se konditat e reja te shpërthimit të mendimit të lirë e pluralist, përherë e më bindshëm po dalin në dritë vlerat e vërteta e jo si asohere, kur pa të ashtuquajturën “Vitaminë “M” nuk mund të botoje as një artikull në gazetë e jo më të botoje një libër, apo të shfaqje pa censurë e autocensurë gjithçka ndërmendoje…
E tillë, jashtë çdo autocensure shpaloset e gjithe krijimtaria letrare e publicitike e inrtelektuales së kompletuar Kozeta Zylo, atje në Manhattannin e largët. E ndërkohë falë arritjeve të shkencës elektronike ajo arrin të depërtojë me pasurinë e vet shpirtërore e mendimore në çdo shpirt e zemër brenda e jashtë mëmëdheut, për të cilin e zhurit malli i përligjur i emigrantit…
Dallohen qatë dashuritë që gëlojnë në zemrën e Kozetës: për bashkëshortin, për lirinë, për mëmëdhenë e vendlindjen… Dashuria e përditshme për poezinë qëndron si një vello e bardhë, duke i lezetosur edhe dashuritë e tjera…
Duke përpirë para disa ditësh tërë varganin e poezive ndjenjësore te libri poetik ”MONUMENTI I LOTIT”, promovuar në Kolegjin Globe of Technologji përmidis 250 pjesëmarrësve, arrin të konkludosh se poetët në përgjithësi e Kozeta në veçanti kanë aftësinë të eksplorojnë tërësorë në brendinë e pikës së lotit.
Sepse më afron rastësia me poeten Kozetë. Para dy vjetësh kam hedhur në internet një cilkël poetik të titulluar “Britma e lotit dhe e gjakut”, me të cilat përshëndeta vëllezërit kosovarë në ditët e shpalljes e njohjes së Pavarësisë së shumëëndërruar. Kjo tregon qartë se ne shqiptarët, jo vetëm dimë ta dallojmë shpejt lotin në pasqyrën e shpirtit që janë sytë, por dimë edhe ta zbërthejmë atë në përbërësit bindjesorë, shpirtërorë e ndhjenjësorë, pra në krejt dimensionet qe mund të ofrojë pika e lortit në rrethana të përcaktuara, spontane apo të imponuara…
Duke qëmtuar etshëm nëpër faqet e forumeve shqip të internetit, kam mundur të takohem shpeshërisht me talentin vezullues të Kozetës e falë ndërmjetësimit miqësor të Eduard ,M. Dilos, mundëm të lidhemi ndërsjelltas me këtë vlerë shqiptare, zëri i së cilës oshëtin si dikur zëri e pena e rilindësve tanë të shquar jashtë mureve të “Kështjellës – Shqipëri”. Është një zë- buçitës, jehona e të cilit na hyn denjësisht në çdo qelizë të qenies e na rrit krenarinë e të qenit krijues përmes fjalës shqip e sidomos për emrin shqiptar, emër që na obligon në vijimësi ta ngremë lart e më lart me dinjitet real.
Fare shkarrazi kam dëgjuar që ndokush edhe mund të ketë dashur apo të dojë të hedhi pluhur apo baltë mbi këtë kreaturë bukuroshe në pamje e në shpirt, porse kam parasysah dhe një thënie të artë që vjen nga meçuria njerëzore: “Fjalën e keqe, ambicjen dhe shpifjen shpërfille, se ajo vyshket vetë…” ose siç themi ne zagoritet për ndokënd që s’duhet ta dëgjojmë: “Fërshëllejë, të kërcejë”. Këtë porosi ka prej meje zonja Kozetë, si i moshuar tashmë; pra të mos sikletoset nga hedhurinat dalëboje, që drejt përdrejt ose prapa shpine hedh akëkush…(ndoshta të tilla i ka kultivuar koha e diktaturës e u duket vetja se ata/ato dinë të vbëjnë letërsi e publicistikë…) Ehu, sa i pamatë është ritmi i zhvillimit bashkëkohor dhe sidomos ardhmëria e inteligjencies shqiptare, kudoqoftë ajo…!
Duke perifrazuar thënien e pavdekshme të Shekspirit: “E kemi vetë në dorë, të bëhemi të atillë apo të këtillë…”, i them me zë të lartë zonjës Kozetë: “Vazhdo flatro, moj zonjë e nderuar, në rrugën e mrekullueshme që ke zgjedhur e të ndrittë pena përherë!”
Shfrytëzoj çastin të grish jo vetëm zonjën e nderuar Kozetë, por edhe dashamirës të tjerë, që po t’u bjerë rasti le të bëjnë një kalim nga biblioteka e Federatës shqiptare “VATRA”, ku do gjeni mundësinë të më njihni më mirë edhe mua, autorin e këtij shktrimi përmes 13 librave të mi , të cilat, i gatshmi dhe i papërtuari poet e publicist Eduard Dilo, pati mirësinë i ia dorëzoi zotit Agim Karagjozi. Gjithashtu edhe nëpër forumet shqip do gjeni mjaft krijime të pabotuara ende.
Me moton: “Ç’ke për të thënë, thuaje, sa ke sytë çelë, se varrit nuk mund t’i thuhen dot kurrgjë”, nuk po resht së shkruari ç’më përmban truri e shpirti…. Edhe në këtë aspekt e kam një shtysë të brendshme të shprehur në dy vargje poetikë:
“Dua shpirtit t’i bëj qejfin,
Të mos thotë: “Eja, të vdesim…!”
Si përfundim, duke përshëndetur e përgëzuar këtë ekzemplar të çmuar të femrës shqiptare, i bëj thirrje gjithkujt: Njiheni Kozeta Zylon, duke e shfletuar e lexuar imtësisht dhe intensivisht Atë!
Jorgo S. TELO
Gjirokastër – ALBANIA, 10 prill 2009